Italia romake
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Italia romake

Pas çlirimit nga zgjedha e sundimit etrusk, Romës iu desh përsëri të bënte një luftë të ashpër me ta, por këtë herë për të pushtuar tokat e tyre. Me etruskët kundër ekspansionit ushtarak romak u radhitën fiset fqinje të volskëve, të ekvëve etj.

Historia e kësaj lufte është zbukuruar nga legjenda të shumta, por fakte historike mbeten: traktati i vitit 493 p.e.s., që nënshkroi Spur Kasi në emër të shtetit romak me qytetet latine dhe hyija e Romës në të ashtuquajturën Federatë Latine. Pak më vonë me federatën u bashkua dhe fisi i hemikëve.

Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.s. kur pozitat e shtetit romak ishin forcuar, romakët ndërmorën veprime ushtarake sulmuese kundër etruskëve. Pas një rrethimi të gjatë dhe luftimesh të rrepta, më në fund, në vitin 396 p.e.s., ushtria romake e drejtuar nga Mark Fur Kamili, mori qytetin e madh etrusk Vei, që u plaçkit. Banorët e tij u shitën si skllevër, ndërsa territorin u shndërrua në ager publicus.

Në fund të shek. V p.e.s. rezultatet e politikës së jashtme romake ishin mjaft pozitive. Por në fillim të shek. IV p.e.s., si për ironi të fatit, për shkak të pushtimit gal, Roma u vu në pozitë shumë të vështirë, aq sa ekzistenca dhe e ardhmja e saj kërcënoheshin nga rreziku fatal i asgjesimit të plotë.

Keltët ose, siç i quanin romakët, galët, banonin në hapësira të gjera të Europës Perëndimore. Një pjesë e tyre të detyruar prej fiseve barbare gjermane, kapërcyen Alpet e Europës dhe në fund të shek. V p.e.s. u vendosën në dy brigjet e lumit Pad, duke i dëbuar së andejmi etruskët.

Për t’i zgjeruar më tej tokat e pushtuara në Gadishullin Apenin, në fillim të shek. IV p.e.s., galët ndërmorën inkursionet e para kundër Etrurisë dhe Latit, me objektiv Italinë e Mesme.

Kur rrethuan qytetin etrusk, Kluzin në Etrurinë Veriore, Roma dërgoi aty ambasadorët e saj, të cilët duke shkelur ligjet e luftës, morën pjesë në betejë përkrah etruskëve kundër galëve. Këta të fundit, të revoltuar nga kjo sjellje, i kërkuan qeverisë romake t’i dorëzonte fajtorët dhe, kur kërkesa e tyre u hodh poshtë, atëherë galët filluan luftën me Romën.

Që në përballjen e parë ushtarak me Romën në vitin 390 p.e.s., galët u shkaktuan një disfatë të tmerrshme romakëve. Pastaj hynë në Romën e boshatisur dhe pasi e grabitën, i vunë zjarrin. Megjithatë galët nuk mundën ta mermin kështjellën e papushtueshme në Kapitol, ku ishte strehuar qeveria romake e mbrojtur nga trupa të pakta.

Gjatë shtatë muajve, që e mbajtën të rrethuar Kapitolin, galët bënë të pamundurën për ta pushtuar edhe këtë kështjellë, por më kot.

Atëherë, sipas një legjende të njohur, një natë, në kushtet e errësirës së plotë, ata filluan të ngjiteshin me shumë kujdes shpateve të thepisura të Kapitolit. Ato lëviznin aq ngadalë, saqë nuk mund të diktoheshin nga askush, madje një ushtar gal arriti gjer në majë, rnirëpo në atë çast një tufë patash, që i qenë kushtuar perëndeshës Junona, e mbaheshin në tempullin e Kapitolit, u trembën dhe filluan të gagarisnin me safuqi kishin.

Zhurma e madhe, që shkaktuan patat, i zgjoi romakët nga gjumi dhe ata u sulën kundër galëve dhe ua hodhën në greminë tërë njësinë e tyre ushtarake. Më në fund kundrejt një shpërblimi të majmë në ar, galët u larguan nga Roma.

Pasojat shkatërrimtare të pushtimit gal Roma i zhduku shumë shpejt. Brenda një kohe mjaft të shkurtër, qyteti u rindërtua pothuajse nga e para dhe u përforcua me ndërtime mbrojtëse të fuqishme. Në të vërtetë, galët u orvatën edhe herë të tjera për ta pushtuar Romën. E tillë ishte tentativa që ata bënë në vitin 348 p.e.s., në të cilën edhe dështuan.

Pasojat shkatërrimtare të pushtimit gal Roma i zhduku shumë shpejt. Brenda një kohe mjaft të shkurtër, qyteti u rindërtua pothuajse nga e para dhe u përforcua me ndërtime mbrojtëse të fuqishme. Në të vërtetë, galët u orvatën edhe herë të tjera për ta pushtuar Romën. E tillë ishte tentativa që ata bënë në vitin 348 p.e.s., në të cilën edhe dështuan.

Në këtë mënyrë, aty nga mesi i shek. V. p.e.s. Roma e nënshtroi pothuajse gjithë Italinë Veriore. Por lakmitë e saj grabitqare nuk u kënaqën me kaq. Prandaj ajo filloi përgatitjet politiko-ushtarake për luftëra dhe agresione të reja në Italinë e Mesme.

Gjendja e nderë që ekzistonte aty, për shkak të konflikteve të ashpra, deri dhe të armatosura midis samnitëve dhe kampanjasve, i ofronin Romës mundësi për sukses. Krahina e Kampanias ishte pushtuar nga fiset luftarake malore të samnitëve që në shek. V p.e.s.. Sikur të mos mjaftonte kjo, në mesin e shek. IV p.e.s. në Kampania u dynd një valë e re kolonistësh samnitë.

Të pafuqishëm për t’i bërë ballë kësaj dyndjeje, kampanjasit iu drejtuan Romës për ndihmë.

Kjo kërkesë ishte për Romën si një dhuratë nga qielli, sepse i dha rastin ideal për të vënë në jetë synimet grabitqare në këtë rajon e më gjerë.

Duke u nisur nga këto synime, Roma u doli kompanjasve në mbrojtje dhe kjo gjë çoi në luftën e parë romako-samnite të viteve 343 - 341 p.e.s.

Lidhur me këtë luftë, në literaturën historike europiane të antikitetit qarkullojnë pikëpamje të ndryshme. Versioni tradicional e paraqet si një luftë të rreptë në përmasa të mëdha.

Disa historianë të sotëm e konsiderojnë më tepër të sajuar, sesa një ngjarje reale. Të tjerë, mendojnë se vërtetësia e saj as që mund të vihet në dyshim. Sipas këtyre të fundit, romakëve u kanosej rreziku latin dhe, për të mos u vënë midis dy zjarresh, bënë paqe me samnitët.

Një varg qytetesh latine, anëtare të Federatës së Aricinit, menduan ta shfrytëzonin luftën romako-samnite në favor të tyre. Kundër Romës u formua një koalicion i fuqishëm ku, përveç latinëve, hynë fiset aurunge, volske, madje dhe kampanjasit, këto fise duke pretenduar të kishin të drejta të barabarta me Romën në kuadrin e Federatës Latine, i paraqitën qeverisë romake një ultimatum, përmes të cilit i kërkonin gjysmën e vendeve në senat dhe postin e një konsulli. Kur Roma i hodhi poshtë këto kërkesa ultimative, atëherë filloi Lufta Latine e viteve 340-338, p.e.s. Këtë përballje të armatosur me këtë pjesë të qyteteve latine të organizuara në Federatën e Aricinit, romakët e fituan relativisht lehtë.

Gjatë Luftës Latine, samnitët i respektuan me rreptësi kushtet e paqes me Romën, madje i dhanë asaj një ndihmë të madhe. Por, kur romakët pushtuan qytetin grek të Neapolit në Kampania, të cilin (sanmitët) e konsideronin si zonë të influencës së tyre, shkelën paqen dhe filluan luftën me ta.

Kështu filloi lufta e dytë samnito-romake, e cila u zhvillua në harkun kohor 327-304 p.e.s. Lufta nisi mbarë për Romën. Mirëpo, kur teatri i veprimeve luftarake u zhvendos nga zona fushore e Kampanias në krahinën malore të Samnit, ushtria romake filloi të merrte goditje të rënda, madje, në vitin 321 p.e.s., ajo ra në kurthin e armikut pranë një gryke malore të mbuluar me pyje të dendura dhe u detyrua të dorëzohej pa kushte.

Të dy konsujt e atëhershëm romakë, së bashku me ushtarët e tyre të çarmatosur u trajtuan në mënyrën më poshtëruese që mund të mendohej për ushtarakët romakë të asaj kohe. Ata u urdhëruan të kryenin ritin e turpshëm të kalimit “nën zgjedhë”, të mbuluar nga sharjet më të ndyra dhe talljet më diskredituese të fitimtarëve samnitë. Sipas këtij riti, robërit e luftës, në shenjë poshtërimi i detyronin të kalonin barkas, duke u zvarritur këmba-duarsh, nën një heshtë horizontale të vendosur mbi shtiza të ngulura në tokë vertikalisht.

Kjo disfatë e detyroi senatin të merrte masa të forta tekniko- taktike dhe organizative me karakter ushtarak. Si rrjedhojë e riorganizimit që pësoi, ushtria romake e rriti aftësinë manovruese, forcën zbuluese, fuqmë goditëse dhe, mbi të gjitha, disiplinën ushtarake. Efektiviteti i këtyre masave i dha shpejt frytet e veta. Ndonëse me samnitet u bashkuan edhe etruskët, ushtria romake arriti të fitonte në dy fronte. Në këto rrethana samnitët u detyruan të nënshkruanin një traktat të ri paqeje me romakët.

Edhe pse fitoi për të dytën herë kundër samnitëve, Roma nuk arriti ta zotëronte të gjithë Italinë Qendrore. Pushtimi i plotë i këtij rajoni u realizua në vitet 298-290 p.e.s. Pikërisht në këtë periudhë tetëvjeçare u zhvillua lufta e tretë romako-samnite.

Gjatë luftës kundër Romës, veç samnitëve, luftuan edhe umbrët, etruskët, galët etj. Megjithatë në vitin 296 p.e.s., romakët i shpartalluan pranë Sentinit forcat e bashkuara të koalicionit antiromak. Këtë moment diplomacia romake e shfrytëzoi me mjeshtëri për të futur ndërmjet tyre farën e grindjes dhe të kundërvënies reciproke. Duke i përçarë dhe thërrmuar kundërshtarët e vet, trupat romake nuk e patën të vështirë që në vitet 295-290 p.e.s. t’i asgjësonin ata njërin pas tjetrit. Kështu, lufta e tretë samnite përfundoi me fitoren e plotë të Romës.

Në këtë mënyrë, e gjithë Italia e Mesme, nga skaji jugor i luginës së lumit Pad deri në kufijtë veriorë të Lukanisë u vu nën kontrollin ushtarako-politik të Romës.

Rritja e fuqisë ekonomike dhe ushtarake përmes luftërave grabitqare nuk e bënë Romën më paqësore, por ia shtuan edhe më shumë dozat e agresivitetit në fushën e politikës së jashtme. Ndërkohë radhën e kishte e ashtuquajtura “Magna Grecia” ose Italia Jugore.

Qytetet greke të Ilalisë Jugore luftonin ndërmjet tyre, si dhe me fiset vendase. Kriza, anarkia dhe kaosi, ku ishin zhytur metropolet e tyre në Greqinë Ballkanike, kishin shtrirë tentakulat e veta edhe këtu në kolonitë greke të Italisë Jugore. Këto dukuri negative ishin shfaqur me tërë forcën e vet shkatërrimtare në qytetin helen të Turit.

Duke përfituar nga gjendja katastrofike që mbretëronte atje, në vitet '80 të shek. III p.e.s., fiset lukanase sulmuan dhe pushtuan Turin. Ndihma që autoritetet e Turit i kërkuan Romës, nuk vonoi të vinte. Roma dërgoi legjionet e saj. Romakët, pasi çliruan qytetin, lanë aty një gamizon ushtarak.

Ndërhyrja e Romës ngjalli shqetësimin e qyteteve të pasura helene të Magna Grecias dhe në radhë të parë të Tarentit, i cili ishte një nga qytetet më të fuqishme tregtare që reagoi shpejt dhe ashpër. Ai dërgoi ushtrinë e tij në Tur dhe e dëboi së andejmi gamizonin ushtarak romak.

Si rezultat i këtyre ngjarjeve, midis Romës dhe Tarentit shpërtheu lufta. Sido që Tarenti zotëronte forca të mëdha ushtarake dhe kishte aleatë lukanët e mesapët, që në betejat e para u duk epërsia e padiskutueshme e legjioneve romake.

Të ndodhur para rrezikut fatal të asgjësimit të plotë, tarentinët kërkuan ndihmën e Pirros, mbretit të famshëm të Epirit. Pirroja, që në moshë të re kishte shkëlqyer aq shumë si ushtarak, saqë, kur e patën pyetur njërin nga gjeneralët më të zot të Aleksandrit të Madh se kush ishte strategu më i shquar i asaj kohe, ai ishte përgjigjur: “Pirroja kur të arrijë moshën e pjekurisë.”

Më vonë një nga strategët më të mëdhenj të botës antike, Hanibali, e vinte Pirron në vendin e dytë, kurse veten të tretin, (pas Aleksandrit dhe Pirros). Siç kanë vënë në dukje autorët antikë greko- romakë, si strateg ushtarak Pirroja ishte vërtet i madh, por si personalitet politik ishte i vogël.

Ky përfundim konfirmohet edhe nga veprimet e Pirros, i cili e mirëpriti propozimin e tarentinëve, por ambiciet e tij shkonin shumë larg. Duke dashur të imitonte idhullin e tij, Aleksandrin e Madh, Pirros i hndi ideja e krijimit të një mbretërie të madhe, me një ndryshim: jo në Lindje, por në Perëndim.

Me këto plane në kokë, në pranverën e vitit 280 p.e.s. Pirroja zbarkoi në Italinë e Jugut me një ushtria që përbëhej nga 22 mijë këmbësorë, 3 mijë kalorës nga më të mirët e Tesalisë dhe 20 elefantë lufte.

Betejën e parë me romakët Pirroja e zhvilloi pranë qytetit Heraklia, ku ushtria e komanduar prej tij korri një fitore të shkëlqyer. Më 279 p.e.s., në afërsi të qytetit Auskul të Apulias, ndodhi beteja e dytë e madhe e Pirros kundër Romës (romakët kishin përqendruar një kontigjent të madh ushtarak prej 70 mijë trupash). Edhe këtë betejë mbreti i Epirit e fitoi, por me humbje aq të rënda, saqë, siç dëshmon Plutarku, kur e uruan për fitoren, Pirroja u përgjigj: “Edhe një fitore si kjo, dhe unë s’do të kem me kë të kthehem në Epir.”

I zhgënjyer nga llogaritë e bëra keq dhe shpresa për t’i larë shpejt hesapet me Romën, nga humbjet e pësuara, nga vështirësitë në rritje, këto dhe faktorë të tjerë e shtynë Pirron të hynte në bisedime për paqe me Romën. Por senati nuk pranoi të bënte paqe me të.

I dëshpëruar edhe më shumë nga ky refuzim kategorik i senatit romak, Pirros nuk i mbeti asnjë altemativë tjetër, veç asaj të kthimit në atdhe, por kur ai po përgatitej për këtë, autoritetet legjitime të qytetit helen të Sirakuzës i kërkuan ndihmë, në luftën që zhvillonin kundër Kartagjenës për sundim në Sicili.

Kjo kërkesë, i ringjalli Pirros iluzionet e humbura, mandej këtë ofertë ai e mori si urdhrin e fatit dhe si shansin e fundit për të ricikluar veprën e ndritur të Aleksandrit të Madh; për të krijuar një perandori të re, por tashmë në Perëndim.

Me ëndrra të tilla fantastike dhe i etur për t’i bërë ato realitet, Pirroja u largua nga Italia për në Sicili. Këtu, që në betejat e para, përkrah sirakuzasve kundër kartagjenasve, korri një varg fitoresh të bujshme. Këto fitore Pirroja e konsideroi si një ogur i mirë për të vazhduar më tej.

Duke dashur të zhvendoste luftën nga Sicilia në Afrikë, me qëllim që të pushtonte Kartagjenën, ai filloi të ndërtonte një flotë, por këto synime nuk i realizoi dot. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Atij i mungonte jo vetëm vizioni i politikanit largpamës, por edhe elasticiteti i diplomatit të shkathët.

Pirroja gaboi me qëndrimet arbitrare ndaj aleancave, si dhe në trajtimin e aleatëve, pasi nuk diti t’i vlerësonte drejt aleancat që lidhi me Sirakuzën dhe qytetet e tjera greke të Sicilisë. Për më tepër, ai nuk i trajtoi ato si aleate, por si vasale. Duke i parë si të tilla, ai i ngarkoi qytetet helene me taksa të shumta, ndërhynte brutalisht në punët e brendshme dhe nuk respektonte traditat e tyre demokratike. Këto qëndrime të gabuara bënë që mjaft prej këtyre qyteteve të shkëputeshin nga ai, madje pati edhe nga ata që ngritën armët kundër tij.

I vetizoluar dhe i ndodhur mes dy zjarresh, Pirroja u detyrua ta braktiste Sicilinë. Në vitin 275 p.e.s. ai u kthye përsëri në Itali. Po këtë vit, zhvilloi betejën e fundit me romakët në Benevento, të cilën e humbi plotësisht. Pas kësaj disfate të rëndë, Pirroja u largua përgjithmonë nga Italia dhe u kthye në Gadishullin Ballkanik. Po edhe këtu aventurat e tij nuk morën fund. Ai u përzje në luftën civile që zhvillohej në atë kohë në Argos të Peloponezit, ku dhe gjeti vdekjen.

Humbja katastrofike e Pirros në Benevento i hapi rrugën Romës për pushtimin e Italisë Jugore. Në vitin 272 p.e.s. romakët rrethuan Tarentin dhe e morën pa hasur ndonjë rezistencë serioze. Pas rënies së Tarentit, atë fat pësuan pesë vjet më vonë edhe qytetet e tjera helene të Magna Grecias.

Në këtë mënyrë Roma mbylli ciklin e pushtimeve të saj brendapërbrenda Gadishullit Apenin dhe gjithë Italia, nga ngushtica e Mesanës në jug, deri në lumin Rubikon, kufi me Galinë Çizalpine në veri, ndodhej nën këmbët e saj. Roma e afirmoi plotësisht veten si forca e vetme dhe e aftë për bashkimin e Italisë nën hegjemoninë e saj.

Shkaqet që përcaktuan marshimin triumfal të Romës në Itali ishin shumë:

Së pari, Roma vepronte si një shtet kompakt, solid dhe i organizuar përballë fiseve të çorganizuara, të veçuara dhe pa lidhje organike me njëra-tjetrën;

Së dyti, centralizimi i pushtetit politik, si dhe i të gjitha burimeve njerëzore, ekonomike, financiare e ushtarake, i siguruan Romës epërsi absolute për t’i përdorur ato me efikasitet të plotë në kohën dhe në vendin e duhur.

Gjithashtu rol jo të vogël në realizimin e marshimit ushtarak në Itali luajti edhe diplomacia e shkathët dhe mjaft aktive e Romës. E specializuar në përçarjen e armikut apo të koalicioneve armiqësore, ajo kontribuoi në dobësimin e tyre, sikurse diti të lidhte aleanca dhe të shfrytëzonte me mjeshtëri koninukturat e krijuara në përputhje me ndryshimin e situatave.

Mbi të gjitha, Roma fitoi sepse ishte bartëse e një shoqërie më përparimtare në krahasim me fiset e shumta italike apo dhe se galët, të cilët ndodheshin në një fazë shumë më të ulët zhvillimi.

Për sa u përket poliseve helene të Magna Grecias, ato vërtet qëndronin në një stad më të avancuar zhvillimi se Roma, por qenë zhytur thellë në vorbullën e krizës dhe të anarkisë. Për më tepër, ishin rraskapitur nga luftërat e pafund kundër njëri-tjetrit.

info@balkancultureheritage.com