Kultura materiale
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kultura materiale

Asnjë aspekt i kulturës ilire nuk është studiuar aq mirë dhe nuk është aq i njohur si kultura materiale. Një kohë të gjatë arkeologët dhe ata që nuk janë arkeologë, por që janë marrë ose edhe që merren ende me gërmimet e varrezave ilire, e kishin si cak të gjenin fibulat e bronzit, shpatat, varret dhe objekte të tjera dhe që me to t’i pasuronin muzeumet e veta ose koleksionet e tyre private. Arkeologët, pas kësaj, i kanë dhënë dhe i japin edhe sot e kësaj dite, në hulumtimet e tyre, përparësi këtij materiali, së pari sepse ai mund të sigurohet më lehtë dhe mandej për shkak se studimi i tij, më së miri, bën të mundshme njohjen e kronologjisë së qendrave të ndryshme, të rrymimeve kulturore, të lidhjeve tregtare me viset rreth e rrotull, të teknologjisë, etj. Specifikat e kulturës materiale në rajone të caktuara u bëjnë të mundshme ekspertëve që t’i identifikojnë fenomenet kulturore dhe që fenomeneve t’u japin shpjegime përkatëse sociologjike dhe historike. Të gjitha këto janë shkaqe pse kultura materiale gjendet në qendër të vëmendjes së arkeologëve dhe pse me këtë kanë të bëjnë pjesa më e madhe e punimeve, të cilat i nxorën arkeologët deri tani në dritë.

Vështrimi i kulturës materiale të viseve në të cilat banonin ilirët zbulon qysh në pamje të parë se kanë ekzistuar ndryshime shumë të mëdha në lidhje me dukjen e disa elementeve të kësaj kulture në vise të ndryshme të territorit ilir. Fibulat, gjilpërat stoiisëse, diademat dhe objekte të tjera, të ciiat i mbanin ilirët në Slloveninë e sotme kanë fare pak gjëra të përbashkëta me objektet e tilla, të cilat i mbanin ilirët në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Përveç kësaj, shumë objekte të cilat i hasim në Slloveni nuk do t’i gjejmë fare në viset e tjera ilire, dhe anasjelltas. Nga kjo mund të përfundojmë se për një kulturë të vetme ilire as që mund të bëhet fjalë në kuptim të një fenomeni konzistent, të pjekur, që mund të identifikohet lehtë - ashtu si mund të bëhet kur është fjala për kulturën skite ose kelte. Ndarja e tillë shpirtërore e ilirëve është vetëm shprehje e faktit se ilirët nuk arritën kurrë atë shkallë të vetëdijes së pavarur që ishte e domosdoshme për krijimin e një jete të pavarur dhe vitale. Do të shohim më vonë se unitet nuk ekziston as në fushën e kulturës shpirtërore (të artit, besimit, të riteve mortore etj.). Për këtë shkak arkeologët përpiqen në bazë të kulturës materiale, e cila tani për tani hajep më së shumti fakte të identifikojnë dhe t’i caktojnë kufijt në trollin ilir, grupet e caktuara kulturore dhe të lidhin ekzistimin e tyre qoftë me hartën politike të Ballkanit Perëndimor në epokën e hekurit, qoftë me tërësitë ekzistuese gjeografike.

Në mesin e arkeologëve nuk ekziston qëndrim unik mbi numrin e kulturave ilire (ose të grupeve kulturore, kryesisht të rajoneve kulturore), e sidomos nuk ekziston ai unitet përsa i përket shtrirjes së tyre? Mund të themi se në momentin e tanishëm mund të flitet së paku gjashtë grupe kulturore në territorin ilir, por ky numër në veprat e disa autorëve më të rinj është gati dyfish më i madh.1 2 Pa marrë parasysh se çfarë ndarjeje do të pranojmë, është fakt se grupet kulturore tani për tani nuk munden të identifikohen plotësisht në pikëpamje arkeologjike, e sidomos nuk mund të caktohen kufijtë në pikëpamje gjeografike.

Duke u nisur nga jugu në veri hasim së pari kulturën e Trebenishtit, të quajtur sipas qendrës shumë të njohur Trebenishte në afërsi të Ohrit.3 Në vitin 1918 ushtarët bullgarë duke hapur istikame gjetën varrezat e para të atij lokaliteti. Më vonë, për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që tërhoqi materiali i zbuluar, disa herë u bënë hulumtime të mëtejshme.4 Hulumtimet në lokalitete të tjera në Maqedoni, në Greqinë e veriut dhe në Shqipëri plotësuan njohuritë për këtë kulturë shumë interesante ilire. Ajo zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme prej mesit të shekullit XII, deri në mesin e shekullit IV para e.re., kurse lulëzimin më të madh e arrin prej shekullit IV para e.re. e më tutje, kur ndodh depërtimi i fuqishëm i kulturës greke (jonike), kështu që elementet e kësaj kulture bëhen faktorë të barabartë në fazën e pjekurisë së kulturës ilire.

Disa objekte të punuara në stilin e kulturës trebenishte paraqiten gjithashtu edhe në disa lokalitete të Shqipërisë deri në Shkodër, mirëpo viset perëndimore dhe veriore të këtij vendi nuk i përkasin rajonit amë të kësaj kulture; kultura materiale gërmuar në tumat e shumta të lumit Mat në Shqipërinë veriore, që është karakteristike për kulturën ilire të epokës së hekurit në Shqipëri, është shumë më e ngjashme me kulturën materiale të një kulture tjetër ilire — të Gllasincit.

Kultura e Gllasincit shtrihej në një sipërfaqe të gjerë prej kufirit më jugor etnik të ilirëve-prej Epiritederi te lumi Kërka në veri, mandej te Morava dhe Drina në lindje. Kjo është kulturë klasike ilire, në pjesën më të madhe e krijuar në bazë të kulturës autoktone materiale të periudhës së bronzit.6 Megjithatë, do të ishte gabim të konsiderohet tërë rajoni i shtrirjes së kësaj kulture unike në pikëpamje kulturore; elementet kulturore të përbashkta për tërë këtë rajon nuk munden, në të vërtet, të fshehin faktin se ekzistojnë ndryshime lokale midis rajoneve të ndryshme brenda kësaj kulture — ndryshimet të paidentifikuara dhe të padefinuara ende sa duhet, që me siguri janë rezultat i substrateve të ndryshme etnike dhe kulturore prej të cilave janë zhvilluar.

Gjithashtu është gabim, si veprohet nganjëherë, t’i jipet kësaj kulture epiteti ilir dhe vetëm në këtë mënyrë të konsiderohet ajo si e “sigurt” ilire. Sepse si e sigurt ilire mund të konsiderohet gjithashtu edhe kultura liburne e cila qe zhvilluar në veri prej asaj të Gllasincit pranë bregdetit dhe së cilës, pa marrë parasysh origjinën paraindoevropiane të krijuesve të saj, liburnëve, nuk mund t’i vishet karakteri ilir në epokën protohistorike, d.m.th. prej Kërkës në jug deri në Rashë të Istrisë në veri, duke përfshirë edhe ujdhesat e aferme. Në rajonet që banonin japodët zhvillohet kultura japode, ndërsa në Istri ajo istriane ose kultura kasterliere. Kjo e fundit, me shumë elemente të vetat, është e ngjashme me kulturën që ishte zhvilluar në rajonin juglindor alpin.

Qarku kulturor alpin juglindor përfshin disa grupe të vogla ndër të cilat më të rëndësishme janë grupi shënlucian, (i quajtur sipas Shën Lucisë, gjegjësisht e Santa Lucias, afër Tolminit), notranje dhe dolenje.10 11 Këto grupe kulturore për shkak të lidhjeve të tyre të forta me qendrat e zhvilluara të kulturës etruske dhe venete në perëndim zhviliuan formajashtëzakonisht të pasura dhe të shumëllojshme të kulturës materiale dhe shpirtërore, kështu që për studimin e lidhjeve ilire - italike objektet e zbuluara në Slloveninë e sotme janë mjaft të rëndësishme.

Në lindje të qarkut alpin juglindor u zhvillua kultura e Dalit (e quajtur sipas vendit Dal te Osjeku, ku u zbulua nekropoli i madh me të vdekurit e djegur), e cila zhvillohet në bazat e kulturës së epokës së bronzit të fushave të urnave, që më vonë në kohën e vjetër të hekurit, të ndryshojë pjesërisht fizionominë e vet nën ndikimin e kulturës alpine juglindore dhe të asaj të Gllasincit nga Bosnja."

Secila prej kulturave ose grupeve kulturore të përmendura ka edhe specifikat e veta, të cilat u shkaktuan nga substratet e ndryshme prej të cilave janë zhvilluar dhe aq më tepër për shkak të ndikimeve të ndryshme të cilat gjatë shekujve depërtuan nga jashtë në tokat e ilirëve. Rajoni i kulturës së Gllasincit, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, ruajti më gjatë autoktoninë, ndërsa të gjitha kulturat e tjera, veçanërisht nga shekulli V para e.re. e më tutje pësuan ndryshime mjaft të mëdha, në sajë të depërtimit të elementeve të huaja kulturore, por edhe në sajë të zhvillimit shoqëror- ekonomik të ilirëve, i cili e bëri të mundshëm dhe të domosdoshëm këtë depërtim.

Prej kulturave rreth e qark, të cilat ndikuan më fuqishëm te ilirët duhet theksuar, në radhë të parë, kulturën greke, gjegjësisht manifestimet periferike të kulturës greke. Përmendëm kulturën e Trebenishtit dhe ndikimin e madh që pati kultura greke në formimin e saj prej shekullit V para e.re. e më tutje. Në rajonin e Shqipërisë dhe pjesërisht të Malit të Zi, ky ndikim filloi të depërtojë edhe më herët, ndërsa prej shekullit V para e.r. disa vise të Shqipërisë, sidomos ato që mbanin kontakte të ngushta me kolonitë greke në bregdetin e Jonit dhe atë të Adriatikut, pranojnë në shumë manifestime të tyre kulturore karakterin iliro-grek. Në Adriatikun e mesëm ndikimi kulturor grek fillon të ndihet gjithnjë e më fuqishëm vetëm pas formimit të kolonive greke, d.m.th. prej fillimit të shekullit IV para e. re. Në bazë të gërmimeve të deritashme nuk mund të thuhet se prania e atyre kolonive në bregdetin ilir, si dhe lidhjet tregtare, të cilat qenë zhvilluar midis ilirëve dhe grekëve, shkaktuan ndryshime të dukshme në kulturën materiale dhe shpirtërore të fiseve të atjeshme ilire. Përjashtim është, deri diku, fisi i daorsve, që jetoi rreth Neretvës. Pjesëtarët e këtij fisi ranë shumë herët në kontakt me mallrat greke, të cilat kalonin nëpër luginën e Neretvës drejt brendësisë së Ballkanit, si dhe me vetë grekët, kështu që morën shumë fryte të qytetërimit grek. Prej grekëve ata mësuan të ndërtojnë edhc kala shumë më të përsosura, të cilat ndoshta me ndihmën direkte të mjeshtërve grekë i ngritën rreth qendrës së tyre kryesore fisnore që ishte ngritur në Oshaniq afer Stollcit në Hercegovinë. Gërmimet në këtë gradinë (qytet) treguan, pos të tjerash, se daorsët përdorën shumë mallrat e qeramikës greke, prenë monedhat e veta në të cilat me shkronja greke shkruan emrin e fisit dhe se shumë gjëra i morën nga jeta e qyteteve grekc, kështu që disa ekspertë për këtë qytet të tyre flasin si për një qytet “të helenizuar plotësisht” (Z. Maric), gjë që gjithsesi është tepruar, mirëpo jo plotësisht pa bazë.

Megjithatë, raste të ngjashme me këtë nuk mund të përmendim kur flasim për Dalmacinë e mesme, kështu që mbetet i pamohueshëm vlerësimi se kultura greke nuk ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e kulturës ilire në këtë pjesë të Adriatikut.

Ndikimi grek ndihet pak më tepër në kulturën liburne dhe japode, mirëpo vërehet se elementet e kulturës helene, të cilat mund të identifikohen në këto kultura nuk arritën drejlpërdrejt nga Greqia, por në mënyrë indirekte, nëpërmjet Italisë. Një gjë e ngjashme mund të thuhet edhe për rajonin e Istrisë dhe të Sllovenisë, me ndryshim se në këto rajone vlcrat kulturore të botës helene, më shpesh në interpretimin etrusk, qarkullojnë shumë më intensivisht se sa në rajonet liburne - japode.

Ndikimct e kulturës italike, në radhë të parë të kulturës etruske, luajtën gjithashtu rol të madh në formimin e shumë elementeve të kulturës të cilat hasen te ilirët. Ky ndikim është i dukshëm veçanërisht në viset ilire veriore - në Istri dhe në Slloveni, por vërehct edhe në viset e tjera.

Nga lindja tokën ilire e vërshojnë ndikimet e fiseve të ndryshme të stepave, të cilat vërtet nuk kanë pasur asnjëherë, ndikim aq të rëndësishëm në kulturën ilire, përsa i përket formimit të kulturës materiale, mirëpo prania e saj nuk guxon të lihet anash kur të analizohen elementet e huaja në kulturën e ilirëve. Në shekullin VIII-V para e.re. në viset lindore ndihet prania e ndikimit thrako - kimerik, ndërsa nga fundi i shek. VI dhe fillimi i shek të V para e.r. edhe prania e ndikimit skit.”

Ndryshime të mëdha në shumë fusha të jetës ilire, rrjedhimisht edhe në kulturën e tyre materiale, shkaktoi ardhja e keltëve. Në ato vise ku u përqendruan keltët të jetojnë përherë, shkaktohet një ndërprerje gati e plotë e zhvillimit të kulturës autoktone ilire dhe shfaqen format plotësisht të reja të qeramikës, të fibuiave, të shpatave dhe të elementeve të tjera të kulturës materiale. Megjithatë në disa vise, ku keltët nuk jetuan përgjithmonë, ilirët përvetësuan shumë fryte të tyre (siç është përpunimi i qeramikës me ndihmën e çarkut të poçarit, teknologjinë më të lartë në përpunimin e hekurit, llojet e reja të sopatave dhe në përgjithësi vegla të reja) duke ia përshtatur shpeshherë format e reja dhe teknologjinë e re formave dhe teknologjisë së vet tradicionale.

Ilirët do të ruajnë një kohë të gjatë disa elemente të kulturës së vjetër materiale edhe pasi ranë nën pushtimin romak, dhe në kohët e mëvonshme, kështu që disa prej këtyre elementeve do të jetojnë edhe pas vdekjes së krijuesve të tyre dhe do të bëhen pjesë përbërëse të kulturës së popujve të mëvonshëm të Ballkanit.

Analiza e hollësishme e kulturës së gjithanëshme materiale të ilirëve kërkon një hapësirë shumë më të gjerë se sa është e mundur t’i kushtohet në këtë vend, prandaj do të kufizohemi në vija sa më të shkurtra të përmendim vetëm ato elemente të kulturës, të cilat janë më karakteristike dhe më të shumta.

Objektet dekorative

Nga objektet dekorative të cilat mbanin ilirët më të rëndësishmet janë fibulat - jo vetëm pse janë më të shumtat, por edhe për shkak se sipas formës së tyre mund të përcillet kronologjikisht zhvillimi i kulturës ilire dhe të identifikohen ndikimet, të cilat depërtuan në kohë të ndryshme në mesin e ilirëve. Disa tipe të ndryshme fibulash meritojnë kujdes të veçantë. Në radhë të parë, është fibula në formë gjyslykore që haset në tërë rajonin ilir dhe është një nga elementete rralla kulturore panilire. Përbëhet prej një gjilpëre, në të cilën janë vënë dy disqe spirale, të formuara nga tel bronzi i mbështjellë në mënyrë koncentrike. Shumë më të rralla janë fibulat me katër disqe, kurse cdhe më të rralla ato që në vend të diskut nga teli i mbështjellë kanë pllaka të rrumbullakta bronzi. Këto fibula paraqiten në shekullin VIII para e.r. por më shpesh i gjejmë në varrezat dhe vendbanimet ilire të shekullit VII dhe VI para e.re. Kjo fibul nuk është karakteristike vetëm për kulturën ilire, por është fakt se ajo paraqitet më së shpeshti në rajonet ku kanë jetuar ilirët. Është gjithashtu fakt se prania e kësaj fibule në Itali mund të lidhet me praninë e elementit etnik ilir në Itali, ose bile me ndikimin e fortë të kulturës ilire në ato vise ku paraqitet një fibul e tillë. Këtë mund ta përfundojmë sepse ekzemplarët e fibulës në formë spirale janë zbuluar vetëm në ato vise të gadishullit Apenin, ku prania e ilirëve është dokumentuar edhe nga burime të tjera.

Fibula harkore i përket gjithashtu grupit të objekteve që paraqiten në tërë rajonin ilir, mirëpo variantet e ndryshme të kësaj fibule paraqiten në një numër të madh edhe në vise të tjera të Evropës. Format e fibulës harkore që janë zbuluar në truallin ilir janë të shumëllojshme, kështu që mund të vërehen shumë tipe, disa prej të cilëve janë karakteristikë për disa kultura, veçanërisht për disa periudha të ndryshme kohore. Qysh në fillim të epokës së vjetër të hekurit në rajonet lindore alpine dhe në rajonin e kulturës së Gllasincit, deri diku edhe në Maqedoni e në Pellgun danubian, zhvillohet një variant karakteristik i kësaj fibule me një hark të lartë dhe me dy sumbulla - njëra në kokën e fibulës, ndërsa tjetra në këmbën e saj; këmba e fibulës ka formën e diskut me trajtë të ndryshme (trekëndëshe, në formë të mburojës, trapezit etj.). Shfaqja e kësaj fibule, që në rajonet qendrore paraqitet si tip i Gllasincit (me këmbën në formë mburoje beotike), ndërsa në rajonet juglindore alpine shpeshherë si tip i Vaçit (me një varg sferash në hark, është shumë me rëndësi për studimin e fillimit të kulturës ilire të epokës së hekurit dhe si duket përhapja e fibulës harkore me dy sumbulla ka lidhje edhe me shtrirjen e vetë ilirëve.

Në fibulat harkore bëjnë pjesë, gjithashtu, edhe ato fibula të shumta nga territoret e japodëve dhe të liburnëve me një ose më shumë kokrra qelibari ose qelqi në hark.

Nga fundi i epokës së vjetër të hekurit paraqiten disa tipe të reja fibulash në truallin ilir. Pa pretendime që të bëjmë një përshkrim të hollësishëm të të gjitha tipeve, po përmendim edhe tipin interesant të fibulës së gjatë me tri kokrra në hark, mandej fibulat me pamjen e kafshëve të ndryshme, fibulat në formë pllakash me ose pa protome njerëzore në harqe te liburnët, fibulat konike, fibulat në formë shtizore, që hasen në viset ilire të jugut, fibulat gjarpërore etj. Nga fundi i epokës së vjetër të hekurit paraqitet edhe e ashtuquajtura fibula certosa, e quajtur sipas iokalitetit Certos në Bolonjë të Italisë. Kjo është një fibul masive, me këmbë të gjatë dhe me hark; këmba ka fundin në formë të goglës, ose të syzës, e nganjëherë edhe në formë të ndonjë kafshe (kalit, dashit etj.). Në të njëjtën kohë haset shpeshherë edhe fibula e ashtuquajtur e tipit të Shtërpcit (e quajtur sipas vendit Shtërpci në Gorazhda, ku u gjetën ekzemplarët më të mirë), e bërë rëndom nga argjendi, me hark shumë të pasur, me formë të gjetheve me këmbë në formë trapezoidi, stolisur me motive gjeometrike dhe me kokë në formë të kokës së gjarpërit të stilizuar. Fibula të tilla hasen kryesisht në pjesën jugore të Ilirisë dhe në rajonin e kulturës së Gllasincit dhe janë krijuar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të fibulave greke të të njëjtit tip.

Në epokën e re të hekurit paraqiten krahas shumë formave të vjetra, fibulat të cilat ruajnë një varg të tërë tipesh të reja, kryesisht si pasojë e depërtimit të keltëve në këto vise. Këto janë të ashtuquajturat fibula latene (fibulat e hershme, të mesme dhe të vonshme latene) të cilat në truallin ilir marrin forma të posaçme. Më së shpeshti karakteristikë e përbashkët e këtyre fibulave është këmba e cila lakohet nga harku. Ky tip themelor përzihet në variante të ndryshme me format e vjetra vendase, kështu që në këmbën e lakuar fiton kokën e gjarpërit, të ndonjë shpendi ose të ndonjë kafshe tjetër, kurse në disa ekzemplarë paraqitet edhe pamja e njeriut. Në Jezerine të Bihaqit është gjetur një fibulë shumë e bukur e tipit të hershëm laten me kokërr qelibari në hark; në njërën anë kjo fibulë ka përfundimin në formë të sqapit, ndërsa në tjetrën kokën e kaut.

Shpeshherë këto fibuia, si ato të epokës së vjetër, ashtu edhe ato të epokës më të re të hekurit, kanë në hark të varur kopsa në formë kafshësh të ndryshme, trekëndëshi, rrethi, protomesh njerëzore, zinxhirë të ndryshëm etj.

Në ngjarjet solemne ilirët, kanë stolisur kokën me rrathë bronzi dhe diademe bronzi. Rrathët e kokës janë stoli specifike që i mbanin vetëm pjesëtarët e fisit japod në Likën e sotme. Nëpër nekropolet e këtij fisi të cilat janë gërmuar në Kompol, Prozor, Drenov Klanac dhe në vende të tjera të Likës u zbuluan disa tipe të kësaj stolie. Ky kapitel ka formë konike, është i bërë nga teneqeja e hollë e bronzit, e stolisur rregullisht me motive gjeometrie; në skajin e poshtëm - te disa vetëm në anën e mbrapme, ndërsa te të tjerat në tërë skajin - varen varëset e bronzit në formë shkopinjsh. Megjithatë, disa ekzemplarë nuk kanë varëse të tilla. Tipi tjetër i stolive edhe më të parëndomta të cilat i mbanin gratë japode bëhej nga hallkat e bronzit, të cilat iidheshin në mes tyre, sa që mbështeteshin saktësisht në kokë. Nga ana e mbrapme një varg i tërëzinxhirësh të vegjël, që bëheshin poashtu prej atyre hallkave të ngjashme - lëshohej në zverk. Arkeologët Sime Lubic, Ruzca Drechsler- Bizic, etnologu Milovan Govazzi e të tjerë shohin kapelat e kuqe të Likës me resa të zeza si gjurmë të drejtpërdrejta të rrathëve të kokës të përmendura, që janë elemente karakteristike të veshjes popullore të meshkujve në Likë dhe në Zagoren Dalmatine.

Ndërsa rrathët e kokës janë stoli specifike të japodëve, ndërkaq diademën e hasim edhe te fiset e tjera ilire. Rëndom diadema bëhej nga pafta e hollë e bronzit, e stolisur me motive gjeometrike që bëheshin me teknikën e rrahjes. Në rajonet e japodëve është zbuluar vetëm një ekzemplar i vetëm i diademës, në nekropolin e Kompolës, prandaj besohet se diadema nuk përdorej në përgjithësi te pjesëtarët e këtij fisi, por edhe ekzemplari nga Kompola është marrë nga liburnët fqinj, ku diadema si stoli ishte më e rëndomtë. Liburnët duke gjykuar sipas objekteve të deritanishme, mbanin diademat në ngjarjet solemne, gjë që do të jetë dukur shumë dekorative: ishin bërë gjithashtu prej pafte shumë të hollë të bronzit, të stolisur me motive spiralike; në skajin e poshtëm rrinin varur varësete rrumbullakta prej pafte të hollë bronzi. Datohen nga shekulli VI para e.re.

Diadema të ngjashme, por shumë më pak të stolisura, gjejmë edhe në viset e tjera ilire, ndërsa në rajonin e Sllovenisë në kohën e lulëzimit më të madh të kulturës së epokës së hekurit (shekulli VIII — VI para e.re.) pjesëtarët e elitës aristokrate mbanin diadema shumë luksoze prej pafte të hollë ari.

Një nga grupet më të mëdha të stolive janë varëset. Paraqiten në të gjitha periudhat dhe në të gjitha viset ilire, mirëpo jo gjithkund në të njëjtat forma. Disa tipe, si është ai spiralik, ose në formë të unazës, i hasim në tërë territorin ilir, ndërsa paraqitja e tipeve të tjera kufizohej vetëm në kultura të caktuara. Kështu, për shembull, varëset në formë të figurës së skematizuar njerëzore kryesisht paraqiten te japodët dhe liburnët, ndërsa ato në formë të enëve të vogla me kapak me protome të stilizuara të shpendëve janë gjetur vetëm në viset jugore ilire, më së shumti në lokalitetet e kulturës së Trebenishtit. Shumë shpesh varëset, përveç funksionit stolisës kanë edhe funksionin e amuletave. Varëset e tilla kanë formë trekëndëshi etj. Disa varëse kanë vetë funksion amuletash (varëse nga dhëmbi i ariut, varëse e bronzit në formë të dorës etj.).

Prej tipeve të byzylykëve, të cilat i mbanin ilirët, më interesantët janë ato që përfundojnë me kokat e vëna në mënyrë antitetike të kafshëve, më së shpeshti me kokën e gjarpërit. Janë të bukur sidomos ekzemplarët e byzylykëve të artë me kokën e gjarpëit nga Mramorci afër Smederevës (sipas këtij vendi edhe këta byzylykë u quajtën “tip Mramorac”), të cilat janë të shek. V - IV para e.re. Të ngjashëm janë edhe byzylykët, e argjendë, të zbuluar në lokalitete të tjera, qëjanë me shumicë sidomos në Maqedoni (në lokalitetet Trebenisht, Visoi, Radolishtë e të tjera). Mendohet se janë prodhuar nën ndikimin e artit grek, prandaj kështu shpjegohej fakli që paraqiten vetëm në viset jugore ilire ku ndikimi grek ishte më i fuqishëm. Kemi byzylykë me kokën e gjarpërit ose edhe pa të nga teia të përdredhur shumëfish lë bronzit, që në variante të ndryshme hasen në të gjitha viset.

Qaforet më së shpeshti bëheshin prej shumë kokrrave qelibari, ose prej qelqit shumëngjyrësh, por hasen edhe prej bronzi të përdredhur masiv ose bile prej zinxhirëve të vegjël.

Kur flitet për objektet zbukuruese të cilat i mbanin ilirët, duhen përmendur edhe aplikat e shumta, mandej pullat dekoruese (shpeshherë edhe me figura të ndryshme), gjoksoret luksoze (janë të bukura veçanërisht ato nga nekropoiet liburne në Zaton e Ninit dhe në vetë Ninin, me pllakën e sipërme me formë të zemrës dhe me stolitë në formë shpezësh moçalike ose me pllakën e poshtme më të madhe gjithashtu të stolisur me shpend moçalikë dhe me një numër shkopinjsh të bronzit në pjesën e poshtme), unaza të ndryshme, mandej gjilpërat dekoruese etj. Duhet theksuar veçmas llojet e ndryshme të rripave të brezit (brezeve). Për to do të bëhet fjalë kur të flasim për artin figurativ të ilirëve, por këtu do të përmendim ekzemplarët e shkëlqyeshëm të argjendë dhe të artë me formë trapezi që nën ndikimin e toreutikës dhe artit grek çfaqen në viset midis Tarës dhe Danubit në Serbi. Këto brezore janë të stolisura me trekëndëshe, me palmeta, svastika të bërë me teknikën e shtypjes.

Ekzemplarët më të mirë u zbuluan në Novi Pazar, në Mramorc dhe në Umçar. Në Istri, gjithashtu, janë zbuiuar shumë ekzemplarë rrypash brezorë me stoli në formë të shpendëve të stilizuara moçalike ose me pamje të ndryshme gjeometrike (meandra, svastika etj.). Edhe në Slloveni u zbuluan ekzemplarë të ngjashëm të rrypave brezorë, mirëpo këta janë të stolisur në mënyrë shumë më luksoze - me figura artistike dhe në bazë të kësaj janë përfaqësueset më të rëndësishme të të ashtuquajturit art të situlave të epokës së hekurit.

Objekte të përdorimit

Një pjesë të madhe dhe shumë të rëndësishme të kulturës materiale ilire e përbëjnë objektet që përdoreshin në shtëpi, e në mesin e tyre vend të posaçëm zënë enët e baltës. Prodhimi i qeramikës kishte rëndësi të madhe për jetën e përditshme të ilirëve, prandaj nuk është çudi që qeramikën e gjejmë në sasi të mëdhanë të gjitha vendbanimet dhe nekropolat e tyre.

Duke vazhduar traditën e madhe dhe njohuritë teknologjike nga kohët e vjetra ilirët ishin mjeshtër të vërtetë në punimin e enëve të baltës, qoftë ato që shërbenin si uma, në të cilat do të vihej hiri i të ndjerëve, ose qoftë edhe ato që përdoreshin në jetën e përditshme. Në dallim nga enët tëcilatshërbenin si umahiri ose përqëllime kultesh, ato që përdoreshin në shtëpi, janë punuar në mënyrë shumë më të vrazhdët dhe janë stolisur shumë më varferisht, por edhe për nga forma ato enë nuk ishin aq të shumëllojshme.

Para ardhjes së keltëve, dhe në viset ku nuk depërtuan keltët edhe derisa u bë pushtimi romak, por edhe më vonë, ilirët enët i bënin me dorë. Keltët sollën edhe në këtë fushë risi, e cila do të revolucionarizojë mënyrën e prodhimit të qeramikës — rrotën epoçarit. Shpeshherë duke pasur si mostër qeramikografinë greke, e punuar prej argjilës së pastër dhe mandej e stolisur me figura të ndryshme gjeometrike dhe me ngjyra bimësh, qeramika kelte, në krahasim me atë autoktone ilire, dallohet për nga bukuria dhe eleganca e formave si dhe për nga superioriteti teknologjik. Vendbanimet kelte të vendosura në shtretërit e lumenjve të mëdhenj panonikë, bëhen qendra të fuqishme të prodhimtarisë së qeramikës, prej nga mallërat dërgoheshin në vise të tjera. Me kohë ilirët që jetonin me keltët dhe u përzien me ta, ose që jetonin afer vendbanimeve të tyre, përvetësuan teknologjinë e re të prodhimtarisë së qeramikës, mirëpo nuk hoqën dorë edhe prej formave të lashta të qeramikës së tyre, kështu që krijohet një qeramikë interesante e formave ilire, por e punuar me teknologji të re.

Për çudi, themelimi i kolonive greke në brigjet ilire nuk solli përparim të dukshëm në prodhimin e qeramikës vendase as përsa i përket teknologjisë e as përsa i përket formës së enëve. Vetëm në një numër të vogël enësh mund të zblohen gjurmët e formave dhe të mënyrës greke të stolisjes. Përjashtim bën pjesa jugore e Ilirisë, ku rrota e poçarit hyn në përdorim shumë më herët se sa në viset e tjera. Edhe pse rrallë, rrotën e poçarit e përdorin ilirët në viset e Shqipërisë së sotme qysh në fillim të epokës së hekurit, ndërsa në shekullin IV para e.r. dhe më tutje përdorimi i rrotës së poçarit ishte shumë i shpeshtë.

Objektet e punuara nga argjila piqeshin në furra të posaçme të qeramikës. Mbeturinat e këtyre furrave janë të rralla, kështu që ende nuk mund ta rikonstruktojmë pamjen e saktë se si është dukur origjinali. Në bazë të dëshmive të deritanishme, megjithatë, mund të përfundojmë se ilirët nuk ndërtonin vetëm një tip furre. Edhe në këtë sferë keltët sollën një përparim teknologjik.

Krahas me enët e baltës, ilirët i punojnë dhe i përdorin edhe ato të metalit, por jo të gjithë ilirët dhe jo në të njëjtën kohë. Më të vjetra janë enët metalike të punuara në viset veriore ilire qysh në kohën e kulturës së fushave me urna (koha e bronzit). Mbas ndërprerjes për një kohë të prodhimit të atyre, në epokën e vjetër të hekurit në rajonet juglindore alpike (dhe në vëllim më të vogël edhe në Istri) prodhimi i tyre arrin kulmin. Më karakteristike janë format e situlave dhe të kovave, por paraqiten edhe forma të tjera të atyre. Është interesante se edhe në atë kohë, kur u zhvillua më shumë prodhimi i enëve metalike, ilirët e atjeshëm importonin enë të tilla nga Italia fqinje. I këtillë është rasti me trekëmbëshin e bronzit që u gjet në Novo Mesto, për të cilin besohet se ka origjinë italike. Jo vetëm për nga pasuria e formave, por edhe më tepër për shkak të vizatimeve shumë të rëndësishme dhe të pasura figurative, ato bëjnë pjesë midis prodhimeve më të rëndësishme të kulturës materiale dhe shpirtërore të ilirëve.

Enët metalike në viset e tjera ilire hasen shumë më rrallë se sa në Slloveni dhe në Istri; përveç kësaj një pjesë e madhe e atyre por janë importuar. Të tilla janë enët metalike që gjatë shekullit VIII — VII para e.re. paraqiten në Gllasinac. Besohet se enët e rralla, të cilat u zbuluan kryesisht në varrezat e princëve, janë importuar nga Italia.

Në pikën më jugore, në rajonin e kulturës së Trebenishtit në Maqedoni ekzistonte prodhimtaria vendase e enëve prej metali, pjesa më e madhe e enëve, të cilat ishin gjithashtu të importuara, nga Greqia.

Sa i përket përdorimit të enëve metalike mund të pohohet me siguri se nuk kanë shërbyer të gjitha për qëllime praktike. Kjo mund të thuhet veçanërisht për situlat dekoruese nga Sllovenia dhe Istria ose për disa enë argjendi nga Maqedonia të cilat duket qartë se kanë pasur edhe ndonjë funksion në ceremonitë e kultit.

Nga veglat shtëpiake më të rëndësishme kanë qenë sopatat. Përpunimi i drurit, këtij materiali kryesor për ndërtimin e shtëpive, mjeteve të ndryshme shtëpiake, barkave të drurit dhe një numri të madh veglash të nevojshme për jetë, as që mund të mendohen pa sopatën. Prandaj është e kuptueshme që sopatën e gjejmë në një numër të madh në të gjitha vendbanimet dhe nekropolet ilire dhe pse ekziston në një numër të madh tipesh. Sopatat janë të punuara nga bronzi, hekuri dhe bile edhe nga guri, mirëpo sopatat e gurit, me siguri, nuk kanë pasur rëndësi praktike, por të kultit, ose magjike. Tipet më të shpeshta të sopatave metalike, të cilat i përdorin ilirët (të ashtuquajturat kelte dhe palshtabe) janë të rëndomta në tërë Evropën e atëhershme. Kjo vlen edhe për disa tipe të tjera (sopata me brirth që haset në Bosnje dhe Hercegovinë, në Shqipëri e gjetiu, haset gjithashtu edhe në viset e tjera të Evropës), kështu për tipe specifike ilire të sopatave nuk mund të flitet. Nga një numër i madh i llojeve të sopatave gjithsesi duhet përmendur ato me një teh, sopatat e gjata të bronzit me pamje elegante dhe nganjëherë të stolisura afer vendit ku i vihej bishti, të cilat janë gjetur në një numër mjaft të madh nëpër varrezat c hapura në Slloveni dhe në Istri. Simbas disa arkeologëve kjo sopatë nuk shërbente për qëllime praktike, por ijala është për sopatën e luftës.

Për përpunimin e drurit është me rëndësi edhe një vegël - dalta. Disa copë janë zbuluar në shumë vendbanime ilire e nekropole dhe paraqitet në këto vise qysh në kohën e bronzit e deri në kohën romake dhe më pas. Dalta është e punuar nga bronzi dhe hekuri, ndërsatipologjikisht mund të dallojmë dy lloje: me kokë të rrafshtë, në të cilën është rrahur me çekan dhe me kllëf, në të cilin vihej bishti i drurit ose i kockës.

Në jetën e përditshme një rol të rëndësishëm luajtën edhe disa vegla dhe objekte shtëpiake, ndër të cilat së pari po përmendim saçin i cili ka shërbyer për të pjekur bukën në zjarr. Ky është një kapak i madh i rrumbullakët i bërë nga argjil e pjekur me një vegjë në mes. Saçi (ose çerepi si e quajnë në disa vise), së pari nxehej mirë mbi zjarr, mandej prushi dhe hiri i nxehtë hiqej nga vatra, kurse në bazën e nxehtë vihej brumi i cili mbulohej menjëherë me saç. Mandej saçi mbulohej me prush dhe me hi të nxehtë. Saçi kishte një ose më shumë pjesë të nxjerra në mënyrë koncentrike që hiri dhe prushi të mos rrëshqisnin në anët e pjerrta të saçit.

Copa të saçit janë gjetur në shumë vendbanime ilire (Kekiq Glavica, Ormozh, Peqina në Liçki Leshaqi etj.) ndërsa në vendbanimin lakustër në Ripaç është gjetur edhe një ekzemplar plotësisht i ruajtur. Për funksionin e saçit, të cilin së pari e përcaktoi Ciro Truhelka nuk ka kurrfarë dyshimi: përdorimi i sotëm i saçit identik, përjashton çdo dyshim lidhur me përdorimin e tij në kohën parahistorike.

Ilirët piqnin dhe zienin ushqimet edhe nëpër furra, të cilat gjendeshin brenda shtëpisë, mirëpo në shumicën e rasteve nuk ndërtonin kurrfarë furrash të posaçme. Në mes të shtëpisë, ose në ndonjërin prej këndeve, në anën e kundërt të derës, e ndiznin zjarrin në tokë, ose në ndonjë bazë të thjeshtë, të bërë prej copave të qeramikave apo të gurëve të papërpunuar. Por në disa lokalitete janë zbuluar furra të ndërtuara posaçërisht prej argjilës së pjekur. Ekzemplarët më të mirë janë ata të lakustrave në Donja Dolinë, të cilët kanë formën e një ene të madhe të rrumbullakët, me anë të pjerrëta, të larta 15-20cm. Në skajin e sipërm kanë dy pjesë më të thella dhe dy vazhdime në formë gypash, funksioni i të cilëve nuk është plotësisht i qartë. Nga ana e jashtme janë të stolisura me ornamente dhe me svastika. Nën fund, nganjëherë, është gjetur ndonjë hinkë, kurse fundi është i shpuar nga disa vrima. Hiri nga vendi i ndezjes së zjarrit ka rënë nëpër vrima në hinkë, ndërsa nga hinka nën shtëpi.

Për bluarjen e drithërave ilirët shfrytëzonin mokrën e dorës, që është shumë e lashtë dhe që përdoret prej neolitit e këndej. Mokra përbëhej prej dy gurësh të ndryshëm: gurit më të madh, konkav (të poshtmit), në të cilin vihej drilhi, dhe atij më të vogël me formë të vezës (të epërmit), me të cilin shtypej drithi. Mokra të këtilla primitive janë zbuluar në shumë vendbanime (Ripaç, Sanski Most, Ptujski Grad, Gajtan e gjetiu), këto mokra u përdorën deri me ardhjen e romakëve, gjegjësisht edhe më tutje në ato vise ku nuk kishte depërtuar ndikimi i qytetërimit romak. Përjashtim bëjnë ato vise të cilat qysh në kohën parahistorike njihnin tipin më të përsosur të mokrës - rrotulluese.

Është shumë e besueshme se ilirët që jetonin në afersi të kolonive greke e njihnin mokrën rrotulluese (lat. mola versalitis) menjëherë mbas themelimit të kolonive greke në mesin e ilirëve. Për ilirët të cilët nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me kolonistët grekë mund të pohohet me mjaft siguri se ky lloj mokre u bë i njohur për ta nga keltët, mbasi u vendosën ata në Ballkan dhe në Pellgun danubian. Deri tani në të vërtetë ky tip i mokrës është zbuluar vetëm atje ku jetonin keltët si dhe në Istri, ku nuk kishte keltë, por ku shumë herët mund të vërtetohen disa vlera kulturore, shfaqja e të cilave mund të lidhetme ardhjen e keltëve në mesin e ilirëve. Ilirëte tjerë e njohën mokrën rrotulluese vetëm mbasi ranë nën pushtetin romak. Edhe ky tip i mokrës përbëhej prej dy pjesësh, të poshtmes, konvekse (lat. meta), e cila përforcohej në një konstruksion druri, dhe asaj të sipërmes, konkave (lat. catilus), e cila rrotullohej. Guri i epërm ka në mes një vrimë në të cilën hidhej drithi. Mokra me konstruksion identik përdoren edhe sot e kësaj dite në shumë vise të Ballkanit.

Prej veglave të tjera më pak të përdorshme gj ithsesi duhen përmendur edhe gërshërët. Nuk njohim se sa i përdorin ilirët gërshërët edhe para ardhjes së keltëve, gjegjësisht, atje ku nuk kishte keltë, para okupimit romak. Keltët ua sollën ilirëve tipin e gërshërëve të mëdha (35-40 cm.) me dy tehe, të lidhura me një sustë elastike. Në pjesën më të madhe janë gjetur nëpër varrezat e luftëtarëve keltë dhe datohen që nga shek. II para e.re. e tutje, prandaj supozohet se përdoreshin si për prerjen e pëlhurës, ashtu edhe për shkurtimin e mjekrës dhe të mustaqeve. Gërshërë plotësisht të njëjta përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan për të qethur delet dhe është shumë e besueshme se në to mund të shihen mbeturinat e gërshërëve kelte nga koha parahistorike.

Griha, bën pjesë, gjithashtu, në mesin e atyre veglave, të cilat shumë shpesh hasen si nëpër varrcza, ashtu edhe në vendbanimet ilire. Janë shumë të bukur ekzemplarët që u zbuluan në nekropolën ilire të Gllasincit. Ato punoheshin prej guri shumë mirë, me formë të zgjatur, që vihej në një dorëz bronzi të stolisur në mënyrë shumë luksoze. Ekzemplarët më të thjeshtë, zakonisht kishin një brimë për t’u lidhur, janë gjetur nëpër varrezat në Sanski Most, në Mahreviqi etj., si dhe në shumë vendbanime (Donja Dolina etj.)

Hulumtimi i lokaliteteve ilire, sidomos i vendbanimeve, zbuloi një numër të madh objektesh prej qeramike, bronzi, hekuri, druri dhe guri. Prej tyre duhen përmendur disa enë interesanteprej balte, me forma të posaçme, të cilat kanë pasur edhe funksione të posaçme. Enë të këtilla “të dyfishta” (të përbëra prej dy enësh të vëna njëra mbi tjetrën, në mes të të cilave ka qenë një vrimë) u zbuluan në Ripaç, për të cilat Vaclov Radimky, mendon se kanë shërbyer “për të kulluar gjellët”. Në Volçje Njive afer Trebnjes në Slloveni, Stane Gabroveci zbuloi disa enë shumë interesante, me fund në formë site,49 ndërsa enë të ngjashme u zbuluan edhe në Vukovar dhe gjetkë. Funksioni i tyre nuk është gjithnjë i qartë. Megjithatë, është plotësisht i qartë përdorimi i enëve me fundin vrima-vrima që shërbenin si edhe sot, si kullesa (ose sita'). Prej qeramike janë edhe veglat në formë të shkronjës T të përmbysur, për të cilat mendohet se kanë shërbyer si lima për të lëmuar enët e qeramikës para pjekies, por edhe muret, dyshemetë dhe gjëra të tjera të lyera me baltë.

Rëndësi të posaçme kanë ato objekte qeramike që shërbenin si peshë, me formë të piramidës së përgjysmuar, ose ndonjëherë konike. Eshtë zbuluar një numër shumë i madh peshash të tilla (në disa vendbanime edhe nga disa qindra sosh) dhe, në përgjithësi, mendohet se ato kanë shërbyer për qëllime të ndryshme. Gjendeshin rëndom në lokalet e banimit, më shpesh afer vatrave, por gjenden edhe nëpër varreza dhe gjetiu. Shumë prej tyre janë të stolisura me motive të ndryshme gjeometrike, disa prej të cilave edhe me domethëniesimbolike (svastika, kryqi etj.). Besohet seshërbenin

edhe si pesha për rrjetat e peshkimit, mirëpo nuk ka dyshim se qëllimi kryesor ishte që të shërbenin në avlëmend për ngrehjen e fijeve.

Duke mos dyshuar në këtë funksion, duhet të theksojmë se të gjitha çështjet lidhur me këtë nuk janë zgjidhur deri tani. Sipas të gjitha gjasave është e sigurt se shenjat simbolike të vizatuara në shumë prej tyre nuk gjenden rastësisht. Nuk është e rastit as forma piramidale e numrit më të madh të peshave, sepse piramida te shumë popuj simbolizon diellin. Shumë prej tyre janë gjetur nëpër varreza, të tjerat prapë në vendet ku i kanë djegur të vdekurit; është e qartë se prania e tyre në ato vende nuk ka pasur lidhje me funksionin e tyre praktik. Mandej edhe fakti se numri më i madh i peshave është gjetur pranë vatrave nuk ka pasur lidhje me funksionin e tyre për avlëmend.

Prandaj, shumë arkeologë kanë shfaqur mendimin se këto pesha kanë pasur edhe funksion kulti. Dhe, vërtet, një varg i tërë indikacionesh na bëjnë të përfundojmë se disa prej peshave kanë paraqitur shpirtërat e të parëve dhe se ato kanë qenë ruajtës të vatrës shtëpiake. Në dobi të kësaj teze shkon gjithsesi fakti se në vendbanimin e lakustrës në Ripaçjanë zbuluar edhe pesha piramidale, të cilat në pjesën e sipërme kanë formën e njeriut.

Në avlëmend, kanë shërbyer edhe shumë rrotulla te cilat janë gjetur në shumë vendbanime ilire. Mirëpo, ashtu si edhe peshat piramidale, edhe rotullat shfrytëzoheshin për gjëra të ndryshme. Gjithsesi ato shërbenin në vend të kokërrzave nëpër gjerdanë, mandej si agurshakë nëpër boshte (rrotulla të ngjashme përdoren edhe sot për këtë qëllim), si pesha në rrjetat e peshkimit etj. Kryesisht bëheshin nga argjila e pjekur dhe stoliseshin me motive të ndryshme gjeometrike, por ka edhe pesha të bëra nga kocka, gurë, mandej edhe nga metale.

Gjithashtu lidhur me endjen dhe thurjen duhet të përmendim edhe mjetin që është gjetur në Donja Dolina të cilin Ciro Truhelka, me të drejtë, e ka quajtur rrotulla mandej gjilpërat e shumta prej metalesh dhe eshtrash, si dhe kalemat prej argjilës së pjekur për t’i mbështjellë penjtë.

 

info@balkancultureheritage.com