Kryengritja greke
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kryengritja greke

Rusët nxitën popullsinë greke dhe popuj të tjerë jomusli-manë në Evropë për të ngritur krye kundër sundimit osman. Kryengritjet dhe rebelimet filluan në Vllahi dhe më pas u përhapën në More në vitin 1236/1821. Kryengriljet në Vllahi u nënshtruan lehtësisht, por ato morën përmasa të rrezikshme në More, ku priftërinjtë luajtën një rol aktiv në nxitjen e dhunës. Popullsia greke në More kishte mbështetur Tepedelenli Ali Pasha (Tepelena). Por, Halet Efendiu, myhyrdari i Sulltan Mahmudit II u inatos me Tepedelenli Ali Pashanë, pasi ai nuk i dërgonte më dhuratat që i dërgonte më parë. Përveç kësaj, Halet Efendiu kishte shërbyer për dinjitarët grekë në Stamboll dhe kishte qenë një myrebbi i fëmijëve të tyre.

Personi që nxiti, organizoi dhe drejtoi revoltat ishte Aleksandër. Ipsilanti, asistent personal ushtarak i Carit të Rusisë. Një shoqëri e fshehtë e quajtur Etniki Eterja, nën drejti-min e Ipsilantit, kishte përgjegjësinë për nxitjen e kryengritjeve. Kjo shoqëri ishte themeluar në Odesë në vitin 1814, me pretekst përhapjen e arsimimit ndër të krishterët që jetonin brenda territorit osman. Objektivi i vërtetë i saj ishte të ringjallte Perandorinë nën drejtimin e Patriarkut Ortodoks të Stambollit.

Tepedelenli Ali Pasha mori informacione për përgatitjet e kryengritësve grekë në More dhe siguroi një letër që anëtarët e komitetit i dërgonin Despotit të Janjas. Ai thirri despotin dhe i dha atij këtë letër që i kishte rënë në dorë dhe i kërkoi atij ta lexonte. Despoti vdiq në çast nga tronditja dhe frika që pësoi.

Tepedelenli Ali Pasha njoftoi Stambollin për këtë situatë, por Halet Efendiu dërgoi në More, për të hetuar mbi situatën, Nikola Moruzin, që ishte një përkthyes i divanit, si dhe një anëtar i shoqatës Etniki Eterja. Natyrisht, Nikola Moruzi raportoi se raja e Rumelisë ishte besnike ndaj Devletit. Për këtë arsye, u vendos që Tepedelenli Ali Pasha të ndëshkohej. Në këtë mënyrë Tepedelenli Ali Pasha u nxit deri në rebelim, nëpërmjet intrigave të Halet Efendiut dhe Hurshid Pasha u nis kundër tij.

Kryengritjet në Vllahi u shtypën lehtësisht dhe Aleksandër Ipsilanti u strehua në Austri. Cari rus e kritikoi lëvizjen e kryengritjeve.

Por, situata në More arriti në përmasa të rrezikshme për shkak të priftërinjve, të cilët kishin marrë një rol aktiv në nxitjen e dhunës. Patriarku Ortodoks Rum, në Stamboll, ishte një anëtar me ndikim i shoqatës Etniki Eterja, por pas kritikës së Carit të Rusisë ndaj kryengritjeve, ai u frikësua dhe publikoi një deklaratë që i fajësonte ata që këmbëngulnin për këtë krye-ngritje. Kjo deklaratë pati disa ndikime në Stamboll dhe Rumeli, por nuk pati asnjë ndikim në More. Halet Efendiu, që vazhdimisht i udhëzonte keq sulltanin dhe sadrazamin, u dër-gua në Konja ku dhe u ekzekutua. "Sipas letrave të siguruara ishte e qartë se Patriarkati i Stambollit, dhe priftërinjtë në fshat, ishin të përfshirë në këto kryengritje dhe ata u ekzekutuan, gjithashtu edhe vezirët, zyrtarët e lartë u dërguan në ishujt dhe në zonat bregdetare." Kryepeshkopi Ortodoks rum (grek) Grigorios në Stamboll, duke qenë anëtar i rajës osmane, u dënua për tradhti me ekzekutim, në vitin 1236/1821, një rast ky për të cilin edhe në ditët e sotme asnjë shtet nuk do të hezitonte për të vepruar në të njëjtën mënyrë. Edhe në ditët e sotme, rumët (grekët) e mbajnë të mbyllur fort derën ku ai u var në Stamboll, për ti kujtuar fëmijët e tyre për këtë incident sa herë që ata shkojnë për të zbatuar detyrat e tyre fetare, si dhe për tiu përcjellë atyre një ndjenjë urrejtje ndaj vendit, në të cilin ata jetojnë dhe gëzojnë të drejta të plota si qytetarë.

Për shkak të faktit që filozofia greke është një nga tre elementet e kulturës evropianë, rumët (grekët të cilët "mendohet" se janë pasardhës të grekëve të lashtë, që në fakt është vetëm një mit) janë simpatizuar në Evropë, dhe për këtë arsye, Koloneli Favje (Fabvier) shërbeu në ushtrinë e Napoleonit, dhe Lord Bajroni (Byron) ishte një ndër kryengritësit në More.

Devleti Osman ishte i paaftë për të nënshtruar kryengritjen në More; forcat jeniçere nuk ishin të afta dhe përpjekja për të krijuar një ushtri të re rezultoi e pasuksesshme. Për këtë arsye u kërkua ndihma e valiut të Egjiptit, Muhammed Ali Pashait. Djali i tij, Ibrahim Pasha, u emërua vali i Moresë me autoritet të plotë, dhe valiu i Vidinit, Reshid Pasha, u emërua, gjithashtu, si Bejlerbej i Rumelisë dhe Serasker (Kryekomandant) dhe iu dha përgjegjësi, dhe autoritet i plotë për të bashkëpunuar më Ibrahim Pashanë. Ibrahim Pasha përparoi nga jugu i Moresë, me forca tëstërvitura mirë nga Egjipti, dhe rimori shumë vende të zaptuara nga kryengritësit. Reshid Pasha përparoi nga veriu dhe e rrethoi kështjellën e Mosologjit, që ishte një kështjellë shumë e fortë, dhe që merrte përforcime nga deti, dhe për paso-jë ishte shumë e vështirë të merrej. Më pas, në bashkëpunim me Kapudan-ë Derja, Hysrev Pashanë dhe Ibrahim Pashait ky bastion i fundit i kryengritësve u nënshtrua në vitin 1241/1826.

Politika ruse, gjatë periudhës së Carit Nikolla I, ishte e përqendruar në shkatërrimin e Devletit Osman. Faktikisht, kjo politikë ishte një linjë vazhdimësie e zgjerimit rus. Nacionalizmi" filloi të përhapej në radhët e rajës së krishterë të Devletit Osman dhe Cari Nikolla zuri vendin në boshtin e ngjarjeve që do të vijonin më pas, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.

info@balkancultureheritage.com