Kisha e manastirit të Shën Mërisë së Zvërnecit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kisha e manastirit të Shën Mërisë së Zvërnecit

në ishullin homonim të liqenit të Nartës. Është një kapelë të cilës më vonë i është shtuar një narteks i dytë dhe një hajat me kolona në anën veriore. Kisha përbëhet nga naosi me planimetri në formë kryqi të lirë dhe narteksi ngjitur krahut perëndimor, i mbyllur me qemer cilindrik me formuese verijug, duke pasur një lidhje më të drejtpërdrejtë (jo më portë si në Marmiro) të naosit me narteksin. Muret janë me gurë, duke i pasur të skuadruar ata të qosheve. Në dallim nga Marmiroi, muret anësore zbukurohen nga arkada që flasin për një influencë perëndimore. Ndryshe nga Marmiroi, kisha e Zvërnecit është me vlera më të mëdha arkitekturale, e arritur për nga proporcionet, trajtimi i jashtëm me arkada dhe korniza e dyfishtë e kupolës. Duke u nisur nga këto të dhëna, kisha datohet në shek. XIII-XIV. Kishat me planimetri kryq i brendashkruar me kupolë. Në këtë nëngrup hyjnë një numër i konsiderueshëm i kishave të kësaj periudhe, karakteristikë e të cilave është formimi i kryqit në brendësi nga qemerët që mbulojnë krahët e kryqit dhe në anën e jashtme nga çatitë që i mbulojnë ato. 

Ndër këto monumente mund të dallohen ato kapela që nuk kanë mbështetje të brendshme, dhe ato ndër të cilat kupola ngrihet mbi mbështetje të brendshme. Ky tip i fundit që formohet në Kostandinopojë nga fundi i shek. IX fillon të njihet në vendin tonë gjatë shek. X-XI, në fillim me forma që ruajnë akoma mjaft tipare të tipave të mëparshëm me planimetri bazilikale.

info@balkancultureheritage.com