Kisha e Shën Premtes në Sop të Fierit

Kisha e Shën Premtes në Sop të Fierit

Është një kishë e vogël e mbuluar me qemer që ruhet pjesërisht. Ajo përbëhet vetëm nga naosi në të cilin hyhet nga veriu. Kisha është e vendosur mbi një xokol me muraturë guri. Muret janë ndërtuar në pjesën e poshtme me blloqe antike dhe tulla ndërmjet gurëve, njëlloj si pjesa e poshtme e mureve të trapezarisë së Manastirit të Apolonisë. Mbi të kalon një brez tullash e dy radhë gurësh. Pjesa mbi të e ndërtuar me teknikën e kluasonazhit i takon një kohe të dytë. Në anën e perëndimore ka pasur një nike me një dritare në mes. Datimi është i shek. XIIIXIV, duke u nisur nga afria me monumentin e mësipërm.

Një kishë tjetër njënefëshe e rrënuar, dikur mbuluar me qemer ruhet pranë fshatit Mullet (Tiranë). Më vete, ndërmjet dy nëngrupeve të para të tipit, qëndron kisha e Shën Mërisë në Cerckë të Ersekës. Kjo mbulohet me çati dyujëse vogël nga përmasat dhe ruan në pjesët e sipërme të mureve thembrat me gurë çmërsi të qemerit që dikur mbulonte kishën. Muratura është e ndërtuar me gurë gëlqeror e çmërsi dhe tulla. Tullat janë vendosur horizontalisht ndërmjet gurëve dhe vende-vende ndërmjet rreshtave, në pjesën e naosit, duke pasur frontone në anët veriore dhe jugore, ndërsa ambienti i altarit është i mbuluar me qemer cilindrik. Me interes është në faqen jugore një dekor që imiton atë me tulla të vendosura horizontalisht, vertikalisht dhe pjerrtazi, si në Kosinë dhe Bual. Duke gjykuar nga ndërtimi planimetrik e vëllimor si dhe dekori, ky monument mund të datohet drejtkëndore në plan, me absidë gjysmë rrethore në anën lindore. Kisha dallohet për përmasat e saj të vogla (5,10 x 8,20 m) dhe për ndërtim planimetriko-vëllimor të veçantë. Në brendësi ajo mbulohet me një qemer të mprehtë që mbështetet në muret e trasha dhe një sistem harqesh tërthorë. Në pikëpamje strukturale ndiqet skema romanike, të cilës i janë vënë elementë të arkitekturës gotike, siç janë qemerët dhe harqet e mprehtë. Poshtë çatisë dhe gjatë gjithë perimetrit të saj gjendet një kornizë, nën të cilën në trajtë frize varen harqe lombarde gjysmë rrethorë, që përfundojnë mbi gurë të profiluar. Me gjithë përmasat e saj të vogla dhe karakterin intim ajo ka një monumentalitet të theksuar që i dedikohet kompaktësisë së vëllimeve, punimit të mureve dhe detajeve, si dhe proporcioneve mjaft të arritur.

 

info@balkancultureheritage.com