Jeta shpirtërore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Jeta shpirtërore

Ndryshimet të cilat ekzistojnë midis fiseve të ndryshme ilire, ose midis viseve të ndryshme të banuara nga ilirët nuk janë në asnjë sferë tjetër aq të dallueshme si në kulturën shpirtërore. Ndryshe as që ka mundur të jetë, ilirët jetonin në kushte shumë të ndryshme shoqërore-politike, jetonin në vise të ndryshme me klimë të ndryshme, në afërsi të kulturave të ndryshme, të cilat ndikuan në mënyra të ndryshme në artin, religjionin, gjuhën dhe anët e tjera të jetës shpirtëore. Përveç kësaj, kultura ilire u zhvillua në baza shumë të ndryshme kulturore, të cilat në shumicë kushtëzuan zhvillimin e kulturës ilire në vise të ndryshme. Me një analizë të kujdesshme të materialit të ruajtur arkeologjik si dhe të burimeve të shkruara, arrijmë në faktin gjithnjë e më evident se ilirët nuk patën kurrë një kulturë të vetme unike, në pikëpamje shpirtërore konsistente dhe të pjekur, kulturën, e cila do të kishte aq elemente karakteristike sa që si tërësi do të ishte më e njohur në mesin e kulturave të tjera të asaj kohe, ashtu, si për shembull, ishin kultura e keltëve, e skythëve ose e etruskëve. Në art nuk arritën të krijojnë stilin kombëtar, në sferën e religjionit mbretëron Hojllojshmëri, ,e cila më tepër se çdo gjë tjetër tregon për mungesë uniteti shpirtëror të ilirëve, kurse ato pak gjëra që dimë për vallet, muzikën, gjuhën etj., mjaftojnë që të na zbulojnë se edhe në ato sfera të kulturës ilirët nuk ishin të bashkuar. Ky diversitet në kulturën shpirtërore ka qenë edhe në kulturën materiale, mandej mungesa e unitetit politik të ilirëve, krijoi qysh në antikitet ngatërresa te autorët të cilët shkruanin përta, por gjendja nuk është fare më e mirë as te autorët bashkëkohorë që nuk janë në gjendje, që me fije të forta, t’i lidhin të gjitha ato fise të cilat zakonisht konsiderohen ilire. Pamundësia që në një sipërfaqe kaq të madhe, si ishte ajo në të cilën jetonin ilirët, që të krijohej një organizatë e fortë politike panilire, ka zvogëluar shumë gjasat që te fiset ilire të krijohej ndjenja e përkatësisë një qenieje kombëtare mbifisnore, që të formohet një panteon i unisuar, i cili do të krijonte bile iluzione për fatin e përbashkët të të gjithë ilirëve. Na duket, se ilirët në shekujt e parë të periudhës së vjetër të hekurit, në pikëpamje shpirtërore, kanë shumë më tepër elemente të përbashkëta se sa më vonë, në periudhën protohistorike, kur krijimi i entiteteve më të vogla politike solli përçarje shpirtërore ashtu si nuk ka ekzistuar më herët në një formë aq të shprehur.

Religjioni

Besimi në fuqitë e mbinatyrshme, të cilat i prijnë fatit të njeriut, në hyjnitë sekrete dhe të gjithfiiqishme prej mëshirës së të cilëve varej lindja dhe vdekja, sëmundjet dhe shëndeti, moti i thatë që shkakton urinë dhe shiu që sjell mirëqenie, gjahu i mirë ose i dobët, besimi në fuqinë e disa objekteve që të kthejnë shikimet ose qëllimet e këqija të armiqve, kanë lënë shumë dëshmi në objektet që gjejnë arkeologët nëpër varreza dhe vendbanime ilire si dhe në monumentet epigrafike nga periudha romake. Për kohërat më të hershme, deri në okupimin romak, më të shumta janë ato gjurmë që kanë të bëjnë me një sferë të posaçme të besimeve religjioze dhe magjike, simbolikën religjioze.

Një numër shumë i madh i varseve me domethënie simbolike na siguron një material të pasur dhe deri tani të pashfrytëzuar sa duhet për studimin e botës shpirtërore të ilirëve parahistorikë, për identifikimin e rrymimeve shpirtërore që nga anë dhe kohë të ndryshme gërshetoheshin në Ballkanin Perëndimor. Këto varëse të imta si dhe paraqitjet grafike të simboleve të ndryshme në objekte balte ose metalike zbulojnë objektin kryesor të kultit të ilirëve parahistorikë - Diellin. Varëset në formë rrathësh koncentrikë, motiv i gdhendur në monumentet e gurit, janë gdhendur në rrypat metalikë të brezit, nëpër kallçij etj., dhe simbolet e shumta, të lidhura me kultin e Diellit flasin për përhapjen shumë të gjerë të këtij kulti te ilirët. Për këtë kult tregon për shembull svastika, ornamenti spiral, varset në formë kali, pamjet e gjarpërit, të shpendëve shtegtarë etj. Secili prej këtyre simboleve zbulon detale të kultit shumë kompleks solar te ilirët: svastika simbolizon diellin në lëvizje, barka diellore, që aq shpesh është paraqitur te liburnët si dhe në qarkun kulturor të Alpeve Lindore mban diskun diellor në kupën qiellore, gjarpëri si simbol i frytshmërisë, roja e vatrës shtëpiake dhe kafsha tonike me shumë elemente është e lidhur me kultin diellor,dreri si kafshë sakrifice është simbol i Diellit par excellence, kali që tërheq qerren (zbuluar në Podzemlje dhe në Dragadush të Sllovenisë na përkujton kuajt që tërhiqnin qerren e Faetontit nëpër kupën qiellore etj. Si edhe te popujt e tjerë në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i Diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në pamje të parë nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult. Kulti i diellit ishte i zhvilluar më tepër në viset veriore ilire. Gjatë periudhës së bronzit disa forma të këtij kulti, sipas mendimit të disa arkeologëve, depërtojnë nga Pellgu danubian e deri në Greqi. Roli dominant i kultit heliolatrik në viset veriore ilire është dokumentuar me një numër të madh simbolesh tipike për këtë kult: shpend moçalikë, kuaj, rrathë koncentrikë dhe simbole të ngjashme janë shumë më të shpeshtë në ato vise se sa në visetjugore, ku dominon një kult tjetër —kulti i gjarpërit.

Kulti i diellitështë dëshmuar edhe nga një lajm interesant i shkruar. Filozofi Maksini nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij “A duhet t’u ngrihen perëndive shtatore” përmend se peonët, fis ilir në Maqedoninë e sotme, e adhurojnë diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.

Gjarpëri në Ballkan është kafshë kulti shumë e vjetër. Haset qysh në neolit, por rëndësia e tij u shtua shumë lidhur me paraqitjen e ilirëve në këtë truall. Si kafshë, toteme e gjinisë ilire, ka rolin qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut. Kemi folur tashmë për lidhjen e gjarpërit me vetë emrin e ilirëve, kurse këtu duhet theksuar një numër i madh paraqitjesh të kësaj kafshe, që bëhen të shpeshta— veçanërisht prej shek. V para e.re. e tutje në stolitë (si ekstremet e bylyzykëve, nëpër gjerdanë, fibula, gjilpëra dekorative, si aplike nëpër varëse etj.) Këto pamje janë të shpeshta, veçanërisht në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Gjarpëri atje paraqitet si roje e vatrës shtëpiake, si simbol i frytshmërisë, hyjni htonike, kafshë apotropeje, totem, demon uji etj. Gjarpëri si simbol i ilirëve të jugut do t’u rezistojë me këmbëngulje të gjitha fatkeqësive, të cilat do t’ i godasin ata, kështu që, së bashku me ta do të qëndrojë edhe në procesin e gjatë disa shekuj të romanizimit si dhe shumë ndërrimeve historike dhe kulturore. Krishtërimi do të tentojë dhe në shumë gjëra do të ketë sukses të largojë nga besimi popullor këtë simbol ilir, por kurrë plotësisht, kështu që ai do të ruhet së bashku me shumë gjurmë të tjera nga koha parahistorike, në vetëdijen e banorëve të atjeshëm, deri në ditët tona. Lufta e madhe që krishtërimi zhvilloi që nga fillimi kundër këtij besimi pagan fitoi në biografinë e sh. Hilarionit, të cilën e shkroi biri vendas sh. Jeronimi edhe interpretimin e vet melodramatik. Jeronimi na rrëfen se sh. Hilarioni në vitin 365 erdhi në Epidaur që ti çlirojë të krishterët e atjeshëm nga të këqijat e mëdha. Një gjarpër i madh, të cilin populli në gjuhën e vet e quante Boas (“qos gentili sermone Boas vocant”) përpintejo vetëm kafshët, poredhe katundarët dhe barinjtë. Përt’i shpëtuar nga kjoe keqe erdhi sh. Hilarioni i cili e mundi gjarpërin dhe e mbyti. Kjo ndërmarrje e çuditshme e sh. Hilarionit u bëri përshtypje të madhe të krishterëve të atjeshëm, ndaj për këtë shkruan shumë autorë, ndërsa banorët e Epidaurit dhe pasardhësit e tyre e tregonin me mburrje këtë rrëfim duke treguar edhe shpellën në të cilën kishte jetuar gjarpëri Boas.

Shpjegimin shkencortë kësaj legjende e bëri, gati para njëqind vjetësh, arkeologu i famshëm anglez, Arthur J. Evans, i cili në të shihte personifikimin e fitores së krishtërimit ndaj besimeve të lashta pagane. “Sa interesante është kjo fitore e personifikuar e krishtërimit ndaj adhurimit të Kadmit dhe Eskulapit të gjarpërit në ditët e hershme të Epidaurit. Sa sugjestive është kjo lidhje e mitologjisë vendase me religjionin e ri!”.

Paraqitja e kultit të gjarpërit vetëm në viset jugore të ilirëve (në veri paraqitja e gjarpërinjve është fare e rallë) na jep të drejtë të dallojmë dy komplekse religjioze të përcaktuara mjaft qartë, qoftë edhe të ndara në mes tyre me kufirin jo aq të qartë, në jug kompleksi në të cilin dominon kulti i gjarpërit në të gjitha manifestimet e veta të shumëllojshme dhe të pasura, ndërsa në veri kompleksi në të cilin mbizotërojnë shpendët moçalikë dhe simbolet e tjera të Diellit.

Mc simbolet e përmendura as përafersisht nuk është analizuar llojshmëria e simbolizmit religjioz ilir. Në periudha të ndryshme kohore dhe në rajone të ndryshme gjeografike, në truallin ilir paraqiten nja gjashtëdhjetë simbole të ndryshme në një numër të madh ekzemplarësh. Këto simbole na bëjnë të mundur që deri diku të vështrojmë në errësirën e dendur me të cilën koha ka mbuluar besimet më të lashta religjioze të ilirëve. Më qartë se çfarëdo materialesh që gjenden në varrezat dhe vendbanimet ilire, simbolet na zbulojnë rrymimet shpirtërore me të cilat fiset e ndryshme ilire (ose ilirët në tërësi qenë përfshirë gjatë një numri të madh shekujsh, para se të binin nën pushtetin romak. Për shumë simbole, për shembull për gjarpërin, spiralen (për të cilën besohet se është gjithashtu paraqitje skematike e gjarpërit), rrathët koncentrik, svastikën etj., dihet se kanë ekzistuar në kohët e lashta parailire; simbolet e tjera në sistemin religjioz të ilirëve hyjnë nga Greqia, gjegjësisht nga kulturat më të hershme, të epokës së bronzit të detit Egje (për shembull sopata e dyfishtë - labrys, pëllumbesha, luani, maskat mortore etj.) ose si rezultat i ndikimeve të stepave në viset veriore ilire (svastika me koka kuajsh), që vijnë në këto vise me ardhjen e keltëve (për shembull koralet dhe qelibari i kuq). Disa nga simbolet vijnë nëpërmes Greqisë në mesin e ilirëve edhe nga religjionet orientale (sfingsi, ndoshta edhe maca).

Një grumbull të madh bëjnë edhe simbolet të cilat fiasin për besimet e kota të ilirëve. Shumë objekte për të cilat besohej se sillnin fat e të tjera, ilirët i lidhnin si amuleta rreth qafes. Këto amuleta i ruanin pronarët e tyre prej armiqve, nga syri i keq (për shembull, amuletat në formë të dorës që u zbuluan në qarkun kulturor të Alpeve Lindore, në formë të falosit, në formë të këmbës, eshtrat e ndryshme dhe sidomos dhëmbët e kafshëve të egra, etj.).

Bota të cilën na e zbulojnë simbolet, është botë plot frikë nga gjërat e panjohura të natyrës, prej sëmundjeve, nga njerëzit e këqij dhe armiqtë, të cilët dëshironin t’u shkaktonin individëve ose fisit gjëra të këqija. Njeriu i atëhershëm kishte krijuar në formë të nuskave të ndryshme një sistem të tërë mbrojtës kundër forcave të dukshme dhe të padukshme. Ato nuska në sytë e njeriut të atëhershëm ishin pjesëmarrëse të gjalla, aktive në luftën e tij kundër vështirësive të cilat i sjell jeta me vete.

Vetë amuletat, megjithatë, nuk ishin të mjaftueshme për ta mbrojtur nga rreziqet tëcilat i kërcënoheshin në secilin hap, e sidomos nuskat nuk mund t’i jepnin përgjigje në shumë pyetje, të cilat kishin të bënin me ekzistencën e tij, në kuptimin e jetës së tij. Për këtë shkak i nevojiteshin mbrojtës më të fuqishëm, perenditë antropomorfe, të cilat mund t’i kuptonin problemet e tyre dhe të cilave do të mund t’u drejtohej për ndihmë dhe shpresë.

Mbi perënditë e tyre dimë vetëm atë që ilirët na e lanë në kohën kur ranë nën pushtetin romak, kur perëndive të tyre, simbas dokeve romake, u ngritën monumente. Në ato monumente paraqiten për herë të parë edhe emrat origjinalë të shumë hyjnive ilire.

Fakti se për hyjnitë ilire dimë vetëm nga monumentet e kohës romake dhe se ky burim për njohjen e religjionit ilir në shumë raste është i pamjaftueshëm u shkaktuan studjuesve vështirësi të mëdha dhe shpeshherë të pakalueshme. Megjithatë një rrethanë fatlume na ndihmon që shumicës së hyjnive që janë të njohura si ilire, t’ua caktojmë karakteristikat themelore. Ilirët në të vërtetë si shumë popuj të tjerë të cilët ranë në kuadrin e Perandorisë Romake, i identifikonin hyjnitë e tyre me hyjnitë e ndryshme nga panteoni romak, duke ia përshtatur religjionin e vet situatës së krijuar rishtas. Ajo që bie në sy që në pamje të parë kur shqyrtohet paraqitja e emrave të hyjnive ilire në monumentet romake është se disa nga emrat paraqiten vetëm në rajone të caktuara e jo në tërë territorin ilir. Për shembull, në Istrie paraqiten emrat e një vargu të tërë hyjnish lokale, të cilat nuk do t’i hasim askund tjetër. Kjo është hyjnesha Eia, pastaj Melesocus, Boria, Iria etj.‘°Në territorin e liburnëve gjejmë hyjni të tjera: Anzotica, që është e ngjashme me hyjninë romake Venera," mandej Ica për nder të së cilës qe ngritur një monumcnt në Flanonën e vjetër (Plomini i sotëm) në afersi të burimit, i cili edhe sot e kësaj dite, sipas asaj nimfe quhet Ika, lutossica, Latra, Sentona etj. Në rajonin e fisit të japodëve, hyjnia më e rëndësishmc ishte Bindusi, vendi i shenjtë i së cilës qe zbuluar në burimin e lumthit Privi lica në Bihaq. Në mbishkrime kjo hyjni identifikohet me perëndinë romake të detit dhe të burimeve, Neptunin (“Bindo Neptuno sacrum”), prandaj kjo mjafton që të arrihet në përfundimin se Bindusi, për nga atributet e veta ka qenë i afert me këtë perëndi romake, domethënë se ka qenë mbrojtës i burimeve dhe ujit. Për këtë dëshmon, natyrisht, edhe vetë vendi ku janë zbuluar këto mbishkrime, por edhe etimologjia e emrave.

Mbrojtëse e burimeve ishte edhe një hyjni ilire, Vidasus, që në mbishkrime përmendet gjithmonë me përcjellësen e tij, Thanën. Atyre u janë kushtuar katër ara votive që u zbuluan në Topusko, pranë një burimi të ngrohtë. Në Topusko u zbuluan mbeturinat e tempujve dhe shumë mbishkrime kushtuar perëndisë romake të pyjeve, të kullotave dhe të burimeve, Silvanës, prandaj në bazë të kësaj u përfundua se Vidasusi ilir me atributet e tij, përputhet me këtë perëndi romake dhe se, në bazë të kësaj shoqëruesja e tij Thana, i përgjigjet Dianës romake. Në asnjë vend tjetër emrat e këtyre hyjnive ilire nuk përsëriten më, por me të drejtë supozohet se ky çift hyjnor i cili në viset e tjera të Ilirisë ka mundur të ketë emra të tjerë, ka pasur një vend të rëndësishëm — ndoshta më të rëndësishmin - në hierarkinë e perëndive iiire. Për këtë nabindin monumenteteshumtatëngritura përndertë Silvanës, Dianësdhe përcjellësve të tyre, nimfave, të shpeshta sidomos në rajonin ku ka jetuar fisi i dalmatëve. Megjithatë, nuk është e mundshme të rindërtohet në bazë të këtyre monumenteve, e bile as në bazë të shenjave të posaçme, të cilat paraqiten në mbishkrime krahas emrave të tyre, të cilat zbulojnë më përafersisht karakterin e atyre hyjnive të vendit, fytyrën e vërtetë pararomake të Vidasusit dhe të Thanës.

Mbeturinat e kultit të Dianës, më saktësisht të kultit të perëndeshës vendase, Thana, i gjejmë edhe sot e kësaj dite mjaft të gjalla te shqiptarët,’6si dhe te poujt e tjerë të Ballkanit, që në mënyrën e vet tregon se çfarë domethënie kishte ajo hyjni në periudhën parahistorike dhe romake.

Në Bosnje dhe Hercegovinë përmenden mbishkrimet e disa hyjnive të tjera vendase, mirëpo disave nuk ua dimë as emrat, sepse janë ruajtur vetëm në interpretimin romak (intepretatio romana). I tillë ishte Armatusi, hyjni që nuk ekziston në panteonin romak por që në altarët e sakrificave që janë zbuluar në Duvno mban vetëm këtë emër latin, sipas të cilit mund të konkludohet se ka qenë perëndi vendase e luftës. Po kështu është edhe lidhur me Libernin, që për nga atributet e veta ka qenë mjaft i ngjashëm me Silvanën, mandej me Tenninusin, i cili me siguri do të ketë qenë, siç kuptohet dhe nga emri i tij latin, mbrojtës i kufijve. Në fushën e Gllamoqit hasim, përveç kësaj, reliefe të cilat paraqesin një hyjni të vendit, së cilës nuk ia dimë as emrin vendas e as atë romak. Besohet se në pamjen e saj duhet parë gjeniu i paraqitur lokal, mbrojtësin e shtëpisë dhe rojen e fatit të banorëve të saj.18

Në një altar sakrificash nga Uixha jo larg Sarajevës lexojmë emrin edhe të një hyjnie - Tadenusit. Në dedikim është identifikuar me Apolonin romak (Apollini Tadeno). Mbishkrimi është nga shek. III para e.re, e kjo është periudha kur në truallin ilir hasim një mori hyjnish romake, orientale e të tjera, kështu është edhe Tadenusi, për të cilin mendohet se nuk ka origjinë ilire, por thrakase.

Me origjinë thrakase është edhe kulti i të ashtuquajturit “kalorsi thrak”, hyjnisë së panjohur, reliefin e vogël të së cilës me pamjen e kalorësit të mveshur me një gunë që valëvitet, e gjejmë në një numër të madh, më shpesh në viset lindore ilire. Prej hyjnive të tjera ilire, të cilat i njohim nga emri, vëmendje të posaçme meriton Medaurusi, që në truallin ilir nuk ka lënë as gjurmën më të vogël, mirëpo ekzistenca e tij është dëshmuar në Lambesin e largët, në kampin romak në Numidi të Afrikës Veriore. Në tempullin e atjeshëm i ngriti në kohën e perandorit Mark Aurelit një ilir që ishte ushtar, dy mbishkrime të kësaj hyjnie. Në të vërtetë fjala është për dy këngët, në të cilat përmendet Medaurusi si mbrojtës i qytetit Risinium (Rhizoni ilir, Risani i sotëm në gjirin e Bokës së Kotorit), vendlindja e dedikuesit. Sipas përshkrimit të njërit nga këto mbishkrime, Medaurusi, shalonte kalin me shtizë në dorë.

Ekspertët (Wilhelm Tomaschek), të cilët u orvatën të bëjnë rikonstruktimin e pamjes dhe atributet e kësaj hyjnie, duke u nisur nga supozimi se mbishkrimet e përmendura u ngritën në tempullin kushtuar perëndisë, Eskulap, si dhe nga etimologjia e vetë emrit Medaurus (nga rrënja + med-mjekoj), përfunduan se do të ketë qenë hyjni e mjekësisë. Megjithatë, të tjerët (Karl Patsch), janë të prirur që në të të shohin perëndinë ilire të luftës, duke marrë parasysh përshkrimin e tij që e gjejmë në mbishkrimin nga Lambesia.

Lidhur me besimet e lashta te ilirët e viseve të jugut është e sigurt edhe paraqitja e një mbishkrimi, në të cilin përmenden Draconi dhe Draccena. Mbishkrimi është zbuluar në vendin Bllace afer Shkupit, domethënë në rajonin, ku në kohën parahistorike kulti i gjarpërit ishte shumë i fuqishëm. Prandaj, nuk është vështirë që në këto hyjni të shihet çifti gjarpëror i hyjnive vendase.

Edhe një varg hyjnish të tjera ilire na janë bërë të njohura nga mbishkrimet e periudhës romake, mirëpo për disa nuk dimë gjë tjetër përveç emrave, kurse ato pak gjëra që i dimë për të tjerat i dimë nga identifikimi i tyre me perënditë romake dhe nuk jemi gjithnjë të sigurt se janë gjurmë të kohëve pararomake. Në hyjnitë ilire, fytyrat e të cilave orvatemi t’i rikonstruktojmë sipas atributeve të epokës romake, çfarë është burimore ilire e çfarë u ka shtuar romanizimi shumëshekullor në identitetin e tyre burimor, vështirë që do të dimë ndonjëherë.

Totemizmi

Besimi i bashkësive njerëzore primitive se midis tyre, nga një anë, dhe kafshëve e bimëve, nga ana tjetër, ekziston një raport i posaçëm mitologjik në të cilin kafshët (më rrallë bimët, edhe më rrallë disa objekte) paraqiten në rolin e mbrojtësit dhe të parit të fisit ose të gjinisë, nuk ishte i panjohur as për ilirët. Për këtë besim dhe për fenomenin shumë kompleks shoqëror dhe religjioz që në shkencë quhet totemizëm.

dimë, kur është fjala për ilirët, fare pak. Në të vërtetë për totemizmin te ilirët mund të flasim vetëm në bazë të emrave të disa fiseve, të qyteteve dhe të njerëzve, të cilët në pikëpamje etimoiogjike mund të nxirren nga emrat e kafshëve ose të bimëve, dhe në bazë të këtij fakti të përfundojmë se shumë fise kanë besuar se rrjedhin prej kafshëve dhe bimëve përkatëse, kryesisht sepse gëzojnë mbrojtjen e tyre të posaçme.

Vetë emri ilir, siç kemi theksuar edhe më parë, është i lidhur për një kafshë toteme - gjarpërin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për lindjen dhe prejardhjen e të parittë fisit të gjinisë ilire, Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me gjarpërin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, fenikasit, Kadmi dhe gruaja e tij Harmonia - edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj.

Totemin e vet në trajtë kafshe ose të bimës e kanë pasur edhe fiset e tjera ilire: enkelejt, emri i të cilëve lidhet me ngjalat, taulantët, për emrin e të cilëve filologu i Zagrebit, Mayer gjen shpjegimin nëfjalën shqipe tallandushe (=dallandyshe); emri i fisit dalmat shpjegohet me fjalën shqipe, delmë (dele), ndërsa emri i dardanëve lidhet me emrin dardhë në gjuhën shqipe.

Një varg vendbanimesh ilire kanë pasur emrat që dalin nga bota shtazore, gjë që tregon se banorët e tyre kanë besuar se kafsha, me emrin e së cilës e kanë quajtur qytetin e tyre, ishte e para e tyre dhe mbrojtësja mitologjike.Të tillëjanë qytetet Ulcinium (Olcinium), Ulqini i sotëm, emri i të cilit nxirret nga baza indoevropiane ulkas (ujk), mandej Delminium, emër i nxjerrë nga e njëjta bazë, si edhe emri i fisit dalmat, etj.

Totemizmi si traditë ka qenë i gjallë në mesin e ilirëve, edhe në periudhën romake na shërbejnë si dëshmi një varg emrash të përveçëm që kanë origjinë nga kafshët e që i gjejmë nëpër monumente të ndryshme në varret e asaj periudhe.

Emrat e karakterit totem, qëjanë ruajtur në teponomastikën ilire dhe në antroponimi, tregojnë për ditët e kaluara, por mund t’i konsiderojmë si dëshmitarë të vonuar të një gjendje të lashtë në marrëdhëniet shoqërore dhe në botëkuptimet religjioze të ilirëve dhe të paraardhësve të tyre në këto vise.

Arti figurativ

Duke vazhduardrejtpërdrejt parimin estetiktë periudhës së bronzit, arti ilir në shekujt e parë të periudhës së vjetër të hekurit zhvilloi më tej stilin gjeometrik, që në atë kohë ishte në modë edhe në një pjesë të madhe të Evropës së mesme dhe të asaj veriore. Rathët koncentrikë, kombinimet e trekëndëshit, të rombit, të vijave të thyera — këto janë motivet më të shpeshta që paraqiten në objektet metalike, e më rrallë edhe në qeramikë. Ky është art i ftohtë, i krijuar për nevojat e blegtorëve, të bujqve dhe të luftëtarëve, art pa fantazi, me shekuj i pandryshuar, ashtu si rridhte e pandryshueshme edhe jeta e atyre që e krijonin dhe e atyre për të cilët krijohej. Orvatjet e vetmuara të formulimeve figu- rative nuk dalin aq qenësisht nga suazat ekzistuese të formulave gjeometrike.

Ndoshta ky art është shprehje e religjionit të paantropomorfizuar mjaft? Ose, ndoshta është rezultat i organizimit të rreptë shoqëror patriarkal, i cili individëve u linte fare pak hapësirë për “pikniqe” jashtë suazave të mendimeve, estetike dhe shoqërore, të cilat ua impononte ajo shoqëri?

Arti gjeometrik i periudhës së vjetër të hekurit nuk njeh aq ndryshime të mëdha në disa vise të ndryshme ilire siç do të shfaqen në fushën e artit në shekujt e mëvonshëm. Me disa veçori të vogla lokale arti gjeometrik i kësaj periudhe paraqet të njëjtat karakteristika në tërë territorin ilir. Mirëpo, karakteristika të njëjta ka edhe arti gjeometrik te shumë fqinj, prandaj për ndonjë variant specifik ilir të këtij arti të kësaj kohe vështirë as që mund të bëhet fjalë.

Qysh në shek. VIII, e sidomos në shek. VI para e.re një frymë e re paraqitet në artin e shumë viseve ilire. Arti i vjetër gjeometrik humb primatin e vet, ndonëse nuk do të pushojë asnjëherë, deri me okupimin romak, bile edhe më vonë deri në mesjetë, të luajë rol të rëndësishëm në tërësinë e shprehjes figurative ilire.

Në shek. VI para e.re fillon në drejtim të tokave ilire të depërtojë ndikimi i Heladës, drejtpërdrejt nëpërmes kolonive greke të cilat u themeluan ndërkohë në brigjet ilire dhe nëpërmes shkëmbimeve tregtare greke-ilire, të cilat në atë kohë filluan të zhvillohen shumë më tepër, ose edhe në mënyrë indirekte nëpërmjet viseve të helenizuara të Italisë fqinje. Zhvillimi i brendshëm i shoqërisë ilire solli në atë kohë krijimin e aristokracisë së fortë fisnore të vendit e cila nevojat e veta për objekte luksoze i plotësonte gjithnjë e më tepër me eksport (ose me plaçkitje) nga viset e zhvilluara greke dhe italike. Kërkesat për mallra të tjera nga ato të cilat i prodhonin mjeshtrit e vendit, shkaktoi edhe në viset ilire, ndryshime në kulturën materiale dhe shpirtërore në pajtim me nevojat e reja si dhe me frymën e re që u krijua në atë kohë në këtë pjesë të Evropës.

Ekspansioni i madh shpirtëror dhe politik i grekëve në këtë kohë përputhet me ndryshimet e përmendura brenda shoqërisë ilire, kështu që lidhur me këtë shfaqen një varg fenomenesh të reja në kulturën e ilirëve, e në radhë të parë në fushën e artit figurativ.

Një nga pasojat më të rëndësishme të kontakteve ilire me kulturën helene ishte shfaqja e artit toreutik kryesisht situlik në viset veriore ilire, që u paraqit rreth vitit 600 para e.re dhe vazhdoi deri në shek. IV para e.re.

Prodhimet kryesore dhe më të shumta të këtij arti, sipas të cilave mori edhe emrin ky art, janë situlat e shumta të bronzit (gjymat me kapakë) të stolisura me figura. Si tip i enës së bronzit situla së pari paraqitet në viset verilindore të Pellgut danubian dhe prej andej përhapet në drejtim të perëndimit dhe të jugut, kështu që arrin edhe deri te venetët në Itali dhe te ilirët në rajonet e Alpeve lindore. Në kohën e lulëzimit të artit të situlave enët prodhoheshin prej pafte të hollë bronzi, bëhen objekte të preferuara në të cilat me teknikën e shtypjes paraqiten skena nga jeta e përditshme, pamje të ceremonive fetare, kafshë, dhe motive të ndryshme ornamentale. Po këto motive paraqiten edhe në rrypat e brezit prej bronzi,33 dhe shumë më rrallë artisti parahistorik do të bëjë figura të ndryshme edhe në kapakët e situlave, në përkrenare dhe në objekte të tjera. Me bukurinë dhe pasurinë e vet të motiveve një situlë zë vend të posaçëm në kuadrin e prodhimeve të artit të situlave, të zbuluara në truallin ilir. Kjo është situla e famshme nga Vaça, afër Litisë, zbuluar qysh në vitin 1882. Në sipërfaqen e saj të jashtme mjeshtri kishte vënë tre friza paralelë. I sipërmi tregon kolonën në të cilën disa meshkuj ecin dhe mbajnë për frerësh kuajt, të tjerët u kanë hipur kuajve ndërsa ca të tjerë janë me qerre. Në frizin e mesëm shohim disa skena rituale dhe luftën e dy boksierëve të cilët luftojnë për trofe, përkrenaren me xhufkë të gjatë. Frizi i poshtëm paraqet një rresht me tetë kafshë.34 Në situla të tjera dhe në rrypat e brezit që janë zbuluar në Magdalenska Gora,35 Novo Mesto,36 Stiçna,37 në Valiçno Vasi, Zogorje dhe në lokalitete të tjera të Sllovenisë, mandej në Vizaçe (Nesactium Nant) të Istrisë, një repertor i tërë skenash të tjera plotësojnë dhe pasurojnë motivet e situlës së Vaçës. Kafshët mitologjike me krihë, shpendët moçalike, luftëtarë të armatosur, skenat e gjahut, pamje erotike etj., plotësojnë këtë botë të çuditshme, e cila papritmas është paraqitur para nesh.

Nga dita kur është zbuluar situla në Vaçe është paraqitur edhe çështja mbi origjinën e artit të situlave në truallin ilir - çështje që as sot e kësaj dite nuk është zgjidhur. Sipas mendimittë shumicës së autorëve të vjetër, ky art, si edhe të gjitha prodhimet të cilat i përkasin, janë me origjinë etruske-italike. Edhe sot po bëhen përpjekje të dëshmohet se qendrat prodhuese të këtij arti kanë qenë në truallin ilir, sidomos në Dolensko, madje në Vaçe dhe në Magdalenska Gora.

Këtë dilemë mbi prejardhjen e prodhimeve toreutike në truallin ilir nuk është lehtë ta zgjidhim. Argumentet të cilat kanë paraqitur arkeologët e vjetër në dobi të tezës etruske-venete (italike) qëndrojnë pjesërisht edhe sot, kurse midis tyre është e nevojshme të përmendet posaçërisht argumenti se skenat e paraqitura në ato prodhime nuk shprehin jetën e vendasve të truallit ilir, por jetën e qendrave të zhvilluara në Itali. Për këtë shkak, një kohë të gjatë, është konsideruar se situlat, rrypat e brezit dhe prodhime të tjera të artit të situlave të zbuluara në truallin ilir janë importuar nga qendrat etruske-venete. Zbulimi i një numri të madh të këtyre prodhimeve në Slloveni i ka detyruar ekspertët që të rishikojnë mendimet e mëparshme mbi origjinën dhe qendrat e prodhimit të atyre objekteve dhe që në truallin ilir të kërkojnë punëtoritë, në të cilat janë prodhuar. I pari që e bëri këtë ishte arkeologu slloven, France Starë, i cili duke studiuar rrypat e brezit me figura, vërtetoi se ata për nga forma e tyre dallohen prej atyre italike dhe gjithsesi janë punuar në truallin ilir. Mirëpo, jo vetëm forma e rrypave të brezit por edhe fakti se situla, si formë e enës është me origjinë nga Pellgu danubian verilindor, siç vërtetoi arkeologu gjerman Gero von Merhart, u shërbeu arkeologëve si argument në dobi të tezës mbi origjinën vendase si të situlave, ashtu edhe të pamjeve artistike në to.

Fatkeqësisht, çështja e origjinës dhe qendrave të prodhimit, qoftë të situlave, qoftë të rrypave të brezit nuk duhet të jetë e lidhur patjetër me çështjen e paraqitjes artistike në to. Në të vërtetë me zgjidhjen e origjinës së këtyre objekteve, nuk zgjidhet njëkohësisht edhe çështja se kush ka punuar në këto pamje figurative dhe kjo çështje do të mbetet e hapur derisa të mos dëshmohet se skenat, veshmbathjet, armët, veglat, mjetet muzikore, ato ceremoniale dhe tërë repertori i paraqitur në prodhimet toreutike u kanëtakuar ilirëve.Tani përtanijemi largprej asaj qëtë kemi dëshmi që shkojnë në favor të kësaj pikëpamje. Aq më tepër për shumë skena mund të thuhet me siguri se përmbajtja e tyre ikonografike është e huaj për mënyrën e jetës së vendasve, për kulturën shpirtërore dhe materiale ilire. Kështu mendojmë për shembull për atletët që luftojnë për trofe, qerret e luftës, kafshët mitologjike me krihë dhe shumë të tjera.

Duke u ballafaquar me këto dy fakte: situlat e bronzit dhe rrypat e brezit janë punuar në truallin ilir dhe se përmbajtja ikonografike e skenave që gjenden në to në shumicën e rasteve nuk shprehin jetën e masave në të cilat janë krijuar ato pamje, arrijmë në një shpjegim të mundshëm, se mjeshtril që i kanë punuar ato pamje figu- rative në objektet metalike këtë e kanë bërë në truallin ilir, por që nuk kanë qenë njerëz të vendit, por lë huaj që si mjeshtër shëtitës kanë ardhur në mesin e ilirëve dhe kanë punuar në shërbim të shtresës së pasur të aristokracisë ilire. Me këtë hipotezë,40 me sa duket, mund të shpjegohet pse këta mjeshtër që kanë punuar në truallin ilir nuk kanë paraqitur jetën që ka rrjedhur rreth tyre, por një tjetër jetë, një botë të huaj.

Nuk është vështirë të gjendet se nga kanë ardhur mjeshtërit shëtitës në mesin e iiirëve. Duhet lë jetë rajoni rreth lumit Po, ku në atë kohë, derdhen dhe gërshetohen ndikimet e Etrurisë, të Greqisë së Madhe. të Jonit. dhe ku krijohet një simbiozë shumë c gjallë e elementeve kullurore që vijnë nga anë të ndryshme në këtë rajon.

Në favor të hipotezës për mjeshtrit e huaj shëtitës, artistët si autorë të një pjese të madhe të prodhimexe të artit të situlave në truallin ilir shkon edhe fakti se krahas me këtë art arhtokratik ekzislon edhe një art shumë më modest kushtuar aristokratëve fisnorë. Në varrezat e të varfërve në Slloveni janë zbuluar edhe objekte artistike të punuar nën ndikimin direkt të ligjeve ikonografike dhe artistike të artit të situlave. Në Magdelenska Gora, në Vaçe dhe në lokalitete të tjera janë zbuluar, ndër të tjera, edhe fibula bronzi me qerret e vogla të plastikës me tre kuaj dhe me grahësin e tyre Për nga pamja e vet kjo plastikë e imët është replikë mjaft besnike e fytyrave që i gjejmë në prodhimet toreutike. Në fibulat e tjera harku është i stolisur me sfinga, por të njëjtin motiv e gjejmë si stoli edhe në përkrenare. Këto dhe shumë motive të tjera janë të huaja për artin burimor ilir dhe nuk mund t’i përcaktojmë ndryshe, por si imitime të motiveve dhe të frymës së artit të situlave, por që i ka punuar mjeshtri vendas për nevojat e shtresës më të varfer të popullsisë.

Megjithatë, këto imitime të artittë situlave nukjanë aq të shumta dhe as vendimtare në zhvillimin e artit popullor të ilirëve në këtë rajon. Duke vazhduar fuqishëm traditën e artit gjeometrik të Evropës së Mesme, sidomos të atij që qe zhvilluar në gjirin e kulturës së fushave të urnave, arti vendas vazhdon të jetojë duke bërë, aq më tepër një ndikim të përhershëm edhe në zhvillimin e vetë artit toreutik.

Në një vis tjetër ilir, në rethinën e Bihaqit të Bosnjës, ku jetoi fisi i japodëve, arti i situlave fitoi interpretimin e vet vendas, ilir në paraqitje shumë interesante figura- tive të vizatuara në pesëmbëdhjetë monumente të gurit.

Monumenti i tillë i parë, pjesë e arkës së gurit, në të cilën vihej hiri i të ndjerit (urna), u zbulua në nekropolin e Jezerinës në katundin Pritoci afër Bihaçit në vitin 1890. Në këtë fragment është paraqitur fytyra e një ushtari me përkrenare në kokë dhe me bririn për pije (riton) në dorën e djathtë, ndërsa me shtizë në të majtën. Ekspcrti i njohur për artin parahistorik, arkeologu i Vjenës, Moritz Hoernes vërejti menjëherë rëndësinë e madhe të këtij monumenti. Në të pa refleksin e artit të situlave, prandaj edhe ia caktoi datën në kalimin nga periudha e vjetër në atë të renë të hekurit.

Gjetjet e mëvonshme plotësuan repertorin e paraqitjeve figurale dhe njëkohësisht e komplikuan problemin e caktimit të datave të atyre monumenteve. Gati të gjitha pamjet që i shohim në to janë të lidhura me kultin e të ndjerit. Këto janë kolona mortore, marshe mortore, gjarpërinj si personifikim të shpirtit të të ndjerit, ceremonitë e sakrificës për të ndjerët (libatio), personazhet e heroizuara të të ndjerëve etj. Disa prej këtyre motiveve janë marrë nga ikonografia e artit të situlave (p.sh. motivi i shpendit në shpinën e lopës), lë tjerat megjithatë, janë autoktone dhe nuk kanë fare objekte krahasuese në këtë art. Arkeologu i Sarajevës Dimitrije Sergejevski, i cili është marrë më tepër me këto monumente, për shumë nga skenat e paraqitura kërkoi shpjegime në artin grek dhe në religjionin e periudhës arkaike, mirëpo përkundër kësaj të gjitha këto monumente i ka datuar në kohë shumë të vona — në periudhën romake (prej shek. 1 — III të e.r.). Për një konkluzion të tillë të çuditshëm Sergejevskin e shtyu fakti që në një urnë nga Ribiqi e stolisur në mënyrë shumë luksoze, gravurat e së cilës tregojnë ngjashmërinë më të madhe me artin e situlave, gjeti fibula dhe materiale të tjera nga koha romake. Megjithatë, në një umë tjetër nga Jezerina gjendet mbishkrimi latin prej të cilit merret vesh se në urnë janë vënë eshtrat e japodit të romanizuar, Ditius Sesteniusit, kështu që kjo e forcoi besimin se edhe urnat e tjera i përkasin kohës së okupimit romak.

Ky caktim i datës shkaktoi ngatërresa në mesin e arkeologëve të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë përkundër faktit se vetë Sergejevski para se të vdistë shprehu rezerva lidhur me këtë hipotezë. Vetëm kohëve të fundit disa nga autorët kthehen në rrugën e shqyrtimeve të cilën e caktoi M. Hoernes në punimet e tij të para lidhur me këto urna, mirëpo shumica edhe sot po përsërit mc këmbëngulje atë që as vetë Sergejevski nuk e besonte më.

Në disa nga punimet e hershme u kthyem pjesërisht nga datimi i mëparshëm i Hoernesit. Të ballafaquar me argumentet që në bazë të gjetjeve të reja i paraqit Sergejevski, i radhitëm paraqitjet figurative në ato urna në tre grumbuj të ndarë kronologjikisht. Në të parin do të shkonin urnat, pamjet e të cilave në pikëpamje ikonografike dhe stilistike, lidhen drejtpërdrejt me artin e situlave. Ky grup rrjedh nga shekulli V para e.re. e ndoshta edhe nga fillimi i shek. IV para e.re. Artistët që i kanë punuar inspiroheshin nga arti i situlave, i merrnin disa motive nga ky art, mirëpo çdo gjë ia përshtatnin shijes dhe nevojave të veta, duke u dhënë vizatimeve të veta përmbajtjen e cila i përgjigjej situatës shpirtërore në të cilën kanë punuar ata.

Njëkohësisht me këtë lind edhe grupi tjetër, më i paktë, i cili në mënyrë ikonografike lidhet drejtpërdrejt me motivet greke (p. sh. paraqitja e dy luftëtarëve me bririn për pije mbi kraterin të cilin e hasim në një urnë nga Ribiqi). Grupi i tretë në pikëpamje kohore i përket periudhës romake dhe në pikëpamje artistike paraqet një fazë të degjeneruar në zhvillimin e artit të japodëve, e cila me artin në urnat nuk ka pasur asgjë të përbashkët. Më tepër mund të flitet për ndonjë reminishencë të zbehtë e të pasuksesshme në artin parahistorik sesa për lidhjen e drejtpërdrejtë gjenetike midis këtyre dy fenomeneve artistike. Në të vërtetë, na duket se për shkak të trajtimit të këtyre dy fenomeneve si tërësi unike artistike është shkaktuar ajo ngatërresë lidhur me datimin e artit të periudhës parahistorike. Mbishkrimet latine të cilat kanë pasur rol aq të rëndësishëm lidhur me caktimin e kohës së urnave, gjenden vetëm në monumentet nga grupi ynë i tretë, ndërsa nuk ka asnjë urnë me paraqitjet nga dy grupet e para, kurse objektet romake të zbulura në urnën e përmendur në Ribiq, të cilat Sergejevskin e çuan në rrugë të gabueshme, u gjetën aty për shkak se ajo urnë u përdor për herë të dytë në përiudhën romake, e jo sepse ajo ishte krijuar në atë kohë.

Përkundër inspirimit greko-italik ky fenomen artistik tejapodët parahistorikë duhet vendosur në arritjet e prodhimeve autoktone artistike. Bota e paraqitur në ato urna është botë e vendasve e jo e të huajve, prandaj nga kjo rrjedh edhe konkluzioni se artistët të cilët i paraqitën në mënyrë tjetër duhet të jenë ilirë. Padyshim, këtu fjala është për mjeshtër të vendit, të cilët ishin të informuar mirë për artin e situlave, atë etrusk dhe grek.

Paraqitjet figurative në urnat e gurit nuk ishiri të vetmet prodhime artistike të këtij fisi ilir. Shumë të tjerë, japodët nga shek. V para e.r. e më tutje zhvilluan artin figurativ që në shumë prej manifestimeve të tij mori forma origjinale, që kishin zënë rrënjë fuqishëm në shprehjen e lashtë figurative të vendit. Përfaqësuesit karakteristikë të këtij stili autokton janë varëset e shumta të stilizuara antropomorfe të bronzit, nga nekropolat në Prozor, Kompole, Smilan dhe në lokalitete të tjera, mandej aplikacione të ndryshme në formë të kokës së kalit dhe të gjarpërit në fibulat dhe pektoralet, aplikacionet me figura njeriu, etj. Janë interesante sidomos pllakëzat me paraqitje figurale që u zbuluan në nekropolën e Prozorit, përmbajtja e të cilave është aq enigmatike si edhe origjina e motiveve të paraqtiura. Ngjashmëria e pllakëzave të tilla me një pllakë të zbuluar para disa kohësh në Gostil afer liqenit të Shkodrës dhe me një nga Oiimpi në Greqi, na zbulon, me siguri, se ku kanë gjetur japodët modelet artistike dhe përmbajtjen e tyre mitologjike për këto pllakëza.

Gjatë shek. V-IV para e.re. japodët njohin një varg të tërë objektesh të tjera të punuara artistikisht, siç janë varëset e bronzit me pamje të kalit, të gjelit, të puiave, të peshqve, kokërrza të qelqit me tri fytyra njerëzore nga nekropoli në Prozor dhe ato në Kompole, etj. Interesimi i japodëve për artin vjen gjithashtu në shprehje edhe në iidhje me importimin e objekteve artistike në mesin e të cilave, në radhë të parë, duhen përmendur figurat e shkëlqyeshme nga qelibari, të ciiat u zbuluan më 1955 në një varrezë në Kompole. Fjala është për tri koka femrash, për një figurë të shpendit dhe për një figurë mashkulii në qëndrim të mbledhur, të punuar në relef të ulët në një pllakë qelibari. Një figurë e ngjashme u zbulua më parë, më 1903 gjithashtu në Kompole, por ajo paraqet karakteristikat e artit kelt, prandaj për të mund të supozohet se është krijuar në truallin japod, ku ndikimi i keltëve në kulturën materiaie dhe shpirtërore ishte i dukshëm. Për figurat e tjera, megjithatë, të cilat për nga veçoritë e tyre stilistike mund të radhiten në qarkun e artit arkaik grek dhe prandaj mund të datohen nga shek. V para e.r. mund të thuhet me siguri se në truallin japod janë importuar.

Japodët nuk arritën të krijojnë stilin e tyre artistik, por krijuan shumë prodhime artistike, të cilat duhet radhitur në mesin e realizimeve më të rëndësishme artistike të ilirëve parahistorikë.

Nën ndikimin e fuqishëm të botës greke-etruske dhe të venetëve fqinjë në perëndim dhe të ilirëve të tjerë në veri dhe në lindje, në Istrie zhvillohet një aktivitet shumë i rëndësishëm artistik, që në Nesactium realizoi përmendoret më monumentale që u krijuan në truallin ilir gjatë parahistorisë. Fjala është për shtatore të shumta guri, gati të madhësisë natyrore, të cilat paraqesin hyjnitë vendase, dhe i kanë takuar, siç besohet, një qendre të shenjtë parahistorike. Figura më monumentale, e njëherësh edhe më interesante, është ajo e gruas lakuriq me fëmijën në prehër, e gdhendur në një relef të lartë në ballë të një blloku guri. Me siguri paraqet shtatoren e perëndeshës vendase të frytshmërisë. Në anën e sipërme të bllokut të gurit gjendej një figurë shumë realiste e kalorësit, prej së cilës ka mbetur e ruajtur pjesa e kalit dhe një pjesë e trupit të kalorësit. Disa figura meshkujsh lakuriq të dëmtuara më pak ose më shumë, fragmenti i kokës së femrës, mbeturinat e një koke kali dhe një numër i madh blloqesh guri, të stolisur me spirale dhe me kombinime të ndryshme meandrash (në disa ai ornament është formuar në formë të svastikës), ky është repertori i këtij arti, i cili prej ditës kur u zbuluan fragmentet e para e deri sot ka shkaktuar teori kontradiktore për origjinën dhe për kohën kur është krijuar.

Kur në fillim të këtij shekulli u zbuluan këto monumente, arkeologu Pietro Sticotti, duke insistuar në ngjashmëritë e motiveve, të ornamenteve me ato të stelave të kohës së bronzit nga Mikena e Greqisë, e lidhi artin nesakcian me kulturën mikene, duke gjetur në to shembujt në të cilëtjanë inspiruarartistët e Istrisë për punimin e spiraleve. Më vonë, ekspertët hodhën poshtë këtë tezë dhe kërkuan origjinën e kësaj tyre stilistike mund të radhiten në qarkun e artit arkaik grek dhe prandaj mund të datohen nga shek. V para e.r. mund të thuhet me siguri se në truallin japod janë importuar.

Nën ndikimin e fuqishëm të botës greke-etruske dhe të venetëve fqinjë në perëndim dhe të ilirëve të tjerë në veri dhe në lindje, në Istrie zhvillohet një aktivitet shumë i rëndësishëm artistik, që në Nesactium realizoi përmendoret më monumentale që u krijuan në truallin ilir gjatë parahistorisë. Fjala është për shtatore të shumta guri, gati të madhësisë natyrore, të cilat paraqesin hyjnitë vendase, dhe i kanë takuar, siç besohet, një qendre të shenjtë parahistorike. Figura më monumentale, e njëherësh edhe më interesante, është ajo e gruas lakuriq me fëmijën në prehër, e gdhendur në një relef të lartë në ballë të një blloku guri. Me siguri paraqet shtatoren e perëndeshës vendase të frytshmërisë. Në anën e sipërme të bllokut të gurit gjendej një figurë shumë realiste e kalorësit, prej së cilës ka mbetur e ruajtur pjesa e kalit dhe një pjesë e trupit të kalorësit. Disa figura meshkujsh lakuriq të dëmtuara më pak ose më shumë, fragmenti i kokës së femrës, mbeturinat e një koke kali dhe një numër i madh blloqesh guri, të stolisur me spirale dhe me kombinime të ndryshme meandrash (në disa ai ornament është formuar në formë të svastikës), ky është repertori i këtij arti, i cili prej ditës kur u zbuluan fragmentet e para e deri sot ka shkaktuar teori kontradiktore për origjinën dhe për kohën kur është krijuar.

Kur në fillim të këtij shekulli u zbuluan këto monumente, arkeologu Pietro Sticotti, duke insistuar në ngjashmëritë e motiveve, të ornamenteve me ato të stelave të kohës së bronzit nga Mikena e Greqisë, e lidhi artin nesakcian me kulturën mikene, duke gjetur në to shembujt në të cilëtjanë inspiruarartistët e Istrisë për punimin e spiraleve. Më vonë, ekspertët hodhën poshtë këtë tezë56 dhe kërkuan origjinën e kësaj ornamentike në Istri. Vërtet nuk është e qartë se pse artisti nga Istria do të kërkonte, jashtë vendittëtij, motivet të cilat i gdhendi në ato monumente, pasi ato motive ishin të njohura me kohë në Istrie si dhe në viset e tjera ilire.

Mirëpo, ndërsa prania e spirales dhe meandrave në ato monumente dhe veçanërisht ngjashmëria e tyre formale, e paraqitjes së motiveve në viset e tjera, shkaktoi dyshime përsa i përket origjinës së motiveve, shumica e arkeologëve nuk dyshon në ndikimet që në krijimin dhe formën artistike të plastikës nesakciane bëri bota helene. Vartësia e atyre plastikave nga ligjet estetike të artit arkaik grek, gjegjësisht nga derivatet e tij të italizuara dhe të etruskizuara të Italisë së mesme dhe asaj veriore, më qartë është e dukshme në kokën dyshe të gurit, që buron ndoshta nga Pula, e ndoshta edhe nga vetë Nesactiumi, e cila paraqet karakteristikat e dukshme të një varianti të barbarizuar të artit arkaik grek. Ndonëse jo në formë aq të qartë vartësia nga arti arkaik grek, mund të vërehet edhe në skulpturat e tjera të gurit nga Nesactiumi.

Plastika monumentale e gurit në Istri është e vetmja e këtij lloji në truallin ilir, dhe ky fakt përjashton mundësinë që shfaqjen e saj ta përfshijmë në zhvillimin organik të artit ilir dhe pasi një plastikë të tillë nuk e kanë krijuar as ato fise ilire që kanë qenë më afer Greqisë, e as ato që kanë jetuar në rrugën mes Istrisë dhe Greqisë, na duket pak e besueshme teza se arti arkaik i Greqisë ka ndikuar drejtpërdrejt në plastikën nesakciane. Është shumë më e besueshme që ndikimi në Istri të ketë ardhur nga qendrat e kulturës helene që kanë qenë më afër Istrisë, e të tilla kishte vërtet në Adriatikun e veriut. Mendojmë në qytetin etrusk-grek, Spina, që e themeluan etruskët në deltën e lumit Po qysh në shek. VI para e.re. dhe në të cilin shumë herët nisën të qarkullojnë anijet greke. Grekët në këtë qytet qysh në shek. V para e.re. kishin qendrën e tyre shumë të fortë tregtare, kështu që aty zhvillohej një tregti shumë e gjallë me popujt që jetonin në Adriatikun Verior, por edhe me të tjerët, shumë më larg. Nga kjo tregti kishin dobi të mëdha edhe istrët, të cilët nga Spina i ndante vetëm një udhëtim i shkurtër nëpër det.

Vartësia e plastikës nesakciane nga arti arkaik helen zgjidh njëkohësisht edhe problemin kontestues të kohës së monumenteve. Me mjaft siguri mund të thuhet se ai i përket shek. V para e.re., ndoshta janë edhe pak më të vona.

Zhvillimi i kulturës autoktone ilire në Istri dhe kontaktet e kësaj kulture me kulturën greke e qendra të tjera, rezultuan edhe nga shumë aktivitete e prodhime të tjeraartistike. Janë të shumta varëset në formë kafshësh të ndryshme, rrypat e brezit, të stolisur me motive gjeometrike ose me figura shumë të skematizuara të shpendëve moçalikë, saksive të qeramikës, të stolisura me motive të njëjta ose me spirale, meandra, svastika, plastika në argjilë etj.

Të gjitha këto janë prodhime vendase të cilat mjeshtrit e Istrisë i punuan duke iu përmbajtur shumë motiveve tradicionale dhe parimeve estetike. Në disa objekte ndihet ndikimi i jashtëm, e disa me siguri edhe janë importuar. Në mesin e këtyre të fundit janë edhe dy situla bronzi fragmentare me paraqitje figurash, të cilat i përkasin grupit të ngjashëm të situlave nga rajoni i venetëve dhe ilirëve në Slloveni. U zbuluan në një varr në Nesactium,59dhe janë të vetmet situla me paraqitje figurash që deri tani janë zbuluar në territorin e Istrisë, është vështirë të besohet se ato janë punuar në Istri.

Nëtë njëjtën kohë, derisa në viset veriore ilire zhvillohen fenomene të tilla artistike, në viset e tjera ilire, gjithashtu nën ndikimin e artit grek ose të greqizuar, filiojnë të paraqiten tonetë rejanëartin e vendasve. Gjatë shek. V dhe IV parae.r. ilirët evoluojnë me shpejtësi në kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, përvetësojnë shumë njohuri të reja teknologjike, përvetësojnë mundësitë e reja të formës artistike. Megjithatë, ndonëse shumë fise ilire në bregdet, sidomos ato në jug, kanë pasur të gjitha kushtet për një zhvillim më të madh të artit, nuk krijuan asgjë të ngjashme me atë që krijuan ilirët e veriut.

Në ato vise, sidomos në brendësi, ilirët zhvillojnë edhe më tutje artin e tyreekskluziv gjeometrik, duke përvetësuar nga grekët vetëm disa elemente të artit të tyre dhe të arteve të aplikuara, të cilat, megjithatë, nuk e ndërrojnë qenësisht pamjen e përgjithshmetë artit tradicional ilir. Tërë rajoni i kulturës së Gllasincit, përshembull, me përjashtime të rralla, nuk e njeh artin figurativ, e po kjo mund të thuhet edhe për rajonin midis Savës dhe Dravës, të Serbisë, madje edhe për disa vise bregdetare. Shumë shpesh prodhime të rralla figurash të cilat i hasim në këto rajone të gjera paraqesin frymën e artit ekskluziv kontinental të periudhës së hekurit, si p.sh. në qerret votive me katër shpendë shtegtarë, që u zbulua në Gllasinc.60 Vetë liburnët, të cilët me anijet e tyre mbizotëruan njëfarë kohe në detin Adriatik dhe shpeshherë shkonin edhe në bregdetin fqinj italik, dhe binin në kontakt me grekët, pak interesoheshin për artin figurativ.

Në këtë art kryesisht jofigurativ, është interesante shfaqja e një grupi figurash të vogla argjili që paraqesin njerëz dhe kafshë që janë gjetur në shumë lokalitete në brendësi të vendit. Për to në të vërtetë është vështirë të flitet si për objekte artistike, por paraqitja e tyre është e rëndësishme për shkak të çështjeve shumë të ndryshme, të cilat paraqiten për shkak të pranisë së tyre në periudhën e vjetër të hekurit. Janë zbuluar gati në të gjitha viset ilire, prej Sllovenisë në veri e deri në Maqedoni në jug, mirëpo më shumë janë zbuluar në vendbanimin lakustër në Ripaç afër Rihaçit (pesëmbëdhjetë ekzemplarë, disa nga të cilët janë të njerëzve disa të kafshëve) dhe në Ormozh të Sllovenisë (dhjetë të njerëzve e 13 të kafshëve). Shfaqja e kësaj plastike është mjaft e vetmuar në kuadrin e artit evropian të periudhës së hekurit, prania e tyre te ilirët, shpjegohet si mbeturinë e fundit e neoplastikës së rëndësishme dhe të shumtë të idhujve plastikë që kishin qendrat e veta në Pellgun danubian dhe në Ballkan. Ky shpjegim, besojmë nuk u përgjigjet, fatkeqësisht, pyetjeve për funksionin e kësaj plastike ilire, sepse është fare pak e besueshme se “idhuj” në kohën e hekurit kishin po atë përmbajtje religjioze dhe magjike siç e kishin edhe në kohën e neoeneolitit. Megjithatë është vështirë të pajtohemi me mendimet se atyre statujave nuk u duhet kushtuar ndonjë rëndësi e posaçme, se ato paraqesin lodra femijësh e të tjera, sepse për çfaqjen e tyre në aq shumë vendbanime duhet të gjendet ndonjë shpjegim më i pranueshëm. A mos ka lidhje, ndoshta, paraqitja e tyre me kultin e të ndjerëve, ose me larët e shtëpisë? Tani për tani nuk kemi mundësi të përgjigjemi për këtë dhe për pyetje të ngjashme.

Ardhja e keltëve nuk shkaktoi ndryshime të dukshme në artin e ilirëve, qoftë të atyre që nuk ranë nën pushtetin e tyre të drejtpërdrejtë, qoftë të atyre që me ta kishin vetëm marrëdhënie tregtare. Vetë keltët, të cilët u vendosën në ato vise, nuk zhvilluan aktivitet të madh artistik, prandaj nga prodhimet origjinale të artit të tyre mund të përmenden vetëm varëset e rralla antropomorfe, aplikacionet në formë të kafshëve, variacionet e skematizuara, tipike kelte në të ashtuquajturat monedha barbare, të cilat i prisnin vetë, stolitë karakteristike bimore në armë etj.66 E vetmja statujë e gurit që mund të lidhet me praninë e keltëve në truallin ilir është hyjnesha me tri koka, zbuluar në Zhdrapnje (në fshatin fqinj Vaçani, siç theksojnë disa nga autorët) afër Bribirit në Dalmaci, mirëpo shënimet e pasigurta mbi rrethanat e gjetjes lejojnë interpretime të ndryshme për karakterin e kësaj shtatoreje dhe për kohën e krijimit të saj.

Me okupimin romak arti ilir përjeton një transformim të thellë. Në fillim ilirët nuk shfaqën interesim të madh për kulturën që sollën okupatorët, por me kohë, pas qetësimit të situatës politike dhe pasi pushteti romak u bë pjesë përbërëse e jetës së përditshme, përfshirja e ilirëve në jetën urbane të të ardhurve, do të bëhet domosdoshmëri, kurse edhe vendasit që ishin larg nga qendrat e urbanizuara romake vazhdonin të jetonin me jetën e tyre, nuk do të munden për një kohë të gjatë të ruanin integritetin e kulturës së tyre të lashtë.

Procesi i gërshetimit të kulturës së vendasve me atë të ardhësve është shumë vështirë të rekonstruktohet në të gjitha detalet dhe në të gj itha viset. Në shek. I dhe të II të e.re. është vështirë të flitet për këtë gërshetim, sepse ajo që dimë për kulturën ilire nga kjo periudhë është aq e vogël sa që për të mund të flasim më tepër me hipoteza se sa me fakte. Vetëm më vonë, prej shek. III e tutje, arti i ilirëve paraqitet me intensitet më të madh, sidomos në ato vise ku ilirët i rezistuan më shumë procesit të romanizimit. Zgjimi i kulturës ilire në Perandorinë e vonshme është një nga pasojat e tronditjeve të shumta politike dhe ekonomike të Perandorisë, të cilat shkaktuan edhe ndryshime në statusin e popullsisë së vjetër vendase. Me Ediktin e Karakalës  ilirët në pikëpamje juridike bëhen qytetarë të barabartë të Perandorisë, e kjo rezultoi me formimin e elementit etnik në ushtri, në administratë dhe në jetën ekonomike. Njëkohësisht dobësimi i pushtetit qendror romak, të cilin e përcolli edhe dobësimi i kulturës klasike greke-romake, kishte si pasojë ilirizimin gjithnjë e më të madh të kulturës romake dhe krijimin e një arti të kontaminuar romak-ilir si një nga manifestimet më interesante të jetës kulturore të Perandorisë së vonshme.

Ky art ilir dallohet nga arti standard, akademik, romak sipas një vargu detalesh, por edhe për nga fryma e tij që është par excellence ilir. Me të drejtë supozohet se ilirët para se të fillonin në atë kohë të gdhendnin fytyrat në monumentet e varrezave dhe në përmendoret votive, skulpturat e tyre i bënin nga druri. Nga ky aktivitet i skulpturës nuk është ruajtur as gjurma më e vogël, mirëpo për nga mënyra se si mjeshtrit ilirë në Perandorinë e vonshme i gdhendnin figurat e tyre (relefi joplastik i ulët, mënyra e punimit të rrudhave vertikale në rrobe) mund të konkludohet se ishin më të mësuar për punë në dru se sa në gurë.

Vijat autoktone ilire, janë ruajtur më së tepërmi në monumentet që janë zbuluar në Hercegovinë, në Bosnje, në Zagorën Dalmatine, në Mal të Zi, bile në ato vise që ishin larg nga qendrat urbane dhe nga rrugët. Artistët vendasnë vendbanimet e largëta në brendësi të vendit, i gdhendin monumentet e varrezave me fytyrat e të ndjerëve si dhe monumentet votive me fytyrat e hyjnive të vendit. Më të shkathtët në punë me gurë, mjeshtrit bëjnë relefe mjaft të cekta, fytyrat e njerëzve i paraqesin en face, ndërsa vetë fytyrat i paraqesin në mënyrë simetrike në sipërfaqen e rrafshtë. Të gjitha këto tregojnë se mjeshtrit nuk kishin zotëruar sa duhet teknikën e skulpturës, mirëpo fuqia shprehëse e fytyrave të paraqitura dhe precizioni me të cilin janë bërë fytyrat tregojnë për mundësi të mëdha. Duke punuar me shekuj para kësaj në dru, artistët ilirë krijuan një art të pjekur, të rrumbullaksuar në pikëpamje stilistike, që në Perandorinë e vonshme paraqitet për herë të parë edhe në gurë.

Dyndjet e barbarëve dhe kushtet plotësisht të reja të cilat u krijuan në fillim të Mesjetës, ndërprenë zhvillimin e mëtejshëm të artit ilir. Vetëm ndonjë mbeturinë e këtij arti në Mesjetë, ndonjë motiv ornamental në monumentet e kësaj periudhe na bëjnë të mendojmë se shpata dhe zjarri i barbarëve nuk arritën të fshijnë plotësisht kujtimet e kulturës shumëshekullore ilire.

info@balkancultureheritage.com