Kishat njënefëshe mbuluar me qemer

Kishat njënefëshe mbuluar me qemer

Nga ky nëntip janë evidentuar më pak shembuj për kishat që janë në gjendje rrënoje. Është e vështirë të gjykohen për mbulesën kur muret ruhen pak mbi tokë.

Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel të Peshkopisë

Është monumenti më në veri i arkitekturës me tipare bizantine të vendit tonë. Si ndërtim i vjetër është vetëm kapela e dikurshme, që sot luan rolin e ambientit të altarit për naosin e ri në perëndim të saj. Kapela është e sipas teknikës së mureve kisha datohet e shek. XII-XIII.

Kisha e Shën Premtes në Sop të Fierit

Është një kishë e vogël e mbuluar me qemer që ruhet pjesërisht. Ajo përbëhet vetëm nga naosi në të cilin hyhet nga veriu. Kisha është e vendosur mbi një xokol me muraturë guri. Muret janë ndërtuar në pjesën e poshtme me blloqe antike dhe tulla ndërmjet gurëve, njëlloj si pjesa e poshtme e mureve të trapezarisë së Manastirit të Apolonisë. Mbi të kalon një brez tullash e dy radhë gurësh. Pjesa mbi të e ndërtuar me teknikën e kluasonazhit i takon një kohe të dytë. Në anën e perëndimore ka pasur një nike me një dritare në mes. Datimi është i shek. XIIIXIV, duke u nisur nga afria me monumentin e mësipërm.

Një kishë tjetër njënefëshe e rrënuar, dikur mbuluar me qemer ruhet pranë fshatit Mullet (Tiranë). Më vete, ndërmjet dy nëngrupeve të para të tipit, qëndron kisha e Shën Mërisë në Cerckë të Ersekës. Kjo mbulohet me çati dyujëse vogël nga përmasat dhe ruan në pjesët e sipërme të mureve thembrat me gurë çmërsi të qemerit që dikur mbulonte kishën. Muratura është e ndërtuar me gurë gëlqeror e çmërsi dhe tulla. Tullat janë vendosur horizontalisht ndërmjet gurëve dhe vende-vende ndërmjet rreshtave, në pjesën e naosit, duke pasur frontone në anët veriore dhe jugore, ndërsa ambienti i altarit është i mbuluar me qemer cilindrik. Me interes është në faqen jugore një dekor që imiton atë me tulla të vendosura horizontalisht, vertikalisht dhe pjerrtazi, si në Kosinë dhe Bual. Duke gjykuar nga ndërtimi planimetrik e vëllimor si dhe dekori, ky monument mund të datohet drejtkëndore në plan, me absidë gjysmë rrethore në anën lindore. Kisha dallohet për përmasat e saj të vogla (5,10 x 8,20 m) dhe për ndërtim planimetriko-vëllimor të veçantë. Në brendësi ajo mbulohet me një qemer të mprehtë që mbështetet në muret e trasha dhe një sistem harqesh tërthorë. Në pikëpamje strukturale ndiqet skema romanike, të cilës i janë vënë elementë të arkitekturës gotike, siç janë qemerët dhe harqet e mprehtë. Poshtë çatisë dhe gjatë gjithë perimetrit të saj gjendet një kornizë, nën të cilën në trajtë frize varen harqe lombarde gjysmë rrethorë, që përfundojnë mbi gurë të profiluar. Me gjithë përmasat e saj të vogla dhe karakterin intim ajo ka një monumentalitet të theksuar që i dedikohet kompaktësisë së vëllimeve, punimit të mureve dhe detajeve, si dhe proporcioneve mjaft të arritur.

 

Kisha e Shën Ndoit në Kep të Rodonit

Është një rrënojë pranë kalasë së Skënderbeut, dhe një nga katër kishat që njohin nga burimet historike në atë vend. Planimetria e kishës është në aspektin e strukturave një ndërtim tipik romanik, mure me pilastra në forme kryqi, mbulesë me qemer cilindrik, arkadë në muret gjatësor. Naosi ndahet nga ambienti i altarit, nëpërmjet një brinjë rigjiditeti mbi pilastrat, që copëton në këtë mënyrë dhe hapësirën e brendshme. Në anën e jashtme muret janë të ndarë në dy breza të qartë, i poshtmi me pilastrat dhe harqet mbi to, i sipërmi me mure të rrafshët. Nga arkitektura gotike kemi harqet e mprehtë mbi pilastrat dhe mbulesën me qemerë të mprehtë, ndërsa nga arkitektura bizantine teknika e ndërtimit të mureve dhe dritaret dyshe. Mbi bazën e arkitekturës kisha datohet e shek. XIV-XV.

Katedralja e Shën Kollit në Lezhë,

Vendvarrimi i Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me planimetri drejtkëndëshe dhe absidë gjysmë rrethore. Një monument tjetër i rëndësishëm por mjaft i rrënuar dhe i transformuar kur është kthyer xhami është kisha e Shën Stefanit në kala të Shkodrës. Me planimetri drejtkëndëshe e mbuluar me çati druri, ka në anën lindore ambientin e altarit me absidë drejtkëndëshe, nga mbulesa e dikurshme e së cilës ruhen fillimet e nervaturave të kryqëzuara të qemerit.

Kisha e Shën Kollit në Armen të Vlorës

I takon këtij tipi të vjetër duke qenë primitive në format e saj si në planimetrinë ashtu edhe në strukturat. Në brendësi kisha ndahet në tre pjesë, nëpërmjet pilastrave në mure dhe harqeve mbi to (fig. 12). Pjesët anësore mbulohen me qemerë cilindrik ndërsa ajo qendrore me një kupolë të çrregullt. Muret janë të trasha dhe të ndërtuara me gurë ndërsa në kupolë janë përdorur edhe tulla. Duke u nisur nga format primitive dhe krahasimi me ndërtimet e tjera të këtij tipi në vendet fqinjë monumenti datohet si i shek. XI-XII.

info@balkancultureheritage.com