Ilirët në Histori
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia, jeta, kultura, simobelt e kultit

Zhvillimi i hershëm ekonomik, krijimi i formacioneve të para shtetërore dhe zgjerimi i luftrave midis grupeve të ndryshme të popullsisë, solli si rrjedhim përmirësimin e pajimeve të tyre luftarake. Përkrenarja është pjesë e këtyre pajimeve dhe u fut në përdorim në shek. VII p.e.sonë, dhe vazhdoi deri në shek. III p.e.sonë
Paftë brezi që paraqet skenë luftimi. Në reliev katër luftëtar, tre kalorës dhe një këmbësor, Pafta zë një vend të veçantë në repertorin e artit ilir.

Njohja jonë e ilirëve, e kulturës së tyre, e gjuhës dhe së kaluarës së tyre, bazohet në dy Iloj burimesh: në tekstet e shkruara të shkrimtarëve grekë dhe romakë dhe në materialet arkeologjike. Deri në shekullin XIX autorët bashkëkohorë, të cilët në veprat e tyre janë marrë me çështjen e ilirëve, kanë shfrytëzuar, shpeshherë në mënyrë; jokritike, gati ekskluzivisht, ato të dhëna që i kanë gjetur nëpër veprat e autorëvej antikë.

Në gjysmën e parë të shekullit XIX, e veçmas në gjysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja — arkeologjike, filologjike, antropologjike e të tjera, të cilat bënë të mundshme që të krijohet një parafytyrim shumë më i saktë dhe më i gjithanshëm për ilirët nga ai që ka mundur të fitohet vetëm në bazë të shkrimeve të autorëve grekë dhe romakë.

Vetë ilirët, fatkeqësisht, nuk na kanë lënë kurrfarë dokumentacioni të shkruar për të kaluarën dhe për kulturën e tyre, dhe meqë fqinjtë e tyre të jugut, grekët, dhe ata të J perëndimit, romakët, nuk kanë pasur shumë arsye që t’i simpatizojnë dhe që në veprat e tyre t’i paraqesin në mënyrë më objektive, nëse jo edhe nga pozitat miqësore shumë gjëra nga ato që i shkruan ata për ilirët kanë një tingull antipatie dhe armiqësie, prandaj edhe joobjektivitetij Në konfliktet e përhershme me grekët, të cilët me anijet e tyre depërtonin në ujërat ilire dhe të cilët shfrytëzonin çdo rast që të zgjerojnë ndikimin e tyre tregtar dhe politik në tokat e banuara nga ilirët, dhe me romakët të cilët vetëm prisnin rastin e volitshëm që fuqinë e tyre të madhe ushtarake të cilën e patën ngritur në luftrat kundër fiseve italike, kundër grekëve, Italisë Jugore, Sicilisë, mandej Kartagjenës, ta shfrytëzonin për zgjerimin e ndikimit të tyre politik edhe në bregun lindor të Adriatikut,(ilirët nuk kanë mundur për historiografinë greke dhe romake të jenë asgjë tjetër pos “ferocissimae gentes” dhe “latrones”. Të paktë janë autorët antikë të cilët shkruan objektivisht për ilirët, por edhe më të paktë janë ata që shkruan me simpati. Në mesin e këtyre të fundit bën pjesë edhe autori i panjohur i shkrimit “Periegesis” nga fundi i shek. II para e.r., i njohur në shkencë si Pseudo- Skymnos, i cili për ilirët, në pajtim me idealizimin e Hipokratit të popujve primitivë, shkroi si për një popull plot virtyte, popullin që respekton perënditë, i cili është i drejtë dhe mikpritës. Me siguri do të jemi afër së vërtetës nëse themi se një idealizim i tillë i ilirëve është gjithashtu aq joobjektiv dhe i pasaktë sa edhe paraqitja e ilirëve si kusarë, siç i paraqitën autorët e tjerë.

Me shkatërrimin e botës antike u zhdukën edhe shkrimtarët të cilët interesoheshin për të kaluarën e ilirëve. Megjithatë emri i tyre nuk u harrua. Roli i madh që luajtën ilirët në kuadrin e Perandorisë Romake dhe fakti se me emrin e tyre u quajt një provincë shumë e rëndësishme romake, është shkak që emri ilir paraqitet edhe më vonë, në Mesjetë dhe në Kohën e re, veçmas nga shekulli XV e këndej për të quajtur popujt që jetonin në pjesët perëndimore të Siujdhesës Ballkanike.

Emri i famshëm i ilirëve është dashur që te popujt e ndryshëm sllavë, të cilët në Mesjetën e hershme u vendosën në Ballkan të shkaktojë dëshirën që të stolisen me të, kështu që në shekullin XII mund të shënojmë mendimin, i cili do të paraqitet më vonë shpeshherë, se ilirët e lashtë kanë folur gjuhën sllave (kronikani rus Nestor e të tjerë). Po këtë mendim e gjejmë gjithashtu edhe në veprën e njohur “II Regno degli Slavi” (1601) të dubrovnikasit Mavro Orbini, dhe si teori e rrumbullaksuar me përmbajtje pragmatike kjo teori paraqitet te Ludevit Gaji* dhe iliristët e tjerë në kohën e Rilindjes Popullore të Kroacisë. Argumentin e Gajit, natyrisht, nuk ishte vështirë ta rrëzosh,5 sepse ai as që është përpjekur qët’i japë bazë të fortë historike. Mirëpo, edhe pse atij, si dhe bashkëmendimtarëve të tij, u kishte mbetur shumë më tepër që të gjendet platforma politike për bashkimin e sllavëve të jugut se sa studimi i problemit të përmendur shkencor, Gaji edhe pa e ditur ia ka qëlluar një pjese të së vërtetës mbi marrëdhëniet e ilirëve dhe të sllavëve. Askush, sot, natyrisht as në ëndërr nuk do ta përkrahë “argumentin” romantiktë Ludevit Gajit, por hulumtimet e reja, siç theksuam edhe në hyrje - treguan se ekziston një fije e së vërtetës në atë teori, sepse ilirët e lashtë, duke i rezistuar pjesërisht, romantizimit në kohën e sundimit të gjatë romak, kanë vepruar si një nga elementet më të rëndësishme në etnogjenezën e sllavëve të jugut. Se megjithatë, vetë ilirët emrin ilir e morën më tepër nga shkaqe politike, e më pak nga që ishin të bindur në këtë se me të vërtetë janë pasardhës të ilirëve antikë, tregon edhe fakti se vetë lëvizja ilire nuk ndikoi në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e ilirologjisë. Thënë më saktësisht: hulumtimi i vjetërsisë ilire, qoftënë bazë të teksteve të shkruara antike, qoftë në bazë të monumenteve arkeologjike, nuk përjetoi kurrfarë zhvillimi që do të mund të lidhej me përdorimin e emrit ilir në kohën e Rilindjes Kombëtare Kroate.

Pavarësisht nga kjo interesimi për ilirët përjeton ngritjen më të madhe mu në shekullin XIX. Në gjysmën e parë të atij shekulli nuk mund të regjistrohet ndonjë punim më i rëndësishëm për ilirët, por qysh nga mesi i shekullit një varg autorësh, në veprat e veta, analizon gjurmët linguistike të pjesës perëndimore të Ballkanit, dhe paraqitet një numër gjithnjëe më i madh edhe i punimeve arkeologjike të mbështetura në hulumtimet e vendbanimeve dhe të nekropoleve ilire. Në mesin e hsitorianëve të asaj periudhe vend i veçantë i përket gjermanit Georg Zippel. i cili qysh në vitin 1877, botoi historinë më të hollësishme të ilirëve, të bazuar në burimet e shkruara, ndërsa në mesin e arkeologëve klasikë Theodor Mommsen, i cili në pjesën e tretë të veprës së vet të famshme “Corpus inscriptionum Latinarum” i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura deri atëherë të provincës romake Illyricum. Georg Hahni udhëtoi nëpër Shqipëri dhe shkroi veprën e vet interesante “Albanesische Studien (Bd. I-IIl, Jena, 1854) në të cilën ndërtë parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm janë autoktonë, gjegjësisht se rrjedhin drejt për drejt nga ilirët e lashtë. Një varg emrash të tjerë të mëdhenj të arkeologjisë, të linguistikës dhe të historiografisë po i kushton vemendje gjithnjë e më të madhe studimit të ilirëve. Në mesin e tyre është edhe hulumtuesi i famshëm anglez i Afrikës dhe Arabisë, RichardF. Burton, i cili si konsull anglez në Trieste, interesohet për fortifikimet dhe vendbanimet ilire në Istri, duke e informuar për to botën e atëhershme të ditur; mandej edhe anglezi, Artur J. Evans, i cili më vonë do të fitojë famë si hulumtues i Knossosit në Kretë, ka kaluar nëpër viset tona dhe i ka përshkruar me vëmendje shumë të madhe monumentet arkeologjike, të cilat arriti t’i shohë dhe t’i studiojë duke lënë në punimet e veta dëshmi të çmueshme për gjendjen e atëhershme të monumenteve. Carlo Marchesetti në fund të shekullit XIX hulumtoi sistematikisht nekropolat dhe kalatë (castellier) ilire në Istri dhe shkroi një nga sintezat e para për kalatë ilire, e cila është edhe sot e përdorshme. Në Slloveni disa arkeologë të njohur vendas (Alfons Mullner, Jernej Pecnik, Simon Rutar, Karl Deschmann) dhe të Austrisë (JozefSzombathy, Moritz Hoernes, Ernst Windischgratz, Gundaker Wurmbrand, FerdinandHochstetter, hulumtojnë gjurmët ilire dhe shkruajnë për to. Në Kroaci hulumtimet arkeologjike kanë traditë të madhe. Që në shekullin XVII kemi përshkrimet e para të muranave të varrezave ilire në kronikën e ujdhesës së Braçit, që e shkroi Vicko Prodici. Tradita e mbledhjes dhe e komentimit të mbishkrimeve romake është shumë më e gjatë, sepse me këtë disa njerëz (për shembull poeti Marko Marulic) si edhe të huajt u morën edhe në kohën e Renesansës. Moment vendimtar për zhvillimin e ilirologjisë në Kroaci ishte themelimi i muzeut në Split më 1818-1821), në Zarë më 1830 e veçmas në Zagreb (1846) si dhe themelimi i Komisionit Qendror për hulumtimin dhe për ruajtjen e monumenteve artistike dhe historike (Zentralkomimission zur Erforschung und Erhaltung der Kunst-und historischen Denkmale) në Vjenë në vitin 1856 dhe të Shoqatës Arkeologjike të Kroacisë më 1878 në Zagreb (krijuar nga Shoqata e vjetër për Historinë Jugosllave). Frane Bulic është personaliteti qendror i arkeologjisë në Dalmaci ndërsa S. Lubic drejtor i Muzeut Popullor në Zagreb. Mbas vdekjes së Sime Lubic-it në arkeologjinë kroate dominon personaliteti Josip Brunsmid nga Vinkovci, profesori i parë i arkeologjisë në Universitetin e Zagrebit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ilirologjia fitoi ngritje vendimtare me themelimin e Muzeut të vendit në Sarajevë (1888) dhe me ardhjen në vend të drejtorit të tij, Ciro Truhelkës, punëtorit të palodhshëm dhe të gjithanshëm, me meritën e të cilit shpejt mbi gjurmët ilire në Bosnje dhe Hercegovinë u informua tërë bota shkencore. Në të vërtetë ishte meritë e tij që u bënë gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme ilire në Donja Dolina afer Bosanska Gradishkës dhe që nekropola e madhe tumulare në fushën e Gllasincitmbas rezultateve sensacionale që i arriti Truhellka në hulumtimin e tyre, u bë sinonim për kulturën e ilirëve të periudhës parahistorike. Franjo Fiala, Vacllav Radimsky, Vejsil Curcic, Karl Patsch, Dimitrije Sergejevski dhe një varg arkeologësh të tjerë bënë gërmime të mëdha sistematike arkeologjike dhe vunë bazat njohjes së antikiteteve ilire në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mihailo Valtrovici është pionier i ilirologjisë në Serbi, mirëpo aktivet më i madh në këtë fushë në Serbi nuk është zhvilluar derisa u paraqit emri i madh i arkeologjisë serbe dhe i historisë antike, Nikola Vulic, veprimtaria e të cilit vetëm më vonë, në gjysmën e parë të shekullit XX, do të rezultojë me punime shumë të rëndësishme.

Deri në fund të shekullit XIX arkeologjia në shumë drejtime zgjeroi njohuritë shkencore për ilirët, për kulturën e tyre materiale, për vendbanimet e tyre, doket mortore, besimin dhe mënyrën e jetës së tyre. Shënimet e pakta për ilirët, veçmas ato që kanë të bëjnë me doket e tyre, me armët, me anijet e të tjera të ngjashme, që i hasim te autorët antikë, janë plotësuar tashmë me shënime të reja, të cilat bëjnë të mundshme që të bëhet rindërtimi i vendbanimeve në të cilat kanë jetuar ilirët në hapësira të ndryshme gjeografike, vendbanimet dhe fortifikatat e tyre, që të njohin almiset me të cilat kanë punuar tokën, objektet të cilat gratë ilire i kanë mbajtur si stoli, armët të cilat i kanë pasur luftëtarët ilirë në fushatat luftarake si dhe shumë objekte të tjera, të cilët janë origjinale, me gjuhën e kuptueshme na kanë folur për ilirët. Një numër i madh mbishkrimesh të varreve e të tjera nga periudha antike të cilat i kanë gjetur arkeologët kanë mbajtur emrat si Teuta, Pinnes, Gentius e shumë të tjerë, të cilat janë të njohur fare mirë edhe nga tekstet e autorëve grekë e romakë, ndërsa shumë personalitete historike, si është për shembull, konsulli romak Cornelius Dolabella, për të cilat më parë ka mundur të shkruhet vetëm në bazë të asaj që kanë shkruar Ciceroni, Apiani ose ndonjë autor tjetër romak, paraqitet tashmë edhe në mbishkrime - në ato dëshmi të prekshme të pranisë së tyre dhe të veprimit të tyre në truallin tonë.

Ajo që filloi në shekullin XIX vazhdoi edhe më intensivisht në shekullin XX. Së pari bën përparim të dukshëm arkeologjia, metodat e saj të gërmimeve dhe të studimeve të objekteve arkeologjike. Një numër i madh arkeologësh, si të vendit ashtu edhe të huaj, zbulojnë sistematikisht antikitete materiale të ilirëve dhe në bazë të këtyre objekteve po zgjidhen ose po bëhen përpjekje të zgjidhen, shumë gjëra të panjohura që kanë ekzistuar. Kështu, për shembull, ka rëndësi të veçantë çështja ende e pazgjidhur e origjinës së ilirëve, çështja e përkatësisë të ndonjë fisi ilir, etnosit ilir, çështja e raporteve të ilirëve me popujt fqinj (veçmas me grekët), çeshtja e monedhave që i kanë farkuar disa qytete ilire, sundimtarët ose fiset, mandej çështja shumë komplekse e romanizimittë ilirëve, gjegjësisht e paraqitjes së atij romanizimi në visetë ndryshme ilire, çështja e lidhjeve tregtare me rajonet rreth e rrotull, mandej gjurmët e ilirëve dhe të kulturës së tyre materiale e shpirtërore në kulturat e mëvonshme të Ballkanit etj. Zbulimi i shumë reliefeve, veçmas të atyre nga Perandoria e vonë, kanë sqaruar artin dhe besimin e ilirëve të asaj periudhe, ndërsa numri i madh i mbishkrimeve në gjuhën greke dhe latine, në të cilat paraqiten emrat autoktonë dhe emrat e perëndive vendase u dhanë filologëve një material të çmueshëm për njohjen e onomastikës ilire e me këtë edhe të vetë gjuhës ilire.

Krahas arkeologëve një kontribut të madh për njohjen e ilirëve dhanë edhe filologët. Edhe linguistët me ilirët nisën të merren në shekullin XIX, kështu që në mesin e atyre që shkruan për ilirët, gjegjësisht për gjuhën e tyre, mund të numërohen edhe emra të mëdhenj, si Carl Pauli, Herman Hirt, Norbert Jokl e të tjerë dhe veçmas Paul Kretschmer, i cili në veprën e vet të famshme “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache”, Gdttingen, 1896 fq. 244-182, dha i pari një pasqyrë sintetike të gjuhës ilire.

Datë e rëndësishme për studimin e gjuhës ilire është edhe paraqitja e dy librave të filologut gjerman Hans Krahe, ekspertit më të mirë dhe më me meritë të gjuhës ilire. Atajanë “Die alten balkanillyrischen geographischen Namen”, Heidelberg, 1925 dhe “Lexikon altillyrischer Personennamen”, Heidelberg, 1929. Duke u nisur nga supozimi i gabuar se ilirët kanë jetuar në një rajon shumë më të gjerë gjeografik, Krahe në ata libra, paraqitet si propogandues i panilirizmit, kështuqë në repertorin e vet të emrave ilirë ka radhitur edhe shumë emra italikë, grekë, keltë e emra të tjerë. Megjithatë është meritë kryesore e tij se ka mbledhur në një vend materialin që është i vetmi që ka mbetur nga gjuha ilire: emra vendesh dhe njerëzish. Në shumë punime të tij të mëvonshme, e sidomos në veprën e tij themelore “Die Sprache der Illyrier”, Bd. I, Wiesbaden, 1955, Krahe dha çdo gjë që mund të jepej me metodën e atëhershme. Para se të vdiste i rishikoi idetë e veta panilire, por megjithatë duke mos arritur të përpunojë hollësisht pikëpamjet e veta të reja më hollësisht.

Një kontribut të madh për gjuhësinë ilire i dha filologu kroat Anton Mayer, veçanërisht në veprën e vet kapitale “Die Sprache der alten Illyrier”, Wien, 1957 - 1959, Bd. I-II, mandej Petar Skoku, HenrikBaric, lon I. Rusu e të tjerë, ndërsa viteve të fundit, i pajisur me metoda të reja gjuhësore, po punon me shumë sukses në studimin e gjurmëve të gjuhës ilire Radosllav Katicic.

Një numër i madh revistash arkeologjike, ose ato që botojnë punime arkeologjike, dëshmojnë për përparimin e madh të ilirologjisë në shekullin e kaluar dhe në këtë të tashmin, kështu që, bile edhe një pasqyrë e këtillë e historisë së kësaj shkence do të ishte jo e plotë sikur të mos përmendeshin disa prej këtyre revistave.

Në Bosnje dhe Hercegovinë rol posaçërisht të rëndësishëm pat dhe ka ende revista Glasnik Zemaljskog muzeja, që filloi të botohet në vitin 1889 dhe që botohet edhe sot. Për nga numri i punimeve ilirologjike dhe simbas për nga rëndësia që ka luajtur dhe po luan ende për zhvillimin e kësaj disipline shkencore, me këtë revistë nuk mund të krahasohet asnjë revistë tjetër. Punimet më të rëndësishme nga kjo revistë u përkthyen në gjuhën gjermane dhe u botuan në revistën Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien undder Hercegovina, e cila doli në Vjenë që nga viti 1893 deri më 1916, kështu që me rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Bosnje e Hercegovinë ka mundur të njihet tërë bota e atëhershme shkencore.

Në Kroaci ka rëndësi të veçantë Bullettino di archeologia e storia dalmata, ku Frane Bulic, Josip Alacevic, Oskar Hovorka dhe shumë të tjerë në kohën më të vjetër, kurse më vonë Mihovil Abramic, Grga Novak, Dujo Rendic - Miocevic, Mate Suic Ivan Marovic dhe të tjerët, kanë paraqitur rezultatet e studimit ilir në Dalmaci. Numri i parë i kësaj reviste doli qysh më 1878 dhe me ndërprerje të shkurtra del edhe sot (prej vitit 1920 me titull Vjesnikza arheologiju i historiju dalmatinsku). Vetëm një vit mbasi doli kjo revistë në Zagreb nis të dalë revista tjetër, më e rëndësishmja arkeologjike, në Kroaci - Vjesnik Hrvatskog arheoloskog drustva. Përveç këtyre dy revistave qendrore arkeologjike në Kroaci botohen edhe disa revista të tjera arkeologjike si janë Diadora në Zarë (prej vitit 1959), Arheoloski radovi i rasprave në Zagreb (prej vitit 1959), Opuscula archaeologica, në Zagreb (prej vitit 1956) etj. Veçmas duhen përmendur edhe dy revista të rëndësishme për shkak të numrit të madh të punimeve për antikitetet ilire. Këto janë Atti e memorie della Societa istriana di archeologia e storiapatria, që më parë dilte në Poreç (1885-1918), e mandej në Pulë (1927-1940), me raporte për gërmimet në kalanë ilire Nesactium (Pjetro Stikoti, Alberto Puschi) dhe në lokalitetet e tjera, si de Bollettino della Societa adriatica di scienze naturali që botohet në Tireshtë prej vitit 1876 me një numër të madh punimesh për vendbanimet ilire në Istri nga K. Marchesetti.

Në Slloveni në shekullin e kaluar dolën disa revista, të cilat botuan materiale ilire (Carniola, Argo, Izvestja muzejskega drustva za Slovenijo), por më e rëndësishmja është Arheoloski vestnik, të cilën prej vitit 1950 e boton Akademia Sllovene e Shkencave dhe Arteve e Lublanës, revistë që është bërë një nga revistat kryesore jugosllave me punime nga ilirologjia. Duhet theksuar veçmas punimet e shumta të Josip Korosec-iC France Stares, Stane Gabrovcit, Stanko Pahic-it dhe të shumë arkeologëve të tjerë bashkëkohorë, në të cilat paraqiten rezultatet e gërmimeve të rëndësishme arkeologjike, që u bënë në atë periudhë në SHoveni.

Starinar (prej vitit 1884), revistë e Shoqatës Serbe të Arkeologëve, është revista qendrore arkeologjike në Serbi dhe veçmas në serinë më të re, të mbasluftës, ka botuar një numër të madh punimesh mbi hulumtimet e lokaliteteve ilire si dhe artikuj teorikë për ilirët (Milutin dhe Draga Garasinini, Branko Gavela etj.).

Nga revistat që dalin në Maqedoni më e rëndësishmja është Ziva antika (Shkup, prej vitit 1951), me punime autorësh nga tërë Jugosllavia dhe nga bota (R. Katicic, D. Rendic — Miocevic etj)

Këtë numërim përmbledhës të revistave arkeologjike që botohen në Jugosllavi po e përfundojmë me revistën Archaeologia lugoslavica (prej vitit 1954) të Shoqatës së Arkeologëve të Jugosllavisë e cila në gjuhë të ndryshme boton rezultatet më të rëndësishme të arkeologjisë, edhe të ilirologj isë në Jugosllavi.

Në vendin, mbi të cilin ka shumë fakte në tekstet e shkrimtarëve antikë dhe në të cilin zhvillohen disa ngjarje më të rëndësishme nga historia ilire - në Shqipëri, deri para një kohe nuk ka pasur as arkeologë dhe gjuhëtarë të vendit, të cilët do të hulumtonin lokalitetet e shumta dhe mjaft të pasura arkeologjike si dhe të anaiizohen mbishkrimet në të cilat paraqiten emrat ilirë, e as revista arkeologjike të vendit. Tani ekzistojnë edhe ekspertët (Skënder Anamali, Selim Islami, Hasan Ceka, Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Frano Prendi etj.) dhe revistat (Studime historike, Studime Filologjike, Studia Albanica, Iliria), ndërsa rezultatet e arritura në dy dekadat e fundit treguan atë që edhe më parë është marrë me mend - se ilirët që kanë jetuar atje kanë qenë në shumë pikëpamje (urbanizmi, rregullimi shoqëror, prodhimi i qeramikës, farkimi i monedhave etj.) më të zhvilluar se ilirët e tjerë.

Arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Jugosllavi, në Shqipëri, në Austri, në Gjermani dhe në vende të tjera po studiojnë intensivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë gjithnjë e më sistematike dhe më të organizuar trashëgiminë e pasur që na kanë lënë ilirët. Në tri dekadat e fundit studimi i anëve të ndryshme të jetës së ilirëve të lashtë ka dhënë rezultate të mëdha: po bëhen gërmime arkeologjike me përpjesëtime të gjera, po botohen revista të reja dhe po themelohen institucione të ndryshme për stiidimet ilire (në mesin e tyre bën pjesë edhe Qendra për Studime Ballkanologjike në Sarajevë, institucion shumë aktiv, në krye të të cilit gjendet eksperti i njohur Alojz Benac). Kjo është koha kur gjithnjë e më shumë po paraqiten punime përmbledhëse e sintefizuese për ndonjë temë ilirologjike, bibliografitë e para, pasqyrat e para të përgjithshme tëjetës dhe të kulturës së popullit të lashtë të Ballkanit."

Gjurmë ilire në ballkan pas shkatërrimit të qytetrimit antik

Çfarë ndodhi me popullsinë e paromanizuar gjatë shekujve të gjatë të antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës së hershme vështirë që do të mësojmë ndonjëherë. Përveç kësaj deri vonë, shkenca nuk është interesuar aq shumë që në kulturën materiale dhe shpirtërore të qytetërimeve të mëvonshme të Ballkanit të zbulojë gjurmët e kulturës së ilirëve parahistorikë dhe të epokës romake. Vetëm kohëve të fundit u bënë përpjekjet e para serioze, të vazhdueshme që me anën e kombinimeve të burimeve historike dhe të rezultateve të arkeologjisë, të etnologjisë dhe të linguistikës për të zbuluar elemente të kulturës ilire në kulturat e sotme në Ballkan dhe në bazë të kësaj të sqarohet roli që ka pasur substrati i paromanizuar, vendas ilir, në etnogjenezën e popujve të sotëm ballkanikë. Në të vërtetë fakti se shkenca bashkëkohore erdhi në përfundim se popujt e sotëm në Ballkanin Perëndimor kanë qenë - disa më shumë, disa më pak, por gjithsesi më shumë se sa është menduar deri vonë - të përfshirë jo vetëm elemente kulturore të popullsisë së vjetër vendase, por edhe ata vetë,97 qe vendimtar që edhe çështja e fatit të mëtejshëm të ilirëve të paromanizuar mbas shkatërrimit të botës antike dhe të ardhjes së përhershme të sllavëve në Ballkan të shikohet shumë më seriozisht se më parë.

Çështja e marrëdhënieve të ilirëve me sllavët në Ballkan është paraqitur, shumë herët, bile qysh në Mesjetë, mandej më vonë në kohën e Rilindjes Popullore Kroate, mirëpo mënyra se si paraqitej atëherë ky problem nuk mundi t’u qëndrojë kritereve rigoroze të hsitoriografisë pozitiviste nga fundi i shek. XIX dhe XX. U desh mjaft kohë që problemi i gjurmëve ilire në kulturat sllave në Ballkan të vihet në themele solide shkencore.

Gjithashtu shkenca vetëm kohëve të fundit është në gjendje që t’i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që ka rëndësi të madhe për çështjen që po e paraqesim këtu - marrëdhëniet e ilirëve të vjetër me të shqiptarëve të sotëm.

Shumë ekspertë mendojnë se shqiptarët janë i vetmi popull ballkanik, i cili origjinën e ka direkt prej ilirëve të yjetër. Të mbrojtur nga malet e larta dhe të pakalueshme dhe jashtë rrugëve nëpër të cilat kaluan popujt barbarë, në kohën e dyndjeve të mëdha të popujve, këto pjesë të fundit të ilirëve ruajtën shumë elemente të kulturës materiale dhe shpirtërore të paraardhësve të tyre të largët.

Tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve e gjejmë për herë të parë të formuluar qartë te historiani gjerman Johannes Thunmann në shekullin XVIII.98 Duke pohuar se historikisht nuk mund të dëshmohej kurrfarë imigrimi etnik në rajonet e Shqipërisë së sotme prej antikitetit e deri sot Thunmanni përfundon se për këtë shkak, populli i cili jeton sot atje, jetonte në këtë hapësirë edhe në kohën parahistorike.

Duke mos mohuar origjinën e vjetër ballkanike të shqiptarëve, shumë historianë dhe gjuhëtarë në shek. XIX dhe XX propozuan zgjidhje të tjera të çështjes së origjinës së shqiptarëve. Sipas disave shqiptarët rrjedhin nga thrakasit (KarlPauli, Gustav Weigand, Dimitar Decev)^ sipas të tjerëve prej dakomezëve (Vladimir Georgiev) etj. Rezultatet në të cilat kanë arritur disiplina të ndryshme shkencore në kohë të fundit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, i hoqën shumë dyshime të vjetra për këtë çështje të rëndësishme të paleoballkanistikës. Këto hulumtime në të vërtetë, me një varg argumentesh pohuan tezë Për çështjen e origjinës së shqiptarëve gjuhëtarët u pajtuan më me vështirësi, si në të kaluarën, e pjesërisht ashtu bëjnë edhe sot. Sot gjuhëtarët kryesisht pajtohen se në të vërtetë nuk mund të vërtetohet me siguri se gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire, sepse gjuha ilire është fare pak e njohur që të mund të bëhen krahasime gramatikore dhe leksikografike midis tyre, mirëpo anaiizat e lëndës onomastike dhe toponomastike kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme, të cilat tezën për origjinën direkte të gjuhës shqipe prej asaj ilire e bëjnë më të pranueshme. Këto argumente përveç kësaj, gjithsesi përjashtojnë mundësinë që gjuha shqipe ka mundur të zhvillohet nga ndonjë gjuhë tjetër paleoballkanike.

Disiplinat e tjera shkencore kohëve të fundit kanë kontribuar shumë në çështjen e kontinuitetit midis ilirëve dhe shqiptarëve. Kështu arkeologët, duke studiuar kulturën materiale të Mesjetës së hershme në Shqipëri, vërtetuan se nuk ekziston ndërprerje në zhvillimin e kësaj kulture nga koha parahistorike e deri në Mesjetën e hershme dhe se shumë objekte të zbuluara nëpër nekropole të shekullit VII-VIII (Kalaja e Dalmaçes, Kruja etj.) në mënyrëtipologjike lidhen drejtpërdrejt me kulturën materialen të cilën para dy shekujsh e kishte paraqitur Thunmanni.

ilire të kohës parahistorike. Etnologët, duke studiuar materialin etnografik shumë të pasur dhe ende të panjohur sa duhet shqiptar, gjetën në të një varg elementesh, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga pasuria ilire parahistorike. Janë të pasura veçanërisht gjurmët ilire në veshjet popullore të sotëm, mandej në ornomentikë dhe në simbolikën religjioze,103 në vallet popullore, në muzikë, në antroponomi dhe në toponime etj.

Ndërsa përpjekjet e ekspertëve të cilët merren me çështjen e marrëdhënieve ilire- shqiptare, janë të orientuara në identifikimin e një numri sa më të madh të fakteve, të cilat vërtetojnë kontinuitetin midis ilirishtes dhe shqipes, ndërkaq për pjesët e tjera të Siujdhesës Ballkanike të banuara nga sllavët problemi qëndron në caktimin e rolit të popullsisë së vjetër vendase, të paromanizuar ose gjysmë të romanizuar në formimin e popujve të sotëm sllavë, gjegjësisht në formimin e kulturave të tyre. Sot disponojmë një varg të tërë faktesh të sigurta të cilat e sqarojnë këtë rol, mirëpo ende jemi shumë larg prej studimeve të tërësishme për këtë çështje.

Fatkeqësisht, arkeologjia deri tani, arriti të identifikojë fare pak materiale që i përkasin popullsisë së paromanizuar të antikitetit të vonë dhe fillimit të mesjetës. Gjithashtu, fare pak dimë për kulturën më të hershme materiale sllave dhe për pikat e takimit të kësaj kulture me atë të vjetër vendase. Tash për tash na mungon liallka më e rëndësishme në zinxhirin, i cili lidh këto dy kultura. Analiza e kulturës materiale sllave nga kohët e mëvonshme ka dëshmuar, megjithatë, se këto kontakte direkte kanë ekzistuar dhe se sllavët, pas ardhjes së tyre në Ballkan, shumë gjëra i mësuan nga popullsia e vjetër vendase, ilire.

Një nga doket të cilën sllavët e morën prej tyre është varrimi i të vdekurve në varre të rrethuara me gurë - mënyrë mjaft e vjetër dhe shumë e përhapur në Ballkan në epokën parahistorike. Gjithashtu mund të konsiderohet si shumë e sigurt teza se sllavët nga popullsia vendase morën zakonin e thyerjes rituale të enëve të qeramikës mbi varreza.

Në kulturën sllave të Ballkanit është e mundshme të vërtetohen një varg i tërë elementesh të tjera me origjinë ilire. Mate Suic, për shembull, zbuloi një koincidencë shumë interesante ilire-sllave e cila kurrsesi nuk mund të jetë e rastit. Sipas pohimit të Strabonit, dalmatët ilirë, çdo të tetin vit ndanin tokën, që ishte në pronë si të përbashkët, dhe një zakon i tillë - ndarja e kullotave çdo të tetin vit - është ruajtur në ujdhesën Pag.

Me origjinë ilire është edhe çerepi për pjekjen e bukës, i cili në Ballkan haset në një numër të madh prej epokës së vjetër të hekurit të cilin sllavët e njohën në kohën kur u shpëmgulën në këto vise,106 e gjithashtu edhe e ashtuquajtura kapelë e Likës me rese, prototipin e përkrenares të cilën e mbanin japodët po në atë rajon në të cilin edhe sot mbahet kapela e Likës. Në Likë dhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor është ruajtur zakoni i tatuazhit, që gjithashtu mund të merret si gjurmë nga kohët ilire (shih më tutje në fq. 89), dhe me origjinë ilire sipas mendimit të Ciro Truhelkës është edhe festa e shtëpisë.

Kultet ilire kanë lënë gjurmë më tepër në besimet religjioze dhe te magjit e sllavëve të Ballkanit. Eshtë e sigurt për shembull se kulti shumë i përhapur i hyjneshës së pyjeve dhe gjahut, që te ilirët paraqitet me emrin Thana, ka lënë gjurmë në formë të Nënës Jana në besimin popullor serb. Mundemi përveç kësaj të supozojmë së edhe kulti shumë i përhapur i gjarpërit te ilirët parahistorikë të ketë lënë shumë gjurmë në manifestimet e shumta të këtij kulti në mitologjinë sllave.

Dëshmitë shumë interesante mbi gjurmët e emrave ilirë në onomastikën kroate të Mesjetës i vërtetoi Duje Rendic-Miocevic; duke analizuar dokumentet mesjetare të shekullit XII zbuloi në to disa emra origjina ilire e të cilëve nuk mund të dyshohet. Fjala është për emrat Licca, Batoca, Pletto e të tjerë, të cilët i njohim fare lehtë emrat fare mirë të njohur ilirë, Licco (Liccavus, Liccana e të tjerë), Baton, Pletor etj.

Këta survivalë në Dalmaci mund të kenë domethënie shumë më të thellë se sa kanë survivalët nga sfera e kulturës materiale. Kjo dukuri, në të vërtetë, më tepër se çdo tjetër dëshmon mbi përzierjen e banorëve të lashtë vendas me ardhësit sllavë dhe për atë se për një kohë mjaft të gjatë ata e ruajtën vetëdijen, identitetin e vet josllav.

Një fakt të cilin e gjejmë te Toma Arhigjakoni sikur vërteton praninë e kësaj popullsie ende të pasllavizuar plotësisht bile edhe në shek. XIII, kur ai shkruan për këtë. Toma, në veprën e vet “Historia Salonitana”, duke folur për fisin kroat Svaçiq (Snaçiq) e karakterizon si “coloni regionis montuosae”, ndërsa për Svaçiqët janë paraqitur dëshmi që flasin se ata, ndoshta, janë me origjinë parasllave ilire.”

Gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikë dhe vallëzim, në gjuhë, në organizimin shoqëror-politik etj., mjaftojnë që qysh tani të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto vise në shek. VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën një popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të pa romanizuar dhe gjysmë të romanizuar. Sllavët, gjatë shekujve, u asimiluan me ta dhe kështu në entitetin e tyre popullor ruajtën gjurmë të ilirëve. Këto gjurmë janë më të shumta veçanërisht në disa vise të largëta të Bosnjes, Hercegovinës, Zagorës Dalmatine, Malit të Zi e të tjera, dhe na duket se nuk është larg së vërtetës pohimi se elementi i vjetër vendas ilir kishte rol shumë të rëndësishëm në formimin e veçorive kulturore, trupore dhe psikike të popullsisë sllave që jeton sot në ato vise.

Vendbanimi prehistorik i Trenit

Ne këto vitet e fundit një ndër problemet qendrore të kërkimeve e studimeve ne fushën e prehistorisë ka qenë problemi i autoktonisë dhe i lashtësisë se ilirëve. Pas gërmimeve shumëvjeçare ne Maliq të rrethit të Korçës, ku sic dihet u zbulua një banim shumështresësh dhe me perfundLtiet e arritura u vu një bazë e mire për studimin e prehistorisë se vendit tonë1), gjatë verës se viteve 1966-67 u bënë gërmime sistematike ne vendbanimin prehistorik të Trenit, ne rrethin e Korçës. 2)

Ne vendbanimin e Trenit gërmimet u zhvilluan ne dy sektorë, ne Shpellë (sektori A) dhe ne banimin sipër shpellës (sektori B).

Shpella e Trenit, që njihet nga banorët e fshatrave të afërta edhe me emrin shpella tek «Gryka e Ujkut» ndodhet buzë liqenit të Prespës se Vogël, ne skajin më jugperëndimor të istmit të tij, 856 m. mbi nivelin e detit. Hyrja e saj me pozicion nga veriu, 12 m. larg bregut të liqenit, poshtë është më e gjerë, ndërsa lart vjen duke u ngushtuar, 5 m. e gjerë dhe 4 m. e lartër me këto permasa vazhdon me një koridor të gjatë 9 m. dhe pastaj menjëherë zgjerohet duke formuar dhomën e pare që zë një sipërfaqe prej 360 m2. Në skajin jugor të dhomës se pare gjendet një hyrje e vogël që të çon në dhomën e dytë, e cila është pak më e madhe se e para. Shpella ka edhe degëzime e kthina të tjera që nuk paraqesin ndonjë interes për faktin se nuk kanë qenë përdorur për banim. Vlen të shtojmë se mbi hyrjen e shpellës, në të majtë të saj, ndodhet një dritare natyrore, që çon dritë dhe ajër në dhomën e pare, duke krijuar kushte shumë të përshtatshme për banim.

Vendbanimi sipër shpellës shtrihet në dy tarracat e faqes jugore të kodrës, rreth 50 m. larg dhe~afër 30 m. më lart nga hyrja e shpellës. Tarraca e sipërme është më e vogël dhe zgjatet pak pjerrtas në drejtimin VL-JP. Në skajin JP bashkohet me tarracën tjetër, e cila është më e madhe dhe ka një pozicion horizontal me drejtim L-P.

Gjatë dy fushatash u gërmua një sipërfaqe prej 280 m2 në sektorin A dhe një sipërfaqe prej 420 m2 në sektorin B.

Gjatë gërmimit u zbulua një material i pasur arkeologjik si enë të piota, fragmente të shumta të enëve të thyera, vegla pune e gjetje të tjera. Studimi i shtresave kulturale se bashku me materialin e zbuluar në to na dha mundësinë të arrijmë në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me një banim të vetëm, që ne disa periudha banimi kryesor ka lëvizur nga shpella në tarracat sipër saj, apo nga tarracat në shpellë, kurse në disa periudha të tjera ka qenë shtrirë në të dy banimet. Për këtë arësye përfundimet e arritura për të dy banimet do t'i parashtrojmë se bashku.

Në të dy sektorët e gërmuar u fiksuan si stratigrafikisht, ashtu edhe nga lënda arkeologjike, këto periudha banimi.

  1.  Periudha e eneolitit të vonë, Tren I (është përfaqësuar në të dy sektorët.)
  2. Periudha e bronxit të hershëm, Tren Ha, (është e pasqyruar në të dy
  3. Periudha e bronxit të vonë, Tren lib (është përfaqësuar vetëm në sek.A).
  4. Periudha e hekurit të hershëm, Tren III (është përfaqësuar në të dy
  5. Periudha e pushtimit romek, Tren IV (është përfaqësuar në të dy sektorët).
  6. Periudha e mesjetës se hershme, Tren V (është përfaqësuar vetëm në sek. A).

Gjurmët më të hershme të banimit i takojnë pra eneolitit të vonë. Kjo pe- riudhë është përfaqësuar më mire në vendbanimin shpellor, nga një shtresë kul- turale që formohej nga çakëll me përzierje argjile e pak rërë e trashë 0,50 m. Në sektorin B shtresa kulturale e eneolitit të vonë formohej nga argjilë e përzier me rërë, e trashë 0,20 m.

Nga arkitektura e banesave të kësaj periudhe nuk është ruajtur asgjë. Të pakta janë edhe veglat e punës që i takojnë eneolitit të vonë. Midis tyre mund të përmendim dy sopata guri të tipit daltë, disa gurë mokra dhe një sasi jo shumë e madhe ashklash prej stralli.

Materiali qeramik që u zbulua në këtë shtresë, megjithëse është i pakët, në krahasim me atë të periudhave të tjera, paraqet interes të veçantë, mbasi ka tipare të qarta të qeramikës se eneolitit të vonë të Maliqit. Format më të shpeshta të enëve janë kupat me profil S- je, pjatat me buzë pak të ntrashura, tasat, çerepët etj. (Tab. III). Ornamentet që zbukurojnë qeramikën, janë kanelyrat, pikturimi gri dhe ai me bojë të bardhë, ornamente me vija e pika të bëra me ngulitje, me spirale, i bërë me ngulitje ose gërvishje, i cili nganjëherë mbushet me bojë të bardhë, etj. Qeramika e eneolitit të vonë është me lustër ngjyrë gri e të zezë në gri me lustër (Tab. IV). E pare në tërësi, si nga teknika e punimit të enëve, format, stili i pikturimit me ngjyrë gri mbi sfond té zi, pikturimi me bojë të bardhë, zbukurimi i enëve me kanelyera, qeramika e fazës Tren I ka një ngja- shmëri të piote me qeramikën e fazës Maliq Hb. Kjo përputhje e piote e se eneolitit të vonë të Trenit me atë të se njejtës fazë të gjetur në Maliq, dhe fakti që këto dy qendra nuk ndodhen veçse 24 km. larg njera-tjetrës e pò në të njëjtën luginë, tregon qartë se këtu kemi të bëjmë me dy vendbanime të se njejtës kulturë, ose me fjalë të tjera, vendbanimin e Trenit e ka banuar një po- pullsi bartëse e kulturës se Maliqit3), e cila sic dihet ka qenë vendosur në këtë luginë jo më vonë se në periudhën e eneolitit të hershëm.4) Kurse në eneolitin e vonë kultura e Maliqit, me sa duket, u shtri edhe në pika të tjera, një ndër të cilat ishte edhe vendbanimi i Trenit.

Shtresën kulturale të eneolitit, në të dy banimet e ndjek shtresa kulturale e bronxit të hershëm e cila është dokumentuar mjaft mire nga gjetjet e shumta në banimin sipër shpellës. Këtu shtresa kulturale formohet nga argjilë ngjyrë gri e përzier me rërë dhe është e trashë 0,45 m. Kurse në vendbanimin shpellor kjo periudhë përfaqësohet prej një shtrese e nolle 0,ì5 m. argjile ranore ne neiyrë oker me përzierje çakëlli.

Nga arkitektura e banesave të kësaj periudhe nuk është ruajtur asgjë.

Me interes të veçantë ishte zbulimi i një shtrese «urnash» ne sektorin B, tè cilat kane qenë vendosur mbi një shtresë dheu të pastër e të bute, të rrethuara e te shtrënguara anash me gurë gëlqerorë (fig. 3). Numri i enëve të piota ose pje- sërisht të thyera i kalon të tridhjetat; ato se bashku me gurët zënë një sipërfaqe prej 45 m2. Trashësia e shtresës se «urnave» lëviz nga 0,15-0,35 m. Vendosja e enëve ne shtresë nuk është bërë njëherësh, por kohë mbas kohe. Nga vendosja e tyre pranë njëra-tjetrës, është rritur zona e «urnave» si ne gjerësi ashtu edhe ne gjatesi. Ne çdo rast ne vendin e vendosjes është zhvilluar një djegie, nga e cila është ruajtur shtresa e hirit me thëngjijtë, kurse gurët përreth pjesërisht ishin këthyer ne gëlqere.

Nga sa na lejon materiali të gjykojmë, këtu nuk kemi të bëjmë me urna né funksionin e tyre si enë për varrim, por mendojmë se vendosja e tyre sipas një rregulli të qartë e në vendbanim duhet të jetë lidhur me ndonjë kult apo feste tetare qe ka luajtur një rol të rëndësishëm në botën shpirtërore të banorëve pre- histonke te Trenit. I rëndësishëm është edhe fakti që po këtë rit, me pak ndry- shime, e gjejme te ruajtur tek banorët e qytezës ilire të Gajtanits (rrethi i Shkodrës) ne epoken e hekunt, gje që shpreh një unitet nga pikëpamja etnike midis ba- noreve te epokes se bronxit të hershëm të Trenit dhe banorëve të Gajtanit.

Enet prej balte të periudhës së bronxit të hershëm në shumicën e tyre ianë me parete mesatare e të trasha, të pregatitura nga një brume argjilor jo shumë î paster, i perziere me rërë herë-herë të trashë. Pjekja është e mire por jo e piote Format qe ndeshen më shpesh, janë kupat, tasat, filxhanët me një vegje poshtë buzes ose ne lartesinë e buzës, gotat, enët me dy vegje unazore etj. (Tab V) Zbukurimet jane te pakta e të thjeshta: ndër to mund të përmëndim shiritat në reliev te zbukuruar me gropëza, zbukurim me një rrjesht vrimash poshtë buzës te bera para pjekjes, zbukurim me gropëza nën buzë ose me vija të theksuara siper buzes, zbukurim me themtha të vegjël e të ndarë, pullat e rrumbullakta në rehev etj. Nje tipar dallues i kësaj poçarie, që përbën edhe një element të rëndesishem datimi, eshtë qeramika që ka faqen e jashtme të sprucuar.  Qeramika e fazës Tren IIa man mjaft elementë teknologjike e tipologjikë te periudhës paraardhëse dhe pasurohet me forma e motive tërësisht të reja që jane shprehje e ndryshimeve cilësore që pëson poçaria në periudhën e bronxit té hershëm. Duke e paré né raport me kulturën e Maliqit, ajo i përgjigjet fazës Maliq IIIa6.

Në periudhën e bronxit të vonë vendbanimi i Trenit jo vetëm që rifilloi të banohet po nga bartësit e kulturës së Maliqit, por ai u rrit mjaft. Për këtë dëshmon në radhë të pare shfrytëzimi maksimal i sipërfaqes së banuar brenda në shpellë, në hyrje dhe në strehën para hyrjes. Jo vetëm kaq, por edhe buzë kanalit të Ventrokut u gjetën gjurmë të padiskutueshme të pranisë së banimeve të hapta. Së dyti, dhe më mire akoma, është qeramika e shumtë me tërë gjetjet e tjera që shpreh këtë rritje e zhvillim të vendbanimit në periudhën e bronxit të vonë.

Periudha e bronxit të vonë është përfaqësuar në sektorin A nga një shtresë kulturale argjilore në ngjyrë kafe, me çakëll dhe gurë të mëdhenj, e trashë 0,84 m.

Edhe nga arkitektura e kësaj periudhë nuk është ruajtur asgjë. Edhe veglat e punës janë shumë të rralla; nga ato vlen të përmendim: një çekan i brimuar e jo i piote guri, disa fëndyj kocke, ashkëla stërralli të përdorura dhe gurë mokre. U gjetën gjithashtu rrotulla boshti, pesha vegjesh vertikale, pesha rrjetash peshkimi prej balte etj. Si në të gjitha shtresat e tjera edhe këtu kockat e kafshëve të buta e të egra janë të shumta. Kurse brij dreri të përdorura ose të këthyer në vegla pune janë shumë të pakt, ndryshe nga gjetjet e vendbanimit Maliqit, ku briri i drerit gjendet me shumicë.

Ajo që përfaqëson më mire këtë periudhë, është qeramika, e cila dallon për larminë, shumëllojshmërinë e përsosmërinë e formave, për pikturimin dhe pjekjen e mire. (Tab. VI). Midis formave të enëve po përmendim enët me trup konik poshtë e cilindrik lart, me buzë të profiluara ose të drejta dhe me dy vegje vertikale shumë të zhvilluara mbi buzë (Tab. VI, 4-8) ; enë me trup sferik, me qafë të shkurtër cilindrike, me ngjyrë shumë të gjerë, me buzë pak të profiluara dhe me dy vegje horizontale të tipit vish-bone; enë me vegje të tipit brinake (Tab. VI, 9,10); enë me grykë oblike (Tab. VI 19) etj.

Për zbukurimin e enëve është përdorur vetëm pikturimi para pjekjes, e më rrallë zbukurimi me shirita në reliev të vendosur poshtë buzës së enës e të mbushur me gropëza; në ndonjë rast është përdorur edhe zbukurimi me gërvishje. Ngjyrat e përdorura janë: gështenja, kafja e thellë e kuqja; si sfond përgjithësisht ka shër- byer ngjyra e vet enës, e cila është ngjyrë tulle ose nuança tulle e lustruar, e shumë rrallë ngjyrë gri.

Motivet me pikturim janë lineare, gjeometrike, si trekëndësha të mbushur me vija paralele; breza me rrombe të vegjël, në ndonjë rast motive në forme fushe shahu dhe kombinime vijash e figurasti nga më të ndërlikuarat (Tab. VII). Si shumëllojshmëria e motiveve ashtu edhe ekzekutimi me harmoni e shije i tyre, flasin për një poçari të zhvilluar që ka arritur një përparim të dukshëm.

E pare në tërësinë e saj, qeramika e bronxit të vonë e zbuluar në shpellën e Trenit, bën pjesë tërësisht në kulturën e Maliqit, por paraqet një fazë të mëvonshme se faza Maliq III d. Për ta pasur më të qartë këtë renditje kronologjike dhe këtë lidhje të ngushtë të qeramikës së bronxit të vonë të Trenit me qeramiken e fazës III d të Maliqit, e quajmë të nevojshëm të përmendim shkurtazi disa tipare e veçori të kesaj të fundit.

Faza Maliq III d, që përbën fundin dhe kulmin e zhvillimit të poçarisë së epokës së bronxit të vonë ne Maliq, karakterizohet nga një qeramikë me një cilësi të lartë, të pjekur mjaft mire dhe të pikturuar mbas pjekjes dhe para pjekjes. Po theksojmë se qeramika me pikturim mbas pjekjes, nga gjerësia e përdorimit të saj mbizotëron ne mënyrë të dukshme mbi qeramiken e pikturuar para pjekjes; nga pikëpamja kronologjike ajo është më e hershme. Si ne njërin dhe ne tjetrin rast ngjyrat e përdorura janë kafja, kafja e thellë dhe e kuqja mat. Si sfond ka shërbyer zakonisht ngjyra e vet enës, e cila është okër, ngjyrë tulle dhe rrallë bojë hiri. Motivet janë lineare, gjeometrike e ne shumicën e tyre të realizuara me kujdes.

Duke marre parasysh faktet e mëposhtme që: 1) qeramika e pikturuar para pjekjes, e fazës Maliq III d gjëndet së bashku me qeramiken e pikturuar mbas pjekjes, kurse ne Tren po e njëjta qeramikë e pikturuar para pjekjes nuk shoqërohet nga qeramika e pikturuar mbas pjekjes ; 2) ne qeramiken e Trenit u gjetën, ne numër të kufizuar, enë me grykë oblike, të cilat nuk njihen nga poçaria e fazës III d të Maliqit, — mund të arrijmë ne përfundimin se qeramika e periudhës Tren II b është e një kohe pak më të vonë se qeramika e fazës Maliq III d.

Ne qeramiken e pikturuar të bronxit të vonë si ne Maliq ashtu edhe ne Tren me rëndësi është edhe fakti që ne disa drejtime ajo ka tipare të qarta të kulturës ilire, të cilat duken ne tipin e enës me dy vegje vertikale shumë të zhvilluara mbi buzë, forme ene kjo shumë e rendomte ne bronxin e vonë dhe tipike për gjithë kulturën ilire të epokës së hekurit. Karakterin ilir të qeramikës së pikturuar të epokës së bronxit të vonë e shohim edhe ne një radhë motivesh gjeometrike, të cilat përsëriten me po të njejtën rregullsi edhe ne qeramiken ilire të kulturës së Matit7. Tiparet ilire të poçarisë së bronxit të vonë dëshmohen edhe nga enët me vegje brinake që i gjejmë qysh ne bronxin e mesëm, ne tumat e Pazhokut e ne kohë më të vona i ndeshim shpesh né qytezën e Gajtanit, ne tumat e Matit e gjetkë8; dëshmohen gjithashtu edhe nga enët e tipit «biforata» që janë krejtësisht të ngjashme me ato të zbuluara ne Gajtan9 dhe Vajzë.

Tërësia e këtyre elementëve mjaft shprehës të qeramikës së bronzit të vonë të zbuluar né Tren e Maliq, na çon ne dy përfundime: a) kjo qeramikë, me gjithë tiparet e veçantitë e veta lokale, qendron ne unitet e lidhje të ngushtë me qeramiken e zbuluar ne tërë territorin e vendit tonë (Pazhok, Dropull, Vajzë, Mat, Gajtan etj.) dhe b) ne kompleksin e gjithë elementëve që formojnë fizionominë e saj, ajo shpreh karakterin ilir të qeramikës. Kështu qysh ne periudhën e bronxit të vonë, ne kulturën e Maliqit, duke përfshirë këtu edhe Trenin, u kristalizuan një radhë elementësh e tiparesh të poçarisë, të cilët ne epokën e hekurit shërbyen si bazë për zhvillimin teknik dhe pasurimin me forma e motive të qeramikës ilire.

Përsa i takon qeramikës së pikturuar të bronxit të vonë, ajo nuk është një shfaqje e izoluar që e ndeshim vetëm ne Maliq e Tren, por atë e gjejmë me po ë njejtën teknikë punimi dhe me po të njëjtat motive ne Maqedoninë Perëndimore e Qendrore, në Epir e sidomos në vendbanimet e Bubushtit11, Çauçiçës, Kastricës 1 3 e gjetkë, qendra këto që kanë qenë në lidhje të ngushtë me vendbanimet e kësaj zone të pellgut të Devollit. Përfundimi i arritur, se djepi i kësaj qeramike të pikturuar është lugina e Devollit, ne na duket se qëndron plotësisht.

Në fund të mijëvjeçarit të dytë dhe në fillim të mijëvjeçarit të pare p.e. re, me daljen e hekurit dhe me lindjen e kushteve të reja historike, banorëve të Trenit ju desh që krahas banimit në shpellë të kalonin në banimin sipër saj, por tani të fortifikuar me mure. Shtresa kulturale e periudhës se hekurit të hershëm në sek. A është përfaqësuar kryesisht në dhcmën e dytë të shpelles, nga një shtresë argjilore me shumë çakëll, e trash 0,20-0,40 m. Në sektorin B kjo shtresë është •depozituar pranë mûrit rrethues në një sipërfaqe të gjerë rreth 270 m2 dhe for- mohet nga argjile ngjyrë gri me përzierje rëre, gurë e fragmente enësh, trashësia e saj lëviz nga 0,40-1.30 m.

Muri rrethues i gjatë rreth 90 m. dhe 3,30-3,50 m. i gjerë, rrethon kodrën në anën juglindore, ku terreni nuk është i thyer. Pjesa tjetër e kodrës ka një re- liev të thyer shkembor që nuk ka pasur nevojë për mur mbrojtës. Faqia e jashtme e mûrit është formuar nga blloqe gurësh të mëdhenj e mesatarë té papunuar e palidhje. Gurët e faqes se brendshme formojnë një linjë jo shumë të rre- gullt, mbasi në zgjedhjen e tyre nuk është treguar ndonjë kujdes. Midis dy faqeve të mûrit nuk ka asnjë lidhje dhe mesi i mûrit është mbushur me gurë të madhë- sive të ndryshme.

Nga pikpamja teknike muri ka shumë tipare primitive, por më i rëndësishëm është pozicioni i vendbanimit të fortifikuar. Duke e krahasuar pozicionin e tij me qytezat dhe kalatë e tjera të fortifikuara ilire të periudhës se paré të hekurit, vërejmë këto ndryshime: në qoftë se në Tren kemi një vendbanim të fortifikuar, ku muri rrethues nuk është veçse 6-8 m. më lart nga niveli i fushës dhe kufizon një sipërfaqe të vogël prej 4400 m2, vendbanimet ilire të tipit kala, tënjohura në katër anët e vendit tonë, janë të ngritura mbi kodra të larta dhe kanë një pozicion strategjik mjaft të favorshëm. Një vend i tillë nuk ka munguar edhe né Tren, mbasi ngjitur me kodrat e vendbanimet e Trenit fillon e lartësohet mali i Trajanit. Por për mendimin tonë, në fillimin e epokes se hekurit akoma nuk ishte bërë nevojë e domosdoshme ndërtimi i një kalaje të tillë për banorët e Trenit.

Përsa i takon arkitekturës se banesave, në sek. B nuk qe e mundur të kapej asgjê — Në një kuadrat u gjetën fragmentet e një furre të prishur për pjekjen e qeramikës; nga fragmentet e saj janë ruajtur disa pjesë të skarës me vrima dhe pjesë të pareteve anësore të furrës.

Vendin kryesor né gjetjet e periudhës se paré të hekurit e zë qeramika, e cila përfaqësohet nga dy grupe kryesore: a) qeramika e punuar me dore dhe b) qerarrJka e punuar me çark. Ne raportin sasior midis këtyre dy grupeve, qeramika e punuar me çark zë një përqindje mjaft të vogël.

Ne përgjithësi e gjithë qeramika e hekurit të hershëm si nga format, motivet, brumi, ngjyrat dhe pjekja e saj nuk ndryshon nga qeramika e periudhës se bronxit të vonë, bile midis tyre është vështirë të vendosësh një vijë të qartë kufiri. Ndryshimet janë të pjesshme e ne mjaft raste kemi të bëjmë me ndryshime sasiore të qeramikës. Këtë lidhje organike midis gjetjeve të dy epokave më mire se çdo gjë tjetër e shpreh qeramika e pikturuar.

Midis formave të shumta të enëve edhe ne epokën e hershme të hekurit dy janë enët bazë që janë vazhdim i drejtpërdrejtë i formave të bronxit të vonë: enët me dy vegje vertikale të zhvilluara mbi buzë dhe enët me dy vegje horizontale ne trajtë unazore, të cilat ne disa raste vendosen mjaft pjerrtas dhe bile dalin mbi lartësinë e buzës se enës. Një forme tjetër mjaft karakteristike për këtë periudhë janë enët me grykë oblike, të cilat kishin filluar të prodhoheshin që ne periudhën e bronxit të vonë. Këto enë me grykë oblike marrin një përdorim të gjerë ne tërë territorin e Ilirisë dhe bëhen ne epokën e hekurit një ndër elementët tipikë të kul- turës ilire. — Si një forme të re enësh me përdorim të gjerë, duhet të përmëndim enët me fund të lartë, trung konik, pak të zgavruar dhe të pikturuar.

Vendin e pare ne zbukurimin e qeramikës e zë pikturimi, i cili është bërë ne të gjitha rastet para pjekjes; ngjyrat e përdorura janë po ato që gjejmë edhe ne qeramikën e periudhës se bronxit të vonë, me të vetmin ndryshim që këtu del edhe pikturimi me bojë që ka shkëlqim argjendi. Kështu ndodh edhe me v motivet që ne pjesën dërmuese përsërisin ato të epokës paraardhëse (Tab. IX). Natyrisht ne një shikim më të thelluar të tyre vërehen nuança motivesh ose motive krejt të reja. Kështu ne trekëndëshat si motiv kryesor vërehet prirja e një zgjatjeje të kulmit të tij që zbukuron fundin e enës. Ndër elementët e rinj dekorative që formojnë edhe një element karakteristik dhe datues për qeramikën e hekurit të hershëm, janë vijat ose tufa vijash të valëzuara, të vendosura vertika- lisht ose horizontalisht; motivi me breza vijash paralele horizontale; motivi me gjysmërrathë koncentrikë të varur dhe kombinime vijash të tjera.

Zbukurime të tjera që përdoren ne qeramikën e hekurit të hershëm, pas atij me pikturim, janë zbukurimi me ngulitja e gërvishje, me kanelyra, zbukurime me shirita ne reliev të mbushur me gropëza ose me vija, zbukurimi ne forme U-je ose V-je të përmbysur ne reliev etj.

Fragmentet e enëve të punuara me çark (Tab. XI, XII, XIII) ne krahasim me të tjerat janë të pakta. Nga faqia e jashtme, nga brumi, lustra dbe zbukurimi, ato pothuajse nuk dallojnë nga enët dhe fragmentet e punuara me dore. Vijat e holla paralele (vjaskat) që bien menjëherë ne sy nga faqia e brendshme e frag- mentit, tregojnë qartë se ato janë prodhuar ire çark. Nga ana tjetër, luhatja e këtyre vijave dhe ndryshimi sado i vogël i drejtimit të tyre, se bashku me numrin e kufizuar të fragmenteve, tregon se çarku sa ka filluar të hyjë ne përdorim. Pa- varësisht nga kjo, njohja e çarkut të poçarit nga banorët e Trenit dhe fut ja e tij ne përdorim, ishte një sukses i dores se pare, sepse flet për një prodhim «industrial» ne poçari, që parakupton një përparim të dukshëm të forcave prodhuese. Ne të njëjtën kohë ky fakt hedh dritë të re mbi njohjen e çarkut me dore nga ilirët që ne fillimin e periudhës se hekurit (duke ditur se të dhënat e mëparshme për njohjen e tij nga ilirët ne territorin e vendit tonë nuk i kalonin kufinjt e shek. IV para e.re).

Motivet që zbukurojnë qeramikën e punuar me çark në përgjithësi janë té njëllojta me ato të qeramikës së punuar me dore, por nuk mungojnë edhe ndryshime të motiveve. Kështu në enët e punuara me çark vijat që formojnë figurât gjeometrike janë më të gjëra. Gjithashtu dalin motive të reja si vija të valëzuara, breza të gjërë horizontale, motivi i gjysëmrrathëve koncentrikë të varur etj.

Së bashku me materialin tjetër të periudhës së hekurit të hershëm u gjetën edhe një enë jo e piote dhe dy fragmente enësh të importuara nga Greqia. Ena nuk u gjet e piote por fragmentet e ruajtura ishin të mjaftueshëm për të bërë rikonstruksionin e saj. Ena është një prodhim i njohur Korintik dhe si kohë i takon periudhës së zhvilluar gjeometrike, mesit të shek. VIII p.e. re. Një ngjash- mëri të përkryer paraqet ekzemplari ynë me atë të gjetur në Delfi. 

Fragmenti (Tab. XI 2) është buzë e një ene me grykë të gjerë, i zbukuruar si në pjesën e sipërme të buzës, ashtu edhe poshtë saj me tufa vijash paralele të drejta dhe të valëzuara. Fragmenti për nga forma dhe teknika e punimit është një prodhim i Argosit që i takon periudhës së stilit gjeometrik. Interes të veçantë paraqet edhe fragmenti tjetër (Tab. XI 3), i cili i përket të njejtit tip ene dhe është i zbukuruar me po ato motive si fragmenti i enës së importuar nga Argosi. Por brumi i qeramikës, cilësia e punimit të formes ashtu edhe bëria e ornamenteve ndryshojnë, gjë që na shtyn të mendojmë se ky është një prodhim lokal, por që është prodhuar sipas modelit të prodhimit argolidas.

Fragmenti i tretë është fundi i një kyliksi, dhe si kohë i takon periudhës së hershme gjeometrike.

Prania e këtyre prodhimeve të importuara në vendbanimin e Trenit është dëshmi e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve që kishin këta banorë me ata të qen- drave të ndryshme greke. Me interes janë këto fragmente të importuara edhe përsa i takon datimit të kulturës së periudhës së pare të hekurit. Duke pasur pa- rasysh se ato i takojnë periudhës gjeometrike, e sidomos enës (Tab. XIV) që i takon periudhës së zhvilluar, jemi të mendmit se ato kanë qenë në përdorim nga banorët e Trenit gjatë gjysmës së dytë të shek. VII p.e.re. Kjo date duhet marrë si kufiri i fundit i ekzistencës së vendbanimit të Trenit gjatë periudhës së pare të hekurit.

Qeramika e pikturuar e hekurit të hershëm e zbuluar në Tren shënon një fillim të mbarë për studimin e qeramikës së pikturuar të epokës së hekurit. Ajo paraqet ngjashmëri të madhe me qeramikën e po kësaj kohe, të zbuluar në 14 piïta të tjera të vendit tonë, dhe përbën një nga tiparet themelore të poçarisë, ku shtri- hej fisi ilir i Desaretëve në epokën e hekurit 17. Duke u nisur nga të dhënat që kemi sot për sot nga Treni, mendojmë se qeramika e pikturuar, e cila del për herë të pare në vendbanimin e Maliqit në bronxin e mesëm, faza Maliq III c, vazhdoi të prodhohej deri aty nga fundi i shek. VII p e.re.

Për qeramikën e Trenit të fillimit të periudhës së pare të hekurit nuk lind problemi për të përcaktuar përkatësinë ilire të saj, mbasi në këtë étape të zhvi- llimit ajo del me të tëra tiparet e qeramikës ilire të formuara plotësisht. Çështja është për një përcaktim të elementëve dhe veçorive lokale të kësaj poçarie, një pjesë të të cilave u munduam t'i paraqisim më lartë, kurse të tjerat janë të li- dhura me zgjerimin e gërmimeve me shtimin e lendës arkeologjike dhe natyrisht me studime më të gjëra.

Në shtresën kulturale të periudhës së hershme të hekurit u gjetën edhe një numër relativisht i madh objektesh metalike, të cilat janë karakteristike për kulturën ilire. Ndër to mund të përmëndim një paftë brezi prej bronxi në forme drejtkëndëshi me tre vegje rrethore, ku në secilën varet nga një spirale teli dhe në njërën nga këto spirale vazhdon të varet një figure antropomorfe në trajtë X (ka shumë mundësi që edhe në dy varëset e tjera të qëndronte pò e njejta figure Tab. XV 1). Figurât antropomorfe, të njohura si demente karakteristikë ilire gjatë periudhës se pare të hekurit, i gjejmë në forma të ndryshme në Mat e në disa qendra të Ilirisë. Koka në trajtë unaze e figures antropomorfe të Trenit është tipar që e bashkon me ato të Matit, 1 8 kurse mënyra e paraqit jes se trupit e afron më shumë me figurât antropomorfe japode.

Gjithashtu hekurit të hershëm i takojnë: një varëse bronxi bikonike me dritare e një tipi me atë të gjetur në Pateli (Maqedoni) një kokë varëse bronxi në forme trekëndëshi me vrima në mes, e njëllojtë me atë të gjetur po në Pateli, një pincetë bronxi e ruajtur shumë mire; një rruar bronxi bikonike mjaft e shtypur e përafërt për nga tipi me rruaza të tilla të gjetura në rrethet e Shkodrës; një rreth bronxi masiv me një kokë kafshe (ndoshta gjedhi të imtë) të stilizuar  ; një dorëze bronxi e punuar mjaft bukur e ripërdorur për ndonjë qëllim tjetër (Tab. XV,8); dhe se fundi një majë heshte hekuri me fletè në forme gjethje da- fine me kurriz shumë të lehtë dhe tun të gjatë sa edhe fleta.

Të gjitha këto objekte metalike janë të njëkohshme. Gjetja e tyre se bashku me tërë qeramikën tjetër të fazës Tren III, të qeramikës se zbukuruar me gjysmë- rrathë koncentrikë dhe me qeramikën e importuar, na jep të drejtën të arrijmë në përfundimin se ato i takojnë gjysmës se pare të hekurit dhe i përgjigjen periudhës protogjeometrike dhe gjeometrike. Përsa i takon mûrit rrethues në sek. B, ai duhet të jetë ngritur në fillimin e periudhës se hekurit.

Zhvillimi i mëtejshëm i shoqërisë ilire në gjysmën e dytë të periudhës se pare të hekurit e bëri të papërshtatshëm vendbanimin e fortifikuar dobët mbi shpellë, dhe si pasojë i çoi banorët e Trenit në ndërtimin e kalasë se Trajanit. Kalaja ngrihet mbi një kreshtë malore të lartë 1245 m. mbi nivelin e detit dhe nga ana veriore e verilindore mbrohet nga një terren i thyer shkambor, kurse nga anët e tjera e rrethojnë dy radhë muresh me lidhje të thatë, karakteristikë kjo për gjysmën e dytë të periudhës se pare të hekurit . Në kalanë e Trajanit ende nuk janë bërë gërmime prandaj konstatimet tona janë të mbështetura vetëm mbi gjetjet e mbledhura mbi sipërfaqe. Bëria e gërmimeve këtu do të jepte të dhëna për një datim më të mire të periudhave të ndryshme të epokës se hekurit e sidomos të gjysmës se dytë të periudhës se pare të hekurit dhe periudhës se dytë të hekurit deri në pushtimin romak, periudha këto të cilat mungojnë në vendbanimin e Trenit.

Gjatë periudhës se pushtimit romak shpella e Trenit u këthye përsëri në një qendër banimi. Shtresa kulturale e kësaj periudhe u gjet e përzier me materiale prehistorike dhe nuk na dha mundësi për një përcaktim kronologjik të horizonteve të ndryshme të banimit.

Në dhomën e dytë të shpellës u zbulua një dysheme e ruajtur shumë mire e periudhés sé voné romake. Ajo shtrihej né njé sipërfaqe rreth 30 m2. Dyshemeja formobej nga një shtresé dheu argjilor té ngjeshur té përzier me çakëll dhe fragmente enësh e tjegullash romake.

Të para ne tërësi, gjetjet më të shumta i takojnë shek. II, IV të e. re dhe kjo dëshmon për një rritje dhe intensifikim të jetés se vendbanimit né këto periudha edhe në faktin se në këtë kohë banimi ka qenë shtrirë në pjesën para hyrjes së shpellës, në dhomën e parë dhe në dhomën e dytë, duke përfshirë kështu gjithë sipërfaqen e mundshme të banimit shpellor.

Në përgjithësi në periudhën e pushtimit romak në të gjithë këtë zone ka patur një zgjerim shumë të madh të qendrave të banuara të fortifikuara e të pafortifikuara. Përveç shpellës së Trenit, Ventrokut dhe kalasë së Trajanit, e cila tani forcohet me mure të ndërtuara me llaç, të banuara kanë qenë arat në fund të fshatit Tren, Gorica dhe Pavliqi, që ndodhen shumë afër njëra-tjetrës.

Nga gjetjet e rastit, te zbuluara në arat që ndodhen në fund të fshatit Tren një vlerë të veçantë shkencore ka një pitos i madh, në grykën e të ci lit është vizatuar, me gërvishje, një parmendë me plor, gjë që dëshmon për njohjen dhe përdorimin e kësaj vegle kryesore në bujqësi. Pitosi i takon shek. III-II p.e.re dhe është i ekspozuar në muzeun e qytetit të Korçës. Nga gjetjet e rastit, të gjetura në këtë vend, është edhe një enë antropomorfe me një vegje, që paraqet kokën e një fëmije. Nga mënyra e paraqitjes së flokëve, syve dhe tipareve të tjera të portretit, ena i takon shek. II-III të e. re. dhe nga informatat që kemi, ajo është gjetur në nekropol.

Gjurmët e banimit të shpellës në periudhën e hershme mesjetare janë tepër të kufizuara. Ato përfaqësohen nga fragmente vorbash me balte të zezë të zbukuruar me vija të valëzuara dhe nga fragmente enësh me vernik jeshil.

Këto ishin shkurtimisht rezultatet kryesore të kërkimeve e studimeve mbi materialin arkeologjik të zbuluar në vendbanimin e Trenit. Fakti që ky vendbanim ka qenë banuar për një kohë shumë të gjatë, qysh nga eneoliti e deri në periudhën mesjetare të hershme, është një kontribut i rëndësishëm, krahas zbulimeve të bëra më pare në Maliq; Pazhok etj., që dësh- mon për vijëmësinë e banimit të truallit ilir që nga epoka e eneolitit e këtej dhe, në më- nyrë të veçantë, me zbulimet e bëra këtu u sollen fakte të reja që vërtetojnë vijimësinë kulturale dhe etnike nga epoka e bronxit në atë të hekurit.

Jeta e përditshme dhe doket

Pjesën më të madhe të shënimeve për ilirët e gjejmë në veprat e autorëve antikë që ka të bëjë me luftërat që ilirët zhvilluan me grekët, me maqedonët dhe me romakët, ndërsa shënimet për doket e tyre, për besimin dhe për jetën e tyre të përditshme janë mjaft të rralla dhe jo gjithnjë të sigurta. Duke shkruar kryesisht në bazë të fakteve nga dorë e dytë, këta autorë në shkrimet e tyre, shpeshherë theksonin ato fakte që në Athinë ose në Romë vlente si mendim publik për ilirët. Prandaj guxojmë të shprehim dyshim se ngjarjet dhe doket, të cilat i përshkruanin dhe i vishnin ndonjë fisi, autorët i njihnin me të vërtetë dhe mund t’i vendosnin në kohë dhe në hapësirë.

Arkeologjia jep një mori faktesh për njohjen e jetës së përditshme të ilirëve dhe në dallim nga tekstet e shkruara, këto fakte janë plotësisht të sigurta. Fatkeqësisht, gjurmëte kulturës materiale nuk mund tëjapin përgjigje lidhur me shumë çështje nga sfera e jetës shpirtërore dhe e marrëdhënieve shoqërore, kështu që ndihma e arkeologjisë për rekonstruimin e jetës së ilirëve është e çmueshme, por jo edhe e mjaftueshme.

Arkeologjia dhe rezultatet e saj na tërheqin vërejtjen për një fakt të rëndësishëm se ekzistonin ndryshime mjaft të mëdha në kulturën materiale midis fiseve të ndryshme ilire dhe rrjedhimisht ndryshime të tilla ekzistonin, edhe në kulturën shpirtërore. Të gjitha këto i kanë shtyrë hulumtuesit bashkëkohorë të jetë shumë i kujdesshëm kur flitet për disa aspekte të jetës së ilirëve të vjetër, që të mos bie në gabime që fenomeneve kulturore të vërtetuara te një fis ose në një vend, t’u japin domethënie të përgjithshme ilire.

Jeta e përditshme e fiseve ilire është varur shumë edhe nga pozita gjeografike e vendit, në të cilin jetonin. Këto kushte ishin rnjaft të ndryshme: prej ujdhesash dhe bregdetit me klimë të butë, mediterane e deri te fushat e plleshme, pranë lumenjve të mëdhenj panonikë, ku mbretëronte klima kontinentale dhe deri te malet shkëmbore në Bosnjë, Mal të Zi, Slloveni e gjetiu, në të cilat dimrat e ftohtë dhe të rëndë, ua kushtëzonin banorëve mënyrën e jetës dhe doket. Duke përshtatur vendbanimet dhe shtëpitë e tyre, veshmbathjet e tyre, ekonominë dhe tërë mënyrën e jetës sipas rrethanave në të cilat jetonin, e cila herë iu siguronte pasuritë minerale, herë kullotat, deti i pasur me peshq ose pyjet plot egërsira, ilirët, duke jetuar me shekuj në kushte shumë të ndryshme, krijuan edhe doke shumë të ndryshme dhe rrjedhimisht kishin edhe mentalitete shumë të ndryshme. Të kujtojmë se të gjitha fiset ilire nuk kishin të njëjtën origjinë, e prandaj nuk kishin as të njëjtën pasuri etnografike. Po të merren parasysh të gjitha këto nuk është vështirë të mendohen vështirësitë para të cilave gjendet sot hulumtuesi kur prej lajmeve mjaft të pakta përpiqet të marrin vesh se si ka qenë pamja etnografike e ilirëve.

Kultura materiale

Asnjë aspekt i kulturës ilire nuk është studiuar aq mirë dhe nuk është aq i njohur si kultura materiale. Një kohë të gjatë arkeologët dhe ata që nuk janë arkeologë, por që janë marrë ose edhe që merren ende me gërmimet e varrezave ilire, e kishin si cak të gjenin fibulat e bronzit, shpatat, varret dhe objekte të tjera dhe që me to t’i pasuronin muzeumet e veta ose koleksionet e tyre private. Arkeologët, pas kësaj, i kanë dhënë dhe i japin edhe sot e kësaj dite, në hulumtimet e tyre, përparësi këtij materiali, së pari sepse ai mund të sigurohet më lehtë dhe mandej për shkak se studimi i tij, më së miri, bën të mundshme njohjen e kronologjisë së qendrave të ndryshme, të rrymimeve kulturore, të lidhjeve tregtare me viset rreth e rrotull, të teknologjisë, etj. Specifikat e kulturës materiale në rajone të caktuara u bëjnë të mundshme ekspertëve që t’i identifikojnë fenomenet kulturore dhe që fenomeneve t’u japin shpjegime përkatëse sociologjike dhe historike. Të gjitha këto janë shkaqe pse kultura materiale gjendet në qendër të vëmendjes së arkeologëve dhe pse me këtë kanë të bëjnë pjesa më e madhe e punimeve, të cilat i nxorën arkeologët deri tani në dritë.

Vështrimi i kulturës materiale të viseve në të cilat banonin ilirët zbulon qysh në pamje të parë se kanë ekzistuar ndryshime shumë të mëdha në lidhje me dukjen e disa elementeve të kësaj kulture në vise të ndryshme të territorit ilir. Fibulat, gjilpërat stoiisëse, diademat dhe objekte të tjera, të ciiat i mbanin ilirët në Slloveninë e sotme kanë fare pak gjëra të përbashkëta me objektet e tilla, të cilat i mbanin ilirët në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Përveç kësaj, shumë objekte të cilat i hasim në Slloveni nuk do t’i gjejmë fare në viset e tjera ilire, dhe anasjelltas. Nga kjo mund të përfundojmë se për një kulturë të vetme ilire as që mund të bëhet fjalë në kuptim të një fenomeni konzistent, të pjekur, që mund të identifikohet lehtë - ashtu si mund të bëhet kur është fjala për kulturën skite ose kelte. Ndarja e tillë shpirtërore e ilirëve është vetëm shprehje e faktit se ilirët nuk arritën kurrë atë shkallë të vetëdijes së pavarur që ishte e domosdoshme për krijimin e një jete të pavarur dhe vitale. Do të shohim më vonë se unitet nuk ekziston as në fushën e kulturës shpirtërore (të artit, besimit, të riteve mortore etj.). Për këtë shkak arkeologët përpiqen në bazë të kulturës materiale, e cila tani për tani hajep më së shumti fakte të identifikojnë dhe t’i caktojnë kufijt në trollin ilir, grupet e caktuara kulturore dhe të lidhin ekzistimin e tyre qoftë me hartën politike të Ballkanit Perëndimor në epokën e hekurit, qoftë me tërësitë ekzistuese gjeografike.

Në mesin e arkeologëve nuk ekziston qëndrim unik mbi numrin e kulturave ilire (ose të grupeve kulturore, kryesisht të rajoneve kulturore), e sidomos nuk ekziston ai unitet përsa i përket shtrirjes së tyre? Mund të themi se në momentin e tanishëm mund të flitet së paku gjashtë grupe kulturore në territorin ilir, por ky numër në veprat e disa autorëve më të rinj është gati dyfish më i madh.1 2 Pa marrë parasysh se çfarë ndarjeje do të pranojmë, është fakt se grupet kulturore tani për tani nuk munden të identifikohen plotësisht në pikëpamje arkeologjike, e sidomos nuk mund të caktohen kufijtë në pikëpamje gjeografike.

Duke u nisur nga jugu në veri hasim së pari kulturën e Trebenishtit, të quajtur sipas qendrës shumë të njohur Trebenishte në afërsi të Ohrit.3 Në vitin 1918 ushtarët bullgarë duke hapur istikame gjetën varrezat e para të atij lokaliteti. Më vonë, për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që tërhoqi materiali i zbuluar, disa herë u bënë hulumtime të mëtejshme.4 Hulumtimet në lokalitete të tjera në Maqedoni, në Greqinë e veriut dhe në Shqipëri plotësuan njohuritë për këtë kulturë shumë interesante ilire. Ajo zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme prej mesit të shekullit XII, deri në mesin e shekullit IV para e.re., kurse lulëzimin më të madh e arrin prej shekullit IV para e.re. e më tutje, kur ndodh depërtimi i fuqishëm i kulturës greke (jonike), kështu që elementet e kësaj kulture bëhen faktorë të barabartë në fazën e pjekurisë së kulturës ilire.

Disa objekte të punuara në stilin e kulturës trebenishte paraqiten gjithashtu edhe në disa lokalitete të Shqipërisë deri në Shkodër, mirëpo viset perëndimore dhe veriore të këtij vendi nuk i përkasin rajonit amë të kësaj kulture; kultura materiale gërmuar në tumat e shumta të lumit Mat në Shqipërinë veriore, që është karakteristike për kulturën ilire të epokës së hekurit në Shqipëri, është shumë më e ngjashme me kulturën materiale të një kulture tjetër ilire — të Gllasincit.

Kultura e Gllasincit shtrihej në një sipërfaqe të gjerë prej kufirit më jugor etnik të ilirëve-prej Epiritederi te lumi Kërka në veri, mandej te Morava dhe Drina në lindje. Kjo është kulturë klasike ilire, në pjesën më të madhe e krijuar në bazë të kulturës autoktone materiale të periudhës së bronzit.6 Megjithatë, do të ishte gabim të konsiderohet tërë rajoni i shtrirjes së kësaj kulture unike në pikëpamje kulturore; elementet kulturore të përbashkta për tërë këtë rajon nuk munden, në të vërtet, të fshehin faktin se ekzistojnë ndryshime lokale midis rajoneve të ndryshme brenda kësaj kulture — ndryshimet të paidentifikuara dhe të padefinuara ende sa duhet, që me siguri janë rezultat i substrateve të ndryshme etnike dhe kulturore prej të cilave janë zhvilluar.

Gjithashtu është gabim, si veprohet nganjëherë, t’i jipet kësaj kulture epiteti ilir dhe vetëm në këtë mënyrë të konsiderohet ajo si e “sigurt” ilire. Sepse si e sigurt ilire mund të konsiderohet gjithashtu edhe kultura liburne e cila qe zhvilluar në veri prej asaj të Gllasincit pranë bregdetit dhe së cilës, pa marrë parasysh origjinën paraindoevropiane të krijuesve të saj, liburnëve, nuk mund t’i vishet karakteri ilir në epokën protohistorike, d.m.th. prej Kërkës në jug deri në Rashë të Istrisë në veri, duke përfshirë edhe ujdhesat e aferme. Në rajonet që banonin japodët zhvillohet kultura japode, ndërsa në Istri ajo istriane ose kultura kasterliere. Kjo e fundit, me shumë elemente të vetat, është e ngjashme me kulturën që ishte zhvilluar në rajonin juglindor alpin.

Qarku kulturor alpin juglindor përfshin disa grupe të vogla ndër të cilat më të rëndësishme janë grupi shënlucian, (i quajtur sipas Shën Lucisë, gjegjësisht e Santa Lucias, afër Tolminit), notranje dhe dolenje.10 11 Këto grupe kulturore për shkak të lidhjeve të tyre të forta me qendrat e zhvilluara të kulturës etruske dhe venete në perëndim zhviliuan formajashtëzakonisht të pasura dhe të shumëllojshme të kulturës materiale dhe shpirtërore, kështu që për studimin e lidhjeve ilire - italike objektet e zbuluara në Slloveninë e sotme janë mjaft të rëndësishme.

Në lindje të qarkut alpin juglindor u zhvillua kultura e Dalit (e quajtur sipas vendit Dal te Osjeku, ku u zbulua nekropoli i madh me të vdekurit e djegur), e cila zhvillohet në bazat e kulturës së epokës së bronzit të fushave të urnave, që më vonë në kohën e vjetër të hekurit, të ndryshojë pjesërisht fizionominë e vet nën ndikimin e kulturës alpine juglindore dhe të asaj të Gllasincit nga Bosnja."

Secila prej kulturave ose grupeve kulturore të përmendura ka edhe specifikat e veta, të cilat u shkaktuan nga substratet e ndryshme prej të cilave janë zhvilluar dhe aq më tepër për shkak të ndikimeve të ndryshme të cilat gjatë shekujve depërtuan nga jashtë në tokat e ilirëve. Rajoni i kulturës së Gllasincit, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, ruajti më gjatë autoktoninë, ndërsa të gjitha kulturat e tjera, veçanërisht nga shekulli V para e.re. e më tutje pësuan ndryshime mjaft të mëdha, në sajë të depërtimit të elementeve të huaja kulturore, por edhe në sajë të zhvillimit shoqëror- ekonomik të ilirëve, i cili e bëri të mundshëm dhe të domosdoshëm këtë depërtim.

Prej kulturave rreth e qark, të cilat ndikuan më fuqishëm te ilirët duhet theksuar, në radhë të parë, kulturën greke, gjegjësisht manifestimet periferike të kulturës greke. Përmendëm kulturën e Trebenishtit dhe ndikimin e madh që pati kultura greke në formimin e saj prej shekullit V para e.re. e më tutje. Në rajonin e Shqipërisë dhe pjesërisht të Malit të Zi, ky ndikim filloi të depërtojë edhe më herët, ndërsa prej shekullit V para e.r. disa vise të Shqipërisë, sidomos ato që mbanin kontakte të ngushta me kolonitë greke në bregdetin e Jonit dhe atë të Adriatikut, pranojnë në shumë manifestime të tyre kulturore karakterin iliro-grek. Në Adriatikun e mesëm ndikimi kulturor grek fillon të ndihet gjithnjë e më fuqishëm vetëm pas formimit të kolonive greke, d.m.th. prej fillimit të shekullit IV para e. re. Në bazë të gërmimeve të deritashme nuk mund të thuhet se prania e atyre kolonive në bregdetin ilir, si dhe lidhjet tregtare, të cilat qenë zhvilluar midis ilirëve dhe grekëve, shkaktuan ndryshime të dukshme në kulturën materiale dhe shpirtërore të fiseve të atjeshme ilire. Përjashtim është, deri diku, fisi i daorsve, që jetoi rreth Neretvës. Pjesëtarët e këtij fisi ranë shumë herët në kontakt me mallrat greke, të cilat kalonin nëpër luginën e Neretvës drejt brendësisë së Ballkanit, si dhe me vetë grekët, kështu që morën shumë fryte të qytetërimit grek. Prej grekëve ata mësuan të ndërtojnë edhc kala shumë më të përsosura, të cilat ndoshta me ndihmën direkte të mjeshtërve grekë i ngritën rreth qendrës së tyre kryesore fisnore që ishte ngritur në Oshaniq afer Stollcit në Hercegovinë. Gërmimet në këtë gradinë (qytet) treguan, pos të tjerash, se daorsët përdorën shumë mallrat e qeramikës greke, prenë monedhat e veta në të cilat me shkronja greke shkruan emrin e fisit dhe se shumë gjëra i morën nga jeta e qyteteve grekc, kështu që disa ekspertë për këtë qytet të tyre flasin si për një qytet “të helenizuar plotësisht” (Z. Maric), gjë që gjithsesi është tepruar, mirëpo jo plotësisht pa bazë.

Megjithatë, raste të ngjashme me këtë nuk mund të përmendim kur flasim për Dalmacinë e mesme, kështu që mbetet i pamohueshëm vlerësimi se kultura greke nuk ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e kulturës ilire në këtë pjesë të Adriatikut.

Ndikimi grek ndihet pak më tepër në kulturën liburne dhe japode, mirëpo vërehet se elementet e kulturës helene, të cilat mund të identifikohen në këto kultura nuk arritën drejlpërdrejt nga Greqia, por në mënyrë indirekte, nëpërmjet Italisë. Një gjë e ngjashme mund të thuhet edhe për rajonin e Istrisë dhe të Sllovenisë, me ndryshim se në këto rajone vlcrat kulturore të botës helene, më shpesh në interpretimin etrusk, qarkullojnë shumë më intensivisht se sa në rajonet liburne - japode.

Ndikimct e kulturës italike, në radhë të parë të kulturës etruske, luajtën gjithashtu rol të madh në formimin e shumë elementeve të kulturës të cilat hasen te ilirët. Ky ndikim është i dukshëm veçanërisht në viset ilire veriore - në Istri dhe në Slloveni, por vërehct edhe në viset e tjera.

Nga lindja tokën ilire e vërshojnë ndikimet e fiseve të ndryshme të stepave, të cilat vërtet nuk kanë pasur asnjëherë, ndikim aq të rëndësishëm në kulturën ilire, përsa i përket formimit të kulturës materiale, mirëpo prania e saj nuk guxon të lihet anash kur të analizohen elementet e huaja në kulturën e ilirëve. Në shekullin VIII-V para e.re. në viset lindore ndihet prania e ndikimit thrako - kimerik, ndërsa nga fundi i shek. VI dhe fillimi i shek të V para e.r. edhe prania e ndikimit skit.”

Ndryshime të mëdha në shumë fusha të jetës ilire, rrjedhimisht edhe në kulturën e tyre materiale, shkaktoi ardhja e keltëve. Në ato vise ku u përqendruan keltët të jetojnë përherë, shkaktohet një ndërprerje gati e plotë e zhvillimit të kulturës autoktone ilire dhe shfaqen format plotësisht të reja të qeramikës, të fibuiave, të shpatave dhe të elementeve të tjera të kulturës materiale. Megjithatë në disa vise, ku keltët nuk jetuan përgjithmonë, ilirët përvetësuan shumë fryte të tyre (siç është përpunimi i qeramikës me ndihmën e çarkut të poçarit, teknologjinë më të lartë në përpunimin e hekurit, llojet e reja të sopatave dhe në përgjithësi vegla të reja) duke ia përshtatur shpeshherë format e reja dhe teknologjinë e re formave dhe teknologjisë së vet tradicionale.

Ilirët do të ruajnë një kohë të gjatë disa elemente të kulturës së vjetër materiale edhe pasi ranë nën pushtimin romak, dhe në kohët e mëvonshme, kështu që disa prej këtyre elementeve do të jetojnë edhe pas vdekjes së krijuesve të tyre dhe do të bëhen pjesë përbërëse të kulturës së popujve të mëvonshëm të Ballkanit.

Analiza e hollësishme e kulturës së gjithanëshme materiale të ilirëve kërkon një hapësirë shumë më të gjerë se sa është e mundur t’i kushtohet në këtë vend, prandaj do të kufizohemi në vija sa më të shkurtra të përmendim vetëm ato elemente të kulturës, të cilat janë më karakteristike dhe më të shumta.

Jeta ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore

Shumëllojshmëria e kushteve natyrore në të cilat jetuan disa fise ilire, pasuritë natyrore që kishin në dispozicion, lidhjet tregtare me viset rreth e rrotull, largësia e tyre nga fqinjtë e zhvilluar ose më pak të zhvilluar dhe, në fund, shkalla e zhvillimit të tyre shoqëror - të gjitha këto kushtëzuan mënyra shumë të ndryshme të ekonomisë së tyre. Ndryshimet në shkallën e zhvillimit, sa i përket ekonomisë dhe në bazë të kësaj edhe të strukturës shoqërore të fiseve ilire, kanë qenë gjatë tërë parahistorisë aq të ndryshme sa që për një unitet të jetës ekonomike ilire as që mund të flitet. Këto ndryshime me kohë bëheshin edhe më të mëdha. Derisa disa fise ilire, me zhvillim ekonomik, shoqëror, arritën të formojnë edhe shtetet e tyre me dinastitë sunduese, ndërkaq të tjerat jetonin ende në bashkësitë e stërlashta patriarkale me ekonominë e pazhvilluar, që bazohej në bujqësinë dhe blegtorinë primitive.

Në zhvillimin e disa viseve ilire një rol të madh kishin edhe pasuritë minerale. Ilirët qysh herët filluan të nxjerrin xehet dhe të përpunonin metalin, kurse fqinjtë e tyre, gjithashtu, herët mësuan të çmojnë metalin të cilin e prodhonin xehtarët dhe mjeshtrit ilirë. Tregtia e metaleve ndikoi shumë në zhvillimin e ekonomisë ilire si dhe të shoqërisë ilire në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo pasuri minerale, e deri diku edhe pasuritë e tjera të ilirëve (blegtoria, bujqësia) nxitën te fqinjët profesione të cilat nuk kishin gjithnjë pasoja të volitshme për ilirët. Në fillim këto profesione u shprehën në marrëdhëniet tregtare të qendrave prodhuese ilire dhe të blerësve të jashtëm, e mandej në presionin gjithnjë e më të madh të grekëve, i cili rezultoi me themelimin e emporive e të kolonive të tyre tregtare në bregdetin ilir, dhe më vonë me ndërhyrjen e romakëve në punët ballkanike dhe më vonë në okupimin romak të tërë territorit ilir.

Luftërat dhe armatimi

Skenë lufte

Pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e jetës së fiseve ilire ishin luftërat me popujt fqinj dhe, më shpesh, iuftërat midis tyre. Kalatë e shumta në të gjitha viset e territorit ilir, numri i madh i shpatave, i përkrenareve dhe i armëve të tjera nëpër varrezat e lufiëtarëve ilirë, si dhe përshkrimet e luftëtarëve të cilat i gjejmë në burimet e shkruara antike, dokumentojnë mjaft bindshëm këtë aktivet shumë të rëndësishëm të ilirëve.

Në kreun III folëm për vendbanimet ilire, u ndalëm në përshkrimin e kalave, të cilat, siç theksuam, shërbenin edhe si fortifikata mbrojtëse në rast rreziku. Në disa vise kalatë ishin të grupuara kështu që pozita e tyre topografike e bënte të mundshme mbrojtje më të lehtë kolektive nga armiku. Një grup të tillë mbrojtës e fiksoi Balduin Saria në Slloveni, por të ngjashme ka edhe në Istri dhe gjetiu.

Luftërat midis fiseve ilire, bile edhe përleshjet e përgjakshme midis bashkësive më të vogla shoqërore-politike në periudhën pararomake duket se ishin mjaft të shpeshta. Këto luftëra, kryesisht konflikte, shpërthenin për shkaktë tokës, të kullotave, viseve të pasura me xehe, për shkak të burimeve të njelmta (siç ishte lufta midis autariatëve dhe ardiejve) etj. Romakët para se të pushtonin definitivisht të gjitha ato vise, me mjeshtëri shfrytëzuan konfliktet e tyre (është i njohur rasti i përzierjes romake në luftën midis dalmatëve dhe të liburnëve për pushtimin e Promonës), dhe pasi vendosnin paqen, shpeshherë janë detyruar të paraqiten si arbitër në përleshjet e tyre të përgjakshme reciproke.

Lajmet e burimeve antike për trimërinë e luftëtarëve ilirë, si dhe ato që i tregojnë me veti të këqija (“Ikja dhe sulmi për ta është njësoj nder”, pohon Tukididi) ,nuk kanë vlerë dokumentare, sepse ato janë vlerësime armiqsh, të cilët lavdërojnë trimërinë e tyre për të zmadhuar sukseset e veta, por i zvogëlojnë virtytet e tyre ushtarake kur duhej trimëruar ushtarët e vet para betejave.

Përshkrimet e shumë luftërave të cilat i zhvilluan ilirët kundër armiqve të vet, sidomos kundër romakëve, nuk lënë megjithatë dyshime, se ilirët me të vërtetë, në luftëra janë karakterizuar nga trimëria e jashtëzakonshme dhe se kishin koncepte të përpunuara të taktikës dhe të strategjisë, të cilat u bënin të mundshme zhvillimin e luftëravetë komplikuara me armikun, i cili në shumë pikëpamje ishte superior. Kështu, dalmatët zbatuan taktikën e luftimeve partizane kundër romakëve, dhe arritën t’u shkaktojnë disfata të rënda legjioneve të armatosura romake.

Shumë më tepër dimë për mënyrën e luftimeve të ilirëve të jugut. Supozohet se ilirët në kohët më të vjetra, ndoshta deri në shek. IV para e.re. kishin formacione ushtarake, të cilat nuk dalloheshin nga falangat maqedonase. Kjo mund të përfundohet në bazë të përshkrimeve të betejave midis ushtrisë ilire, të udhëhequr nga mbreti Bardhyl dhe të asaj maqedone, të udhëhequr nga mbreti Filipi II. Në shek. II para e.re. ushtria e Agronit dhe e Teutës nuk paraqitet më në falanga, por në njësi shumë më të vogla, të armatosura mirë dhe shumë të lëvizëshme. Të ngjashme me kohortat romake, këto njësi qenë të gatshme për operacione të pavarura, prandaj për këtë shkak kishin shumë përparësi ndaj falangave. Njësi të këtilla taktike ilire, të afta për aksione të shpejta dhe të befasishme, u treguan si më superiore se njësitë taktike greke, prandaj në këtë kohë ato korrën disa fitore të shkëlqyeshme kundër grekëve.

Në det ilirët zhvillonin taktikën e sulmeve të befasishme që gjithashtu nuk mund të dalloheshin nga mënyra partizane e të luftuarit. Duke shfrytëzuar mundësitë e mrekullueshme, që ua krijonte bregdeti i përshtatshëm adriatik për sulme të befasishme, ilirët zhvilluan taktikën e luftës, e cila i bëri zotërues absolut të Adriatikut për shumë shekuj. Anijet e tyre të luftës, relativisht të vogla, megjithatë nuk mund të mateshin në përleshjet e drejtpërdrejta me anijet luftarake të rënda greke dhe romake, kështu që në përleshje me to, zakonisht, pësonin humbje. Përjashtim bën fitorja e marinës ilire te ishulli Paxos, kur ilirët zbatuan një taktikë të re: i lidhën fort katër nga katër barkat e veta të vogla dhe kështu i sulmuan anijet greke.

Jeta shpirtërore

Ndryshimet të cilat ekzistojnë midis fiseve të ndryshme ilire, ose midis viseve të ndryshme të banuara nga ilirët nuk janë në asnjë sferë tjetër aq të dallueshme si në kulturën shpirtërore. Ndryshe as që ka mundur të jetë, ilirët jetonin në kushte shumë të ndryshme shoqërore-politike, jetonin në vise të ndryshme me klimë të ndryshme, në afërsi të kulturave të ndryshme, të cilat ndikuan në mënyra të ndryshme në artin, religjionin, gjuhën dhe anët e tjera të jetës shpirtëore. Përveç kësaj, kultura ilire u zhvillua në baza shumë të ndryshme kulturore, të cilat në shumicë kushtëzuan zhvillimin e kulturës ilire në vise të ndryshme. Me një analizë të kujdesshme të materialit të ruajtur arkeologjik si dhe të burimeve të shkruara, arrijmë në faktin gjithnjë e më evident se ilirët nuk patën kurrë një kulturë të vetme unike, në pikëpamje shpirtërore konsistente dhe të pjekur, kulturën, e cila do të kishte aq elemente karakteristike sa që si tërësi do të ishte më e njohur në mesin e kulturave të tjera të asaj kohe, ashtu, si për shembull, ishin kultura e keltëve, e skythëve ose e etruskëve. Në art nuk arritën të krijojnë stilin kombëtar, në sferën e religjionit mbretëron Hojllojshmëri, ,e cila më tepër se çdo gjë tjetër tregon për mungesë uniteti shpirtëror të ilirëve, kurse ato pak gjëra që dimë për vallet, muzikën, gjuhën etj., mjaftojnë që të na zbulojnë se edhe në ato sfera të kulturës ilirët nuk ishin të bashkuar. Ky diversitet në kulturën shpirtërore ka qenë edhe në kulturën materiale, mandej mungesa e unitetit politik të ilirëve, krijoi qysh në antikitet ngatërresa te autorët të cilët shkruanin përta, por gjendja nuk është fare më e mirë as te autorët bashkëkohorë që nuk janë në gjendje, që me fije të forta, t’i lidhin të gjitha ato fise të cilat zakonisht konsiderohen ilire. Pamundësia që në një sipërfaqe kaq të madhe, si ishte ajo në të cilën jetonin ilirët, që të krijohej një organizatë e fortë politike panilire, ka zvogëluar shumë gjasat që te fiset ilire të krijohej ndjenja e përkatësisë një qenieje kombëtare mbifisnore, që të formohet një panteon i unisuar, i cili do të krijonte bile iluzione për fatin e përbashkët të të gjithë ilirëve. Na duket, se ilirët në shekujt e parë të periudhës së vjetër të hekurit, në pikëpamje shpirtërore, kanë shumë më tepër elemente të përbashkëta se sa më vonë, në periudhën protohistorike, kur krijimi i entiteteve më të vogla politike solli përçarje shpirtërore ashtu si nuk ka ekzistuar më herët në një formë aq të shprehur.

Varrimi i të vdekurve, doket mortore, kulti i të vdekurve

Varrezat dhe doket mortore bëjnë pjesë në radhën e fushave të njohura më së miri të kulturës shpirtërore ilire. Zbulimi i varrezave ilire ka qenë qysh herët punë e këndshme për arkeologët, në të kaluarën, aderuesit e antikiteteve, së pari për shkak se në varreza kanë hasur shumë shpesh dhe fare lehtë, e mandej edhe për shkak se hulumtimi i varezave nuk kërkon aq shumë mjete materiale dhe punë të tjera përgatitore e organizative, si për shembull do të kërkonte zbulimi i ndonjë vendbanimi. Në sajë të kësaj është vështirë të përmnendet ndonjë sferë e i 1 irologjisë për të cilën është shkruar aq shumë sa për varrezat. Megjithatë, për habi, deri sot nuk kemi ndonjë sintezë të përgjithshme e të plotë për të gjitha aspektet e kësaj ane shumë të rëndësishme të kulturës ilire, bile as sintezë që do të përpunonte këtë problematikë në disa nga regjionet ose kulturat ilire.

Gjëja e parë që bie në sy kur flitet për mënyrën e varrimit të të vdekurve te ilirët është shumëllojshmëria e ritit të varrimit, madje jo vetëm në mes të regjioneve të ndryshme, por edhe brenda regjionit, madje edhe brenda një nekropoli.

Shkaqet e kësaj shumëllojshmërie në format e varrezave dhe të dokeve të varrimit nuk është e mundur të shpjegohen gjithnjë. Megjithatë, ky fakt na kujton edhe një herë mungesën e unitetit të kulturës shpirtërore ilire si dhe gërshetimin e elementeve parailire, ilire dhe të huaja në formimin e kësaj kulture.

Do të përshkruajmë këtu shkurtimisht edhe tipet më të rëndomtë të varrezave që janë regjistruar në truallin ilir.

Varrimi më i shpeshtë i fiseve ilire është varrimi nën tuma (grumbull, tumulus). Ngritja e tumës mbi varrin e të ndjerit është zakon në të gjitha viset qysh në epokën e bronzit, ndërsa në epokën e hekurit kjo bëhet rregull, ndonëse jo edhe e vetmja mënyrë e varrosjes në Istri, në Dahnaci, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe sidomos në Gllasinc të Bosnjes.

Tuma është ngritur zakonisht mbi një varr, mirëpo me kohë afer të parit, varrit qendror, kanë varrosur edhe të vdekur të tjerë, rëndom pjesëtarët e gjinisë së tij. Pozitë sa më të lartë shoqërore të ketë pasur i ndjeri në jetë edhe tumula ka qenë më e madhe dhe në varrin e tij kanë vënë më shumë gjëra të nevojshme: armë, veshmbathje, enë argjili me ushqim, objekte dekorative e të tjera, të cilat i kishte pasur kur ishte gjallë.

Më së miri janë hulumtuar tumulat në Gllasinc, në këtë nekropolë të madhe në të cilën janë varrosur pjesëtarët e fisit të desidiatëve. Supozohet se në rajonin e fushës së Gllasincit (midis maleve Romania dhe Devetakut, si edhe lumit Drina dhe degës së saj Praça) gjenden nja 20 000 tumula, prej të cilave që nga viti 1880 janë zbuluar gjithsejt 1000. Tumulat ishin të ngritura nga dheu dhe gurët mbi të vdekurin i cili ishte shtrirë drejtpërdrejt në tokë, ndërsa kur i vdekuri ishte djegur, atëherë në varr është vënë hiri i tij. Analiza e kujdesshme e tumave na bën të mundur të mendojmë mënyrën e punimit të atyre tumave si dhe ceremonitëe komplikuara lidhur me varrimin e të vdekurve në atë nekropoL Afer vendit ku do të ngrihej tumula është ndezur turra e druve ku është djegur trupi i të vdekurit. Kur digjej kufoma, mbeturinat, hiri dhe eshtrat, mblidheshin dhe viheshin në varr, në të cilin më pas hidhej dheu dhe gurët Gjatë ngritjes së tumulave bëhej thyerja rituale e enëve të baltës, e kjo vazhdonte edhe atëherë kur tuma ishte e gatshme. Pjesë përbërëse e ceremonisë ishin edhe vallëzimet mortore që në artin figurativ të ilirëve janë paraqitur prej shek. V. para e.re. (në një urnë guri të japodëve nga Ribiçi) deri në periudhën romake. Mbi varr pjesëmarrësit e varrosjes hanin e pinin dhe kështu vinin lidhjen me të ndjerin, i cili edhe si i vdekur nuk do të pushojë kurrë të ishte anëtar i gjinisë, por për të do të kujdesen edhe më tutje anëtarët e gjinisë dhe do ta ndihmojnë në rastet e vështirësive.

Në viset e krasit (prej Istrisë deri në Shqipëri) shpeshherë varri nën tumë ishte i bërë nga pesë pllaka guri katër nga të cilat (dy të gjata dhe dy më të shkurta, nga secila anë nga një) ishin vendosur vertikalisht, duke bërë kështu gropën e varrit; pllaka e pestë e mbyllte nga ana esipërme. Varreza të këtilla hasen gjithashtu edhe në të ashtuquajturat nekropole të “sheshta”, ku varrezat nuk ishin nën tuma, por në nekropole të hapura - si për shembull në nekropolën e liburnëve në Nin.

Në viset e krasit tumat janë bërë kryesisht nga gurët e imët të përzier me dhë. Aty ku nuk kishte gurë, është hedhur vetëm dheu, si për shembull në viset veriore, fushore. Disa prej këtyre tumave kanë dimensione të mëdha: ajo në Jalzhabet të Varazhdinit ishte e lartë 12 metra me diametër 100 metra! Me përmasa të ngjashme ishte edhe tumuli në Martijanc. Tumat me dimensione kaq të mëdha nuk kanë qenë të shumta, këto që përmendëm bëjnë pjesë në mesin e tumave më të mëdha të Evropës.

Tumat me dimensione të mëdha qenë ngritur vetëm për anëtarët më të rëndësishëm të fiseve, prandaj për këtë shkak, por edhe për shkak të pasurisë së objekteve në to, arkeologët i quajnë “princorë”. Janë zbuluar gjithkund ku jetuan ilirët, mirëpo ato nuk janë të mëdha gjithkund njësoj, e as objektet e vëna në to nuk janë të pasura njësoj për nga vlera.

Në grumbullin e tumave po përmendim dy tuma të mëdha me objekte shumë luksoze të prodhimit të vendit dhe të importit të shtrenjtë grek, që janë zbuluar më 1958 - 1959 në Atenicë të Çaçakut. Përveç konstruksioneve të varreve, rreth të cilave ishte edhe nga një unazë e gjerë prej gurësh, nën një tumë është zbuluar konstruksioni i flijimeve prej tri sipërfaqeve të pabarabarta, të lidhura mes të tyre në formë katrorësh, të kufizuara me gurë. Në njërin nga varret e hapur janë zbuluar edhe mbeturinat e një qerreje dyrrotëshe - të vetme të këtij lloji në truallin ilir.

Për nga objektet e pasura që janë zbuluar në të me rëndësi është sidomos tuma e madhe që u zbulua në Stiçna afer Lublanës në Slloveni. Para se të fillonte gërmimi ishte e lartë 6 metra me diametër 60 metra. Në të ishin 183 varre! Kjo ishte tumë e një klani dhe të vdekurit ishin varrosur në të gjatë treqind vjetëve (VIII-V para e.r.). Për çudi, varri qendror që ishte parashikuar për kryetarin e klanit, është gjetur i zbrazët. Tumatë ngjashme të mëdha të klaneve, janë zbuluar edhe në vende të tjera në Dolenjsk,

E në mesin e tyre vëmendje të posaçme kanë tërhequr tumat, të cilat i zbuloi më 1967- 1970 në Novo Mesto, Tone Knez. Në mesin e varrezave ishin edhe disa të princëve, në të cilat u zbuluan shumë objekte, të rëndësishme situla figurative, pëkrenare, dia- dem ari etj .).

Varreza princërish janë zbuluar edhe në Gllasinc (tuma e Ararit) dhe në viset jugore ilire. Më të njohurat janë ato të cilat gjatë Luftës së Parë Botërore u zbuluan në Trebenisht, në afërsi të Ohrit në Maqedoni, ku ishin të varrosur pjesëtarët e aristokracisë lokale të shek. V. para e. re.

Nëtruallin ilir hasim gjithashtu edhe llojetëtjera varresh: madje edhe në të njëjtat nekropola përzihen mënyra të ndryshme të varrimit. Në vendbanimin e njohur të lakustrave në Donja Dolina, për shembull, gjejmë në të njëjtën kohë tri lloje varrezash. Në vetë vendbanimin, nën dyshemetë e shtëpive janë varrosur të vdekurit në arka druri. Varrimi nën shtëpi kishte domethënie të thellë: anëtari i vdekur i klanit mbetet edhe më tutje në shtëpi dhe do t’i mbronte anëtarët e shtëpisë. Natyrisht, nën shtëpi nuk janë varrosur të gjithë të vdekurit, por vetëm anëtarët me autoritet të klanit të cilët janë konsideruar si anëtarë të shtëpisë. Të vdekurit e tjerë janë varrosur jashtë vendbanimit në nekropol, kështu që janë vënë drejtpërdrëjt në tokë dhe janë mbuluar me dhe, ose disa janë djegur, ndërsa hiri i tyre është vënë në urna.

Sipas mendimit të /Eiro Truhelkës lidhur me kultin e të vdekurve në Donja Dolina janë edhe vatrat, të cilat janë zbuluar në disa shtëpi. Fjala është për vatrat e punuara shumë mirë, të rrumbullakta, nga dheu i pjekur, të stolisura nga ana e jashtme me meandra dhe svastika. Në pjesën e poshtme përfundojnë me një vrimë në formë hinke nëpër lë cilën ka rënë, siç kemi theksuar, hiri nën dysheme, mirëpo sipas mendimit të Truhelkës nëpër këtë vrimë banorët u kanë dërguar ushqim dhe pije të ndjerëve të vaiTosur nën shtëpi. Këto vatra, kanë shërbyer jo vetëm për qëllime praktike, por kanë pasur edhe funksionin e sakrificës së shtëpisë.

Duke u nisur nga ky shpjegim i vatrave të shtëpive në Donja Dolina, Truhelka kultin e të ndjerit në këtë vendbanim dhe në përgjithësi te ilirët e solli në lidhje me kultin shumë të zhvilluar të larëve - kryetarëve të klaneve dhe mbrojtësve të shtëpive e të familjeve në truallin ilir - në periudhën romake. Sipas Truhelkës, kulti i kësaj hyjnie të shtëpisë, që si shpirt i të ndjerit paraqitet edhe në religjionin romak, është me origjinë nga viset ilire, kështu që edhe vetë latinët në Itali e kanë marrë prej tyre. Truhelka kujton rrëfimin të cilin na e sjell Virgjili në “Enediën” e tij, se kultin e larëve në Itali e solli trimi trojan Eneu, i cili ishte dardan, pra pjesëtar i fisit të Azisë së Vogël. i cili gjithsesi ishte në njëfarë mënyre i lidhur me fisin ilir me të njëjtin emër në Ballkan. Me romakët ky kult kthehet në Ballkan, ku gjen truall të frytshëm, prandaj është edhe aq i popullarizuar në mesin e ilirëve në kohën romake. Mbeturinat e atij kulti Truhelka i sheh me të drejtë në festën e shtëpisë së popujve të sotëm të Ballkanit, që paraqitet vetëm në ato vise të Ballkanit, në të cilat kanë jetuar ilirët, është një dëshmi më tepër se kulti i larëve ka në të vërtetë origjinë ilire. Në brezin bregdetar, sidomos në territorin e liburnëve është ruajtur një kohë të gjatë zakoni i varrimit të të vdekurve në pozicion gërmuq. Ky zakon i stërlashtë, i shpeshtë në periudhën e bronzit në Evropë, na kujton edhe një herë substratin paraindoevropian në këtë fis ilir dhe në proceset e ngatërruara etnografike në viset perëndimore të Ballkanit.

Ndoshta me substratet e ndryshme etnike në Ballkan kanë lidhje ritet e ndryshme të varrimit të të vdekurve. Riti i djegies (incineracionit) vërehet si doke në shumë vise krahas me ritin e varrosjes me trup (inhumacionit) dhe është shumë vështirë ta vërtetojmë ndonjë ligjshmëri në ndryshimet e këtij riti, është vështirë veçanërisht të jepet ndonjë shpjegim i arsyeshëm për këto ndryshime. Për epokën më të vjetër mund të thuhet se në viset veriore dominon incineracioni, ndërsa në ato jugore inhumacioni, mirëpo as në ato kohë, e sidomos jo më vonë, nuk është e mundshme të tërhiqet ndonjë kufi i përpiktë kohor ose hapsinor midis këtyre dy riteve.

Doke tradicionale lidhur me varrosjen e të vdekurve ilirët i ruajtën edhe në periudhën romake. Aq më tepër ato doke i përvetësuan edhe të ardhurit nga viset e tjera të Perandorisë, të cilët u vendosën përgjithmonë në këtë anë. Duke i studiuar varrezat ilire rreth burimit të lumit Cetina, Ivan Marovic, zbuloi varre prej gurësh me gropat e varreve nga guri i gdhendur që në bazë të objekteve që i ka gjetur në varreza mund të datoheshin nga shek. II i e.re. Ky tip varrezash, siç kemi theksuar, është karakteristik për viset bregdetare të periudhës së hekurit, e bile edhe të periudhës së bronzit.

Mënyra e lashtë e djegies së të vdekurve dhe e vënies së eshtrave të djegura e të hirit drejtpërdrejt në varr e jo nëpër urna, është ruajtur nëpër viset ilire deri në shek. III të e.r. pra deri në kohën kur romanizimi kishte përfshirë shumë viset ilire.

Në periudhën romake, në territorin e liburnëve zhvillohet monumenti karakteristik i varrezave me formë cilindrike me mbyllje konike në pjesën e sipërme (cippus). Me të drejtë besohet se forma e këtij monumenti riprodhon formën e stërlashtë të shtëpisë ilire të gurit. Reminishenca është në shtëpitë e gurit të periudhës parahistorike dhe tipi i cippusit me bazën katrore e me pjesën e sipërme konike, që në shumë ekzemplarë janë zbuluar në rrethinën e Kotorit në Mal të Zi.

Lindja e Shtetit Ilir Dinastia e Bardhylit (400 - 335 p.Kr.)

Lajmi më i vjetër i takon Polyenit, i cili  përshkruan një inkursion plaçkitës që ndërmorën ilirët taulantë, të udhëhequr nga mbreti i tyre Galauri, kundër maqedonëve në kohën kur tek ata sundonte mbreti Argeu (659-645 p.Kr.). Nga vepra e Pompei Trogut, që e trashëgojmë nëpërmjet Justinit, mësojmë se edhe i biri i Argeut, Filipi I (644-640 p.Kr.) e kaloi sundimin e tij të shkurtër në luftëra të pandërprera me ilirët dhe se, nën pasardhësin e këtij të fundit, Aeropin (639-574 p.Kr.), maqedonasit mundën të përballojnë një sulm të ri të ilirëve vetëm me sakrifica të mëdha. Më në fund Herodoti njofton për një inkursion grabitqar që ilirët bënë në Delfi në kohën e fushatës së Kserksit kundër Greqisë (v. 480 p.Kr.). Këto njoftime, prej të cilave të parat i përkasin mesit të shek. VII dhe i fundit - fillimit të shek. V p.Kr., janë episodike dhe fragmentare. Mbi të gjitha, ato janë formuluar si legjenda fantastike dhe, si të tilla, kanë karakter mitologjik. Edhe pse nuk mund të nënvleftësohet fakti që ato përmbajnë një bërthamë historike, duhet pranuar se nuk ndihmojnë sa duhet për të parafytyruar historinë ilire të kësaj epoke të largët.

Duhet të zbresim deri në gjysmën e dytë të shek. V p.Kr. për të pasur nga një burim historik të besueshëm siç është Tukididi, dy informacione të tjera për ilirët, që kanë të bëjnë me ngjarjet e luftës së Peloponezit. Kjo luftë pati një jehonë të gjerë në botën antike. Ngjarjet e saj qenë, siç thotë Tukididi, "një tronditje shumë e madhe për helenët, për një pjesë të barbarëve dhe, mund të themi, për shumicën e njerëzimit". Ajo ishte shprehja më e lartë e kontradiktave që kishin prekur tani jo vetëm Greqinë, por edhe periferinë e saj, botën barbare, e cila po jetonte etapën e shthurjes së rendit fisnor.

Kjo luftë u shtri edhe në Iliri. Prej dy informacioneve që përmenden, i pari bën fjalë për ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.Kr. Në këtë luftë taulantët morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi kryengritës dhe qenë një ndër ato forca që i ndihmuan këta të rikthehen në pushtet. Por kjo ngjarje pati pasoja të rënda për fatet e qytetit, sepse që nga kjo kohë Epidamni bie nën ndikimin e ilirëve dhe këtyre u hapet rruga për tu vendosur në këtë qytet.

Informacioni i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët në vitin 423 p.Kr. kundër maqedonasve në përkrahje të lynkestëve. Ky fis ilir kishte kohë që i bënte qëndresë pushtimit maqedon. Megjithatë, që prej luftës greko- persiane, sundimtarët maqedonë të ndihmuar prej persëve, kishin mundur t'u imponoheshin mbretërve lynkestë dhe i kishin detyruar të njihnin sovranitetin e tyre. Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në një anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, e shfrytëzoi këtë situatë për t'u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i ishte besuar lufta kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme, e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës u vu në lëvizje. Kur këto forca arritën kufijtë e lynkestëve, Brasida provoi të thyente Arrabeun me anë të bisedimeve dhe ta detyronte të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet e tij dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t'i tërhiqte forcat e të largohej.

Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve dhe forcat maqedone e ato lakedemone, të përbëra prej 3000 hoplitësh, 1000 kalorës dhe një numri barbarësh, sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e ilirëve. Dukja e tyre në fushën e betejës vendosi fatin e luftës. Forcat e bashkuara të ilirëve e lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohet në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu, Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha, mundi t'i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë.

Tukididi na ka lënë një përshkrim të bukur të kësaj ngjarjeje, në formën e një fjalimi që ai e vë në gojën e Brasidës. Vlera më e madhe e këtij informacioni qëndron jo aq në faktin se si u zhvilluan veprimet luftarake, sesa në vlerësimin që i bëhet jetës social-politike të ilirëve nga ky historian i shquar bashkëkohës: "O ju, burra të Peloponezit! Po të mos dyshoja se ju ka kapur frika pse keni mbetur vetëm dhe pse ata që ju sulmojnë, janë barbarë dhe të shumtë në numër, fjalimit tim nuk do t'i shtoja disa shpjegime. Po tani, pas braktisjes që na bënë aleatët tanë dhe përballë numrit të madh të armiqve, do të mundohem t'ju sqaroj gjërat më të rëndësishme me fjalë të shkurtra. Për ju thuhet se jeni trima në luftë, jo pse keni pasur gjithmonë pranë aleatë, por pse keni në shpirt trimërinë dhe nuk keni frikë nga numri i armiqve. Ju nuk vini nga ato shtete ku shumica sundon mbi pakicën, por ku pakica, përkundrazi, sundon mbi shumicën dhe këtë fuqi ata nuk e kanë fituar me mjet tjetër veçse me luftë. Barbarët, nga të cilët ju tani po frikësoheni, sepse nuk i njihni, dijeni se nuk janë të tmerrshëm... Ata janë të tillë vetëm për njerëzit që nuk i njohin. Dhe me të vërtetë, për numrin e tyre të madh, janë tmerr i syve, për zhurmën e madhe që bëjnë, janë tëpadurueshëm dhe, me vringëllimën kërcënuese të armëve, përhapin hijen e frikës. Por, kur ndeshin në kundërshtarë që u qëndrojnë, nuk janë po ata. Nuk mbajnë rregull në luftë dhe nuk e kanë për turp të braktisin këtë apo atë pozicion, kur i detyrojnë meforcë. Ikjen dhe sulmin e quajnë njësoj për nder; nuk mund të dallosh çfarë quajnë ata burrëri (dhe vetëm lufta që bën secili në kokën e tij, mund t'i sigurojë atij pa turp edhe shkakun e shpëtimit) dhe kështu ata kujtojnë se është më e sigurt t'u kallin edhe juvefrikën, pa u rrezikuar, sesa tëfuten nëpërleshje, sepse ndryshe ata do të përdomin përleshjen në vend tëfrikësimit".

Ky përshkrim i gjallë i Tukididit tregon se shoqëria ilire ruante ende në fundin e shek. V mbeturina të theksuara të rendit fisnor, por ky rend ishte tani në shthurje të plotë. Lindja dhe përhapja në masë, gjatë periudhës së parë të hekurit, e vendbanimeve të fortifikuara të tipit të Gajtanit” në gjithë truallin e Ilirisë së Jugut si seli të parisë luftarake, është në vetvete një dëshmi e gjallë e këtij fakti. Edhe të dhënat e varrezës së Trebenishtit, një lokalitet në Veri të Ohrit, dëshmojnë se në shek. VI-V p.Kr. diferencimi social në gjirin e shoqërisë ilire kishte shkuar shumë larg. Nga masa e anëtarëve të thjeshtë të fisit ishte veçuar paria luftarake e tij, aristokracia, si një shtresë shoqërore më vete. Inventari i varreve sqaron edhe pozitën ekonomike të kësaj shtrese. Në dallim nga pajisjet e thjeshta të shumicës së varreve, disa varre, ato të aristokracisë, përmbanin maska e stoli të shumta ari, punime artistike të zejtarisë korinthike të sjella nga larg përmes shkëmbimeve dhe një numër të madh armësh të prodhimit vendas. Prania e tyre dëshmon për grumbullimin në duart e kësaj artistokracie të pasurive të mëdha, burim i të cilave ishin grabitjet nëpërmjet luftërave ose përvetësimi i pasurisë së përbashkët të fisit.

Procesi i diferencimit social kishte prekur edhe popullsinë e krahinave të thella malore. Varrezat tumulare të luginës së mesme të Matit, Drinit (Kukës) e Kosovës paraqesin një gjendje të ngjashme me atë të Trebenishtit, megjithëse pak më të zbehtë.

Siç vihet re midis njoftimeve të para të Polienit dhe të Justinit, që bëjnë fjalë vetëm për luftëra grabitqare, dhe njoftimeve të Tukididit, që i përmendin ilirët si një forcë aktive që merr pjesë në ngjarjet më të rëndësishme të kohës dhe që luan ndonjëherë dhe një rol të veçantë, ka një ndryshim të dukshëm. Megjithatë, ky ndryshim nuk është ende cilësor. Si atëherë edhe tani, nga pikëpamja e organizimit politik, ilirët nuk e kanë kapërcyer fazën e organizimit fisnor Karakteri i forcave të armatosura dhe taktika luftarake që përdorin, i përgjigjen plotësisht kësaj etape. Ushtria e tyre përbëhej nga masa e gjerë e pjesëtarëve të fisit të aftë për luftë dhe që mblidhej sipas rastit. Si e tillë, ajo nuk ishte e përgatitur dhe e stërvitur për një luftë të gjatë e të qëndrueshme. Taktika e saj bazohej në efektin e goditjes së parë dhe mbështetej në befasinë dhe furinë e sulmit. Në rast se armiku i qëndronte këtij rrebeshi, atëherë po me atë shpejtësi që fillonte sulmi, bëhej edhe tërheqja. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e fiseve ilire, si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën e lynkestëve kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre, nuk kishte më karakter thjesht grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit politik të tyre.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se shoqëria ilire, në shek. VII-V p.Kr., ishte në etapën e fundit të rendit të bashkësisë fisnore. Në gjirin e saj kishin filluar të lindnin elementët e parë të institucioneve shtetërore. Ky proces do të kryhet gjatë shek. IV p.Kr.

Mbretëria e Agronit dhe marrëdhëniet e para me Romën

Polibi  e fillon kështu tregimin e tij për ndërhyrjen romake në Iliri: "Mbreti i ilirëve, Agroni, që ishte bir i Pleuratit, zotëronte në tokë dhe në det një fuqi ushtarake më të madhe se askush tjetër nga ata që kishin mbretëruar para tij mbi ilirët". Është bërë zakon që ky mbret të quhet ardian dhe të flitet për mbretërinë e tij si për "një federatë fisnore të ardianëve". Duke dashur që të mbështesë tezën e vazhdimësisë së mbretërve ilirë, F.Papazoglu shkruan: "Kronologjikisht vargu i mbretërve ardianë është zgjatim i vargut të mbretërve të lashtë ilirë. Pleurati, babai i Agronit, mund të jetë bir ose vëlla i Mytilit" . Kurse N.G.L.Hammond e afron këtë Pleurat më shumë me gjyshin e tij që mban të njëjtin emër,  i cili luftoi kundër Filipit II më 345/44; kemi parë se ky Pleuria-Pleurat vinte, në fakt, nga rajoni veriperëndimor dhe kjo lidhje farefisnore nuk është e pamundur; kjo familje duket thjesht se nuk është ndjerë për gati një shekull, në periudhën kur Kliti, pastaj' Glaukia duket se marrin në dorë, njëri pas tjetrit, drejtimin e ushtrive ilire, të grumbulluara në pjesën që nuk ishte pushtuar nga maqedonasit apo që nuk I ishte nënshtruar autoritetit të tyre. A ka luajtur Pleurati, ati i Agronit, një rol të rëndësishëm? Këtë nuk mund ta themi, pasi ai shfaqet në burimet e lashta vetëm si ati i Agronit, i cili nuk doli nga hiçi por është një trashëgimtar që, thjesht, arrin ta shtrijë pushtetin e tij më larg se sa të parët e tij (babai dhe stërgjyshi i tij, nëse i tillë është rasti i Pleuria-Pleuratit, aktiv në periudhën 345/44).

Fuqia ushtarake, që Polibi i atribuon Agronit, nuk mund të mbështetet në Ilirinë lindore, sepse Maqedonia e antigonëve nuk ka lëshuar asgjë nga territoret që i janë bashkuar Maqedonisë apo që janë nënshtruar dhe vendosur nën mbrojtjen e mbretërve antigonas, nuk mbështetet as në pjesën jugore të po kësaj Ilirie ende epirote deri në rënien e dinastisë aiakide. Në këto rrethana, forca e Agronit nuk mund të vijë veçse nga popuj të vendosur më në veri, veçanërisht nga labeatët rrotull Skodrës dhe ardianët përtej territorit të labeatëve, në Malin e Zi të sotëm; nëpërmjet tyre mbretëria e Agronit është në kontakt me dardanët që duket se përbëjnë një rrezik serioz për ilirët e Agronit, ashtu si për Maqedoninë e Demetrit II.

Përballë varfërisë së madhe të të dhënave nga tekste të vjetra lidhur me këtë mbretërim, Ed.Will  thekson se "dëshmitë për veprimtarinë e tij në Greqi ndërpriten rreth viteve 236/ 5'V Demetri II me sa duket kërcënohet në kufijtë e tij veriorë nga dardanët, të cilët nga ana e tyre janë nën trysninë e bastarnëve. Ky kërcënim shpjegon thirrjen që Demetri II i drejton Agronit që ky të ndërhyjë në Medion, qytet i Akarnanisë veriore, i rrethuar nga etolët. Mbreti maqedonas nuk është në gjendje të luftojë njëkohësisht kundër dardanëve në veri dhe kundër  etolëve në Akarnani, prandaj ai paguan Agronin që ta bëjë këtë në vend të tij, çka dëshmon për marrëdhëniet e mira midis dy mbretërve.

Ekzistenca e kësaj marrëveshjeje bën që presioni dardan të rëndojë edhe mbi mbretërinë e Agronit: Polibi e paraqet këtë mjaft qartë, kur mbas pushtimit të Foinikes, ai e përshkruan mbretëreshën Teuta të detyruar të thërrasë urgjent trupat e saj, sepse disa ilirë po dezertonin dhe po kalonin në anën e dardanëve. Këta të fundit janë armiqtë e përbashkët të Agronit dhe të Demetrit II dhe kontribuojnë në afrimin midis maqedonasve dhe ilirëve. Merren me mend, pra, përmbysje të mëdha në gadishullin ballkanik: zhvendosjet e popujve nga Danubi prishin ekuilibrat e vendosura më në jug, dhe pasojat i vuajnë maqedonasit dhe ilirët, në fakt më shumë të parët se sa të dytët ngaqë Demetri II vritet me sa duket në betejë në fillim të vitit 229 dhe dardanët pushtojnë

Maqedoninë nga veriu. Pasi iu kërkua të ndërhyjë në Akarnani, Agroni dërgoi, nga deti, njëqind lemboi me pesëmijë ilirë të cilët zbarkojnë në bregun jugor të gjirit të Ambrakisë dhe prej andej mbërrijnë afër Medionit të rrethuar nga ushtria federale etolase. Qysh nga ndarja e Akarnanisë midis etolëve dhe Aleksandrit II të Epirit (253/52), Medioni bënte pjesë në zonën që i ishte bashkuar Epirit, por revolucioni i Ambrakisë, vdekja e Deidamesë, mbretëreshës së fundit aiakide, bënë që epirotët të tërhiqen dhe ky boshllëk pushteti në Akarnaninë veriperëndimore çoi në sulmin etolas, për ta futur gjithë Akarnaninë në gjirin e Koinonit të madh të etolëve. Rezistenca e banorëve të Medionit nuk mund të vazhdonte dhe etolët ishin duke pritur fundin e rrethimit, kur ndihma e papritur e ilirëveçoi në disfatën etolase dhe në çlirimin e qytetit të rrethuar.

Polibi nënvizon se ilirët përdorin një taktikë tipike të tyren: ata nuk kërkojnë të bëjhë një betejë të organizuar, siç prisnin etolët; ata përparojnë me njësi të ndara që vihen në ndjekje të këmbësorisë së lehtë dhe kavalerisë duke rrethuar pjesën më të madhe të tyre; pas kësaj, ata vërsulen me tërbim, nga të gjitha anët, mbi etolët të rreshtuar si një falangë hoplite. 

Fitorja e tyre është e plotë dhe ata marrin armë e gjithë ç'gjejnë: sakaq, e tërë plaçka ngarkohet mbi lemboi dhe gjithë trupa e ekpeditës kthehet, duke e lënë gojëhapur qytetin e Medionit nga ky shpëtim i papritur. Asambleja e qytetarëve vendos që të bëhet dedikimi i armëve, në një kohë kur Akarnania e pavarur ende nuk është riorganizuar, në gjysmën veriperëndimore të vendit që u ka takuar aiakidëve të fundit.

Për Agronin dhe luftëtarët e tij kjo fitore është e një lloji të ri dhe sigurisht luan rol në shtimin e oreksit të ilirëve për plaçkë lufte, sepse ata gjykojnë se flota u siguron atyre një shkathtësi veprimi që forcat tokësore nuk e kanë aspak, trupa që zhvendosen ngadalë dhe nuk të japin mundësi të luash me taktikën e befasisë ndaj kundërshtarit. E para gjë që na zbulon kjo fushatë, është ekzistenca e një flote të madhe: sigurisht, nuk është fjala për anije trirremëshe, por për anije më të vogla, të afta gjithsesi, të mbartin pesëdhjetë ushtarë secila, si dhe një plaçkë të madhe lufte gjatë kthimit. Konkluzioni i parë që nxirret nga kjo është se fuqia e Agronit nuk lind papritur më 231 kur ai ndërhyn në Medion; flota e tij në atë moment është plotësisht operative, çka tregon se ushtarët janë mësuar me udhëtime të gjata. Duke përmendur këtë forcë detare, preket gjithashtu tema, kaq shpesh e debatuar, e piraterisë ilire, ose të paktën e përgjegjësisë së autoritetit publik, e mbretit, në këtë pirateri, që mund të ishte edhe vepër e individëve që punonin për llogari të tyre.

Pirateria ilire

Pirateria ilire është një subjekt i pashtershëm ku çdo historian kërkon të shtojë mendimin e tij; kësaj çështjeje nuk duket t'i jetë shtuar ndonjë gjë e re qëkur e trajtova për herë të parë më 1974 dhe unë thjesht do të përmbledh këtu aspektet e saj të ndryshme: M.Holleaux ka paraqitur dy mendime që nuk përputhen me njëri-tjetrin: më 1920 ai mendonte se " pirateria ilire ose më mirë të themi ardiane duket se merr hov të madh në një kohë me rënien e dinastisë epirote... Nga të dhënat e Polibit (11,5. 1-2) del se sulmet e përsëritura nga ilirët në brigjet e Peloponezit, në Elide dhe në Meseni, kanë ndodhur shumë më parë se viti 230, datë e sulmit të tyre kundër Foinikes"; kurse më 1928 ky autor i çon shumë më herët në kohë fillimet e piraterisë ilire në Adriatik: duke përmendur ndërhyrjen e Dionisit të Sirakuzës, më 385, e cila pati vetëm një efekt të përkohshëm, ai shton : "Adriatiku vazhdoi të jetë, si më parë, në duart e ilirëve, dhe pirateria mbeti një e keqe endemike". Pas tij, R.L.Beaumont (15) duke iu referuar Polibit, ia atribuonte Agronit orgariizimin, për herë të parë, të një flote të fuqishme tek ilirët dhe mendonte se pirateria nuk ishte bërë aspak pengesë për jetën e kolonive greke në brigjet dalmate.

Kjo çështje u rimor nga H.J.Dell, dhe në shumë pika konkluzionet e tij duken mjaft interesante dhe në përputhje me të dhënat e burimeve të lashta; ai nënvizon, së pari, përmasat e piraterisë së japigëve, të peuketëve dhe sidomos të etruskëve në detin Adriatik: ai tregon, gjithashtu, se tekstet letrare që flasin për sulme të piratëve ilirë ka shumë mundësi t'u përkasin ngjarjeve që kanë ndodhur diku rreth viteve 231-230. Ai arrin, me sa duket me të drejtë, në përfundimin se "shumë para vitit 231, ilirët nuk angazhohen në ndonjë pirateri të theksuar në det të hapur, në Adriatik.

Megjithatë, natyra e këtyre burimeve është e tillë saqë është e pamundur të thuhet se nuk kishte kurrfarë piraterie përgjatë bregdetit ilir. Elementi i cili duket vërtetë i ri në vitin 231 është lehtësia e fitores mbi etolët para mureve të Medionit; sigurisht ky sukses ua hapi më shumë oreksin ilirëve të mbretit Agron të cilët, një vit më vonë sulmojnë qytete të fortifikuara si Foinike, ndërkohë që më parë ata synonin vetëm fshatra, siç e tregon tabela që Polibi paraqet për sulmet në Elide dhe në Meseni: "Ishin vende që ilirët plaçkisnin në mënyrë të vazhdueshme; gjatësia e brigjeve dhe pozicioni kontinental i qyteteve kryesore vononin ndihmat  për të zmprapsur zbarkimet e ilirëve dhe këta përfitonin nga kjo për të sulmuar pa frikë dhe për t'i plaçkitur pa pushim këto troje". Ata kërkonin për furnizime, plaçkisnin arat, shtëpitë e izoluara dhe fshatrat e pafortifikuar dhe sillnin në lemboi-tt e tyre trofenë, kafshët dhe njerëzit që kishin marrë si skllevër.

Në realitet, duket se një formë piraterie mund të ketë qenë praktikuar qysh prej një farë kohe në brigjet e Peloponezit, siç e thotë Polibi: bëhej fjalë për sulme të befasishme në këtë apo atë breg për të bërë plaçkë dhe për t'u rikthyer me shpejtësi para se të mbërrinin përforcimet nga brendësia e territorit ; por nuk është fjala për një kohë shumë më të hershme: Mesenia spartane, para betejës së Leuktrës, nuk ishte objekt i sulmeve të tilla. Përsa u përket brigjeve të Adriatukut, duhet nënvizuar se mbishkrimet nuk flasin pothuajse fare për veprimtarinë detare të ilirëve deri në një datë të afërt me pushtimin e Foinikes: sigurisht nuk të habit fakti që një mbishkrim konfirmon tekstin e Diodorit i cili raporton për luftime të ashpra që farëve u është dashur të bëjnë kundër banorëve autoktonë të mbetur në ishull dhe kundër ilirëve të kontinentit: kur u sulmuan nga një flotë prej anijesh të vogla ilire, farëve u erdhën në ndihmë anijet trirremëshe sirakuzase të Dionisit; konfirmimi i këtyre luftimeve na jepet nga mbishkrimi i Farit, i cili I dedikohet trofesë që u është marrë jadasinoive, të cilët janë identifikuar si ilirët e krajiinës së Jaderës (Zara) apo më mire ilirët që banojnë pranë lumit Lader afër Splitit, dhe aleatët e tyre: J.Brunsmid e datonte këtë mbishkrim në shek. IV para J.-K., siç e rikujton L.Robert (21), dhe D.Rendic-Miocevic ka saktësuar se ai u takonte dhjetëvjeçarëve të pare të shek.IV (22). Kjo fitore e farëve, në një datë me sa duket të afërt me themelimin e qytetit, dëshmon për konflikte lokale midis kolonistëve grekë dhe popullsive autoktone, por nuk flet fare për një pirateri në det të hapur. Ajo thjesht na tregon ekzistencën, qysh në atë kohë, të një flotilje të madhe lemboi-sh. ilirë, dhe pasionin e këtyre popullsive të bregdetit për lundrimin, gjë që nuk është për t'u habitur.

Mund të interpretohet në të njëjtën mënyrë mbishkrimi kushtuar Kalias, i cili ra në betejë kundër ilirëve; siç e theksojnë J dhe L Robert teksti është i paqartë lidhur me rrethanat e luftimit: mund të jetë fjala për një luftim në det ose për një zbarkim në breg; për këtë interpretim të dytë janë J. dhe L Robert, R.Egger dhe W.Peek.

Ky tekst i Isas, dhe jo i Farit, që përmend për herë të parë në një mbishkrim grek popullsinë autoktone me emrin e saj, ilirët, datohet nga D.Rendic-Miocevic në fillimin e shek.IV para J.-K.; J dhe L. Robert  mendojnë se ai mund t'i takojë shek.IV, por edhe pjesës së parë të shek. III; fillimit të shek.III i përmbahet edhe R.Egger i cili me të drejtë rikujton se luftimet midis banorëve të qyteteve greke dhe ilirëve të territorit të brendshëm kanë qenë të shpeshta para pushtimit romak.

Ky mbishkrim i Isas është i përafërt sipas L.Robert me e Korkyrës të shek.III kushtuar disa ushtarëve: në njërën bëhet fjalë për një amfilohas të vrarë nga kalorës ilirë dhe ajo i takon shek.III para J.-K.; një mbishkrim i dytë  përshkruan një harkëtar që ka luftuar në det kundër piratëve pranë ishujve Strofades, në ujrat e brigjeve të Mesenisë ; këta piratë që korkyrasit i ndjekin deri larg në jug mund të jenë ilirë; sidoqoftë, ëdhe ky mbishkrim i harkëtarit të ri Aleksandër daton nga shek.III dhe ka shumë mundësi që të përkojë me një prej sulmeve mbi brigjet e Mesenisë të përmendura nga Polibi (II, 5,1). Një tekst i tretë i Korkyrës, në prozë, I kushtohet një kapiteni anijeje të Korkyrës, të vrarë në luftim; ky tekst është, gjithashtu, i shek.III dhe ka të ngjarë t'i takojë gjysmës së dytë të këtij shekulli. L.Robert po ashtu ka nënvizuar se faji nuk mund t'u hidhej piratëve ilirë për shkatërrimin që pësoi Fari, dhe se mbishkrimi që përshkruan këtë situatë i takon më shumë shek.II para J.-K, në një moment krize të rëndë në Far, kur qyteti ka dalë nga aleanca romake, ndoshta gjatë sundimit të mbretit Gent, aleat fatkeq  i Perseut, në luftën e tretë të Maqedonisë.

Në realitet, epigrafia nuk jep mundësi të provohet pirateria detare e ilirëve para shek.III, ndofta as para gjysmës së dytë të këtij shekulli, në Isa apo në Korkyrë. Që të ketë pasur luftime midis kolonistëve grekë të Farit apo të Isas, dhe popullsive autoktone të këtyre ishujve dhe të kontinentit, në tokë dhe në det, meqë këto qytete të ishujve, kjo nuk vihet në dyshim; por kjo është krejt gjë tjetër nga pirateria në det të hapur.

Në mungesë të provave të sigurta, duhet rikujtuar, së fundi, se gjatë kësaj periudhe të shek.III, pirateria është një e keqe endemike që prek gjithë Mesdheun lindor, vepër herë e kretasve, herë e etolëve; këtyre u shtohen etruskët dhe në një masë të vogël edhe ilirët, duke nisur nga një datë që ne nuk e dimë. Por kësaj veprimtarie nuk duhet t'i jepet një ngarkesë përçmuese, sikur të ishte fjala për një veprimtari të padenjë: Tukididi, e paraqiste këtë pirateri si një veprimtari normale për atë kohë : "Grekët e dikurshëm, ashtu si barbarët e vendosur në brigjet e kontinentit apo në ishuj, ishin dhënë pas piraterisë, qysh kur marrëdhëniet detare midis vendeve kishin filluar të zhvilloheshin. Ata kishin në krye të tyre burra të cilët, edhe pse jo në nevojë, kërkonin të nxirrnin ndonjë fitim për veten e tyre dhe të siguronin ushqim për ata që nuk kishin mundësi. Duke sulmuar popuj që jetonin në fshatra të pafortifikuara, ata plaçkisnin duke siguruar kështu çfarë ishte më e domosdoshme për të jetuar: ky aktivitet nuk shihej ende si diçka e padenjë por sillte më shumë një element lavdie".

Ajo që bëjnë ilirët në kohën e Agronit, ndoshta dhe më parë, përputhet plotësisht me këtë përshkrim, vetëm se ilirët nuk presin që me plaçkitje të sigurojnë gjithçka që u nevojitet për jetësën ë tyre.

Mbretërimi i Gentit

Për këtë mbret i cili rrjedh në linjë të drejtpërdrejtë nga Skerdilaidi, dihen pak gjëra, përveç aleancës së tij të vonuar me Perseun dhe disfatës së tij përballë romakëve. Apiani  e cilëson atë si "mbret i ilirëve të tjerë", thua se ai mbretëronte mbi popuj të tjerë e jo mbi ata për të cilët ky autor ka folur më parë, d.m.th. ata të mbretërisë së Agronit: në realitet, domeni i tij është ai që i ati i lë trashëgim në shtratin e vdekjes, ai organizohet përreth Skodrës, që duket se është kryeqendra e kësaj mbretërie; ai kufizohet në jugperëndim nga qytetet koloniale të Epidamn-Dyrrahut, Apollonisë dhe Orikut të cilat Roma i mbron me qëllim që të mund t'i përdorë portet e tyre sa herë që kjo është e nevojshme; si rrjedhojë, krahinat  fqinjë, si koinon-i i bylinëve, Amantia, Olympe, koinon-i i balaitajve, dhe ndoshta edhe i atintanëve, por këtë nuk mund ta themi me siguri, mbeten jashtë autoritetit mbretëror dhe mund të kenë institucionet e tyre, dhe disa, si bylinët, amantët, olympasit, kanë mundësi të presin monedhat e tyre të bronzit, por duke përdorur njëkohësisht edhe monedhat e argjendit të Apollonisë, Dyrrahut, të koinon-it të epirotëve. Në lindje dhe juglindje, mbretëria e Gentit kufizohet me Maqedoninë, ku Filipi V është zëvendësuar më 179 nga biri i tij Perseu.

Në veri, në kundërshtim me pohimin e nxituar të Polibit, të cilin e kemi cituar pak më lart, dalmatët nuk dalin menjëherë nga mbretëria e Gentit me ardhjen e tij në fron: revolta e tyre duhet të jetë pak më e vonë, përderisa më 181, sipas Tit Livit, pretori L.Duroni thotë se qytetarët romakë janë mbajtur peng nga Genti në Korkyrë; nuk mund të jetë fjala për Korfuzin e sotëm i cili është në duart e romakëve që prej vitit 229, por me siguri për Korkyrën e Zezë, që Genti kontrollon, pra në fiilim të mbretërimit të tij. J.M.F. May nënvizon se ardhja në fron e këtij princi ka përkuar me një ndryshim të dukshëm të politikës ilire : besnikëria, edhe pse e vakët, ndaj Romës që Pleurati vazhdimisht ka manifestuar i lë vendin vullnetit për pavarësi dhe një farë moskokçarje që të kujton qëndrimin e Agronit dhe të Teutës gjatë luftës së parë të Ilirisë. Ky qëndrim i ri shfaqet, fillimisht në formën e një rinisjeje të piraterisë në detin Adriatik, e cila është vënë në dukje nga Tit Livi, gjatë zgjedhjeve të vitit 181: banorët e Tarentit dhe të Brindizit ankohen për sulmet e piratëve të përtej detit në brigjet e tyre, çka lë të kuptohet se këto plaçkitje kanë rinisur të paktën që prej vitit 182. Dhe këta piratë vijnë pikërisht nga mbretëria e Gentit, siç pohon pretori L.Duroni kur kthehet nga ekspedita e tij në Iliri, meqë mosbindja e këtij mbreti arrin deri aty sa të mos i presë ambasadorët romakë. Në vitet që pasojnë situata nuk përmirësohet, përderisa, më 178, "për të luftuar kundër flotës së ilirëve, u krijuan duumviri navales* " me një forcë detare në Ankona për të mbikqyrur brigjet deri në Tarent në jug dhe Akuila në veri.

Kjo pirateri e re ilire mund të kuptohet në mënyra të ndryshme: S.Islami mendon se "politika romake u drejtua kundër mbretit të ri me të gjithë ashpërsinë e saj që në vitet e para të mbretërimit të tij": akuzat për pirateri, për dhunë ndaj qytetarëve romakë, nuk janë veçse dëshmi të zemërimit të romakëve kundër këtij mbreti, predispozitën e mirë të të cilit S.Islami nuk e ve në dyshim; ai mendon, përkundrazi, se romakët i krijojnë atij vështirësi të brendshme, duke nxitur revoltën e dalmatëve që e kemi përmendur tashmë, dhe ndoshta duke shtyrë princin Plator kundër vëllait të tij mbretit Gent i cili detyrohet ta vrasë, gjë që të kujton çuditërisht vrasjen e Demetrit nga vëllai i tij Perseu. Nuk dihet asgjë për një prishje me Romën sa ishte gjallë Pleurati, por mund të mendojmë se me kalimin e kohës tutela romake është bërë gjithnjë e më e rëndë, pra më e padurueshme për ilirët, për më tepër që fuqia e tyre po rritej falë përpjekjeve të bëra që prej fundit të luftës së dytë të Maqedonisë: njëzet vjet paqeje kanë shërbyer për një rimëkëmbje të ndjeshme, ndërsa Roma ndërhyn në çdo çast në punët e shteteve greke dhe mbështet hapur një parti pro-romake në secilin prej këtyre vendeve. Ka mundësi që mbreti i ri t'u ketë lënë qytetarëve të tij më shumë liri për t'iu rikthyer piraterisë detare si dhe të ketë qenë i tunduar të afrohet me Perseun e Maqedonisë; por nuk ka asnjë arsye që ky afrim të vendoset shumë herët në kohë: vetëm një delegacion i Isas, rreth vitit 172, e paraqet aleancën e Gentit me Perseun si një realitet.

Numizmatika dëshmon për këtë vullnet për pavarësi dhe madhështi të manifestuar nga mbreti Gent : q'ë prej Mytilit, rreth vitit 270, asnjë mbret ilir nuk kishte prerë monedha me emrin dhe me portretin e tij. Genti e bën këtë si në Skodër edhe në Lis dhe S.Islami ka të drejtë kur thotë që të dy qytetet e humbasin gradualisht autonominë e tyre monetare në favor të mbretit i cili vazhdon të presë tri tipe monedhash:

-            tipi i parë ka, në faqe, portretin e mbretit dhe, në shpinë, anijen ilire, legjendën dhe titullin e tij mbretëror të shoqëruar me emrin e tij në rasën gjinore ;

-            i dyti ka, në faqe, mburojën dhe, në shpinë, helmetën, titullin dhe emrin e mbretit;

-            i treti ka, në faqe, Artemisën dhe, në shpinë, rrufenë, titullin dhe emrin e mbretit.

Tipi i dytë mund të përafrohet me monedhat maqedonase, dhe në të është parë një dëshmi e ndikimit maqedonas mbi mbretërinë e Gentit; thjesht le të kujtojmë se tetradrahmja e mbretit Monun ishte e tipit maqedonas, gjë që mund të favorizonte shkëmbimet e ilirëve me Maqedoninë.

Por ajo që kryesisht duhet vlerësuar. është ky afirmim i pushtetit mbretëror nëpërmjet këtyre prerjeve monetare që deri atëherë asnjë princ i kësaj dinastie nuk kishte guxuar të ndërmerrte. Në të njëjtën kohë Genti i lejon labeatët dhe daorsët të presin monedhë me emrin e ethnos-it të tyre, por që ato të kenë portretin e mbretit në faqen e monedhës dhe të jenë të së njëjtës peshë me monedhat mbretërore. Kurse Rizoni vazhdon të presë monedha argjendi dhe Lyhnidi monedha bronzi, pa portretin mbretëror, thua se këto qytete gëzonin një autonomi më të madhe.

Roma sigurisht është e shqetësuar tek sheh konsolidimin e mbretërisë së Gentit, rikthimin e begatisë së saj; një afrim me Perseun do të përbënte një kërcënim për ekuilibrin e arritur në këtë rajon pas betejës së Kinoskefalës: mbretëria e Pleuratit ishte zgjeruar, por me misionin e qartë që të mbikqyrte Maqedoninë dhe të mbronte protektoratin romak nga çdo sulm tjetër maqedonas. Kur Perseu dhe romakët u prishen me njeri tjetrin, për shkak të ambasadorëve të tyre, pesë të dërguar romakë, në vjeshtën e vitit 172 kalojnë në Korkyrë me një mijë këmbësorë dhe ndajnë me njëri-tjetrin trupat dhe krahinat ku ato do të shkojnë; i pari, L.Decimi shkon pranë Gentit, me shpresë që të sigurojë asnjanësinë e tij, ndoshta edhe aleancën e tij ushtarake, çka tregon se banorët e Isas e kanë tepruar me akuzat kundër Gentit; ky nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij, heziton midis afrimit me Romën, asnjanësisë dhe aleancës me Maqedoninë. Ndofta ai e zvarrit këtë vendim për të fituar kohë, meqë ende nuk e ka përfunduar përgatitjen e ushtrisë së tij. Nëse të dërguarit romakë u kërkojnë epirotëve, të mbledhur në Gitana, të dërgojnë 400 djem të rinj që të shkojnë në Orestidë për të penguar një rikthim të maqedonasve, kjo nuk duhet interpretuar medoemos si një shprehje mosbesimi ndaj ilirëve, sepse orestët kanë pasur gjatë gjithë kohës lidhje të ngushta me epirotët.

Pothuajse në të njëjtin moment, 5000 këmbësorë dhe 300 kalorës romakë zbarkojnë në Apolloni, nën komandën e Sicinit që e vendos kampin e tij në Nymfeion, në territorin e Apollonisë dhe, ndonëse vjeshtë, 2000 ushtarë nisen që andej për të pushtuar castella-1 e dasaretëve dhe të ilirëve, me sa duket në rajonin e liqenit të Ohrit, pra, në troje që ishin të paktën në një pjesë të madhe të Gentit, i cili nuk nxjerr pengesa, gjë që dëshmon për asnjanësinë e tij në këtë fazë të fillimit të luftës së tretë të Maqedonisë, e cila do të bëhet edhe lufta e tretë e Ilirisë. Pas një takimi të Perseut me të dërguarit romakë, arrihet në një armëpushim i cili favorizon planet e romakëve dhe u lë atyre kohë që të përfundojnë përgatitjet për luftë.

Në pranverën e vitit 171, vëllai i pretorit C.Lukreti niset më përpara për të mbledhur anijet aleate; ai kalon në Dyrrah dhe gjen të grumbulluara dhjetë lemboi të qytetit, dymbëdhjetë të Isas dhe 54 të mbretit Gent, dhe Tit Livi shton: "Ai u shtir sikur e besoi që ato i kishin bërë gati për romakët", i nisi të gjitha për në Korkyrë dhe më pas për në Kefaleni; një grumbullim i tillë të habit, sepse nëse banorët e Dyrrahut dhe të Isas u qëndrojnë besnikë romakëve, kjo nuk mund të thuhet me kaq siguri për Gentin, por sidoqoftë prania e anijeve të tij në portin e Dyrrahut nuk do të thotë se mbreti ilir po orvatej të pushtonte qytetin e madh. Genti heziton akoma: misioni i L.Decimit në Iliri nuk u kurorëzua me sukses, meqë edhe u dyshua se ai kishte marrë para "nga mbretërit ilirë", sipas shprehjes së Tit Livit i cili duket se kërkon të nxjerrë në pah ekzistencën e dinastëve pak a  shumë të pavarur nga Genti: unë do të shihja këtu pa hezitim pikë-takimin e dy rrymave: atë të ilirëve gjithnjë të gatshëm për t'u përçarë kur nuk kanë në krye një prijës energjik siç kanë qenë Skerdilaidi dhe i biri Pleurati, dhe rrymën e nxitur nga politika romake, që përpiqet të krijojë ndaj Gentit rivalë tek të cilët Roma mund të mbështetej, siç ka bërë në Epir, në Akarnani, në Ahaia, etj.; një nga këta përkrahës të Romës mund të ishte një iarë Artetauri, dinast vrasja e të cilit i atribuohet Perseut dhe të cilit nuk i dihet principata.        

Në këto kushte, kuptohet pakënaqësia e Gentit ndaj romakëve që mbjellin përçarjen në gjirin e mbretërisë ilire për të shkëputur nga Genti një numër dinastësh të vegjël dhe për të krijuar me ta një parti romake e cila mund të bëjë më të lehtë politikën e tyre. A kishte Genti të tjera synime duke dërguar 54 anije në Dyrrah ?

Kjo nuk do të dihet kurrë; një gjë është e sigurt, pretori romak manovron me shkathtësi për të parandaluar një agresion të mundshëm nga deti dhe, në të njëjtën kohë, për të përforcuar flotën e vet. Po në pranverën e vitit 171, ushtria nën komandën e konsullit shkel në territorin e Apollonisë dhe vendos kampin e saj afër Nymfeut ashtu si dhe pararoja e dërguar në vjeshtën e një viti më parë;   që andej, ajo përshkon Epirin, pastaj Thesalinë dhe fushata rrjedh pa lavdi për Romën, gjë që dobëson besimin e miqve të Romës dhe, nga ana tjetër, mund të inkurajojë përkrahësit e Perseut. Por, në Iliri, Tit Livi  përmend operacionet e drejtuara nga një legat i ngarkuar të rrethojë dy oppida me pasuri të shumta: e para, me emrin Geramia u pushtua, e dyta, Karnunti, rezistoi aq mirë sa romakët u detyruan të mjaftohen vetëm me plaçkitjen e të parës. Këto dy fortesa nuk janë identifikuar dhe duhet të kufizohemi vetëm me vëzhgimin se është Roma ajo që merr iniciativën e operacioneve të lufitës në territorin ilir dhe se, për momentin, Genti duket se nuk reagon për këto shkelje të aleancës së tyre, apo të asnjanësisë së mbretërisë së tij.

Në pranverën e vitit 170, meqenë se nukkishte besim tek Genti, Roma dërgon 18 anije dhe 2000 ushtarë për të forcuar mbrojtjen e Isas që deri atëhere mbështetej vetëm në dy anije; më pas konsulli Hostili dërgon në Iliri Ap.Klaudin me 4000 ushtarë ; ai arrin të rekrutojë edhe 8000 burra tek aleatët dhe shkon e vendoset në Lyhnid që Tit Livi e cilëson si dasarete, në një kohë kur ky qytet nuk u përket dasaretëve, por gërmat e fjalës 'Lychnidos' nuk shquhen qartë ; le të themi pra që romakët pushtojnë një lokalitet të Dasaretisë, duke ngushtuar edhe më shumë zotërimet e Gentit në juglindje të domenit të tij. Me shpresën për të pushtuar qytetin e fortifikuar të Uskanas që ia premtonin disa emisarë të ardhur nga ky qytet, Ap.Klaudi drejtohet për atje pa i marrë masat që normalisht nevojiten në një territor të pasigurt dhe pëson një disfatë të rëndë e cila e detyron të tërhiqet në Lyhnid me ata që kishin mbetur gjallë.

Dimrin që pason, Perseu ndërrmer një ekspeditë të gjerë në Ilirinë e Jugut : ai ka siguruar mbështetjen e Kotyut, mbret i Thrakisë kurse, në Epir, koinon-i është i ndarë në përkrahës të Karops të Riut, aleat i romakëve, dhe që mbiedh rreth tij kaonët dhe një pjesë të thesprotëve, dhe në përkrahës të magjistratëve të atjeshëm, si Kefalos, Antinou dhe miqtë e tyre besnikë ndaj aleancës maqedonase, për më tepër që ata janë mjaft të indinjuar nga sjellja e romakëve në shtetet greke. Sipas Tit Livit, Perseu merr fillimisht Uskanën dhe kjo vërtet të habit, sepse lë të nënkuptohet që mbas dështimit të rëndë të Ap.Klaudit në fillim të verës, romakët kanë mundur ta pushtojnë qytetin para dimrit 170/169 :

Perseu do të zinte robër 4000 romakë dhe 500 ilirë. Që andej, mbreti maqedonas që synon t'i afrohet vendit të labeatëve, pra krahinës së Skodrës, merr një kala të quajtur Draudaku, nënshtron fortesën Oenea dhe pushton edhe njëmbëdhjetë fortesa të tjera : 1500 romakë u zunë robër. I inkurajuar nga këto suksese, Perseu dërgon tek Genti një delegacion të përbërë nga një ilir i quajtur Pleurat, i cili jetonte në mërgim në oborrin e tij (nuk dihet nëse ai i takon familjes mbetërore të Gentit, edhe pse emri Pleurat përdoret shpesh në këtë familje) dhe nga një maqedonas i quajtur Adeu nga Beroja; i pari, meqenëse flet gjuhën e vendit shërben si përkthyes, gjë që vë në pah se në oborrin e Gentit flitet një gjuhë tjetër, dhe jo greqishtja. Perseu ngarkon ambasadorët e tij t'i tregojnë Gentit për fitoret e arritura kundër romakëve, dardanëve, madje edhe në Iliri kundër garnizoneve romake dhe ilirëve që bashkëpunonin me ta, dhe se Epiri përkrahte pjesërisht kauzën maqedonase ; në këtë mënyrë mbreti maqedonas shpreson t'i mbushë mendjen Gentit që të lidhen se bashku me një traktat aleance dhe miqësie.

Më pas, Polibi, të cilit Ti t Livi i referohet besnikërisht, përshkruan kalimin e malit Skardi, pastaj të Shkretëtirës ilire, krahinë në veri të burimeve të Vardarit e shkretuar nga maqedonasit që të pengonin pushtimin e Maqedonisë dhe Ilirisë nga dardanët. Genti, i cili nuk ndodhet në Skodër, e pret delegacionin në Lis: ai shprehet i gatshëm të bëjë aleancë me Perseun kundër romakëve por i nevojiten para. Në vend që t'i përgjigjet kërkesës së Gentit, Perseu dërgon edhe një herë tjetër delegacionin në të cilin këtë herë bën pjesë edhe truproja e tij Glaukia, por Genti i jep të njëjtën përgjigje : "ai ishte i gatshëm të bashkohej me Perseun, por i nevojiteshin para". Perseu dërgon një mision të tretë që të arrijë një marrëveshje për ato pika për të cilat ata ishin dakord, por duke lënë mënjanë çështjen financiare. Duket qartë që ky projekt aleance mbetet pezull në këtë fillim të vitit 169 : Genti nuk është i gatshëm të kalojë në anën e Perseut në një luftë rreziqet e së cilës i merr sigurisht me mend, cilido qoftë fituesi.

Në dimrin e vitit 169, situata e romakëve në Ilirinë e Jugut dhe në Epir nuk është e kënaqshme, sa që edhe territore që dikur bënin pjesë në protektoratin romak nuk janë shumë të sigurta: romakët u kërkojnë pengje penestëve dhe i dërgojnë ata në Apolloni, ndërsa pengjet e parthinëve dërgohen në Dyrrah. Operacionet e drejtuara nga Ap.Klaudi në orvajtje për të marrë Fanoten në Epir përfundojnë pa sukses, ndërsa, nga ana tjetër, epirotët, besnikë ndaj aleancës maqedonase, i shkaktojnë një disfatë të rëndë kaonëve pro-romakë në portat  e Antigonesë, në luginën e Drinos. Ap.Klaudi detyrohet të dimërojë tek parthinët, ndërkohë që, sipas Tit Livit.

Perseu dërgon tek Genti delegacion pas delegacioni. Fushata e konsullit Q. Marci Filipi, më 169, nuk arrin ndonjë sukses të madh; duhet nënvizuar se portet ilire janë braktisur për t'i dhënë më tepër rëndësi gjirit të Ambrakisë, më afër Thesalisë, dhe nga ana tjetër duhet vënë në dukje prania e 2000 penestëve ilirë që ishin dërguar nga Pleurati për garnizonin në Kasandra: a është fjala për Pleuratin, të atin e Gentit, që do të thoshte se ky garnizon ndodhej atje që prej 15 vjetësh, për Pleuratin që bën pjesë në delegacionin e dërguar tek Genti, apo për një tjetër Pleurat, të panjohur ?

Kësaj pyetjeje është e vështirë t'i japësh përgjigje. Nga ana e frontit ilir, raportimi që i bëhet Pal-Emilit duket se e vlerëson siç duhet situatën: "Nëse Ap.Klaudi do të kishte pasur një ushtri të fortë në rrethinat e Lyhnidit, ai do ta kishte çoroditur mbretin me krijimin e një fronti të dytë: por tani Apit dhe trupave që ka me vete u kanoset një rrezik vërtet i madh, nëse pa humbur kohë nuk dërgohet në këtë vend një ushtri me efektiva të plota ose nëse nuk tërhiqen prej andej këto trupa".

Perseu, duke parë se kërcënimi romak po afrohet, kupton më në fund që është koha për t'i bërë Gentit lëshimet e nevojshme që ai të hyjë në luftë: Perseu dërgon Hipian, në fund të verës së vitit 169, i cili kur kthehet i raporton se Genti kërkon treqind talenta për t'u angazhuar krah mbretit maqedonas. Perseu dërgon atëherë një ambasador të një rangu më të lartë, Pantauhun, që mban titullin e një prej Philoi-vt të parë, çka ve në dukje, në oborrin maqedonas, këmbënguljen e këtyre Miqve të mbretit të cilët janë dhe këshilltarët e tij më të afërt. Takimi zhvillohet në Meteon, në veri të Skodrës, në territorin e labeatëve; Genti angazhohet në aleancë me premtimin se do të merrte treqind talenta, ai bën betimin, dorëzon pengjet dhe dërgon Olympionin pranë Perseut që të marrë, si shkëmbim, betimin e Perseut, pengjet e tij dhe treqind talentat. U ra dakort gjithashtu që ilirët të  marrin pjesë në një mision tek rodasit për t'i bindur këta të fundit të hyjnë në luftë. Pantauhu qëndron pranë Gentit që ta këshillojë gjatë kohës që ai përgatitet për luftë në tokë dhe në det. Parmeni dhe Morhu, të dërguarit e Gentit në Rod, priten me shumë konsideratë, në pritane nga rodasit që i presin ata: Genti ka luajtur sigurisht një rol të madh për t'i bindur rodasit që të hyjnë edhe ata në luftë krah Perseut.

Më pas, Perseu duket se e vret më shumë mendjen si të mos i japë paratë që kishte premtuar: ai humbet kështu mundësinë e një aleance me Eumenin e Pergamit, mbetet dhe pa përforcimet e bastarnëve të gatshëm të shërbejnë si mercenarë dhe, së fundi, i del nga fjala Gentit, duke i çuar atij 10 talenta dhe duke mbajtur gjithë pjesën tjetër të shumës, nga dita që Genti burgosi dy të dërguar romakë; ai mendon se me këtë që ka bërë Genti ka shkuar tashmë shumë larg në angazhimin e tij dhe nuk mund të tërhiqet. I zhgënjyer nga kopracia e aleatit të tij, Genti do të tregohet një aleat fare i padobishëm, në një kohë kur lemboi-xë e tij mund të kishin kërcënuar brigjet ilire dhe epirote dhe si pasojë t'ua prisnin romakëve rrugët e komunikimit.

Mbërritja e konsullit të ri, Pal-Emilit, në Maqedoni, në fund të pranverës së vitit 168, i jep luftës një zhvillim vendimtar; në Iliri, pretori L.Anici i zë vendin Ap.Klaudit. Operacionet në Iliri nisin madje para mbërritjes së pretorit të ri: Genti mbledh ushtrinë e tij prej 15 000 burrash në Lis; është një efektiv sa gjysma e atij që mund të rreshtojnë romakët në të njëjtin sektor fronti. Genti dërgon vëllain e tij, Karavanti, me një mijë këmbësorë dhe pesëdhjetë kalorës për të nënshtruar ethnos-in (gens) e kavëve ndërsa ai vetë marshon drejt Basanias, 5000 hapa nga Lisi, ndoshta pranë grykderdhjes të lumit Mat, paksa në jug të Lisit, banorët e të cilit janë përkrahës të romakëve. Ap.KIaudi i shton ushtrisë së tij luftëtarë të rekrutuar tek bylinët, apolloniatët dhe në Dyrrah (171) dhe shkon të vendosë kampin afër Genusit (Shkumbinit). Në këtë kohë mbërrin në Apolloni pretori i ri L.Anici; ai i shton ushtrisë së tij luftëtarë parthinë dhe po përgatitej të marshonte për të çliruar Basanian kur lajmi se flota e Gentit kishte bërë kërdinë në territoret e Apollonisë dhe të Dyrrahut e detyron atë të marrë masa të ngutshme.

Edhe pse vazhdimi i tekstit tëTit Livit është me mungesa, për lexuesin është e qartë se papritur punët e Gentit marrin për keq : qytetet e krahinës dorëzohen njëri pas tjëtrit, dhe ushtria romake mbërrin përballë Skodrës. Kalaja i siguronte Gentit një mbrojtje të fortë; por në vend që të qëndrojë brenda saj, ai pranon luftimin jashtë mureve të kalasë dhe pëson një disfatë të plotë. Pas një pezullimi të luftimeve që zgjati tri ditë, Genti i dorëzohet pretorit. Ky i fundit jep urdhër që të arrestohet në Meteon e gjithë familja e mbretit dhe Genti dhe pas një lufte që zgjat fare pak, të tijët dërgohen në Romë.

Luftërat kundër Romës (250-168 p.Kr)

Dinastia e Agronit. Në historiografinë moderne është bërë zakon Origjina që Shteti Ilir pas mesit të shek. III, të quhet shteti i ardianëve. G. Zippel, i cili qe i pari që i dha këtë emër, ia atribuon formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tij, ky fis, i shtyrë nga një dyndje e keltëve rreth viteve 370 - 360 p.Kr., ndërtoi banimet e para pranë libumëve dhe u vendos në grykën e Naronës. Nga mesi i shek. III, në kohën e sundimit të Pleuratit dhe sidomos nën pasardhësin e tij. Agronin, ardianët përparuan gjatë bregdetit deri thellë në jug. Pasi shtynë dardanët që kishin nënshtmar mbretërinë taulante, u bënë zotër të Ilirisë së Jugut dhe krijuan kështu një shtet të madh e të fuqishëm, i cili shtrihej prej kufijve të Epirit deri përtej Naronës. Që nga kjo kohë emri i ardianëve u shtri mbi gjithë shtetin e tyre të gjerë, megjithëse ata vetë vazhduan të qëndrojnë në tokat e vjetra rreth Naronës.

Kjo tezë u bë për një kohë të gjatë mendimi më i pranuar por nuk munguan të shfaqen ndaj saj edhe rezerva e kundërshtime. Kështu, për M. Holleaux; ilirët deri në mesin e shek. III ishin ende të ndarë në fise të pavarura, që sundoheshin nga sovranë të veçantë. Vetëm rreth kësaj kohe ky regjim ndarjeje qe zhdukur, për t'i lënë vendin një shteti të gjerë ilir, që qeverisej nga një monark i vetëm, sovranitetin e të cilit e njohën "dinastitë" lokale, kryetarët e fiseve apo qyteteve. Origjina e këtij shteti dhe historia e formimit të tij, sipas Holleaux, janë të panjohura, megjithatë ai pranon se puna unifikuese, që i dha jetë këtij formadoni, ka qenë kryer nga fisi i fuqishëm i ardianëve.

A. Gitti, përkundrazi, nuk u njeh ardianëve ndonjë rol të veçantë në formimin e Shtetit Ilir dhe vë në dyshim origjinën ardiane të monarkisë themeluese të Agronit. "Prej nga monarkia e Agronit është e pasigurt, - thotë ai, - por duhet përjashtuar sidoqoftë origjina kelte, ashtu si edhe ndonjë origjinë nga pushtimet e ndonjë fisi të veçantë; ajo ishte, ka shumë të ngjarë, një krijesë personale e sundimtarëve të saj dhe një agregat prej shumë fisesh, që i mbante deri diku të bashkuar, përveç fuqisë së dinastisë pushtuese, edhe interesi i përbashkët". Këtë shtet, apo siç e quan ai ndryshe "perandori", Gitti e konsideron, ashtu si Holleaux, si një "entitet politik krejt i ri" që lindi në botën ilire rreth mesit të shek. III; ai e parafytyron atë si një amalgamë fisesh, në pjesën më të madhe të prapambetura e të asimiluara keq, që i mungonte kohezioni sepse mbështetej në parime "gati feudale" kurse pushteti mbretëror kufizohej nga familjet e mëdha me tendenca separatiste. Pavarësisht nga kjo, ky autor sheh te monarkia e Agronit praninë e një pushteti të aftë për politikë.

 

Me gjithë ndryshimet që paraqesin pikëpamjet e mësipërme, ato bashkohen në vështrimin thelbësor të çështjes: formacioni politik për të cilin bëhet fjalë paraqitet si një shtet fisnor dhe si një vepër personale e një sundimtari, qoftë ky Pleurati apo i biri i tij Agroni. Duke mos qenë në gjendje të kuptojnë se një rend shtetëror nuk mund të arrihet me anën e një bashkimi mekanik të fiseve, Zippel-i dhe pasardhësit e tij nuk kanë mundur të zbulojnë karakterin e vërtetë të këtij shteti dhe bazën social-politike mbi të cilën ai mbështetej.

F. Papazoglu, duke zhvilluar më tej një tezë të Droysen-it, ka provuar kohët e fundit se mbretëria e Agronit ishte trashëgimtare dhe vazhduese e një tradite më të vjetër politike shtetërore në Iliri. Fillimet e kësaj tradite ajo i gjen, me të drejtë, diku në fundin e shek. V p.Kr., qysh kur burimet bëjnë fjalë pa ndërprerje për një Shtet Ilir, sundimtarët e të cilit quhen "mbretër të ilirëve". Ajo ka vënë në dukje nga ana tjetër se ardianët banonin më në jug sesa ka besuar Zippel-i dhe përfshirja e tyre në përbërjen e Shtetit Ilir është kryer në drejtim të kundërt, nëpërmjet shtrirjes së këtij shteti në veri.

Duke pranuar si të drejtë këtë tezë të Papazoglut ne nuk pajtohemi me konceptin e paqartë të saj mbi shtetin. Në një vend tjetër kemi treguar se kjo traditë politike shtetërore, që zbret deri tek Agroni, buronte nga zhvillimi i hershëm i jetës qytetare në Iliri, e cila që nga fundi i shek. IV, sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. III p.Kr. njeh lulëzimin e saj më të lartë dhe formon bazën ekonomike e politike të shtetit më të madh e më të fuqishëm që kanë njohur ndonjëherë ilirët.

Në qoftë se në jetën politike të Shtetit Ilir nuk ka asnjë ndërprerje, dinastia e Agronit duhet të jetë e re dhe me origjinë veriore. Midis saj dhe sundimtarëve të mëparshëm nuk mund të vendoset asnjë lidhje. Ka të ngjarë që aty nga mesi i shek. III ose pak më parë, Shteti Ilir të ketë njohur një periudhë trazirash të brendshme, hollësirat e të cilave nuk i dimë. Nuk është çudi që zhvillimi i vrullshëm i qyteteve në veri të lumit Mat, të mbetura jashtë konflikteve luftarake që prekën pjesën jugore të Shtetit Ilir bashkë me qytetet e tij, të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen vetëm në ndryshimin e dinastisë sunduese dhe në shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apollonisë, nga Shteti Ilir.

Historia e Shtetit Ilir në 60 vjetët e fundit të jetës së tij është kryesisht historia e luftërave kundër Romës. Ngjarjet që u zhvilluan në prag të këtyre luftërave, janë vetëm një prelud i tyre. Megjithatë këto janë një dëshmi e rëndësishme për vendin që zinte ky shtet midis fuqive të tjera të Ballkanit dhe për rolin e tij historik në ngjarjet politike të kohës.

Burimi më i rëndësishëm për këto luftëra është Polibi. Vepra e tij përshkohet nga një tendenciozitet dhe subjektivizëm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romës. Historia e ilirëve, ashtu sikurse në përgjithësi historia e kundërshtarëve politikë të Romës, paraqitet e shtrembëruar dhe me ngjyrat më të zymta. Qëllimi kryesor i Polibit është të justifikojë në këtë vepër pushtimet romake, të cilat ishin, sipas tij, të drejta të nevojshme dhe të dëshirueshme nga popullsitë vendase. Për Polibin këto pushtime ishin të pashmangshme sepse "fati i kishte caktuar Romës tnisionin tësundojë botën". Një pjesë e burimeve që ka përdorur Polibi, vjen nga Fabi Piktor dhe, siç është mendimi i përgjithshëm, ka karakter thjesht propagandistik.

Burimet e tjera për këtë periudhë vijnë nga një tradicion i korruptuar rëndë. Kjo vihet re në radhë të parë te Livi, i cili i kushton më tepër vëmendje efektit retorik sesa të vërtetës historike. Për hir të paraqitjes së bukur dhe tërheqëse të ngjarjeve, ai shpeshherë e sakrifikon këtë të vërtetë. Tregimet e tij janë të veshura me petkun moralizues dhe në raste të tjera me hollësira fantastike.

Shumë të pasigurta janë edhe njoftimet e shkrimtarëve të tjerë si Apiani e Dio Kasi, që paraqesin ritransmetime të cunguara dhe më tepër të pasakta të tradicionit të vjetër.

info@balkancultureheritage.com