Pouqueville e ka përshkrue hakmarrjen e tmerrshme të Ali Pashës në vitin 1812 kundra kardhiqotëve, të cilët i patën çnderue nanën dhe motrën. Lexuesi pret t’i dalin përpara fytyra e zezë e shkatërrimit, gjakut dhe pajtimit, sepse ç’mund të presi tjetër prej nji qyteti ku të gjithë burrat u vranë brenda një dite dhe gratë e tyne dhe femijët u shitën si skllevër? Po nuk ishte kështu; ai që sot viziton Kardhiqin, do të gjejë 3-4 shtëpi të rrënueme, të gjitha të tjerat banohen prej nipave ose djerhve të të vramëve. Nga kjo katastrofë shpëtoi familja e nji imami prej Kolonje, që përbahej prej 30 frymëve, i çili ishte miku i Aliut. Ky u lejua me punue arat e Kardhiqit, bile mbas disa vjetëve u lanë të lirë me u kthye përsëri në Kardhiq.
Dalngadalë shtëpiat e braktisuna u mbushën me djemt e rritun të të vramëve edhe sot, me pak përjashtime, lulëzojnë të gjitha familjet dhe janë ngritë edhe të gjitha shtëpiat që i ka pasë përpara fshati, ndoshta jd me aq njerëz mbrenda dhe me nji pasuni ma të vogël se përpara. Me qytetet, ashtu si me pyjet, shkatërrimi nuk mundet menjiherë me u zhdukë krejt. Kur zjarri kalon shpejt nëpër nji pyll pishe, i shtymë përpara nga era, kështu që këtu-atje nuk preket' ndonji dru i vjetër, atëherë gjurmët e rrënimit zhduken shpejt. Por edhe sikur zjarri të djegë gjithçka dhe mos të.lejë asnji gja të njomë në pyll, prapëseprapë pranverën tjetër fillojnë të dalin nga toka filizat e njomë.