Kurveleshi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kurveleshi

Kurveleshi shfaqet si emër fshati në formën Kurelaç në Defterin e Sanxhakut Arvanid të vitit 1431. Me krijimin e Sanxhakut të Delvinës, aty nga mesi i shek. XVI, Kurveleshi figuron si nahije, që përfshinte shumë fshatra të Arbërit (=Labërisë) dhe të gjithë krahinën e Himarës. Emrat e fshatrave të nahijes në fjalë ishin: Zhulat, Lopës, Leshna, Lleshtan, Hundecovë, Piqeras, Shën Vasil (Ajo Vasil), Lukovë, Buzniq, Pilur, Kuç, Cernogon (i quajtur edhe Asanicë), Himarë, Borsh (Oresha), Damat, Fterra, Cernogorica (Çorraj), Kudhës, Qeparo, Dhërmi, Bangalat (Pangallë), Vund, Palasë, Progonat, Ilias, Nivicë, Dukat, Kallogjerat (KalIarat), Peshtan, Zelinë, Martallos, Karvaulluk, Selitë. Veç këtyre janë shënuar më vete edhe dy mëhalla të Çorrajt, Lleshani e Cëmica. Në regjistrin e vitit 1583, Kurveleshi del si kaza dhe vazhdonte të përfshinte krahinën e Himarës.

Pra, Himara përfshihej administrativisht në suazën e Kurveleshit. Por, përtej ndarjes administrative osmane, që gjithsesi pasqyronte si kudo ndarje më të hershme, edhe tek vetë popullsia e asaj treve ekzistonte bindja e të qenit një unitet etnogjeografik, përveçse administrativ. Siç e pamë më sipër, vetë Himarjotët flisnin ndonjëherë për "Arbërin", ku përfshinin edhe Himarën, dhe e quanin veten "kreu i Arbrit". Por më shpesh, siç e tregojnë shumë letra të tyre për papët e Romës, për mbretërit e Napolit e deri tek letra e fundit e vitit 1756 për careshën e Rusisë, Himarjotët flisnin për një "Himarë" me shtrirje shumë të gjerë, ku përfshihej edhe e gjithë Labëria (Arbëri).

Emri i Kurveleshit rishfaqet në një raport në italisht (por që është përkthim i origjinalit greqisht) që Konstandin Muzak Karli, nip i Skënderbeut, i dërgon në fillim të gushtit 1481 Dukës së Kalabrisë. Ky e kishte dërguar kapitenin shqiptar "në Kurvelesh" (mi mandd alli Curlesey}, për të përgatitur një kryengritje të popullsive të atyshme në shpinë të bazës së Vlorës, nga ku Turqit nisnin drejt Otrantos së pushtuar prej tyre furnizime të vazhdueshme me ushtarë, ushqime e municion. Pak më poshtë, autori i raportit tregon se si Sanxhakbeu i Vlorës kishte dërguar kundër kryengritësve një ushtri të madhe, "për të rrënuar e shkatërruar gjithë Arbërin (Albania), si dhe vendet e Himarjotëve, Grisejve dhe Kurveleshëve (Chirileisi)". Misioni i Konstandin Muzakës kishte shkuar për mrekulli, sepse ai kishte mundur të çlironte gjithë Arbërin (Albania), si edhe fshatrat e Himarës, ku në përpjekje me Turqit, ai kishte vrarë 1600 prej tyre e kishte zënë rob më shumë se një mijë të tjerë. Një tjetër letër e Muzakës njoftonte ato ditë se "Plesatët, Kurveleshët dhe i gjithë Arbëri (Albania)" ishin bashkuar me kurorën e Napolit dhe se pas fitores së ditëve të shkuara, ai kishte nisur drejt Italisë komandantin osman të zënë rob. Botuesi i këtyre dokumentave, i mirënjohuri M. Sufflay hedh idenë se emri Kurvelesh që në këto dy letra shfaqet në format Chirileisi, Curlesey, Corvesey mund të vijë nga termi kishtar "eleisson" (mëshirë), që banorët e asaj krahine e përdorkëshin si klithmë luftarake. Por ne do të kishim një tjetër shpjegim. Në kronikat mesjetare serbe, që flasin për ekspeditën e vitit 1492 të Sulltan Bajazitit II kundër kryengritësve shqiptarë, gjejmë të citohet krahina e Kurveleshit, si dhe banorët e saj, "Shqiptarët e quajtur Kruelesi" (ApSanace, peKOMiu Kpoyejieimd). Kujtojmë këtu, se një formë të përafërt, Creliesi, e gjejmë edhe në një raport venecian të vitit 1606 (et hanno adunato essercito da Sulates, Progonates, et da Creliesi). Na duket se kjo, dhe forma sllave "Kruelesh-Kryelesh", qëndrojnë më afër origjinalit të shqipes: kujtojmë se letrat e Muzakës, që sapo përmendëm, ishin shkruar në greqisht dhe përkthyesit e oborrit napolitan, siç ndodhte shpesh, do të kenë vënë dorë në transkriptimin e emrave të përveçëm, që për ta tingëllonin të çuditshëm. Por forma sllave Krueles dhe ajo latine Creliesi që gjetëm në dokumentin e përmendur venecian të 1606, e lidhin emrin me kompozitën Kryelesh. Emra vendesh me fjalën "krye", shfaqen atë kohë edhe në treva të tjera të Shqipërisë së Jugut, si p.sh. Kryezi, Kryekuq, fshatra në nahijen e Skraparit. Po ashtu ndeshen emra personash. Një Gjon Kryekuqi (Zuan Creocucchi), përmendet si stratiot në kompaninë e Manol Kladës, kurse më 1546 flitet për një tjetër stratiot, Dimitri Crichuchia, që shërbente në Zarë të Dalmacisë. Po atë vit flitet për stratiotin shqiptar "Joni Criebardi" (Kryebardhi) nga Nauplion e më 1577 na shfaqet "Zuanne Criesi strathioto" (Kryeziu). Edhe tema e dytë, leshi, gjendet në emra vendesh e familjesh, si Godolesh, Pantalesh, Dklesh, Kukalesh, Burlesh. Ndërkohë, R. Memushaj na sinjalizon se forma Kryeleshi, nga shek. XVI dëshmohet si emër familjeje midis Arbëreshëve të Italisë (Crielesci).

Përsa i përket kalimit nga forma origjinale Kryelesh-Kruelesh në atë të sotme Kurvelesh, këtu duhet të ketë vepruar fenomeni i metatezës (njëlloj si në rastin Alb-Lab), si dhe është shtuar tingulli 2 në funksion antihiatus, dukuri gjithashtu e njohur e fonetikës historike të shqipes (sy-syve, dhi-dhive).

Kurveleshi, Himara me fshatrat e Bregut dhe vetë Vlora me rrethinat e saj, Dukatin e fshatrat e lumit të Vlorës ishin pjesë e asaj që, siç pamë deri tani, në dokumentet spanjolle (napolitane) dhe ato veneciane quhej "Arbër" (Albano, gjegjësisht Albania). Në fakt, siç pamë më sipër kur folëm për kryengritjen e vitit 1481, Konstantin Muzaka i ardhur nga Napoli sqaron se duke u nisur prej Kurveleshit, ai kishte çliruar gjithë Arbërinë, d.m.th. Labërinë, me gjithë luginat dhe vetë fshatrat e Himarës (la tua signoria mi mandd alli Curlesey et tolce tutta Albania et quante flumare havea et li casali de la Schimaria). Përsërisim se Defteri osman i Sanxhakut Arvanid i vitit 1432 e tregon Kurveleshin si qendër të nahijes me të njëjtin emër, e cila përfshinte edhe Himarën me fshatrat e tjera të Bregut mbi Qeparo.

Sipas Regjistrit të vitit 1551, nahija e Kurveleshit kishte afro 30 fshatra, ku veç fshatrave të Kurveleshit si Zhulat, Lopës, Leshnjë (?), Lleshtan, Kuç, Çernogon (ndryshe Asanicë), Fterrë, Çorraj, Progonat, Nivicë, Kallarat, Peshtan, Zelinë, Martallos, Karvaulluk (?), përfshiheshin edhe Himara, Palasa, Dhërmiu, Piluri, Kudhësi, Qeparoi, Piqerasi, Pangalla (që braktiset pas shek. XVII), Vunoi, Lukova, Hundecova, Shën Vasili e Nivica. Po ashtu, Defteri i mëvonshëm i vitit 1583, e regjistron Kurveleshin si kaza me 30 fshatra, ku vazhdonte të bënte pjesë Himara me fshatrat e saj. Kjo do të thotë se edhe vetë Turqit e njohën unitetin e Arbërit, apo më saktë të sistemit Himarë-Labëri, duke i bashkuar Himarën e Kurveleshin në një kaza të mëvetshme.

info@balkancultureheritage.com