Historitë

Historitë

Libri I

Ngjarja e parë që i dha shpresë Otonit, qe lajmi i ardhur nga Iliriku se legjionet e Dalmatisë, Panonisë e Myzisë i ishin betuar atij...

Libri II

Ndërkaq lufta po fillonte në favor të Otonit, sepse ushtritë e Dalmatisë e të Panonisë ishin vënë nën komandën e tij. Ishin katër legjione dhe secili dërgoi nga dymijë vetë. ... Ne /otonasit/ përkundrazi i kemi të gjitha me bollëk e të sigurta; Panoninë, Myzinë, Dalmatinë, Lindjen me ushtri të shumta...

... Legjionin e tretë, pasi kishte kaluar nga Siria në Myzi, ai /Vespasiani/ e konsideronte si të vetin; ai shpresonte se legjionet e tjera të Ilirikut do të bashkoheshin me të, sepse gjithë ushtritë ishin të fyera nga arroganca e ushtarëve, që vinin nga Viteli.

... Muci kishte urdhëruar flotën që shkonte nga Ponti në Byzant, i pasigurtë në se do të linte rrugën e Myzisë për të vajtur me ushtrinë tokësore të tij kundër Dyrrahut dhe për të mbyllur në të njëjtën kohë me anijet e mëdha detin për në Itali...

info@balkancultureheritage.com