Kryengritja e Batos
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kryengritja e Batos

Orvatja e fundit për të përzënë romakët nga Iliria u bë midis vitit 6 e 9 mbas e.re. Kjo përpjekje është e njohur simbas emrit të prijësve të cilët e zhvilluan, si kryengritja e Batos.

Shkak për kryengritje ishte rekrutimi në mesin e desidiatëve të cilin e urdhëroi Tiberi për shkak të luftës që po përgatiste kundër germanëve. Në krye të kësaj kryengritje ishte prijësi i desidiatëve, Bato. Fiset e tjera ilire iu bashkuan së shpejti kryengritësve, e në mesin e tyre u dalluan veçanërisht breukët me mbretin e tyre Pinnesin dhe me prijësin ushtarak, i cili gjithashtu quhej Bato. Këto dy Bato janë personalitete qendrore në këtë kryengritje të lavdishme, në të cilën një numër i madh fisesh ilire për herë të parë në historinë e tyre u bashkuan kundër armikut të përbashkët.

Batua i breukëve me ushtrinë e vet u nis kundër Sirmiumit (sot Sremska Mitrovica), mirëpo qe mposhtur. Batua i desidiateve ndërkohë u nis kundër Salonës, mirëpo as ai nuk pat fat të mirë. I plagosur rëndë nën muret e këtij qyteti u detyrua të heqë dorë nga plani për marrjen e Salonës dhetë niset ngajugu, duke arritur deri në Apolloni në Shqipërinë e mesme.

Kryengritja shkaktoi turbullira të mëdha në vetë Romën. Simbas Svetonit, kjo ishte lufta më e rëndë që Roma kishte zhvilluar ndonjëherë mbas luftërave kundër Kartagjenës. Në Romë flitej se ishin 800.000 kryengritës, prej të cilëve 200.000 luftëtarë dhe 9.000 kalorës. Perandori August i ballafaquar me rrezikun që kjo ushtri të nisej nga Italia dhe që fushën e betejës ta transferojë në truallin italik, i urdhëroi Tiberit që të lidhte menjëherë paqen me markomanët dhe me kuadët me të cilët deri atëherë luftoi dhe që me ushtrinë e vet të nisej në Ilirik. Tiberi arriti së shpejti në Sisci dhe aty u përqendrua. Megjithatë, e shtynte sulmin kundër kryengritësve, duke besuar se uria dhe vështirësitë e tjera, si pasoja të shkatërrimit të vendit, do t’i dobësonte forcat e tyre. I pakënaqur me këtë taktikë të Tiberit, Augusti i dërgoi si ndihmës të tij Germanikun. Shpejt filluan aksione ofensive në përpjesëtime të gjera. Një nga betejat vendimtare u zhvillua në lumin Athinus86 në të cilën Batua i breukëve pësoi disfatë të rëndë. Kjo shkaktoi mospajtime në taborrin ilir. Mbreti i breukëve Pinnes, kërkonte që të vazhdojë lufta kundër romakëve, mirëpo kështu nuk mendonte edhe prijsi i tij ushtarak Bato, i cili nuk shihte se si do të fitonin ilirët kundër një ushtrie aq të fortë si ishte ajo romake. Për këtë shkak u propozoi ushtarëve që t’u dorëzohen romakëve, gjë që ata e pranuan. Mbretin Pinnes gjithashtu ua dorëzuan romakëve, kurse romakët në shenjë mirënjohjeje e njohën Baton prijës të breukëve.

Batua desidiat, duke dëgjuar për tradhëtinë u vërsul në Panoni, e zuri rob Baton e breukëve dhe e nxori para gjyqit fisnor, i cili e dënoi me vdekje. Ky aksion i Batos së desidiatëve, megjithatë, nuk i ktheu breukët e Panonisë në radhët e kryengritësve kështu që u detyrua të kthehet në Dalmaci që të vazhdonte luftën kundër romakëve.

Kundër tij u nis Germaniku me një ushtri të madhe dhe të stërvitur mirë. Mbas luftërave të rrepta në të cilat dalmatët dhe ilirët e tjerë shfrytëzuan shumë terrenin e vështirë duke kaluar në luftë guerrile, arriti t’ua pushtojë romakëve qytetet Splonum, Seretium e të tjera. Ushtria e Germanikut pësoi edhe një disfatë të rëndë të Raetiniumi (ndoshta Golubiqi i sotëm afër Bihaqit). Shpejt në Ilirik u kthye edhe Tiberi, i cili së bashku me Germanikun ndërmori një sulm vendimtar kundër kryengritësve. Qytetet ilire ranë njëri mbas tjetrit në duart e romakëve, e mandej i erdhi radha edhe Andetriumit (MUçi i sotëm midis Splitit dhe Dërnishit) ku ishte fshehur Batua me luftëtarët e vet. Në muret e këtij qyteti u zhvilluan luftime të rrepta. Mbas humbjeve të mëdha nga të dy anët, Tiberi e pushtoi qytetin.

Rezistencën e fundit heroike kundër romakëve ilirët e bënë në qytetin Arduba (Vranduku i sotëm?). Kur legjionarët romakë vërsuleshin në muret e qytetit, gratë ilire që të mos binin në robëri, hidheshin me fëmijët e tyre në flakën që kishte përfshirë qytetin.87

Batua kur e pa se rezistenca e mëtejshme ishte e pamundur, hyri në bisedime me armikun. Duke iu dorëzuar romakëve për vete nuk kërkoi asgjë, por vetëm ushtarëve të tij t’u kursehej jeta. Pyetjes së Tiberit se pse ai, Batua, ishte ngritur kundër romakëve, sipas fjalëve të historianit Dion Kasit, ai iu përgjigj se këtë e bëri për shkak se Roma në mesin e ilirëve nuk kishte dërguar barij që të udhëheqin, por ujq. Tiberi nuk lejoi të vritet, por e dërgoi në mërgim në Ravenë, ku edhe vdiq.

Flaka e cila e përpiu Ardubën i varrosi përgjithmonë shpresat e ilirëve që të rifitojnë lirinë. Mbas dy shekuj e gjysmë luftë kundër të huajve, gjatë së cilës disa herë ditën edhe të ngadhnjejnë ilirët, më në fund, iu nënshtruan legjioneve superiore, më të organizuara të Romës. Gjatë atyre viteve të gjata e të përgjakshme, ilirët vetëm një herë e kuptuan - në kryengritjet e Batove - se vetëm të bashkuar dhe me aksion të përbashkët mund të kundërshtojnë armikun superior. Mirëpo, kjo fatkeqësisht, ishte vonë.

Me okupimin definitiv përfundon njëra dhe fillon epoka tjetër në historinë e ilirëve. Të përfshirë në kuadrin e perandorisë romake ata do të kenë fatin e kësaj perandorie. Jo rrallë, madje, në territorin e tyre do të zhvillohen ngjarje me rëndësi vendimtare për Romën, në të cilat ata do të kenë rolin vendimtar.

info@balkancultureheritage.com