Identifikimi

Identifikimi

Qyteti në Triport ndodhet në një territor të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe njëkohësisht në një nyje rrugësh detare dhe tokësore, në pikën më të afërt mes gadishullit italik dhe ballkanik.

Fragmentet e shumta të qeramikës së ambalazhit detar dëshmojnë tregtinë detare si një nga veprimtaritë kryesore ekonomike të qytetit, sasia e madhe e monedhave karakterin tregtar, ndërsa grepat e shumtë ushtrimin e peshkimit. Organizimin e rregullt shtetëror të modelit apoloniat e dëshmojnë vulat me prytan dhe dy nëpunës eponymë. Pas periudhës së lulëzimit në shek IV p.e.sonë- I e.sonë., jeta qytetare pushon, ndoshta si pasojë e kënetëzimit të lagunës së Nartës, për t’u zhvendosur rreth 8 km më tej, në truallin e zënë nga Vlora e sotme.

Fazën e dytë të Triportit hipotetikisht e identifikojmë me Throni-n, i cili sipas mbishkrimit të lexuar nga Pausania ndodhej buzë detit, në afërsi të maleve Keraune dhe u shkatërrua nga apoloniatët (Paus. 5, 22, 3 dhe 4). Më tej Triporti është identifikuar tradicionalisht me Aulonën e përmendur nga Ptolemeu si “qytet dhe skelë” (Ptolem. 3, 12) ndërkohë që Straboni (7 316) ndërmjet Apolonisë dhe Orikut vendos në bregdet Bylliaken. Nisur nga fakti se themelimi i këtij qyteti, me pasoja nega-tive ekonomike për Apoloninë dhe Orikun, nuk do tolerohej prej tyre nëse pas tij nuk do të qëndronte njësia e fuqishme Byline e përforcon mundësinë e identifikimit të Triportit me Bylliaken e Strabonit. Aulona e Ptolemeut dhe e itinerarëve rrugorë (TP 559-569, IA 323 10, 329 2, IB 608 10, 609 2, Hierocl 13 653 7, Rav 4 15„ 5 13) ka më tepër mundësi që t’i përkasë Vlorës së sotme, ku në shekujt e erës së re u zhvendos qyteti.

info@balkancultureheritage.com