Javuz Sulltan Selim Hani 1512-1520
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Javuz Sulltan Selim Hani 1512-1520

Shehzadeja i tretë, Selimi, Sanxhakbeu i Trabzonit ishte në dijeni të veprimtarisë së Shah Ismailit në Anadoll. Pasi mësoi për marrjen e planifikuar të fronit nga vëllai i tij, Ahmedi, Selimi kërkoi të emërohej si sanxhakbej i Rumelisë (në Evropën osmane). Por, kjo kërkesë e tij u kundërshtua, për arsye se praktika tradicionale osmane nuk lejonte emërimin e asnjërit nga shehzadet si sanxhakbej në Rumeli. Atëherë, Selinti shkoi në Kefe, në Gadishullin e Krimesë dhe më pas në Rumeli me 10.000 luftëtarë. Me mbërritjen e tij në Silistre, ai kërkoi të fliste me të atin e tij personalisht dhe pas disa diskutimesh, u vendos që ai të emërohej Sanxhakbej i Semendires (Smederevës) në Rumeli, dhe që asnjë prej shehzadeve të tjerë nuk do të emërohej si veliahd (princ i kurorës). Duke e ditur se Bajezidi ishte më tepër i prirur për t i kaluar sulltanatin Ahmedit, djalit të tij më të madh, dhe se në fakt, ai do ta thërriste atë në Stamboll, Selimi arriti në Çorllu dhe vezirët ngritën perdet e karrocës së Bajezidit për t'i thënë: "Shikoje ushtrinë e djalit tënd që thotë se ka ardhur vetëm për të të puthur dorën". Ata qëlluan në të njëjtën kohë me armë kundër Selimit, i cili u detyrua të luftonte edhe pse pa dëshirë. Megjithatë, pas pak kohe, Selimi u tërhoq dhe Sulltan Bajezidi u kthye në Stamboll.

Ndërkohë, shehzade Ahmedi ishte duke pritur me ankth në Malltepe, për të marrë një ftesë nga Stambolli. Por, jeniçerët që e kishin admiruar guximin dhe heroizmin e Selimit gjatë luftimit, nuk ishin në favor të Ahmedit që nuk i kishte dhënë një zgjidhje problemit të Shiizmit Shehzadeja tjetër, Korkuti, ishte një njeri i arsimuar dhe me ndërgjegje të pastër e me shpirt artisti, por nuk ishte një luftëtar i mirë, dhe përpos të tjerave, ai nuk kishte asnjë pasardhës që të ndiqte linjën e trashëgimisë osmane. Për këtë arsye, jeniçerët (bërthama e ushtrisë osmane) ngulmuan: "Ne nuk pranojmë asnjë sulltan tjetër veç Selimit." Në këtë mënyrë, shehzade Ahmedi u kthye në sanxhakun e tij, kur Selimi mori letra nga fisnikët që e ftonin të shkonte në Stamboll. Ai kaloi Danubin e ngrirë dhe mbërriti në Stamboll në vitin 918/1512, ku u takua me babain e tij dhe kalëruan së bashku mbi kuaj. Sulltan Bajezidi i ofroi postin e kryekomandantit të ushtrisë, me kusht që ai të marshonte menjëherë kundër Shah Ismailit, por Selimi këmbënguli se ishte më e rëndësishme për të që të merrte drejtimin e sulltanatit, në mënyrë që kjo detyrë të arrihej me sukses. Sidoqoftë, Sulltan Bajezidi abdikoi në moshën 65-vjeçare. Ai u nis për në Mallkara dhe vdiq gjatë udhëtimit në Sogytlydere (Söğütlüdere).

Ndërkohë në Evropë po zhvilloheshin veprimtari të rëndësishme imperialiste dhe aventureske. Abbas Hamdani bën një përshkrim përmbledhës të kësaj situate si vijon: "Në Evropë, Portugalia dhe Spanja filluan shtrirjen e tyre detare pas zbulimit të Amerikës dhe Kepit të Shpresës së Mirë. Raporti i Diazit në vitin 1488 dhe raporti i Koviljës në 1492, bindi Dom Zhoaon për lehtësinë e arritjes deri në Indi dhe në Orientin e Largët në rrugën detare nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë. Lajmi i zbulimit të Indisë nga Kolombi, mund të ketë vonuar planet e Zhoaos, por meqë më pas u kuptua se Kolombi kishte zbuluar një kontinent të ri që nuk ishte India, kjo rigjallëroi këmbënguljen dhe vendosmërinë e drejtuesit të Portugalisë për të dërguar një ekspeditë të re në drejtim të jugut. Në vitin 1479, duke u sjell rreth Kepit, Vasko de Gama ndoqi rrugën përgjatë bregut verior të Afrikës, deri sa mbërriti në Malindi (Zanzibari i sotëm). Atje, ai takoi një drejtues lundrimi të mirënjohur arab, Ahmed ibn Mexhidin, i cili ishte dhe autor i librave që trajtonin këtë temë. Ky i fundit ndihmoi portugezët të kalonin Oqeanin Indian dhe të arrinin deri në Kalikut (Kalkuta), në bregun perëndimor të Indisë jugore, që ishte qëndresa kryesore e Lindjes për tregtinë e erëzave. Erëzat e Indisë iu bashkuan në këtë mënyrë floririt, fildishit dhe skllevërve të Afrikës Perëndimore. Portugezët vendosën kolonitë e tyre përgjatë gjithë rrugës së re drejt Indisë...

Portugezët ndoqën me ngulm ambidet e tyre dhe pushtuan porte të reja në Oqeanin Indian. Në fakt, ata e kthyen atë në "Liqen Portugez" dhe ndaluan lundrimin e muslimanëve atje. Ishte një sekret i ditur që të krishterët ishin ambidozë për të pushtuar qytetin e shenjtë të Mekës dhe ta shkëmbenin atë me Jerusalemin. Ata, madje, menduan të ndryshonin drejtimin e rrjedhjes së Nilit nëpërmjet Etiopisë, drejt Detit të Kuq për ta ngordhur urie Egjiptin.

Sulltan Selimi ishte ende dyshues ndaj qëllimeve të vëllezërve të tij, Ahmedit dhe Korkutit, edhë pse i kishte dhënë këtij të fundit Midillin përveç Sanxhakut të tij të Saruhanit (Manisës). Ahmedi rrethoi Konjën, por u detyrua të tërhiqej në Mallatja. Që të arrinte të kuptonte qëllimet e ardhshme të vëllezërve të tij, Selimi u dërgoi atyre letra të falsifikuara në emër të fisnikëve osmanë, sipas të cilave ata "ftoheshin" të mermin sulltanatin në Stamboll. Të dy vëllezërit e tij, me tiu afruar Stambollit, u ekzekutuan. Historia e vonë osmane është plot me probleme të tilla mes pjesëtarëve të oborrit të sundimtarëve, që i kushtuan shumë Devletit. Në mënyrë që të shmangte kaosin e mëtejshëm dhe një situatë të paqëndrueshme, Sulltan Selimi nuk kishte asnjë altemativë tjetër, përveçse të merrej me vëllezërit e tij në këtë mënyrë të ashpër. Ai është quajtur shpesh "Javuz", që në Turqinë e shekullit të 16-të, kishte kuptimin "i dhunshëm dhe i vrazhdë". Megjithatë, duket se populli e admi-ronte atë aq shumë, sa që kuptimi i kësaj fjale ndryshoi në "i vendosur, i fuqishëm dhe i aftë". Pjesa më e madhe e historia-nëve osmanë thonë se, nëse njëri prej shehzadeve do të ishte arratisur në Iran, apo Egjipt, sulltani osman nuk do të kishte qenë i aftë të ndërmerrte asnjë veprim. Sulltani ishte tepër i mërzitur, madje dhe kishte qarë. Por, këto veprime të dhunshme ishin të pashmangshme, në mënyrë që sulltani të merrte fuqinë, të ruante bashkimin dhe qëndrueshmërinë e Devletit, si dhe të ndërmerrte përgjegjësitë e tij historike.

Beteja midis Javuzit dhe Ismailit

Javuz Sulltan Selimi ishte një Sunnit i devotshëm dhe si i tillë ai ishte i zotuar plotësisht ndaj idealit të bashkimit në Islam. Ai i shprehu këto qëllime dhe synime në poezinë e tij të famshme të mëposhtme:

Kuptimi i mostmarrëveshjeve mes muslimanëve

Do të më shqetësojnë edhe në varrin tim

Bashkimi është rruga jonë, për të zmbrapsur sulmin e armikut

Nëse muslimanët nuk do të bashkohen, kjo do të më lëndojë shumë.

Pasi përfitoi kontrollin e plotë dhe të lirshëm të Devletit Osman, Sulltan Selimi urdhëroi administratën e tij të merrte në shqyrtim çështjen e Shiizmit në Anadoll. Nga ky studim rezultoi se, propaganda e shiizmit në Anadoll kishte arritur të tërhiqte mbështëtjen e 40.000 njerëzve për Shah Ismailin, i cili kishte ekzekutuar 60.000 Sunnitë në Azerbajxhan. Në shenjë hakmarrjeje të këtij krimi, Javuzi ekzekutoi shumë nga krerët shiitë në Anadoll dhe shumë të tjerë i burgosi. Pasi iu dha këtë goditje të rëndë Shiitëve të Anadollit, Javuz Sulltan Selimi u nis drejt Iranit në vitin 1514 për të zgjidhur çështjen e kërcënimit shiit të Safevitëve atje. Shah Ismaili asokohe kishte arritur të sfidonte edhe sundimin e memlukëve dhe u kishte propozuar të krishte-rëve të Evropës se ai do ta sulmonte Sirinë nga veriu, nëse ata do të sulmonin në të njëjtën kohë nga Mesdheu. Osmanët u përpoqën të lidhnin një traktat me memlukët kundër Safevitëve të Iranit, por asnjë rezultat konkret nuk u arrit nga kjo përpjekje. Memlukët kishin zgjedhur asnjanësinë në këtë konflikt dhe gjithçka që ata bënë ishte dërgimi i disa trupave në Alepo, për të mbrojtur kufijtë e tyre atje, kundër dy fuqive veriore.

Javuz Sulltan Selimi i dërgoi një letër Shah Ismailit me anë të së cilës i kërkonte atij të pendohej dhe të hiqte dorë nga armiqësitë dhe dhuna, duke cituar Kur'anin Fisnik: "Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek Allahu, ai e gjen Allahun Falës dhe Mëshirues."36 [en-Nisa, 110].

Por, Shahu ishte kokëfortë dhe i papërkulur. Më pas, Javuz Sulltan Selimi i dërgoi një letër tjetër Shah Ismailit në të cilën i shkruante: "Po nisem kundër teje, le të bëhet ajo që ka dekretuar Hakk Te'ala, mos thuaj që u kape në befasi apo se nuk pate kohë të mblidhje ushtarët." Në këtë mënyrë, Javuz Selimi avancoi në drejtim të tij me një ushtri prej 100.000 luftëtarësh. Ai i dërgoi atij një mesazh të fortë me anë të të cilit e sfidoi për luftë, por Shah Ismaili nuk kishte aftësinë dhe kurajën asokohe për një përballje të tillë, dhe për pasojë u tërhoq drejt Iranit. Ushtria osmane e kërkoi ushtrinë e tij në pjesën perëndimore të Iranit për dy muaj, por pa sukses. Ustazhllu Mehmet Hani ishte komandanti i frontit perëndimor të ushtrisë së Shah Ismailit; duke e ditur se nuk do të ishte i aftë t'i bënte ballë ushtrisë osmane u largua nga provinca, pasi shkatërroi qytete, qyteza, fshatra dhe gjithçka tjetër që ndodhej atje, dhe më pas u bashkua me Shahun. Ushtria osmane kishte filluar të ndjente lodhjen, ndërsa ushtria armike nuk shihej askund. Prandaj, jeniçerët u revoltuan dhe gjuajtën drejt tendës së Javuz Selimit, gjatë pushimit të ushtrisë në fushën e Eleshgirdit, pasi ata dëshironin të ktheheshin. Por në këtë rast doli në pah vullneti i hekurt i Javuz Selimit: pa treguar as shenjën më të vogël të frikës, ai kalëroi drejt jeniçerëve dhe iu tha: "Nuk kemi mbë-rritur ende aty ku dëshirojmë dhe nuk jemi ndeshur ende me armikun; nuk ka asnjë mundësi që të kthehemi mbrapsht pa u ndeshur me ta, madje edhe mendimi për një gjë të tillë do të ishte një imagjinatë e papranueshme. Është për të ardhur keq që ndjekësit e Shahut janë të përgatitur për f u vetësakrifikuar për hir të tij; ndërsa ne, tashmë, kur kemi arritur në kufi për t'i bërë ata që sillen në kundërshtim me Sheriatin, fi drejtojmë në Rrugën e Drejtë, disa të dobët përpiqen ta bëjnë këtë fushatë të xhihadit jofrytëdhënëse. Sigurisht që unë nuk do të shmangem dhe nuk do të kthehem; unë do të shkoj me ata që i binden Ulul Emrit, derisa të arrijmë atje ku duhet. Ata që i kanë zemrat e dobëta, ata që mendojë për familjet e tyre dhe dëshirojnë të kthehen me pretekstin e vështirësisë për të marshuar, të veprojnë si të dëshirojnë. Nëse ata zmbrapsen, do të thotë se ata e lënë fushatën që është ndërmarrë për hir të Din-i Mybin, Islamit. Nëse preteksti është mungesa e ushtrisë armike, ata janë përballë nesh. Nëse jeni burra, ejani pas meje, në të kundërt, unë do të vazhdoj i vetëm!" Dhe ngau kalin e tij duke i turpëruar jeniçerët, që e ndoqën pas të gjithë së bashku. Në fjalimin e tij u përmblodh shkurtimisht qëllimi i ekzistimit (raison d'etre) të entitetit osman: prania e osmanëve, jeta e tyre i kushtohet Islamit, osmanët do të luftonin kundër fisit të tyre, turqve, për hir të Islamit; pasi Devleti Osman përfaqësonte Islamin Sunnit dhe se ishte i mendimit që kundërshtari është jashtë Islamit. Osmani është i mendimit se kushdo që kthehet mbrapsht nga një fushatë e tillë xhihadi, shihet si femohues. Pika më e rëndësishme në këtë çështje është se nuk duhet të ketë asnjë lloj hezitimi tek asnjëri nga ushtarët osmanë. Ata autorë perëndimorë që përpiqen ta tregojnë Develtin Osman si një fuqi turke imperialiste, nuk mund ta shpjegojnë Betejën e Çalldëranit midis dy ushtrive turke. Sjellja guximtare e Javuz Selimit ndryshoi rrjedhën e historisë, pasi, nëse ai do të ishte zbutur dhe do t iu ishte bindur pesimizmit të jeniçerëve, Shah Ismaili, territori i të dlit shtrihej deri në Indi, do të kishte përhapur autoritetin ë tij edhe në Anadoll. Propaganda e tij e fshehtë kishte fituar shumë mbështetës edhe në Rumeli. Për këtë arsye do të kishte qenë shumë e vështirë që Devleti Osman të mbante territoret e tij në Evropë dhe për pasojë do të ishte rrënuar përpara Evropës së krishterë.

Si përfundim, Shah Ismaili u përball me ushtrinë osmane në 920/gusht 1514 në Çalldëran. Kalorësia osmane ishte e lodhur, ndërsa kalorësia e Safevitëve ishte e vrullshme, por artileria që dispononin osmanët e baraspeshonte situatën. Ushtria osmane mbërriti në vendin ku do të zhvillohej beteja duke përshkuar një distancë prej 2.500 km. Në fakt, Shahu u përpoq ta lodhte ushtrinë osmane dhe kështu ta shkatërronte ushtrinë e rraskapitur.

Me të arritur në Çalldëran, Javuz Selimi mblodhi mexhlisin e luftës, per të diskutuar dhe vendosur nëse duhet ta lejonte ushtrinë të pushonte apo të sulmonte menjëherë kundër armikut. Vezirët ishin të mendimit që ushtria të pushonte, vetëm bashdefterdari Piri Mehmed Çelebiu argumentoi se mund të kishte shiitë të fshehtë në radhët e ushtrisë osmane që mund të propagandonin kundër zhvillimit të luftimeve kundër Shahut, dhe se beteja duhet të fillonte menjëherë. Duke admiruar këtë argumentim, Javuz Selimi tha: "Ky është i vetmi njeri që ka mendim. Është për të ardhur keq që ai nuk është ende një vezir!", dhe u vendos që ata të sulmonin armikun në agimin e mëngjesit tjetër.40 Piri Mehmed Çelebiu (që më pas mori titullin Pasha) u bë më pas vezir dhe sadrazam (Vezir i Madh) në vitin 1518. Mosha madhore e tij nuk ishte e favorshme, që në atë kohë (1514) ai të emërohej si vezir. E rëndësishme është të jesh i vetë-dijshëm ndaj aftësive dhe vlerave të njerëzve, dhe Javuz Selimi ishte i aftë në këto çështje. "Piri Mehmed Pasha, që u caktua vezir-i a'zam (Vezir i Madh) nga fundi i periudhës së Javuz Selimit, e vazhdoi punën e tij edhe gjatë fillimit të periudhës së Sulltan Sylejmanit (të Madhërishëm). Ai ishte me origjinë turke, që është një fakt i rrallë për administratën osmane, dhe ishte dhe një burrë shteti i madh.

Beteja filloi në agimin e datës 2 Rexheb 920/23 gusht 1514. Kalorësia safevite sulmoi krahtm e majtë të ushtrisë osmane, forcat azeb (këmbësoria e lehtë) nuk arritën të tërhiqeshin në kohën e duhur, para pushkëve dhe për këtë arsye, krahu i majtë i osmanëve pësoi humbje të rënda, ku Bejlerbeu i Rumelisë dhe disa bejlerë të tjerë u martirizuan. Por, Bejlerbeu i Anadollit, Sinan Pasha qëlloi me artilerinë e rëndë, duke i çoroditur armiqtë dhe duke e detyruar kalorësinë e tyre të shpëmdahej dhe të largohej. Shah Ismaili i shpëtoi me vështirësi vdekjes dhe si përfundim ia mbathi nga kishte ardhur me disa plagë të marra në trup. Pra, ushtria osmane i kishte shkaktuar një humbje të rëndë ushtrisë safevite44 dhe Selimi hyri në Tebriz, kryeqytetin e Safevitëve, ku u mbajt dhe hutbeja në emër të tij, më 18 Rexheb 920/8 shtator 1514. Javuz Selimi transferoi rreth një mijë njerëz të shkencës dhe të arteve nga Tebrizi në Stam-boll; shumë prej tyre ishin sjellë nga Shahu Ismail, nga Hora-sani dhe ishin me origjinë turke. Kjo ishte një traditë që kishte filluar me Sulltan Fatihun për të sjellë në kryeqendrën e Dev-letit në Stamboll, njerëz të arsimuar dhe të arteve. Mes tyre ishte dhe muezzini Hafiz Mehmedi i Isfahanit dhe djali i tij, Hasan Xhani.

Javuz Selimi qëndroi disa kohë në Tebriz dhe qëllimi i tij ishte që të kalonte dimrin në Karabag, për të marshuar më pas një vit më vonë kundër Shah Ismailit. Por, ushtarët osmanë ishin të lodhur dhe të përmalluar për vendin e tyre dhe për këtë arsye sulltani vendosi të kthehej. "... Nuk do të jepej më një mundësi për një pan-Turanizëm të tillë si në rastin kur Selimi I, fitimtari i betejës së Çalldëranit të vitit 1514, të marshonte përmes Iranit duke u bashkuar me uzbekët turkmenë kundër herezisë Shiite, për të përkrahur frontin nomad kundër kërcëni-mit moskovit. Por, jeniçerët nuk pranuan ta ndiqnin, kështu që Selimi u kthye kundër memlukëve. Baburi kishte nisur aventu-rën e tij në Indi dhe vendi islam i stepave filloi luftën e tij të gjatë dhe humbëse kundër Rusisë."50 Sulltan Selimi e kaloi dimrin në Amasja dhe mori nga komandantët Safevitë qytetet Kemah dhe Dijarbakër në pranverën e vitit 1515. Ndërkohë, Mevsili, Urfa dhe disa pjesë të tjera të Anadollit Lindor dhe Irakut u aneksuan të gjitha nga osmanët.

Të dyja ushtritë luftuese gjatë betejës së Çalldëranit ishin kryesisht turke, por beteja nuk kishte baza racore apo kombëtare, pasi asnjëra nga këto nuk merrej në konsideratë në shekullin e 16-të. Përkundrazi, ky ishte një aspekt doktrinar sipas të cilit turqit osmanë luftuan për hir të Sunnetit, ndërsa turqit nën administrimin e Safevitëve luftuan për sundimin e Shiizmit.

Fushata kundër memlukëve

Beu i Bejlikut të Dulkadirit, Alauddevle (1479-1515), ishte në përkrahje të memlukëve dhe për këtë arsye, sulmoi disa njësi ushtarake osmane. Pas këtij sulmi, Vezir-i A'zam Sinan Pasha u dërgua kundër tij me nipin e Alauddevles, Ali Beun, djalin e Shehsuvar Beut (1515-1522). Alauddevle dhe oficerët e tij u vranë gjatë betejës, Bejliku i Dulkadirit u aneksua në territorin osman dhe Ali Beu u caktua guvemator i kësaj province të re.

Sulltani memluk Kansu Gavri ishte i shqetësuar nga zgjerimi osman në drejtim të territorit të tij dhe për këtë arsye, kërkoi që hutbeja e së Xhumasë në provincën e Dulkadirit të mbahej në emër të tij. Meqenëse ky ishte një simbol i rëndësishëm i sovranitetit në praktikën islame, sulltani osman e kundërshtoi fuqimisht. Si një Sunnit i devotshëm, Javuz Sulltan Selimi planifikonte ta përfshinte Iranin në territorin e Devletit të tij dhe të vendoste Islamin Sunnit në këtë vend. Ai i dha udhëzime Divan-ë Hymajunit që të përgatiste një forcë ushtarake për këtë detyrë dhe ta pajiste mirë me ushqime dhe armatime të

mjaftueshme për një sefer tre-vjeçar. Në vitin 922/1516, sulltani dërgoi një pararojë prej 40.000 luftëtarësh të komanduar nga Veziri Sinan Fasha, por kur ai mbërriti në Malatja, emirët e provincave nuk e lejuan atë të përparonte më tej. Pas disfatës së betejës së Çalldëranit, Shah Ismaili iu ishte drejtuar memlukëve të Egjiptit, në mënyrë që të siguronte mbështetjen e tyre kundër sulltanit osman, duke pretenduar se motivi përfundimtar dhe qëllimi i këtij të fundit ishte që, pasi të merrte Iranin, të merrte edhe Egjiptin. Memlukët e Egjiptit, që në atë kohë ishin një fuqi kryesore në atë zonë, u ndikuan nga kjo propagandë dhe përdorën madje edhe fuqinë, dhe diplomacinë e tyre, për të bindur emiratet e vogla që shtriheshin përgjatë kufirit osmano-memluk, se ishte në interes të tyre që t i ndalonin osmanët nga përparimi i tyre drejt Iranit. Kansu Gavri, sulltani memluk, u nis drejt Sirisë, që në atë kohë ishte nën sundimin memluk, në krye të një ushtrie të fuqishme prej 50.000 luftëtarësh. Kjo lëvizje e tij mund të ishte e zbatueshme nga një perspektivë e përbotshme, por nga ana tjetër e minoi legjitimitetin e memlu-këve si mbrojtës të Islamit Sunnit, të cilët i dhanë strehim poli-tik në Kajro, Halifit Sunnit Abasid dhe ishin zyrtarisht mbroj-tësit e Vendeve të Shenjta të Mekës, Medinës dhe Jerusalemit. Tashmë, ata ishin duke mbështetur forcat Shiite të Iranit kundër kampionëve Sunnitë të fesë, osmanëve. Pasi mësoi nga Sinan Pasha, ardhjen e sulltanit memluk në Siri, sulltani osman dis-kutoi tërësisht situatën me Divanin e tij. Ai, gjithashtu, i dërgoi sulltanit memluk lajmëtarët në Alepo (Haleb), që t i shpjegonin atij se osmanët kishin për qëllim purifikimin e Iranit nga Shiizmi, përpara se të zinte rrënjë në këtë vend.

Por, memlukët i burgosën lajmëtarët osmanë të sulltanit dhe i liruan ata vetëm nën presionin që u krijua nga përparimi i Ordu-ju Hymajun. Edhe pse Kansu Gavri kërkoi falje dhe i dërgoi lajmëtarët e tij Sulltan Selimit, ky i fundit ishte i bindur se memlukët nuk ishin të sinqertë, dhe se mund të ishin duke bashkëpunuar në fshehtësi me Iranin. Do të kishte qenë e rrezikshme, nëse Ordu-ju Hymajun do të kishte përparuar drejt Iranit; prapavija e ushtrisë nuk do të ishte e fuqishme dhe vendi mund të ishte ekspozuar ndaj një pushtimi të forcave memluke, ose Ordu-ju Hymajun mund të ishte gjendur në mes të dy forcave kundër-shtare. Përderisa, Shahu Ismail nuk dukej në skenë, nuk kishte asnjë rrezik serioz nga Lindja. Për këtë arsye, ai e drejtoi ushtrinë e tij drejt Jugut dhe u ndesh në një betejë me Kansu Gavrin në Merxh Dabik pranë Alepos, në vitin 922/1516, ku ushtria e memlukëve pësoi disfatë, Kansu Gavri u vra dhe osmanët aneksuan kështu Biladu'sh-Shamin (Sirinë dhe Palestinën).

"Turqit hynë në territorin arab në një kohë kur ndryshime të mëdha ekonomike po ndodhnin në Lindjen e Mesme, një ndryshim i menjëhershëm, që po i kthente këto toka në vende ekonomikisht të parëndësishme dhe që në fakt, i kërcënonte ato me shkatërrim tërësor. Në vitet e para të shekullit të 16-të, baza e strukturës ekonomike arabe ishte shkatërruar dhe pasojat e këtij shkatërrimi ishin të dukshme edhe para mbërritjes së turqve në këtë vend. Deri në fillimet e shekullit të 16-të, baza e zhvillimit arab ishte tregtia nga India në Evropë, që kalonte kryesisht nëpër duart e tyre dhe që i sillte Perandorisë Memluke, ku përfshiheshin Siria dhe Hixhazi, të ardhura të mëdha nga taksat doganore. Por nga fillimi i shekullit të 16-të, rruga e tregtisë së Indisë kishte kaluar nga arabët te portugezët, nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë dhe rënia e sasisë së të ardhurave, pati ndikimin e saj në shumë mënyra, duke ulur dhe sasinë e përfituar nga taksat e drejtpërdrejta, që mblidheshin nga mallrat e Indisë dhe Evropës.

Në atë kohë, Devleti i memlukëve ishte i dobët dhe nuk kishte mundësi të përballej me Evropën e re të shekullit të 15-të dhe të 16-të. Ekonomia dhe tregtia e tyre pësoi tkurrje, veçanërisht pas zbulimit të rrugës së re nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë. Fuqitë e krishtera tashmë ishin në Oqeanin Indian, Detin e Kuq dhe Xhidde, ndërsa portugezët kishin shkatërruar plotësisht flotën e memlukëve në betejën e Diut, pranë brigjeve të Indisë. I shqetësuar për të mbrdjtur el-Haramejn esh-Sherifejn nga kërcënimi i portugezëve, Devleti Osman dërgoi 30 luftanije me 300 armë drejt Egjiptit në mbështetje të çështjes islame. Por, korsarët që u vetëquajtën Kalorës të Shën Xhonit i kapën këto ndihma. Sulltani osman, Selimi, dërgoi edhe 400 armë të tjera dhe dy tonë barut me oficerë osmanë dhe teknikë ushtarakë, për të ndërtuar luftanije në Egjipt. Pas disfatës që i shkaktoi Kansu Gavrit në Merxh Dabik, Sulltan Selimi i kishte ofruar sulltanit të ri memluk, Tumanbej, sundimin e padiskutueshëm të Egjiptit dhe përfundimin e armiqësisë, me kusht që mem-lukët të njihnin sovranitetin e osmanëve duke mbajtur hutben në emër të sulltanit dhe duke hedhur në qarkullim monedhën osmane, në Dhilkade 922/dhjetor të vitit 1516. Në letrën që sulltani i dërgonte Tumanbeut, ai shkruante se ky i fundit ishte "një skllav që kalonte në duart e ndryshme të pronarëve të tij", ndërkohë që ai ishte pasardhës sundimtar prej 20 brezash. Nëse Tumanbeu do ti paguante atij çdo vit haraxh për Egjiptin dhe nëse do ti bindej sulltanit, ai do të merrte titullin vali i Egjiptit deri në Gaza. Në të kundërt, Javuzi do të sillej në një mënyrë shumë të ashpër ndaj tij. Pasi lexoi këtë letër, Tumanbeu u frikësua dhe qau. Por me mbështetjen dhe nxitjen e disa memlukëve mendjengushtë, ai e refuzoi këtë ofertë. Për arsye se "sulltani i ri memluk dhe fisnikët e Egjiptit, ishin të mendimit që aneksimi osman i Kilikjas dhe Sirisë do të ishte i përkohshëm, dhe se Javuzi nuk do të ishte i aftë të arrinte deri në Egjipt, dhe do të kthehej nga Palestina, ashtu sikurse kishin vepruar edhe forcat e Xhingiz Hanit dhe. Timurit, ata shpreso-nin ti rimerrnin ato toka, kur sulltani osman të kthehej në Anadoll. Në fakt, kur sulltani osman i kërkoi vezirit të tij, Junus Pashait, të marshonte drejt Egjiptit, ky i fundit iu përgjigj se kjo ishte tepër e rrezikshme. Por, Sulltan Selimi mendonte se fitorja do të ishte e përkohshme, nëse nuk do të mermin dhe territorin ku përfshihej Egjipti dhe për këtë arsye vendosi ta aneksonte."59 "Historiani Ali Efendi, autori i Kynhy'l Ahbar, ka thënë se, kur Sulltan Selimi aneksoi Damaskun, aty ndodhej dhe një person i ditur dhe i njohur që jetonte në i'tikaf (i tërhequr), në tyrben e esh Shejh el-Ekber (Muhjiddin Arabi), që ishte i mirë në 'ilmi'xh Xhefr. Sulltan Selimi e kishte zakon që sa herë që vizitonte tyrben e Muhjiddin Arabiut, të bashkëbisedonte me këtë mu'tekif. Një ditë Javuz Selimi e pyeti këtë njeri të njohur për përpjekjen e tij për të kaluar shkretëtirën e Egjiptit. Ky i fundit iu përgjigj se "marrja nga ana juaj e Egjiptit, është përmendur në Kur'anin e Shenjtë, prandaj drejtohu atje pa humbur kohë." Dhe kur Selimi e pyeti se "si, dhe ku është shpjeguar kjo?", njeriu i ditur recitoi: Lekad Ketebna fiz Zeburi min ba'didh Dhikri ennel Erda jerithuha 'Ibadijes Salihun [el-Enbija, 105], dhe, më pas shtoi: "kur fjala arz përmendet me el (mu'arref bil lam), do të thotë Egjipt, dhe kur e njëjta fjalë përmendet pa eliflam, atëherë i referohet tokës së romakëve. Dhe vlera numerike e ve lekad, që përmendet në ajet, është 140; vlera numerike e emrit tënd (Selim) është gjithashtu 140. Vlera numerike e fjalës Dhikr është 920, që tregon datën e këtij veprimi, veçanërisht "Robërit Tanë të mirë do të trashëgojnë", do të thotë që ti je "një rob i mirë për Allahun." Mund të mendojmë në këtë mënyrë se edhe ky paralajmëtar pati ndikimin e tij në vendimin e Sulltan Selimit, përderisa në atë kohë, këto lloj njohurish shikoheshin si të pranueshme. Njerëzit dhe ngjarjet duhet të vlerësohen në lidhje me rrethanat në të cilat kanë ndodhur dhe janë zhvilluar kundrejt sfondit të tyre.

Pra, Sulltan Selimi e kaloi dimrin në Damask dhe më pas u nis drejt Egjiptit. Por nuk ishte një detyrë e lehtë të arrije deri në Egjipt. Përpara ushtrisë osmane shtrihej shkretëtira Sinai, të cilën nuk kishte guxuar ta kalonin as Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe as mongolët. Ndërsa Javuz Selimi hyri në shkretëtirë, e kaloi atë dhe mbërriti në Egjipt. Memlukët e prisnin ushtrinë osmane në Rejdanijjeh. Tumanbeu kishte mbledhur 20.000 luftëtarë, si dhe disa artiljerë që i kishte sjellë nga Frangistani (Evropa Perëndimore) dhe ushtarët e tij ishin të pajisur me armatura mbrojtëse. Topat e tyre ishin fiksuar në drejtimin e vendit nga ku pritej të mbërrinin osmanët, por Javuz Selimi kaloi me ushtrinë e tij rreth malit Mukattam dhe e kapi ushtrinë e memlukëve në befasi, dhe në një pozicion luftarak të atillë që artileria e memlukëve u kthye në të panevojshme. Tumanbeu, një luftëtar guximtar, u detyrua të ikte. Disa nga ushtarët e tij kishin sulmuar mbi njësitë ushtarake të Javuz Selimit, por ai nuk u plagos pasi kishte qenë me njësitë që kaluan rreth malit Mukattam. Beteja e Rejdanijjes u zhvillua në 28 Dhilhixhxhe 922/22 janar 1517 dhe një njësi ushtarake osmane ishte pozicionuar në Kajro për të mbrojtur qytetin.

Javuz Selimit i pëlqente disi trimëria e Tumanbeut dhe e gjykoi të arsyeshëm mendimin për ta caktuar atë vali të ejaletit (provincës) të ri. Ai ia bëri të ditur këtë Tumanbeut nëpërmjet një të dërguari, por ky i fundit nuk e pranoi dhe vrau të dërguarin e sulltanit. Pak ditë më pas, Tumanbeu befas ndërmori një sulm të ashpër dhe luftimet nëpër rrugët e Kajros zgjatën tre ditë. Edhe pse u përpoq të largohej, Tumanbeu u kap dhe u arrestua. Si përfundim, Javuz Selimi hyri fitimtar në Kajro më 23 Muharrem 923/15 shkurt 1517. Menjëherë, Javuz Selimi e fali namazin e së Xhumasë në Xhaminë e Melik Muejjedit dhe kur hatibi përmendi emrin e tij gjatë hutbesë si: "Haditnu'l Haramejn esh-Sherifejn", duke shtruar sixhaden (qilimin e faljes) e tij, ai ra me fytyrë përtokë dhe qau nga gëzimi.

Javuz Selimi dëshironte ta caktonte Tumanbeun si vali të provincës së re osmane, por ky i fundit nuk pranoi, pasi ishte kokëfortë dhe i vështirë për tu kënaqur me titujt. Në këtë mënyrë, ai iu dorëzua Ali Beut, djalit të Shehsuvar Beut dhe në përfundim Tumanbeu u dënua me vaije në Babuz Zuvejleh, në vendin ku më parë ishte ekzekutuar Shehsuvar Beu nga memlukët. Trupi i tij mbeti i varur në litar për tre ditë, për ti bindur njerëzit se ai kishte vdekur dhe varrimi i tij ishte i denjë për një sundimtar. Javuz Selimi mori pjesë në salatul xhenazen e tij dhe shpërndau një sasi të madhe parash për shpirt të Tumanbeut.

Duke qenë një Devlet musliman i devotshëm dhe i përkushtuar për të zbatuar Ligjin e Islamit (Sheriatin) në çdo aspekt të jetës, osmanëve iu duhej një fetva për t'u angazhuar në këtë luftë kundër memlukëve. Në këtë rast, u bënë dy fetva nga të cilat njëra ishte e bazuar mbi parimin e mirënjohur musliman: "Men e'ana mulhiden fehuve mulhid" (ai që ndihmon një jobesimtar është edhe vetë jobesimtar), duke iu referuar në këtë mënyrë mbështetjes indirekte të memlukëve ndaj Shahut Ismail. Parimi i dytë bazohet në mendimin që "muslimanët duhet të shikojnë që monedha e tyre, në të cilën shkruhet kelimetu'sh shehadet, nuk duhet të përdoret nga jobesimtarët, pasi ata mund ta prekin këtë kelime të shenjtë me duart e tyre të pista pasi kanë dalë nga tualeti. Por nëse këta muslimanë nuk e vëzhgojnë dhe nuk e zbatojnë rreptësishtë këtë udhëzim, atëherë bëhet domosdoshmëri që të vriten.

Javuz Selimi organizoi administrimin e Egjiptit. Ebu'l Berekat ibn Muhammed el-Hasani, Sherifi i Mekës dhe i Medinës, dërgoi djalin e tij me çelësat e këtyre vendeve të shenjta për Javuz' Selimin, në mënyrë që të siguronte besnikërinë dhe përuljen e tij ndaj sulltanit. Nga ana e tij, Javuzi i konfirmoi Sherifit pozicionin që kishte dhe i dërgoi atij Syrre (parna dhe dhurata) për popullin e Mekës dhe Medinës. Gjithashtu, ai emëroi dy kadinj të famshëm në el-Haramejn esh-Sherifejn dhe së bashku me ta dërgoi 200.000 dukate (monedha floriri), që do të shpëmdaheshin për njerëzit e varfër.

Në këtë mënyrë Hixhazi (Arabia) iu bashkua me vullnetin e saj, pa asnjë diskutim, superfuqisë muslimane dhe komandantët memlukë, që në atë kohë komandonin në disa pjesë të Jemenit, bënë të njëjtën gjë. Në atë kohë, Deti i Kuq ishte kthyer pothuajse në një liqen osman, që përdorej nga Devleti Osman për të kontrolluar veprimtarinë e portugezëve, si dhe për të bllokuar përpjekjet e tyre për të formuar me abisinianët një front të krishterë kundër fuqive fqinje muslimane arabe.

Sherifi Ebu Numej, djali i Sherifit Ebu'l Berekat, qëndroi një muaj në Kajro dhe u kthye me beratin e konfirmimit të këtij të fundit në postin e tij. Çdo vit, Devleti Osman i dërgonte njësi ushtarake në rotacion, nga 7 oxhakë që ishin stacionuar në Egjipt, për të mbrojtur Mekën dhe Medinën. Dhe në rastet kur ishte e nevojshme, ata dërgonin disa njësi ushtarake edhe në Siri. Sherifi i Mekës kishte qasje në Thesarin e Egjiptit dhe në të ardhurat nga taksa kufitare e Xhiddes (Arabia Perëndimore). Shuma e parave që vinte nga Egjipti, quhej "atijje hymajun" dhe si plotësim, Sherifi merrte monedha floriri nëpërmjet syrre-i hymajun. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 941/1525, Sherifi Ebu Numej u caktua si Emir i Mekës në moshën 25-veçare. Në vitin 948/1542, portugezët hynë papritur në zonën e Detit të Kuq dhe vendosën ushtarët e tyre në Xhidde, duke u përpjekur të pushtonin kështjellën. Sanxhakbeu i Xhiddes rezistoi me trimëri dhe Sherifi Ebu Numej mbërriti në fushën e betejës së bashku me nomadët, që kishte arritur të mblidhte për të luftuar. Ata i zmbrapsën forcat portugeze dhe Sherifi Ebu Numej u shpërblye duke marrë gjysmën e të ardhurave të mbledhura nga taksat doganore të Xhiddes, praktikë kjo që u ndoq edhe për pasardhësit e tij.

Republika e Venedikut, që kishte ishullin e Qipros në zotërimin e saj dhe iu paguanin memlukëve haraxh, filluan fia paguanin këtë tagër Devletit Osman, pas aneksimit të Egjiptit nga ky i fundit.

Hilafeti Osman

Sipas një hadithi sherif, ummeti (bashkësia) musliman duhet të ketë një Halif. Për këtë arsye, është mjaft e natyrshme që cilido Devlet Musliman i fuqishëm të ketë Hilafetin dhe të përfaqësojë Islamin. Edhe osmanët duket se kanë pasur të njëjtin mendim, si një superfuqi muslimane në Evropë, në zemrën e krishterimit, dhe si fuqia e vetme që zbaton detyrën e xhihadit; ata ishin përfaqësues të Islamit dhe kreu i Devletit të tyre ishte Halifi. Ky fakt ilustrohet në mënyrë të qartë edhe në letrën që Murad Hydavendigari (1362-1389) i dërgon Beut të Karamanit, me datë 1 Rebiuth-Thani 767/16 dhjetor 1365, në të cilën i referohet kryeqytetit të tij si daru'l-hilafe (Selia e Hilafetit). Në të vërtetë, Devleti Osman e ka përfaqësuar Hilafetin që nga periudha e Murad Hydavendigarit. Për shembull, me rastin e hapjes së Edrenesë ndaj Islamit, Xhanëbek Hani i Kok (Kok) Ordas (Hordhisë së Artë), iu drejtua Murad Hydavendigarit si "Sulltanul Guzat vel Muxhahidin, Zillullah", dhe duke iu referuar Edrenesë si "Edirne mekarr-ë Hilafet". Isfendijar Beu i Kastamonus iu drejtua gjithashtu Murad Hydavendigarit si "Hazret-i Hilafet-menkdbet". Jëlldërëm Bajezidi, djali i tij u quajt në vitin 793/1391 nga sulltani i Egjiptit, që strehoi Halifin Abasid në "hije" në vendin e tij, si "zillullah" (Hija e Allahut, një titull që i jepej Halifit). Kur Devleti Osman iu shkaktoi disfatë në betejën e Nigbollusë (Nikopolitj forcave të bashkuara evropiane të krishtera në vitin 798/1396, kreu i Devletit, Jëlldërëm Bajezidi u bë de fakto kreu më i lartë i muslimanëve - Halif. Është interesante të theksojmë në këtë rast se ai ndërtoi Ullu Xhaminë në Bursa, duke shpenzuar në këtë mënyrë ganimëtin (plaçkën e luftës) të përfituar nga ushtria e Kryqëzatës rië Nigbollu. Me hapjen e Kostandinopojës ndaj Islamit në vitin 1453, që i dha fund plotësisht Perandorisë Romake, Devleti Osman u kthye në superfuqinë e kohës dhe sulltani i tij ishte Halifi aktual i muslimanëve. Halifi i emëruar Abasid në Kajro nuk ishte tjetër veçse një figurë apo një kukull në duart e sundimtarëve memlukë të Kirkazit. Historiani osman, Ibn Kemali e pëimend Fatih Sulltan Mehemmedin si Halif. Djali i Fatihut, Bajezidi II u adresua nga Padishahu i Horasanit, Husejn Bejkara, si "Halifet Allah fi'l enam, Hafizu thuguri'l Islam" (Halifi i Allahut mes Krijesave të Tij, Mbrojtësi i kufijve të Islamit), si dhe "el-Mu'ejjedd bi ta'jidi'l-lah, el-Meliku'l Mexhid, mu'ejjenen li's Sulltanati ve'l Hilafeti" (i mbështetur nga Allahu, Sovrani i Lavdishëm, i caktuar nga Allahu për Sulltanatin dhe Hilafetin).80 Në të njëjtën mënyrë, Jakub Shahu, në ^korrespondencën zyrtare, i referohej Bajezidit II si Halif.81 Pas vdekjes së këtij të parit, Bajezidi II i dërgoi një letër ngushë-llimi djalit të tij, Bajsungur Mirza, i cili në kthimin e përgjigjes së tij, iu referua Bajezidit II si sulltan dhe halif.82 Gjithashtu, në disa raste të tjera, Devleti Musliman Sunnit në Iran83 dhe fisni-kët e Devletit Akkojunllu iu referuan atij në të njëjtën mënyrë.84 Edhe Shah Ismaili, që e kaloi Devletin Akkojunllu Sunnit të Iranit në një Devlet Shiit,85 dhe Shejhu'l Islami i Heratit, Ahmed Taftezani86 iu drejtuan Bajezidit II në të njëjtën mënyrë. Pasardhësi i tij, Javuz Selimi ishte i vetëdijshëm për pozitën e tij si Halif dhe u adresua si i tillë nga 'Ubejd Hani i Samerkandit në vitin 929/1514, para se të merrte Egjiptin. Javuz Selimi vazhdoi ta përdorte këtë titull edhe në korrespondencat me Shah Ismailin, përpara betejës së Çalldëranit, si dhe pas manjes së Egjiptit në vitin 923/1517. Hutbeja e Hilafetit në emër të tij u mbajt në Kajro. Me përfshirjen me dëshirë të Hixhazit në Devletin Osman, arritja e krijimit të një bashkimi islam në territorin qendror musliman ishte plotësuar, duke kombinuar të gjitha aspektet shpirtërore, historike, tradicionale dhe funksionale të ummetit. Djalit të Selimit, Sylejmanit të Madhërishëm iu referuan me të njëjtin titull. Faktikisht, Hilafeti vazhdoi të përfaqësohej nga sulltanët osmanë deri në fund të Devletit Osman, si dhe pas një periudhe të caktuar gjatë Republikës së Turqisë, derisa u shfuqizua nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë, më 3 mars 1924.

Hajri Beu, guvernatori i Alepos nën sundimin e memlukëve, që nuk bëri qëndresë kundër osmanëve, u shpërblye duke u emëruar si vali i Egjiptit Osman. Javuz Selimi u rikthye në Damask, ku ndërtoi një tyrbe, në vendin ku ishte varrosur Sufiu i Madh Muhjiddin ibnul Arabi, si dhe ndërtoi aty pranë një xhami dhe një imaret. Ai mori pjesë në Faljen e parë të së Xhumasë që u bë në atë xhami dhe caktoi të ardhurat e një vakëfi, që do të shkonin për ndihmën e këtyre institucioneve të bamirësisë.

Palestina mbeti një territor osman deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj periudhe shumëvjeçare, atje nuk pati asnjë trazirë në radhët e popullsisë, për shkak të drejtësisë së praktikuar nga Devleti Osman. Është interesante të theksojmë në këtë rast se, ish-Kryeministri i Izraelit Ehud Barak i tha ish-Presidentit të Turqisë, Sylejman Demirelit: "Një tetar osman, e qeveriste me qetësi këtë vend me 20 ushtarët e tij; tani, ne jemi në vështirësi ta qeverisim me një ushtri!" Kjo shpjegon qëndrimin e mbajtur nga osmanët ndaj popullsisë së qeverisur, ra'ijjetit, si dhe pikëpamjen dhe praktikën e osmanëve,

Klasa qeverisëse në territorin e memlukëve ishte kirkaziane dhe jo arabe. Por, sovraniteti në Egjipt dhe Biladu'sh-Sham vetëm kishte kaluar nga një strukturë qeverisëse muslimane, në një strukturë tjetër më të fuqishme të Devletit Musliman. Në atë kohë, në territorin osman përfshihej edhe Nubia, dhe kufiri i saj arrinte deri në Savakin. Duke qenë se kishte marrë Hilafetin nga i quajturi "Halif Abasid" në Egjipt, Javuz Sulltan Selimi i dha vetes titullin Hadimu'l Haramejni'sh-Sherifejn (Shërbëtori i dy vendeve të Shenjta e të Nderuara).

Ndërkohë që ishte gjatë rrugës së tij të kthimit nga Egjipti, në krye të Ordu-ju Hymajun, Javuz Sulltan Selimi kërkoi që të bashkëbisedonte me Kadiaskerin e Anadollit, Shemsuddin Ahmed ibn Kemalin; po kur ata po kalëronin duke biseduar, kali i Kemalit kaloi mbi një pellg dhe e spërkati duke e mbuluar kaftanin (pelerinën) e Sulltan Selimit me baltë. Natyrisht, Kadiaskerit i erdhi shumë keq për këtë ndodhi, por Sulltan Selimi pasi hoqi kaftanin e tij tha: "është një nder për mua, balta që u spërkat nga këmbët e kalit të një 'alimi (dijetari musliman); le të shtrohet ky kaftan mbi sëndukun tim (sarkofagun) kur të vdes. Dhe në të vërtetë ai kaftan u shtrua mbi sëndukun e tij në përputhje me dëshirën që pati.

Ky aneksim i sulltanatit memluk ishte një sukses i madh për osmanët. Populli i Stambollit ishte përgatitur ta priste sulltanin me kremtime të mëdha. Por duke qenë një besimtar Sunnit i devotshëm, që aderonte etikën e Islamit, Javuz Selimi hyri në qytet nëpërmjet rrugës detare në qetësi gjatë natës dhe populli do ta mësonte mbërritjen e tij vetëm mëngjesin e ditës së nesërme. Veprimi i tij na kujton atë të Profetit të Shenjtë (s.a.v.s.), në kohën kur qyteti i Mekës u hap ndaj Islamit, kur ai u përkul aq shumë, sa që mjekra gati i prekte shalën e devesë së tij. Të jesh modest dhe jo arrogant, dhe i pasjellshëm, kur ke arritur një sukses apo një fitore, është një vlerë bazë e Islamit.

Javuz Sulltan Selimi futi praktikën e recitimit të Kur'anit Fisnik pandërprerë nëpër hapësirat e Emanat-ë Mukaddese (Reliktet e shenjta), të cilat i ndërtoi në Pallatin Topkapi në Stamboll. Ai caktoi 40 hafizë (memorizues të Kur'anit Fisnik) për këtë detyrë dhe merrte pjesë në seancat e leximit të Kur'anit. Kjo praktikë vazhdoi deri në rënien e Devletit Osman.

Çështjet detare

Javuz Sulltan Selimi nuk nënvlerësonte rëndësinë e lundrimit detar. Ndërkohë që ishte në Egjipt, ai priti Selman Reisin, komandantin e flotës në Detin e Kuq, gjatë Devletit Memluk. Më pas ai mori urdhrin për tu nisur drejt Stambollit. Pasi u kthye nga Egjipti, Javuz Sulltan Selimi ndërtoi një kantier detar në Haliç (Briri i Artë) dhe urdhëroi ndërtimin e 150 anijeve të reja, ndërkohë që 150 anije ishin tashmë pjesë e flotës së tyre. Republikën e Venedikut e zuri paniku nga ky veprim dhe vazhdoi të paguante rregullisht haraxhin për ishullin e Qipros. Venedikasit e fortifikuan atë, si masë paraprake dhe filluan të kërkonin aleatë në Evropë. Nga ana tjetër, Papa Leoni X ishte angazhuar në përgatitjen e një Kryqëzate të re kundër Devletit Osman; ai dërgoi kardinalët e tij në Austri, Francë, Angli dhe Spanjë që të krijonte me ndihmën e këtyre vendeve një aleancë kundër osmanëve. Javuz Selimi krijoi kushtet që Spanja t'i shmangej kësaj aleance, duke i treguar ambasadorit të saj, që erdhi në Stamboll në vitin 1519, për kushtet e vizitorëve të krishterë në Kishën Kamame, në Jerusalem. Nëse Mbreti i Spanjës dëshironte të lidhte një traktat paqeje me të, duhej që ai të dërgonte delegatin e tij.

Aneksimi i Krimesë

Në vitin 880/1475, Devleti Osman mori disa zona bregdetare dhe qytetin Kefe nga gjenovasit, që i kishin vendosur  dhe kolonitë e tyre në këtë vend. Mengli Gëraj ishte emëruar Han nga Fatih Sulltan Mehemmedi (1451-1481), me kërkesë të fisnikëve dhe të ulemasë së Krimesë. Javuz Sulltan Selimi pa një rival të fortë në këtë Hanat verior turk, pasi "kalorësve të tij iu duhej një ditë të përshkonin një largësi, që kalorësisë osmane do t'i duheshin 5 a 6 ditë, ndërkohë që kuajt e tyre nuk kishin nevojë për patkonj dhe ushtarët e Krimesë kalonin lumenj të rrëmbyer, duke notuar së bashku me kuajt e tyre; ushtarakët osmanë do të kërkonin një urë apo një varkë, që të kalonin përtej, ushtarët e Krimesë jetonin me një sasi të kufizuar ushqimesh, etj..."

Si një diplomat i mirë, Javuz Selimi i dërgoi Hanit të Krimesë, Mengli Gërajit, 20.000 akçe dhe secilit prej fisnikëve nga 300 akçe si rrogë, duke i kërkuar ngritjen e flamurit osman, dhe djali i Mengli Gërajit, Sa'adet Gëraj, të dërgohej në oborrin osman për t'u arsimuar (në fakt si peng). Fisnikët nuk e pranuan këtë ofertë, por Mengli Gëraji (1478-1514), që ishte Han për të tretën herë, e pranoi propozimin e Sulltanit, duke u thënë: "Sulltani, e di që djali im, Sa'adet Gëraji, është shumë i rëndësishëm për mua, ndaj kërkon që ta edukojë atë në mënyrë që ai të jetë i afte dhe i dobishëm për Krimenë pas meje,... nëse ne nuk e pranojmë një propozim të tillë, ai do të niset kundër nesh me ushtri të madhe, me artileri dhe armë zjarri etj..." Pra, në këtë mënyrë, Krimea hyri së bashku me pjesë të tjera të mbetura nën zotërimin osman. Në atë kohë, Krimea ishte aq e fuqishme, sa mund ti rezistonte përparimit pushtues të Rusisë drejt Jugut, ëdhe pse më pas ishte Rusia ajo që u kthye në një forcë më të fuqishme, duke pasur si mbështetje edhe fuqitë e krishtera evropiane. Në këtë mënyrë, për dy shekuj e gjysmë, ky aneksim e mbrojti Krimenë ndaj gllabërimit të Rusisë. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të 16-të, Rusia pushtoi të gjitha hanatet që ishin krijuar nga trashëgimtarët e Këk Ordas (Hordhisë së Artë), si fillim Hanatin e Kazanit në vitin 1552 dhe më pas të tjerat.

Kalorësit e Shën Xhonit (Kalorësit ndihmëtarë)

Hazreti Ademi është njeriu i parë dhe njëkohësisht edhe Profeti i Parë. Përgjatë gjithë historisë, Profetët iu dërgoheshin popujve për tiu bërë thirrje atyre që të jetonin sipas rregullave të përcaktuara nga Krijuesi. Në Kur'anin Fisnik, Ligjet e Natyrës quhen sunnetullah (mënyra e drejtimit të çështjeve nga Allahu). Islam do të thotë "nënshtrim" (ndaj urdhrave të Allahut, Krijuesit) dhe kushdo që i pranon këto parime është një "musliman" (i nënshtruar i vullnetit të Allahut, Krijuesit). Për këtë arsye, sipas Islamit, të gjithë Profetët, duke filluar nga Ademi dhe duke përfshirë Nuhim (Noen), Ibrahimin (Abra-hamin), Ejjubin (Jovih), Jakubin (Jakobin), Jusufin (Jozefin), Shuajbin, Musain (Mojsiun), Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomonin), Junusin (Jonah), Zekirijain (Zakarinë), Jahjanë (Gjonin), Isain (Jezusin) (Paqja qoftë me ta), iu dërguan në kohëra të ndryshme popujve, për ti drejtuar ata në Rrugën e Drejtë, dhe ata janë të gjithë muslimanë. Edhe Pejgamberi i Fundit, Muhammedi (Paqja qoftë me të), iu dërgua gjithë njerëzimit për t'i treguar Rrugën e Drejtë dhe t'i bënte thirrje ta ndiqnin atë. Edhe Kur'ani i drejtohet gjithë njerëzimit. Dhe ai që thotë: "Nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij", bëhet musliman sipas përkufizimit.

Ajo që quhet "krishterim", është shtrembëruar nga gjeneratat e'mëvonshme: gjuha e folur nga Jezusi (Paqja qoftë me të) ishtë aramaike. Nuk ka asnjë ungjill në gjuhën aramaike; ungjijtë më të hershëm janë shkruar në gjuhën hebraike, greqishten e lashtë dhe në latinisht. Për më tepër, shtrembërimi dhe plotësimi ishte kaq i rëndomtë, sa që numri i librave të cilat u quajtën "ungjij" arriti deri në 72. Në vitin 325 në Nike, këshilli i 319 "etërve" pranoi vetëm 4 prej tyre: sipas Mateut, sipas Markut, sipas Lukës, sipas Juhanas (Gjonit), për të mos përmendur këtu letrat që u shkruajtën nga dishepujt.

Ata që ndoqën fazën e parë dhanë mesazhin e shtrembëruar dhe u vëtëquajtën "të krishterë", dhe duke injoruar, dhe duke mos pranuar Mesazhin e Fundit u përpoqën të luftonin kundër tij ndër shekuj. Kjo ishte pika më tragjike në historinë e njerëzimit, veçanërisht për kohët moderne: "pavarësisht" krishterimit, qytetërimet perëndimore u krijuan pas periudhës së Rilindjes (që nuk ka të bëjë me krishterimin) dhe Reformimit (një lëvizje që u ngrit kundër autoritetit të kishës), dhe perëndimorët mashtrojnë veten, dhe përpiqen të mashtrojnë dhe të tjerët duke e quajtur këtë një civilizim "të krishterë", duke mos lejuar në këtë mënyrë krijimin e qetësisë shpirtërore të njerëzimit. Dilema e botës perëndimore dhe ndikimi që ushtron te popujt e tjerë është se, ekziston një lulëzim i madh material dhe një entitet i vogël shpirtëror që i skicon ngjarjet, politikën, çështjet.shoqërore etj., pa i zgjidhur problemet "njerëzore"; qenia njerëzore është e "humbur" në civilizimin bashkëkohor!

Duke qenë tërësish me tru të shpëlarë nga priftërinjtë e këtij "mesazhi të shtrembëruar paraprak" dhe duke paragjy- kuar fazën e re, dhe përfundimtare të Mesazhit, gjatë fushatave të Kryqëzatave, evropianët pushtuan Jerusalemin dhe disa pjesë të Biladu'sh-Shamit (Sirisë). Kur Salahu'd Din el-Ejjubi (Saladini) i rihapi më pas këto zona ndaj Mesazhit të Fundit Hyjnor, Islamit, Kryqtarët u vendosën në ishullin e Rodosit. Djem të rinj që vinin nga çdo anë e Evropës, hynë në radhët e urdhrit ushtarako-religjioz të Shën Xhonit, dhe kjo hordhi fanatike, fundamentaliste dhe mendjeshkurtër u quajt Urdhri i Kalorësve të Shën Xhonit. Si plaçkitës të stërvitur jashtëzakonisht mirë, ata sulmonin anijet dhe tokat e muslimanëve nga baza e tyre në ishullin e Rodosit. Kur Javuz Sulltan Selimi bëri të ditur qëllimin e tij për të risulmuar Iranin, në mënyrë që të shfaroste një herë e përgjithmonë nga ky vend shiitët, ulemaja i kujtuan atij se "do të ishte më mirë të hapte një fshat të krishterë dhe të drejtonte popullsinë e tij ndaj Islamit, sesa të përpiqej të merrte një vend kaq të madh". Edhe administrata e nxiti Sulltan Selimin të hapte ishullin e Rodosit ndaj Islamit, por ai iu përgjigj: "Unë dëshiroj të hap sa më shumë vende ndaj Islamit, ndërsa juve dëshironi që unë të kap disa çerdhe hajdutësh." Pra, prijësi musliman i shikonte këta njerëz që vetëquheshin "Kalorës të Shën Xhonit" vetëm si hajdutë plaçkitës.

Vdekja e Sulltan Selimit

Në korrik të vitit 1520, Javuz Selimi u nis drejt Edrenesë, por gjatë rrugës ai u sëmur rëndë. Ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, ai i kërkoi Hasan Xhanit ti lexonte vargje nga sureja Jasin. Ata të dy filluan të recitonin të njëjtën sure dhe kur arritën në ajetin "selamun lcavlen min Rabbin Rahim" ("Paqe!" do të jetë fjala prej Zotit Mëshirëplotë!) (Ja Sin: 58), Javuz Selimi ndërroi jetë në qetësi në 926/Shtator 1520.

Synimi i pushtimeve evropiane të mëhershme në Lindje ishte të zhdukte muslimanët në bashkëpunim me mongolët. Por këtë herë, drejtuesit e Indisë e kishin përqafuar Islamin dhe evropianët ishin gjithnjë e më shumë të interesuar për tregtinë e erëzave. Në këtë mënyrë, faktori tregtar mbizotëroi mbi faktorin fetar në lëvizjen e evropianëve drejt Oqeanit Indian dhe Lindjes së Largët. "Ndikimi i tregtisë së portugezëve në Lindje vazhdoi edhe pas vdekjes së Albakerkit (Albuquerque), por monopoli portugez i tregtisë në Lindje u thye nga konkurruesit holandezë dhe anglezë, interesat tregtare të të cilëve nuk i shpëtuan motivit kryqtar."

Javuz Sulltan Selimi, nga ana tjetër, dëshironte të shkonte në Indi, por jo për arsye të tilla tregtie. Ai kishte mendimin se kapja e stërgjyshit të tij si rob nga Emir Timuri, qëndronte si një njollë "mbi dinastinë tonë", që mund të hiqej vetëm me anë të pushtimit të Indisë, që në atë kohë drejtohej nga nipërit e Emir Timurit. Veziri i tij i Madh e këshilloi të mos përpiqej të merrte një vend kaq të largët, duke i argumentuar se kishte kaluar më shumë se një shekull që nga ajo ngjarje dhe se Devleti Osman e kishte pastruar plotësisht këtë njollë, nëpërmjet suksesit të tij të madh të arritur me hapjen e territoreve të gjera ndaj Islamit. Por, Javuzi iu përgjigj se ai dëshironte të shkonte në Indi nëpërmjet një kanali tek el-Suvejsh (Suez), që do të lidhte në këtë mënyrë Mesdheun me Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

info@balkancultureheritage.com