I hyjnueshmi August
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

I hyjnueshmi August

Cezari, i cili kishte ndërmend, pas nënshtrimit të hispanëve, të fillonte fushatën kundër dakëve dhe më vonë kundër parthëve0, e dërgoi /Oktavianin/ qysh më parë në Apolloni që të jepej pas studimeve. Kur mori vesh /Oktaviani/ këtu se Cezari u vra dhe se e kishte lënë trashëgimtar, u mendua për një kohë të gjatë, nëse duhej kërkuar ndihma e legjioneve që ishin aty afër; por shpejt hoqi dorë nga ky mendim, të cilin e gjeti si të shpejtuar dhe të pamatur mirë. Nga ana tjetër u nis për Romë për të kërkuar trashëgimin...

Jo shumë mbas kësaj doli fitues në betejën detare pranë Aktit. Luftimet vazhduan deri natën, kështu që ngadhnjyesit iu desh të flejë mbi anije. Posa u nis prej Aktit, për të dimëruar në Samo, i erdhi lajmi se ushtarët, të cilët mbas fitores i kishte nisur nga të gjitha legjionet që më parë për në Brundis, kishin ngritur krye dhe kërkonin shpërblime dhe lirim. Menjëherë vrapoi për Itali, ndërsa iu desh dy herë të luftonte me shtrëgata të forta: së pari ndërmjet maleve bregdetare të Peloponezit dhe të Etolisë, dhe pastaj rishtas pranë maleve Keraune - që të dy herët iu mbytën një pjesë e anijeve libume dhe anija mbi të cilën kishte hipur humbi të gjitha pajisjet dhe iu thye edhe timoni...

Ai shtypi në kohë të ndryshme, para se të mermin fuqi turbullirat, kryengritjet dhe komplotet e zbuluara me tradhëti: të Lepidit të ri, pastaj atë të Varron Murenes dhe të Fan Cepit... Veç këtyre komplotin e Luc Audasit... gjithashtu atë të Asin Epikadit, nga fisi i parthinëve, por i përzier me gjak romak; më në fund ndërmanjen e Telefit, një skllavi që shërbente si shoqëmes i një zonje të lartë, mbasi nuk mungonin edhe komplotet e rrezikshme të kurdisura nga njerëz të klasave të ulëta. Audasi dhe Epikadi donin të rrëmbenin me forcë e t'i dërgonin tek ushtritë vajzën e tij Julinë dhe të nipin, Agripën, që ndodheshin të intemuar e të majtur në ishuj.

Ai vetë ndërmori vetëm dy luftëra të jashtme: të Dalmatisë, kur ishte akoma i ri, dhe luftën kundër kantabërve, mbasi shpartalloi Antonin. Në luftën dalmatine ai bile u plagos; në njërën betejë me një gur të hedhur me sabe mu në gjurin e djathtë, dhe në një betejë të dytë u plagos në njërën kofshë dhe në të dy krahët, nga shëmbja e një ure.

Ai nënshtroi pjesërisht vetë, pjesërisht me anën e komandantëve të tij Kantabrinë, Akuitaninë, Panoninë, Dalmatinë, duke përfshirë krejt Ilirinë, Retinë si dhe vindelikët e salasët, dy popuj të Alpeve...

Duke festuar triumfin e vogël, ai hyri dy herë në Romë, të parën herë mbas luftës pranë Filipit dhe të dytën mbas asaj të Siqelisë. Festoi tre triumfe të mëdhenj: triumfin dalmatin, të Aktit dhe atë të Aleksandrisë, secili prej tyre zgjati tri ditë rresht.

Në radhët e ushtrisë ai futi skllevër të limar vetëm dy herë në jetën e tij: përveç shërbimit në Romë, kur binte zjarr dhe kur kishte frikë se mos plasnin turbullira për arsye të shtrenjtimit të drithit - një herë për t'i vendosur si gamizon në kolonitë kufitare me Ilirikun dhe herën edytë për të mbrojtur brigjet e Renit...

Edhe gjuhës e letërsisë greke i kushtoi një kujdes jo të vogël, duke arritur bile edhe këtu suksese me rëndësi. Mësuesi i tij i stilistikës dhe i gojëtarisë greke ka qenë Apollodori nga Pergami, të cilin ai, kur ishte akoma djalosh, megjithëqë Apollodor, ishte i thyer nga mosha, e mori me vete, kur u nis prej Rome në Apolloni---

Gjatë qëndrimit të vetmuar në Apolloni, një ditë i shoqëruar nga Agripa, hipi në observatorin e astrologut Teogen. Agripës, i cili e pyeti i pari astrologun, iu fallxhuan gjëra të mëdha e pothuajse të pabesueshme. Nga frika dhe turpi se ora c lindjes së tij do të paraqitej më pak e rëndësishme, ai e vuri në heshtje këtë dhe me lcëmbëngulje nuk dëgjonte të tregohej. Por kur, pas përpjekjesh të shumta, më në fund me ngurrim e nxori nga goja, Teogeni, u ngrit dhe i ra në këmbë në shenjë nderimi. Qysh prej asaj dite Augusti kishte besim të plotë në yllin e tij dhe shenjën në të cilën kishte lindur e shpalli publikisht, dhe preu një monetë argjendi me figurën e dhisë së egër.

info@balkancultureheritage.com