Historiku i kërkimeve arkeologjike
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historiku i kërkimeve arkeologjike

I pari që identifikoi Bylisin në rrënojat e Gradishtës së Hekalit ishte udhëtari anglez H.Holland. Në librin e tij "Travels in the lonian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia" (Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni), botuar në Londër më 1815, ai përshkruan muret rrethuese të qytetit, duke dalluar dy periudha të ndryshme ndërtimi. Ai pa edhe gjurmë të ndërtimeve publike të zbukuruara dikur me kolona, por zbulimi më i rëndësishëm ishte një mbishkrim latin i skalitur në shkëmbinjtë e anës jugore. Nga një lexim i tij Holland shtroi hipotezën se rrënojat i takonin qytetit antik Bylis.

Pothuaj në të njëjtën kohë rrënojat e Bylisit kishin tërhequr vëmendjen e konsullit francez pranë Ali Pashës në Janinë, F.Pukëvil (Pouqeville). Në librin "Voyage dans la Grëce" (Udhëtim në Greqi), I, 1820, ai përshkruan muret rrethuese, vë re teatrin, si dhe lexon emrin e Bylisit në mbishkrimin e M.Lolianit në shkëmbinjtë jugorë të qytetit. Epigrafisti francez De Klobri (Claubry), që e vizitoi Bylisin më 1850, e përforcoi identifikimin e qytetit antik nëpërmjet një leximi të saktë të mbishkrimit të M.Lolianit, si dhe vërtetoi vëzhgimin e Pukëvilit për teatrin. Një francez tjetër, E.Isambert, botoi vrojtimet e tij mbi muret rrethuese, teatrin dhe mbishkrimin shkëmbor të Bylisit në librin e tij "Orient.Grëce et Turquie", Paris, 1881.

Arkeologu i parë që botoi të dhënat shkencore mbi Bylisin ishte austriaku K.Paç (Patsch) në librin "Sandschak Berat in Albanien" (Sanxhaku i Beratit në Shqipëri), botuar në Vjenë më 1904. Përveç monumenteve të vëzhguara nga paraardhësit e tij ai botoi edhe një sërë mbishkrimesh e skulpturash, si dhe një katalog të monedhave byline. Gjatë Luftës I Botërore, në dimrin e viteve 1917-1918, zhvilloi gërmimet e para arkeologjike në Bylis austriaku K.Prashniker (C.Praschniker). Duke përdorur një kompani ushtarësh ai zbuloi pjesë të murit rrethues, një pjesë nga stoa e madhe si dhe një kënd të teatrit. Ai botoi edhe disa mbishkrime e skulptura të panjohura më parë.

Këto zbulime tërhoqën vëmendjen e arkeologëve të tjerë, si N.Hammond, L.Ugolini, C.Sestieri, etj., të cilët botuan të dhëna të reja nga kërkimet sipërfaqësore në Bylis. Në verën e vitit 1978, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u organizua në Bylis një ekspeditë arkeologjike e drejtuar nga N.Ceka dhe S.Muçaj, me asistimin e një grupi restaurimi të Institutit të Monumenteve nën drejtimin e L.Papajanit. Ky ekip vazhdoi punimet deri në verën e vitit 1991, duke u përqendruar kryesisht në agoranë e qytetit, ku u zbuluan teatri (1978-1981), stadiumi (1981), stoa e madhe (1984-1986), stoa e teatrit (1985), hyrja e agorasë me ambientet publike pranë saj (1987), stera nën stadium (1987), gimnazi (1989).

Ndërkohë u zbulua pjesa më e madhe e hyrjeve të murit antik ilir e atij bizantin, si dhe u gërmuan pjesë të nekropolit antik pranë këtyre hyrjeve.

Një fushë tjetër të kërkimeve përbënte urbanistika dhe banesat nëpërmjet zbulimit të banesës A (1979) në anën lindore, të asaj B (1990-1991) në anën perëndimore, si dhe të rrugëve kryesore të anës lindore.

Një fushë të rëndësishme të kërkimeve në Bylis paraqiste qyteti bizantin, kryesisht nëpërmjet gërmimit të bazilikave paleokristiane. Në vitin 1980 u zbulua bazilika A, e ngritur mbi rrënojat e stoas së madhe. Zbulimi i bazilikës B, që kishte qenë edhe katedralja e qytetit nisi më 1984 dhe zgjati, me ndërprerje, deri më 2003. Më 1989 u zbulua bazilika C, në pjesën veriperëndimore të agorasë, si dhe një banjë bizantine e ndërtuar pranë sterës së stadiumit në periudhën e sundimit të Justinianit. Një bazilikë e katërt, e emërtuar D, u zbulua jashtë rrethimit bizantin, në anën veriore të qytetit antik (1990). Në vitin 1991 filloi gërmimi Fi 15 Gënnnnet „ëbazilikën A (1980). edhe në bazilikën E, në jug të banesës A.

Gërmimet në Bazilikën A 1980.

Objekt i gërmimeve u bënë edhe muret rrethuese të periudhës bizantine, si dhe banesat e së njëjtës kohë.

Pas një ndërprerje disavjeçare, gërmimet arkeologjike rinisën në Bylis më 1999 me një ekspeditë shqiptare-franceze të drejtuar nga S.Muçaj dhe J.P.Sodini, dhe duke filluar nga 2003, nga S.Muçaj dhe P.Chevalier. Gërmimet u përqëndruan në zbulimin e plotë të bazilikës B, kompleksin peshkopal, si dhe në vlerësimin e monumenteve të periudhës bizantine. 

info@balkancultureheritage.com