Kultura
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kultura

Fizionominë e kulturës apoloniate në periudhën e lulëzimit të qytetit në shek. IV-II p.Kr. e japin arkitektura dhe skulptura. Urbanistika e Apolonisë kishte adoptuar kriteret nga Magna Grecia, me insula të stërgjatura 120 x 60 m në raport 1:2, të cilat i ndeshim edhe në Bylis e Antigone. Përkundrazi, agoraja e periudhës klasike dhe helenistike dallohej nga vendosja e lirë e monumenteve sipas principeve klasike të Athinës, që bazohen në kombinimin e vëllimeve.

Me Magna Grecia është i përbashkët edhe ndërtimi i murit rrethues me tulla mbi një krepis gurësh, apo i varreve monumentale me qemer. Mënyra e ndërtimit të proskenës së teatrit dhe afrimi i saj ndaj spektatorëve janë veçori që e lidhin arkitekturën e Apolonisë njëkohësisht me Magna Grecian dhe Epirin. Përdorimi i dendur i harqeve dhe qemerëve dhe trajtimi i pjesëve arkitektonike të ordrit jonik, krijojnë lidhje të qarta me Epirin dhe Akarnaninë, por edhe me Maqedoninë. Krijimet origjinale të arkitekturës apoloniate si: portiku me nishe, kolonat tetëkëndëshe, tipi i nymfeut, etj., krijojnë një fizionomi të veçantë të arkitekturës apoloniate në kuadrin e asaj helene.

Apolonia shërbeu si model në ndërtimin e qyteteve të prapatokës. Në Bylis u përvetësua principi ortogonal i Apolonisë, u zbatua i njëjti tip i proskenës së teatrit, si dhe i stoas me kolona tetëkëndëshe. Dimali kopjoi në përmasa më të vogla tipin e stoas me nishe të Apolonisë. Skulptura përfaqësohet që në epokën arkaike me frizin e amazonomahisë nga tempulli i Apolonit, i realizuar me një cilësi mjaft të lartë.

Në shek.lV-III p.Kr. arti i skulpturës njohu zhvillimin më të madh, lidhur me ndërtimet monumentale në qytet. Skulptura e rrumbullakët është e rrallë dhe zotërojnë reiievet nga frontonet e tempujve dhe nga gurët e varreve. Apolonia krijoi modelin e vet të steleve që dallohen nga forma e zgjatur dhe skenat e pasura, ku dallohet ajo e zbritjes në botën e përtejvarrit. Në shekujt e parë të erës sonë, krahas ruajtjes së autonomisë politike, Apolonia ruajti edhe tipare të veçanta të kulturës së saj.

Në kohën e Jul Klaudëve dhe Flavëve pati një import të dukshëm kopjesh dhe origjinalesh në Apoloni. Gjatë gjithë sundimit të Antoninëve pati një periudhë të rilindjes së artit apoloniat, veçanërisht me skulpturën e portretit.

Atlas që mban botën mbi supe. Pilaster për mbajtjen e pllakave prej guri (ortostate), rreth peristiles së banesës G shekulli II pas Krishtit.
Personifikimi i lumit Aous, burim jete dhe prosperiteti për Apoloninë shekulli IV p.e.s
Olpe e prodhimit korintik fundi i shekullit të 6-të p.e.s.
Lekito atike e mesit të shekullit VI p.e.s.
Koka mermeri e Artemis, e gjetur pranë tempullit të Dianës, shekulli III para Krishtit.

 

info@balkancultureheritage.com