Johann Georg von Hahn - Studime Shqiptare
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Johann Georg von Hahn - Studime Shqiptare

Këto fletë janë rezultate të një pune katërvjeçare, e megjithatë ato përmbajnë vetëm fragmente dhe asgjë të përfunduar. Për të përmbledhur në një tabllo të madhe të tashmen dhe të kaluarën e Shqipërisë, do të duheshin forca dhe mjete të tjera nga ato që kishte në dorë autori, ndaj edhe ai qe i shtrënguar të kufizohej me skica të veçanta të kësaj tablloje.

Autorit i shëmbëllen vetja me një shtegtar, të cilin rastësia e hedh në një vend armëmbajtës: këtu ai rnbledh disa grimca vezulluese nga rruga, më tej shkëput pakëz xeheror nga shkëmbi, apo lan një grusht rëre të artë dhe pas kthimit të tij, mostrat e mbledhura ia paraqet njohësit për ekspertizë. Dhe ja ç 'i thotë ky special- ist: mik, mostrat e tua përmbajnë vërtet diçka nga ajo që ti beson, por në mbledhjen e këtyre provave ti ke vepruar jo secundum artem dhe mban për të vërtetë diçka që s është veçse kallp; kështu më përgjigjet ai: dhe as që mund të pritej tjetër, meqë unë nuk jam i zanatit, ndaj edhe pyetja që shtrohet këtu nuk duhet të jetë se: a është * ar gjithçka të cilën unë e quaj të tillë, po se a mund, përgjithësisht, të gjendet ar atje ku kam qenë unë. Merruni pra, me deduksionet e mia deri sa të jeni bindur për këtë, pastaj lerini ato mënjanë dhe filloni e arsyetoni vetë. Unë u përpoqa, me sa munda, t’ju tregoj mjetet dhe rrugët për tëarritur këtë qëllim dhe këtu e shoh meritën time. Por nëse kjo punë e imja ju sjell përfitim dhe ju u gëzoheni këtyre thesareve të ruajtura, atëhere veproni edhe ju me mua, ashtu siç vepruan dikur pellazgët me Pelorin, i cili u pat prirë atyre në Thesalinë e sapozbuluar: mbamëni mend për mirë.

Nisur nga ky këndvështrim, autori i lutet kritikës që lëndën e mbledhur ta ndajë nga mendimi i autorit nibi të po aq prerë, sa ç 'është përpjekur ai vetë ta bëjë në këtë punim. Sepse, e thënë me zemër të hapur, tërë lëndën që përmbajnë këto fietë, ai e ka mbledhur me gjithë dashurinë dhe me gjithë seriozitetin për të cilin ka qenë i aftë. Ndaj edhe shpreson se kjo lëndë do t'i qëndrojë sprovës, çfarëdo fati të kenë hipotezat, të cilat ai vetë ka ngritur mbi bazën e tyre. Por me këtë ai nuk kërkon aspak të pohojë se gjithë të dhënat e tij janë krejt të sakta dhe të pagabuara, sepse askush më mirë se ai nuk e di sa vështirë është të gjendet e vërteta në Shqipëri, ndaj edhe ndreqjet nuk do të ishin për askënd më të dëshëruara sesa për të. Ai kërkon vetëm një gjë: që ajo të merret me po atë seriozitet me të cilin ai e ka mbledhur dhe për këtë shkak e quan të përligjur të ngrihet kundër çdo kritike "turistësh ", nëse nga xhadeja nëpër të cilën ata e përshkojnë vendin, nuk duken ato që përshkruhen këtu, apo nëse shënimet e hedhura nga grahës kuajsh, a mejhanexhinj nuk përkojnë me këto faqe.

Shtegtimet e shpeshta nëpër Shqipëri e kanë ndarë për vite të tërë autorin nga pjesë të veçanta të dorëshkrimit; të tjera, kur filloi shtypja, ishin ende të papërfunduara; të tëra këto, për shkak të largësisë së madhe midis Vjenës dhe Sirës (Syra), u shndërruan në një sprovë të madhe durimi. Në këto rrethana autori qe i shtrënguar të heqë dorë që, me anë të një përpunimi të fundit, të bënte rrumbullakosjet e nevojshme dhe të shmangte disa përsëritje.

Të dhëna kundërtore, megjithatë, deri tani ai ka gjetur vetëm një, e ajo ka të bëjë me numrin e shqiptarëve që banonin në mbretërinë greke. Në vëllimin e ll-të, faqja 1, ky numër eshtë dhënë sa gjysma e popullsisë së pjesës kontinentale të Greqisë. Në vëllimin e I—rë, faqja 32, po ky numër, sipas të dhënave të mëvonshme u zbrit në 170.000, dhe se sa e pasaktë ishte edhe kjo përllogaritje, del se, duke gjykuar nga dëshmitë më të reja, në luginën e Sperkut (Sperchius), nuk duhej të banonte asnjë shqiptar. Zoti Finlej (Finlay) u shpreh kundër autorit të kësaj vepre, kur ai, pas një vlerësimi të përafërt, e përllogariti në afro 100.000 këtë numër, ose në 1/10 e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Punimi i botuar në Austri, në vitin 1849, përmbi sistemin monetar turk, iu bashkëngjit dorëshkrimit përpara shpërthimit të krizës së tanishme bankare. Edhe pse ai nuk mund ta parashikonte këtë aso kohe, nga burimi i mësipërm del se politika monetare e pasqyruar atje, do të çonte, thuajse fare natyrshëm, në përpjekjen për të futur një kurs fiktiv këmbimi, çka edhe shkaktoi dështimin e sistemit të vjetër bankar. Të ishin përdorur shumat e pallogaritshme që kushtoi ky ekperiment, për vazhdimin e reformës monetare të nisur, kriza mbase edhe mund të ishte shmangur.

Shumë lëminj të dijes, nëpër të cilat autori lëviz, ishin për të që në krye të huaja, në të tjera ai nuk ishte familjar sa ç’duhej; është për këtë arsye që atij i duhej ta ndante kohën në mes të grumbullimit të lëndës dhe të parapërgatitjes studimore. Po kështu, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Janinë, ai qe i detyruara të kufizohej me një sasi të caktuar librash, nga të cilat do të duhej normalisht të kishte ndonja njëqind. Ndaj edhe punoi me atë gjendjen shpirtërore të një zagari të lidhur, që ndjen nga të katër anët erën e gjahut të freskët. Një qëndrim i mëvonshëm në Gjermani shkoi dëm për shkak lëngatash të rënda trupore, kështu që detyrimisht, shumë libra të mëvonshëm mbetën të pahapur, apo të lexuar përgjysëm. Këtu, në radhë të parë, vijnë në vështrim burimet nga Likofroni (Lykophron), Prokopi dhe Ana Komnena, si edhe nga veprat e fundit, studimet e Momsenit dhe të Lepsiusit për Italinë Veriore, të Cojsit (Zeus) për gjermanët dhe të Forshhamerit për Greqinë; shumë të tjerave, autori, meqë jeton prej 18 vjetësh në Lindje, nuk ua di madje, as emrin. Kështu që shumë mendime, të cilat ai i mban për të tijat, ka të ngjarë që tashmë të jenë trajtuar më mirë dhe më shterrueshëm nga të tjerët. Në mungoftë, në raste të tilla, cltati përkatës, autori lutet që shkaku të kërkohet tek mungesat e tij në lexim, sepse, ndryshe, atje ku ai ka marrë prej të tjerëve, burimi është shënuar gjithmonë me shumë kujdes.

Përsa i takon pasqyrimit autori ka synuar gjithmonë të jetë i qartë dhe i esëllt dhe të mos mëtojë asnjëherë më tepër nga sa beson se mund të përfaqësojë. Ai e thotë këtë me qëllim që fjalitë dyshuese dhe pikëpyetjet që gëlojnë në mjaft pjesë të librit, të mos merren si bishtnime dobësie. Kur dikush merr të hapë një shteg nëpër pyll, atij i duhet të lerë shumë trungje, ndryshe nuk shkon gjatë, por njëherësh ai nuk duhet edhe të pandehë se ka ndërtuar një xhadë.

Pikëpyetjet që këto faqe venë para shkencës, prekin shumë pikëpamje tashmë të njohura dhe autori nuk ka frikë se ato mund të kalojnë pa tërhequr vemëndjen; përkundrazi, ai është përgatitur për t ’u përballur me shumë kundërshtime. Një palë do të ndjehen të lënduar keqas nga kjo ndërhyrje e vrazhdë në rrethin e ideve të tyre tashmë të dashura, do të kënaqen ta bëjnë vetë hesapin dhe, duke përshkruar lajthitjet e kryera e duke i trajtuar ato toptan si një paradoks, ta thyejnë shkopin mbi kurriz të tyre. Të tjerë nuk do ta bëjnë këtë gabim arsyetimi, por do ta shikojnë punimin si të denjë për t ’u marrë me të dhe këtyre autori u premton, sipas mundësive, t’i dëgjojë me vemendje dhe t’u jetë mirënjohës për çdo mësim.

Ndërkaq, jo rrallë, atë e kap shqetësimi se ka vërtetuar si shumë; është për këtë që ai nuk i është gëzuar edhe aq zbulimit të elementëve pellazgjikë tek dorianët, dhe i ka kundërshtuar ata sa ka mundur. Për të, përgjithësisht, pellazgjikja dhe helenikja janë të shkrira kaq ngushtësisht, sa njera mund të ndahet vetëm në kurriz të tjetrës dhe ai pohon se ndodhet në pozitën e atyre, për të cilët pellazgët janë të pakapshëm, sepse sa më shumë prova gjenden për ta, aq më shumë davariten helenët, aq më e errët bëhet pyetja: Kush ishin ata? Dhe nga erdhën? Gati-gati duket sikur vetë Herodoti këto pyetje ka bërë, kur thotë: “e ndarë nga pellazgjikja dhe në vetvete e dobët është dega helene; nga fillesa të vogla, falë vërshimeve të fiseve të shumta barbare, ajo më vonë u bë një masë e madhe popujsh. Përkundrazi, për mendimin tim, populli pellazg, si një popull barbar, nuk ka njohur kurrë ndonjë rritje të ndjeshme."

Sido që të jetë, autori do ta ndjente veten të shpërblyer më së miri, nëse këto faqe do të ndihmonin për ta kthyer helenizmin përsëri tek njerëzimi, prej të cilit janë munduar ta veçojnë; ai ka qenë dhe mbetet lulja e tij më e bukur, por që e shfaq shkëlqimin e saj vetëm në këndvështrimin e drejtë.

Me këmbë të mbarë!

Sira (Syra), Pashkë, 1853

info@balkancultureheritage.com