Gojëdhënat më të lashta ua mveshin eubeasve nga Eretria ngulimet e para në Korkyrë, e pastaj në Orik, në fund të gjirit të Vlorës, diku nga fundi i dy të tretave të shekullit VIII. Prania e shkurtër e eretrianëve në Korkyrë dëshmohet nga Plutarku2, i cili rrëfen dëbimin e tyre nga korintasit e Karikratit (szc) dhe vendosjen e tyre në Metone, në bregdetin e Pierisë në Maqedoni, buzë gjirit Termaik. Autorë të shumtë modernë nuk e pranojnë këtë kolonizim eretrian në Korkyrë, për arsye të mungesës së dëshmive arkeologjike3. Në fakt, kjo prani eretriane mund të ketë ekzistuar në Korkyrë, në sektorë ku nuk janë kryer ende gërmime sistematike4. Straboni5 shton se, duke u vendosur në Korkyrë, Kersikrati paskësh gjetur aty liburnë, çka do të dëshmonte për një prani ilirësh në ishull që përpara vendosjes së eretrianëve. Stefani i Bizantit përmend Orikun dhe Korkyrën lidhur me abantët e me Amantian, dhe e përshkruan themelimin e Amantias si prej abantësh me prejardhje nga Eubeja, që ktheheshin nga lufta e Trojës. A ka pasur vallë ndonjë lidhje mes eubeasve të vendosur në Amantia dhe atyre që paskan qenë në Korkyrë? Një shënim skoliastik i Apolonit të Rodit mund të interpretohet si ekzistenca e një kryeure (një pere-je) eubease përballë Korkyrës, e cila do të përkonte me krahinën e grykëderdhjes së lumit Thyamis dhe me gadishullin e Buthrotit; në një rast të tillë, eubeasit e Amantias dhe ata të kësaj pez'e-je korkyrase do të kishin qenë mjaft të afërt dhe do të kishin mundur të mbështeteshin tek njëri-tjetri.
Sido që të jetë, pozicioni që ka ORIKU përkon me një zgjedhje jashtëzakonisht të mençur nga ana e themeluesve të ngulimit. Kodra gëlqerore ndodhet në fund të gjirit të Vlorës, e mbrojtur veçanërisht mirë nga erërat e perëndimit e të veriut nga malet Akrokeraune, aq sa, që nga koha e lashtë e deri më sot, kjo zonë është përdorur vazhdimisht si bazë detare, duke filluar me vendbanimin e parë e duke vijuar me Orikumin romak, pastaj Pasha Limanin, emër që ky liman i thellë e ka marrë nga epoka e pushtimit osman e që e ruan ende në ditët e sotme. Pikërisht këtë bazë kishin zgjedhur sovjetikët për të vendosur nëndetëset e tyre gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, pas vitit 1944. Tamam aty janë vendosur edhe ngjarjet që përbëjnë intrigën e romanit të Ismail Kadaresë Dimri i madh8, gjatë prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike në dimrin e vitit 1960-1961. I vetmuar në brendësi të bazës së sotme detare, kjo pikë arkeologjike, të cilën kam mundur ta vizitoj në gusht të vitit 1999, krijon një ishull të veçuar në fund të gjirit nga ajo çka Cezari9 e quan “porti i brendshëm”. Kjo lagunë, mjaft e thellë për të strehuar anijet e Cezarit, komunikon me gjirin nëpërmjet dy kanalesh, nga një në secilën anë të ishullit, por krahu perëndimor është më i gjeri dhe pikërisht në të Cezari dha urdhër që të mbytej një anije, në mënyrë që ta siguronte flotën e tij nga inkursionet e pompeasve. Kodra është e ndarë në katrorë prej rrugësh në formë shkallësh të skalitura drejtpërdrejt në shkëmb dhe i vetmi monument i dukshëm është një teatër i vogël i ndërtuar gjatë shekullit I pas J.K.10. Gërmimet e kryera bashkërisht nga arkeologë shqiptarë e sovjetikë, në vitet 1958-1960, kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtresave arkeologjike që shkojnë deri në shekullin VI para J.K.”. Në drejtim të jugut, Oriku kontrollon rrugën që shpie në qafën e Llogorasë e që e lidh pra bregdetin e Jonit me gjirin e Vlorës. Straboni12 jep një të dhënë shtesë, e cila është me interes, po të jetë e saktë: ai pohon se Oriku kontrollon ankorimin, portin e Panormit, që është një radë e shkëlqyer (sot e quajtur Porto Palermo) e vendosur në detin Jon në jug të Himarës. Ajo çka e vë në dyshim besueshmërinë e thënies së Strabonit, janë vështirësitë e lidhjes tokësore ndërmjet Orikut dhe Panormit nëpërmjet qafës së Llogorasë, e cila arrin në mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit; për më tepër, Strabon i nuk e saktëson periudhën gjatë së cilës Oriku e paskësh shtrirë zonën e vet të ndikimit deri në Panorm, në dëm të kaonëve. Ka më shumë të ngjarë që Straboni ta përdorë termin Panorm për të shënuar ose vetë portin e Orikut, ose një zonë ankorimi diku në gjirin e Vlorës. Kjo zgjidhje përputhet më fort me një nga thëniet e Strabonit që, vetëm pas kësaj përmendjeje të Orikut dhe Panormit, bën fjalë për kapërcimin e maleve Akrokeraune, duke shkuar në drejtim të jugut; por nga ana tjetër, kjo zgjidhje nuk përputhet me një tekst tjetër të Strabonit (VII, 7,5), ku autori e vendos Panormin tamam në jug të kepit fundor të maleve Akrokeraune në drejtim të veriperëndimit. Peripecia që i ndodhi Cezarit në mes të dimrit të vitit 48, kur anijet e tij e prekën bregun në Palestë, në detin Jon, në jug të qafës së Llogorasë, e detyroi atë të kalonte nëpër këtë shteg përpara se të mund të shtinte në dorë Orikun. Ajo krijon një ide për vështirësinë e kalimit ndërmjet gjirit të Vlorës dhe rivierës shqiptare në detin Jon, në jug të maleve Akrokeraune. Statusi i Orikut paraqitet në mënyra të ndryshme nga autorët e lashtë: Hekateu i Miletit, sipas Stefanit të Bizantit*, e cilëson Orikun si një liman të thjeshtë (Zzmen); Herodoti' përdor të njëjtin term, ndërsa, më vonë, tek Apolodori, ai paraqitet si një polis.