Kanina
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kanina

Ky emën del në Mesjetë në vendin e emnave të qyteteve të vjetër të Bylisit, Aulonës dhe Oricumit dhe paraqet një farë interesi për ne, gjermanët, sepse vendi figuron në prikën që mbreti Manfred mori kur u martue me Helenën, të bijën e despotit të Epirit, Mihaelit. Leake (I,2) mendon se kështjella asht ndërtue mbi rrenoja ndërtimesh helene; për aq sa munda unë me e hulumtue këtë tezë, u gjendën vërtet blloqe katërkandëshe guri të Antikitetit, por me sa dukej në vende krejt të tjera. Edhe ajo tashti asht rrenue, por me sa duket asht braktisë vetëm në kohët e reja nga të zotët, të cilët vinin për të kalue stinën e nxehtë të motit në këto naltësina të freskëta. Dhe ata kanë qenë pasardhësit e pushtuesve të parë turq të këtyne viseve, të të famshmit Sinan pashë të Konjës, varri i të cilit shihet edhe sot në teqenë e vogël të vendosun në kambë të kodrës. Ky varr shërben si vend pelegrinazhi, sepse Sinani mbahet si shenjt nga turqit.

Sipas gojdhanës, ai e pushtoi kështjellën nga Marko Krali, princi i fundit i Kaninës, si pasardhës të të cilit të tregojnë një plak të moçëm, të cilit para dy vjetësh ia morën ushtar djalin e vetëm.

Plani i kështjellës asht i njejtë me ato të Akrokorintit, të Patrasit dhe fortesat e tjera të këtyre viseve; edhe kjo ndahet në shumë pjesë të veçanta, ku ato të sipërmet mund të mbyllen kundrejt atyne te poshtme dhe, në rastet kur ato bien në dorën e armikut, të mbrohen sikur të ishin kështjella të vëçanta. Në Kaninë unë numërova tri pjesë të tilla, ndër të cilat e treta ishte nji bateri, e vendosur nga ana e lindjes dhe me nji pjerrësi të shkajshme nga jashtë, por nuk pashë kund kullën, e cila, zakonisht, vendoset në skutën e fundit. Banesat e familjes së sundimtarit tashma janë gërmadha, por nji dritare ka mbetur, prej nga, siç thonë, e shoqja e sundimtarit u hodh poshtë në humnerë, me të marrë lajmin e vdekj.es së zotit dhe bashkëshortit të saj. Edhe vendi ku kanë qenë shtëpitë e Marko Kralit asht i njohun dhe në qytet të tregojnë nja 6 a 7 manastire dhe kisha të krishtena, që janë shpërnda përgjatë kurrizit të një kodre në kambë të naltësisë së kështjellës.

Ky vend, ashtu edhe krejt krahina përreth gjinit, asht shumë e pasun me gojdhana dhe mite. Zoti dr. Auerbah (Auerbach), mjek i karantinës turke në Vlonë, i cili banon prej vitesh në atë qytet, bashkë më të vëllain, titullar i agjensisë konsullore të atjeshme, ka kohë që merret me mbledhjen e tyne dhe prej këtij njohësi me themel të rrethanave shqiptare mund të priten njoftimet ma interesante.

Nga kodra e kështjellës hapet nji pamje e gjanë përmbi tokë dhe det; nga ana e detit prej aty duket krejt gjini. gjuhza e tokës, ishulli i Sazanit dhe pjesërisht edhe përvijimet e bregdetit të rrafshët deri në Durrës; nga ana e tokës duket fusha e Myzeqesë, e rrethueme nga unaza madhështore e maleve, ku spikasin sidomos, për bukurinë e tyne, majat e Tomorit dhe të Kudhësit.

info@balkancultureheritage.com