Kassopea
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shëtitorja veriore

Shëtitorja ndodhet në veri të agorasë trapezoidale, të përvijuar nga shëtitorja, teatri i vogël dhe prytaneionit. Një ndërtim i mëhershëm poshtë saj, tregon se shëtitorja nuk i përket planit fillestar urbanistik të qytetit.

Me ndërtimin e saj, rruga magjistrale e qytetit u ç’vendos pas shpinës së shëtitores, duke u ngushtuar nga 6 në 3.20 m, në më pak se rrugët sekondare. Ky ngushtim solli devijimin e fluksit të lëvizjes, e cila nisi të kalojë në shesh, para shëtitores.

Shëtitorja me planimetri të përzgjatur drejtkëndëshe (62.7 x 11.4 m), është dyrrugëshe, me ante, sipas autorëve të gërmimit njëkatëshe dhe me çati tjegulle të zbukuruar me antefikse. Muret që mbyllin edhe anët e ngushta, në ballë kthehen në formë antesh 4.50 dhe 5.50 m të gjatë. Muratura me blloqe poligonale të mysëta, pritet drejt në 1.80- 2.60 m lartësi. Kjo e tregon atë xokol për murin e lirë, ndërkohë që mungesa e plotë e tullave tregon se mbi të vijonte muri prej qerpiçi. Blloqet e mureve janë të latuara nga jashtë dhe të papunuara nga brenda. Muri i pasmë 0.80 m i gjerë, përforcohet në çdo 2.40 m me 17 kontraforte (0.52 x 0.52 m) që do të ishin të pakuptimtë për një shëtitore njëkatëshe.

Mes anteve gjendet stilobati treshkallësh, me blloqe me trekëndësha apotropeikë në reliev. Kolonada mbi të, përbëhej nga dy gjysmëkolona dhe 23 kolona të stilit dorik, me interkolumn 1.68 m dhe lartësi 3.50 m.

Mbi kolonadën vijonte arkitrau i thjeshtë dhe frizi tre-metopësh, me triglife të prera drejt. Si e tillë lartësia e katit ka qenë 4.30 m.

Kolonada e brendshme, gjasisht me pilastra drejt-këndëshe, e ndante shëtitoren në dy pista 4.80 dhe 4.40 m të gjera. Kjo kolonadë, dy herë më e rrallë se e jashtëmja (3.90 m) mund të mbante mbi vete vetëm arkitrarë druri.

Në shëtitore janë gjetur kolona jonike me bazamente atike, të cilat i mendojmë të katit të dytë. Lartësia e tyre 3.12 m, duket të jetë dhe lartësia e këtij kati. Nuk është tepër e qartë nëse tabani i shëtitores ka qenë shtruar rne dhe të ngjeshut a me mozaik pa figura me zaje lumi.

Në shek. II p.e.s., para shëtitores u vendosën 21 nishe dhe piedestale shtatoresh, të cilat e bllokuan keq hyrje-daljen shëtitore.

Shëmbëlltyrën më të plotë shëtitorja e Kassopeas e gjen as 100 km larg, në shëtitoren e mesit të Thermosit. Ngjasia mes tyre është e përsosur: po planimetri drejt-këndëshe, ante dyinterkolumnësh gjatë ballit, përforcim me kontraforte i murit të pasmë.

Shëtitorja e Kassopeas është datuar në shek e III p.e.s., madje edhe në fundin e këtij shekulli. Në mungesë të datimeve të bazuara në gërmime, vlerë fiton analiza e elementëve arkitektonike. Orderi dorik, me karakteristika të qarta të dorikut maqedon të mesit shek. IV p.e.s., dallon fare dukshëm nga ekzemplarët e shek III. Po në shek. IV p.e.s., në çerekun e tretë, daton entablatura dhe kolonat jonike me 24 kanelyra, tejet të rralla jashtë arealit maqedon. Influenca e qartë maqedonase në elementët arkitektonike të çon në periudhën e hegjemonisë Maqedone. Rrjedhimisht datimi i saj duhet kërkuar në diapazonin mes vitit 352/50 të marshimit të Filipit 2, në Epir, veçanërisht pas v. 342 p.e.s. kur Filipi i 2. ia dorëzoi këto vende kunatit të tij Aleksandrit Molos, dhe vitit 330 p.e.s. kur u themelua Lidhja Epirote.

Shëtitorja e Teatrit

Shëtitorja e Teatrit të Ri të Kassopeas, ndodhet në lindje të agorasë, pas koilonit të teatrit. Këtu, ndërmjet një insule banimi dhe shëtitores krijohet një shesh i vogël trapezoidal. Nga ana jugore, para rënies shkëmbore, sheshi kufizohet prej themeleve të një ndërtimi të vogël, gjasisht një tempulli.

Shëtitorja me përmasa të kufizuara (37 x 3.70 m) i mbështetet teatrit nga ana e tij e pasme. Muret e saj kthehen në ballë në formë antesh (5 m), midis të cilëve vijojnë 13 pilastra tetëkëndëshe dorizuese. Megjithëse fare e ngushtë, shëtitorja ndahet në dy nefe nga një sërë bankash. Kjo ndarje i jep asaj tiparet e shëtitoreve pas skenave të teatrit dhe jo të një shëtitoreje të mirëfilltë.

Datimi i saj në çerekun e parë të shek III p.e.s. mbështetet në orderin dorizues me pilastra tetëkëndësh.

info@balkancultureheritage.com