Islami dhe turqit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Islami dhe turqit

Turqit e lashtë ishin vendosur përreth zonës së maleve Alltaj, në jug të lumit Jenisej. Ata ishin pasardhës të Ja'fethit, i biri i Profetit Nuh (a.s.). Personaliteti i tyre më i shquar është Oguz (Oguz) Han, bashkëkohës i Profetit Ibrahim (a.s.), i cili e pranoi me dëshirën e tij Islamin. Turqit e quajnë atë Zulkamejn. Oguz Han kishte 6 djem: Gyn, Aj, Jëlldëz, Gok (Gdk), Dag (Dag) dhe Deniz. Prej tyre u fonnuan 6 fise si më poshtë:

Gyn Han - Kajë, Bajat, Alkaevli, Karaevli

Aj Han - Jazër, Doger (Ddger), Dodurga, Jabërllë

Jëlldëz Han - Avshar, Karëk, Big-dih, Karkën

Këto fise u vendosën në anën e djathtë të territorit dhe për pasojë u quajtën fiset e Oguzit të krahut të djathtë.

Gok Han - Bajëndër, Peçenek, Çavundur, Çebni

Dag Han - Salur, Ejmyr, Alajundlu, Yregir (Uregir) Deniz Han - Ëgdër, Bykdyz, Jëva, Kënëk.

Këto fise njiheshin si fiset e krahut të majtë.

Saluri, stërgjyshi themelues i fisit Salur, jetoi gjatë kohës së Pejgamberit Muhammed (s.a.v.s), dhe pasardhësi i tij, Çanak Han, e pranoi Islamin. Fiset dhe familjet e tjera turke u konvertuan në Islam, dhe për këtë arsye u quajtën Tyrk-i Iman (turq besimtarë, që do thotë turq muslimanë). Më pas, kjo fjalë u lexua Tyrkiman (Tyrkoman) dhe në ditët e sotme Tyrkmen.

Në Turkestan, Islami u përhap nëpënnjet tregtarëve. Edhe pse Kutejbeh b. Muslim e hapi qytetin Buhara ndaj Islamit, dhe ndërtoi atje xhaminë e parë në vitin 94/713, ky veprim nuk e përshpejtoi procesin e përqafimit të Islamit nga turqit. Por duke u familjarizuar me Islamin, nëpërmjet tregtarëve musli-manë dhe duke ndjerë se Islami ishte në harmoni të plotë me pikëpamjet, dhe mënyrën e tyre të jetesës, turqit e përqafuan Islamin me dëshirën dhe vullnetin e tyre të lirë. Duhet theksuar se momenti kur turqit hynë në Islam, njihet si një nga ngjar-jet më të rëndësishme në historinë botërore.

Megjithatë, duket se Islami u përhap mjaft herët midis turqve të veriut. Të parët i shikojmë bullgarët (nga burimet arabe: Sakalibeh), që dalin në shesh si Devleti i Parë Musliman Turk në histori. "Emri 'bullgar' duket se shfaqet për herë të parë në vitin 482 (e.s.). Pas vdekjes së Mbretit të Hunëve, Atilla, në vitin 453 (e.s.), bashkësia e Hunëve u shkatërrua dhe bullgarët turq vendosën sovranitetin e tyre nga Kaukazi në Danub." Disa nga bullgarët turq u vendosën në rajonin e Dobruxhës, nën drejtimin e Esperihut, djalit të Kuvrat Hanit, për shkak të presionit të ushtruar nga Hazarët. Kjo degë e bullgarëve ose e bullgarëve të Danubit, jetoi në periudhën më të shkëlqyeshme nën drejtimin e Kurum Hanit (803-814), dhe Omurtag Hanit (814-831). Pars Hani (859-890), u konvertua në fenë e krishterë në vitin 864 dhe u quajt Boris Han, dhe për pasojë edhe bullgarët e Danubit u konvertuan në të krishterë, dhe me kalimin e kohës, duke u përzier me sllavët u kthyen në popuj sllavë. Disa fjalë turke që kanë mbetur në gjuhën bullgare nga periudha paraislamike janë shembuj që tregojnë këtë lidhje.

Dega tjetër e bullgarëve u vendos në rajonin e Itilit të mesëm (Vollgës), në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të. Qytetet më të rëndësishme të tyre ishin: Bullgar, Biler, Suvar, Oshal dhe Tetish. Islami u përhap shpejt nëpërmjet tregtarëve, që vinin nga vendet muslimane. Bullgari Han Allmësh, i biri i Jaltavarit, e përqafoi Islamin dhe në vitin 920 dërgoi lajmëtarin e tij te Halifi i Abasidëve në Bagdad, duke i kërkuar atij të dërgonte ulema për ti mësuar popullit bullgar Islamin, dhe arkitektë për të ndërtuar xhami dhe kështjella. Halifi el-Muktedir Bil-lah Xhafer dërgoi një komision ambasadorësh në vitin 310/922. Bullgarët e Vollgës e përqafuan Islamin në vitin 922, duke formuar kështu Devletin e Parë Musliman Turk.

Bullgarët e Idilit (Vollgës), jetuan të qetë deri në gjysmën e dytë të shekullit të 13-të; por sulmi i tyre ndaj mongolëve, që po ktheheshin drejt zonës së Araleve, pas një beteje kundër Kumanëve në rajonin Don në vitin 1223, dhe mposhtja e tyre shënoi rrugën e rrënimit të vetë bullgarëve. Kështu, nën urdhrat e Batu Hanit, mongolët i sulmuan bullgarët, pas një parapërgatitje të gjatë dhe në vitin 1236 i shkatërruan të gjithë qytetet e tyre duke i varur njerëzit.

Gjatë Epokës së Hordhisë së Artë (1282-1452), bullgarët u rimëkëmbën deri në një farë mase dhe vazhduan të jetonin me vështirësi, por, më pas, u sulmuan nga Pulat Timuri, Hani i Hordhisë së Artë në 1361, dhe qytetet e tyre kryesore u shkatërruan. Kur Emir Timuri, Hani i Hordhisë së Artë në vitin 1391, drejtoi fushatat e tij në Toktamësh, qytetet e bullgarëve u shkatërruan sërish. Pas kësaj, bullgarët jetuan në Hanatin e Kazanit.

Një shtet tjetër turk musliman ishte dhe Devleti Karahanllë (Ilighanllë) (840-1212 e.s.), që u vendos në Afganistan dhe në disa zona të Turkestanit, nën drejtimin e të mirë-njohurit Satuk Bugra Han (emri i tij në gjuhën arabe është 'Abd el-Kerim), i cili vdiq në vitin 344/959. Turqit, identiteti i të cilëve ishte zhytur tashmë në fenë Islame, luftuan kundër vëllezërve të tyre të mëparshëm: shamanistëve dhe budistëve. Ata, gjithashtu, luajtën një rol të rëndësishëm për përhapjen e. Islamit në Indi, ku dërguan shumë gazve (ekspedita të xhihadit) gjatë periudhës 351-582/963-1186. Mahmudi i Gaznes (388-421/998-1186) dhe pasardhësit e tij, drejtuan 17 ekspedita të tilla. Ushtria turke muslimane që u ndesh në këto beteja ishte e përbërë nga arabë, persë dhe ushtarë të tjerë të këtyre zonave. Ata flisnin një gjuhë të thjeshtëzuar të quajtur "Ordu", që në gjuhën turke do të thotë "Ushtri". Fjala e ditëve të sotme "Urdu", duket se e ka origjinën e saj nga fjala turke "Ordu".

Themeluesi i Devletit të Madh të Selçukëve (429-552/1038-1157), është biri i Dukakut nga Klani Kënëk i Oguzit. Sulltani i tij Tugrull (Tugrul) Beu, i biri i Mikailit, i biri i Selçukut, marshoi drejt Bagdadit në krye të ushtrisë së tij në vitin 450/1059, për të çliruar Halifin e Abasidëve nga komploti shiit-bujit Për nder dhe respekt të Halifit, Tugrulli e drejtoi personalisht kalin e Halifit. Më pas ai u martua me vajzën e Halifit (455/1063) dhe transmetohet se gjatë festimeve të dasmës, turqit kërcyen vallet e tyre folklorike.

Halifi ia riktheu autoritetin e tij të përbotshëm Tugrull Beut dhe i dha edhe titullin Sulltan.

info@balkancultureheritage.com