Kisha e shelbuemit në Rubik dhe piktura e saj (shek. XII)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kisha e shelbuemit në Rubik dhe piktura e saj (shek. XII)

Datimi i pikturës së vjetër Piktura e vjetër e monumentit

Dihet se Kisha e të Shelbuemit, mbi shkëmbin e Rubikut, konsiderohet si një nga më të vjetrat që ruhen në vendin tonë. Nga ndërtimi i saj i vjetër deri më sot ka mundur të ruhet vetëm muri lindor me apsidën në mes, si dhe pjesë të vogla nga muret anë strstrukturat e vjetra të ndërtimit të parë janë me gurë vendi të pagdhendur, të lidhur me copa tjegullash ndërmjet mureve, të vendosura rrallë e në mënyrë të çrregullt. Kjo trukturë ndërtimi, siç e kemi thënë, dihet se është e zakonshme, afërsisht e kohës deri në shek. XII. Faqja e brendshme e murit lindor të kishës dhe ajo e apsidës janë të stolisura me pikturë murore.

Kisha e të Shelbuemit në Rubik përmendet për herë të parë si abat i vitit 1166.

Nga një mbishkrim i kishës, kopjuar nga njëfarë Onisimi, në fillim të shek. XVII, riprodhuar nga Fulvio Kordinjano dhe mbërthyer e botuar te ne me komente nga Dhimitër Shuteriqi, mësojmë se Kisha e Rubikut ka qenë rrënuar në vitin 1267 dhe rindërtuar "me ndihmën e të mëdhenjve e të vegjëlve".

Në një botim më të vonë Dh. Shuteriqi, duke e lidhur çështjen e rrënimit dhe të rindërtimit të Kishës së Rubikut edhe me dokumente të tjera, i përcakton me përafri këto dy ngjarje duke e argumentuar. Në mbishkrimin e humbur të Kishës së Rubikut, për të përcaktuar kohën se kur u zhvilluan ngjarjet për të cilat flitet aty, djegia dhe rindërtimi i kishës, shënohen emrat e perandorit të Bizantit, Mihail Paleologut, të mbretit Manfred të Tarentit, të mbretit Urosh të Serbisë dhe, tamam, nga këto të dhëna përcaktojmë se ngjarjet janë të viteve 1261-1266, më saktë, të shtatorit 1265 deri në shkurt 1266.

I parl që ka dhënë një mbishkrim të Kishës së Rubikut dhe të pikturës së saj është Theodor Ippen. Ky autor mbishkrimin herën e parë e ka botuar sipas leximit të Fabian Barkatës, duke dhënë datën 1472, kurse herën e dytë e ka lexuar vetë duke dhënë datën 1272.

Nga një ekspeditë e punonjësve të Institutit të Histori-Gjuhësisë, që u bë në Kishën e Rubikut në vitin 1958, u shpreh mendimi që piktura e vjetër murore e saj i përket shek. XII.

Kohët e fundit, një studim për pikturën e Kishës së Rubikut ka dhënë edhe Dhorka Dhamo, e cila që në fillim ka shprehur mendimin se piktura e vjetër murore e Rubikut nuk i përket shek. XII, por shek. XIII "... jo më parë se viti 1260 dhe jo më vonë se viti 1280.

Dhimitër Shuteriqi, duke gjurmuar burimet hlstorike, ka meritën t'i ketë bërë një studim analitik shkencor mbishkrimit latinisht të apsidës. Ky studim ka interes të veçantë për disa konkluzione që nxjerr, të cilat kanë lidhje me datimin e pikturës së monumentit të Rubikut.

Studiuesi ka konstatuar praninë e shkronjave greke nën mbishkrimin latinisht të apsidës. Kjo rrethanë të bën menjëherë të mendosh për ekzistencën aty të ndonjë mbishkrimi greqisht më të hershëm se ai në gjuhën latine, megjithëqë shkronjat greqisht dalloheshin me shumë vështirësi. Nga ana tjetër, Dh. Shuteriqi e konsideron si argument mbishkrimin greqisht si më të lashtë, duke u mbështetur në nënshkrimin e figurave të shenjtorëve në gjuhën greqishte, të konstatuara e të botuara nga Th. Ippen, në pikturat e vjetra të kishës dhe duke u mbështetur në stilin bizantin të kësaj pikture të vjetër.

Dhimitër Shuteriqi mbishkrimin latinisht të apsidës e ka lexuar 1265 ose 1254, ndërsa në lidhje me moshën e pikturës murore të monumentit ka shprehur bindjen se Kisha e Rubikut dhe fresket e saj janë më të vjetra se viti 1214.

Një studim të imët e të gjithanshëm të pikturës së monumentit të Rubikut jemi munduar të bëjmë edhe ne, fatmirësisht përpara se piktura e këtij monumenti të rrënohej rëndë në mënyrë të pariparueshme. Konkluzionet e punës sonë po i rreshtojmë më poshtë duke argumentuar pikëpamjet tona rreth problemeve kryesore të datimit të tempullit të Rubikut dhe të pikturës së tij të vjetër.

Datimi i pikturës së vjetër

Lidhur me këtë problem dëshiroj të vë në dukje, që në fillim, se datimi i pikturës së vjetër të Kishës së Rubikut rezulton, pa asnjë dyshim, jo më i vonë se i gjysmës së parë të shek. XII. Për këtë fakt, ne mendojmë se problemi duhet analizuar jo i veçuar, por i ndërthurur me pjesët e tjera të kishës, që, pa dyshim, do të ndihmojnë sadopak në datimin e pikturës së monumentit, me një përafri me siguri më të madhe nga ç'është realizuar deri më sot nga autorët e tjerë.

Piktura e vjetër e Kishës së Rubikut, fatkeqësisht, sot paraqitet shumë e dëmtuar, sa nuk mund të shërbejë më për hulumtime të hollësishme që mund ta saktësonin më tej këtë problem. Veç kësaj, mbishkrimi latinisht qëndron shumë lart mbi apsidë, aq sa edhe përpara dëmtimit të fundit të pikturës ai lexohej me shumë vështirësi. Kjo rrethanë më pengoi edhe mua të realizoj transliterimin e mbishkrimit, ashtu siç do të kishte qenë dëshira ime e plotë.

Nga struktura e murit lindor të kishës, që është ruajtur deri më sot, si dhe nga stili i plkturës së vjetër, që ndodhet i pikturuar mbi këtë mur e mbi apsidë, rezulton se muri i ka shpëtuar rrënimit që i bëri kishës princi i Arbrit Andrea Vrana më 126610 11. Me rindërtimin që iu bë kishës, muri lindor u përfshi në strukturën e kishës dhe ka mbetur si mur i saj lindor deri më sot. Mbishkrimi greqisht, që mezi dallohet nëpër rreshtat e latinishtes, duhet të jëtë një mbishkrim më i vjetër i monumentit dhe ndoshta është mbuluar qëllimisht me ngjyra me rastin e prekjes së pikturave bizantine të kishës nga një dorë piktori e re, me rastin e rindërtimit të kishës prej vitit 1265-1266. Ne shprehim, gjithashtu, bindjen, se edhe mbishkrimet e tjera në gjuhën latine, të vëna mbi pikturat e vjetra bizantine të kishës, duhet të jenë të po atij piktori që ka riprekur pikturën e vjetër bizantine të monumentit. Këtë e tregon qartë edhe paleografia e përdorur nga piktori latin.

Piktura e vjetër e monumentit

Kisha e Rubikut ruan nga kisha e vjetër murin lindor me apsidën me copa të vogla të mureve anësorë. Në sipërfaqet e këtyre mureve pikturat e vjetra, që kanë mundur të ruhen deri më sot, janë mjaft të pakta. Sistemimi i pikturës së kishës ndahet në katër breza, sepse skenat e figurat janë të renditura sipas sistemit të pikturimit të Kishës Lindore.

Në faqen e murit lindor, pak sipër mbi apsidë, ruhet skena "Ungjillëzimi", Gabrieli duke lajmëruar Shën Mërinë, me madhësi gati natyrore. Midis dy figurave të skenës duken dy profetë, mjaft të dëmtuar, me rulo të hapura në duar, tekstet e të cilëve nuk ishte e mundur të lexoheshin nga poshtë. Sipas traditës, këta profetë duhet të jenë Davidi me Solomonin ose Davidi me Profet Isainë. Megjithëkëtë, cilëtdo që të jenë profetët, në rulotë e tyre të hapura, nuk mund të figurojë "lajmërimi që i bën engjëlli Shën Mërisë, kurse në tjetrën përgjigjja e saj", siç pretendohet në studimet e autorëve të mëparshëm, sepse ky "lajm" u përket teksteve ungjillore, d.m.th. "Dhiatës së re" dhe nuk ka të bëjë aspak me tekstet e profetëve, që, sikurse dihet, i përkasin "Dhiatës së vjetër".

Në pjesën e sipërme të apsidës ruhet skena "Deisis" me tri figurat e zakonshme, që janë Krishti ndenjur mbi një fron të madh dhe, anash tij, Shën Mëria me Pagëzorin në këmbë dhe në pozicion lutjeje.

Nën këtë skenë vjen brezi i mesëm I pikturës me skenën "Kungiml I apostujve", në të cilën Krishti është pikturuar në këmbë dy herë, para tryezës së altarit, në të majtë, dhe, në të djathtë të saj, duke kunguar apostujt, që paraqiten në katër grupe, tre nga tre, dhe duke iu afruar nga të dyja anët mesit të apsldës.

Në brezin e tretë, poshtë, duke u nisur nga ana veriore e apsidës, janë pikturuar shtatë etër të Kishës, që janë Shën Gjon Gojarti, Shën Vasili, Shën Augustini, Shën Silvesteri, Shën Asti (peshkopi i dytë I Durrësit) dhe Shën Thanasi i Aleksandrisë. Theodor Ippen këtë të fundit e ka lexuar Mathe, po ky lexim, pa dyshim, është i gabuar, sepse nuk ka asnjë arsye që apostul Mateu të pikturohet në apsidë me jerarkët e mëdhenj. Gjithashtu, Shën Agustini, ndonëse njihet si shenjt edhe në Kishën Llndore, nuk është gjetur ndonjëherë në radhën e etërve në apsidat e kësaj kishe. Pra, figura e tij duhet të jetë shtuar aty me rastin e rindërtimit të kishës nga abat Inocenti.

Kjo tematikë, që njihet në Kishën Lindore, është botuar së pari nga Theodor Ippen dhe kohët e fundit nga Dhorka Dhamo, duke shmangur gabimin e Shën Mateut të bërë nga Ippeni.

Para se të fillojmë analizën e pikturës së vjetër, po vëmë në dukje faktin se ajo pikturë, nga prishja që pësoi kisha më 1265, ka arritur deri në ditët tona, megjithëse e dëmtuar, me të njëjtat figura që ka pasur edhe në kohën e prishjes. Me rastin e rindërtimit të kishës, që duhet të ketë ndodhur afërsisht brenda Intervalit të dy datave të përmendura më sipër, pjesët e dëmtuara të skenave "Deisis", "Ungjillëzimi" dhe "Etërit e Kishës", konstatohen të prekura dhe pjesërisht të ripikturuara nga dora e një piktori perëndimor. Ky fakt përputhet me kohën e rehabilitimit të autoritetit të Kishës Katolike, që vazhdonte të depërtonte në atë krahinë të Arbrit, siç dëshmohet nga faktet hlstorike.

Pavarësisht nga vënia dorë e piktorit perëndimor, në pikturën e vjetër të Kishës së Rubikut, i gjithë kompozimi i skenave dhe sistemimi i figurave është realizuar me një simetri tipike bizantine, siç konstatohet, sidomos, në skenën "Kungimi i apostujve". Në skenën "Deisis" vërehet një simetri e zakonshme me qëndrimin e Shën Mërisë e të Pagëzorit anash Krishtit, të përkulur pak nga ai në qëndrim e në mënyrë të barabartë.

Në skenën "Kungimi i apostujve", simetria në trajtimin e figurave bie në sy në çdo imtësi. Aty figurat e apostujve jo vetëm paraqiten të ndara në grupe të njëjta, por janë trajtuar edhe me madhësi e në përpjesëtime të barabarta. Në këto figura bien në sy veprime që kryhen me një ritëm të njëjtë, sikur lëvizjet e tyre të kryheshin sipas një ritmi muzikor të caktuar. Këtu të gjltha figurat, me krerë pak të përkulur, me të njëjtën masë dhe me të njëjtën mënyrë, me duar të zgjatura në mënyrë të barabartë e me të njëjtën largësi, këmbët i kanë të hedhura sipas një ritmi muzikor, sikurse ndodh gjatë kërcimit në valle. Meqenëse lëvizjet e figurave janë të njëjta, edhe format e trupit paraqiten me të njëjtat pala dhe rrudha. Pra, simetrisë së lëvizjeve i shtohet këtu simetria në paraqitjen e figurave.

Ky realizim simetrik i shkëlqyer e paraqet temën "Kungimi i apostujve" me unitet të plotë të formës e të përmbajtjes. Simetria e çuditshme, unike në lëvizjet e në gjestet më të imta të apostujve tregon frymën, me një pikëpamje unike, që i ka pushtuar apostujt nga ajo ngjarje e pikturuar, në të cilën ata paraqiten pjesëmarrës, frymë e cila nxit tek ata atë paraqitje me aq simetri, gjë që ia ngre skenës vlerën artistike.

Veshjet e apostujve janë trajtuar me pala e rrudha të shumta e të theksuara, të arritura me anë linjash të thella, të thyera e të lakuara, me anë penelash të hollë e të trashë, që në vendet e ndërtura jepen të çelta e të bardha, dhe anëve, poshtë, formojnë pala e një linjë valëzuese horizontale. Dihet se këto pala konsiderohen si një tipar i veshjeve të pikturës së vjetër bizantine që prej shek. XI. Pala të tilla te ne vihen re në pikturën e Shpellës së Dhivrit (shek. X-XI), si, p.sh., në figurat e apostujve e në atë të Krishtit (skena "Shestia"), në veshjet e apostujve të skenës "Fjetja e Shën Mërisë", në figurën "i vjetri i ditëve", në figurën e Shën Gjergjit etj. Me të njëjtat pala janë të stolisura dhe veshjet e figurave të pikturës së vjetër në vendet fqinje me vendin tonë, si, p.sh., në figurat e Kishës së Shën Kollit të Kasmicit (Kostur i Greqisë), të cilat vihen në shek. XI e XII, në veshjet e figurave të Nerezës (Jugosllavi), që janë të vitit 1161 si dhe në veshjet e figurave të skenës "Shestia" në Shën Sofi të Ohrit, shek. XI.

Në skenën "Kungimi i apostujve", e cila ruhet origjinale dhe e padëmtuar, ngjyrat janë të pakta, por të kultivuara. Në to është përdorur më shumë e bardha, por nuk mungojnë as të tjerat, si e kuqja, e gjelbra e çelët dhe e verdha. Në vendet e ndriçuara ngjyrat janë përdorur më të çelta, më të lehta dhe me një teknikë të tillë, që krijojnë idenë sikur veshjet e tyre janë prej pëlhure të hollë dhe sikur derdhen me shumë elegancë. Modelimi i portreteve në këtë pikturë, sidomos tek apostujt, që janë ruajtur në gjendje të mirë, është kryer me konture të buta e të lehta, ngjyrë kafe në të kuqe, kurse linja përkufizuese e fytyrës është më e theksuar. Karnacioni, në përgjithësi, është në ngjyrë kafe të çelët, pakëz në të verdhë, rrudhat e ballit realizohen me anë refleksesh të bardha, si dhe në mollëzat, në vendet e ndriçuara të zverkut dhe anash hundëve. Te Luka flokët janë realizuar prej një morie linjash të holla, ngjyrë të bardhë në gri, siç mund t'i shohim edhe në figurën e Shën Mitrit dhe në atë të Shën Stefanit, në kishën e këtij të fundit në Dhërmi të Himarës (fundi I shek. XII - filliml i shek. XIII). Njëri prej tyre, Ungjillor Luka, flokët i ka të lidhura rreth kokës, siç mund t'i shohim në figurat e tjera të hershme te ne, p.sh., në figurën e apostul Jakovit, pranë altarit të vogël në Shpellën e Dhivrit (shek. X-XI), në figurën e Shën Silvesterit të Romës, në apsidën e Shën Mërisë së Lubonjës (shek. XI), si dhe te figura e jerarkut në Shpellën e Shën Marenës mbi malin Milet (shek. XII).

Flgurat e apostujve janë arritur me individualitet të theksuar, sipas tipit të sanksionuar në pikturën bizantine, madje, disa, qysh nga figurat paleokristiane. Kështu që në disa prej tyre, edhe pa nënshkrim mund të dallohet cili person përfytyrohet.

Figurat e apostujve, ndonëse janë realizuar në stil linear e në mënyrë të atlllë që duken si të spiritualizuara, si hije të gjalla në lëvizje, përsa u përket portreteve të tyre piktori anonim i ka modeluar ato me përpjesëtime të sakta dhe me plastikë reale, duke i pajisur me shprehje psikologjike të gjalla, që japin përshtypjen se janë përqendruar në ngjarjen aktuale të pikturuar.

Në skenën "Ungjillëzimi", Shën Mërinë e shohim të kompozuar me mafor të hapur dhe me dorë të shtrirë lirisht, jo siç është zakon në pikturën bizantine të mbështjellë me maforin hedhur mbi supin e majtë dhe me shputë të nxjerrë, që tregon habi. Një kompozim të tillë me mafor të hapur dhe me dorë të shtrirë të Shën Mërisë e kemi dhe në skenën analoge përmbi portën e paraklisit Bllashtojna të Shpellës Crnapesh, trajtim i rrallë ky që tregon një farë lirie në pikturën tonë të vjetër bizantine.

Flgurat e skenës "Deisis" të Rubikut, ndonëse në vështrimin e parë dallohen se janë pikturë bizantine, si nga mënyra e trajtimit të figurave, ashtu dhe nga ajo e kompozimit në skenë, prapë nxjerrin në pah edhe një farë ritokimi që ato kanë pësuar sidomos te portretet. Ndërsa brezi i fundit, i pikturuar me figurat e etërve, jep përshtypjen se është më tepër i ripikturuar se sa i ritokuar. Ato, duke u modeluar sipas një mënyre trajtimi më të lirë, më natyrore, që i përngjan artit perëndimor, i bën këto të ndryshojnë krejt nga ato të skenës "Kungimi i apostujve", e cila ruhet si origjinale, e pacenuar. Këto figura, po t'i vërejmë pak me kujdes, mund të konstatojmë se aty kemi të bëjmë me njëfarë ritokimi, që ajo pikturë ka pësuar me rastin e rindërtimit që i është bërë kishës pas rrënimit më 1267, ose, sipas Dhimitër Shuteriqit, prej 1265-1266, që ka ngjarë pas një lufte të vazhduar të Kishës Katolike për të zotëruar në Arbër, dhe pas zotërimit të saj në Kishën e Rubikut.

Në skenën "Deisis" ndërmjet figurës së Shën Mërisë dhe asaj të Krishtit ruhet e pikturuar në miniaturë një figurë peshkopi me veshje të ritualit perëndimor dhe me pastoralin e atij riti në dorë, që duhet të jetë figura e abat Inocentit, i cili përmendet në mbishkrimin latinisht aty pranë.

Kjo figurë ka shumë të ngjarë, që, siç e ka parë Th.Ippen, kur mbishkriml ishte i padëmtuar, me një maket kishe në duar, të jetë e kohës së rindërtimit të pikturës së dëmtuar, realizuar me anën e një piktori të sjellë nga Perëndimi.

Figura e peshkop Inocentit dhe ato ritokime ose ripikturime në pikturën e Kishës së Rubikut, paraqiten të një dore e të një kohe dhe mund të konsiderohen si pikturë e parë me veshje të ritualit të Kishës Katolike në Shqipëri dhe të artit të pikturës perëndimore te ne, siç e ka vënë në dukje më parë Dh.Shuteriqi.

Me këtë rast mund të themi se, përveç figurës së Inocentit në Rubik nga fragmente të pikturave të kishave të Shqipërisë së Veriut, që kanë shpëtuar deri në ditët tona, nuk kemi hasur pikturë tjetër të stilit të ritit perëndimor në Shqipëri, përveç disa figurave të fragmentuara në apsidën e kishës së rrënuar të Shën Mërisë pranë Krujës, si dhe dy figurave, njëra e Shën Jakovit dhe tjetra e Shën Ekaterinës në Kishën e Shën Venerandës në fshatin Planë të Lezhës, të cilat na duken të etapës së vonë të sundimit osman.

Skena "Deisis" e Rubikut është një nga temat tipike të pikturës bizantine të zhvilluara në Bizant gjatë shek.XI-XII e vështruar nga çdo aspekt, ajo i përket traditës së kulturës bizantine, siç tregohet nga përmbajtja e saj, nga kompozimi, nqa mënyra e trajtimit te figurave, nga stili si dhe nga përputhja e saj me skenat analoge nëpër viset e tjera të ish-Perandorisë Bizantine me shume të ngjare dhe në vendet e tjera jashtë saj.

Është i njohur fakti, që, pas dështimit të ikonoklastisë dhe të rehabilitimit të ikonave, në Bizant filloi përsëri të zhvillohej ikonografia dhe pikërisht kësaj kohe i përket dhe zhvillimi i skenës "Deisis", ashtu siç është paraqitur në Rubik.

Një pikturë si ajo e Rubikut, siç është thënë më sipër e stilit linear, linja ështe element kryesor në trajtimin e figurave. Veshjet janë trajtuar me pala e rrudha të shumta dhe format ë trupit vihen në dukje vetëm me anë të siluetës dhe prej liniave të theksuara të errta. Ngjyrat janë përdorur të thjeshta të celta e të lehta, ku portretet karakterizohen nga proporcione të rregullta dhe jane modeluar me konture të buta, të ëmbla duke i paraqitur ato me shprehje psikologjike të theksuara. Karnacioni është ngjyrë kafe në të verdhë, farepakëz në të kuqe dhe linia përkuflzuese e fytyrës e errët, ku ornamente me motive gjeometrike e florale te stilizuara janë tipike të shek XII. Një pikturë me tipare te këtilla kurrsesi nuk mund të jetë e shek XIII dhe, ca më pak prej vitit 1260-1280, siç pretendohet nga autoret e mëparshëm rreth kësaj plkture.

Nga ky studim rezulton se piktura e Rubikut është pikturë tipike bizantine e shek. XII dhe për tiparet e ngjashme me ato të pikturës së shek. XI e XII të vendit tonë dhe të vendeve fqinje me ne, si me atë të Nerezës, mund të jetë dhe e gjysmës së parë të këtij shekulli.

Nga ky studim, gjithashtu, u konstatua dhe u argumentua që piktura e Rubikut ka pësuar ritokime me rastin e rindërtimit të kishës pas rrënimit më 1266, që ka ngjarë pas një lufte të vazhduar të Kishës Katolike për të zotëruar në Arbër dhe pas zotërimit të saj në Kishën e Rubikut. Me rastin e rindërtimeve duhet të jetë pikturuar dhe në miniature piktura e abat Inocentit si ktitor i atij rindërtimi, duke qenë se ai është pikturuar me një maket kishe në duar i të njëjtit stil me ato të ripikturimeve.

Piktura e bukur e Kishës së Shelbuemit mbi shkëmb të Rubikut, ndonëse, fatkeqësisht, ka pësuar dëme të mëdha të parehabilitueshme, ka rëndësi studimore të veçantë, si nga ana historike, sepse vërteton dhe vë në dukje një nga objektet me vlerë të madhe artistike të shek.XII, realizuar prej popullit tonë, prej artistëve shqiptarë, amzat e të cilëve, sidomos nga dëmet e herëpashershme që kanë pësuar, fatkeqësisht janë zhdukur.

info@balkancultureheritage.com