Kolonizimi grek
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kolonizimi grek

Themelimi i kolonive greke në bregdetin ilir është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e fiseve ilire dhe në përgjithësi në historinë e Adriatikut. Ky kolonizim shkaktoi ndryshimin e kushteve politike në këtë rajon, gjë që për ilirët do të ketë pasoja shumë të rënda në fushën politike, por në të njëjtën kohë edhe pasoja shumë më të thella për zhvillimin e kulturës materiale dhe shpirtërore ilire si dhe të shoqërisë ilire.

Kolonitë e para greke në bregdetin ilir u themeluan në jug të këtij bregdeti. Qysh në vitin 627 para e.r. korkyrasit themeluan qytetin Epidamnos (më vonë romakët do t’ia vënë emrin Dyrrhachium, Durrësi i sotëm), e pak më vonë, më 588 para e.r. korkyrasit dhe korinthasit së bashku themeluan qytetin Apollonia, gërmadhat madhështore të të cilit shihen edhe sot te manastiri i Pojanit në afërsi të Fierit.

Themelimi i kolonive kishte domethënie jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin e fiseve ilire që jetonin në afërsinë e tyre, por gjithashtu edhe për zhvillimin e shumë fiseve që jetonin më në thellësi. Marrëdhëniet shumë të zhvilluara tregtare midis atyre kolonive dhe ilirëve i kontribuan zhvillimit të tyre më të shpejtë dhe i shndërruan në fidanishte të klasës së parë të kulturës dhe të teknologjisë greke në mesin e ilirëve. Deri para disa kohësh për ndikimin e kolonive në kulturën materiale dhe shpirtërore të ilirëve kemi mundur të flasim në mënyrë të përgjithshme për shkak të mungesës së fakteve, mirëpo hulumtimet permanente të arkeologëve shqiptarë kohët e fundit nxorën në dritë një mori materialesh që hedhin dritëtë re në rolin e atyre kolonive në zhvillimin e një vargu aktivitetesh midis ilirëve. Përveç kësaj, këto hulumtime kontribuan që të flitet për ilirizimin e kolonive gjatë shekujve të jetës së përbashkët si për një fakt të vërtetuar shkencërisht. Emrat e vendasve në monedha dhe në përmendoret e varrezave që u zbuluan në Dyrrhachium dhe në Apolloni tregojnë në të vërtetë se procesi i ilirizimit kishte përfshirë aq shumë kolonitë greke sa që mund të thuhet - si është shprehur njohësi i shkëlqyeshëm i këtij problemi Skënder Anamali- se ato koloni në shekullin III para e.r. humbën në pikëpamje etnike, karakterin e kolonive greke.

Ne brendësi të Adriatikut grekët themelojnë si kolonitë në një numër më të madh vetëm në shekullin IV para e.r. Para kësaj ata kishin qendra shumë të forta tregtare në Spinë dhe në Adri në deltën e lumit Po të Italisë. Edhe më herët, sipas disa autorëve, grekët silinin mallrat e tyre për të shitur në emporinë tregtare Naronë që gjendej në lumin Neretva. Në Korçullë, sipas disa autorëve, ka ekzistuar qysh në shekullin VI para e.r. një koloni knidase, por asgjë e sigurt nuk dihet për vendin se ku do të duhej të shtrihej kolonia në fjalë. Kolonizimi në përmasa të gjera ndodh në fillim të shekullit IV para e.r. me meritën e tiranit energjik dhe ambicioz të Sirakuzës, Dionisit Plak. Me qëllim që të zgjerojë sundimin e vet edhe në brigjet e Adriatikut, Dionisi themeloi së pari Issën, (në siujdhesën Vis) midis vitit 397 dhe 390 para e.r. e mandej u ndihmoi kolonistëve nga ujdhesa Paros në detin Egje që të themelojnë koloninë Pharos në vend të qytetit të sotëm Starigrad në ujdhesën Hvar (385 - 384 para e.r.). Në fillim Issa ishte në kuadrin e shtetit të Sirakuzës, mirëpo menjëherë pas vdekjes së Dionisit politikisht u bë plotësisht e pavarur. Issa zgjeroi ngadalë ndikimin e vet në ujdhesat fqinje, themeloi koloni si dhe emporitë tregtare e kështu bëhet edhe vetë fuqi e shkallës së parë ekonomike dhe politike në Adriatikun e mesëm. Ajo qysh gjatë shekullit IV para e.r. themeloi një koloni në Lumbardën e sotëm në ujdhesën Korçulla, ndërsa në shek. II para e.r. themelon empori të tjera- Tragurion (Trogirin e sotëm) dhe Epetion (Stobreqi i sotëm, nëjugtë Splitit) në pjesën bregdetare. Në shek. II para e.r. themelon edhe një empori në Salonë (Solini i sotëm afer Splitit) krahas vendbanimit ekzistues ilir në këtë vend.

Përveç kolonive të përmendura greke në truallin ilir kishte edhe të tjera, mirëpo për to dimë fare pak. Dihet me siguri, për shembull se diku në Dahnacinë e mesme, në shekullin IV para e.r., ka ekzistuar qyteti Herakleja, i cili bile preu edhe monedha. Besohet gjithashtu se me veprimtarinë kolonizuese greke është lidhur edhe themelimi i disa qyteteve të tjera në bregun lindor të Adriatikut, si janë Olciniumi (Ulqini i sotëm) dhe Epidauri (Cavtati i sotëm), ndërsa për disa qytete të tjera dihet se gjithsesi kanë qenë qendra tregtare greke, ndonëse ato nuk i temeluan grekët, e as më vonë këto qytete nuk u helenizuan (si për shembull Buthoe, Budva e sotme në bregdetin malazes).

Nuk kemi shënime se si i pritën vendasit kolonistët në Vis. Siç duket nuk patën vendosurt’u bëjnë rezistencë, por ilirët reaguan shumë rreptë lidhur me themelimin e Pharosit. Po atë vit që u themelua, ilirët vendas, banorë të ishullit Hvar, ftuan në ndihmë popullsinë e brigjeve të aferta në ndihmë për të përzënë kolonistët. Rreth 10 mijë ilirë me barka të vogla, u shkuan në ndihmë banorëve të ujdhesës. Duke kuptuar se nuk do të mund t’u kundërshtojnë armiqve më të fortë pharasit i ftuan në ndihmë qytetarët e Isës. Ata menjëherë dërguan një radhë triremash, të cilët shpartalluan lehtë anijet e flotës ilire. Në këtë betejë të parë, midis kolonistëve grekë dhe ilirëve u vranë, nëse mund t’u besohet historianëve grekë, 5 000 ilirë, ndërsa u zunë robër 2000 të tjerë.

info@balkancultureheritage.com