Jeta ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Jeta ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore

Bujqësia Blegtoria Gjahu Peshkataria Xehtaria dhe përpunimi i metaleve Minierat e kripës Prodhimi i qelqit Pirateria Tregtia Rrugët tregtare Monedhat Organizimi shoqëror

Shumëllojshmëria e kushteve natyrore në të cilat jetuan disa fise ilire, pasuritë natyrore që kishin në dispozicion, lidhjet tregtare me viset rreth e rrotull, largësia e tyre nga fqinjtë e zhvilluar ose më pak të zhvilluar dhe, në fund, shkalla e zhvillimit të tyre shoqëror - të gjitha këto kushtëzuan mënyra shumë të ndryshme të ekonomisë së tyre. Ndryshimet në shkallën e zhvillimit, sa i përket ekonomisë dhe në bazë të kësaj edhe të strukturës shoqërore të fiseve ilire, kanë qenë gjatë tërë parahistorisë aq të ndryshme sa që për një unitet të jetës ekonomike ilire as që mund të flitet. Këto ndryshime me kohë bëheshin edhe më të mëdha. Derisa disa fise ilire, me zhvillim ekonomik, shoqëror, arritën të formojnë edhe shtetet e tyre me dinastitë sunduese, ndërkaq të tjerat jetonin ende në bashkësitë e stërlashta patriarkale me ekonominë e pazhvilluar, që bazohej në bujqësinë dhe blegtorinë primitive.

Në zhvillimin e disa viseve ilire një rol të madh kishin edhe pasuritë minerale. Ilirët qysh herët filluan të nxjerrin xehet dhe të përpunonin metalin, kurse fqinjtë e tyre, gjithashtu, herët mësuan të çmojnë metalin të cilin e prodhonin xehtarët dhe mjeshtrit ilirë. Tregtia e metaleve ndikoi shumë në zhvillimin e ekonomisë ilire si dhe të shoqërisë ilire në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo pasuri minerale, e deri diku edhe pasuritë e tjera të ilirëve (blegtoria, bujqësia) nxitën te fqinjët profesione të cilat nuk kishin gjithnjë pasoja të volitshme për ilirët. Në fillim këto profesione u shprehën në marrëdhëniet tregtare të qendrave prodhuese ilire dhe të blerësve të jashtëm, e mandej në presionin gjithnjë e më të madh të grekëve, i cili rezultoi me themelimin e emporive e të kolonive të tyre tregtare në bregdetin ilir, dhe më vonë me ndërhyrjen e romakëve në punët ballkanike dhe më vonë në okupimin romak të tërë territorit ilir.

Bujqësia

Disa degë ishin themelore në të cilat mbështetej jeta ekonomike e ilirëve në kohën parahistorike dhe pjesërisht edhe në kohën e okupimit romak. Një vend të posaçëm kishte punimi i tokës. Kjo degë ekonomike nuk kishte rëndësi të njëjtë në të gjitha viset ilire: ndërsa në fushat e begatshme të Panonisë dhe në viset e tjera të pasura me toka bujqësore kishte rëndësi vendimtare në jetën e banorëve, në viset malore dhe pranë bregdetit, rëndësia e saj ishte shumë më e vogël se sa ajo e degëve të tjera ekonomike, peshkataria ose blegtoria.

Për bujqësinë ilire, për veglat me të cilat kanë punuar tokën, për kulturat bujqësore që kanë mbjellë dhe kultivuan, jemi të informuar në saje të gërmimeve, në radhë të parë, që në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli u bënë në vendbanimet lakustrale në Ripaç dhe në Donja Dolina të Bosnjes. Në këto lokalitete u zbuluan mbeturina të ruajtura mirë të farëve të ndryshme dhe të fryteve. analiza e të cilave tregoi se çka kanë mbjellë dhe kultivuar banorët e atyre vendbanimeve. Kultura themelore ishte gruri, e mandej elbi (i kultivuar në sasi të madhe për të prodhuar birrën, por edhe për ushqim), meli,3 bishtajoret, bathët, grosha dhe thjerëzat.

Këto bimë duke gjykuar simbas farëve dhe fryteve që u gjetën, janë kultivuar edhe në viset e tjera ilire.

Kujdes të posaçëm meritojnë bërthamat e rrushit, zbuluar në këto dy vendbanime si dhe në vendbanimin etretë lakustral në Otok të Sinjit. Fatkeqësisht nuk kemi shënime të sakta stratigrafike për këto zbulime, prandaj është vështirë t’i përgjigjemi një pyetjeje të rëndësishme: a e njihnin ilirët hardhinë para se ta merrnin nga kolonistët grekë të cilët u vendosën në bregdetin ilir? Autorët bashkëkohorë janë të prirur të besojnë se ilirët nga kolonistët grekë u mësuan të kultivojnë hardhinë, mirëpo ne na duket pak e besueshme se ilirët që jetonin në bregdet dhe të cilët shumë herët ranë në kontakt me marinarët nga Greqia - qoftë kur i takonin si tregtarë ose luftëtarë në brigjet e tyre, qoftë kur me anijet e tyre tregtare ose të luftës vetë arritën deri në brigjet e Greqisë - u desh të prisnin aq gjatë që të mësonin të kultivonin hardhinë dhe prej rrushit të bënin verën. Bile edhe fiset në fushën e Panonisë mundën të mësojnë, të mbjellin hardhinë, më herët se sa zakonisht mendohet, sepse ardhja e keltëve, të cilët dinin ta kultivonin hardhinë, me siguri ndikoi edhe në zhvillimin e vreshtarisë në ato vise.

Për përpunimin e tokës, shumë gjëra i mësojmë edhe prej mbeturinave të shumë veglave për punimin e tokës, të cilat gjenden shpeshherë nëpër vendbanimet ilire. Qysh prej epokës së neolitit në këto vise për punimin e tokës përdorej zakonisht i bërë nga briri i drerit). Kjo ishte vegla më e shpeshtë bujqësore, të cilën ilirët e përdorën derisa erdhën romakët. Shatin metalik (të bërë nga hekuri), e përdorën në epokën e re të hekurit, mirëpo nuk e hoqën nga përdorimi shatin e ashtit. Është interesant se për punimin e tokës përdorin aty-këtu edhe shatin e gurit.

Të gjitha tipet e shatave, të cilët i përdorën ilirët - përveç atyre që përdoreshin para fundit të epokës parahistorike, të cilat marrin gjithashtu edhe formën shumë funksionale dhe bëhen të ngjashme me shatat që përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan dhe gjetiu - kanë formë shumë të thjeshtë dhe duket qartë se me ta toka nuk mund të punohej thellë, prandaj merren fryte më shumë prej saj. Shati primitiv është vetëm shprehje e bujqësisë shumë primitive.

Ardhja e keltëve në pjesën kontinentale të Ballkanit dhe themelimi i kolonive greke në brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon përparoi edhe këtë anë të jetës së ilirëve. Në viset kontinentale, ku keltët u vendosën përgjithmonë, ata sollën edhe plugun (parmendën) e hekurit, dhe kështu ndikuan fuqimisht në shtimin e prodhimit bujqësor. Ilirët, në të vërtetë, si supozojnë disa nga autorët, edhe më parë njihnin një lloj vegle (brir dreri me një rremb) që mund të shërbente për lëvrim të cekët, mirëpo nuk është dëshmuar se ilirët e përdornin vërtet për këtë qëllim. Kalimi nga shati në përdorimin e plugut, në viset kontinentale të vendit, u bë së pari në ato vise ku u vendosën keltët, ose ku ndikimi i tyre ishte i fortë.6 Ilirët në viset jugore, në Shqipëri, i njohën veglat për lëvrim drejtpërdrejt nga kolonistët grekë, por vetëm në shekujt e fundit para e.re. Ilirët e tjerë e njohën plugun vetëm mbas ardhjes së romakëve, e shumë të tjerë edhe mbas kësaj.

Të gjitha mbeturinat e plugut, më saktësisht të parmendës (plori, shtija e parmendës), të zbuluara në lokalitetet ilire i përkasin veglave për lëvrim; plugu i vërtetë do të paraqitet në këto vise vetëm në mesjetë.

Nga veglat e tjera bujqësore duhen përmendur kazma, lopata, grabuja, drapëri, kosa, kosorja. Pjesa më e madhe e veglave është nga metali dhe burojnë nga epoka e re e hekurit, prandaj mund të përfundohet se vetëm në këtë kohë ilirët kalojnë në mënyrën më të përparuar të prodhimtarisë bujqësore.

Edhe me ardhjen e romakëve në bujqësinë e ilirëve, si dhe në ekonominë e tyre në përgjithësi, ndodhin ndryshime të mëdha. Shumë ilirë të cilët deri atëherë nëpër pyje dhe rrafshnalta merreshin me blegtori dhe gjueti zbresin në fushat e plleshme dhe fillojnë punimin e tokës si mënyrë më e lartë, më përparimtare e ekonomisë. Këto ndryshime u shprehën edhe në besimin e ilirëve: hyjnia e tyre e pyjeve dhe e kullotave, Vidasus, që për nga atributet e saj është e ngjashme me perëndinë romake, Silvani, do ta marrë më vonë te dalmatët ndajshtimin Messor (korrës), që padyshim do të thoshte se në strukturën ekonomike të këtij fisi u bënë ndryshime, të cilat u shprehën edhe në qëndrimin e tyre ndaj hyjnisë së vjetër të pyjeve dhe kullotave.

Blegtoria

Në të gjitha viset ilire, rritja e kafshëve ishtc profesion shumë i rëndësishëm, ndërsa në disa vise (për shembull në rrafshnaltën e Gllasincit, kjo ishte burim kryesor i pasurimit. Burimi më i rëndësishëm për njohjen e blegtorisë ilire përsëri janë rezultatet e gërmimeve në vendbanimet e njohura ilire në Ripaç dhe Donja Dolina. Aty janë gjetur shumë eshtra kafshësh kështu që nga analiza osteologjike të cilën e bëri J. N. Wodldrich mund të shihet se banorët e këtyre vendbanimeve kanë kultivuar kryesisht derrat, mandej delet dhe dhitë, ndërsa lopë kishte shumë më pak. Prej kafshëve shtëpiake në ato vendbanime hasim gjithashtu edhe eshtra kuajsh dhe qensh. Qeni ishte i racës së vogël dhe me siguri ka qenë roje i tufave.

Kafshë të ngjashme shtëpiake që i kultivonin ilirët gjejmë edhe në lokalitete të tjera nga brendësia." Në viset bregdetare në Dalmaci, në Istri e gjetiu kafshët shtëpiake kryesore ishin delet, dhe dhitë e jo derrat. Këtë na e dëshmojnë edhe shënimet historike,’2 por me siguri më të madhe këtë mund ta pohojmë në bazë të fakteve arkeologjike. Fakte të këtilla kemi mjaft, por më të plotat tani për tani janë nga Nesactiumi.'Në këtë vendbanim, sipas raportit, të cilin na e \aAlberto Puschi prej të gjithë kockave të kafshëve më se 50% janë të deleve dhe të dhive, ndërsa të derrave kanë qenë gjithsej 11,2%.

Gjahu

Gjahu si degë ekonomike nuk ishte shumë i zhviiluar te ilirët. Në një përfundim të tillë na shtyn numri shumë i vogël i përqindjes së eshtrave të kafshëve të egra të gjetur në vendbanimet ilire: në Ripaç, për shembull, prej 6.500 eshtrash të kafshëve, të cilët i analizoi Jan N. Woldrich, vetëm nja njëqind janë të kafshëve të egra. Në mesin e tyre më shumë ka të drerit, gjë që nuk duhet të na habisë nëse kujtojmë se brirët e drerit përdoreshin edhe për shetër, kazma dhe shumë vegla të tjera. Eshtë fare pak e besueshme se edhe ndonjë kafshë tjetër e egër, si janë dhelpërat, vjedullat, arinjtë, kastorët, shqarthi e të tjera i kanë gjuajtur për ushqim; sigurisht, si supozon edhe J. N. Woldrich, do t’i kenë gjuajtur për shkak të gëzofit.

Nuk është e lehtë të merret vesh në bazë të materialeve arkeologjike se me çfarë armësh i gjuanin ilirët kafshët e egra. Një numër i madh majash të shigjetave mund të shërbenin për qëllime luftarake dhe për gjah, e kjo po ashtu vlen edhe për shtizat dhe për ushtat me të cilat ilirët gjithsesi është dashur të përdoreshin gjatë gjahut kundër derrave të egër. Megjithatë, një gjë është e sigurtë: arma kryesore e gjahtarëve ishin harku dhe shigjeta. Në dobi të këtij pohimi flet edhe fakti që na e ruajti autori antik, Pauhts Aegineta se dahnatët (mendohet për banorët e provincës romake, Dalmacia, e jo për pjesëtarët e fisit të dalmatëve) i iyenin majat e shigjetave të tyre me helmin “të cilin e quajnë ninum, kështu që ai ishte vdekjeprurës spoa të binte në kontakt me gjakun. Mirëpo, nëse ai hahet, atëherë është krejt i padëmshëm dhe nuk bën kurrfarë të këqijash.” Duke komentuar këtë pohim, Mirko Drazen Grmek vë re për helmin me të cilin lyhet maja e shigjetës se “kjo veçori është shumë e rëndësishme”, sepse ashtu, “nuk do të mund të përdorej për gjah, në qoftë se nuk do të mund të hahej kafsha e helmuar”. Sipas Grmekut në anët tona nuk rritet asnjë bimë me helmin që ka këtë veçori dhe për këtë shkak supozohet se “dalmatët kanë prodhuar vrvov, helmin e tyre për shigjeta, prej helmit të gjarpërinjve të këtushëm”.

Peshkataria

Ilirët që jetonin në vendbanimet afer lumenjve në brendësi, ose në bregdet janë marrë intensivisht me peshkatari. Për këtë degë të ekonomisë arkeologët mblodhën deri tani shumë më tepër fakte në vendbanimet në brendësi se sa në ato në bregdet, për shkak se vendbanimet në bregdet janë huhimtuar shumë më pak se sa disa vendbanime pranë lumenjve të mëdhenj (Ripaç dhe Donja Dolina, për shembull). Prandaj rezultatet e hulumtimeve nuk guxojnë të na mashtrojnë në vlerësimin e rëndësisë së peshkimit në jetën e ilirëve, sepse nuk ka kurrfarë dyshimi se peshkataria në bregdet ishte jo vetëm e zhvilluar, por se ishte shumë e besueshme se për banorët e shumë vendbanimeve peshkataria ishte profesioni kryesor dhe burim i ushqimit. Besohet se peshkataria ishte profesion kryesor për enkelejt në Ilirinë e jugut.

Peshkataria në ujërat e ëmbla njihet mjaft mirë në sajë të zbulimeve që u bënë në dy vendbanimet e përmendura- në Ripaç dhe Donja Dolina. Në vendbanimin e Donja Dolinës, për shembull, u zbuluan aq shumë eshtra peshqish dhe aq shumë vegla të ndryshme peshkimi saqë Ciro Truhelka banorët e këtij vendbanimi i quajti “popull peshkatar”. Nuk është fare emër i tepruar kur të shikohen të gjitha ato mbeturina të aktivitetit peshkues në këtë vendbanim. Përveç eshtrave të peshqve, aty janë hasur edhe një mori mjetesh të peshkimit: grepa bronzi, fuzhnje hekuri, harpunë eshtrash, rrjeta. Vetë rrjeta, domethënë mjeti më i rëndësishëm për zënien e peshqve, nuk është ruajtur, por kemi disa objekte të cilat tregojnë se i kanë përdorur banorët e atyre vendbanimeve. Këtu vijnë së pari rrotullat e drurit me nga një vrimë në mes, të cilat pjesën e sipërme të rrjetës e mbanin në sipërfaqe të ujit, mandej peshat nga balta e pjekur, që lidheshin në skajin e poshtëm të rrjetës. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjilpëra metali dhe druri për thurjen dhe për arnimin e rrjetave të dëmtuara, që për nga forma janë identike me ato që edhe sot e kësaj dite përdoren për këtë qëllim. Barkat e drurit të gërryera nga trungjet, kanë shërbyer gjithashtu për peshkim, natyrisht jo vetëm për atë qëllim, por edhe për transportin e mallrave dhe të njerëzve përtej lumenjve Në Donja Dolina u gjetën dy barka të tilla, njëra e gjatë 6 metra, ndërsa tjetra bile edhe 13.34 metra. Janë zbuluar gjithashtu edhe dy modele në miniaturë (ndoshta lodra?) të barkave të tilla.

Në Ripaç nuk kemi pasuri veglash të këtillë të peshkimit, por aty u zbulua një model i vogël barke prej një trungu, mandej grepat prej kocke etj.

Në disa lokalitete të tjera, kryesisht në brendësi, u gjetën gjithashtu vegla të ndryshme, siç janë fuzhnjet, grepat etj.

Mbledhja e guacave të detit, ishte gjithashtu profesion i përhapur dhe i preferuar i ilirëve pranë bregdetit. Analiza e guacave të cilat u zbuluan në Nesactium të Istrisë zbulon një zgjedhje të pasur guacash, të cilat i hanin ilirët- ose pasi i hanin pjesët e buta- i përdornin si stoli, mandej edhesi hajmali. Aty hasim midhje, platella, kërmij, e shumë të tjera.

Xehtaria dhe përpunimi i metaleve

Prej kohësh më të lashta ilirët zhvillonin një aktivitet mjaft intensiv në nxjerrjen e mineraleve dhe përpunimin e tyre, madje në ato vise ku gjendeshin qendrat më të pasura minerale - në Bosnje dhe në Slloveni.

Zhvillimi i xehtarisë dhe lidhur me të përpunimi i metaleve, mund të ndahet në dy pjesë. Periudha e parë është koha deri te invadimi i keltëve dhe kolonizimi grek, kurse e dyta prej këtyre ngjarjeve e deri te okupimi romak. Në periudhën e parë ilirët më shpesh e përpunonin bronzin, prej tij bënin armët e tyre, veglat dhe sidomos stolitë. Në këtë kohë stolitë dhe armët i bënin edhe nga hekuri, mirëpo më pak se sa prej bronzi. Madje edhe në Slloveni, ku qysh në shekullin VIII para e.r. ekzistonte një prodhimtari mjaft e madhe e hekurit, një numër i madh objektesh të zbuluara në vendbanimet e atjeshme janë prej bronzi.

Në periudhën e dytë, e cila në brendësi fillon me ardhjen e keltëve, ndërsa në brezin bregdetar me kolonizimin e bregdetit adriatik (në bregdetin e Jonit, kjo periudhë fillon shumë më herët), përdorimi i hekurit bëhet i përgjithshëm. Prodhimi i hekurit, sidomos në Bosnje, fiton një nxitje të fuqishme me ardhjen e keltëve, ndërsa përpunimi i këtij metali, nën ndikimin e përpunimit të zhvilluar të këtyre metaleve, te keltët, arrin përsosje. Kështu një zhvillim i madh i prodhimit dhe përpunimit të hekurit nuk e nxori nga përdorimi bronzin mirëpo prodhimi dhe përdorimi i këtij metali në këtë kohë bie dukshëm.

Për xehtarinë dhe përpunimin e metaleve te ilirët ekzistojnë një numër i madh shënimesh të autorëve antikë, mirëpo këto shënime kanë të bëjnë me situatën e krijuar mbas ardhjes së romakëve në këto vise. Për periudhën e vjetër, na dëshmojnë së pari prodhimet, e mandej edhe veglat dhe mjetet e ndryshme të cilat u shërbenin xehtarëve dhe metalurgëve për nxjerrjen e xeheve nëpër miniera dhe për punimin e metaleve, e përveç kësaj për këtë veprimtari na dëshmojnë mjaft bindshëm edhe sasitë e mëdha të zgjyrës, që u zbuluan në shumë vendbanime ilire, si dhe furrat në të cilat shkrihej metali. Të gjitha këto burime na bëjnë të mundshme të krijojmë një pamje mjaft të qartë të kësaj dege jashtëzakonisht të rëndësishme ekonomike të ilirëve.

Për xehtarinë dhe përpunimin e metaleve në epokën e vjetër të hekurit, domethënë në periudhën para ardhjes së keltëve dhe para kolonizimit grek, na tregojnë veglat dhe mjetet që shërbenin për nxjerrjen e xeheve dhe për punimin e metaleve. Në mesin e tyre përmendim së pari kazmat dhe tokmakët - dy vegla për të cilat mund të supozojmë se shërbenin nëpër miniera. Kazma bëhej prej bririt të drerit (në kohën më të vjetër) ose prej metalit dhe shërbente jo vetëm në xehtari, por edhe në punimin e tokës, prandaj është vështirë të caktohet edhe përdorimi ekskluziv, mirëpo shumë prej kazmave të gjetura shërbenin edhe për punë në miniera, kjo nuk ka dyshim, sepse xehet e forta me mjete të tjera nuk mundet të nxirreshin në atë kohë

Xehet duhej të coptoheshin, para setë viheshin në furra për shkrirje. Kjo bëhej me anë të tokmakëve masivë nga guri i fortë ose nga metalet, të cilët në një numër mjaft të madh u gjetën në shumë miniera të njohura ilire. Tokmakët e gurit me formë vezësh, me një lug në mes, ku bëhej lidhja, u zbuluan në Jarmovac në Priboji, në Mraçaj e gjetkë. Disa prej këtyre tokmakëve qenëtë rëndë deri në dhjetë kilogram, kështu që besohet se ata shërbenin edhe për thyerjen e shkrepave në miniera para se të fillonte mihja me kazmë.

Xehet e thërmuara shkriheshin në furrat e ndërtuara posaçërisht. Kanë qenë në formën e “furrave të sotme të bukës”, ose me konstruksion tjetër, dhe janë zbuluar më shpesh brenda kalave të fortifikuara.

Nga të gjitha objektet të cilat kanë shërbyer për punimin e metaleve shumë të shpeshta janë kallëpet për derdhje të veglave të bronzit. Kryesisht janë të bëra nga guri, por shumë rrallë edhe nga dheu i pjekur dhe janë zbuluar në një numër të madh lokalitetesh, sidomos në Bosnje, ku punimi i bronzit ishte më i zhvilluari. Në shumë vise, ku xehtaria nuk ishte e zhvilluar, se atje do ta kenë sjellë mjeshtrit qarkullues që udhëtonin nga një vend në tjetrin duke sjellë me vete edhe veglat e veta si dhe lëndën e bronzit të papunuar dhe aty kanë punuar dhe prodhuar gjërat sipas nevojës dhe shijes së porositësit. Megjithatë, kallëpet janë zbuluar më shpesh në afërsi të minierave, madje në vendbanimet që ishin të fortifikuara, ku mjeshtrit mund të punonin të sigurtë.

Këta mjeshtër shkrinin sasi të vogla bronzi, për shembull aq sa ishte e nevojshme të prodhohej një sopatë, disa maje shigjetash, ose ndonjë varëse. Me enë balte e mermin metalin e shkrirë nga furrat shkrirëse dhe e derdhnin nëpër kallëpe. Ekzemplari më i mirë i një ene të këtillë u gjet në varrin e një mjeshtri-metalurg, që u zbulua në nekropolin e madh në Sanski Mosti. Ky ekzemplar ka bishtin dhe vrimën në formë sqepi, nëpër të cilën metali i shkrirë derdhej në kallëp.

Po në atë varr u gjet edhe një objekt nga dheu i pjekur, i cili gjithashtu përdorej me rastin e shkrirjes së metalit. Ishte një gyp i gjatë, i kthyer në njërën anë në një bërryl, i cili me siguri ishte i përforcuar për rrëshiqin e farkëtarit, që ishte i kthyer nga zjarri. Asgjë tjetër nga rrëshiqi i farkëtarit nuk ka mbetur, mirëpo edhe kjo mjafton të pohojmë përdorimin e kësaj vegle të domosdoshme për të krijuar temperatura të larta, të nevojshme për shkrirjen e metaleve.

Me ardhjen e keltëve ilirët njohën vegla të reja për përpunimin e hekurit, siç janë për shembull darët e hekurta. Siç duket nga keltët ilirët në brendësi mësuan të përdorin edhe rëshiqin e farkëtarit. Është e mundur që ilirët, sidomos ata në Slloveni, ku prodhimi i hekurit ishte zhvilluar shumë më herët, para ardhjes së keltëve në ato vise, të dinin për rrëshiqin e farkëtarit edhe para keltëve, mirëpo kjo mënyrë nuk është vërtetuar arkeologjikisht.

Me ardhjen e keltëve në brendësi u zhvillua shumë më fuqishëm edhe prodhimi i argjendit. Në viset jugore ilire punimi i argjendit ishte shumë i zhvilluar edhe para ardhjes së keltëve. Qendra e prodhimtarisë dhe e përpunimit të argjendit ishte qyteti Damastion, i cili gjatë shekullit IV dhe III para e.re. edhe monedhat e veta i priste nga argjendi. Lokalizimi i k&