Fortifikimi i Malathresë nuk është i llogaritur për sulme të forta me makina ushtarake. Pozicioni afër rrugës, në dëm të mbrojtjes natyrale, si dhe përmasat e kufizuara e tregojnë atë postbllok për kontrollin e rrugës.
Në shek. I fortifikimi kthehet në një villa rustica. Identifikimi saj me Amalthean e Pompon Atikut (Cicero Epistolae ad Atticum) nuk qëndron për nga arkitektura dhe përmasat e saja. Jeta në këtë qendër merr fund rreth shek. IV.