Shehzade Sylejmani u thirr nga Manisa në Stamboll për t'u bërë sulltan osman. Por, guvernatori i Biladu'sh-Shamit (Sirisë), Xhanberdi Gazali, përfitoi nga ky transferim pushteti, për të rigjallëruar Devletin Memluk. Ai u vetëshpall sundimtar me titullin Melik Eshref (mbreti më i nderuar), mbajti hutben në emrin e tij. dhe fabrikoi monedhën sikke. Ai iu dërgoi Shah Ismailit dhe guvernatorit të Egjiptit, Hajri Beut, lajmëtarët e tij për t iu kërkuar atyre bashkëpunim. Hajri Beu mendonte se kjo ishte e pamundur, edhe pse në të njëjtën kohë, e ndjeu se provokimi armiqësisë me Xhanberdi Gazaliun nuk do të ishte në interes të tij, ndaj i ktheu përgjigje se do ti bashkohej në rebelim, nëse Xhanberdi Gazaliu do ta rrethonte Alepon. Dhe Xhanberdi Gazaliu e rrethoi Halebin (Alepon) me 20.000 luftëtarë, por ai u përball me një qëndresë shumë të fortë. Ndërkohë, Shehsuvarogllu (Çehsuvaroglu) Ali Beu mbërriti në Alepo dhe i shkaktoi humbje Xhanberdi Gazaliut dhe veziri i tretë, Ferhad Pasha mbërriti me një ushtri kalorësish nga disa sanxhakë dhe me disa jeniçerë nga Anadolli, dhe koka e Xhanberdi Gazaliut u dërgua në Stambdll. Shtypja e revoltës së Xhanberdi Gazaliut brenda një kohe të shkurtër, prishi planet e Shah Ismailit. Me të dëgjuar që Xhanberdi Gazaliu ishte mundur, ai la kryeqytetin e Tebrizit dhe shkoi në provincën e Kazvinit, me pretekstin se do të kalonte verën atje.