Kassopea
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kassopea

Heroon-i në Kassopeas, varri monumental i oikistes, themeluesit legjendar të qytetit, ndodhet në skajin jugperëndimor të rrethimit të qytetit. Varri zë i vetëm një pllajëz të rrafshët (105 x 50 m), e cila i bashkohet rrethimit në trajtë gjuhe (fig. 46). Varri përbëhet prej pjesëve nëntokësore: shkallëve, korridorit horizontal dhe dhomës së varrimit, dhe pjesës mbitokësore që ndjek modelin etrusk: me xokol cilindrik dhe kupolë dheu mbi të.

Skema e Heroonit, kombinon nëntipin e varrit me shkallë (Borsh), me atë me korridor horizontal të varreve të Ilirëve Mesapë në Italinë e jugut: Hyrja e thjeshtë, e zënë me gurë, vijonte me shkallët që të çonin drejt korridorit horizontal dhe dhomës së varrimit.

Muret e Heroon-it janë ndërtuar me blloqe të latuar poligonalë, identikë me blloqet e murit rrethues të qytetit. Herooni është gërmuar nën nivelin e tabanit, ndërsa dheu i dalë nga gërmimi është hedhur mbi të në trajtë tume me diametër 7 m, të konturuar dhe disiplinuar prej xokolit të ulët rrethor me blloqe të latuar. Dhoma kubike e varrimit (3 x 3 x 3.30 m), mbulohet me qemer cilindrik. Paretet e saja dhe të korridorit janë stukuar në ngjyrë okër dhe dekoruar me imitacion plintesh dhe orthostatësh, me fuga të gërvishtur mes tyre. Stili i mësipërm (Mauerwerkstiltyp B 3) daton në një diapazon tepër të gjerë (shek. V-I p.e.s.), i cili vërtet nuk krijon ndonjë pikë të sigurt referimi, por edhe nuk i kundërvihet datimit në shek. V p.e.s. Takimi i mureve me qemerët vizohet prej kymationit dorik dhe rreshtit të perlave.

Korridori (9 x 1.40 x 2.80 m) i mbuluar me qemer cilindrik me gurë të lehtë tufi, ndahet në dy pjesë: Në pjesën e parë me shkallë (3 m) dhe pjesën horizontale (5.80 m), të kufizuar skajeve prej pilastrave muralë. Pilastrat para dhomës së varrimit, janë të murosur me blloqe guri. Kjo dhe prania e vetëm një sofati/sarkofag, tregon se Herooni ishte destinuar për një person të vetëm.

Kassopea është një nga shembujt klasikë të qytetit të ndërtuar njëdorazi, me paraplanifikim të tërë komponentëve urbanë: impiantit mbrojtës, insulaeve të banimit, teatrit të parë dhe Heroonit. Qenia e Heroonit brenda mureve rrethues, ndërkohë që varret e tjerë ndodhen jashtë, lënia në dispozicion të tijin e një sipërfaqeje të sheshtë të konsiderueshme, e cila mund të shfrytëzohej bukurmirë për ndërtimin e objekteve të tjerë, shpalosja para e panoramës më të bukur mbi gjitin e Ambrakisë dhe cilësia e lartë arkitektoniko-dekorative, dëshmojnë respektin në hyjnizim ndaj personit të varrosur. Si i tillë, Herooni i përket themeluesit legjendar të qytetit.

Struktura e vetë Heroonit përputhet bukutmirë me përshktimin e Platonit për varrimin e prijësve hyjnorë: “Euthynai... duhet të varroset ndryshe nga qytetarët e tjerë. Varri, një dhomë e përzgjatur mbuluar me qetner tufe, duhet të jetë nën tokë. Ai duhet të jetë i pajisur me 'shtrat guti ku duhet varrosur personi hyjnor. Varti duhet mbuluar me një kodrinë rrethore dheu dhe të qarkohet nga një korije pemësh përjashtuar njërën anë. Çdo vit për nder të të vdekurit duhet të jepen shfaqje muzikore, gjimnastikore dhe hipike. (Plato, Nomoi, 12. 9).” Por, pavarësisht dhe paradoksalisht udhëzimit të saktë të Platonit, konstruksione të tilla nuk hasen në nekropolet helene, ndërkohë që Herroni i Kassopeas përputhet mirë me sugjerimin e tij.

Themelimi i qytetit, përkatësisht koha e ndërtimit të Heroonit, i përket harkut kohor fillimi i shek. V p.e.s., kur sipas Skylaksit Kassopoit “jetojnë në fshatra” (Scyl. 31) 51 dhe vitit 455/452 p.e.s. kur qyteti përmendet nga Herodoti (Steph. s.v.) Përmendja e qytetit në v. 350-325 p.e.s. në listat e Theorodokoive të Epidaurit, madje me dy adresatë dhe dy ftesa të njëpasnjëshme, tregon se në mesin e shek. IV p.e.s. Kassopea ishte konsoliduar si qytet i rëndësishëm. Si i tillë edhe Herooni, varri i themeluesit të qytetit, daton sinkron me lindjen e qytetit, në diapazonin fillimi i shek. V p.e.s.- v. 455/452 p.e.s.

info@balkancultureheritage.com