Kisha e Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit

Kisha e Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit

Asaj i mungojnë kolonat perëndimore, duke pasur në vend të tyre mure që veçojnë nga naosi ambientet këndorë veri dhe jugperëndimorë, të cilët hapen ndaj narteks. Si material ndërtimi është përdorur guri dhe tulla. Tullat në muraturë janë vendosur në radhë horizontale, ndërmjet gurëve vertikalisht dhe të pjerrura anash këtyre të fundit, si në Kostur, Bual dhe më vonë në Labovë të Kryqit. Dekori i dritareve të mëdha dhe frontoneve të krahëve të kryqit, tamburi i kupolës dhe kornizat në formë dhëmbësharrë, janë ndërtuar tërësisht me tulla. Ndërsa frontonet e krahëve të kryqit përfundojnë me vija të mprehta, ato të narteksit janë me vija të lakuara, shenjë e një lidhje me shkollën arkitekturale greke. Monumenti karakterizohet për një shije primitive si në dekorin e mureve dhe format e pazhvilluara ashtu edhe në ndërtimin e brendësisë dhe proporcionet e rënda, sidomos të tamburit cilindrik të madh dhe të ulët. Datimi i tij si i gjysmës së parë të shek. XII bëhet mbi bazën e ndërtimit planimetrik e vëllimor, arkitekturën e jashtme, proporcionet e rënda, kluasonazhi jo i formuar mirë. Nga monumentet e tjerë të këtij nëngrupi, dy kisha në kalanë e Beratit kanë një rëndësi të veçantë për studimin e tipit për shkak të ndërtimit të plotë të tij dhe të formuar në të tëra aspektet, të vendosjes së tyre në kohë dhe zhvillimit që paraqesin njëri ndaj tjetrit.

info@balkancultureheritage.com