Jeta ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Jeta ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore

Shumëllojshmëria e kushteve natyrore në të cilat jetuan disa fise ilire, pasuritë natyrore që kishin në dispozicion, lidhjet tregtare me viset rreth e rrotull, largësia e tyre nga fqinjtë e zhvilluar ose më pak të zhvilluar dhe, në fund, shkalla e zhvillimit të tyre shoqëror - të gjitha këto kushtëzuan mënyra shumë të ndryshme të ekonomisë së tyre. Ndryshimet në shkallën e zhvillimit, sa i përket ekonomisë dhe në bazë të kësaj edhe të strukturës shoqërore të fiseve ilire, kanë qenë gjatë tërë parahistorisë aq të ndryshme sa që për një unitet të jetës ekonomike ilire as që mund të flitet. Këto ndryshime me kohë bëheshin edhe më të mëdha. Derisa disa fise ilire, me zhvillim ekonomik, shoqëror, arritën të formojnë edhe shtetet e tyre me dinastitë sunduese, ndërkaq të tjerat jetonin ende në bashkësitë e stërlashta patriarkale me ekonominë e pazhvilluar, që bazohej në bujqësinë dhe blegtorinë primitive.

Në zhvillimin e disa viseve ilire një rol të madh kishin edhe pasuritë minerale. Ilirët qysh herët filluan të nxjerrin xehet dhe të përpunonin metalin, kurse fqinjtë e tyre, gjithashtu, herët mësuan të çmojnë metalin të cilin e prodhonin xehtarët dhe mjeshtrit ilirë. Tregtia e metaleve ndikoi shumë në zhvillimin e ekonomisë ilire si dhe të shoqërisë ilire në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo pasuri minerale, e deri diku edhe pasuritë e tjera të ilirëve (blegtoria, bujqësia) nxitën te fqinjët profesione të cilat nuk kishin gjithnjë pasoja të volitshme për ilirët. Në fillim këto profesione u shprehën në marrëdhëniet tregtare të qendrave prodhuese ilire dhe të blerësve të jashtëm, e mandej në presionin gjithnjë e më të madh të grekëve, i cili rezultoi me themelimin e emporive e të kolonive të tyre tregtare në bregdetin ilir, dhe më vonë me ndërhyrjen e romakëve në punët ballkanike dhe më vonë në okupimin romak të tërë territorit ilir.

Bujqësia

Disa degë ishin themelore në të cilat mbështetej jeta ekonomike e ilirëve në kohën parahistorike dhe pjesërisht edhe në kohën e okupimit romak. Një vend të posaçëm kishte punimi i tokës. Kjo degë ekonomike nuk kishte rëndësi të njëjtë në të gjitha viset ilire: ndërsa në fushat e begatshme të Panonisë dhe në viset e tjera të pasura me toka bujqësore kishte rëndësi vendimtare në jetën e banorëve, në viset malore dhe pranë bregdetit, rëndësia e saj ishte shumë më e vogël se sa ajo e degëve të tjera ekonomike, peshkataria ose blegtoria.

Për bujqësinë ilire, për veglat me të cilat kanë punuar tokën, për kulturat bujqësore që kanë mbjellë dhe kultivuan, jemi të informuar në saje të gërmimeve, në radhë të parë, që në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli u bënë në vendbanimet lakustrale në Ripaç dhe në Donja Dolina të Bosnjes. Në këto lokalitete u zbuluan mbeturina të ruajtura mirë të farëve të ndryshme dhe të fryteve. analiza e të cilave tregoi se çka kanë mbjellë dhe kultivuar banorët e atyre vendbanimeve. Kultura themelore ishte gruri, e mandej elbi (i kultivuar në sasi të madhe për të prodhuar birrën, por edhe për ushqim), meli,3 bishtajoret, bathët, grosha dhe thjerëzat.

Këto bimë duke gjykuar simbas farëve dhe fryteve që u gjetën, janë kultivuar edhe në viset e tjera ilire.

Kujdes të posaçëm meritojnë bërthamat e rrushit, zbuluar në këto dy vendbanime si dhe në vendbanimin etretë lakustral në Otok të Sinjit. Fatkeqësisht nuk kemi shënime të sakta stratigrafike për këto zbulime, prandaj është vështirë t’i përgjigjemi një pyetjeje të rëndësishme: a e njihnin ilirët hardhinë para se ta merrnin nga kolonistët grekë të cilët u vendosën në bregdetin ilir? Autorët bashkëkohorë janë të prirur të besojnë se ilirët nga kolonistët grekë u mësuan të kultivojnë hardhinë, mirëpo ne na duket pak e besueshme se ilirët që jetonin në bregdet dhe të cilët shumë herët ranë në kontakt me marinarët nga Greqia - qoftë kur i takonin si tregtarë ose luftëtarë në brigjet e tyre, qoftë kur me anijet e tyre tregtare ose të luftës vetë arritën deri në brigjet e Greqisë - u desh të prisnin aq gjatë që të mësonin të kultivonin hardhinë dhe prej rrushit të bënin verën. Bile edhe fiset në fushën e Panonisë mundën të mësojnë, të mbjellin hardhinë, më herët se sa zakonisht mendohet, sepse ardhja e keltëve, të cilët dinin ta kultivonin hardhinë, me siguri ndikoi edhe në zhvillimin e vreshtarisë në ato vise.

Për përpunimin e tokës, shumë gjëra i mësojmë edhe prej mbeturinave të shumë veglave për punimin e tokës, të cilat gjenden shpeshherë nëpër vendbanimet ilire. Qysh prej epokës së neolitit në këto vise për punimin e tokës përdorej zakonisht i bërë nga briri i drerit). Kjo ishte vegla më e shpeshtë bujqësore, të cilën ilirët e përdorën derisa erdhën romakët. Shatin metalik (të bërë nga hekuri), e përdorën në epokën e re të hekurit, mirëpo nuk e hoqën nga përdorimi shatin e ashtit. Është interesant se për punimin e tokës përdorin aty-këtu edhe shatin e gurit.

Të gjitha tipet e shatave, të cilët i përdorën ilirët - përveç atyre që përdoreshin para fundit të epokës parahistorike, të cilat marrin gjithashtu edhe formën shumë funksionale dhe bëhen të ngjashme me shatat që përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan dhe gjetiu - kanë formë shumë të thjeshtë dhe duket qartë se me ta toka nuk mund të punohej thellë, prandaj merren fryte më shumë prej saj. Shati primitiv është vetëm shprehje e bujqësisë shumë primitive.

Ardhja e keltëve në pjesën kontinentale të Ballkanit dhe themelimi i kolonive greke në brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon përparoi edhe këtë anë të jetës së ilirëve. Në viset kontinentale, ku keltët u vendosën përgjithmonë, ata sollën edhe plugun (parmendën) e hekurit, dhe kështu ndikuan fuqimisht në shtimin e prodhimit bujqësor. Ilirët, në të vërtetë, si supozojnë disa nga autorët, edhe më parë njihnin një lloj vegle (brir dreri me një rremb) që mund të shërbente për lëvrim të cekët, mirëpo nuk është dëshmuar se ilirët e përdornin vërtet për këtë qëllim. Kalimi nga shati në përdorimin e plugut, në viset kontinentale të vendit, u bë së pari në ato vise ku u vendosën keltët, ose ku ndikimi i tyre ishte i fortë.6 Ilirët në viset jugore, në Shqipëri, i njohën veglat për lëvrim drejtpërdrejt nga kolonistët grekë, por vetëm në shekujt e fundit para e.re. Ilirët e tjerë e njohën plugun vetëm mbas ardhjes së romakëve, e shumë të tjerë edhe mbas kësaj.

Të gjitha mbeturinat e plugut, më saktësisht të parmendës (plori, shtija e parmendës), të zbuluara në lokalitetet ilire i përkasin veglave për lëvrim; plugu i vërtetë do të paraqitet në këto vise vetëm në mesjetë.

Nga veglat e tjera bujqësore duhen përmendur kazma, lopata, grabuja, drapëri, kosa, kosorja. Pjesa më e madhe e veglave është nga metali dhe burojnë nga epoka e re e hekurit, prandaj mund të përfundohet se vetëm në këtë kohë ilirët kalojnë në mënyrën më të përparuar të prodhimtarisë bujqësore.

Edhe me ardhjen e romakëve në bujqësinë e ilirëve, si dhe në ekonominë e tyre në përgjithësi, ndodhin ndryshime të mëdha. Shumë ilirë të cilët deri atëherë nëpër pyje dhe rrafshnalta merreshin me blegtori dhe gjueti zbresin në fushat e plleshme dhe fillojnë punimin e tokës si mënyrë më e lartë, më përparimtare e ekonomisë. Këto ndryshime u shprehën edhe në besimin e ilirëve: hyjnia e tyre e pyjeve dhe e kullotave, Vidasus, që për nga atributet e saj është e ngjashme me perëndinë romake, Silvani, do ta marrë më vonë te dalmatët ndajshtimin Messor (korrës), që padyshim do të thoshte se në strukturën ekonomike të këtij fisi u bënë ndryshime, të cilat u shprehën edhe në qëndrimin e tyre ndaj hyjnisë së vjetër të pyjeve dhe kullotave.

Blegtoria

Në të gjitha viset ilire, rritja e kafshëve ishtc profesion shumë i rëndësishëm, ndërsa në disa vise (për shembull në rrafshnaltën e Gllasincit, kjo ishte burim kryesor i pasurimit. Burimi më i rëndësishëm për njohjen e blegtorisë ilire përsëri janë rezultatet e gërmimeve në vendbanimet e njohura ilire në Ripaç dhe Donja Dolina. Aty janë gjetur shumë eshtra kafshësh kështu që nga analiza osteologjike të cilën e bëri J. N. Wodldrich mund të shihet se banorët e këtyre vendbanimeve kanë kultivuar kryesisht derrat, mandej delet dhe dhitë, ndërsa lopë kishte shumë më pak. Prej kafshëve shtëpiake në ato vendbanime hasim gjithashtu edhe eshtra kuajsh dhe qensh. Qeni ishte i racës së vogël dhe me siguri ka qenë roje i tufave.

Kafshë të ngjashme shtëpiake që i kultivonin ilirët gjejmë edhe në lokalitete të tjera nga brendësia." Në viset bregdetare në Dalmaci, në Istri e gjetiu kafshët shtëpiake kryesore ishin delet, dhe dhitë e jo derrat. Këtë na e dëshmojnë edhe shënimet historike,’2 por me siguri më të madhe këtë mund ta pohojmë në bazë të fakteve arkeologjike. Fakte të këtilla kemi mjaft, por më të plotat tani për tani janë nga Nesactiumi.'Në këtë vendbanim, sipas raportit, të cilin na e \aAlberto Puschi prej të gjithë kockave të kafshëve më se 50% janë të deleve dhe të dhive, ndërsa të derrave kanë qenë gjithsej 11,2%.

Gjahu

Gjahu si degë ekonomike nuk ishte shumë i zhviiluar te ilirët. Në një përfundim të tillë na shtyn numri shumë i vogël i përqindjes së eshtrave të kafshëve të egra të gjetur në vendbanimet ilire: në Ripaç, për shembull, prej 6.500 eshtrash të kafshëve, të cilët i analizoi Jan N. Woldrich, vetëm nja njëqind janë të kafshëve të egra. Në mesin e tyre më shumë ka të drerit, gjë që nuk duhet të na habisë nëse kujtojmë se brirët e drerit përdoreshin edhe për shetër, kazma dhe shumë vegla të tjera. Eshtë fare pak e besueshme se edhe ndonjë kafshë tjetër e egër, si janë dhelpërat, vjedullat, arinjtë, kastorët, shqarthi e të tjera i kanë gjuajtur për ushqim; sigurisht, si supozon edhe J. N. Woldrich, do t’i kenë gjuajtur për shkak të gëzofit.

Nuk është e lehtë të merret vesh në bazë të materialeve arkeologjike se me çfarë armësh i gjuanin ilirët kafshët e egra. Një numër i madh majash të shigjetave mund të shërbenin për qëllime luftarake dhe për gjah, e kjo po ashtu vlen edhe për shtizat dhe për ushtat me të cilat ilirët gjithsesi është dashur të përdoreshin gjatë gjahut kundër derrave të egër. Megjithatë, një gjë është e sigurtë: arma kryesore e gjahtarëve ishin harku dhe shigjeta. Në dobi të këtij pohimi flet edhe fakti që na e ruajti autori antik, Pauhts Aegineta se dahnatët (mendohet për banorët e provincës romake, Dalmacia, e jo për pjesëtarët e fisit të dalmatëve) i iyenin majat e shigjetave të tyre me helmin “të cilin e quajnë ninum, kështu që ai ishte vdekjeprurës spoa të binte në kontakt me gjakun. Mirëpo, nëse ai hahet, atëherë është krejt i padëmshëm dhe nuk bën kurrfarë të këqijash.” Duke komentuar këtë pohim, Mirko Drazen Grmek vë re për helmin me të cilin lyhet maja e shigjetës se “kjo veçori është shumë e rëndësishme”, sepse ashtu, “nuk do të mund të përdorej për gjah, në qoftë se nuk do të mund të hahej kafsha e helmuar”. Sipas Grmekut në anët tona nuk rritet asnjë bimë me helmin që ka këtë veçori dhe për këtë shkak supozohet se “dalmatët kanë prodhuar vrvov, helmin e tyre për shigjeta, prej helmit të gjarpërinjve të këtushëm”.

Peshkataria

Ilirët që jetonin në vendbanimet afer lumenjve në brendësi, ose në bregdet janë marrë intensivisht me peshkatari. Për këtë degë të ekonomisë arkeologët mblodhën deri tani shumë më tepër fakte në vendbanimet në brendësi se sa në ato në bregdet, për shkak se vendbanimet në bregdet janë huhimtuar shumë më pak se sa disa vendbanime pranë lumenjve të mëdhenj (Ripaç dhe Donja Dolina, për shembull). Prandaj rezultatet e hulumtimeve nuk guxojnë të na mashtrojnë në vlerësimin e rëndësisë së peshkimit në jetën e ilirëve, sepse nuk ka kurrfarë dyshimi se peshkataria në bregdet ishte jo vetëm e zhvilluar, por se ishte shumë e besueshme se për banorët e shumë vendbanimeve peshkataria ishte profesioni kryesor dhe burim i ushqimit. Besohet se peshkataria ishte profesion kryesor për enkelejt në Ilirinë e jugut.

Peshkataria në ujërat e ëmbla njihet mjaft mirë në sajë të zbulimeve që u bënë në dy vendbanimet e përmendura- në Ripaç dhe Donja Dolina. Në vendbanimin e Donja Dolinës, për shembull, u zbuluan aq shumë eshtra peshqish dhe aq shumë vegla të ndryshme peshkimi saqë Ciro Truhelka banorët e këtij vendbanimi i quajti “popull peshkatar”. Nuk është fare emër i tepruar kur të shikohen të gjitha ato mbeturina të aktivitetit peshkues në këtë vendbanim. Përveç eshtrave të peshqve, aty janë hasur edhe një mori mjetesh të peshkimit: grepa bronzi, fuzhnje hekuri, harpunë eshtrash, rrjeta. Vetë rrjeta, domethënë mjeti më i rëndësishëm për zënien e peshqve, nuk është ruajtur, por kemi disa objekte të cilat tregojnë se i kanë përdorur banorët e atyre vendbanimeve. Këtu vijnë së pari rrotullat e drurit me nga një vrimë në mes, të cilat pjesën e sipërme të rrjetës e mbanin në sipërfaqe të ujit, mandej peshat nga balta e pjekur, që lidheshin në skajin e poshtëm të rrjetës. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjilpëra metali dhe druri për thurjen dhe për arnimin e rrjetave të dëmtuara, që për nga forma janë identike me ato që edhe sot e kësaj dite përdoren për këtë qëllim. Barkat e drurit të gërryera nga trungjet, kanë shërbyer gjithashtu për peshkim, natyrisht jo vetëm për atë qëllim, por edhe për transportin e mallrave dhe të njerëzve përtej lumenjve Në Donja Dolina u gjetën dy barka të tilla, njëra e gjatë 6 metra, ndërsa tjetra bile edhe 13.34 metra. Janë zbuluar gjithashtu edhe dy modele në miniaturë (ndoshta lodra?) të barkave të tilla.

Në Ripaç nuk kemi pasuri veglash të këtillë të peshkimit, por aty u zbulua një model i vogël barke prej një trungu, mandej grepat prej kocke etj.

Në disa lokalitete të tjera, kryesisht në brendësi, u gjetën gjithashtu vegla të ndryshme, siç janë fuzhnjet, grepat etj.

Mbledhja e guacave të detit, ishte gjithashtu profesion i përhapur dhe i preferuar i ilirëve pranë bregdetit. Analiza e guacave të cilat u zbuluan në Nesactium të Istrisë zbulon një zgjedhje të pasur guacash, të cilat i hanin ilirët- ose pasi i hanin pjesët e buta- i përdornin si stoli, mandej edhesi hajmali. Aty hasim midhje, platella, kërmij, e shumë të tjera.

Xehtaria dhe përpunimi i metaleve

Prej kohësh më të lashta ilirët zhvillonin një aktivitet mjaft intensiv në nxjerrjen e mineraleve dhe përpunimin e tyre, madje në ato vise ku gjendeshin qendrat më të pasura minerale - në Bosnje dhe në Slloveni.

Zhvillimi i xehtarisë dhe lidhur me të përpunimi i metaleve, mund të ndahet në dy pjesë. Periudha e parë është koha deri te invadimi i keltëve dhe kolonizimi grek, kurse e dyta prej këtyre ngjarjeve e deri te okupimi romak. Në periudhën e parë ilirët më shpesh e përpunonin bronzin, prej tij bënin armët e tyre, veglat dhe sidomos stolitë. Në këtë kohë stolitë dhe armët i bënin edhe nga hekuri, mirëpo më pak se sa prej bronzi. Madje edhe në Slloveni, ku qysh në shekullin VIII para e.r. ekzistonte një prodhimtari mjaft e madhe e hekurit, një numër i madh objektesh të zbuluara në vendbanimet e atjeshme janë prej bronzi.

Në periudhën e dytë, e cila në brendësi fillon me ardhjen e keltëve, ndërsa në brezin bregdetar me kolonizimin e bregdetit adriatik (në bregdetin e Jonit, kjo periudhë fillon shumë më herët), përdorimi i hekurit bëhet i përgjithshëm. Prodhimi i hekurit, sidomos në Bosnje, fiton një nxitje të fuqishme me ardhjen e keltëve, ndërsa përpunimi i këtij metali, nën ndikimin e përpunimit të zhvilluar të këtyre metaleve, te keltët, arrin përsosje. Kështu një zhvillim i madh i prodhimit dhe përpunimit të hekurit nuk e nxori nga përdorimi bronzin mirëpo prodhimi dhe përdorimi i këtij metali në këtë kohë bie dukshëm.

Për xehtarinë dhe përpunimin e metaleve te ilirët ekzistojnë një numër i madh shënimesh të autorëve antikë, mirëpo këto shënime kanë të bëjnë me situatën e krijuar mbas ardhjes së romakëve në këto vise. Për periudhën e vjetër, na dëshmojnë së pari prodhimet, e mandej edhe veglat dhe mjetet e ndryshme të cilat u shërbenin xehtarëve dhe metalurgëve për nxjerrjen e xeheve nëpër miniera dhe për punimin e metaleve, e përveç kësaj për këtë veprimtari na dëshmojnë mjaft bindshëm edhe sasitë e mëdha të zgjyrës, që u zbuluan në shumë vendbanime ilire, si dhe furrat në të cilat shkrihej metali. Të gjitha këto burime na bëjnë të mundshme të krijojmë një pamje mjaft të qartë të kësaj dege jashtëzakonisht të rëndësishme ekonomike të ilirëve.

Për xehtarinë dhe përpunimin e metaleve në epokën e vjetër të hekurit, domethënë në periudhën para ardhjes së keltëve dhe para kolonizimit grek, na tregojnë veglat dhe mjetet që shërbenin për nxjerrjen e xeheve dhe për punimin e metaleve. Në mesin e tyre përmendim së pari kazmat dhe tokmakët - dy vegla për të cilat mund të supozojmë se shërbenin nëpër miniera. Kazma bëhej prej bririt të drerit (në kohën më të vjetër) ose prej metalit dhe shërbente jo vetëm në xehtari, por edhe në punimin e tokës, prandaj është vështirë të caktohet edhe përdorimi ekskluziv, mirëpo shumë prej kazmave të gjetura shërbenin edhe për punë në miniera, kjo nuk ka dyshim, sepse xehet e forta me mjete të tjera nuk mundet të nxirreshin në atë kohë

Xehet duhej të coptoheshin, para setë viheshin në furra për shkrirje. Kjo bëhej me anë të tokmakëve masivë nga guri i fortë ose nga metalet, të cilët në një numër mjaft të madh u gjetën në shumë miniera të njohura ilire. Tokmakët e gurit me formë vezësh, me një lug në mes, ku bëhej lidhja, u zbuluan në Jarmovac në Priboji, në Mraçaj e gjetkë. Disa prej këtyre tokmakëve qenëtë rëndë deri në dhjetë kilogram, kështu që besohet se ata shërbenin edhe për thyerjen e shkrepave në miniera para se të fillonte mihja me kazmë.

Xehet e thërmuara shkriheshin në furrat e ndërtuara posaçërisht. Kanë qenë në formën e “furrave të sotme të bukës”, ose me konstruksion tjetër, dhe janë zbuluar më shpesh brenda kalave të fortifikuara.

Nga të gjitha objektet të cilat kanë shërbyer për punimin e metaleve shumë të shpeshta janë kallëpet për derdhje të veglave të bronzit. Kryesisht janë të bëra nga guri, por shumë rrallë edhe nga dheu i pjekur dhe janë zbuluar në një numër të madh lokalitetesh, sidomos në Bosnje, ku punimi i bronzit ishte më i zhvilluari. Në shumë vise, ku xehtaria nuk ishte e zhvilluar, se atje do ta kenë sjellë mjeshtrit qarkullues që udhëtonin nga një vend në tjetrin duke sjellë me vete edhe veglat e veta si dhe lëndën e bronzit të papunuar dhe aty kanë punuar dhe prodhuar gjërat sipas nevojës dhe shijes së porositësit. Megjithatë, kallëpet janë zbuluar më shpesh në afërsi të minierave, madje në vendbanimet që ishin të fortifikuara, ku mjeshtrit mund të punonin të sigurtë.

Këta mjeshtër shkrinin sasi të vogla bronzi, për shembull aq sa ishte e nevojshme të prodhohej një sopatë, disa maje shigjetash, ose ndonjë varëse. Me enë balte e mermin metalin e shkrirë nga furrat shkrirëse dhe e derdhnin nëpër kallëpe. Ekzemplari më i mirë i një ene të këtillë u gjet në varrin e një mjeshtri-metalurg, që u zbulua në nekropolin e madh në Sanski Mosti. Ky ekzemplar ka bishtin dhe vrimën në formë sqepi, nëpër të cilën metali i shkrirë derdhej në kallëp.

Po në atë varr u gjet edhe një objekt nga dheu i pjekur, i cili gjithashtu përdorej me rastin e shkrirjes së metalit. Ishte një gyp i gjatë, i kthyer në njërën anë në një bërryl, i cili me siguri ishte i përforcuar për rrëshiqin e farkëtarit, që ishte i kthyer nga zjarri. Asgjë tjetër nga rrëshiqi i farkëtarit nuk ka mbetur, mirëpo edhe kjo mjafton të pohojmë përdorimin e kësaj vegle të domosdoshme për të krijuar temperatura të larta, të nevojshme për shkrirjen e metaleve.

Me ardhjen e keltëve ilirët njohën vegla të reja për përpunimin e hekurit, siç janë për shembull darët e hekurta. Siç duket nga keltët ilirët në brendësi mësuan të përdorin edhe rëshiqin e farkëtarit. Është e mundur që ilirët, sidomos ata në Slloveni, ku prodhimi i hekurit ishte zhvilluar shumë më herët, para ardhjes së keltëve në ato vise, të dinin për rrëshiqin e farkëtarit edhe para keltëve, mirëpo kjo mënyrë nuk është vërtetuar arkeologjikisht.

Me ardhjen e keltëve në brendësi u zhvillua shumë më fuqishëm edhe prodhimi i argjendit. Në viset jugore ilire punimi i argjendit ishte shumë i zhvilluar edhe para ardhjes së keltëve. Qendra e prodhimtarisë dhe e përpunimit të argjendit ishte qyteti Damastion, i cili gjatë shekullit IV dhe III para e.re. edhe monedhat e veta i priste nga argjendi. Lokalizimi i këtij qyteti, të cilin e përmend Straboni, nuk është vërtetuar deri tani. Autorët bashkëkohorë e kërkuan në Shqipërinë e jugut (në rrethin e Gjirokastrës), mandej në Shqipërinë e veriut e gjetiu. Argjendi nxirrej dhe përpunohej gjithashtu në Bosnje, me siguri në vendin ku edhe në periudhën romake u zhviliua një nga qendrat më të rëndësishme xehtare në Ballkan, në Domavi (Gradina e sotme në Srebrenica në Bosnjen lindore).

Xehtaria dhe përpunimi i metaleve pësoi një kthesë të madhe në kohën e okupimit romak. Posa konsoliduan pushtetin e tyre, romakët filluan eksplorimin intensiv të minierave ekzistuese dhe hapjen e të rejave duke shfrytëzuar fuqinë punëtore dhe mjeshtërinë e vendasve. Nevojat e Perandorisë Romake për hekur, ar, plumb dhe metale të tjera u shtuan shumë mbas luftërave të suksesshme kundër Kartagjenës dhe mbasi kufijt e Perandorisë përfshinë një varg vendesh të Mesdheut, kështu që ekspiorimi i minierave të pasura ilire, të cilat tregtarët italikë i njihnin qysh më herët, u imponua si domosdoshmëri e pashtytshme. Ngutjen me të cilën romakët filluan të shfrytëzojnë pasuritë minerale në Ballkan e ilustron fare mirë fakti që e shënoi Flori: perandori August i urdhëroi mëkëmbësit të vet Vibit që t’i detyrojë ilirët e nënshtruar të shpëiajnë arin. Vetëm nja pesëdhjetë vjet më vonë informon Plini se Dalmacia është aq e pasur me ar sa që në kohën e Neronit, gjatë një dite, mund të gjendeshin edhe deri pesëdhjetë libra ar. Edhe shumë shkrimtarë dhe poetë të tjerë romakë theksojnë pasurinë e viseve ilire me ar, mirëpo fatkeqësisht, nuk theksojnë se ku kanë qenë ato miniera të pasura ari. Supozohet se në kohën romake ari është nxjerrë në lumenjt e Bosnjes Qendrore - Vërbas, Llashva, Fojnica etj., ku gjithashtu janë gjetur sasi të mëdha rëre shpëlarëse.

Edhe më të rëndësishëm se sa ari përekonominë e Romës ishin minierat e hekurit, të bakrit dhe të plumbit në Bosnje dhe në Slloveni. Tri janë rajonet kryesore të minierave në Bosnje, të pasura me të gjitha këto xehe. Këto janë rajoni i Bosnjes Qendrore, i pasur me xehe, me minierat e rëndësishme të hekurit në Vranicë, në luginën e Llashvës në rrethin e Varoshit e gjetiu. Rajoni i Bosnjes Perëndimore ishte shumë i pasur me hekur (minierat rreth Sanës dhe Japres), me plumb, me bakër dhe me xehe të tjera. Rajoni i tretë ishte ai i Bosnjes Lindore, i pasur me plumb, bakër dhe me zing, ndërsa qendra e aktivitetit xehtar në këtë rajon në periudhën romake gjendej në Domavi.

Afër minierave romakët ngritën shumë vendbanime të reja dhe qytete, shumë prej të cilave përjetuan prosperitet të madh. Këto vendbanime dhe qytete ishin të lidhura me rrugë shumë të mira me viset e tjera të Perandorisë, kështu që edhe ky fakt i kontriboi zhvillimit të madh të tregtisë dhe të degëve të tjera ekonomike në ato rajone.

Derisa prodhimi i arit në Ilirik stagnonte qysh prej shek. II të e.r. hekuri prodhohej në sasi gjithnjë e më të mëdha, kështu që prodhimi në shek. III dhe IV arrin intensitetin e vet më të madh. Shtimi i prodhimtarisë së këtij metali në Ilirik ishte veçanërisht i domosdoshëm në kohën kur Perandoria Romake, nën presionin e popujve të ndryshëm barbarë, u detyrua të lëshojë viset e pasura me xehe dhe kur prodhimtaria e xehtarisë në shumë vise të Perandorisë nis të zvogëlohet për shkak të turbullirave që përfshinë kufijtë e Perandorisë dhe për shkak të kalimit të atyre kufijve nga ana e popujve barbarë. Këto depërtime qenë shkak që edhe në Bosnje minierat të fillojnë të ndiejnë pasojat e kohërave të trazirave, kështu qysh nga fundi i shekullit IV shumë miniera filluan të punojnë me kapacitete të zvogëluara. Në shekullin V shumë miniera pushojnë së punuari. Një përtëritje e shkurtër e tyre ndodh, si na informon Kasiodori në kohën e sundimit të ostrogotëve në shekullin VI, por ngjarjet e mëtejshme të bujshme në Ballkan penguan gati krejt veprimtarinë e mëtejshme në këtë sferë.

Gjatë tërë kohës romake shumica e punëtorëve në miniera ishin vendas. Ata ishin të njohur si mjeshtër të shkëlqyeshëm, prandaj shumë prej tyre në kohën e Trajanit u shpëmgulën në Daki për të punuar në minierat e atjeshme.

Minierat e kripës

E vetmja gjë që dimë për minierat e kripës është ajo që shkruan autorët anlikë. Straboni, në veprën e tij interesante “Geographica” (VII, 5, 11) shkroi se autariatët ishin në konflikt të përhershëm me ardiejt fqinj për shkak të burimeve të kripës që gjendeshin në kufirin midis këtyre dy fiseve. Sipas Strabonit uji i njelmët merrej në pranverë dhe lihej pesë ditë që të kristalizohej kripa. Apiani (Illyrica, 3) dhe Pseudo -Aristoteli (De mirabilibus auscultationibus, i përmendin gjithashtu këto burime të rëndësishme të ujit të njelmët dhe konfliktet për shkak të tyre, mirëpo prej përshkrimeve të tyre nuk mund të vërtetohet saktësisht se ku gjendeshin këto burime. Supozohet se burimet e përmendura gjendeshin në Orahovicë të Konjicës në bregun e majtë të Neretvës, ku edhe sotgjenden burimetë ujittë njelmët. Prodhimi i kripës duhet të ketë qenë mjaft i zhvilluar edhe pranë bregdetit, mirëpo për këtë aktivitet nuk kemi kurrfarë faktesh.

Prodhimi i qelqit

Në viset ilire nuk është zbuluar deri tani as gjurma më e vogël e prodhimit të qelqit derisa erdhën romakët, mirëpo objektet e shpeshta të qelqit që gjendeshin nëpër vendbanime dhe varreza imponojnë përfundimin se ilirët, megjithatë, kanë njohur procesin e prodhimit të qelqit. Në dobi të kësaj shkojnë edhe rezultatet e analizës mikroskopike që iu bënë kokrrave të qelqit, të cilat u gjetën në nekropolin japod në Kompole të Otoçacit, e cila tregoi se kokrrat janë të bëra prej materiali që ka mundur të jetë aty. Për të fituar këtë lloj qelqi mjafton temperatura 650°C, e cila mund të arrihet me lehtësi në vatër të hapur. Prandaj mund të supozojmë se ilirët prodhonin vetë masën e qelqit nga e cila prodhonin mandej kokrra për stolisjen e harqeve nëpër fibula ose për të prodhuar gjerdanë, madje qysh në epokën e vjetër të hekurit. Me ardhjen e keltëve në varrezat ilire shfaqen byzylykët dhe stoli të tjera të ndryshme prej qelqi të tejdukshëm, të ngjyrosur me shije dhe teknikisht të punuar shumë bukur. Ndonëse as nga kjo periudhë nuk kemi fakte arkeologjike të ndonjë punishteje të qelqit, është larg çdo dyshimi se objektet e gjetura janë prodhuar në vendbanimet të cilat keltët i ngritën pas ardhjes së tyre në viset ilire.

Megjithatë, për shumë objekte qelqi nga lokalitetet ilire mund të themi me siguri se kanë origjinë të huaj. Kanë ardhur nga Egjipti, ku qelqi prodhohej që nga mesi i mijëvjeçarit III para e.re. prej nga importohej qelqi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe nga Greqia.

Pirateria

Për piraterinë ilire si dukuri historike folëm qysh në kreun II. Mirëpo ky aktivitet i ilirëve bregdetarë kishte edhe anën e vet shumë të rëndësishme - ekonomike. Në të vërtetë, sulmet pirate të ilirëve kundër anijeve tregtare greke dhe romake kishin, në radhë të parë, domethënie ekonomike, e vetëm atëherë kur ndodhën përleshje me grekët dhe veçanërisht me romakët ky aktivitet mori, edhe domethënie politike.

Disa fise ilire merreshin me pirateri qysh prej kohëve më të lashta. Caku i sulmeve të piratëve ilirë ishin anijet të cilat pranë bregdetit lindor të Adriatikut transportonin mallra nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas. Këto anije, duhej të lundronin pranë bregdetit ilir, sepse bregu i kundërt italik jo i zhvilluar, me limane fare të rralla, nuk mund t’u siguronte mbrojtjen e nevojshme në raste të kohës së keqe në det. Megjithatë, bregdeti ilir me ujdhesa të shumta dhe me limanet natyrore ishte ideal për lundrime, ndërsa zotëruesit e bregdetit, ilirët, nuk lëshonin rastet të cilat u jepeshin, duke u dalë në pritë dhe duke i sulmuar anijet plot mallra të çmueshme dhe kështu siguronin fare lehtë pasuri.

Autorët romakë shkruajnë me urrejtje për këto sulme të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare? Urrejtjen e këtyre autorëve mund ta kuptojmë, sepse ata kanë shprehur qëndrimin e qytetërimit të organizuar, në të cilin tregtia e lirë dhe e sigurt ishte një nga shtyllat e saj thëmelore. Mirëpo, ajo që në sytë e autorëve romakë ishte e turpshme dhe e dënueshme, në sytë e ilirëve, të cilëve aktiviteti i piraterisë nuk u pengonte jetën ekonomike normale, kjo ishte mënyra më normale e ekonomisë. Në këtë pikëpamje ilirët nuk ishin kurrfarë përjashtimi, sepse pirateria si degë ekonomike ishte mjaft e zhvilluar në kohën e vjetër në Mesdhe (te kretasit, fenikasit, etruskët, mandej edhe te grekët dhe romakët në shekujt e parë të historisë së tyre).

Sulmet e anijeve të shpejta ilire kundër barkave tregtare greke dhe italike, mandej edhe kundër qyteteve greke në Greqi, u sillnin ilirëve dobi të mëdha, prandaj nuk është gjë e çuditshme që kryetarët e fiseve dhe shokët e tyre, e kishin vështirë të hiqnin dorë prej profesioneve të tilla kaq të frytshme, siç ishte në atë kohë pirateria. Leverditë prej këtyre profesioneve ishin aq të mëdha sa me mjaft siguri mund të supozohet se në shumë gjëra pirateria shpejtoi procesin e zhvillimit ekonomik të ilirëve bregdetarë dhe se mallrat e plaçkitura nga detarët grekë dhe italikë luajtën rol të dukshëm në procesin e krijimit të shtresave në shoqërinë ilire.

Tregtia

Shkëmbimi tregtar kishte gjithashtu rol të madh në jetën e fiseve ilire qysh prej kohëve më të lashta, veçanërisht për ato fise të cilat merrnin pjesë aktive në sjelljcn e mallrave tregtare prej detit Adriatik dhe Jon në perëndim deri në fushën e Panonisë në lindje, mandej prej qendrave të Evropës në veri e deri në jug. Ilirët vazhdonin tregtinë e cila ekzistonte qysh më herët, qysh prej kohës së gurit; ajo e përparoi shumë.  duke blerë prej fqinjëve mallra të shumëllojshme dhe duke shitur prodhimet e veta xehtare, metalike, blegtorale dhe bujqësore.

Tregtia te disa fise ilire kishte ndikimin vendimtar në zhvillimin e tyre shoqëror dhe ekonomik. Përmendëm më parë ndikimin pozitiv të kulturës materiale greke në zhvillimin e kulturës materiale dhe në zhvillimin e qyteteve ilire etj. Duke mos mohuar faktin se shkalla e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të disa fiseve ilire bëri që ato të jenë më të afta të marrin elemente shpirtërore dhe ekonomike si edhe vlera kulturore dhe teknologjike e të tjera që me shkëmbimet tregtare arrinin në mesin e tyre. Është fakt i pamohueshëm se tregtia stimuloi përparimin ekonomik dhe shoqëror të fiseve që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetërimet më të larta.

Një mori problemesh qëndron para ilirologëve për studimin e degëve të ekonomisë. Kështu është, për shembull, çështja shumë e rëndësishme e origjinës së sasive shumë të mëdha të qelibarit, rrëshirës së fosilizuar me ngjyrë të kuqe ose të verdhë, që janë zbuluar nëpër varrezat ilire. Objektet dekorative janë shumë të shpeshta në tërë rajonin e banuar nga ilirët, veçanërisht në viset veriperëndimore të Ballkanit, ku jetonin liburnët, japodët, istrët dhe fiset e tjera. Mjafton të përmendet se vetëm në nekropolin në Jezerine afer Bihaçit, u zbuluan më se 1.200 copë qelibari. Prej qelibarit bëheshin kokrrat e gjerdanëve (varëse llojesh të ndryshme shpeshherë edhe në formë figurash njerëzore) amuleta (besohej se rrëshira, ajo që me fërkim elektrizohet kishte disa veçori magjike dhe apotropeike), kokrrat stolisëse në fibula e të tjera. Analizat kimike dhe fizike të qelibarit nga lokalitetet ilire treguan se pjesa më e madhe e qelibarit ishte me origjinë nga Baltiku, ku njerëzit e mblidhnin dhe në gjendje të papërpunuar ose edhe të përpunuar e dërgonin në viset e tjera të Evropës. Në epokën e bronzit dhe të hekurit ky material shkoi nëpër rrugët e caktuara nga jugu, kurse një rrugë tjetër e shpinte nëpër luginat e lumenjve të mëdhenj deri në Adriatikun e sipërm, prej nga, me anije, vazhdonte rugën nga Greqia. Ilirët këtë mall mjaft të kërkuar e blinin qysh në epokën e bronzit, mirëpo në mënyrë intensive qelibari vjen në viset ilire gjatë epokës së yjetër të hekurit, kurse në epokën e re të hekurit, pas ardhjes së keltëve, tregtia e qelibarit të zvogëlohet dukshëm.

Duke mos pasur mundësi të sigurojnë këtë rrëshirë të çmueshme shuipë ilirë kërkuan zëvendësimin me rrëshirën e cila fitohej nga drunjtë e ndryshëm halorë që rriteshin në vend. Sae përdomin ilirët këtë rrëshirëtë vendit dhe sa e importonin ngaBaltiku osenga vise të tjera të Evropës, do të tregojnë vetëm analizat e ardhshme të përbërjes se tyre.

Për nga pasojat që shkaktoi në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të ilirëve, tregtia me grekët tejkaloi shumë tregtinë me të gjithë popujt dhe viset, prandaj do të ndalemi këtu veçanërisht.

Lidhjet më të vjetra tregtare të banorëve të brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit dhe brendësisë së Ballkanit me botën greke datojnë qysh prej neolitit. Barkat tregtare nga brigjet greke depërtonin në viset të cilat i populluan më vonë ilirët, duke sjellë qeramikën dhe mallra të tjera, e po këtë e bëjnë edhe tregtarët qarkullues të cilët nëpër luginën e Vardarit dhe të Moravës depërtojnë nga qendra e Ballkanit, ose bile nëpër luginën e Haliakmonit dhe të Shkumbinit nga viset jugore të cilat më vonë do t’i vazhdojnë ilirët. Në epokën e bronzit nëpër të njëjtat rrugë vjen malli nga qendra kreto-mikene, ndërsa në epokën e hekurit këto kontakte do të bëhen shumë më intensive.

Zbulimet arkeologjike tregojnë se ilirët në bregdetin Adriatik importonin mallrat greke qysh në shek. VIII-VII para e.re. dhe ilirët që jetonin në afersi të drejtpërdrejtë me grekët (në Shqipërinë e sotme) as që i kishin ndërprerë ndonjëherë lidhjet tregtare, të cilat ekzistonin qysh më herët. Prej shek. VI para e.re. objektet greke në brigjet e Adriatikut, e sidomos në shek. V para e.re. bëhen shumë të shpeshta, kurse prej kësaj kohe, objektet greke paraqiten gjithashtu edhe në brendësi. Kërkesa për objekte luksoze greke në këtë kohë ishte pasojë e ndryshimeve të thella në shoqërinë ilire, të cilat shkaktuan diferencimin gjithnjë e më të madh brenda saj me krijimin e shtresës së pasur, e cila nuk kënaqej më me prodhimet e punëtorive të veta metalike dhe të qeramikës. Kjo shtresë e pasur kishte nevoja për mallra luksoze, të cilat mund t’i siguronte vetëm duke i importuar nga Greqia, kryesisht nga kolonitë greke të vendosura në Mesdhe dhe nga Italia. Shumë prodhime të huaja, ilirët do t’i siguronin edhe me anë të piraterisë duke i sulmuar anijet tregtare greke dhe italike, mandej duke bërë sulme edhe në vetë qytetet e Greqisë dhe të Italisë, mirëpo kjo nuk ishte në gjendje të kënaqte kërkesat e mëdha, kështu që tregtia me Greqinë u bë shpejt punë shumë e leverdisshme si për tregtarët grekë ashtu edhe për ilirët. Ilirët, nëpërmjet kësaj tregtie, merrnin mallrat qeramike shumë të çmuara greke, por merrnin edhe shumë armë (sidomos kallçij dhe përkrenare), të cilat deri atëherë nuk i njihnin shumë. Grekët gjithashtu kishin fitim të madh prej kësaj tregtie. Nga ilirët blinin argjend, grurë, lëkura, lulëshpate (Iris Illyrica) dhe mallra të tjera. Grekët blinin argjend në Ilirinë e jugut, ku rreth qytetit Damastion gjendeshin miniera shumë të pasura. Që importonin grur dëshmon edhe një mbishkrim i zbuluar para mëse njëqind vjetësh në Pire të Greqisë, në të cilin flitet për ekspeditën e Miltiadit në Adriatik në shek. IV para e.re., me qëllim që atje të themelonte një koloni të Athinës dhe të blejë drithë. Ndonëse zhvillimi i kësaj ekspedite nuk është i njohur dhe as përcaktimi se ku ato anije duhej të furnizoheshin me drithë, me të drejtë supozohet se ai drithë duhej të sigurohej në fushat e pasura të Panonisë, në ndonjërin nga limanet e Adriatikut të veriut (ndoshta Adria) ku grekët e blinin. Rruga nëpër të cilën vinte drithi duhej të ishte po ajo që nga Akuileja (gjegjësisht limani Adria) nëpër Alpet Julike shkonte së pari nëpër Savë, e më pas nëpër Danub. Kjo rrugë përmendej në burimet antike si një nga magjistralet kryesore për transportimin e mallrave midis Italisë veriore dhe Pellgut danubian.

Duket se luleshpata, për veçoritë farmakologjike të së cilës grekët kishin mendim shumë të favorshëm, ishte prodhimi i parë ilir të cilin grekët e blenë nga ilirët. Nevojat e grekëve për këto prodhime dhe gatishmëria e ilirëve që t’ua shisnin prodhimet e tyre, ndërsa nga grekët të blinin prodhimet e tyre, krijuan të gjitha kushtet për shkëmbime shumë intensive të mallrave. Përkundër rreziqeve të mëdha që u kërcënoheshin anijeve tregtare që lundronin pranë bregdetit adriatik nga kusarët ilirë, grekët me këmbëngulje bënin tregti me ilirët dhe themelojnë përfaqësitë (emporitë) e veta të përhershme aty ku ishte e mundur dhe më e nevojshme. Një empori e tillë ekzistonte qysh në shek. V. para. e.r. në vendin Vaudenis në Dri, në Shqipëri, ku shitej qeramika greke, ndërsa Teopompi na ka lënë një fakt shumë të rëndësishëm se në lumin Narona (Neretva) shitej qeramika nga Hiosi dhe Tasosi. Pseudo-Skilaksi përmend ekskluzivisht vendbanimin tregtar në këtë lumë, që gjendej 80 stade prej deltës, deri ku mund të lundronin anijet e mëdha tregtare. Grekët shumë herët depërtuan në vendbanimet ilire. Grekët sipas mendimit të Grga Novakut erdhën “në këtë vendbanim ilir medetyratë theksuara tregtare qysh nëshek. VIII, e ndoshtaqysh në shek. IX para e.r., në fillim vetëm herë pas here, e më vonë në shek. VI para e.re. edhe përherë, dhe krahas ilirëve, zinin vende në depot e mallrave të veta të cilat i sillnin anijet nga Greqia. Me ilirët nuk bënin tregti vetëm grekët nga Greqia, por edhe ata nga kolonitë e tyre në Italinë e jugut, e ndër ta prijnë grekët nga Apulia, të cilët eksportonin shumë qeramikën e tyre në bregun lindor të Adriatikut. Më parë ilirët importonin qeramikë shumë kualitative të cilën nën ndikimin e grekëve e prodhonte Apulia dhe Lukania qysh nga shek. VII para e.re. Nga punëtoritë italikejugore nga periudha heleniste më së shpeshti në lokalitetet ilire është e përfaqësuar qeramika polikrome e prodhuar në qytetin Gnathi të Apulisë (midis qyteteve të tashme Bari dhe Brindisi), simbas të cilëve quhet ajo qeramikë “qeramikë Gnathia”. Tregu i volitshëm ilir i tërhiqte edhe grekët e tjerë, kështu që në brigjet ilire vinin edhe anijet ngaTaranti si na vë në dijeni për këtë Flori.

Me themelimin e kolonive greke, së pari në bregun e detit Jon e më pas edhe në atë të detit Adriatik, tregtia midis kolonistëve të sapoardhur dhe ilirëve u zhvillua me shpejtësi. Me kohë kolonitë greke u bënë prodhues të mëdhenj të mallrave për eksport. Për shembull banorët e Issës, bënin qeramikë me kualitet të njëjtë si edhe në vetë Greqinë për të cilën jemi të informuar mirë në sajë të objekteve të shumta të kësaj qeramike, e mandej edhe në sajë të objekteve të gjetura të dy furrave të qeramikës, të cilat u zbuluan në këtë qytet grek.

Një numër shumë i madh i prodhimeve greke (monedha, qeramikë, armë, stoli) i gjetur në viset ilire tregon qartas për intensitetin e madh të kësaj tregtie iliro-greke. Për arkeologët gjetja e objekteve greke në qytetet dhe në vendbanimet ilire ka rëndësi shumë të madhe. Në bazë të analizës së objekteve, të vendeve ku zbulohen koha, qendra e prodhimit prej nga ka ardhur malli grek si dhe ndikimet që këto objekte kanë bërë në zhvillimin e kulturës materiale të vendit. Me ndihmën e këtyre objekteve mund të përcaktojmë me siguri kohën e varrezave dhe vendbanimeve ilire.

Disa objekte me prejardhje egjiptiane (në radhë të parë të qelqit) nuk vërtetojnë tregtinë që është zhvi-lluar me atë vendtë largët, por tregojnë për tregtinë ndërmjetëse me siguri të atyre që me anijet e veta nga Greqia vinin në Adriatik dhe transportonin mallrat e parapara për ilirët ose popujt e tjerë të Evropës Qendrore e të Veriut.

Shumë intensive ishte po ashtu tregtia me popujt të cilët jetonin në Italinë e mesme dhe në atë të veriut. Prodhimet italike shumë herët paraqiten në Gllasinac, në Slloveni, te japodet dhe liburnët te fiset e tjera në bregdet dhe në brendësi. Enët metalike dhe të qeramikës, përkrenaret, objektet artistike (për shembull, varëset antropomorfe nga qelibari të zbuluara në Kompole), objekte të ndryshme kultesh (për shembull trekëmbëshi i bronzit nga Novo Mesto) dhe objekte të tjera të zbuluar në lokalitetet ilire, vërtetojnë atë që e kemi ditur më shpejt nga burimet e shkruara, se ekzistonin lidhje shumë të mira midis bregut lindor dhe atij perëndimor të Adriatikut dhe se këto lidhje qenë intensive veçanërisht midis Italisë veriore dhe fiseve që jetonin në Slloveninë e sotme, të cilat si prodhuese të mëdha të hekurit ishin partnere shumë interesante tregtare për venetët, etruskët dhe për popujt e tjerë të Italisë.

Megjithatë, ardhja e keltëve ndikoi në zvogëlimin drastik të tregtisë midis Italisë dhe qendrave xehtare të SHovenisë (Vaçe e të tjera) mirëpo ardhja e tyre për ilirët në brendësi ishte fillim i epokës së re në tregtinë e brendshme midis fiseve ilire dhe qendrave të tyre në të cilat prodhohej hekuri dhe vendbanimeve të reja kelte, të cilat u bënë shpejt prodhues të fortë të mallrave të shumëllojshme të nevojshme për ilirët. Mallrat e bukura lë qeramikës, të prodhuara me çarkun e poçarit, qelqi, veglat dhe armët prej hekuri, fibulat e argjenda, emajli dhe prodhime të tjera të shumta, të cilat prodhoheshin në vendbanimet kelte gjejnë rrugën deri te blerësit mjaft të largët ilirë. Jo vetëm që ilirët i blejnë këto mallra por duke i marrë si mostër i prodhojnë edhe vetë, ashtu si veprojnë edhe me objektet që i marrin nga grekët dhe italikët. Keltëve, tregtia me ilirët u ishte pa tjetër e nevojshme, për të siguruar lëndët e para në radhë të parë të hekurit. Keltët nuk kishin në rrafshnaltën e Panonisë mundësi që të nxjerrin xehe hekuri, prandaj për ta punonin ilirët në minierat e tyre të vjetra, e me siguri edhe në të rejat, sepse kërkesat për hekur mbas ardhjes së keltëve u shtuan shumë, kështu që, kjo kushtëzoi një zhvillim të hovshëm të prodhimit të hekurit në Bosnje.

Keltët me këtë rast presin edhe të hollat e tyre - të parat që u prenë në këto vise - dhe kështu i kontribuan kalimit prej ekonomisë natyrore në atë monetare në brendësi të siujdhesës Ballkanike.

Rrugët tregtare

Prej neolitit në Ballkan kalonin disa rrugë të rëndësishme nëpër të cilat qarkullonin popujt në migrimet e tyre si dhe ushtria. Ilirët shumicën e këtyre rrugëve i përdorën edhe në epokën e hekurit, por kur romakët i okupuan këto vise, ndërtuan rrugët e veta, më shpesh nëpër rrugët e stërlashta parahistorike. Mbeturinat arkeologjike të rrugëve parahistorike janë shumë modeste. Për drejtimet e disa prej tyre dimë, megjithatë, më tepër në bazë të gjurmëve të mallërave që kishin kaluar nëpër to, e mandej edhe në bazë të burimeve modeste të shkruara nga kohët e mëvonshme. Kështu Straboni na ka lënë një shkrim si dëshmi mbi rrugën nëpër të cilën ilirët, nëpër Alpet Julike, transportonin me “qere bartëse mallrat nga Akuileja në të ashtuquajturin Nauportus, e kjo rrugë nuk është më e gjatë se 400 stade. Prej andej mallrat barteshin më tutje nëpër lumenj deri në Danub dhe në viset rreth tij.”

Prej detit Adriatik dhe atij të Jonit në drejtim të brendësisë shkonin disa rrugë, nga të cilat veçanërisht duhen përmendur dy. Rruga e parë kalonte nëpër luginën e Neretvës. Kjo është rruga e lashtë nëpër të cilën qysh në neolit depërtuan ndikimet kulturore nga Adriatiku në brendësi të Bosnjes. Në epokën e vjetër të hekurit kjo ishte arterje kryesore tregtare nëpër të cilën mallrat italike dhe greke hynin në brendësi të Ballkanit. Rruga tjetër shpinte nga Durrësi (Dyrrhachion) dhe Apollonia nëpër luginën e lumit Shkumbin e deri në liqenin e Ohrit. Këtë rrugë e shtruan dhe e reguiluan mandej romakët dhe e quajtën Via Egnatia. Gjurmët e kësaj rruge nga periudha romake janë njohur herët nga ekspertë, por kohëve të fundit studimet zbuluan edhe gjurmë të rrugëve parahistorike.

Nëpër luginën e Vardarit dhe të Moravës kalonte rruga kryesore që nga jugu shpinte në brendësi të Ballkanit.

Rrjetën e rrugëve parahistorike mund ta rikonstruktojmë në bazë të drejtimeve nëpër të cilat kanë shkuar më vonë rrugët romake, si dhe në bazë të gërmimeve ku u gjetën monedha greke (në radhë të parë të Dyrrchahionit dhe të Apolonisë).

Monedhat

Zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe shoqëror i shoqërisë ilire, nga fundi i epokës së vjetër dhe në fillim të epokës së re të hekurit, dyndja e keltëve dhe vendosja e tyre e përhershme në visetfushore, në brendësi, si dhe ndikimi gjithnjë e më i madh i kolonive greke në Ilirinë e jugut dhe në Adriatikun e mesëm, shkaktoi edhe shfaqjen e mjeteve të pagesës - monedhave. Deri në shek. IV para e.re. ilirët, bile as ata më të zhvilluarit në lirinë e jugut nuk i njihnin monedhat, por për pagesë me tregtarët e jashtëm përdornin disa gjëra të vlefshme, siç ishin rrotullat metalike, guaca të ndryshme e të tjera, ose ndoshta, pagesa të tilla bëheshin në natyrë në formë shkëmbimi. Shumica e ilirëve nuk do të përdorin monedhat deri me ardhjen e romakëve. Për dalmatët këtë e dimë edhe prej një lajmi të cilin e gjejmë te Straboni: “Veçoria e tyre në krahasim me banorët e tjerë në këtë bregdet është edhe kjo, se nuk shërbehen me monedha të prera, e kjo është veçori e përbashkët me shumë barbarë të tjerë”.

Megjithatë, prej shek. IV para e.re. fillojnë të presin monedha edhe ilirët në Ilirinë e jugut, të cilët në pikëpamje kulturore dhe ekonomike ishrn më të përparuar, kishin zhvilluar shumë forma të jetës urbane, kishin organizmat e tyre shtetërore dhe në përgjithësi kishin arritur atë shkallë të zhvillimit shoqëror kur monedha bëhet instru- ment i domosdoshëm i zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.

Para se ilirët të fillonin vetë të presin të hollat e veta, ato i presin në Ilirinë e jugut kolonitë greke Dyrrhachion (rreth vitit 430 para e.re.) dhe Apolonia (disa vjet më vonë). Monedhat e prera në qytetet greke bëhen shumë të pranueshme te ilirët, kështu që në sasi të mëdha i gjejmë gati në të gjitha viset ilire, bile edhe më larg në lindje, te dakët etj. Ilirizimi progresiv i këtyre kolonive grek e, sidomos në shek. III dhe II para e.re. si dhe paraqitja e një numri gjithnjë e më të madh emrash ilirë në këto monedha, na jep të drejtë që për këto të holla të flasim, nëse jo sikur të ishin ilire, atëherë gjithsesi si për monedha ilire-greke. Aq më tepër pasi në serinë e monedhave që priten në Dyrrhachion paraqiten edhe monedhat e sundimtarit iLir, Monouniut dhe trashëgimtarit të tij Mytilit (fillim i shek. II. para e.r.)

Krahas me aktivitetin e këtyre prerësve të të hollave, të hollat e veta i presin edhe vetë ilirët, vërtet jo në sasi aq të mëdha dhe jo me kualitet aq të mirë siç priteshin nëpër ato qytete. Prandaj, përdorimi i këtyre monedhave ishte i kufizuar në viset ku priteshin duke mos arritur kurrë përhapjen që e kishin monedhat e Dyrrhachionit dhe të Apolonisë.

Qysh në shek. IV para e.re. prodhohen monedhat e argjenda në qytetin ilir Damastion (midis vitit 400 dhe 280 para e.re.) Këto ishin monedha me kualitet shumë të mirë dhe për nga pamja e tyre nuk mbeteshin prapa prej ekzemplarëve grekë. Po në atë shekull, farkojnë monedhat e veta edhe kolonitë greke në detin Adriatik, si Korkyra Melaina, Issa, Herakleja dhe Farosi, në atë kohë paraqitet në ishullin Vis edhe emisioni i monedhave të farkuaratë sundimtarit lokal ilir, loniosit.

Në shek. III para e.re. shfaqen monedhat e qyteteve ilirc dhe ilire-greke në Shqipërinë e sotme: Amantias, Byllisit, Scodrës, Lissosit, Oricumit dhe Olympit. Përveç këtyre monedha pret edhe qyteti ilir Rhizon (Risan, në gjirin e Bokës së Kotorit).

Në shek. II para e.re. pasi romakët bënë hapa vendimtarë në ato vise, monedhat i farkojnë edhe dy fise ilire - daorsët (rreth Neretvës)61 dhe labeatët (rreth liqenit të Shkodrës).62 Gjithashtu në shek. II para e.re. monedhat e tyre edhe dy sundimtarë ilirë: Genci (197-168)63 dhe Balloi.64

Për njohjen e historisë politike dhe ekonomike të këtyre qyteteve, të fiseve dhe të sundimtarëve moncdhat kanë rëndësi të madhe, mirëpo, duket se në kohën kur dolën në shesh këto monedha, për shkak të sasive të vogla që priteshin, ato nuk mund të kishin rol të rëndësishëm si mjet pagese. Bile as monedhat c qyteteve të pasura dhe të mëdha greke si Issa ose Fari nuk qarkullonin shumë më larg se brezi i ngushtë i bregdetit adriatik, prandaj mund të thuhet lirisht se monedhat e kolonive nuk kishin rol më të rëndësishëm në ekonominë e fiseve ilire rreth e rrotull. Megjithatë, fakti se në një numër aq të madh qytetesh ilire gjatë shek. III, e veçanërisht të shek. II para e.re. janë farkuar monedha tregon se ilirët, në ato vise, kishin nisur të këmbenin në pikëpamje ekonomike dhe kulturore me kolonitë c aferme greke.

Në të njëjtën kohë kur farkoheshin monedhat në Ilirinë e jugut dhe në bregdetin e Adriatikut të Jugut e të mesëm, edhe një fis, peonët, presin prej shek. IV para e.re. monedhat e veta. Mbretërit e tyre, Audoleon, Patraos dhe Lykkeis zhvillojnë një aktivitet mjaft të madh në këtë fushë. Mirëpo ky aktivitet dallohet fare pak për nga kualiteti dhe pamja prej atyre që farkoheshin në Greqi. Edhe vetë peonët në këtë kohë helenizohen gjithnjë e më shpejt dhe kështu gjithnjë e më tepër humbin karakteristikat e fisit barbar, johelen.

Fiset e tjera ilire, bile edhe ato më përparimtare si japodët ose liburnët, ose ato që jetonin në viset e pasura me xehe në Slloveni nuk presin para ardhjes së romakëve monedhat e tyre. Ata rrallë përdornin monedhat e huaja. Të parët që prenë monedhat në brendësi të Ballkanit ishin keltët.

Keltët në fillim përdorën monedhat greke dhe maqedone, por pas shkatërrimit të shtetit maqedon, më 168 para e.re. filiuan vetë të presin monedha, më së shpeshti sipas shembullit të statereve të Filipit II, mandej të tetradrahmeve të Aleksandrit të Madh dhe të hollave të sundimtarëve të tjerë maqedon, më rrallë simbas shembullit të monedhave të qyteteve greke (Larissa, Dyrrhachion etj.) dhe të ishujve grekë (Thasos). Kryeisht i prodhonin prej argjendit, më rallë nga bronzi. Qendrat ku farkoheshin monedhat e tilla nuk janë të njohura, ndonëse sipas të gjitha gjasave ato kanë qenë shumë dhe në secilën prej tyre priteshin monedha sipas shembujve të përmendur të monedhave maqedone dhe greke, ashtu si dinte dhe mundej. Kështu u krijuan emisione të ndryshme ose grumbuj emisionesh që kanë shenja të caktuara si nga përmbajtja dhe stili.

 Një tip interesant i të hollave kelte ose “barbare” si e quajnë në literaturën profesionale, u zbulua në katundin Ribnjaçka në Bjellovari. Monedhat janë të shek. II para e.re. dhe kanë rëndësi për shkak se në to paraqitet emri i sundimtarit lokal Sosthenes shkruar me alfabet të etruskëve të veriut. Ky është njëherësh edhe i vetmi tip i inonedhave barbare nga viset ilire me legjendë në një alfabet jogrek.

Gjatë shek. II dhe I para e.re. qarkullojnë edhe monedha të tjera të ndryshme të provincës, afrikane, italike dhe greke. Është e mundshme që këto monedha ilirëve ua sollën tregtarët nga Afrika, të cilët vinin këndej për të marrë qelibar dhe mallra të tjera, mirëpo na duket e besueshme se disa sasi më të mëdha të këtyre monedhave kanë arritur në duar të ilirëve si plaçkë e luftës pirate).

Organizimi shoqëror

Gjatë jetës së vet shumëshekullore në Ballkan ilirët kaluan një rrugë të gjatë të zhvillimit shoqëror, megjithatë nuk jemi në gjendje t’i përcjeilim në të gjitha detalet. Për periudhat e lashta kemi në dispozicion vetëm materialin arkeologjik, i cili nuk është i mjaftueshëm që të na japë përgjigje lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me strukturën shoqërore të një fisi ose bile të banorëve të një vendbanimi. Për kohët e mëvonshme, kur për ilirët, doket e tyre dhe për jetën e tyre, shkruajnë autorët grekë, sidomos atëherë kur ilirët bien nën pushtetin e romakëve dhe kur sa në shkrimet e autorëve romakë, sa në monumentet epigrafike, gjenden shënime shumë të vlefshme për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve shoqërore brenda bashkësive të ndryshme ilire shoqërore-politike, kemi mundësi që në mënyrë më të hollësishme t’i diskutojmë këto çështje. Megjithatë, kur si bazë për shqyrtim merren shënimet e shkrimtarëve antikë, të cilat kanë të bëjnë në përgjithësi me ilirët, e jo me disa fise, hulumtuesi duhet të jetë shumë i matur dhe kritik, sepse në kohën kur u shënuan ato burime te ilirët kemi ndryshime shumë të mëdha të shkallës së zhvillimit shoqëror midis viseve dhe fiseve të ndryshme ilire, prandaj për këtë shkak përgjithësimi është, në të vërtetë, i pamundur. Me rezervë duhet t’u afrohemi bile edhe atyre shënimeve që kanë të bëjnë me fise të ndryshme, sepse pikëpamjet e autorëve grekë dhe romakë për institucionet shoqërore te ilirët shpeshherë ishin nën ndikimin e situatave në të cilat jetonin ata autorë, prandaj duke përdorur terminologjinë e rëndomtë për fenomenet shoqërore, sipas të gjitha gjasave në mënyrë joadekuate, i përshkruanin si analoge (ata i konsideronin si të tilla) fenomenet te ilirët. Nëse kësaj i shtojmë faktin se shumica e këtyre autorëve kanë shkruar për ilirët në bazë të asaj që kanë dëgjuar për ta, nuk është vështirë ta marrim me mend se në çfarë rrugësh të gabuara mund të na shpiejnë lajme të tilla. Mirëpo, përkundërtë gjithave shfrytëzimi i fakteve të autorëve antikë, por në mënyrë të matur dhe kritike, për njohjen e shumë institucioneve shoqërore te ilirët, nuk mund të lihet anash.

Në shekujt e parë të zhvillimit në Ballkan, duke gjykuar në bazë të materialit arkeologjik, nuk ekzistojnë ndryshime të mëdha midis shtresave të ndryshme të shoqërisë ilire. Në kala, në të vërtetë që nga epoka e bronzit, jeton një shtresë njerëzish e cila nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me prodhimin e ushqimit, mirëpo diferencimi shoqëror nuk ishte ende i dukshëm. Në ato kala, në të cilat jetonin mjeshtrit të cilët prodhonin objektet metalike, magjistarët, ushtarët profesionistë dhe një shtresë e vogël e aristokracisë fisnore, krijohen me kohë kushtet të cilat do të shkaktojnë dobësimin e organizimit të vjetër shoqëror të fisit. Simptome të dukshme të këtij dobësimi dhe njëherësh të forcimit të shtresës së re shoqërore, të privilegjuar të ushtarakëve dhe të aristokracisë fisnore, filluan të vërehen qysh në shek. VIII-VII para e.re. Në nekropolat ilire të kësaj kohe paraqiten ndryshime të dukshme në vlerat e asaj që të ndjerit i viheshin si gjëra të nevojshme për rrugën në varr. Përveç kësaj, kjo është koha kur në varreza gjithnjë e më shpesh vihen armët, gjë që ishte shenjë e dukshme se luftërat midis disa fiseve të ndryshme ilire ishin bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe si pasojë e një gjendje të tillë, shtresa profesionale ushtarake ishte bërë gjithnjë e më e nevojshme. Rrëmbimi i pasurisë në duart e anëtarëve të aristokracisë fisnore ose ushtarake si pasojë e zhvillimit të hovshëm të tregtisë, e veçanërisht të xehtarisë (në ato vise ku kishte xehe) sollën ndryshime gjithnjë e më të dukshme në strukturën e shoqërisë fisnore. Atje ku nuk kishte xehtari dhe nuk kishte tregti të zhvilluar, shoqëria fisnore ndryshoi fare ngadalë, duke ruajtur kështu karakteristikat e veta të qenësishme derisa u bë okupimi romak, e nganjëherë edhe pas tij.

Më shpejt diferencimi shoqëror dhe zhdukja e shoqërisë fisnore u bë në viset jugore ilire, pra atje ku ndikimi i qytetërimit të zhvilluar grek ishte më i fuqishmi. Në këtë hapësirë prej shek. VIII para e.re. duken organizmat shtetërore, të cilat gjithnjë e më tepër marrin karakteristika të krijimeve të organizuara shtetërore, me mbretërit, bile edhe me dinastitë. Megjithatë, as në kohën kur njëra prej tyre në shek. III para e. re. arrin kulmin në zhvillimin e vet shoqëror-politik nuk pat shkuar aq larg nga organizimi fisnor, si do të mund të përfundohej në bazë të fakteve (dhe të terminologjisë!) të cilat i gjejmë te autorët antikë, sepse në kohën e sundimit të mbretëreshës Teuta (230 para e.r.) ndodhi ajo që në “Historia Romana” (lib. IV, 7) rrëfen Apiani dhe që e zbulon karakterin e vërtetë të atij shteti. Kur, dërgata romake erdhi te Teuta që të ankohej ndaj sulmeve të piratëve ilirë kundër anijeve tregtare greke dhe italike, ajo iu përgjigj, si na rrëfen Apiani, se ajo do të kujdesej që shteti ilir të mos u bëjë asgjë të keqe romakëve, mirëpo, ajo nuk mund t’ua ndalojë shtetasve të saj piraterinë, sepse kjo është çështje e tyre private.

Disa nga historianët bashkëkohorë këtë përgjigje e shpjeguan si shprehje diplomatike, e cila praktikisht ilirëve do t’u bënte të mundshme piraterinë edhe më tutje, ndërsa vetë Teutën, gjegjësisht shtetin ilir, të mos e angazhonte në konfliktet me palët e sulmuara. Një përgjigje të tillë të cilën ua dha Teuta të dërguarve, as nuk kishte e as që do të mund të kishte domethënie të tillë. Nga përgjigja e saj del qartas se ajo nuk kishte mundësi që t’ua impononte pushtetin e vet disa fiseve që ishin në kuadrin e shtetit të saj, kështu që përgjigja e saj në mënyrë shumë bindëse shpreh pozitën e sundimtarit si personalitet që në kryerjen e pushtetit të vet mbretëror në shtetin e atëhershëm ilir ishte i kufizuar nga pozita autonome e fiseve të ndryshme. Si ka qenë struktura shoqërore e një fisi ilir, e cila u ruajt bile edhe mbasi Roma i pushtoi viset ilire, më së miri na është bërë e njohur në bazë të shënimeve të autorëve antikë dhe prej mbishkrimeve që kanë të bëjnë me fisin e dalmatëve. Sipas Plinit Plak, dahnatët ishin të ndarë në 342 dekurie, ndërsa sipas P. Vatinit i cili nga Narona zhvilloi operacionet ofensive kundër këtij fisi, ata kishin tetëdhjetë qytete (oppida). Ky numër i “qyteteve” dalmate, kryesisht pajtohet me atë që e shënoi Straboni - se dalmatët kanë nja pesëdhjetë vendbanime “që vlejnë të përmenden” (katoikiai). Për përmbajtjen e saktë sociale të emrave është shkaktuar një ngatërresë mjaft e madhe te autorët .bashkëkohorë. Kështu Brainimir Gabricevic, i cili kohëve të fundit është marrë më së tepërmi me çështjen e strukturës shoqërorc të dalmatëve, mendon se dekuritë e Plinit duhet t’u përgjigjeshin “vëllazërive mëtë vogla” dhe se pesë —gjashtë dekuri kanë bërë një “katoikie” të Strabonit. Karl Patschi duke studiuar strukturën shoqërore të fisit mezej përfundoi se dukuria i përgjigjet fisit te shqiptarët dhe më shumë dekurie kanë bërë një bashkësi fisnore (civitas). Na duket se dekuria nuk është asgjë tjetër pos gjinia (gjegjësisht gens) dhe se civitas i përgjigjet vëllazërisë (fratria).

Monumentet epigrafike në të cilat përmenden kufijt midis vëllazërive të ndryshme japin, në disa raste, elemente të sigurta për të caktuar shtrirjen e territoreve të tyre. Kështu në bazë të dy mbishkrimeve kufitarc që u zbuluan në Police, e dimë se vëllazëria e narestinëve (banorët e vendbanimit Narste, që gjendej në vendin ku sot gjendet katundi Jesenice midis Splitit dhe Omishit), jetonte midis Pituntinit dhe Onastinit dhe zinte sipërfaqen prej rreth 15 km2. Në mënyrë të ngjashme mund të përcaktohet edhe territori i dy vëllezërive (Barizaniates dhe Lizaviates) në rrethinën e Vërlikës.

Një organizim të ngjashëm shoqëror, si e kishin dalmatët, e kanë pasur edhe fiset e tjera ilire. Vetë Plini përmend dekuritë edhe te shumë fise të tjera, ndërsa mbishkrimet kufitare na bëjnë të mundshme të mësojmë madhësinë e territoreve të disa vëllazërive.

Gjinitë (decuria), të cilat, sipas B. Gabricevic-it kanë mundur të kenë përafërsisht 150-200 frymë, kanë pasur nganjëherë edhe arkën e tyre. Këtë e dimë në bazë të një mbishkrimi që është gjetur në Split. Nëse pjesëtarët e gjinisë e kanë pasur edhe tokën të përbashkët, nuk është plotësisht e qartë. Straboni, në të vërtetë, thotë e përbashkët, nuk është plotësisht e qartë. Straboni, në të vërtetë, thotë se dalmatët e kanë tokën të përbashkët, dhe se atë e ndajnë çdo të tetin vit.81 Simbas të gjitha gjasave toka nuk ka qenë pronë e gjinisë, por e vëllazërisë dhe ajo nuk u është ndarë individëve, gjegjësisht familjeve të ndryshme, por gjinive.

Lidhja e vëllazërive përbënte fisin. Numri i vëllazërive ndryshonte sipas madhësisë së territorit dhe sipas numrit të banorëve të fisit, ose numri mund të ishte i caktuar edhe me strukturën organizmave të fiseve, si ishte te liburnët dhe si duket te fqinjët e tyre hythmitët. Për liburnët kemi një shënim shumë të rëndësishëm te Plini,82 ku flitet për “iburnorum civitates XIII”, dhe në këtë numër nuk është vështirë të vërtetohet numri pak i modifikuar dymbëdhjetë, gjegjësisht trembëdhjetë, sa vëllazëri ishin te fiset e vjetra nga periudha paraindoevropiane në shumë vise të Mesdheut. Lidhja e dymbëdhjetë vëllazërive (e cila te autorët e vjetër paraqitet herë si “populus” e herë si “civitas”) është organizimi i njohur politik edhe te disa fise në Italinë e jugut, ku elementi ilir ballkanik ishte mjaft i pranishëm. Një lajm te Plini që ka të bëjë me peucetët është veçanërisht interesant për ne, sepse në të përmenden dymbëdhjetë fise ilire (“ad Illyriis XII populos”). Megjithatë, emri i fisit të përmendur hythmit, sipas mendimit të filologëve, përmban vlerën numerike “katër” (fjala “huth”, ka pasur, si duket, në gjuhën etruske domethënien e numrit katër), gjë që përsëri gjithsesi ka lidhje me tetrapolitinë (lidhjen e katër fiseve), gjegjësisht me dodekapolitinë (lidhjen tri herë nga katër fise).

Dodekapolitia te liburnët është mbeturinë e organizimit të vjetër shoqëror që u ruajt si relikt mediterane së bashku me një varg elementesh të tjera nga kohë të stërlashta. Me një përjashtim të mundshëm te hythmitët, nuk është e njohur se ilirët e tjerë e kanë njohur ndonjëherë këtë formë të organizimit shoqëror.

Në monumente të periudhës romake hasen mjaft shpesh persona të cilët mbanin funksionet e praepositusit dhe të princepsit. Nga një mbishkrim i cili u gjet në Danillo afër Shibenikut (ant. Rider), dimë që njëri ishte “princeps Dalmatarum” dhe për një tjetër që ishte “princeps (kastelli) Salthua” (nga rijeçani te Nikshiqi) edhe për një tjetër“princeps muncipi Riditarum” nga Danillo dhe mandej për “praepositus et prin- ceps Japodum” me mbishkrimin e gjetur në burimin e Privilicës te Bihaqi, si dhe për shumë të tjerë. Domethënia e vërtetë e atyre funksioneve në kohën romake nuk është plotësisht e qartë. Romakët me ata emra karakterizonin funksionet të cilat ekzistonin edhe më parë te ilirët, të cilat i toleruan, por edhe i shfrytëzuan, në mënyrë që sa më lehtë të vendosnin bashkëpunimin me vendasit. Megjithatë disa nga prerogativat e tyre të vjetra, qartas u bënë të papërshtatshëm me situatën e re, në të cilën u gjetën ilirët pas okupimit romak, ndërsa të tjerat, megjithatë i fituan, si ishte pozita e përfaqësuesve të aristokracisë së vjetër fisnore në kushte të reja. Megjithatë, mbishkrimet epigrafike si dhe burimet e shkruara bënë të mundur që të përfundohet se princepsët në periudhën romake kanë qenë kryetarë të bashkësive më të vogla shoqërore - politike, dhe se në mesin e atyre, kanë zgjedhur kryetarin e fisit i cili në terminologjinë e administratës romake quhej praepositus. Prandaj, mund të supozohet se princepsët kanë qenë në krye të vëllazërive dhe se si të tillë ishin edhe anëtarë të këshillit fisnor në krye të të cilit gjendej praepositus. Nga një lajm që na ka lënë Livi, aty kur përshkruan luftën e romakëve kundër istrëve, është e qartë se autori romak kryetarin e fisit e quan mbret, krahas të cilit gjendet këshilli i princepsit. Natyrisht, “mbreti” i istrëve, Epulo nuk ishte mbret në atë kuptim si e mendonte Livi, por prijës fisi, i zgjedhur në mesin e anëtarëve të këshillit fisnor. Duket se praepositi i periudhës romake nuk ishte gjë tjetër vetëm trashëgimtar i “mbretit” nga periudha parahistorike.

Është shumë interesante çështja se ilirët, ose disa prej tyre, në periudhën pararomake e kanë njohur institucionin e robërisë. Autorët antikë theksojnë ekskluzivisht se disa fise ilire kanë pasur robër. Kështu Theopompi thekson se ardiejt kishin nja 300 000 robër, ndërsa Agatarhidi nga Knidi pohon se disa nga dardanët, kishin njëmijë e më shumë robër, të cilët gjatë paqes punonin tokën, ndërsa gjatë luftërave shkonin në luftë nën urdhërin e të zotit.86 87 Disa autorë të tjerë pohojnë se ilirët në viset jugore e njihnin robërinë. Mirëpo, të gjitha këto shënime të autorëve antikë nuk duhet, të merren si të sakta, sepse është shumë vështirë të supozohet — duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire- që fjala është me të vërtetë për robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, gjegjësisht për robërit si në Greqi dhe në Romë. Është e mundshme që ilirët, disa nga robërit e zënë të luftës t’i kenë detyruar që të punojnë për ta si bujq të cilët ishin në pozitë të nënshtruar shoqërore në krahasim me shtresën e aristokracisë fisnore, të ushtarëve profesionalë, të tregtarëve dhe të zejtarëve.

Disa autorë antikë flasin për pozitën e posaçme të gruas në disa nga fiset ilire, ndërsa Pseudo-Skilaksi në “Periplin” e vet (mesi i shek. IV para e.r.), duke folur për liburnët, ekskluzivishtthekson se te ata sundojnë gratë dhe se ato mund t’u dorëzohen skllevërve dhe të huajve; edhe Varoni gjithashtu thotë se gratë ilire para martese mund t’u dorëzohen kujtdo që dëshirojnë. Në bazë të këtyre njoftimeve dhe të lajmeve të ngjashme, studiuesit bashkëkohorë flasin për matriarkatin te liburnët. Megjithatë, në kohët e fundit, Mate Suic në punimet e tij shpjegoi se këtyre lajmeve nuk u duhet dhënë patjetër shpjegim të cilat flasin në dobi të ekzistencës së matriarkatit të vërtetë te ky fis ilir. Kështu në lajmet se gratë e liburnëve u janë dhënë të huajve sheh shfaqjen e hierodulisë me momentin e theksuar eksogamik”. Pa marrë parasysh se si do të shpjegohen disa nga lajmet e autorëve antikë për pozitën e gruas te ilirët, nuk ka dyshim se kurrsesi nukështë fjala për matriarkatin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, me të gjitha konsekuencat përcjellëse të cilat një rregullim i tillë shoqëror i nënkupton domosdo, por vetëm për mbeturinat e një institucioni të stërlashtë, rrënjët e të cilit duhen kërkuar në periudhën paraindoevropiane. Nga këto mbeturina kishte më tepër në të vërtetë te liburnët ndërsa për këtë fis ekzistojnë edhe shumë indikacione të tjera për origjinën e tyre paraindoevropiane, mediterane. Gruaja, megjithatë edhe te ilirët e tjerë, kishte pozitë të privilegjuar (ose të tillë e konsideronin autorët grekë dhe romakë), kështu që në shtetin ilir, qysh në shekullin II para e.re. një grua (Teuta) mundi të zërë pozitën e mbretëreshës.

info@balkancultureheritage.com