E ndodhur në një rrafshinë të gjerë dhe pjellore përkundrejt maleve të Moravës, Korça është qyteti më i madh i Shqipërisë lindore dhe një qendër e rëndësishme kulturore dhe industriale. Themelimi i Korçës si qytet lidhet ngushtë me veprën e Mirahor Iljaz Beut, “padronit të stallavc” të Sulltan Bajazidit II, i cili është përgjegjës për ndërtimin e xhamisë që mban emrin e tij, një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri.
Mirahor Iljaz Beu, që mund të ketë qenë vetë nga zona e Korçës mori në vitin 891 H (1486), fshatin e Botosincës afër, si pronë private. Në vitin 910 H (1504-05) po i njëjti person krijoi një vakf për pronat e tij në Stamboll dhe për ato në fshatin Piskopije, afër Goricës. Ndërtesat e bëra në Piskopije ishin një xhami, një imaret dhe një mualimhane. Mbishkrimi që ndodhet mbi hyrjen e xhamisë së Korçës jep si vit të ndërtimit vitin 901 H (1495/96) dhe përmend Mirahor lljazin si ndërtuesin e saj. Emri “Gorica”, që në sllavisht ka kuptimin “mal i vogël” ose “shpat kodre”, lidhet me një vendbanim të fortifikuar antik, i cili ishte vendi ku lliaz Beu ndërtoi veprat e tij të bamirësisë. Piskopija ishte një komunitet i veçantë, vendbanim i një peshkopi, ashtu sikurse e thotë edhe vetë emri. Me ndërtimin e institucioneve fetare, arsimore dhe atyre bamirëse. Iljaz Beu mund të ketë patur për qëllim ta bënte fshatin një qendër islame lokale dhe ta ngrinte në gradën e qytetit (kasaba), duke i regjistruar banorët e tij si qytetarë, në vend të regjistrimit të tyre si fermerë. Fillimisht, kështjella e vjetër e Mborjes (Emporion), 3km mbi shpatet e Moravës, mund të jetë ngritur mbi qytetin e ri. Osmanët e ruajtën këtë kështjellë gjatë gjithë shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Tapu Defter 70 i vitit 925 H (1519) 5a) përmend një xhemat muselemësh kristianë në kështjellë. Sipas këtij dokumenti, fshati i "Mbotje, i vanir nga Gorica” kishte 18 familje muslimane dhe 88 familje kristiane. Sipas Tapu Defter 167 të vitit 936 H (1529/30), i njëjti fshat kishte 15 familje muslimane dhe 101 familje kristiane. Në po të njëjtin dokument thuhet se xhemati i muselemëve kristianë, që kujdesej për kështjellën, kishte 22 familje, të cilat ishin liruar nga ispenxha, avarizi dhe disa taksa të tjera, në shkëmbim të detyrës së ruajtjes dhe mirëmbajtjes së kështjellës. Me kalimin e kohës, kështjclla e ndodhur në brendësi. u braktis dhe banorët e saj u vendosën në qytetin e ri në fushë ($). Nuk mund të themi asgjë nëse kështjella e Mborjes ka qenë e njëjtë me të Goricës apo nëse ekzistonte ndonjë kështjellë tjetër. Në vitin 925 H (1519) përmenden disa timare të anëtarëve të gamizonit të kështjellës së “Goricës”. Në regjistrin e qyteteve të Rumclisë të vitit 1526-1528, siç është botuar nga Gokbilgin, Gorica paraqitet si ziameti i njëfarë Kasem Pasha, me të ardhura vjetore prej 9 111 akçe në vit. Këto të ardhura janë shumë të ulëta dhe ndoshta mund të dalim në përfundimin se një pjesë e prodhimit të përgjithshëm jëpej gjithashtu si timar për anëtarët e garnizonit të kështjellës.
Zhvillimi i Korçës në shekullin XVI dhe XVII nuk mund të ketë qenë shumë mbresëlënës. Haxhi Kallfa e përmend atë si një nënndarje administrative të sanxhakut të Ohrit. Listat osinane të kadillëqeve të Rumelisë të vitit 1078 H (1667/68) dhe të vitit 1203 H (1788) e përmedin Goricën si vendqëndrim të një kadillëku të një rendi shumë të ulët, të vendosur në provincën e pashës (bejlerbeu i Rumelisë) W. Evlia Çelebiu nuk e ka vizituar këtë qytet.
Korça është qyteti i lindjes së Koçi Beut, i mbiquajtur “Monteskjeu osman”, historiani dhe shkrimtari i esesë së rëndësishme mbi arsyet e rënies së Perandorisë në shekullin e XVII. Babai i nënmbretit të famshëm të Egjiptit, Muhamed Aliut ka qenë qytetar i Korçës.
Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, zhvillimi i qytetit pati një vrull të fuqishëm përmes shkatërrimit të metropolit vlleh të tregtisë, Voskopojës (midis viteve 1768-1779). Felix Beaujour dhe Leake, duke shkruar të dy në dekadën e parë të shekulli XIX, përmendin 450 shtëpi në Korçë dhe një popullsi prej 3000 banorësh. Në vitin 1859 qyteti kishte 10 000 banorë.00 Në vitet 1880, Sami Beu esea përshkruar Korçën si një qytet prej 18 000 banorësh, me 757 dyqane, 23 hane, dy xhami, një medrese, një teqe, një imaret, dy hamame, një kullë sahati dhe katër kisha. Ai përmend veçanërisht veprat e “një prej zyrtarëve të sulltan Mehmedit dhe Lala e Bajazidit II, Khoxha Mirahor Iliaz Beun”, i cili pati hedhur themelet e qytetit në kohën e Bajazidit II, duke ndertuar aty “një xhami të madhe dhe të fortë, një medrese, një imaret dhe një teqe në fund të shekullit të kaluar, një pjesë e madhe e qytetit u dogj. Ai u rindërtua nga Ahmed Ejub Pasha, sjpas një planimetrie të re dhe moderne, me rrugë të gjera dhe të drejta, planimetri që ekziston edhe sot. Midis viteve 1887 dhe 1902, Korça kishte një shkollë të veçantë shqipe, shkolla e parë ku si gjuhë shkollimi ishte shqipja. Kjo shkollë luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e atdhetarisë shqiptare.
Korça e fundit të shekullit të XIX ishte kryeqytet i një sanxhaku me të njëjtin emër, që i përkiste vilajetit të Manastiri t X' Në fi Ilim të shekullit tonë qyteti kishte 18 000 banorë, nga të cilët 1/3 ishin muslimanë, kurse pjesa tjctër ortodoksë. Gjatë trazirave të luftrave ballkanike dhe gjatë Luftës së 1 Botërore, qyteti vuajti shumë, veçanërisht si pasojë e luftës midis kristianëve shqiptarë progrekë dhe atdhetarëve shqiptarë, si muslimanë ashtu edhe ortodoksë. Gjatë pushtimit francez, në vitin 1916, u shpall “Republika e Korçës" që pati jetë të shkurtër.
Pas luftës, në vitin 1921, Korça përshkruhet si një vend me 22-23 000 banorë, nga të cilët 17 779 ishin ortodoksë dhe 5 464 ishin muslimanë, të gjithë shqipfolës. Aktualisht, numri i banorëve është rritur në më shumë se 50 000, duke e bërë qytetin vendbanimin më të madh urban në Shqipërinë Juglindore.
Kjo xhami na paraqitet si një kub i fortë me përmasa 11.75 me 11.75m , me një portik të hapur në balle. të mbuluar nga tri kube të njëjta, të mbështetura mbi kolona të rënda 0.87 m të gjera. Kubi ndahet në dy pjesë nga një frizë horizontale, e cila zhvillohet rrotull gjithë ndërtesës. Mbi frizën, masa kubike vazhdon lart, por këndet janë të hequra dhe janë të mbuluara me trekëndësha, në mënyrë që ta përgatisë syrin për të parë tamburin tetëkëndësh sipër. Kubeja e mbuluar me plumb mbështetet mbi një tetëkëndësh dhe forma e saj gjysmërrethore ia shton bukurinë siluetës së fortë të kësaj xhamie. Pjesa e brendshme e ndriçuar mire është 9.48m-. Nga brenda, kubeja mbështetet mbi katër trompa, të zbukuruara me një punë shumë të pasur stalaktite në lidhjet. Gjithashtu edhe lidhjet e harqeve të secilës prej trompave anësore kanë zbukurime stalaktite. Pjesa e brendshme është e ndriçuar nga tre rreshta dritaresh me harqe me majë në karkasën e xhamisë dhe tetë dritare të një madhësie pak më të vogël në tambur, një në secilën anë të tetëkëndëshit. Minarja është ndërtuar mbi një bazë katrore pak të zgjatur, por vizualisht të ngritur jashtë karkasës së xhamisë. Që nga tërmeti i vitit 1961 ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e trupit të saj, e ndërtuar me tulla.
Kjo lloj xhamie e fortë me një kube të vetine duket se ka patur një popullaritet të madh në këto zona. Ajo i ngjan shumë Xhamisë Ishakije të qytetit fqinj të Manastirit (Bitola, në Maqedoni), e cila është ndërtuar 10 vjet pas xhamisë së lljaz Beut. Edhe pse një ndërtesë relativisht e vogël, xhamia e Korçës njihet për fortësinë dhe madhështinë e saj të jashtëzakonshme. Padyshim, ajo është projektuar për të qenë tipari dominues arkitekturor i qytetit të ri. Minarja, që tashmë nuk ekziston, mund t’ia ketë shtuar shumë bukurinë asaj.
E gjithë ndërtesa është e bërë me një kluasonazh të punuar me shumë kujdes. Çdo bllok i prerë me mjeshtëri prej guri gëlqeror të bardhë, rrethohet nga dy radhë horizontale tullash të kuqe dhc dy vertikale. Tamburi është i suvatuar. Portiku me kubc është i vetmi në llojin e tij që ekziston akoma në Shqipëri. Përdorimi i kolonave të mëdha prcj guri për mbajtjen e kubcve të hajatit, në vcnd të shtyllave më shumë elegante, duket paksa arkaike për një ndërtesë të bërë në vitin 1495. Një gjë e tillë mund të jetë bërë ose për arsye provincializmi ose me dëshirën e arkitektit apo të mbikëqyrësit për të përdorur këtë portik më shumë madhështor sesa atë të lojit modern me shtylla të mermerta.
Fatkeqësisht, nuk është ruajtur asnjë mbishkrim origjinal në lidhje me të. Në vendin mbi hyrjen, ku dikur mund të ketë qenë ky mbishkrim, tashmë gjejmë një tekst të shekullit XIX, të prerë në një pllakë të madhe guri dhe të shkruar në pesë rreshta. Mbishkrimi është vjershë në osmanisht, e cila përmban disa gabime. Në transkriptimin tonë jemi përpjekur t’i përmbahemi sa më shumë origjinalit, në mënyrë që të dallohen veçoritë gjuhësore. Ato të çojnë tek një shkrimtar që kishte një dije të përgjithshme, por jo të plotë të turqishtes osmane, i cili ka shumë mundësi të ketë qenë shqiptar. Mbishkrimi, i pabotuar më parë, përmend disa riparime të xhamisë gjatë ekzistencës shumëvjeçare të saj:
Pranë murit të mihrabit të xhamisë është ruajtur një ndërtesë e thjeshtë që duket se daton në shekullin XIX. Duke iu referuar një fotografie të më shumë se dy dekadave më parë, ndërtesa ka qenë e lidhur me xhaminë me anën e një muri me portë të madhe dhe një shtëpie të vogël. Menjëherë pas vitit 1967, këto ndërtime u shembën, duke e lënë të izoluar ndërtesën me kube. Ndërtesa e vogël ka mure të suvntuara dhe mbaron me një kornizë, e cila pasqyron ndikimet perëndimore të shekullit XIX. Porta e shtëpisë ka qenë në të njëjtin stil. Kubeja e tyrbes, e mbuluar me tabakë llamarine, mezi dukej nga jashtë. Sipas Hadikatu’l-Cevami themeluesi i xhamisë së Mirahorit në Stamboll është varrosur në vendin e tij të lindjes, në Korçë, ku kishte ndërtuar një xhami, një imaret, një medrese dhe një shkollë. Tashmë e kemi theksuar se lijaz Bej Mirahori ka themeluar një xhami në Stamboll, bazilikën e hershme kristiane të Studionit, të cilën ai e ka kthyer në xhami, Kjo xhami është e përmendur në vakëfname dhe nga Hadikat.
Pra, lljaz Beu është varrosur në tyrben pas xhamisë së tij të Korçës. Në vitet 1920, Haslucku ka përmendur se në Korçë ishte varri i “Hoxha Mirahorit’, i cili ishte ruajtur nga një pasardhës i themeluesit dhe që respektohej nga dervishët bektashianë si varri i një shenjti. Tyrbja që është akoma edhe sot një vepër e pjesës së fundit të shekuliit XIX, ka mundësi të jetë një rikonstruksion nga Salih Beu, i përmendur nga mbishkrimi i vitit 1872. Nese është ruajtur ndonjë pjesë e tyrbes së fundit të shekullit XV tek ndërtimi i sotëm, një gjë e tillë mund të tregohet vetëm nga një restaurim i plotë.
Guide d’Albanie ia atribuon hamamin lljaz Beut, por ai është zhdukur. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe rrethinat e tjera të xhamisë.
Familja e të famshmit Gdriceli Koçi Beu, ku përmendet veçanërisht djali i tij Sefershah, është varrosur në varrezën e xhamisë së Mirahorit. Vetë historiani i madh është varrosur në varrezën gjatë rrugës së Manastirit.
Sipas Hasiuck në rrethinat e Korçës ishin katër teqe: teqeja Bekir Efendi në Kiartorom. ndërtesë e cila daton rreth vitit 1880, teqeja Rasim Baba në Kuç, e cila daton në vitin 1324 H (1906/07) por që mund të jetë ndërtuar disa shekuj më parë, teqeja Melhan në perëndim të qytetit, ndërtesa e vjetër e të cilës daton në vitin 1221 H (1806/07), dhe teqeja Turan, ashtu si edhe e para ndodhet në rrugën e Voskopojës. Hasluk thekson se varri i babait të katërt të teqesë të Turanit daton në vitinl 307 H (1889/90), kështu që ndërtimi i kësaj teqeje nuk mund të jetë më i vjetër se fillimi i shekullit XIX.
Në vitin 1967 pata mundësinë të vizitqj Turan Teqenë, menjëherë pasi Revolucioni Kulturor u përpoq për të shkatërruar shenjat e dukshme të fesë. Teqeja ndodhet 4km e gjysmë në perëndim të Korçës. Ndërtesat e ruajtura nuk janë shembuj të artit të madh osman, por janë pasqyrues të ndërtesave bektashiane në Shqipërinë e shekullit të kaluar dhe si rrjedhojë do të përshkruhen shkurtimisht.
Ndërtesat e vendit shtrihen në njërën anë të rrugës së Voskopojës. Aty ndodhet një shtëpi e madhe dykatëshe. e ndërtuar prej druri, tulla prej qerpiçi dhe llaçi. Përballë me shtëpinë. në një kopsht me lloje të ndryshme pemësh. ndodhet pjesa më e rëndësishme arkitekturore e teqesë, dy tyrbet. Tyrbja më e vogël është një ndërtim shumëkëndësh. afersisht me formë rrethore me mure prej tulle të suvatuara me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë, me shtylla të bardha dhe me një kube të mbuluar me plumb. Edhe pse jo më e vonë se fundi i shekullit XIX, kjo tyrbe ka akoma madhështi dhe sigurisht ndërtimi i saj duhet të jetë frymëzuar nga ndërtesat e vjetra osmane. Tyrbja paraprihet nga një portik me kube që qëndron mbi dy shtylla të holla. Tyrbja e vjetër është një ndërtese më e madhe një drejtkëndësh i ndërtuar me blloqe të prera mirë prej guri gëlqeror me ngjyrë të hirtë. Drejtkëndëshi është i ndarë në dy dhoma, të cilat kanë kupola të ndara. Pjesa kryesore e harkuar është e mbuluar nga një kube. Ngjitur me dhomën kryesore ndodhet një dhomë tjetër, që është ndërtuar në një periudhë më të vonë. Ajo është e mbuluar nga një kupolë e vendosur në mënyrë të tërthortë (barrel vault). Pjesa e brendshme e të dyja tyrbeve është bosh. Tyrbja e+ vjetër kishte patur varret e të paktën tre baballarëve, por ato ishin hequr vetëm disa javë përpara vizitës sime. Në varrczën që rrethon tyrbet, varret e vëllezërve të vdekur ishin hapur, trupat ishin hequr dhe këpucët dhe xhaketat e atyre që ishin varrosur kohët e fundit ishin hedhur në vende të ndryshme. një pamje e tmerrshme e ditës së ringjalljes. Kjo mund të japë idenë e egërsisë, me të cilën e goditi fenë Revolucioni Kulturor shqiptar dhe veçanërisht kultin e shenjtorëve dhe varreve të mrekullueshme. Ndërtesat e teqesë dhe dy tyrbet u kthyen në stallë pulash.
Mbi hyrjen e tyrbes së vjetër është ruajtur një mbishkrim i bukur i shekullit XIX me një shkrim të skalitur mbi të dhe dy “teslim taçlar” prej guri të çmuar shkëlqyes. Afer mbishkrimit ndodhet një tjetër në gjuhën shqipe bashkëkohore, në lidhje me një restaurim të vonshëm të tyrbes. Falë këtij riparimi, sot ndërtesat janë të ruajtura në një gjendje shumë të mirë. Mbishkrimi në shqip është si më poshtë:
Tyrbe e ribërë prej Baba Sabriut
Zotin e paçim ndihmë 18.6.1957.
Mbishkrimi më i vjetër i përket vitit 1293 H (1876/77).