Në vitin 1978 i vetmi ndërtim historik i Kavajës ka mbetur Kulla e lartë e Sahatit, e cila dikur kishte pranë Xhaminë e Madhe. Kulla është një ndërtesë e lartë me një planimetri katrore, e ngjashme me një minare të Afrikës së Veriut, por gjithsesi krejtësisht europiane nga pamja dhe nga hollësitë e tjera. Ajo duket se ka qenë një vepër e dekadave të fundit të shekullit XIX dhe nuk na intereson edhe aq shumë. Elementi i vetëm osman i saj është një kamare në mur, që përmban një mbishkrim me vetëm një fjalë “Barekallah” (Allahu e begatoftë!) dhe vitin 1232 H (1817).