Koha e pushtimeve: Niqifor Foka dhe Johan Cimisha
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Koha e pushtimeve: Niqifor Foka dhe Johan Cimisha

Pas vdekjes së Konstandinit VII, më 9 nëntor 959, u ngjit në fron Romani II, një djalosh i pashëm e i këndshëm, por vullnetdobët dhe i lehtë, që kishte trashëguar nga i ati paaftësinë politike por jo dhe seriozitetin e tij shkencor. Ende fëmijë, sipas këshillës së Roman Lekapenit, ishte lidhur në martesë me një vajzë të paligjshme të Hugos nga Provansa, por për shkak të vdekjes së parakohshme të princeshës së vogël kjo lidhje që e turpëronte djaline perandorit Pyrfyrogjenet u prish pa u kthyer akoma në një martesë të vërtetë. Aty nga viti 956 Romani mori me dëshirën e vet vajzën e një hanzhui, Anastasien, që me t'u bërë perandoreshë mori emrin Toefano. Kjo grua jashtëzakonisht e bukur, por krejt imorale dhe tmerrësisht ambicioze, do të luante në historinë e Perandorisë Bizantine një rol tejet të rëndësishëm. Romani II u bë skllav i hijeshisë së saj. Përshkak tësaj nëna perandoreshë doli ngaskenadhe pesëmotrateperandorit u shtrënguan të bëhen murgesha. Romani II nuk u mor me çështjet politike, të cilat ia besoi eunukut të shkathët Jozef Bringa, që u ngarkua me detyrën e parakoimomenos dhe veproi si paradynasteuon (mëkëmbës i sovranit). Por para sëgjithash perandori u mbështet në autoritetin e domestikut Niqifor Foka; në fakt mbretërimi i tij i shkurtër meriton vëmendje vetëm sepse përgatiti ardhjen në fuqi të këtij gjenerali të shquar.

Në verën e vitit 960, në krye të një skuadre të madhe detare, Niqifor Foka iu drejtua Kretës.187 Pas një rrethimi shumë të rreptë, që vazhdoi gjithë dimrin, në mars 961 trupate tij shtinë në dorë kryeqytetin e ishullit, Kondakun (Kandia). Ishulli kthehej përsëri në gjirin e Perandorisë Bizantine pasi ishte zotëruar për gati një shekull e gjysmë nga arabët, që e kthyen atë në bazën e tyre më të rëndësishme detare të Mesdheut Lindor. Kishte shekuj që në Bizant nuk kujtohej një fitore kaq e rëndësishme.

Pas pritjes triumfale që iu rezervua në Kostandinopojë, Niqifor Foka filloi në Azi luftën me Saif ad-Davlan. Edhe këtu aksioni i tij u kurorëzua me një sukses të bujshëm. Hap pas hapi ranë Anazarba në Kiliki, e shumëluftuara Germanikea, Rabana e Duliku (Dolike, Teluk). Pas një rrethimi të gjatë, në dhjetor 962 u dorëzua edhe Alepi, kryeqyteti i Saif ad-Davlës. Sido që pushtimi i këtyre qyteteve nuk do të thoshte se edhe mbajtja e tyre qe e garantuar, marshimi triumfal i gjeneralit bizantin tregonte epërsinë e tij. Lufta me Hamdanidët, që prej tre shekujsh përbënte shqetësimin kryesor të politikës së jashtme bizantine, nga ai çast u zgjidh në favor të Bizantit. Nëse në Mesdhe rreziku kryesor qe zhdukur me pushtimin e Kretës, në Azi fitorja mbi Saif ad-Davlën eliminoi qendrën e fuqisë arabe më të rrezikshme për Bizantin dhe krijoi kushtet për një depërtim të mëtejshëm në Lindje.

Gjeneralin e lavdishëm e priste një çmim jo i zakonshëm, kurora perandorake. Vdekja e parakohshme e Romanit II më 15 mars 963, solli fillimisht në pushtet perandoreshën Teofano, që mori regjencën për djemtë e saj Bazili II e Konstandini VIII. Perandoresha dinake e dinte mirë se kjo gjendje nuk mund të vazhdonte gjatë. Zbulimi i një komploti të Jozef Bringës, e bindi të lidhej me Niqifor Fokën. Ky u shpall perandor nga trupat e tij në Cezarea, hyri në Kostandinopojë më 14 gusht, theu qëndresën e Bringës gjatë një beteje të përgjakshme nëpër rrugët e qytetit dhe më 16 gusht u kurorëzua në Shën Sofie. Perandoresha e re i ofroi dorën luftëtarit të plakur në beteja. Në këtë mënyrë ky lidhej familjarisht me dinastinë e ligjshme maqedone dhe, si njerk, u bë tutor i dy princërve Porfyrogjenetë, të drejtat perandorake të të cilëve mbetën të padiskutuara. Drejtimi i administratës civile u mor nga euniku Bazil, djalë i paligjshëm i Roman Lekapenit, një njeri i pajisur me dinakërinë tipike bizantine dhe me një ambicie të pafund, por dhe me aftësi politike vër- tetë të jashtëzakonshme. Ai kishte luajtur rol të rëndësishëm qysh në kohën e Konstandinit VII. Tani u bë parakoimomenos dhe u nderua me titullin e ri proedros, duke u bërë krahu i djathtë i perandorit të ri. Detyra e kryekomandantit të Lindjes, së bashku me titullin domestik i Lindjes, iu dha gjeneralit të shkëlqyer Johan Cimisha, eksponent i një familjeje fisnike armene dhe, kra- has perandorit, gjenerali më i madh bizantin i kohës. Vëllai dhe bashkëluftë- tari i vjetër i perandorit, Leon Foka, mori titullin kuropalates si domestik i Perëndimit, ndërsa babai plak i perandorit, Barda Foka, që dikur kishte qenë domestik i skolave, u nderua me titullin e cezarit.189

Me Niqifor Fokën (963-969) vinte në pushtet një ndër familjet më të rëndësishme fisnike të Azisë së Vogël. Por as pamja e as sjellja e perandorit të ri nuk tregonin për prejardhjen e tij aristokratike. Ai nuk ishte tërheqës, kishte një karakter të vrazhdët e të zymtë, bënte një jetë të thjeshtë prej asketi. Lufta në fushën e betejës ishin pasioni i vetëm i tij, lutja dhe marrëdhëniet me njerëz të përshpirtshëm, qenë nevoja e vetme shpirtërore. Luftëtar dhe në të njëjtën kohë murg, ai ishte adhurues i zjarrtë i Shën Athanasit, themelues i manastirit të madh të eremitëve në malin Athos. Në kohën e tij kjo qendër e famshme e monarkizmit grek filloi të njohë lulëzimin e saj. Thuhet se gjatë gjithë jetës së tij vetë Niqifori, që quhej "vdekja e bardhë e saraçenëve" kishte pasurnë mend të tërhiqej nga bota dhe të bëhej murg.

Por pavarësisht nga sjelljet e tij aspak aristokratike, Niqifori qe dhe mbeti njëpërfaqësues i vërtetë i "të fuqishmëve" dhe ngjitja e tij në majat e pushtetit përfaqësonte një fitore të aristokracisë bizantine. Deri atëherë qeveria bizantine kishte luftuar kundër shtrirjes së latifondit, tani të fuqishmit po merrnin revanshin. Një ligj i Niqifor Fokës i vitit 967 fillon duke pohuar se paraardhësit e tij ishin treguar të njëanshëm në favor të fshatarëve, ndaj mbartnin fajin eshkeljes së parimit të drejtësisë së njëjtë për të gjithë shtetasit. Niqifori ua hoqi të varfërve të drejtën e përparësisë në blerje në rast tjetërsimi të pronave tëtë fuqishmëve: të varfrit mund të blinin vetëm nga të varfrit dhe të fuqish- mit vetëm nga të fuqishmit. Sa për të tjerat, mbetën në fuqi ligjet e vjetra, por çdo pretendim për pronat e blera në periudhën përpara zisë së bukës të vitit 927-928 u quajt i pavlefshëm, pasi afati prej dyzet vjetësh kishte mbaruar.

Këto dispozita në vetvete nuk qenë shumë të ashpra, pasi ka pak të ngjarë që fshatarët të kenë pasur shpeshherë mundësi të shfrytëzonin të drejtën e tyre të përparësisë në blerje kundrejt të fuqishmëve. Por gjithsesi efekti psikologjik i ligjittëri qe i jashtëzakonshëm, pasi në emër të drejtësisëdhe në kundërshtim me legjislacionin e mëparshëm, merreshin në mbrojtje të fuqishmit. Niqifor Foka u shkëput vendosmërisht nga politika antiaristokratike e paraardhësve të tij.

Nga ana tjetër perandon ushtar u përpoq të forcojë e të rrisë pronën e stra- tiotëve. Në rastet kur kërkohej kthimi i tjetërsimeve të bëra në të shkuarën, për pronën e ushtarëve sipas rregullit të vjetër mbetej në fuqi kriteri i vlerë minimale prej katër moncdhash floriri dhe kthimi duhej të kryhej pa shpër- blim derisa të arrihej ky minimum, përtej të cilit ushtari duhej të kthente çmimin e blerjes. Por këtej e tutje, duke pasur parasysh koston më të lartë të pajimeve të reja të rënda luftarake, minimumi i patjetërsueshëm i pronave të stratiotëve duhej të vlente jo më pak se dymbëdhjetë libra ar, kështu që stratioti nuk mund të tjetërsonte asgjë nga parcela e tij në rast se vlera e saj e përgjithshme nuk e kalonte këtë nivel dhe çdo tjetërsim që do ta reduk- tonte pronën e tij nën këtë nivel minimal, duhej të anulohej me kthimin pa shpërblim të tokës së tjetërsuar; vetëm në raste kur jetërsimi nuk sillte një ulje të vlerës së pronës poshtë këtij niveli, mund të kërkohej kthimi i çmimit të blerjes. Trefishimi i pronës së ushtarëve që Niqifori u përpoq të realizonte nuk mund të mos sillte një ndryshim në përbërjen shoqërore të ushtrisë bi- zantine. Prandaj edhe kjo dispozitë shënoi një largim thelbësor nga politika e ndjekur deri atëherë, që mbështetej mbi pronën e vogël të "të varfërve".

Stratiotët e Niqiforit, të armatosur rëndë, të cilëve ai përpiqej t'u siguronte një fond toke me vlerë dymbëdhjetë libra ar, nuk mund të ishin "të varfër". Ata mund të reduktoheshin vetëm në mjediset e fisnikërisë së ulët që po zhvillohej pak nga pak, klasa nga ku më vonë do të dalin pronarët.

Njëkohësisht Niqifor Foka përpiqej të kufizonte zhvillimin e pronave kishtare e manastireve dhe për këtë qëllim në vitin 964 nxori një ligj të posaçëm, që përfaqëson një ndër pikat më të guximshme të legjislacionit bizantin. Latifondi kishtar, vazhdimisht i rritur nëpërmjet dhuratave dhe faljeve me testament nga ana e besimtarëve të të gjitha shtresave të popullsisë, zhvillohej paksa më ngadalë se ai laik. Vazhdimisht krijoheshin manastire të reja me pronat përkatëse. Megjithëse prona tokësore e institucioneve fetare i nënshtrohej edhe ajo detyrimeve, shteti nuk kërkonte prej saj po atë masë detyrimesh që kërkonte nga llojet e tjera të pronës, pasi parimi i detyrimeve ndaj shtetit shpeshherë shkelej nëpërmjet dhënies së privilegjeve. Në një kohë kur në perandori vihej re një uri e vërtetë për tokë (dhe këtë e provon lufta e ashpër për gllabërimin e pronave të fshatarëve e të ushtarëve) zmadhimi i latifondit kishtar ishte i dëmshëm për shtetin, pasi ai bëhej në kurriz të tokave më pjellore. Por përveç këtyre konsideratave, perandorin besimtar e shtynin të vepronte edhe shkaqe të natyrës fetare e morale. Ai fshikullonte pa mëshirë pangopësinë e murgjve të cilët të dhënë vetëm pas grumbullimit të pasurive, harronin statusin e tyre duke e kthyer jetën e murgut në "një shfaqje boshe, që turpëron emrin e Krishtit". Tashmë duhej të merrte fund tjetërsimi i tokave në favor të manastireve, institucioneve kishtare dhe personave me status kishtar. U ndalua gjithashtu krijimi i manastireve dhe i institucioneve të reja kishtare, meqenëse në shumicën e rasteve një gjë e tillë bëhej thjesht nga dëshira vanitoze për famë. Kushdo që dëshironte të tregonte me vepra shpirtin fetar të sakrificës mund të ndihmonte institucionet e vjetra që shkonin drejt rrënimit. Por edhe këtyre të fundit nuk mund t'u bëheshin dhurime tokash: toka që mendohej t'u dhurohej fillimisht duhej shitur gjetkë dhe të hollat që përfitoheshin prej andej mund t'i dhuroheshin institucionit në fjalë. Në të kundërtën, toka mund t'i shitej cilitdo pronari laik, qoftë edhe i pasur. Nga ana tjetër, krijimi i qelave dhe i qendrave për eremitët në zonat e braktisura jo vetëm qe i lejuar por dhe konsiderohej vepër e lavdërueshme. Ky ligj i guximshëm nuk qëndroi gjatë në fuqi. Megjithatë ai është shumë kuptimplotë si për parimet politike ashtu dhe për puritanizmin fetar të perandorit Niqifor.

Fakti që zhvillimi i elementeve ekonomikisht më të fortë përqendrohej kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe në blerjen e pronave të bujqve, shpjegohet me situatën që po kalonte atë kohë ekonomia bizantine. Në qytet qeveria i vuri kufij më të prerë sesa në fshat zhvillimit spontan të forcave ekonomike. Ekonomia qytetare, e lidhur dhe e kontrolluar siç ishte, nuk linte vend për iniciativë private të përmasave të mëdha dhe blerja e tokave mbetej dhe për të i vetmi drejtim i mundshëm për investimin e kapitaleve të tepërta. Lëvizja ekspansive e fisnikërisë latifondiste u shfaq në dy mënyra. Nga njëra anë u krye nëpërmjet thithjes së pronës së vogël tokësore në provincat bizantine, duke minuar sistemin ekzistues shoqëror-ekononik në Bizant; nga ana tjetër i shtriu kufijtë e perandorisë duke mundur t'i shkëpusë toka edhe armiqve të perandorisë. Pushtimet bizantine në Lindje qenë para së gjithash vepër e aristokracisë së Azisë së Vogël. Por nga ana tjetër ato janë rezultat i një entuziazmi të fuqishëm fetar, që frymëzoi Bizantin në luftën e tij kundër të pafeve.

Niqifor Foka ishte pushtuar plotësisht nga një entuziazëm i tillë. Lufta kundër islamizmit ishte për të një lloj misioni i shenjtë. Në këtë kuadër, ai kërkoi që të shpalleshin martirë të gjithë ushtarët e rënë në luftë kundër të pafeve. Kjo kërkesë shpreh me tone të forta ndjenjat që provonin bizantinët ndaj luftës kundër myslimanëve, që ata e konsideronin si një luftë të shenjtë. Këto ndjenja vepruan si një faktor i fuqishëm nxitës në procesin e ekspansionit të shtetit bizantin.

Me të hipur në fron, Niqifori i vazhdoi pushtimet që kishte filluar si domestik nën sundimin e Romanit II. Qeverisja e tij dhe e dy pasardhësve të tij, përfaqësojnë periudhën e shkëlqimit më të madh ushtarak të shtetit bizantin mesjetar. Ofensiva e fuqishme e perandorit Niqifor përmbyti kufirin e Taurit, që për shekuj të tërë kishte mbetur i palëvizshëm. Dy vitet e parë lufta u përqendrua në malësitë e Kilikisë, një luftë jashtëzakonisht e ashpër dhe e mundimshme, momentet kulmore të së cilës janë rrethimet e Tarsos e të Mopsuestias. Këto dy kështjella u morën vetëm në verën e vitit 965 me anë të urisë. Por atë vit flota bizantine pushtoi Qipron. Kjo do të thoshte një forcim i ri i rëndësishëm i pozitës bizantine në Mesdheun Lindor. Por me pushtimin e Kilikisë e të Qipros para së gjithash ishte hapur rruga për realizimin e synimit kryesor të Niqifor Fokës: ekspeditës në Siri. Në tetor të vitit 966 perandori kishte mbërritur nën muret e Antiokesë, por u detyrua të kthehet mbrapsht duarzbrazur. U deshën të kalojnë dy vjet që të rishfaqej në Siri: ekspedita e tij përparoi drejt jugut përgjatë bregut, duke pushtuar njërin qytet pas tjetrit dhe iu kthye përsëri Antiokesë. Me gjithë angazhimin e forcave të shumta, rrethimi po shkonte gjatë, perandori u detyrua të kthehej në Kostandinopojë dhe vetëm më 28 tetor 969 gjeneralët Pjetër Foka e Mihal Burca mundën të shtinin në dorë kryeqytetin sirian. Pas pak muajsh ra dhe Alepi.

Periudha e zhvillimit të fuqishëm të Perandorisë Bizantine përkoi gjithashtu me periudhën e ringjalljes së perandorisë së Perëndimit. U rindez kështu rivaliteti midis dy perandorive, i cili ideologjikisht mbështetej në idenë e njësisë e pandashmërisë së perandorisë dhe në faktin që si njëra ash- tu dhe tjetra pretendonin të ishin trashëgimtare të Romës. Nga pikëpamja politike, ky rivalitet buronte nga përplasja e interesave të të dy fuqive në Italinë e Jugut. Otoni i Madh, që kishte vënë kurorën perandorake në Romë një vit përpara ngjitjes në fron të Niqifor Fokës dhe që kishte pushtuar thuajse gjithë Italinë, dërgoi më 968 një delegacion në Kostandinopojë për të rënë miqësisht në ujdi mbi zotërimin e asaj pjese të Italisë që ende nuk kishte rënë në duar të tij. Ambasadori i tij, peshkopi Liutprand i Kremonës, që kishte qenë në Kostandinopojë edhe më 949 në kohën e Konstandinit III i dërguar me mision nga Berengari II, i parashtroi qeverisë bizantine projektin e një lidhjeje martesore midis djalit të Otonit I dhe një motre të pe- randorit të ri Porfyrogjenet të Bizantit, që do të sillte në pajë zotërimet e Pe- randorisë Bizantine në Italinë e jugut. Ky propozim u tingëlloi bizantinëve si një tallje dhe ata iu përgjigjën me një tallje. Perandori bizantin e shihte se me ngjarjet e fundit në Perëndim, interesat dhe prestigji i perandorisë së tij ishin dëmtuar në pikëpamje të ndryshme. Fakti që Otoni kishte marrë kurorën perandorake dhe ishte bërë zot i Romës e i kishës romane, kishte shtënë në dorë thuajse gjithë Italinë, ishte lidhur me princat e Kapuas e të Beneventit, që ishin vasalë të Perandorisë Bizantine, dhe që kishte sulmuar - natyrisht pa sukses - Barin bizantin, të gjitha këto e ngacmonin së tepërmi perandorin bizantin, i cili pas sukseseve të bujshme të kohëve të fundit në Lindje, ishte më tepër se kurrë i vetëdijshëm për forcën e vet. Lajmëtarit guximtar të Otonit të Madh, që në Kostandinopojë u trajtua gati si rob, iu tha se zotëria e tij nuk ishte as perandor as romak, por thjesht një mbret barbar dhe se në këto kushte as që mund të bëhej fjalë për martesë midis një sovrani barbar dhe një princeshe perandorake porfyrogjenete.

Edhe Bullgaria fqinje nuk e kuptoi menjëherë rëndësinë e zhvillimit të madh të potencialit të shtetit bizantin. Pas pushtimit të Kilikisë e të Qipros, në vjeshtën e vitit 965 përfaqësues bullgarë mbërritën në Kostandinopojë për të kërkuar dhënien e haraçeve që detyroheshin qeveritë e mëparshme bizantine.’96 I zemëruar nga një arrogancë e tillë, perandori urdhëroi të rriheshin ambasadorët dhe pastaj i përcolli në atdhe plot fyerje e kërcënime. Megjithatë, u mjaftua të shembë disa fortesa kufitare bullgare dhe nuk kërkoi luftë të hapur me Bullgarinë, pasi nuk dëshironte të shkëputej nga veprimet luftarake në Lindje. Sa për bullgarët, ai i bëri thirrje princit rus Svjatosllav që të merrej me ta, duke i premtuar shpërblim të mirë. Thirrja e perandorit bizantin u prit mirë nga i biri luftarak i Ollgës, princesha e krishterë mike e Bizantit, që kishte shpartalluar mbretërinë e Kazarëve dhe i kishte krijuar vetes pushtet të madh. Më 968 ky kapërceu Danubin dhe theu me lehtësi bullgarët, që ishin të përçarë politikisht. Por këtë nuk e bëri për hir të perandorit, por për të vendosur sundimin e vet në Danub. Një sulm i peçenegëve mbi Evin më 969 e detyroi të kthehej në atdhe, por në verën e po atij viti u shfaq përsëri në Ballkan, hoqi nga froni carin Boris II djalin e Pjetrit, që kishte vdekur ndërkohë, dhe e shpalli veten sundimtar i bullgarëve. Niqifori e kuptoi se kishte vënë duart e veta në vend të kundërshtarit të dobët të dikurshëm një armik shumë herë më të fortë e të rrezikshëm. Ndaj u përpoq të lidhej me Bullgarinë kundër Svjatosllavit dhe projektoi një martesë të perandorit të ri Porfyrogjenet me dy princesha bullgare. Por nuk ishte aq e lehtë të ndreqej gabimi i bërë. Në krahun e Ballkanit Niqifori i la një trashëgimi të vështirë pasardhësit të tij.

Gjashtë javë pas pushtimit të Antiokesë, Niqifor Foka ra viktimë e një atentati. Me gjithë sukseset madhështore ai nuk arriti kurrë të bëhej një sovran popullor. Regjimi militarist i perandorit, që ia kishte nënshtruar gjithë jetën eshtetit interesave të ushtrisë, duke ashpërsuar pa mëshirë barrën e taksave për të financuar fushatat e mëdha ushtarake, përbënte një peshë të rëndë për popullsinë. Dimë se në kohën e tij pati një rritje të madhe çmimesh dhe një zhvleftësim të monedhës. Sidoqoftë nuk qe mllefi i popullit ai që e çoi në greminë, por konflikti me Johan Cimishën, ish mikun e tij, dhe tradhtia e gruas, Teofanos. Ajo u bë e dashura dhe bashkëpunëtorja e gjeneralit lavdiplotë, që ishte trupvogël por, ndryshe nga perandori Niqifor, shumë i hijshëm dhe i pajisur me një personalitet të spikatur e magjepsës. Ishte pikërisht ajo autorja e atentatit kundër të shoqit: Cimisha dhe miqtë e tij vetëm sa e ndoqën pas. Natën e 10-11 dhjetorit 969 Niqifor Foka u ther në shtratin e tij.

Johan Cimisha hipi në fronin perandorak (969-976). Por Teofanoja kishte gabuar rëndë kur kishte shprehur se ai do ta merrte për grua. Hakun e perandorit të vrarë e mon patriku Polieukt që ishte kryekëput i vendosur të mos linte pa ndëshkuar krimin e kryer. Ai i kërkoi Cimishës të pendohej, të dëbonte perandoreshën Teofano nga pallati perandorak dhe të ndëshkonte vrasësit e perandorit Niqifor, bashkëpunëtorë të tij. Perandori u detyrua të dorëzohet përpara të gjitha kërkesave të patrikut. Vetëm pasi i çoi në vend këto kërkesa patriku e lejoi të futej në kishë dhe pranoi ta kurorëzojë.

Kjo Kanosë bizantine nuk mbeti pa lënë gjurmë në marrëdhëniet midis shtetit ekishës.Triumfinmoral të kishës e plotësoi vetë Cimisha, i cili u detyrua të revokojë ligjin e paraardhësit të tij kundër pronave manastirore e kishtare. Prej këtij perandori, njëri ndër më të mëdhenjtë e më të fuqishmit, ruhet një fjalim që ngjan me një deklaratë besnikërie ndaj doktrinës së Epanagoges së Fotit: "Në këtë jetë unë njoh dy pushtetet: klerin dhe perandorinë. Të parit Krijues i botës i ka besuar kujdesin e shpirtrave, të dytit pushtetin mbi trupat; nëse asnjëra nga të dy pjesët nuk dëmtohet, mirëqenia e botës është siguruar." Teofanoja shkoi në mërgim, prej nga u kthye vetëm pas ardhjes në pushtet të bijve të saj; në këtë mënyrë përfundonte misioni historik i kësaj gruaje, që zë një vend të veçantë në historinë bizantine si grua dhe vrasëse e Niqifor Fokës, dashnore e Johan Cimishës e nënë e Bazilit II. Cimisha lidhi një martesë politike, që mundohej të respektonte sa më shumë parimin legjitimist: u martua me Teodorën, vajzën jo më të re të Kostandinit VII, hallë e perandorëve të rinj Bazil e Konstandin. Ashtu si dikur Niqifori, tani ishte vrasësi i tij Cimisha që mori rolin e tutorit të dy Porfyrogjenetëve. Drejtimi i çështjeve civile mbeti në duar të parakoimomenos Bazilit, që ishte hedhur në kohën e duhur në anën e Cimishës dhe që do të vazhdonte të ushtronte ndikimin e madh. Më kot të afërmit e perandorit të vrarë u përpoqën t'i heqin fronin Cimishës. Barda Foka, një nip i perandorit Niqifor dhe djalë i kuropalates Leon, u shpall perandor në Cezarea, kështjellë e familjes Foka, por u zu rob nga Barda Skleri, një kunat i Johan Cimishës, dhe u mbyll bashkë me familjen e tij në një manastir në ishullin e Kios. Vetë knropalati Leon, pas dështimit të një revolte u verbua.

Si dhe Niqifor Foka, Cimisha i përket aristokracisë së lartë. Nga ana e babës ai ishte kushën me familjen Kurkuas, nga ajo e nënës me vetë Fokat, ndërsa gruaja e parë e tij ishte një Sklerinë. Por ndryshe nga paraardhësit e tij ai nuk qe për të favorizuar fisnikërinë në politikën agrare. Ruhen dy dokumente që tregojnë sesi Cimisha i urdhëroi funksionarët e themave të bënin hetime në pronat e manastireve dhe të latifondistëve dhe në rast se gjenin aty ish stratiotë e ish bujq në varësi të shtetit, t'i vinin ata përsëri nën administratën shtetërore. Nga ky shembull mund të kuptohet qartë se administrata qendrore bizantine duke luftuar kundër zhvillimit të latifondit mbronte interesat dhe të drejtat e veta. Në mënyrë që të bënte të pamundur largimin e fshatarëve dhe të ushtarëve të vet, qeveria perandorake organizoi masa të rrepta policore, lejoi të bëheshin kontrolle e reprezalje në pronat e të fuqishmëve dhe ktheu mbrapsht me forcë në vendbanimet e para stratiotët dhe bujqit shtetërorë që nuk kishin siguruar banim të qëndrueshëm në ato toka. Në këtë mënyrë i ktheu me lehtësi pronarët e vegjël të dikurshëm të pavarur në paroikoi të shtetit, pasi jo vetëm nuk u njohu atyre të drejtën të dispononin lirshëm parcelat e tyre, por u hoqi dhe lirinë e vendbanimit.

Ashtu si Niqifori dhe Johan Cimisha ishte një gjeneral i pajisur me aftësi gjeniale dhe si burrë shteti e kalonte paraardhësin e tij tepër impulsiv. Gjendja e ndërlikuar e krijuar në Ballkan pas thirrjes së Svjatosllavit, kërkonte një zgjidhje të menjëhershme, ngaqë qëndrimi i princit të fuqishëm rus bëhej gjithnjë e më shumë kërcënues dhe po dukej se bullgarët ishin të prirë të hdheshin me të për një luftë të përbashkët kundër Bizantit. Përpjekjet e perandorit për të rënë në ujdi qenë të kota. Sovrani i ri i Bullgarisë kërkonte, as më shumë e as më pak, kalimin e bizantinëve në Azi për t'i lënë atij pjesën europiane të perandorisë me Kostandinopojën. Cimishës nuk i mbetej rrugë tjetër përveç armëve. Fushata e tij kundër Svjatosllavit renditet ndër bëmat më të shkëlqyera të historisë ushtarake bizantine. Në prill 971 marshoi kundër Preslavit dhe e mori kryeqytetin bullgar pas një beteje të shkurtër por të egër. Pastaj përshëndeti si sovran të bullgarëve perandorin e shfronësuar që kishte rënë në duart e tij. Ky qëndrim largpamës dhe i llogaritur si dhe marshimi fitimtar i ushtrisë bizantine u bëri përshtypje bullgarëve, që filluan të shkëputen nga Svjatosllavi. Nga Preslavi, Cimisha iu drejtua me një marshim të shpejtë qytetit danubian të Silistrës (Durostorum), brenda mureve të të cilit kishte gjetur shpëtim Svjatosllavi. Silistra u rrethua dhe në të njëjtën kohë u shfaq në Danub flota bizantine me armën e frikshme të saj, zjarrin grek. Rusët u përpoqën të qëndronin në mënyrë të dëshpëruar, por ushtria perandorake zmbrapste çdo përpjekje të tyre për të dalë jashtë qytetit, ndërkohë që brenda tij uria po bëhej gjithnjë e më e padurueshme. Në fund të korrikut, pasi përpjekja e fundit për të çarë rrethimin kishte dështuar, rusët u shtynë përtej mureve të qytetit pas një beteje jashtëzakonisht të përgjakshme, që shteroi edhe forcat e fundit të bizantinëve. Svjatosllavi iu dorëzua fitimtant. Ai premtoi të braktisë menjëherë Bullgarinë dhe të mos kthehej më në Ballkan, të mos sulmonte territorin bizantin as edhe në Kerson dhe të ndihmonte bizantinët në mbrojtje nga armiqtë e mundshëm. Nga ana e tij, perandori i furnizoi ushtarët e tij të uritur me ushqime dhe ripohoi privilegjet e vjetra tregtare të rusëve. Pas një takimi personal me atë që e kishte mundur, Svjatosllavi u kthye në atdhe, por në rrugë e sipër mbeti i vrarë në një betejë me peçengët afër grykës së Dnieprit. Fitorja e madhe e Johan Cimishës i solli Bizantit një dobi të dyfishtë: perandoria hiqte qafe një kundërshtar të rrezikshëm që e kishte treguar fuqinë e tij me pushtimin e mbretërisë së Kazarëve dhe nënshtrimin e Bullgarisë; në të njëjtën kohë ajo e vinte Bullgarinë nën sundimin bizantin. Në fakt, megjithëse gjatë luftës kundër Svjatosllavit Cimisha u paraqit si çlirimtar i bullgarëve, ai nuk kishte ndër mend të rivendoste gjendjen e mëparshme. Vendi shtrihej nën këmbët e tij dhe ai e aneksoi atë, cari Boris u çua rob në Kostandinopojë dhe patriarkati bullgar u eliminua. Problemin tjetër që e kishte trashëguar të pazgjidhur nga paraardhësi i tij, Johan Cimisha e zgjidhi në rrugë diplomatike. Trashëgimtarit të fronit të Otonit të Madh ai i dërgoi jo princeshën porfyrogjenete, siç ishte kërkuar, por një kushërirë të tij, Teofanon, me të cilën Otoni II u martua në Romë më 14 prill 972. Konflikti me perandorinë e Perëndimit, që për shkak të arrogancës së Niqifor Fokës ishte ashpërsuar tej mase, u mënjanua të paktën përkohësisht, dhe status quo-ja në dukej u rivendos.

Më 972 rifilloi lufta në Lindje, që u hap me një inkursion të perandorit në Nisibi e Majafarkin,207 në territorin e Mesopotamisë. Por fusha kryesore e betejës ishte Siria, ku duheshin konsoliduar dhe çuar më tej arritjet e Niqifor Fokës. Fatimidët, që pak kohë më parë kishin vendosur sundimin e tyre në Egjipt, e shtrinë pushtetin e tyre në territorin e Lindjes së afërme dhe më 971 sulmuan Antiokenë. Johan Cimisha u përgjigj më 974 me një ekspeditë të fuq- ishme, që u përsërit më 975, dhe që pati karakterin e një kryqëzate të vërtetë. Në ditët e para të prillit, perandori u nis nga Antiokea në drejtim të Emesës dhe prej këtej cirejt Baalbekut, që u pushtua pas një qëndrese të shkurtër. Edhe Damasku iu dorëzua perandorit fitimtar, njohu sovranitetin e tij dhe pranoi tëpaguajë haraç. Pastaj Cimisha hyri në Tokën e Shenjtë, pushtoi Tiberiadën, Nazaretin, qytetin bregdetar të Akos (Ak-rit) dhe në fund Cezarean, kështjel- lën kryesore të arabëve afrikanë. Perandori nuk ishte larg Jerusalemit, Qytetit tëshenjtë, por e parandjeu rrezikun që e priste nëse do vazhdonte ofensivën. Ndaj mori rrugën drejt veriut dhe gjatë marshimit pushtoi një radhë qytetesh bregdetare, midis të cilave Bejrutin e Sidonën. Në të gjitha qytetet e pushtuara u vendosën komandantë perandorakë. Cimisha i dërgoi aleatit të tij, mbretit armen Ashot, një mesazh fitoreve, që fillonte me këto fjalë: "Gjithë Fenikia, Palestina dhe Sina janë çliruar nga zgjedha e Saraçenëve dhe njohin sovranitetin e bizantinëve." Kjo frazë, vetëkuptohet, përmban teprime, pasi nuk përshkruan atë që vërtet qe arritur, por synimin që perandori kërkonte të arrinte me kryqëzatën e tij. Por edhe çka ai kishte mundur të pushtonte me fushatën e tij të shpejtë e triumfale, përbënte një sukses të shkëlqyer. Me këtë, fitoret e Niqifor Fokës jo vetëm ishin konsoliduar, por dhe ishin çuar më tej dhe pozita hegjemoniste e Perandorisë Bizantine në Lindjen e Afërme ishte bërë mjaft solide. Johan Cimisha u kthye në Kostandinopojë nga fushata e tij e madhe i sëmurë rëndë. Me sa duket, fjala ishte për tifo. Vdiq më 10 janar 976. Mbretërimi i tij i lavdishëm u mbyll kështu krejt papritur pa i mbushur akoma të gjashtë vjetët.

info@balkancultureheritage.com