Klosi (Nikaia)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Klosi (Nikaia)

Qyteti Antik i Klosit shtrihet në rrafshet e kodrës me kuotë 355 m, buzë rrugës natyrore që lidhte bregdetin e Apolonisë me Epirin dhe Maqedoninë, duke kaluar nëpër Bylis. Fillimet e një vendbanimi protourban janë dëshmuar në gjysmën II të shek. VI, ndërsa në gjysmën e dytë të shek.V p.Kr. Klosi u shndërrua në një qytet të fortifikuar. Qyteti kontrollonte nga afër luginën e mesme të Aosit, vetëm 1 km nga Bylisi dhe përballë Amantias.

Kërkimet arkeologjike

K. Paçi, i cili vizitoi rrënojat antike të KIosit në vitin 1900, përshkroi muret rrethuese, bëri një katalog të monedhave të Bylisit që gjeti aty, dhe transkriptoi një mbishkrim greqisht me të dhëna për organizimin administrativ të qytetit. Gjatë Luftës I Botërore qyteti u vizitua nga K. Prashniker, i cili hartoi një planimetri të fortifikimeve antike dhe përshkroi teknikën e ndërtimit të tyre. Në vitet 1971- 1975 dhe 1979 u kryen gërmime arkeologjike nën drejtimin e L. Papajanit, gjatë të cilave u zbulua një pjesë e murit rrethues, teatri, stoa dhe një banesë.

Historia

Qyteti i Klosit është më i lashtë se ai i Bylisit, sikurse dëshmojnë për këtë vëzhgimet e arkeologëve lidhur me datën e ndërtimit të fortifikimit që rrethon qytetin. Me themelimin e qytetit të Bylisit. në një largësi fare pranë tij, (1,5 km në vijë ajrore), Klosi kthehet ne një qytet të dorës së dytë, por që vazhdon të ekzistojë në një sistem dy-qytetesh tepër të veçantë: gjallëria e qytetit dëshmohet me rregullimm në shekullin e III para Krishtit të agorasë së tij si dhe me ndërtimin e teatrit. Mbishkrimet e gdhendura në analemmën e parodosit perëndimor të teatrit të Klositjanë vendime përdhënie të politeias, të cilat fillojnë me përmendjen e prytanit eponim. Ato përdorin, pastaj, formën passive pa plotës veprimi, gjë që pengon të mësohet se kush e ka marrë vendimin: përshembull, « politeia i ka qenë dhënë Glaukias i biri i Hieronit, atij vetë dhe pasardhësve të tij». Eshtë më se e mundëshme që të jetë Koinoni i Bylinëve ai që jep këtë privilegj të pranimit në gjirin e bashkësisë dhe prytani eponim është po ashtu magistrati eponim i Koinonit. Përse këto vendime kanë qenë gdhendur në muret e teatrit të Klosit dhe jo në ato të teatrit të Bylisit? Për këtë nuk mund të japim një përgjigje, por duhet pranuar se hyrjet e teatrit të Bylisit kanë qenë shumë të shkatërruara, aq sa mbishkrimet që mund të kenë qenë gdhendur gjithashtu aty sot kanë humbur. Identifikimi i qytetit të Klosit me Nikaiën e bylinëve, e njohur nga një mbishkrim nga Amfiaraion i Oroposit i shekullit të I para Krishtit si dhe nga Stefan Bizantini, nuk mund të pranohet si i siguri kur nuk ka një dokument që ta provonte atë dhe Nikaia mund të ketë qenë edhe në Margëlliç ose edhe në ndonjë lokalitet tjetër të territorit të bylinëve.

Kultura

  

Nimfat vallëzojnë rreth flakës së Nymphaeum. Reliev prej guri i gjetur në Klos i takon shekullit III para Krishtit.

Periudha më e hershme e dëshmuar nga gërmimet arkeologjike, i takon shek. VI p. Kr. dhe karakterizohet nga qeramika protourbane ilire, e punuar pa çark dhe e pikturuar sipas stilit devollit. Ajo shoqërohet me qeramikë të importuar korintike dhe jonike.

Qeramika e gjetur në agora dhe në banesën e gërmuar është e prodhimit lokal dhe i takon shek. III-II p. Kr. Brenda qytetit antik është gjetur një reliev në gur gëlqeror lokal, i cili paraqet nimfet që vallëzojnë rreth zjarrit të nymfeut.

info@balkancultureheritage.com