Kështjella e Limarit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kështjella e Limarit

Krahina malore e Zagorisë dhe Pogonit kufizohet ndërmjet Malit të Dhëmbelit dhe vargut Lunxhëri- Bureto. Kalimi në të nga Lugina e Drinos, i mundshëm vetëm nëpërmjet Luginës së Suhës, hermetizohet nga fortifikimi në Labovën e Madhe, ndërsa ai nga Lugina e Vjosës, i mundshëm vetëm nëpërmjet luginës së Lumit të Zagorisë, hermetizohet nga fortifikimi në fshatin Limar. Terreni përreth është i përshtatshëm për blegtori dhe bujqësi të kufizuar.

Fortifikimi kurorëzon një kodër shkëmbore e cila përzgjatet nga jugu në veri. Drejt perëndimit kodra bie me 40 - 45° pjerrësi ndërsa nga lindja dhe veriu rrëzohet thikë. Muret rrethues të fortifikimit 1,5 hektarësh qarkojnë anën e gjatë perëndimore dhe një pjesë të anës së shkurtër veriore. Në lindje dhe veri mbrojtja i besohet shkëmbit të thiktë. Në perëndim, ndonëse terreni është mjaft i pjerrët, vijon një sistem paralel muresh të dyfishtë, 50 m larg njëri - tjetrit, të cilët e ndjekin terrenin me vija të drejta dhe kthesa këndgjera ose kënddrejta. Muri i jashtëm është i pajisur me kulla, veçori e të cilave është gjatësia më e madhe se gjerësia (8,5 x 5,5 m). Hyrja në murin e jashtëm e tipit ballor mbrohet nga një kthesë e terrenit dhe murit. Hyrja tjetër (2,25 m) në murin e brendshëm është po ballore.

Muret (2,50 m) përbëhen nga dy faqet e lidhura tërthor me njëra-tjetrën (2,5 - 3 m) dhe emplecton-i i shtresëzuar me gurë. Blloqet e tija janë katërkëndësh me lartësi 0,7- 0,15 m me ballë të thyer vrazhdët dhe faqe anësore të latuara. Fugatura vijon horizontale, por e dhëmbëzuar. Krahasuar me fortifikimet e tjera të luginës së Drinos dhe Vjosës muratura është më e çrregullt, më “provinciale”

Fortifikimi

Fortifikimi kurorëzon një kodër shkëmbore e cila përzgjatet nga jugu në veri. Drejt perëndimit kodra bie me 40 - 45° pjerrësi ndërsa nga lindja dhe veriu rrëzohet thikë. Muret rrethues të fortifikimit 1,5 hektarësh qarkojnë anën e gjatë perëndimore dhe një pjesë të anës së shkurtër veriore. Në lindje dhe veri mbrojtja i besohet shkëmbit të thiktë. Në perëndim, ndonëse terreni është mjaft i pjerrët, vijon një sistem paralel muresh të dyfishtë, 50 m larg njëri - tjetrit, të cilët e ndjekin terrenin me vija të drejta dhe kthesa këndgjera ose kënddrejta. Muri i jashtëm është i pajisur me kulla, veçori e të cilave është gjatësia më e madhe se gjerësia (8,5 x 5,5 m). Hyrja në murin e jashtëm e tipit ballor mbrohet nga një kthesë e terrenit dhe murit. Hyrja tjetër (2,25 m) në murin e brendshëm është po ballore.

Muret (2,50 m) përbëhen nga dy faqet e lidhura tërthor me njëra-tjetrën (2,5 - 3 m) dhe emplecton-i i shtresëzuar me gurë. Blloqet e tija janë katërkëndësh me lartësi 0,7- 0,15 m me ballë të thyer vrazhdët dhe faqe anësore të latuara. Fugatura vijon horizontale, por e dhëmbëzuar. Krahasuar me fortifikimet e tjera të luginës së Drinos dhe Vjosës muratura është më e çrregullt, më “provinciale”.

Identifikimi

Kështjella kishte për qëllim kontrollin e daljes nga Zagoria në trevën e Vjosës. Si i tillë fortifikimi duhet të jetë ndërtuar nga Atintanët dhe jo Kaonët drejt Vjosës dhe si i tillë duhet të bënte pjesë në territorin e atintanëve dhe jo atë të kaonëve.

info@balkancultureheritage.com