Kodiku i 95-të i Korçës

Kodiku i 95-të i Korçës

Kodlku është katërungjijsh, me përmasa 19,5 x 13,3 cm me 386 fletë, shkruar në pergamenë, me tekst në një kolonë, me grafi të tipit të mesëm, por me kaligrafi të shkëlqyer me shkronja të kuqe. Inicialet fillestare teksti i ka të mëdha në përpjesëtim me ato të rreshtave dhe të stollsura me ngjyra të kuqe, të gjelbër e ari.

Në faqet e para kodiku stoliset dhe me kanonet e Evrosit të stolisura prej kolonash të holla të harkuara nga sipër dhe të gërshetuara prej linjash ari e të kuqe, ndryshe nga ato të shekujve X e XI të Beratit. Në faqet me listën e krerëve të ungjijve, kodiku stoliset edhe me vinjeta në formë pi greke si dhe prej shiritash katërkëndësh, të mbushur me lule në formë rozete e të ndryshme, të stilizuara prej ngjyrash të kuqe, ari, të gjelbër dhe të bardhë. Edhe këto kanë njëfarë vlere artistlke, sidomos ajo mbi faqen fillestare të ungjillit të Gjonit, por nuk kanë krahasim me ato të kodikëve të vjetër të Beratit.

Mbi sfondin e bardhë të vinjetës së Gjonit janë dhënë forma medaljonesh të krijuara prej një linje ari të shkëlqyer, që, duke kaluar, krijon në fushë medaljone me madhësi të njëjtë. Në çdo medaljon krijohet një formë kryqi i vogël prej pikash të gjelbra dhe me katër pika të vogla të kuqe anash kryqit mbi sfond të bardhë. Përdorimi i shumtë i arit të ndritshëm në këtë vinjetë e paraqet më të bukur nga të tjerat,

Por vlera me e madhe artistike e këtij kodiku qëndron në kaligrafinë e shkëlqyer artistike të tekstit, që është një gjë e rallë.

Duke u mbështetur në kaligrafinë e tij të shkëlqyer, ka shumë të ngjarë që ky kodik VI atribuohet kohës prej fundit të shek. XII, deri në gjysmën e shek. XIII.

info@balkancultureheritage.com