Kalatë

Kalatë

Muret e qytetit mesjetar të Beratit, të ruajtura thuajse plotësisht, janë një pasqyrë e së kaluarës së gjatë dhe të pasur të këtij qyteti. Bazat e tij e kanë origjinën në kohërat ilire. Në vende të ndryshme, themelet e veprave arkitekturore përbëhen nga blloqe të shumta; këto blloqe janë vënë re nga Evliai, i cili i ka krahasuar me ndërtimet në Hebron, Palestinë dhe Bender. Kërkimet arkeologjike të kohëve të fundit kanë nxjerrë në dritë shumë më tepër vepra të tilla ilire.

Forma e fortifikimeve të Beratit është e përcaktuar në varësi të vendit, mbi një pllajë të izoluar dhe të çrregullt, 187m mbi lumin Osum. Muret rrethonin anët e pllajës. Gjatësia e tyre totale ishte 1430m. Ato janë të mbrojtura nga 24 kulla të formave të ndryshme. Në zona të ndryshme, përgjatë të gjitha pjesëve të rrethimit, mund të shihen akoma mbetje të veprave ilire. Kjo të çon në përfundimin se forma e kalasë nuk ka ndryshuar në themel, që nga Antikiteti i hershëm.

Një kërkim më i hollësishëm, i bërë mbi këto fortifikime nga studiuesi shqiptar Apollon Baçe, nxorinë dritë pesë periudhakryesore të ndërtimit. E para i përket fortifikimit ilir të shekullit të katërt (p.e.s). Fortifikimi i hershëm bizantin nuk është zbuluar akoma, edhe pse ka baza për të supozuar që fortifikime të tilla u rindërtuan tërësisht nga perandori Justinian. Prokopi (Procopius) i ka përmendur ato midis fortifikimeve të bëra prej tij në Epirin e Ri. Pjesa më e madhe e fortifikimeve të sotme, daton në kohën e Despotatit të Epirit, në fillim të shekullit XIII. Monogrami i despotit Mihal Komnenit dhe data 1205 janë akoma të ruajtura tek porta kryesore. Fortifikimi karakterizohet nga altemimi i blloqeve të vegjël të gurëve të prerë dhe tre vargje me tulla. Në vitin 1280, kohë në të cilën Berati ishte një bazë shumë e rëndësishme e mbretërisë Anzhu, u bënë disa riparime. Faza e tretë është ajo e principatave shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XIV, kur qyteti sundohej nga familja Muzakaj. Në këtë kohë, disa kulla u restauruan e u rindërtuan dhe ura kryesore e lumit, poshtë anës jugore të qytetit me mure, u lidh me fortifikimin kryesor me anë të dy mureve mbrojtëse.

Këto mure rrethuan gjithashtu edhe manastirin Sh. Mehilli, të përmendur nga Evlia Çelebiu. Osmanët e morën kalanë pa dhunë, kështu që nuk ishte nevoja për ndonjë riparim të menjëhershëm pas vitit 1417. Pas rrethimit nga trupat e Skënderbeut, në vitin 1455, pjesët e shkatërruara të mureve u riparuan përsëri. Fortifikimi i mëparshëm osman ndodhet kryesisht në kullën 13 dhe në muret midis kullës 13 dhe 15, në pjesën jugore. Gjithashtu, disa fortifikime u bënë edhe mbi portën kryesore. Kjo portë, që tashmë është e mbyllur, ka sipër një hark dyfish prej tulle, ndërtuar sipas stilit osman. Harku i ulët është në formë rrethore. I dyti, harku i sipërm, shërben si një hark ndihmës. Ai ka formën tipike osmane me dy qendra. Hapësira midis dy harqeve është e punuar me një teknikë kluasonazhi, e realizuar mirë prej guri të prerë me kujdes dhe me dy vargje horizontalë dhe vertikalë tullash. Pjesa më e madhe e kësaj mbushjeje tashmë është shkatërruar. Ka shumë mundësi që në një hapësirë të tillë ndodhej edhe mbishkrimi osman, ku përmendet procesi i riparimit. Ai është shumë afer hyijes kryesore.

Pjesa e riparuar dhe e shtuar gjatë periudhës osmane është një kalim në formë harku, i cili të çon në bregun jugor të kalasë, përgjatë lumit. Me anë të saj, gamizoni zbriste lirisht përgjatë lumit, të papenguar nga zjarri i ndonjë force armike. Ndërtimi i hershëm osman dallon me fortifikimin e periudhave të mëparshme nga cilësia e tij, i ndërtuar vetëm me blloqe të ndritshme, pa përdorim të copave prej tulle. Gjithashtu, muri mbrojtës perëndimor që zbriste drejt lumit, është kryesisht një prodhim osman i shekullit .

Në shekullin XVI dhe XVII lindi nevoja për riparime të kalasë, e cila në atë kohë e kishte humbur fimksionin e saj mbrojtës. Një situatë e tillë ndryshoi në shekullin XVIII, kur qeveria qendrore osmane filloi ta humbë në mënyrë të vazhdueshme ndikimin mbi provincat periferike. Feudali thuajse më i pavarur, Kurt Ahmed Pasha, që ishte në konflikt me derebejlerët e tjerë të mëdhenj, urdhëroi që kalaja të restaurohej dhe t’i përshtatej nevojave të luftimeve të asaj kohe. Hollësi më të shumta, rië lidhje me një punë të tillë, janë të ruajtura në kronikën e Kostadinit të Beratit. Sipas këtij burimi, ky restaurim u bë në vitin 1768 nga 450 muratorë (ustallarë). Gjatë rrjedhës së punës, kullat 7, 10, 14, 17, 20 dhe 22 u rindërtuan plotësisht në formën e një fortese të ulët me katër faqe. Muri i blloqeve të vegjël, të prerë, është rreth tre metra i trashë. Fortesat janë të mbushura me dhe. Ato mund të mbanin armë të përmasave të ndryshme. Frëngjitë, të ruajtur në vende të ndryshme, kanë përmasa prej 1 m brenda dhe 2.80m jashtë. Fortesa më jugore, nr. 14, është e një forme të ndryshme. Ajo është gjashtëkëndore dhe ka tri mazgalla. Kjo fortesë e rëndësishme dominon luginën e lumit dhe rrugët e qytetit. Të tjerat janë të vendosura në intervale të rregullta përgjatë murit rrethues.

Pas shtypjes së kryengritjes shqiptare të vitit 1832, osmanët bënë disa çmontime në kalanë e Beratit, por pa e dëmtuar strukturën themelore të saj. Më pas, fortifikimet u lanë të shkatërroheshin. Pas Luftës së Dytë Botërore, muret e qytetit renditeshin midis monumenteve historike më të rëndësishme të Shqipërisë. Kohët e fundit është bërë një punë mjaft e madhe për ruajtjen dhe restaurimin e tyre.

info@balkancultureheritage.com