Kështjella e Ali Pashës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kështjella e Ali Pashës

Kalaja madhështore e vezirit të Janinës përfshin një hapësirë trapezoidale prej 395m maksimumi gjatësi dhe midis 110 dhe 185m në gjerësi. Konturet e kësaj ndërtese të madhe ndjekin trajtën e terrenit në të cilin është ndërtuar. Skajet e murit të gjatë lindor janë të përcaktuara nga pjerrësia e luginës së lumit të Bënçes. Pikat më të cënueshme, anët lindore, jugperëndimore dhe veriperëndimore janë të përforcuara nga kulla të forta tetëkëndore dhe gjashtëkëndore. Në kështjellë bëhet e mundur hyija me anë të tri portave, dy të vogla në muret e gjata lindore dhe perëndimore dhe një tjetër të një forme më të bukur në murin e shkurtër jugor. Kjo e ftindit është quajtur “Porta e vezirit”. Fillimi i rrugës drejt kësaj porte të çon drejtpërdrejt në kryeqytetin e vezirit, në Janinë. Në kamaren që e rrethon këtë portë kanë mbetur të ruajtura dy mbishkrime osmane. Ata përmendin emrin e Ali Pashës dhe datën e ndërtimit të kështjellës. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që këto mbishkrime të vlefshme të studioheshin me hollësi. Në një kamare të ngjashme në portën perëndimore dhe atë lindore, janë ende të dukshme gropat ku ndodheshin dikur mbishkrime të tjera.

Fortesa e Tepelenës është e fundit nga vargu i gjatë i atyre të ndërtuara nga Ali Pasha. Ajo është ndërtuar në vitet e fundit të sundimit të tij, rreth vitit 1820, dhe mbeti e papërfunduar. Fortesa paraqet disa veçori, të cilat i gjejmë në shumicën e veprave të Aliut, por është plotësisht unike në planimetri. Kjo është ndoshta veçoria më e spikatur e të gjitha ndërtesave të tij. Asnjëra prej kështjellave nuk ka një planimetri të njëjtë apo të ngjashme me kështjellat e tjera. Veçoria më e pazakonshme e kështjellës së Tepelenës është mungesa e kullave në murin e gjatë lindor, i cili zgjatet përtej lumit për të maskuar qytezën mesjetare. Me qëllim për të bërë një rrethim të mjaftueshëm, muri është i çarë në disa vende dhe me vrima nga brenda. Në këtë mënyrë formohet një lloj daljeje, nga e cila mund të sulmohet zjarri rrethues. E njëjta gjë është bërë në muret veriore dhe perëndimore. Forma e tri kullave të kështjellës të përmendura më sipër, mezi paraqet ndonjë gjurmë të ndikimit perëndimor. Ato pasojnë konceptin e kullës shumëkëndore osmane të shekujve XVII dhe XVIII.

Ndërtesa paraqet një numër veçorish të tjera tipike. Muret janë ndërtuar për t’i rezistuar zjarrit të armëve, duke qenë relativisht deri në 5 metra të trashë. Muret janë shumë të pjerrët nga brenda meqë rriten në lartësi. Një gjë e tillë është për të marrë efektin rikoshet gjatë gjuajtjes me armë. Muret janë përballë një shtrese prej guri të prerë mirë me fortësi të madhe. Këta gurë janë të lidhur me shtresa llaçi shumë të holla dhe të forta. Në pjesën e brendshme të mureve është përdorur gur kave dhe i papërpunuar, i lidhur me një shtresë të trashë llaçi dhe i përforcuar nga zinxhirë. Ky është lloji i ndërtimit i përdorur në të gjitha kështjellat e Aliut. Ky stil njedh nga arkitektura vendore dhe fetare tradicionale e Shqipërisë së Jugut dhe të Epirit. Në disa vende parapeti është ruajtur dhe paraqet frëngjij për armë të ndërtuara mirë dhe vrima të veçanta për pushkët. Kështjella ka të njëjtat hyije karakteristike si ato të Janinës, Prevezës, etj. Gjë shumë e mrekullueshme është përdorimi i makikoulis-it, një element nga mesjeta, i cili ishte plotësisht i vjetëruar dhe i braktisur nga arkitektura europiane si dhe nga ajo ushtarake osmane disa shekuj përpara ndërtimit të kështjellës së Tepelenës: ky element ilustron nivelin teknik dhe kulturor të zonave të largëta malore shqiptare dhe epirote, të cilat ishin konservatore, por, sidoqoftë, të populluara. Tiparet teknike dhe arkitektonike të përshkruara e qartësojnë faktin se fortesa e Tepelenës ishte projektuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat e zonës.

Brenda kështjellës nuk është ruajtur ndonjë ndërtesë me vlerë arkitekturore, përveç kështjellës së vjetër të Bajazidit. Ajo shërbeu si një lloj pike e fortifikuar për ndërtesën e re. Brenda mureve ndodhen disa banesa të thjeshta, por pjesa më e madhe e sipërfaqes është bosh. Strehimi për garnizonin dhe depot e municionit dhe të ushqimit ishin ndërtuar nëpër mure, duke formuar një njësi të vetme me to. Një gjë e tillë bëhej, me qëllim për të ulur mundësinë e ndonjë sulmi me zjarr. Korridoret e gjata në formë boti të mbuluara janë një objekt shumë i vështirë për t’u qëlluar nga zjarr i drejtpërdrejtë. Sot janë ruajtur vetëm disa gjurmë të këtyre korridoreve.

Në kështjellë janë bërë disa punime për grumbullimin dhe pastrimin e mbeturinave. Ndërtesa është një monument kulture i njohur dhe i ruajtur zyrtarisht.

info@balkancultureheritage.com