Një qendër e tUlë e vogël qytetare ishte Balezo (sot katundi Ballec) në luginën e përroit Rrjoll, i cili e derdh ujët e tij në liqenin e Shkodrës 11 km larg. Qendra i peshkvnore e Balezos lulëzoi në shekullin 14; i vendosur në një pikë panoramike, ai kishte një mur rrethues dhe një portë të Shën Nikollës. U shërbente banorëve të luginës së Rrjollit si qendër kryesore ekonomike dhe kishtare. Ndër 25 kryefamiljarët e regjistruar në vitin 1417 tek ky vendbanim që kishte filluar të rrënohej, jo më pak se tetë ishin priftërinj. Një radhë fshatrash e shihte këtë qytet si qendër administrative, kështu ishin Zahoh, Braza, Dari, Lepuroshi dhe Çamarati - Gjamarati; Balezos i përkisnin më 1417 edhe fshati i braktisur Shën Aleksandër dhe një tokë në rrëzë të malit Maranaj.Në këtë krahinë ishin 31 shtëpi të taksueshme, vetë Balezo kishte 25. Krahina që kishte këtë qendër përmblidhte vendbanime në një rreze prej rreth 5 km me gjithsej dyqind banorë në shtëpi të ngulitura dhe barinjtë e malit Maranaj. Ky mal ndante Balezon prej qarkut të Dnshtit në luginë të Kirit në drejtim të lindjes. Më i hapur ishte vendi në drejtim të jugut dhe jug-perëndim- it, ku shtriheshin vreshtat e fshatrave të mëdha Koplik, Kalldrun dhe Podgor, të cilat ishin pothuajse të gjitha rreth 10 km larg Balezos. Në veri të Balezos ngrihej një sop shkëmbor pa ujë e i djerrë, në drejtim të veriperëndimit ishte ngulitur në luginën e Pronit të Thatë fisi i Shkrelëve. Në biografinë e Skënderbeut të shko- dranit Marin Barleti theksohet afërsia e Balezos me vendbanimet fqinje; prej Dnshtit largësia ishte vetëm 5 milje, drejt Shkodrës 12 dhe deri në Danjë 15.Në jetën ekonomike të qytezës kishte një rëndësi vendimtare përroi i Rrjollit i pasur me trofta: aty kishte një sërë mullinjsh, prej të cilëve njëri i përkiste ipeshkvit të vendit, një tjetër një pronari mjaft të kamur, muratont Johan prej Shkodre. Edhe në shekullin 20 të gjithë mullisët e Shkodrës vinin prej luginës së Rrjollit.
Vendndodhja e Balezos në peizazhin arbërverior, përkëmbimi i luginës pjellore e të ngrohtë me bujqësi e vreshtari si dhe kullota, në këtë rast Maranaj, është tipik për disa nga qytezat e këtyre anëve, sidomos për Drishtin fqinj. Ashtu si dhe aty, edhe në qytezën e Balezos kishte një numër të madh priftërinjsh. Banorët jetonin me bujqësi dhe me përpunimin e prodhimeve bujqësore.
Ndodhja e vet strategjike në rrugën prej Shkodrës drejt fushës së Podgoricës dhe më tej përpjetë nga Malet e Zeza e bëri këtë vend disa herë arenë luftimesh të rrepta. Prej Balezos i niste Skënderbeu sulmet e tij kundër Drishtit e më 1474 osmanët ngritën këtu një ledh për të mësyrë drejt Shkodre.”
Veçoritë e jetës qytetare mund të paraqiten nëpërmjet kërkimeve arkeologjike dhe burimeve të shkruara. Pamja e jashtme e qytetit mesjetar arbër karaktenzohet nga fortifikimet dhe ndërtesa që bien në sy si kisha, godina zyrtare e magazina, të cilat janë renditur përgjatë rrugëve kryesore ose përreth një ose disa sheshesh së bashku me shtëpi banimi. Shpesh ruhej ndarja që ekzistonte qysh në ngulimet para- ardhëse të antikitetit midis qytetit të sipërm e të poshtëm, ku i pari shërbente si seli për administratën dhe gjyqin, i dyti si zonë banimi, lagje artizanësh, treg dhe vend për kopshtije. Kjo ndarje e funksioneve haset kudo, në Tivar, Drisht, Danjë dhe Durrës, me forma të veçanta në Shkodër, ku banimet qytetare pjesërisht ishin vendosur në malin e kështjellës e në Lezhë, ku u braktis Akropoli dhe jeta qyte- tare u përqendrua krejt në pjesën e poshtme të qytedt. Në shumë vende vijnë po prej lashtësisë edhe muret, të cilat u përmirësuan edhe një herë në shekullin 6 nga Justiniani I. Asokohe Durrësi u pajis me nje mbrojtje trifishe muresh me kulla (në një distancë 60-65 metër në terren të sheshtë dhe deri në 170 metër në terren të rrëpirtë), që sigurohej në ngushticën veriore me një ledh prej tullash dy metra të trashë. Kështjella e Lezhës rrethohej nga një mur tre metër e gjysmë 1 trashë “në stilin e mureve qiklopike të Heladës”.™ Prej epokave ilire e romake e kishin prejardhjen edhe muret e Ulqinit te përbëra prej gurësh të papërpunuar e të lidhur pa llaç, po kështu edhe kalaja e fuqishme e qytetit dhe porta veriore e tij.
Edhe muret mesjetare të Tivarit përbëheshin prej gurësh thuajse të papunuar, të serënditur njën mbi tjetrin ne përputhje me terrenm shkëmbor. Në mesjetën qendrore dhe të vonë këto fortifikime vazhduan të ruheshin. Muret përforcuese mesjetare ishin më së shumti prej gurësh, me frëngji e korridore druri. Ngulime më të vogla i mbronin me pahi hunjsh dhe ledhe balte (bastitaj kështu p.sh. Shën Shirgjin. Në Sardë muret romake, me kullat e tyre trikëndëshe e në formë U-je i kishin përforcuar qysh në mesjetën qendrore; muret islim të përbëra prej blloqesh të mëdha gun të lidhura me llaç të dobët Luftërat e vazhdueshme dhe varfëna e princave arbër nga fiset e Balshajve dhe Topiajve çuan në rrëmmin e shumë kështjellave aty nga fundi i shekullit 14. Në vitin 1396 venedikasit e gjetën kështjellën e Rozafës në një gjendje të mjerueshme. Edhe fortifikimet e Drishtit, Lezhës dhe Durrësit kishin nevojë për një ripërtëritje të gjerë.
Edhe në qytetet më të vogla ishin një numër kishash që i jepnin konture pamjes së qytetit Midis Shkodrës dhe Drishtit, sipas fjalës së popullit, shtëpitë e Perëndisë si në qytet ashtu edhe në krahinë ishin kaq afer njëra-tjetrës saqë një mace mund të kërcente prej një çatie në tjetrën e ta bënte kështu gjithë rrugën; Suaciumi i pasur në kisha në gjuhën e popullit quhej thjesht “Kishat”. Bazilikat e shkëlqyera të lashtësisë sikurse ajo në Arapaj afër Durrësit në mesjetën e vonë ishin rrën- uar; por vepra të antikitetit u nndërtuan si kisha, siç e tregon kapela në amfiteatri e Durrësit, e zbukuruar me mozaikë shtenjtorësh çfarëdo si p.sh. Shën Stefa- nin (shekulli 6). Shumë më modeste paraqiteshin ndërtimet e mesjetës së hershme dhe qendrore, kisha me një amjatë, por që kishin jo rrallë përmasa habitëse. Në Suacium dhe Drisht kishte kisha të vjetra me mure të pagdhendura; në Sardë kishte njëmbëdhjetë kisha me një amjate me apsida gjysmërrumbullake të veshura me dru.Në Shat krahas kishës së Shën Nikollës zbukuruar me pllaka prej guri ranor, ngrihej një kullë e lartë, që vetëm si rrënojë kapte afer 15 metra.
Prej shekullit 13 gjuha e formave mon një larmi më të madhe.Tërheqja e ndikimit bizantin pas vitit 1200, fuqa e shembujve perëndimore të roma- mkes dhe gotikes nëpërmjet sundimit italian në bregdet dhe përhapja e urdhërave të Lypsarëve ne hapësirën arbëre, depërtimi i përgjithshëm i katolicizmit, i cili u përkrah për një kohë të gjatë prej mbretërve serbë, e ndryshoi artin e ndërtimit të kishave. Kujtimi i Bizantit vazhdonte të jetonte në zonën e përzier fetare rreth Durrësit, kurse Arbëria e venut ishte nën ndikimin e Italisë. Për të ndërtuar kated- rale të mëdha, sikurse ngriheshin në të njëjtën kohë në Perëndim, komunave të varfra të Arbërisë së veriut u mungonm mjetet financiare. Kishat e tyre kryesore u knjuan nëpërmjet shndërrimit të ndërtimeve më te moçme, si p.sh. kisha e Shën Nikollës së Lezhës e ngritur në mesjetën qendrore, e cila me siguri është rinovuar pas tërmetit dhe zjarrit që dogji qytetin në vitin 1444 dhe më 1468 shërbeu si vend-varrim për Skënderbeun. Ajo kishte një amjate me një apsidë të brendshme dhe të jashtme rrumbullake dhe nga tri dritare gjatoshe në faqet anësore. Në Danjë, në rrëzë të malit të kështjellës ishte një kishë shumë e vogël me emrin e Shën Mënsë e ngntur në shekullin 13. Ajo kishte një kube me qemer, e cila nga ana e vet ndodhej nën një çati tepër të rrepirtë. Pjesa e brendshme strukturohej “nga dy shtylla që dilnin nga mesi i mureve gjatësore, të cilat mbajnë një hark të rrumbullt” dhe mbyllej me një apsidë në formë gjysmërrethi.2/ Brendësia ishte e pikturuar ashtu si edhe në manastirin e Shën Shirgjit. Përsën në Danjë, por sipër në mal, ndodhej një kishë që pa dyshim u riemërtua nga venedikasit me emrin e Shën Markut e që u ndërtua në dy faza (shekujt 13-14 përkatësisht 14-15). Portah verior u ndërtua nën drejtim vene- dik pak kohë para shkatërrimit të krahinës përreth nga osmanët (1465). Në LTlqin kishte një kishë të ndërtuar me gurë të bukur në stil roman-gotik me një çati drun, me stola përgjatë mureve, afreske dhe me një varr pnncëror, pas gjithë gjasave i motrës së mbretëreshës serbe Helena dhe i familjes Balsha me mbishkrimin... ”; kjo ndoshta është katedralja e njohur e Shën Mërisë së Ulqinit. Së fundi kisha kryesore e Shën Stefanit në Shkodër, e ndërtuar në veri- perëndim të malit të kështjellës, përbëhej nga një amjatë me një apsidë drejtkëndore të brendshme dhe të jashtme, muret ishin prej blloqesh të vogla kuadratike e të gdhendura pastër. Një fazë e parë e ndërtimit datohet në shekullin 12; një periudhë e dytë në shekullin 14 ndërthuri në mënyrë më të thellë elemente gotike.
Ndërtime përfaqësuese laike, si bashki dhe lozha, zbukuronin gjithashtu disa qytete arbëre. Në Ulqin ndodhet një shtëpi e madhe e drejtuar për nga deti me arkada në katin përdhes dhe me dy kate të tjera; kjo ndërtesë e cila ka shërbyer ose si seli për funksionet e qytetansë ose si një oborr princëror është ndërtuar përpara marrjes së pushtetit prej Venedikut, pa dyshim sipas modelit të pallatit të qytetit Ankona, i cili dihet se kishte lidhje miqësore me qytetet e Dalmacisë. Në Shkodër Këshilli mblidhej në kisha, ndërtesë të veçantë këshilli aty, sikurse edhe në Dnsht, nuk kishte.
Nuk arritën ta mbijetojnë shekullin e trazuar 14 të gjitha rezidencat princërore. Jashtë Shkodrës, pranë fshatrave Kuç, Vukatan dhe Kosmaç tregonin më 1416 kështjellën e rrënuar serbe, “oborrin e perandorit” (j'corte dello imperador”).A Në Ulqin Balshajt oborrin e tyre të vogël e kishin në një kullë dhe pas gjithë gjasa- ve edhe në një ngrehinë të madhe që sot quhet “pallati 1 Balshajve”, me etapat e fundit ndërtimore në periudhën venedike dhe osmane. Topiajt në Durrës jetonin në kështjellën e qytetit, e cila u përforcua rishmi nga venedikasit.
Shtëpitë ndërtoheshin, sipas krahinës, prej guri ose druri, Ndërkohë që statuti i Budvës përmend vetëm shtëpi gun (j'casa de nntro”), druri luante në Arbënnë e veriut, të pasur në pyje, një rol shumë më të madh. Kadastra e Shkodrës përmend krahas shtëpive të gurit (j'casa murada”) sidomos shtëpi druri (j'casa tauolada”) dhe ndërtesa me një kat përdhes prej guri dhe katet e sipërme prej druri (j'casa parte murada e parte tauoladd)?1 Sado që Arbëria ishte e pasur me sipërfaqe të mëdha pyjo- re, shpesh kishte një mungesë të madhe lënde drusore. Druvarët më të shumtë në pyjet e bregdetit vinin nga Raguza dhe punonin në shërbim të sipërmarrësve raguzanë.Për çudi nuk duket se ka pasur shumë druvarë, zdrukthtarë e karpentierë vendas. Druri i përpunuar në shekullin 15 sillej me anije nga arsenali i Venedikut në Arbëri? Manastin Rotezo në vitin 1457 mori një ngarkesë lënde drusore nga Zenga dalmate shumë e largët.
Shtëpi të thjeshta sikuxse në Sardë nuk kishin as oxhaqe, as nevojtore e as kana- le për ujërat e zeza. Ndërsa në qytetet bregdetare shtëpitë disakatëshe nuk ishin ndonjë pamje e rrallë. Në Drisht madje thuhej se kishte shtëpi katërkatëshe. Në Ulqin e Tivar janë dëshmuar shtëpi disakatëshe nga mesjeta qendrore dhe e vonë nëpërmjet kërkimeve arkeologjike. Në Tivar shtëpitë i ndërtonin me dy hyrje në katin përdhes, nga të cilat njëra çonte në pumshte ose në stallë, tjetra në shkallën e brendshme. Punishtet zakomsht ndodheshin në katin përdhes; kuzhina dhe vatra në katin e sipërm. Në mesjetën e vonë filluan të ndërtoheshin nevojtore prej guri të dala përpara. Dyshemetë dhe shkallët isliin prej druri.Pemët me gjethe (archiuolti, padiculd) bënin hije në ditë të nxehta në Shkodër dhe Budvë. Në Shkodër ndeshje oborre të rrethuara me mure (mes&ria, masiera). Shtëpia përbënte një njësi shoqërore dhe ekonomike që nga jashtë dukej e mbyllur, në rastin ideal me banesë, punishte, depo dhe kopsht. Ndërtohesliin shtëpi prej gun në qytetet bregdetare të Zetës, në Ulqin dhe Tivar. Shumica e ndërtesave janë realizuar me gurë guroresh; copat e gurit dhe tuDat lidheshin me llaç. Vetëm qytetarët e kamur ishin në gjendje të ndërtonin me gurë të gdhendur mirë. Këta rrinin hijshem te portalet dhe qemeret e dritareve të punuara hollë. Në Tivar muratorët përdornm gunn vendas gëlqer- or, gri e të kuqërremë, më rrallë rreshpën ose gurin e bardhë gëlqeror prej Korçule.Tulla quhej si diçka e veçantë e duhej të sillej nga Raguza; kështu Gjergji II Balsha në vitin 1397 mori gjashtë mijë copë tulla. Ishte me nam guri i kuqërremë që nxirrej pranë Tivarit dhe çohej deri në Raguzë. Raguzanët më së shumti e bënin vetë punën në gurore.
Çatitë rëndom mbuloheshin me shkubia ose kashtë, në Zetë edhe me rreshpe. Magazinën e kripës në Shkodër e mbronin me shkubla dhe e mbulonin me kashtë (“casa tauolada de scandole e depaiaj. Në Shkodër shkublat ishin shumë të zakonsh- me për shtëpitë e banimit, por jo për depot e mallrave. Ishin shumë të shtrenjta tjegullat që duhej të silleshin prej Raguzës së largët, ndaj mund te bliheshin vetëm nga princat dhe abatët e pasur: më 1403 kisha katedrale e Shën Stefanit në Shkodër porosid pesë mijë tjegulla në Raguzë.
Një shtëpi e pasur qytetare e një tregtari venedikas në Lezhë përshkruhet në vitin 1443 me “una stantia insoler con Camere adornade con leticere parauenti Camin et stalle de chauallj”\ lënda drusore e nevojshme blihej në territore osmane e sillej deri në “riua de Alesio”. Ndërtimi kishte kushtuar shumën bukur të madhe pre) 333 perperësh (me kursin 2,5 perperë për 1 dukat), e pra 133,2 dukate. Fisniku venedikas Pietro Arimondo kishte blerë më 1409 një shtëpi në Durrës për 125 dukate dhe e kishte mëkëmbur atë për 225 dukate të qera. Kjo shtëpi admirohej nga të gjithë, me dhomat e saj të hijshme, një kopsht të rrethuar me mure dhe një pus të mirë të vetin
Në qytete të banuara dendur si Tivari pronarët i zgjeronm shtëpitë e tyre me pjesë të dala druri, të cilat vinin e ngjiteshin drejtpërdrejt pas mureve ose ngnheshin mbi to, duke ua lehtësuar kështu lloj-lloj cubave hyrjen brenda? Ulqinakët ishin ankuar disa vjet më parë për këto “stan^epicole?
Rregulloret për ndërtimin e shtëpive në statutet qytetare zinin një vend të radhës së parë. Dispozitat në Shkodër e në Budva ishin shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Një lexim i nyjeve përkatëse të këtij jundiksioni të knjon përfytyrimin për normat që mbaheshin si të detyrimta. Ato fillonin me lejen e ndërtimit. Kush dëshironte të ngnnte një shtëpi në truall të zbrazët, duhej të thërriste gjykatësit e qytetit (^itdesi) dhe ta kufizonte truallin e ndërtimit në mënyrë simbolike me kalla- ma. Pas kësaj një akt noterial (charta de ttodaro) vërtetonte të drejtën ligjore të ndërtuesit Kush dëshironte të bënte punime në shtëpinë apo truallin e vet që e kishte me trashëgimi ose si pajë, këtë gjë mund ta bënte vetëm pasi të kalonte një afat triditor kundërshtimi? E njëjta dispozitë vlente edhe për shtëpitë që bliheshin, për sa kohë pronari të mund të tregonte dëshmi përkatëse (breue de nodard) ose të nxirrte dëshmitarë (per bona guaransjd).y) Numri dhe mënyra e ngritjes së dyerve dhe drita- reve nuk duhej të shqetësonte fqinjët: dyert dhe dritaret mundësisht nuk duhej të shihnin përballë derës së shtëpisë fqinje; kur ngriheshin dritare mbi lartësinë e ndërtesës fqinje kjo nuk duhej t’i merrte fqinjit dritën ose të shkaktonte mbeturi- na në truallin e tjetrit.Ndërtimi i shkallëve lejohej vetëm aty ku kishte pasur të tilla më parë; dëshmia për këtë duhej dhënë me një akt noterial; në Budva mund të ndërtohesliin shkallë të drunjta vetëm mbi një themel guri. Kufijtë e shtëpisë përcaktoheshin nga themelet e saj të nëndheshme ose mbi tokë dhe shkallët Zhvendosja e fshehtë e kufijve ndalohej rreptësisht.Shpenzimet për ndërtimin e mureve prej gun ose pareteve prej druri midis dy trojesh duhej t’i ndanin së bashku dy fqinjët.
Ngritja e kufijve të tillë që shërbenin dhe si mure kundër zjarnt dhe përcak- timi i distancave midis shtëpive ishin pjesë përbërëse e masave parandaluese kundër zjarrit. Në Tivar zakonisht ruhej midis shtëpive një distancë 30-60 cm. Mirëpo shtesat ilegale dhe të rrezikshme në Ulqin dhe Tivar shtonin rrezikun e shpërthimeve të zjarrit dhe nuk përputheshin me përfytyrimet e komunës. Mbi qytetet e Arbërisë së veriut disa herë kanë pllakosur zjarre të mëdha, kështu në Shkodër (1400 dhe 1448) dhe në Lezhë (para vitit 1444). Kjo e fundit ndoshta lidhej me tërmetin e rëndë që tronditi në të njëjtën kohë Ulqinin. Zjarret e viteve ’40 të shekullit 15 kanë ndodhur në kohëra shumë të vështira në pikëpamje politike dhe rrezikonin në mënyrë serioze, së paku ekzistencën e Lezhës kufitare si ngulim qytetar.
Nga rrugët dhe renditja e ndërtimeve në mesjetë thuajse nuk ka mbetnr asgjë. Në qytetet bregdetare kishte rrugica të ngushta që vinin e mblidheshin në sheshe të vogla dhe rrugë më të mëdha. Kështu arteria jedke e Tivarit ishte rruga e tij kryesore që lidhte me njëra-tjetrën dy portat e qytetit. Megjithatë ndërtimet e reja të shtëpive shpërfytyronin nganjëherë rrugët dhe rrugicat Zakonisht balli 1 gjerë i shtëpive binte nga rruga; siç u përmend, hyrjet me qemere nuk ishin të rralla. Sheshet (plated) knjoheshin zakonisht prej hapësirash të lira që liheshin përpara një kishe, në Tivar para kishës kryesore të Shën Gjergjit, para Shën Petrit dhe Shën Venerandës. Në Ulqin shihej një shesh kryesor me një lozhë i rrethuar prej shtëpish të fisnikëve. Në Shkodër njihej sheshi i kështjellës në malin e Rozafës. Na krijon një përfytyrim për gjendjen e ndërtimeve në Shkodër kadastra e viteve 1416 dhe 1417. Emërtohen përkatësisht fqinjët dhe kufijtë e troje- ve. Disa shtëpi ishin ngritur anë murit të qytetit. Ndalohej ndërtimi i shtëpive në një “luogo suspecto'\ për t’u lejuar pamje të lirë rojave të natës. Disa shtëpi ngriheshin ngjitur me llagëmin mbrojtës. Ndryshe nga qytetet e ndërtuara ngjeshur si Tivan dhe Ulqini, në Shkodër midis shtëpive kishte edhe tokë të zbrazët (teren uodo)?
Përmendore të lashtësisë karakterizonin pamjen e qytetit të Durrësit, ku muret antike, një amfiteater i madh, dikur i ndërtuar për 15.000 spektatorë, dhe statuja të shumta i dilnin kudo përpara vizitorit. Venedikasi Domenico Malipiero admiroi në mënyrë të veçantë në vitet 1470 një statujë kalorësi, të cilën vendasit e mbanin herë për monumentin e perandont Konstandini I, herë për Teodosin I. Zbukurime në ndërtim në trajtën e gurëve të gdhendur dhe mbishkrimeve ndesheshin sidomos në kisha.
Në rrethinat e qyteteve bregdetare shtriheshin vreshta në sipërfaqe të mëdha, ullishta të rrediuara me mure (pgrada në Tivar, kullota, ara drithi, e midis tyre kisha, kapela e manastire të vogla.
Themeluesit e qyteteve antike e mesjetare, krahas rrugëve të qarkullimit dhe mundësisë së mbrojtjes, i kushtonin vëmendje të veçantë edhe furnizimit me ujë. Edhe pse rajonet malore të Arbërisë veriore kishin reshje të shumta, në verë disa përrenj thaheshin krejt, sikurse ato në bregun lindor të liqenit të Shkodrës. Thatësira e verës rëndonte keqas mbi ultësirë. Ujë të rrjedhshëm kishin shumica e ngulimeve që ndodheshin afër përrenjve, lumenjve dhe liqenit.
Me përjashtim të kështjellave, nuk has ndonjë ngulim që nuk ka pranë ujëra të rrjedhshme. Qytetet mesjetare nuk ishin në gjendje të ndërtonin akuadukte mjeshtërore si ato të lashtësisë. Ku nuk buronin kroje natyrore si në Krujë (që e merr emrin nga krud) “burimet e së cilës me ujët e tyre të freskët të mrekullojnë” e tërhiqnin adrm- rimin edhe në shekullin 16, njerëzit duhej të ndërtonin cisterna. Porse vetëm vene- dikasit i kishin mjetet e nevojshme për ato pumme me shumë shpeza. Në vidn 1397 ata filluan të ndërtonin rezervuaret e ujit në Shkodër dhe në Durrës, çka tregon se të dyja këto vende nuk kishin cisterna të tilla. Punime të ngjashme u bënë më 1404 në Drisht Ndihej sidomos mungesa e ujit të pijshëm në Shkodrën që ndodhej mbi një mal të lartë. Për këtë arsye u bë përpjekja të hapej një pus; por edhe kjo masë nuk e zgjidhi problemin e ujit .
Në malin e kështjellës së Shkodrës ishin ngritur gjithsej gjashtë cisterna, të cilat merrnin së bashku 1500 hektolitër. Ujët e shiut drejtohej nëpërmjet një sistemi të dendur kanalizimesh në këto rezervuare.81 Në kohë paqeje kjo sasi arrinte plotë-sisht, por jo kur ndodhnm rrethime, atëherë kur me mijëra njerëz mblidheshin mbi Rozafën shkëmbore.
Kur mësyu Shkodrën në verë 1474 një ushtri e madhe osmane, mbrojësit nuk vuanin vetëm nga sulmet, por sidomos nga një etje torturuese pas dy muajsh të gjatë thatësire. Cisternat ishin thuajse bosh. Të rrethuarit, në dëshpërimin e tyre, kërkorun edhe mjetet më të çuditshme për të arritur rënien e shiut. Pasi u tërhoqën osmanët, popullata gjysmë e vdekur nga etja u derdh drejt Bunës, ku shumë shko- dranë, sikurse dëshmojnë dokumentet, u kapën nga spazmat dhe vdiqën mes stërmundimesh.
Shumica e vendbanimeve e zgjidhte nevojën për ujë nga ujërat e rrjedhshme, puset dhe rezervuaret. Në Ulqin kishte në mesjetë tri të tillë. Tivari ujët e vet e merrte nga përroi 1 Bunant dhe nga burime të afërta; në mesjetën e vonë u ngritën dy cisterna; ndërsa sistemi i derdhjes së ujërave të zeza u ngrit vetëm në periu- dhën osmane Hapja e puseve gëlltiste shpenzime shumë më të mëdha se ngritja e cisternave, ndaj porositej prej Venedikut vetëm pasi bëhej një shqyrtim i kujdesshëm i gjendjes.
Është një karakteristikë e dytë kryesore e ngulimeve qytetare një autonomi, së paku e pjesshme, me autoritete vetjake mbi bazën e një sistemi juridik, përsëri pjesërisht vetjak. Kështu zhvillimi i kushtetutës qytetare dhe i së drejtës qytetare janë në një ndërvarësi të ngushtë, që do të trajtohet tok në një nën ndarje.
Në themel të historisë së qytetarisë arbëre në mesjetë është ndarja në dy tipe qytetesh, në atë dalmat dhe në atë bizantin, të cilat pasqyrojnë rrugët e ndryshme të zhvillimit të botëve latine dhe greke pas perëndimit të Perandorisë romake. Kufiri midis këtyre botëve shkonte mespërmes hapësirës arbëre, pak a shumë në lartësinë gjeografike te Durrësit, që ka një histori kushtetore dëshmi të vërtetë të këtij ndikimi të dyfishtë. Në vazhdim do të përvijohen në tiparet e tyre kryesore të dyja format e juridiksioneve urbane për Arbërinë e mesjetës së vonë, në ç’mes është gati e pamundur të shmanget njëfarë skematizimi që lë pas dore dallimet rajonale.
Tipi qytetar bizantin mbisundoi në Arbëri të jugut dhe arriti në skajet e tij edhe Krujën dhe Durrësin në Arbëri të mesme, por pa depërtuar më tej në veri të hapësirës. Shtrirja e tij i përgjigjet pak a shumë zonës së ushtrimit faktik të pushtetit të Bizantit mbas vitit 1100. Ai ishte përcaktues për sistemin e qyteteve serbe. Karakteristikë e qytetit bizantin në hapësirën arbëre është mungesa e një kushtetute qytetare (e statuteve) dhe e autoriteteve komunale vetjake të ngulitura në të, mungesa e një statusi të veçantë brenda për brenda shtetit bizantin, përkatësisht epirot, e së fundi e një shtrese të lartë në pikëpamje jundike e të kufizuar së jashtmi, e cila në përputhje me kushtetutën e qytetit përbën Këshillin dhe është e përkufizuar qartë si klasë. Qyteti bizantin nuk organizohet si komunë. Banorët e tij, pavarësisht nga përkatësia shtresore e tyre, janë të barabartë përpara gjykatave, sipas kodit zakonor romak; privilegje klasore, sikurse i gëzonin patricët në bazë të statuteve në qytetet dalmate, nuk njihen në këtë formë të ngulitur me shkrim. Qyteti shërbente shpesh si rezidencë e një mëkëmbësi të emëruar nga zoti i vendit (sipas përdorimit bizantin “kefale” në Serbi “kefalija”, nganjëherë edhe “vojvodë”), i cili e kufizonte fort çdo lloj vet administrimi. Aty ku qytetaria arrinte t’i përfaqësonte interesat e veta, kjo gjë bëhej në mënyrë informale dhe shpesh në kundërshti të hapur me të drejtën shtetërore në fuqi, ndaj dhe duhej të priste ndëshkime të rënda. U lejohej një masë e vogël vetëadministrimi disa qyteteve si Janina, të cilat nëpërmjet një privilegji perandorak, krahas kefalit mbanin edhe gjykatës të vetët nga radhët e “njerëzve të mirë” . Meqë nuk ekzistojnë thuajse fare ente autonome qytetare, ashtu si edhe në lashtësinë e vonë, përfaqësuesve të kishës, peshkopëve dhe metropolitëve u binte një pozicion i rëndësishem si ndërmjetes midis popullsisë dhe pushtetit laik. Në Dalmaci kushtetuta qytetare u zhvillua duke u mbështetur mbi realitetin administrativ të antikitetit të vonë.
Pushteti shekullar, i përfaqësuar nga prion (prej shekullit 10) dhe kisha në figurën e ipeshkvit të qytetit, bashkëvepronin në kuadrin e një komune qytetare (civitas). Kjo “ishte një territor që përbëhej nga një ngulim i rrethuar me mure dhe disa pak rrethina. Ajo ishte resjdencë e një ipeshkvi dhe përbënte një qark unik juridik”. Ashtu si në mjedisin bizantin shtresëzimit shoqëror që po kristalizohej në “maiores” dhe “minores” nuk i përgjigjej ndonjë pnvilegjim i grupit mbisundues. Anëtarët me të drejta të plota të një qyte- tarie gëzonin liri vetjake dhe mund të merrnin pjesë në asamble popullore. Ishte përcaktues për botën e zotërimeve dalmate sundimi i Venedikut (prej vitit 1000) dhe Hungarisë (sidomos pas kurorëzimit të mbretit hungarez në mbret edhe të Kroacisë në vitin 1102). Kundërshtia shekullare midis dy shteteve në Dalmaci filloi në mesjetën qendrore.
Në qytetet që i përkisnin Mbretënsë hungareze, në anë të pnorit u shfaq edhe një “kont” mbretëror (comes). Konti mori kontrollin mbi fortifikimet dhe tërhiqte një pjesë nga të ardhurat doganore. Për të tjerat kurora hungareze u linte qyteteve një autonomi të brendshme të gjerë si shpërblim për njohjen e sovranitetit hungarez. Zgjedhja e ipeshkvit vazhdonte të bëhej nga kleri i qytetit dhe populli e mbreti vetëm sa e konfirmonte. Ndaj dëshminë mbretërore në Trau nuk e kanë parë si privilegj, por më shumë si një traktat.
Në zonën e pushtetit venedik filluan të dalloheshin të tjera rryma, të cilat nxisnin ushtrimin e ndikimit të rretheve të gjera të qytetarisë mbi zyrat qendrore: në Zarë Republika i premtoi komunës se zgjedhja e ipeshkvit dhe e kontit do të bëhej nga qytetarët dhe se ofiqi dhe funksioni i Priorit do të shkrihej me ato të kontit. Konti këtu ishte për një kohë të caktuar kryetari i komunës i porositur prej këtyre. Ai përfaqësonte qytetin e vet kundrejt dozhës së Venedikut.
Me heqjen e zyrës së priorit u dobësuan edhe dyert udhëheqëse. Venediku bënte kujdes për një trajtim të barabartë të qyteteve që i kishte në zotërim dhe mjaftohej me dërgimin e mëkëmbësve të vet të përkëmbyer në një ritëm të shpejtë.
Në Dalmacinë e jugut, e cila kishte rëndësi më të madhe për Arbërinë, qytetet më të rëndësishme, Raguza dhe Kotori, ndodheshin në fushë tensionin e Hungarisë, Venedikut, Bizantit, më vonë edhe të Serbisë. Prej shekullit 12 sundimi bizantin u kufizua vetëm në ushtrimin e një sovraniteti të thjeshtë mbi komuna qytetare, që në të vërtetë ishin të pavarura. Në Raguzë shfaqet për herë të parë në vitin 1142 një kont si i parë i qytetarisë, në Kotor më 1153; aty priori dhe konti përkëmbeheshin në pushtet. Fuqizimit të përkohshëm të Perandorisë Bizantine midis viteve 1160 dhe 1180, Raguza iu përgjegj me lëshimin e një kulle të murit të qytetit përfaqësuesit perandorak. Më 1168/69 konti u zëvendësua nga një kolegj konsujsh, krahas të cilëve dhe ekzistencës së mëtejshme të priont si përfaqësues i sundimtarit, ushtroi funksionin e tij një camerarius. Nën administratën venedike (1204-1358) komunës së Raguzës iu mbivendos si kont një aristokrat nga qyteti lagunor. Kotorit dhe më në jug edhe Tivarit iu desh t’i nënshtroheshin aty nga fundi i shekullit 12 pushtetit në ngjitje të zhupanit të madh serb Stefan Nemanja, i cili e kishte mënjanuar Bizantin prej Ballkanit perëndimor. Më 1186 në Kotor një satnik serb zëvendësoi kontin, porse në shekullin 13 ia lëshoi përsëri vendin funksionit të qëmoçëm të kontit; veçse pavarësia e qytetit për gjëra të tjera nuk u prek e kështu u vu guri i themelit për ngjitjen e mëvonshme të Kotorit si port i parë i mbretërisë serbe dhe si një nga fuqitë kryesore tregtare të Adnatikut lindor. Sundimtari përfaqësohej vetëm nga një kont të cilin ai e caktonte vetë.
Midis këtyre dy rrugëzhvillimeve lëvizte bota qytetare e Arbërisë. Veriu që i intereson më shumë këtij punimi, i cili aty rreth vitit 1200 kishte rënë nën Mbretërinë serbe, nuk u prek nga zhvillimi i shkallëzuar i rrugës drejt komunës me kushtetutë të kristalizuar, me këshill dhe autoritete, i zhvendosur në kohë, në varësi nga largësia prej qyteteve që i jepnin shembullin, sidomos Raguzës, më pak Kotorit, si dhe nga afersia e sistemit bizantin që ushtrohej në Arbëri të mesme dhe të jugut.
Mënjanimi i ngadaltë i zotit territorial dhe i pushtetit ipeshkvnor nga ana e qytetarisë, e cila konstituohej nëpërmjet një lidhjeje personale, të vulosur me betim, të njerëzve të lirë me të drejta vetjake dhe kushtetuta të vetat si “commune” {comuni- tas; universitas; universus populus) sipas shembëlltyrës italiano veriore vërehet edhe në Arbëri të veriut.
Në krye të administratës autonome u vendos, sipas shembullit dalmat, edhe në Ulqin (1242) dhe Tivar (1247) një kont. Ulqini, si zotërim i mbretëreshës serbe, zuri deri në vitin 1350 një pozitë të veçantë juridike.
Modeli i Dalmacisë hungareze, ku konti përfaqësonte sundimtarin, u mor në qytetet Kotor, Budva dhe Shkodër që i përkisnin Serbisë.
Komuna përbëhej nga banorët e një vendbammi me të drejta të plota qytetare, qytetarët (cives; cittadini), të cilët kishin të drejtë të merrnin pjesë në asambletë popu- llore. Përfshirja në të drejtën e qytetarisë në Shkodër p.sh. ishte shumë e lehtë; ftoheshin nënshtetas të mbretit serb, fisnikë si dhe njerëz të zakonshëm, të cilët bëheshin qytetarë “franco et libero”. Komuna premtonte liri vetjake dhe mbrojtje përkundrejt të tretëve, që kërkonin t’i vinin qytetarët e nnj në një lidhje varësie. Në Shkodër çdo i sapoardhur çlirohej nga punët angari për një vit.
Dispozita të tjera, sikurse 1 njihte për shembull Kotori, që qytetarëve të rinj u kërkonte premtimih se donin të bëheshin kotoras si dhe një regjistrim te noteri, në Shkodër nuk parashikoheshin. Në Arbëri të veriut e drejta e qytetarisë duhet të ketë qenë padyshim e trashëgueshme si dhe në qytetet dalmate. Krah qytetarëve me të drejta të plota, në komuna jetonin edhe banorët e rrethinave (habitatores, forenses) pa të drejta politike. Fjala është këtu më së shumti për mjeshtër e punëtorë nga vendbanimet fqinje, por edhe për tregtarë nga Venediku dhe Raguza. Në Durrës të huajt mund ta merrnin qytetarinë pas një qëndrimi pesëvjeçar (1393). Nuk është e qartë nëse e zotëronin të drejtën e qytetarisë persona që nuk banonin brenda ngulimeve të rrethuara me mure, por në krahinë; megjithatë më të ngjarë ka e kundërta.
Pozita juridike e komunave ngulitej më së shumti nëpërmjet privilegjeve të sundimtarëve të ndryshëm; juridiksioni në qytete zbatohej nga gjykatës të vetët sipas së drejtës zakonore lokale (consuetudines, uxancë).'04 Prej filhmit të shekullit 13 u përcaktuan me shkrim në statute sipas shembullit italian dhe në ndikimm e noterëve italianë103 parimet themelore juridike të trashëguara gojarisht si dhe të drejtat dhe detyrat e komunave qytetare kundrejt shtetit territorial. I pari filloi qyteti-ishull Kurzola (Corcula) në vitin 1214, vazhduan Spliti (1240, përpunim 1312), Raguza (1272) dhe Trau (1291-1308)106. Qytetet relativisht më të varfra të Arbërisë së veriut në shekullin 13 ishin më pak të hapura ndaj ndikimit itahan sesa komunat e Dalmacisë, ku nuk vepronin në mënyrë të tërthortë as Bizanti dhe as Serbia. Forcimi i tregtisë venedike e sidomos asaj raguzane dhe shfaqja e noterëve italianë në shekullin 14 e nxiti me siguri depërtimin e ideve të reja kushtetue- se prej venut edhe në Arbërinë veriore. Kështu për shembull e drejta romake në Kotor, edhe më 1322, pjesërisht nuk njihej, çka pa dyshim do të ketë qenë e vërtetë edhe për qytetet e Arbërisë së veriut që nuk i përkisnin Bizantit.
Nga statutet dalmate ishte kodi i mirëstrukturuar i Raguzës ai që ushtronte një ndikim të fortë mbi Arbërinë, jo pak për shkak të veprimtarisë tregtare të raguzanëve në Ballkan - çka dëshmohet mirë në Tivar. Por ushtroi ndikim edhe kodi ligjor (Zakomkk) i carit serb Dushan (1349).
Pa dashur të hetojmë këtu në të gjitha hollësitë proceset e sakta që ndodhën gjatë lindjes së stauteve të Arbërisë veriore në varësinë ose njëkohësinë e tyre me zhvillimet italiane dhe lidhjet që kishin ato me të drejtën bizantine, një barrë që do t’u bjerë historianëve të së drejtës, më poshtë do të përvijojmë një skicë të historisë së kushtetave qytetare në kuadër të marrëdhënieve të tyre me shtetin territorial që i rrethonte, Mbretërinë, pas vitit 1346, Perandorinë serbe.