I takon këtij tipi të vjetër duke qenë primitive në format e saj si në planimetrinë ashtu edhe në strukturat. Në brendësi kisha ndahet në tre pjesë, nëpërmjet pilastrave në mure dhe harqeve mbi to (fig. 12). Pjesët anësore mbulohen me qemerë cilindrik ndërsa ajo qendrore me një kupolë të çrregullt. Muret janë të trasha dhe të ndërtuara me gurë ndërsa në kupolë janë përdorur edhe tulla. Duke u nisur nga format primitive dhe krahasimi me ndërtimet e tjera të këtij tipi në vendet fqinjë monumenti datohet si i shek. XI-XII.