Pjesën më të madhe të shënimeve për ilirët e gjejmë në veprat e autorëve antikë që ka të bëjë me luftërat që ilirët zhvilluan me grekët, me maqedonët dhe me romakët, ndërsa shënimet për doket e tyre, për besimin dhe për jetën e tyre të përditshme janë mjaft të rralla dhe jo gjithnjë të sigurta. Duke shkruar kryesisht në bazë të fakteve nga dorë e dytë, këta autorë në shkrimet e tyre, shpeshherë theksonin ato fakte që në Athinë ose në Romë vlente si mendim publik për ilirët. Prandaj guxojmë të shprehim dyshim se ngjarjet dhe doket, të cilat i përshkruanin dhe i vishnin ndonjë fisi, autorët i njihnin me të vërtetë dhe mund t’i vendosnin në kohë dhe në hapësirë.
Arkeologjia jep një mori faktesh për njohjen e jetës së përditshme të ilirëve dhe në dallim nga tekstet e shkruara, këto fakte janë plotësisht të sigurta. Fatkeqësisht, gjurmëte kulturës materiale nuk mund tëjapin përgjigje lidhur me shumë çështje nga sfera e jetës shpirtërore dhe e marrëdhënieve shoqërore, kështu që ndihma e arkeologjisë për rekonstruimin e jetës së ilirëve është e çmueshme, por jo edhe e mjaftueshme.
Arkeologjia dhe rezultatet e saj na tërheqin vërejtjen për një fakt të rëndësishëm se ekzistonin ndryshime mjaft të mëdha në kulturën materiale midis fiseve të ndryshme ilire dhe rrjedhimisht ndryshime të tilla ekzistonin, edhe në kulturën shpirtërore. Të gjitha këto i kanë shtyrë hulumtuesit bashkëkohorë të jetë shumë i kujdesshëm kur flitet për disa aspekte të jetës së ilirëve të vjetër, që të mos bie në gabime që fenomeneve kulturore të vërtetuara te një fis ose në një vend, t’u japin domethënie të përgjithshme ilire.
Jeta e përditshme e fiseve ilire është varur shumë edhe nga pozita gjeografike e vendit, në të cilin jetonin. Këto kushte ishin rnjaft të ndryshme: prej ujdhesash dhe bregdetit me klimë të butë, mediterane e deri te fushat e plleshme, pranë lumenjve të mëdhenj panonikë, ku mbretëronte klima kontinentale dhe deri te malet shkëmbore në Bosnjë, Mal të Zi, Slloveni e gjetiu, në të cilat dimrat e ftohtë dhe të rëndë, ua kushtëzonin banorëve mënyrën e jetës dhe doket. Duke përshtatur vendbanimet dhe shtëpitë e tyre, veshmbathjet e tyre, ekonominë dhe tërë mënyrën e jetës sipas rrethanave në të cilat jetonin, e cila herë iu siguronte pasuritë minerale, herë kullotat, deti i pasur me peshq ose pyjet plot egërsira, ilirët, duke jetuar me shekuj në kushte shumë të ndryshme, krijuan edhe doke shumë të ndryshme dhe rrjedhimisht kishin edhe mentalitete shumë të ndryshme. Të kujtojmë se të gjitha fiset ilire nuk kishin të njëjtën origjinë, e prandaj nuk kishin as të njëjtën pasuri etnografike. Po të merren parasysh të gjitha këto nuk është vështirë të mendohen vështirësitë para të cilave gjendet sot hulumtuesi kur prej lajmeve mjaft të pakta përpiqet të marrin vesh se si ka qenë pamja etnografike e ilirëve.
Sipas autorit grek, Herodotit nga shek. III ilirët kanë qenë shumë të fortë e të mëdhenj dhe të gatshëm të vërsuleshin në luftë dhe vdekje, mirëpo kishin shpirt të plogësht.1 Në qoftë se mendimit të tij për ilirët ia mveshim supozimin e grekut të civilizuar dhe shprehinë njerëzore që fqinjët e vet të papërshtatshëm t’i paraqesë me karakteristika më të këqija se sa e meritojnë ata, na mbetet si i besueshëm konstatimi i tij se ilirët ishin të mëdhenj dhe të fortë. Matjet antropologjike që janë bërë në vise të ndryshme të teritorit ilir për madhësinë e trupit të ilirëve kanë dhënë rezultate mjaft unike, në bazë të të cilave mund të flasim për këtë me precizitet shkencor, e jo vetëm në bazë të gjykimeve subjektive të autorëve antikë. Duke gjykuar në bazë të këtyre matjeve, banorët e Istrisë dhe të bregdetit slloven, kanë qenë të lartë mesatarisht 1,65 m (meshkujt), gjegjësisht 1,53 (femrat). Po kaq kanë qenëtëgjatë edhe ilirët në bazë të skeleteve që u gjetën në nekropolin eTrebenishtit afer Manastirit në Maqedoni.3 Për botëkuptimet e sotme kjo madhësi trupore nuk arsyeton kurrsesi mendimin e autorëve antikë se ilirët ishin trupmëdhenj, mirëpo në kohët e lashta, kur njerëzit ishin shumë më të vegjël se sot, ilirët në sytë e tyre do të jenë dukur vërtet të mëdhenj.
Matjet antropologjike kanë treguar se ilirët, në pjesën më të madhe, i kanë takuar tipit doliko qefal ndërsa me kafkë brakiqefale kishte më pak. Këtu duhet të përmendim edhe tipin interesant brahikefal që e përshkroi antopologu italian Raffaello Battaglia, ndërsa është identifikuar në shpellat e përmendura të Shkocjanit. Sipas tij ky tip është shumë i ngjashëm me një tip bashkëkohor antropologjik që Paul Tragere identifikoi në Shqipërinë e veriut. Ky njeri ishte me shtat të vogël, me ngjyrë të errët, me kafkë brakiqefale, për të cilin Bataglia dhe disa antropologë të tjerë mendojnë se është një tip më i vjetër antropologjik në mesin e ilirëve. Në faktin se ky tip është ruajtur në Shqipëri deri në ditët e sotme, Bataglia sheh dëshminë se shqiptarët kanë origjinë ilire. Ky tip i vogël dhe zeshkan dallohet prej atij që vërehet në monumentet nga Perandoria e vonshme. Perandorët romakë me origjinë ilire (Valentiani e të tjerë) janë të mëdhenj, me sy të kaltër dhe leshverdhë. Në viset malore të Ballkanit Perëndimor, jetojnë megjithatë, njerëz të lartë por të zeshkët të racës dinarike, të cilët kanë shumë elemente të banorëve të lashtë, paraindoevropianë të atyre viseve.
Për pamjen fizike të ilirëve mund të gjykojmë, siç përmendëm edhe më parë edhe në bazë të paraqitjes figurative nga koha romake. Në bazë të temës të cilën po e shqyrtojmë mund t’i ndajmë në dy grupe: a) ato në të cilat janë paraqitur ilirët si robër romakë, b) ato që janë më të shumta, reliefe, të cilat i kanë punuar ilirët nga koha e Perandorisë së vonshme. Në grupin e parë bëjnë pjesë monumentet, të cilat i kanë punuar mjeshtrit romakë, disa prej të cilëve as që e kanë parë se si ishin me të vërtetë ilirët dhe në ata të cilët ilirët i kanë paraqitur sipas një kallëpi të caktuar, ashtu si i mendonin romakët të gjithë barbarët. Kështu është për shembull dukja e ilirit në Gemma Augusten e famshme që e punoi Dioskuridi për nder të fitores së Tiberit dhe të Germanikut kundër Batove (6-9 të e.r.). Paraqitje të ngjashme të skematizuara të ilirëve të mundur, kemi edhe në disa monumente të tjera nga Solini, Garduni te Sinji, Pula6 etj. Prej këtyre pamjeve vështirë se mund të gjykohet për pamjen e vërtetë të ilirëve, pamje autentike të pjesëtarëve të këtij populli gjejmë në monumentet vendase nga brendësia e vendit (Bosnje dhe Hercegovinë, Zagorën Dalmatine, Shqipëri), të cilat në pjesën më të madhe u krijuan në shekujt e fundit të Perandorisë Romake, kur në ato vise qe zhvilluar arti shumë origjinal i vendit. Paraqitja e të vdekurve në shumë monumente të varrezave karakterizohet nga një lirizëm i jashtëzakonshëm, prandaj nuk ka dyshim se fytyrat që na paraqiten në ato monumente duken ashtu si i shohim ne sot. Këto fytyra kanë vija markante, të mbuluara me mjekrat dhe flokët e mëdha - shumë të ngjashme me fytyrat e dinarikëve që jetojnë edhe sot në këto anë.
Duket se ilirët në sytë e romakëve, është dashur të duken ndryshe prej pjesëtarëve të fiseve që jetonin në Itali. Këtë mund ta nxjerrim nga ajo që Plauti, i lindur në qytetin e Umbrisë, Sarsinë, afer bregdetit Adriatik ku kishte rastin t’i njohë individualisht ilirët, ia vë në gojë njëpersonazhi në komedinë “Tregroshi” (Trinumus). Duke parë një pamje të çuditshme se si hyn në skenë ai klith: Ky është për besë, prej këpurdhe - i tërë fshihet nën qeleshe. Për nga pamja duket ilir- të tillë e ka pikërisht veshmbathjen. (sipas përkthimit të Koloman R'acit).
Gjeografi grek, Straboni, bën të ditur se japodët kishin zakon të bënin tatuazhin e trupit të tyre “ashtu si edhe ilirët e tjerë dhe thrakasit”. Ky pohim i Strabonit është vërtetuar edhe me gërmimet arkeologjike: në varrezat në Gllasinc në vendbanimin lakustër në Donja Dolina afer Bosanska Gradishka dhe gjetiu janë zbuluar gjilpëra të shkurtra prej bronzi shumë të mprehta të cilat ishin të vëna në një dorzë. Me këto gjilpëra ilirët parahistorikë shponin lëkurën dhe vizatonin në të motive ornamentesh të ndryshme.
Tatuazhi në Ballkan ishte i njohur qysh në kulturat neoeneolitike" dhe është ruajtur deri sot,12 më së tepërmi te kroatët dhe në disa vise të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Lajmet për pastërtinë trupore në përgjithësi te ilirët kanë të bëjnë me të vetmin fis - dardanët. Autorët antikë pohojnë njëzëri se pjesëtarët e këtij fisi ishin mjaft të ndytë. Kështu, sipas Strabonit, dardanët jetonin në kasolle nëntokësore, të cilat i hapnin nën plehra.13 Autorët e tjerë na informojnë se dardanët laheshin vetëm dy herë në jetë: kur lindnin, kur martoheshin, ndërsa herën e tretë i lanin vetëm kur vdisnin.14 Për grekët e vjetër dardanët ishin proverbialisht të ndytë, kështu që edhe nëse pajtohemi se në këtë proverbialitet si dhe në të gjitha të tjerat, kishte teprime, është vështirë të mos besojmë se nga kjo veçori, vërtet, dalloheshin nga fiset e tjera ballkanike. Përsa u përket pohimeve se laheshin vetëm dy herë, gjegjësisht tri herë, gjatë jetës, është evident fakti, se nuk ka pasur lidhje me shprehitë higjenike të dardanëve, por aty është fjala për larjet rituale, të cilat hasen edhe te shumë popuj të tjerë
Për njohjen e sëmundjeve prej të cilave lëngonin ilirët janë dy burime, por që të dyja të pamjaftueshme të na japin një pamje fare të zbehtë për gjendjen shëndetësore në Iliri në kohën parahistorike dhe atë historike. Ekspertët mjekësorë nuk kanë shfrytëzuar ende sa duhet faktet arkeologjike që duke analizuar eshtrat, të cilat janë zbuluar në varret ilire ose në vendbanimet e tyre, të mund t’i konstatojnë shumë sëmundje. Pak më tepër marrim vesh prej autorëve antikë, mirëpo edhe te ata shënimet më së tepërmi kanë të bëjnë me periudhën mbasi romakët i pushtuan ato vise, ndërsa për kohët më të lashta, janë shumë më të rralla. Kështu, është interesant shënimi të cilin e shkroi hsitoriani Apiani se Apoloni te autariatët e dërgoi mortajën për shkak se keltët u nisën kundër Delfit. Mortaja dhe epidemi të ngjashme me siguri mjaft shpesh do të kenë goditur popullsinë ilire, sepse për sëmundje të këtilla kemi më së shumti shënime. Megjithatë, nuk është e mundshme që në bazë të këtyre shënimeve të autorëve antikë të vërtetohet se për çfarë sëmundjesh ka qenë fjala me të vërtetë.
Ilirët njihnin shumë barëra mjekuese, me të cilat mjekonin sëmundjet e ndryshme. Disa nga bimët e këtilla u bënë të njohura edhe në periudhën romake për shkak të veçorive të tyre të jashtëzakonshme mjekuese. Edhe ato mund të na japin një pamje fare të zbehtë dhe jo të plotë të farmakopejës së pasur. Ne do t’i përmendim, sepse ilaçet që janë bërë prej tyre, e bënë të njohur këtë farmakope në tërë Perandorinë Romake.
Ndër këto bimë, më të njohura ishte lulëshpata, e njohur në kohën antike me emrin Iris Illyrica, veçoritë e shumta mjekuese të së cilës i lavdërojnë shumë autorët antik, prej filozofit grek Teofrastit e deri te mjeku Dioskurid dhe polihistoriani Plin. Sipas Dioskuridit, trungjet e thara të lulëshpatës i shpërthejnë të thatët, vënë në gjumë, shërojnë dhimbjet e kokës, ndërsa kërcejt e bluara, të përziera me mjaltë shkaktojnë abort e të tjera. Plini thotë se trungu i luleshpatës mjekon edhe shumë sëmundje të tjera, gjithashtu ky trung, për shkak të aromës së këndshme, shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve aromatike. Pluhuri i irisit, i përzier me disa barëra të tjera shërben për përgatitjen e hapeve, të cilat zonjat e larta romake i mbanin të rreshtuara rreth qafes në mënyrë që të zhduknin erën e pakëndshme të djersës. Është interesant edhe fakti se Plini rekomandon që trungu i tharë i luleshpatës t’i varej në qafë foshnjes kur të nisnin t’i dilnin dhëmbët. Ky zakon është ruajtur, në të vërtetë, në disa vise tonat edhe sot! Edhe shumë autorë të tjerë shkruajnë për kualitetet ejashtëzakonshme, natyrisht të tepruar, të irisit që rritet në Iliri (Columella, Galen, Paulus Aegineta dhe gati të gjithë që në antikitet shkruan për mjekësinë dhe farmakologjinë) duke vërtetuar kështu popullaritetin shumë të madh të kësaj bime në botën e atëhershme.
Prej një numri të madh bimësh të tjera mjekuese që janë rritur në truallin ilir dhe eksportoheshin nëpër tërë Perandorinë Romake, famën e arriti genciana ose sanëza, në terminologjinë bashkëkohore botanike e njohur si Gentiana lutea L. Ilirët, e mandej edhe të tjerët e përdornin këtë bimë kundër sëmundjeve të ndrysme, të thatit etj., ndërsa emrin e mori nga mbreti ilir Genci, për të cilin thonë se i pari e mësoi veçoriën mjekuese të saj.
Prej këtyre shënimeve mund të përfundojmë se mjekësia popullore e bazuar në përdorimin e bimëve mjekuese ishte mjaft e zhvilluar te ilirët. Përveç kësaj mjekësie racionale, bazuar në përvojë, ekzistonte edhe tjetra, ndihmën e së cilës e kërkonin të sëmurët atëherë kur bimët mjekuese nuk mund t’i mjekonin sëmundjet ose plagët e tyre. Kjo ishte mjekësia magjike, e cila duket qartë se ishte e përhapur sa edhe ajo e para. Në kohën romake ishin veçanërisht të njohur magjistarë nga Panonia. Është ruajtur edhe lajmi për një magjistar të tillë, i cili gjoja, me të prekur e mjekoi perandorin Hadrian nga ethet.
Nuk ka dyshim se edhe në popullarizimin e madh të perëndisë Eskulap në mesin e ilirëve, në kohën romake, duhen parë dëshmitë indirekte për zhvillimin e mendimit mjekësor midis tyre. Aq më tepër simbas mendimit të linguistit Milan Budimir, bile edhe vetë emri i kësaj perëndie të mjekësisë te grekët dhe romakët ka origjinë ilire.
Varoni na rrëfen se gratë ilire lindnin lehtë. Kur vinte koha e lindjes, largoheshin nga puna në fushë, lindnin pa ndihmën e askujt dhe menjëherë ktheheshin e vazhdonin punën, duke mbajtur fëmijën “sikur ta gjenin e jo ta lindnin”.
Lehtësia me të cilën gratë ilire i lindnin femijët, dhe që aq shumë e kishte habitur romakun Varon nuk ishte kurrsesi specifike për iliret, sepse me të njëjtën lehtësi lindnin të gjitha gratë në civilizimet e paurbanizuara. Fatkeqësisht ilirët para okupimit romak, e shumë kohë pas tij, ende nuk dalloheshin për diçka prej popujve të tjerë në të njëjtën shkallë të zhvillimit, e kjo ishte mortaliteti i madh i fëmijëve të vegjël. Carlo Marcheseti, i cili e gërmoi nekropolin e madh nga koha e hekurit te Mosti në Soçë (Santa Lucia) afër Tolminit, numroi 770 skelete fëmijësh (ose 28,15Ç) ndaj 1960 (ose 71,85Ç) të rriturish. Një situatë të ngjashine e kemi edhe më vonë në kohën romake, duke gjykuar simbas shënimeve për kohën e të varrosurve që i gjejmë në varrezat e kësaj periudhe. Nga analiza e të dhënave për moshën e të varrosurve në varrezat e periudhës romake mund të zbulohet gjithashtu edhe jeta mesatare e ilirëve në kohë. Kështu marrim vesh se jeta e mashkujve, mesatarisht ka zgjatur rreth 39 vjet, ndërsa te gratë 36. Në Panoni dhe në Norik, ku kushtet e jetës ishin relativisht më të mira se në viset malore të Ballkanit Perëndimor, meshkujt jetonin mesatarisht 43,15 vjet, ndërsa femrat 43,93 vjet. Nga këto monumente e dimë se në lliri kishte njerëz që jetuan nga 100, bile edhe 125 vjet (në Salonë).
Besohet se ilirët nuk e kultivonin hardhinë para se të vinin në kontakt me grekët,25 ndërsa pjesa më e madhe e ilirëve nga brendësia nuk e njihte hardhinë para ardhjes së romakëve. A është kjo e saktë apo jo nuk jemi në gjendje ta themi, mirëpo është fakt se Straboni në shek. I para e.re. shënoi se bregu lindor i Adriatikut është i pasur me vreshta dhe ullinj. I njëjti autor na sjell edhe lajmin se ilirët nga Panonia, duke mos pasur verën e tyre, verën e importonin në fuçi druri nga Akuileja.26
' Në kohën romake në Iliri prodhohen verëra të shkëlqyeshme, ishte e njohur ajo që prodhohej në Pucinum të Istrisë. Shënime mbi mbjelljen e hardhisë në këtë periudhë kemi shumë. Përmendet perandori Prob, i cili urdhëroi të mbillej me hardhi të fisnikuar Frushka Gora.
Në kohën parahistorike ilirët nga pijet alkoolike përdornin lloje të ndryshme birre e sidomos atë me mjaltë. Nëse mund t’u besojmë pohimeve të autorëve të vjetër, ilirët ishin pijanecë të mëdhenj. Mbreti ilir, Genci, sipas fjalëve të Polibit ishte i dehur ditë e natë, ndërsa mbreti i mëparshëm në fronin ilir, Agroni, mbasi ishte dehur dhe për këtë shkak kishte marrë pleuritin dhe kishte vdekur. Është i njohur edhe fakti (shih, f.50 se keltët i mundën ardianët me mashtrim në të cilin vendimtare ishte shprehia e ushtarëve ilirë për të pirë dhe ngënë shumë).
Një pamje shumë e gjallë të prirjes së ilirëve na e dha shkrimtari grek Teopompi. “Ilirët- shkruan ky shkrimtar, - u ulën të pinë dhe sa më shumë pinin aq më shumë i lëshonin brezat. Të dehur plotësisht i çuan nëpër shtëpi gratë e tyre, të cilat edhe vetë morën pjesë në ato ahengje. Edhe emri i hyjnisë së peonëve, Dualosit, ka lidhje me verën dhe të dehurit. Në të vërtetë leksikografi Hezihiu thekson se perëndia e verës, Dionisi te peonët është quajtur Dualos dhe këtë emër filologjia bashkëkohore e ka lidhur me fjalën shqipe “dej” - i dehur dhe ine atë gote “dvvals” — i marrë. Këto dy fjalë kanë dalë nga e njëjta rrënjë prej së cilës është formuar edhe emri i kësaj hyjnije të peonëve.
Për pijet të cilat i përdornin ilirët dimë shumë. Shkrimtari i njohur me emrin Pseudo- Aristotel flet për pijen me mjaltë të shkëlqyeshme, të cilën dinin ta prodhonin taulantët. Bëhej prej mjalti dhe uji në një proces të posaçëm, të cilin edhe vetë grekët e mësuan prej tyre.29 30 Kjo pije pihej shumë në Iliri edhe atje ku kultivohej me shumicë hardhia - siç dëshmon për këtë skrimtari bizantin, Priscus, i cili në vitin 448, duke udhëtuar në këtë anë, kur shkonte për vizitë te mbreti hun, Atila, kishte vërejtur se banorët e Panonisë pinin këtë pije, të cilën në gjuhën e tyre e quanin, medos.
Krahas pijes së mjaltit ilirët pinin edhe birrën, të cilën e bënin nga elbi dhe e quanin me emrin popullor, sabaium ose sabaia - siç shkroi sh. Jeronimi. Kjo, sipas fjalëve të Ammian Marcelinit dhe të Dion Kasit, ishte pije për të varfërit, ndërsa perandorin Valens, me origjinë ilire, e quajtën me emër përqeshës “sabaiarius”, sepse e donte këtë pije.
Shkrimtari grek, Ariani, nga shek. II i e.re. duke përshkruar luftën e mbretit maqedon, Aleksandrit të Madh, kundër ilirëve, rrëfen se mbrojtësit e qytetit Pelion (në Shqipërinë e mesme) “i prenë si kurbanë tre djelmosha, tri vajza dhe tre desh të zi”. Kur i sulmuan maqedonët, ilirët u tërhoqën mbrenda mureve të qytetit “kështu që flijimet e tyre mbetën si plaçkë”. Nuk është ky i vetmi shënim që flet për flijim të njerëzve te ilirët. Disa shkrimtarë antik shkruajnë për gjakpriësinë e skordiskëve fisit kelt që u vendos në truallin ilir dhe aty u përzien me popullsinë e vjetër vendase ilire. “Nuk kishte asnjë lloj vrazhdësie me të cilën ata nuk shprehën urrejtjen e tyre kundër robërve: për hyjnitë flijonin gjakun njerëzor, pinin nga kafkat e njerëzve. ..”
Vrasja rituale e armiqve, bile edhe e pjesëtarëve të fiseve të tyre, ngrënia e mishit të tyre dhe pirja e gjakut të tyre, janë zakone shumë të përhapura te shumë popuj primitivë dhe janë të njohura edhe te disa popuj të tjerë të Ballkanit në kohën parahistorike. Nuk është ky kanibalizëm, veçanërisht ngrënia e zemrës, trurit dhe organeve të tjera vitale, nuk ka pasur lidhje me urinë por me besimin religjioz, magjik, sipas të cilit me këtë akt merren dhe trashëgohen fuqia, trimëria, mençuria dhe virtytet e tjera të të vrarit.
Nuk kemi dëshmi se zakoni i vdekjes rituale dhe i kanibalizmit ishte i përhapur edhe te fise të tjera ilire, mirëpo faktin të cilin e shënoi Nikolla nga Damasku se autariatët i vrisnin luftëtarët e vet të rraskapitur ose të plagosur për të mos u zënë robër,35 tregon se edhe pjesëtarët e këtij fisi besonin se në qoftë se armiku i vret pjesëtarët e fisit të tyre, po të hante mishin e tyre dhe të pinte gjakun e tyre, do t’i trashëgonte edhe virtytet e tyre dhe në këtë mënyrë do të bëhej edhe më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm. Prandaj mund të supozojmë se vrasjet dhe kanibalizmi ritual ishin të njohura edhe për fiset e tjera, sidomos për ato nga brendësia.
Besimi se me të shikuar mund t’u bësh dëme njerëzve, kafshëve e madje edhe gjërave, ishte i përhapur edhe në mesin e ilirëve. Shkrimtari romak, Plini, i cili shkruan për këtë, është i bindur se në mesin e ilirëve kishte njerëztë cilët “me shikim mund t’i bëjë mësyshë dhe ta mbytë ata që i shikonin më gjatë... Është me rëndësi të përmendet se këta njerëz i kanë nga dy bebe në secilin sy”. Duke u mbështetur te Plini po këtë e thotë edhe një autor tjetër romak, Aul Geli. Besimi se kishte njerëz që me të shikuar mund të bijë mësyshë dhe të dëmtonin ishte shumë i përhapur te popujt primitivë, po madje edhe te popujt e civilizuar dhe nuk është kurrfarë specifike ilire. Është e çuditshme që një njohës aq i mirë i kulturave paleoballkanike, si ishte Qiro Truhelka mendon se popujt që jetojnë sot në Ballkan këtë besim e morën nga ilirët.
Çfarë veshje mbanin ilirët në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë para e.re. do të na mbetet pak e njohur dhe vështirë se do tazgjidhim ndonjëherë. Vetëm me zhvillimin më të madh të artit figurativ te ilirët, e kjo do të thotë vetëm diku prej shekullit VI-V parae.re. ekëndej, paraqiten pamjetë ilirëve të veshurme rroba popullore. Megjithatë, burim kryesor për njohjen e veshjes ilire janë monumentet e shumta të varreve dhe ato të kulteve që, në pjesën më të madhe janë nga Perandoria e vonshme, u krijuan në ato vise ku romanizimi nuk arriti fare, ose nuk mundi të ndryshojë karakterin e veshmbathjeve të stërvjetra popullore. Nuk mund të themi me siguri se ilirët e mijëvjeçarit të parë para e.re. kanë mbajtur ato veshje të cilat i mbanin në kohën romake, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veç të supozojmë, për pamjet e veshmbathjeve ilire të periudhës parahistorike, prandaj është e besueshme se edhe në kohë të lashta ilirët mbanin përafersisht veshmbathje të njëjta si të kohës romake. Këmbëngulja me të cilën ilirët ruajtën veshmbathjen e tyre si dhe elementet e tjera të kulturës, ishte në raport me luftën e tyre të vazhdueshme për ruajtjen e pavarësisë kombëtare.
Në inventarin e veshmbathjes mashkullore më shpesh ndeshim këmishën (gjegjësisht fustanellën e gjatë, më rrallë edhe të shkurtër), mbi të cilën nganjëherë mbahej edhe guna. Pamjen më të vjetër të këmishës e gjejmë në urnën e gurit japode nga Ribiqi te Bihaqi,40 që daton nga shek V - IV para e.re. Kjo këmishë dallohet sa u përket detaleve për nga stolitë e pasura dhe resat në anën e poshtme. Këmisha që shohim në monumentet nga epoka romake është e ngjashme me tunikën romake, por në dallim prej saj kjo ka mëngë të gjera dhe është e prerë në dy pjesë e në supe mbërthehet me një ose dy pulla. Këmisha, zakonisht, është e prerë për trupi, por nganjëherë bie lirisht deri në gjunj. Pamje shumë të bukura të këtyre këmishave i shohim në një monument varri prej Zenicës (shek. IV para e.re.), ku janë paraqitur katër vetë të veshur me këmisha të gjata. Mendohet se me këtë veshëmbathje të rëndomtë mashkullore ilire duhet të paraqitet prototipi i dalmatikës (dalmatica),42 rrobe, që hyri në përdorim edhe në Romë dhe në viset e tjera të Perandorisë (veçmas në Lindje dhe në Afrikë) qysh në shek. II të e.r. dhe që më vonë u bë rrobe e dashur e parisë së lartë romake, bile edhe e perandorëve, më në fund për t’u bërë rrobe liturgjike në kishën krishtere dhe që ruhet edhe sot e kësaj dite. Si pjesë e veshjes femërore këmisha ilire është ruajtur (në variante të ndryshme) edhe sot e kësaj dite në Shqipëri, në Jugosllavi dhe në vise të tjera të Ballkanit.
Guna të cilën e mbanin ilirët nuk dallohej shumë prej asaj në Greqi (chlamus) ose në Romë (sagum). Një shembull të bukur të gunës e shohim në monumentin e valltarit nga Zaostrogu te Makarska. Valltari i paraqitur në këtë monument e kishte hedhur gunën mbi krahun e majtë kështu që ajo lëshohet në anën e djathtë të krahësorit dhe aty mbështillet nën dorën e djathtë në mënyrë që përsëri të kthehet në shpinë. Zakonisht gunat janë të përforcuara në krahun e djathtë me ndonjë pullë. Valltari nga Zaostrogu, megjithatë, e ka përforcuar gunën e vet në krah me një rreth teneqeje të hollë. Kjo është e vetmja pamje ilire e pjesës së supit nga epoka romake, mirëpo ky objekt interesant nga periudha parahistorike është ruajtur në varrezat në Glasinc.
Pantallona ilirët mbanin shumë rrallë, duke gjykuar simbas pamjeve që janë paraqitur nëpër monumente të epokës romake. Në raste shumë të rralla pantollonat shihen vetëm në monumentet romake, në të cilat ilirëtjanë paraqitur si robër (Gemma Augustea, torzo perandorake nga Pula, tropej nga Aequumi etj.). Meqenëse pantollone mbanin germanët, keltët e popujt e tjerë barbarë me të cilët luftuan romakët, të cilët i paraqitën në veprat e tyre artistike simbas një skeme të caktuar, është e mundshme që edhe pamjet e ilirëve të paraqitur janë bërë gjithashtu simbas atyre skemave, prandaj edhe atyre pamjeve të ilirëve nuk duhet t’u japim domosdo vlerën dokumentare, të cilën ato, ndoshta, nuk e kanë. Megjithatë, na duket se nuk mund të përjashtojmë niundësinë se disa shtresa të popullsisë ilire mbanin pantollone. Në këtë përfundim na shtyn paraqitja e pantolloneve në fragmentin e një urne funerare nga Ripaçi te Bihaqi (shek. V-IV para e.re.) e mandej edhe paraqitja e pantolloneve në monumcntin nga Priluka te Livna.
Nga kësulat të cilat i mbanin ilirët njohim katër tipe të ndryshme. Ka qenë i shpeshtë tipi i kapelës mc formë të rrumbullakët që është paraqitur në monumentin nga Zenica, që në esencë nuk dallohet shumë nga kapela e bardhë e sotme shqiptare, qeleshja. Në përgjithësi mendohet, me të drejtë, se kësula e sotme shqiptare drejtpërdrejt buron nga kësula e ngjashme që e mbanin ilirët.
Një tip tjetër i përket kësula e lëkurës ine formë konike, e ngjashme me shubarën e sotme. Një kapelë e këtillë e mban robi nga një relef prej Gardunit te Sinji. Tipi i tretë i kësulës ka formë të rrumbullakët me një rreth të gjerë e të valëzuar. Si duket kësula të tilla kanë mbajtur vetëm ushtarët,49 sepse e gjejmë vetëm në ato monumente romake, në të cilat ilirët janë paraqitur si robër (Gemma Augustea, relef nga Garduni etj.), nëse edhe këtu nuk është fjala për stilizim të artistit romak. Me siguri asnjërit prej tipeve të përmendura deri tash nuk i përket kësula, mbeturinat e së cilës u zbuluan në varreza (kryesishttë femrave) në nekropolet e japodëve në Likë (Kompole, Prozor, Smilan dhe Vrebac). Këto kësula kanë formë të rrumbullakët të bëra nga pëlhurë ose lëkurë dhe janë stolisur me një numër të madh pullash të imta të bronzit e më rrallë edhe metorkuz dhe të përdredhura (torderuara). Për nga forma janë shumë të ngjashme me përkrenaret e rrumbullakëta, të zbuluara në disa nga nekropolet në Slloveni (shih faqen 182), mirëpo konstruksioni i tyre është plotësisht i ndryshëm, ashtu siç është i ndryshëm edhe funksioni i tyre.
Nga mbathjet mashkullore ilire, më së shpeshti hasim opingat, tip këpucësh shumë i shpeshtë edhe te popujt e tjerë në kohën antike (i mbathnin për shembull dakët, të paraqitur në monumentet e njohura në Adam Klissa të Rumanisë), sidomos në Mesdheun lindor dhe përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan, kështu që me të drejtë supozohet se sllavët këtë tip këpucësh e kanë përvetësuar nga vendasit e vjetër ilirë dhe se shqiptarët i ruajnë disa variante karakteristike të opingave nga ajo periudhë. Te ilirët opingat janë paraqitur në variante të ndryshme qysh në shek. V- IV para e.re. në urnat funerare të gurit te japodët, e shpeshherë i hasim edhe në monumentet nga epoka romake. Rëndom përbëheshin nga një copë lëkure që kthehej nga këmba dhe lidhej me lidhëza lëkure. Tipi tjetër i opingave ishte shumë më i hapur, sepse kishin vetëm pjesën e poshtme dhe disa lidhëza me të cilat e lidhnin për këmbe.
Veshjet popullore femërore kanë qenë shumë më të pasura, sigurisht për shkak se gratë në relefet nga epoka romake janë paraqitur më shpesh me veshje popullore sesa mashkujt dhe për shkak se kanë ditur që t’i rezistojnë më gjatë modës së jashtme (greke dhe romake) sesa mashkujt. Te veshmbathjet femërore kemi tre elemente stan- dard, nënkëmishën e gjatë deri te shputat e këmbëve (ose edhe variantin më të shkurtër deri nën gjunj) fustanin dhe gunën. Nënkëmisha kishte mëngë të gjata, në supe ishte e qepur, ndësa për nga pamja nuk dallohej shumë nga këmisha e gjatë e meshkujve — dalmatika. Nganjëherë vishej vetëm nënkëmisha (sidomos femijët), mirëpo rëndom, mbi të vishej edhe një fustan pa mëngë, që në supe mbërthehej me kopsë. Ky fustan lidhej në atë mënyrë që pjesa e sipërme binte mbi brez. Ajo pjesë që binte mbi brez përsëri shtrëngohej me një brezore.
Gratë ilire vishnin gjithashtu edhe një tip fustani që ishte i prerë në brez, kështu që pjesa e sipërme ishte e pëlqyer për trupin, ndërsa pjesa e poshtme ishte e rudhur dhe kishte formën e kumbonës. Këtë formë rrobesh e mbajnë hyjneshat lokale (Diana, nimfat) në monumentet nga epoka romake si dhe gratë valltare, të paraqitura në urnat japode nga Ribiqi (V-IV para e.re.). Me rrobe të këtilla ishte veshur hyjnesha Diana, që është paraqitur në monedhat e mbretit ilir Ballaeus (shek. II para e.re.). Mendohet se kjo formë e rrobave ilire është ruajtur deri sot te shqiptarët në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë (te pjesëtarët e fsit Kelmend).
Nga guna të cilën e mbanin gratë është interesante ajo me kapelë. Nga koha parahistorike (shek. III-II para e.r.) gjendet një figurë shumë e bukur femre e veshur me rrobe të këtilla nga vendi Krotinë afer Beratit në Shqipëri (Dimali antik) ndërsa nga epoka romake po përmendim pamjen e gunës që e mban një bareshë në reliefin nga Priluka. Guna me kapelë është një nga pjesët e rralla të rrobeve ilire për të cilën janë ruajtur pohimet e autorëve antikë: e quajnë cucullus liburnicus, simbas fisit liburn dhe cucullus bardaicus.
Shamia si mbulesë e kokës është një nga pjesët e paraqitura më së shpeshti e veshjes ilire në monumentet e epokës romake. Për nga forma nuk dallohet nga shamia të cilën e mbajnë sot gratë në shumë vise të Ballkanit dhe jashtë tij. E mbajnë si gratë e martuara, ashtu edhe ato të pamartuara, madje më shpesh në Hercegovinë, në Bosnje dhe në Zagoren Dalmatine, mirëpo haset edhe në vise të tjera ilire. Për dallim nga gratë e sotme, të cilat shaminë, zakonisht, e lidhin nën mjekër, ilirët e linin që t'u binte lirisht në supe. Të atilla, i shohim të paraqitura në monumentet e varrezave dhe në ato votive, mirëpo dyshojmë se në atë mënyrë i kanë mbajtur edhe gjatë jetës dhe se nuk i kanë lidhur ashtu siç i lidhin sot.
Shamitë të cilat i shohim në monumentet e gjetura, e kanë të mbuluar vetëm kokën, mirëpo iliret i kanë mbajtur shamitë edhe shumë më të mëdha, të ngjashme me shallat e sotme. të bëra nga materiali i bardhë, të cilat përveç kokës mbulonin edhe shpinën. Këtë formë të shamive e gjejmë të paraqitur në disa situla nga koha parahistorike nga Sllovenia (Vaçe) dhe Istria (Nesactium), si dhe në monumentet nga epoka romake.
Gratë mbanin gjithashtu në kokë edhe kapela llojesh të ndryshme, gjegjësisht shami, të cilat i lidhnin rreth kokës. Nganjëherë nëpër monumente shihet qartë se iliret në ato shami ose kapela varnin stoli të ndryshme bronzi, disa prej të cilave padyshim kishin edhe domethënie apotropeike.
Për veshjen ilire nuk dimë ende shumë gjera që do të duhej dhe që do të mund të dinim në bazë të materialeve të cilat i kanë në dispozicion arkeologët dhe etnologët. Shumë probleme në shkallën e sotme të hulumtimeve mundemi vetëm t’i supozojmë. E dimë për shembull, se ekzistonin ndryshime në veshjet midis viseve të ndryshme ilire (këto ndryshime janë të dukshme veçanërisht midis veshjeve në Panoni54 dhe atyre në viset perëndimore të Ballkanit). Dimë gjithashtu se grekët ndikuan në veshjen ilire në ato vise që gjendeshin në qarkun e ndikimeve të qytetërimit të tyre, se një ndikim të caktuar e ushtruan edhe kcltët dhe se risitë që i sollën ishte relativisht lehtë të vërehej, ndërsa ndryshime shumë të mëdha në veshjen ilire u shkaktuan, natyrisht, gjatë shekujve të gjatë të sundimit romak. Edhe shumë gjera të tjera duhet bërë para se të arrijmë të sigurojmë pamjen e plotë të veshjeve ilire. Do të ishte veçanërisht interesante të vërtetohej se ç’ka mbetur nga ajo veshje te popujt e sotëm ballkanikë, sepse edhe simbas këtij elementi, si një nga elementet më karakteristike të kulturës së një populli, mund të shihet sesa janë ruajtur të gjalla edhe sot gjurmët e kulturës ilire.
Nga të gjitha gjurmët e kulturës materiale të ilirëve më monumentalet janë vendbanimet e fortifikuara -kalatë. Fatkeqësisht për vendbanimet nuk i dimë të gjitha që do të ishin të nevojshme të dihen që të fitojmë njohuri të plota për to, mirëpo përshkrimet e deritashme të atyre vendbanimeve që janë gërmuar bëjnë të mundshme që të dallojmë disa tipa themelorë dhe të vërtetojmë zhvillimin e tyre kronologjik.
Më të shumta janë gjurmët e vendbanimeve të tipit të kalave gjë që, nuk na mundëson të konkludojmë se vendbanimet e tilla kanë qenë me të vërtetë më të shumtat edhe në kohën parahistorike. Për këtë tip vendbanimesh dimë më shumë nga mbeturinat e tyre (nganjëherë me dimensione monumentale), të cilat i qëndrojnë më lehtë dhëmbit të kohës, prandaj sot është më lehtë t’i vërejmë dhe t’i studiojmë. Vendbanimet e tilla populli i quan kala, në Istri i quajnë kastelere (castellieri), ndërsa në Shqipëpri kala (kështjella). I gjejmë gjithkund ku ka pasur gurë, të nevojshëm për ndërtim, prej Sllovenisë dhe Istrisë në veri, deri në Epir në jug. Janë me dimensione, veçanërisht, të mëdha në Istri, në Hercegovinë dhe në Shqipëri. Mirëpo ilirët ndërtonin vendbanime të fortifikuara edhe nëpër fusha, pranë lumenjëve të mëdhenj. si janë Sava. Drava e gjctiu, por pendal prej dhcu të ngjcshur dhc kanalet rreth tyre kanë lënë pak gjurmë të dukshme.
Ilirët i ndërtonin kalatë në lartësi, të cilat ishin vështirë të kaloheshin, ose në rrëzat e bregoreve, që ishte më lehtë të mbroheshin nga armiqtë. Një faktor po aq i rëndësishëm me rastin e zgjedhjes së vendit ku do të ndërtohej vendbanimi i fortifikuar ishte edhe çështja e pasurisë. Numri më i madh i kalave gjendej në shpatet e bregoreve, mbi luginat e frytshme. Një pozitë e tillë e kalave, përveç që kishte përparësi strategjike, sepse bënte të mundshëm një horizont të gjerë mbi rrethinën, banorëve të tyre u jepte bazë për pasurinë e tyre që të mund të jetonin. Vendbanimet e tilla, brenda mundësive, ndërtoheshin në ndonjë lartësi, e cila mund të rrethohej nga lumenjt që të mund të mbroheshin më lehtë. Në vendin e zgjcdhur me kujdes, banorët e vendbanimit të ardhshëm, ndërtonin muret mbrojtëse me gurë, veçanërisht në ato pjesë që ishin më të përshtatshme për shkak të konfiguracionit të terrenit. Rëndom kalatë kishin vetëm një mur mbrojtës, me të cilin rrethohej tërë vendbanimi, mirëpo nëse banorët e atij vendbanimi mendonin se një mur i tillë nuk i mbronte sa duhej, ndërtonin edhe nga dy a tre mure, të cilët nuk bëheshin gjithnjë në mënyrë koncentrike në krahasim me bedenin e parë, por nganjëherë ngriteshin vetëm në atë pjesë të bregores e cila nga jashtë ishte më e përshtatshme për t’iu afruar. Muret ndërtoheshin me blloqe të mëdhenj gurësh të parregullt, shpeshherë me dimensione të mëdha por shpeshherë edhe mjaft të vegjël, kështu që aftësia mbrojtëse e mureve nuk mund të ishte aq e madhe. Ilirët që erdhën në kontakt me grekët, qoftë si tregtarë ose si punëtorë të huazuar, e ndoshta edhe si robër, mësuan të ndërtonin mure me blloqe të gdhendur në mënyrë të rregullt, shpeshherë me dimensione të mëdha, kështu që me të drejtë i quajmë megalite.
Forma e kalave varej gjithnjë nga konfiguracioni i terrenit. Aty ku lejonin kushtet e terrenit, kalatë kishin pak a shumë formë të rregullt rrumbullake, mirëpo aty ku nuk ishte e mundur të ndërtoheshin kala të atilla, forma e tyre ndërronte dhe i përshtatej formës së shkrepave ose të bregores.
Në kala hynin nëpër një ose më shumë porta, të cilat ruheshin mirë. Shpesh pranë portave ngriheshin edhe kulla në mënyrë që armiqve t’u bëhej e pamundur të hynin në kala.
Deri në epokën romake, e diku edhe më vonë, ilirët fortifikatat e tyre i ndërtonin me teknikën e mureve të thata, e vetëm mbas ardhjes së romakëve nisën të përdorin edhe suvanë. Lartësia e mureve të tilla ishte e ndryshme, dhe varej nga nevojat dhe mundësitë, kështu që disa nuk ishin më të larta se 2 ose 3 metra, ndërsa disa prej tyre edhe tani janë të larta 8 metra.
Shumë kala kanë qenë të banuara. Këtë e dimë nga burimet historike, e këtë e vërtetojnë edhe gërmimet arkeologjike. Mirëpo, kjo vlen vetëm për kalatë me dimensione të mëdha, ndërsa për kalatë e vogla mund të themi me siguri se shërbenin vetëm si strehimore, ku në raste rreziku strehoheshin banorët e vendbanimeve të afërme, të pafortifikuara. Besohet se disa nga kalatë me dimensione të vogla që gjenden në afersi të ndonjë vendbanimi më të madh të fortifikuar, shërbenin si strehimore për tufa kafshësh në raste rreziku nga armiku, ndërsa disa edhe si vende kulti.
Radhitja e shtëpive në kalatë e banuara kryesisht është bërë simbas konfiguracionit tokësor, kështu që shtëpitë në kalatë rrethore ose ovale ishin të vendosura mbështetur për bedena, e mandej në vargje koncentrike ngushtoheshin kah qendra e vendbanimit. Shembuj shumë të mirë të një organizimi urbanistik që janë ruajtur deri sot, kemi në Istri, si për shembull në Pulë dhe në disa vende të tjera (Bale etj.), ku deri sot është ruajtur struktura urbane e kastelereve të Istrisë (radhitja koncentrike e rrugëve të qytetit), duke u rezistuar bile edhe ligjeve urbanistike aq të rrepta siç ishin ato romake. Zgjidhje të ngjashme mund të gjejmë edhe në vendbanime të tjera në epokën e vonë romake.57
Disa kala ilire marrin me kohë karakterin e qyteteve të urbanizuara. Të rrethuara me muret dhe kullatë forta mbrojtëse, në to zhvillohej jetaqë ishin shumë afer formave që hasim nëpër kolonitë greke në bregdetin ilir.
Procesi i urbanizimit, për të cilin deri vonë është ditur fare pak, u bë shumë më i qartë qyshse në Shqipëri u hulumtuan shumë qytete nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të parë para e.re. dhe qyshse më 1963 filloi hulumtimi i vendbanimit të madh në Oshaniq te Stollci.58 Janë të rëndësishme sidomos rezultatet e hulumtimeve të arkeologëve shqiptarë të cilët kohëve të fundit hulumtuan pjesërisht vendbanime të mëdha ilire në Zgërdhesh (Albanopolis?), afer Krujës, në Selcë afer Pogradecit (Pelion?), mandej në Klos të Fierit (Byllis?), Krotinë te Berati (Dimallum), Gajtan të Shkodrës etj. Këto hulumtime zbuluan se në Ilirinë e jugut, në rajonin ku shtrihej shteti ilir, ishte zhvilluar qysh nga fundi i shekullit V para e.re. një jetë mjaft e përparuar urbane. Në fazën e parë të këtij zhvillimi, e cila zgjat deri në gjysmën e shekullit IV para e.re. këto vendbanime i rrethojnë muret e forta prej blloqesh të mëdhenj guri, sigurisht nën ndikimin e arkitekturës greke, e ndoshta bile edhe nën angazhimin direkt të mjeshtërve grekë.59 Më vonë prej mesit të shekullit IV para e.re. derisa humbën pavarësinë kombëtare dhe ranë nën pushtetin romak (shek. II para e.re.) këto qytete përjetojnë një lulëzim të madh dhe pamja e tyre urbane merr karakteristika gjithnjë e mëtepër të qyteteve helene. Organizimi i drejtë i rrugëve, me shtëpit e rreshtuara, kanalizimi, punëtoritë zejtare e të tjera i japin pamjen e jetës së organizuar dhe të përparuar qytetare. Megjithatë, ekzemplarët e shumtë të mallrave të importuara greke, prodhimi i gjerave të tyre simbas mostrës së atyre të importuara, prerja e monedhave simbas shembullit të grekëve - të gjitha këto tregojnë për një shoqëri, e cila duhej të bënte vetëm edhe një hap dhe të merrte karakterin e bashkësisë së qytetërimit të vërtetë. Këtë hap, zhvillimin e shkrimit të vet dhe të shkruarit në gjuhën e vet amtare, ilirët, fatkeqësisht nuk e bënë kurrë.
Ardhja e romakëve shkaktoi shumë pasoja në zhvillimin e vendbanimeve kala. Gjatë luftërave të gjata kundër ilirëve romakët shkatërruan shumë vendbanime ilire dhe mbasi i pushtuan definitivisht ato, i detyruan ilirët që disa prej vendbanimeve t’i braktisin përgjithmonë. Në pajtim me politikën romake në viset e okupuara, ilirët detyroheshin t’i braktisin vendbanimet e tyre të vjetra dhe të shpërnguleshin nëpër lugina. Braktisja e vendbanimeve të vjetra nëpër kodrinat e paplleshme dhe popullimi i luginave të plleshme nuk ishte vetëm pasojë e politikës shtetërore romake, e cila nuk mund të toleronte një numër kaq të madh fortifikatash në duart e vendasve, të cilët ishin të gatshëm gjithnjë për kryengritje. Në të vërtetë, në kohën e paqes së gjatë dhe të prosperitetit në pikëpamje të pasurimit, që pasoi mbas pacifikimit, ky u bë proces i natyrshëm i diktuar nga kushtet e përgjithshme në Perandorinë Romake, që do të ndërpritet vetëm, në kohët e pasigurta të Perandorisë së vonshme dhe me depërtimin e popujve barbarë, kur popullsia në ato vise kthehet përsëri në kodrat e papërshtatshme. Paqja që mbizotëroi në epokën romake i bëri të tepërta kalatë ilire, kështu që popullsia në një numër mjaft të madh i braktisi; vetëm ato që gjendeshin në vende shumë të përshtatshme strategjike, pranë rrugëve të rëndësishme strategjike etj., jetuan edhe më tutje si qytete romake. Atëherë rreth atyre kalave ndërtohen mure edhe më të forta ndërsa mbrenda tyre në vend të shtëpive të varfëra ilire, ndërtohen shtëpi publike monumentale. Një zhvillim të tillë e përjetuan qytetet ilire Nesactium në Istri, i cili vazhdon jetën si municipium romak, Pula, Asseria (Podgragja e sotme te Benkovci) e shumë të tjerë.
Në kohën parahistorike vendbanimet kala bëhen qendra të jetës mjaft aktive. Jo vetëm në ato ku do të paraqiten elementet e jetës së urbanizuar, por edhe në të tjerat, do të zhvillohet heret prodhimi dhe përpunimi i metaleve, prodhimtaria e qeramikës, zejet dhe aktivitetet e tjera. Këtë na e dëshmojnë kallëpet e shumta për derdhjen e objekteve të ndryshme të metalta, sasitë e mëdha të zgjyrave, mbeturinat e furrave për pjekjen e prodhimeve të qeramikës, veglat e ndryshme etj. Në to tregtarët e ndienin veten të sigurt me prodhimet e tyre, mjeshtrit shetitës, të cilët për nevojat e banorëve prodhonin objekte të ndryshme nga metali, qelqi etj. Aty, kishin selitë kryetarët e fiseve, magjistarët, artistët dhe në përgjithësi të gjithë pjesëtarët e asaj shtrese shoqërore, të cilat nuk ishin të detyruara që të siguronin bukën e tyre me punë fizike.
Pjesa më e madhe e kalave nuk është hulumtuar intensivisht, kështu që shumë hollësi për pamjen e tyre mbrenda mureve dihet ende fare pak. E dimë megjithatë, me siguri se ekzistonin dallime përsa i përket formës së kalave midis disa rajoneve dhe se ato dallime kushtëzoheshin me kufijt e fiseve. Mund të supozojmë se ato dallime nuk kufizoheshin vetëm në format e bedenave, por ekzistonin dallime edhe në arkitekturën dhe në ndërtimin e banesave, në urbanistik etj.
Shumë më tepër për arkitekturën dhe urbanizimin e vendbanimeve dimë kur flasim për një tip tjetër të vendbanimeve ilire, për ato që qenë ndërtuar nëpër lakustra buzë lumenjve. Vendbanimetë këtilla të ilirëtkishte fare pak. Deri tani janë zbuluar gjithsej disa vendbanime të tilla, mirëpo dy prej tyre, ai te Donja Dolina dhe në Ripaç, janë studiuar shumë mirë. Ngapikëpamja shkencore me rëndësi të posaçme ishte gërmimi i vendbanimit të madh në lakustrën te Donja Dolina, prandaj edhe do të ndalemi për t’ i përshkruar këto vendbanime.
Objektet e paratë këtij lokaliteti arritën në Muzeumin e Sarajevës më 1896, ndërsa gërmimet e mëdha dhe sistematike i ndërmori më 1899 Ciro Truhelka. Gërmimet zgjatën disa vjet (1899 - 1904),60 dhe vazhduan disa herë deri në vitin 1963.6I Deri tani, megjithatë, është gërmuar vetëm një e dhjeta e këtij vendbanimi.
Vendbanimi ishte ndërtuar në një bregore të vogël në bregun e djathtë të Savës, nja 13 kilometra në anën e poshtme të Bosanska Gradishkës. Qëndronte në shtylla të degëzuara bungu, (hunj), të ngulura vertikalisht dhe të radhitura në mënyrë të parregulltë, në të cilat ishte vënë baza prej trungjeve të bungut. Në të ishin ngritur ndërtesat për banim, hambaret dhe godinat e tjera. Vendbanimi nuk është ndërtuar në bazë të rrafshtë, por shtëpitë, për shkak të pjerrtësisë së vogël të terrenit kah lumi ishin të radhitura në tarraca krahas me rrjedhën e lumit, ndërsa tarracat në mënyrë të shkallëzuar lëshoheshin në drejtim të bregut. Tarraca e fundit, më e ulta, ishte pranë nivelit të ujit. Hapësira nën tarracat e sipërme ishte gati gjithnjë e terur, përveç në rastet kur ngritej shumë niveli i ujit. Nga një tarracë në tjetrën kalohej përmbi lëndët e radhitura shpesh dhe pjerrtas. Para rendit të fundit të shtëpive zgjerohej tarraca e fundit në një portik të gjerë që nga lumi ishte i rrethuar me një trinë, me siguri që të pengonte mbeturinat që i sillte lumi gjatë vërshimeve. Nën atë portik, gjatë gërmimeve, u gjetën sasi të mëdha plehu kafshësh, në bazë të të cilit përfundojmë se në atë vend, kur nuk kishte ujë, pushonin kafshët shtëpiake. Në anën e sipërme të vendbanimit terreni ishte i rrëpinjtë nga shtrati i lumit dhe ishte ngritur palisada prej dy radhë shtyllash, në mesin ishte mbushur me dhe. Kjo palisadë e mbronte tërë vendbanimin nga vërshimet e mundshme të lumit. Midis radhëve të shtëpive lëshoheshin pjerrtas në drejtim të lumit rrugët, ndërsa në mesin e disa shtëpive gjendeshin hapësira të vogla ose më të mëdha (“sheshet”), në të cilat qëndronin banorët e vendbanimit gjatë kohës së lirë.
Gjatë gërmimeve që bëri Ciro Truhelka zbuloi gjithsejt 17 shtëpi, të cilat do t’i përshkruajmë pak më hollësisht, sepse ato janë banesat e ruajtura më së miri, të njohura në truallin ilir.
Shtëpitë janë të radhitura në tarraca, në distanca të rregullta, paralel me shtratin e lumit. Të gjitha ishin katërore, skeletin e kishin nga lëndët e trasha, ndërsa muret prej një varg trungjesh horizontale, të cilët në fund ishin të prerë që në këndet e shtëpive të mund të bashkoheshin njëra me tjetrën. Dyshemeja dhe muret ishin të lyera me argjilë. PuIIazi ishte me dy anë dhe mbulohej me kashtë ose me dërrasa.
Ndërtesatzinin një sipërfaqe rreth 25 m2 dhe rëndom kishin tri lokale: një përpara, më të madh, në të cilën gjendej vatra dhe ku mblidheshin njerëzit e shtëpisë që kalonin kohën gjatë ditës. Prej kësaj dhome kalohej në dy të tjerat mbrapa, dhoma më të vogëla, të cilat shërbenin për fjetje dhe çerraniku. Dhoma e parë nuk kishte tavan, me siguri për shkak se në të ndizej zjarri, kështu që tymi dilte më lehtë. Dhomat e tjera kishin edhe tavan, i cili banorëve të lakustrave u shërbente si depo. Kjo u vërtetua me rastin e gërmimeve, sepse në ato tavane u gjetën sasi të mëdha të drithit të karbonizuar, të cilët ata i ruanin në enë të mëdha prej argjili të pjekur.
Vatra në dhomën e përparshme ishte prej argjilit të shkelur, mirëpo janë gjetur edhe vatra të ndërtuara posaçërisht nga argjili i pjekur në formë kazani që në anën e përparme dhe në anën e mbrapme ishin stolisur me simbolin e diellit (svastika). Me të drejtë Truhelka përfundon se “kjo vatër e vendasve kishte një domethënie.
Për një vendbanim tjetër lakustral në Bosnje, është jo larg Ripaçit pranë Bihaqit, por për të dimë shumë më pak. Edhe ky vendbanim është i ndërtuar në hunj, në dallim nga ai në Donja Dolinë, vendbanimi në Ripaç është ndërtuar mbi lumë. Mënyra e ndërtimit të bazës dhe të shtëpive është e ngjashme si edhe në Donja Dolina. Fatkeqësisht pozita e banesave mbrenda vendbanimit dhe në përgjithësi organizimi urban në vendbanim nuk ishte e mundshme të vërtetohet.
Edhe një vendbanim lakustral qe hulumtuar pjesërisht në Otok afër Sinjit, që shtrihej në lumin Cetina. U zbulua më 1956, mirëpo gërmimet e këtij vendbanimi nuk u vazhduan dhe nuk u zbulua pamja e këtij vendbanimi. Megjithatë, ato pak gjëra që dihen tregojnë se mënyra e ndërtimit dhe forma e shtëpive ishte e njëjtë si edhe në vendet e zbuluara të Bosnjes.
Në viset bregdetare, ku nuk ishte gjithnjë e mundur të gjendeshin bregore të volitshme natyrore për ndërtimin e vendbanimeve të fortifikuara, ilirët shfrytëzonin gjërat e tjera të përshtatshme që ua siguronte terreni për mbrojtje më të lehtë. Kështu liburnët, aty ku ishte e mundur, i ndërtonin vendbanimet në ishujt pranë bregdetit (për shembull në Nin), ose në gadishujt që mund të mbroheshin lehtë (për shembull në Zarë).
Arkitektura e banesave të ilirëve ndryshonte prej vendit në vend, duke iu përshtatur, në radhë të parë klimës, e mandej edhe lëndës së ndërtimit, të cilën ndërtuesit e gjenin më lehtë. Në viset e krasit, ku kishte gurë me shumicë, guri ishte materiali kryesor ndërtimor, ndërsa në viset ku nuk kishte gurë, shtëpitë ndërtoheshin prej druri.
Në Istri, në Dalmaci dhe deri te Epiri në jug, shtëpitë ndërtoheshin prej gurësh. Mbeturinat e shtëpive të këtilla u zbuluan në shumë lokalitete, për shembull në kalanë Monkaste Rovinji, ku Raffaello Battaglia, zbuloi mbeturinat e një shtëpie katërkëndshe me madhësi 4x6 m.64 Shtëpi të ngjashme guri zbuloi Andre Mohorovicic në ujdhesat Cres, Loshinj dhe Suskak. Këto shtëpi ishin ndërtuar me mure pa suva, me plan katërkëndshi dhe kishin vetëm një dalje-derë. Muret, zakonisht, ishin mjaft të gjera dy deri tri metra, të ngritur në dy radhë nga gurët e gdhendur vrazhdësisht, në mesin e të cilëve hidhnin gurë të vegjël. Nga pullazi nuk është gjetur as gjurma më e vogël, por supozohet se do të ketë qenë nga kashta.
Zakonisht, këto shtëpi kishin vetëm një dhomë, në të cilën ishte vatra (zakonisht në pjesën e prapme të dhomës). Nganjëherë ishin ndërtuar shumë shtëpi të tilla njëra pranë tjetrës, kështu që kishin edhe mure të përbashkta. Gjatë gërmimeve sistematike në vendbanimet e liburnëve në Radovinë afer Zarës (në lokalitetin Kala e Beretinit) Sime Batovic zbuloi një varg mbeturinash të ruajtura relativisht mirë të shtëpive ilire të atij tipi. Me një analizë të kujdesshme të mbeturinave u zbulua se i njëjti tip shtëpish u ndërtua në atë vendbanim edhe në epokën romake dhe krahasimi i këtyre shtëpive me ato që ndërtohen edhe sot e kësaj dite në viset krasike na shtynë të përfundojmë se plani i tyre dhe mënyra e ndërtimit nuk ka ndryshuar deri sot.
Disa prej këtyre shtëpive pullazin e kishin prej pllakave të holla gëlqerore, siç e kanë edhe sot herë-herë në ato vise.
Në disa vise të brezit të karsit, sidomos në Istri, në Dalmacinë e mesme dhe të veriut, në epokën parahistorike janë ndërtuar shtëpi guri të rrumbullakta, të cilat do të dukeshin si kasollat e sotme të gurit. Këto godina ndërtoheshin me mure pa suva, në radhët e pllakave të gurit që në mënyrë unazore ngushtoheshin kah maja e tyre, e cila mbyllej me një pllakë më të madhe guri. Në bazë kjo ndërtimtari i përgjigjet tholosit kreto-myken si dhe tipit shumë të përhapur të arkitekturës megalite të kohës së bronzit dhe të hekurit rreth Mesdheut dhe në Evropën Perëndimore. Këto shtëpiza të sotme shërbejnë si stane barinjsh, ndërsa në periudhën parahistorike u kanë shërbyernjerëzve si banesa.
Në vise të tjera ilirët ndërtojnë tipe të tjerë shtëpish. Kështu arkeologët në një varg lokalitetesh në Slloveni zbuluan gjurmë të shtëpive katërkëndshe që ngriheshin mbi themele gurë të thyer, të vendosura drejtpërdrejt mbi tokë. Muret janë të ndërtuar me thupra të vendosur horizontalisht, të cilët ishin kapur njëri me tjetrin me argjilë. Shembuj shumë të mirë të shtëpive të këtilla zbuloi W. Schmidnë Poshtel të Pohorjes te Maribori. Sipas këtij autori shtëpitë e yjetra në këtë vendbanim kishin më së shpeshti vetëm një dhomë, e më vonë iu shtohej ndonjë portik i hapur në anën e përparme, kështu që plani i këtyre shtëpive i përgjigjej megaronit. Shtëpi të tipit megaron u zbuluan gjithashtu edhe në një lokalitet tjetër në Pohorje, në Turishka Vasa. Të gjitha këto shtëpi kishin pullazin me dy anë prej kashte (kallami), ndërsa në një kënd (më rrallë në mes) ishte vendosur vatra.
Shtëpitë në lokalitetet e tjera të Sllovenisë, disa prej të cilëve janë hulumtuar shumë mirë (për shembull, Ptuj, Vaçe, etj.), nuk dallohen prej atyre në Poshtel. Të ngjashme me to ishin edhe shtëpitë në vise të tjera ilire.
Megjithatë, në mbrendësinë e Ballkanit, ku ishte klimë e ftohtë kontinentale, ndërtoheshin shtëpi edhe të futura pjesërisht në dhë - kasolle nën dhë. Për këtë lloj banesash te dardanët kemi edhe dëshmi të shkruara, ndërsa gërmimet arkeologjike vërtetuan setipi i tillë i shtëpive, ishte i zakonshëm në periudhat e vjetra të parahistorisë, ishte ruajtur në ato vise deri sa erdhën romakët.