Kali
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kali

Kafsha tjetër e cila në simbolikën htonike ilire ka luajtur rol të rëndësishëm, ishte kali. Edhe kulti i kësaj kafshe është i dokumentuar me burime arkeologjike dhe të shkruara. Mirëpo, as njëra e as tjetra nukjanë të mjaftueshme për të pasur një pasqyrë të qartë mbi të gjitha aspektet e këtij kulti në të gjitha viset ilire.

Gjetjet arkeologjike na çojnë, para se gjithash, në përfundimin se depërtimet e popujve kalorës nomadë nga stepat e Evropës Lindore kanë luajtur rol vendimtar në përhapjen e kultit të kësaj kafshe në trevën ilire, prandaj kuptohet që ky kult ka qenë më i përhapur në ato treva, ku edhe ndikimi i elementeve nomad ka qenë më i fortë, përkatësisht në trevat e Alpeve Lindore, japode dhe të Istrës e në masë më të vogël edhe në trevën e Gllasincit.

Le të shohim së pari çfarë na thonë gjetjet arkeologjike. Në qarkun kulturor të Alpeve Lindore, ku ndikimi shpirtëror i kalorësve nomadë ka qenë mjaft i fortë, figurat e kuajve janë me shumicë. Më të rëndësishme janë ato në rrotë të gjetura në Podzemelje (T. XXIII, 2) dhe në Dragatushë te Çërnomilji (T. XXIII, l). G. Kossack supozon se kuajt si kafshë kulti kanë zënë vendin që më parë e kanë pasur shpendët në qerre të tilla, ndërsa dëshminë për ndërrimin e simbolit në qerre e sheh pikërisht në gjetjet e përmendura në Slloveni.86 Me siguri që simboli i ri në disa raste ka zënë vendin e simbolit më të vjetër - të shpendit. Mirëpo, numri i madh si i shpendëve ashtu edhe i kuajve nga e njëjta kohë, flet për atë që këto dy simbole kanë ekzistuar njëri pranë tjetrit. Në trevën e Alpeve Lindore, ndër të tjera, këto dy simbole paraqiten bashkë, siç është p.sh. rasti në fibulat me kuaj në hark dhe shpendë në këmbë, prandaj, nga kjo mund të shihet, se ata kanë bashkëjetuar dhe janë komplementuar midis tyre.

Nga mbarimi i kohës së vjetër të hekurit, në këtë trevë, kali bëhet kafshë e rëndomtë e kultit. Figurën e tij e gjejmë shumë shpesh në këmbët e fibulave të varianteve të ndryshme nga mbarimi i periudhës së vjetër dhe fillimi i periudhës së re të hekurit, të cilat ndeshen më shpesh në Slloveni (T. XIX, 3), por në masë më të vogël edhe nga perëndimi e deri në Zvicër. Fibulat me protomin e kalit i ndeshim shumë rrallë edhe në trevën japodike (T. XIX, 7,989 dhe pa marrë parasysh ndryshimin në stil, përmbajtja e tyre simbolike është pa dyshim e njëjtë.

Figurën e kalit në trevën e Alpeve Lindore e ndeshim më tej në formën e varseve, në kapset e brezave të femrave prej bronzi nga periudha e re e hekurit - karakteristik për kulturën e Latën, por mbaresat e të cilëve në formë të kokës së kalit e zbulojnë lidhshmërinë e tyre me traditën e lashtë shpirtërore në këtë trevë, në këllëfet e krijuar nën ndikimin ikonografik të kulturave italike, në këllëfet e shpatës nga Cvetezha te Vaçi, dhe në aplikat prej plumbi nga Magdalenska Gora, Toplica (T. VI, 6), dhe Stiçna. Këto aplika janë me rëndësi të posaçme, për arsye të varësisë së tyre ikonografike dhe përmbajtjes së drejtpërdrejtë nga arti i nomadëve.

Varësia nga arti nomad i Alpeve Lindore mundet të haset edhe pak më në jug, në trevën e fisit ilir të japodëve. Kjo vlen vetëm për një sërë varësesh prej bronzi në formën e figurës së kalit me kokë të kthyer prapa dhe me bisht të ngritur lart, kështu që koka dhe bishti i ngritur mbi trup formojnë siluetë në formë të gjysmëhënës (T. XIX, 6). Përveç figurave të vogla, në trevën e japodëve janë zbuluar edhe shumë të tjera qoftë si varëse më vete (T. XIX, 5, 8)" ose, madje si protome në varëse dhe pektorale të ndryshme (T. XIX, 11; T. XXI, 1,5), në pllakat dekorative, fibulat (T. XXI, 7), kurse figurën e kësaj kafshe e gjejmë gjithashtu shpesh në urnat figu- rative të hirit prej guri (T. XX). Në formën e kokës së kalit përfundon edhe gypi për rrshiq prej argjilit të pjekur që është zbuuar në një varr në Sanski Most.

Sipas këtyre paraqitjeve të shumta të kalit ndër të cilat disa do të shohim më tej, kanë pasur pa dyshim domethënie simbolike, është e qartë se kjo kafshë në religjionin dhe simbolikën e japodëve ka pasur rol shumë të theksuar.

Kali si kafshë kulti ka pasur rol të rëndësishëm edhe te istrët. Në varret e në vendbanimet e tyre gjejmë shpesh varëse me formë të kësaj kafshe (T. XIX, 1,2), një paraqitje e kemi edhe në enën prej qeramike nga Bërtonigla. Megjithatë, shumë më interesante është gjetja e figurave të kalorësit prej guri nga Nesactiumi, për të cilin me siguri mund të thuhet se paraqet një hyjni vendase.

info@balkancultureheritage.com