Kush janë shqiptarët
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kush janë shqiptarët

~Robert Elsie

Thuhet se shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër të Evropës Juglindore. Ata i kanë rrënjët si duket tek ilirët e lashtë, të cilët gjatë periudhës romake kanë banuar në Ballkanin Perëndimor dhe Jugperëndimor. Si popull, ne mund t’i gjejmë gjurmët e shqiptarëve rreth viteve 1000 të erës së re, kur dokumentet e para të shkruara i përmendin ata (në dokumentet greko-bizantine dhe latine).

Gjuha shqipe flitet tani nga 6 milionë njerëz në Ballkanin Jugperëndimor, në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë rreth saj, të cilat dikur kanë qenë pjesë të Federatës Jugosllave (Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi). Në vetë Shqipërinë, kjo gjuhë flitet nga një popullatë e tërë prej rreth tre milionë banorësh, duke përfshirë edhe disa minoritete bilinguale.Në Republikën e Kosovës shqipja flitet pothuajse nga një popullatë e tërë prej rreth dy milionë banorësh, përsëri duke përfshirë edhe disa minoritete dygjuhësore dhe etnike. Në Republikën e Maqedonisë llogaritet se të paktën gjysmë milioni banorë flasin shqip, të cilët përbëjnë rreth 25% të tërë popullatës së këtij vendi. Një minoritet tjetër prej 50.000 shqipfolësish jetojnë në Republikën e Malit të Zi, kryesisht përgjatë kufirit me Shqipërinë (në rajonet e Ulqinit, Tuzit dhe Gucisë). Po ashtu, një sërë ngulimesh të konsiderueshme të shqiptarëve ka edhe në Greqi, në Serbi dhe në Italinë e jugut.

Gegët dhe toskët

Popullata shqiptare tradicionalisht ndahet në dy grupe: shqiptarët e veriut quhen gegë,2 kurse shqiptarët e jugut quhen toskë. Ndarja gjeografike midis rajoneve të vendbanimeve të dy grupeve shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin në Shqipërinë e Mesme, lum ky që kalon afër Elbasanit në jug të Tiranës. Dallimi ndërmjet gegëve dhe toskëve në radhë të parë është gjuhësor sepse flasin ndryshe, megjithëse në përgjithësi përdorin dialekte gjithëpërfshirëse. Dialekti gegë i shqipes flitet në tërë Shqipërinë në veri të lumit Shkumbin dhe në Kosovë, në Mal të Zi, në Serbi të jugut dhe në pjesën kryesore perëndimore të Republikës sëMaqedonisë.Dialekti toskë i jugut flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të lumit Shkumbin, njëherësh edhe në Greqi si dhe në traditën e diasporës shqiptare në Itali dhe në Greqi.

Eshtë për t’u çuditur se, në kohën tonë, shqiptarëve nuk u pëlqejnë aq shumë termat gegë dhe toskë, sepse këta terma ua rikujtojnë atyre ndasitë kombëtare. Sidoqoftë, është e ditur se ka dallime substanciale ndërmjet shqiptarëve të veriut dhe atyre të jugut, e që nuk janë vetëm gjuhësore. Këto dallime shoqërohen nga dallime të dukshme kulturore.

Veriu i Shqipërisë, i njohur edhe si Gegënia (vendi i gegëve) ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Tereni malor është i ashpër dhe shumë ngulime të largëta deri diku edhe sot ende janë pothuajse tërësisht të shkëputur nga bota. Popullata është jashtëzakonisht e varfër, sipas kritereve evropiane, ndërsa kushtet jetësore tregojnë se ata kanë jetuar në një prapambeturi të madhe për shumë vite. Gjysma e jugut të vendit, e njohur edhe si Toskëria (vendi i toskëve), ndonëse nuk është e zhvilluar, ka qenë gjithnjë më e avancuar se veriu, si nga aspekti ekonomik, social e shoqëror, ashtu edhe nga ai kulturor.

Shoqëria fisnore shqiptare

Në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkanin Jugperëndimor (Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina) është bërë një ndarje fisesh. Dikur ato kanë qenë grupe familjesh të izoluara të cilat patën një zhvillim të sistemit klanor me kulturë të përbashkët, herëve më të shpeshta me paraardhës apo stërgjyshër të përbashkët dhe kishin edhe marrëdhënie të njëjta shoqërore. Shumica e fiseve kishin territorin e tyre si të veçantë dhe i mbronin trojet dhe interesat e tyre nga fiset tjera dhe fiiqitë e jashtme. Kjo shoqëri fisnore shtrihej që nga Hercegovina në veri dhe arrinte pothuajse deri në Tiranë në jug, ndonëse më vitale u tregua në malet e Shqipërisë së veriut dhe në rajonet e afërta në Malin e Zi. Struktura fisnore kishte gjithashtu edhe në Shqipërinë e jugut, mirëpo ato nuk ishin aq të zhvilluara si në veri.

Fiset shqiptare, do vë në dukje, kishin një kulturë të gjerë të përbashkët me sllavët (fiset sllavishtfolëse) të fqinjit në Mal të Zi, ngaqë fiset kufitare kanë pasur lidhje të ngushta me njëri-tjetrin shekuj me radhë. Gjuha nukishte gjithmonë elementi i ndasisë dhe as feja nuk ishte një element i tillë. Dihet se disa fise, me kalimin e kohës, e kanë ndryshuar gjuhën disa herë. P.sh. Kuçi, një fis në Mal të Zi, i cili tani është sllavishtfolës, dikur ka folur shqip. Kjo mund të thuhet deri diku edhe për fisin Vasojeviq dhe për fisin Palabardhi. Nga ana tjetër, shumë fise shqiptare e kanë prejardhjen nga veriu, nga Mali i Zi, e madje edhe nga Hercegovina dhe, padyshim, duhet të kenë qenë sllavishtfolës.

Termi fis kërkon disa sqarime që nga fillimi, sepse mbështetet në dy koncepte tejet të ndryshme në gjuhën shqipe. Koncepti i parë është se fisi në shqip, ndonëse nënkupton lidhje të gjakut shpeshherë identifikohet si klan. Në kontekstin e Shqipërisë së veriut, fisi ishte një grup i afert, që kishte prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët. Në fis të gjithë anëtarët meshkuj e konsideronin veten me prejardhje të përbashkët. Në shumë raste deri vonë, anëtarët e fiseve të tilla mund të gjenin gjurmët e zanafillës së tyre në ndonjërin prej stërgjyshërve të shekujve të kaluar. Në këtë mënyrë, duke besuar se kishin lidhje të ngushta me njëri- tjetrin, ata ishin egzogam dhe nuk martoheshin brenda fisit. Zakonisht, ata martoheshin me gra nga fise me të cilat nuk kishin marrëdhënie të afërta. Kështu fisi e kishte kuptimin e marrëdhënieve të gjakut të njëjtë dhe nuk nënkuptonte një territor të veçantë gjeografik.

Koncepti i dytë është “bajraku”, që mund të përkthehet si “fisi” ose “klani”. Bajraku ishte më tepër një entitet politik i cili, zakonisht, duhet të kishte një territor të veçantë gjeografik. Ky term rrjedh nga termi turk “bayrak” apo “flamurtar”. Kreu trashëgimtar i bajrakut ishte “bajraktari” ose “flamurmbajtësi”, i cili të shpeshtën e herës ishte kreu ushtarak i fisit dhe ishte përgjegjës për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e jashtme të fisit. Në fillim të shekullit XX në Shqipërinë e veriut kishte afro 150 bajraqe.

Në këtë mënyrë, bajraku nënkupton territorin e obligueshëm, ndërsa fisi ka të bëjë me farefisin dhe marrëdhëniet familjare dhe zanafillën e fisit. Kështu, bie fjala, një fis i Shqipërisë së veriut mund të përbëhet prej një apo më shumë bajraqesh që i bashkojnë forcat e tyre, kurse bajraku përbëhet prej anëtarëve të disa fiseve. Në këtë mënyrë, keqmterpretimi i dy koncepteve u bë shkas që të formohen fise të veçanta në veri me strukturë dhe grupime ndonjëherë të paqëndrueshme. Shkencëtarët e gjuhës gjermane qenë të parët të cilët bënë përpjekje për t’i sqaruar këto marrëdhënie. Inxhinieri austriak Karl Shtainmec, i cili udhëtoi këmbë nëpër malet e Shqipërisë së veriut, në gushtin e vitit 1903 na ka lënë këtë shënim:

“Do të doja që të jepja këto vërejtje mbi konceptin e bajrakut, sepse ka mjaft pikëpamje të gabuara rreth kësaj teme. Bajraku është rindarja e fisit. Të dy termat kanë marrëdhënie të rastësishme me njëri-tjetrin. Fisi është një grupacion familjesh me prejardhje nga stërgjyshi i njëjtë fisnor. Së këndejmi, baza e fisit është një raport gjenetik që, sado i largët, e ndalon martesën brenda fisit. Ndërkaq, bajraku përbëhet prej një grupi familjesh që jetojnë në një territor të njëjtë. Me sa shihet, ka të bëjë me vendin ose truallin. Për fat të keq, ky definim i përgjithshëm, me kohë, ka pësuar ndryshime. P.sh. Mirëdita konsiderohet si një fis nga të tjerët. Mirëpo, vetëm tre bajraqe kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin: Oroshi, Spaçi dhe Kushneni. Më vonë, dy fise të tjera u bashkuan me fisin Mirëdita. Për këtë arsye, tre bajraqet e para nuk mund të martohen në mes veti.

Ato mund të marrin nuse ose gra prej Fanit dhe Dibrës. Së dyti, sipas traditës, Pulati, Shala, Shoshi, Dushmani, Topllana, Nikaj dhe Merturi, që nuk martohen mes vete, përbëjnë fisin e Dukagjinit (fisi i gjashtë bajraqeve).

Baroni Franc Nopça (1877-1933), një ekspert i njohur i Shqipërisë në kohën e tij dhe autor i studimit të vetëm të madh por me vlerë të madhe mbi fiset e Shqipërisë së veriut, ka lënë këtë vërejtje:

“Bajraku është një nënndarje e shumë fiseve. Ka disa gërshetime të ndryshme të dy koncepteve. Fisi mund të përbëhet prej një ose më shumë bajraqeve. Një fis mund të ndahet në disa fise dhe bajraqe të tjerë. Pjesët e fisit të cilat ndahen, mund të bëhen pjesë të një fisi tjetër. Fisi mund të jetë monofiletik (nga një prejardhje) dhe polifiletik, me dy apo më shumë fise (me prejardhje të shumëfishtë).

Në klasifikimin dhe ndarjen e fiseve shqiptare, gazetari dhe dijetari austriak Franc Zainer (1874-1929) thekson në veçanti:

“Në gjuhën shqipe nuk ka përkthim të ijalës fis, prandaj e mira e së mirës është që në gjuhën shqipe të përdoret termi turk bajrak apo flamurtar. Duke përkthyer ijalën shqipe “fis“ bëhet një gabim sepse fisi nënkupton marrëdhëniet e gjakut, grupin e afërt që nuk e lejon martesën brenda fisit. Familjet që i takojnë fisit, të gjitha, kanë prejardhjen vetëm nga një stërgjysh i përbashkët dhe shpeshherë shumë i largët. Ndërsa bajraku, mund të përbëhet prej disa fiseve. Bajraku i Shalës, bie fjala, përbëhet kryesisht prej dy fiseve. Zakonisht të gjithë pjesëtarët e një bajraku i përkasin një fisi, por herë pas here një fis mund të përfshijë disa bajraqe.

Në këtë libër kemi përdorur ijalën “fis”, në përgjithësi,për të përfshirë jo vetëm fisin dhe bajrakun, por edhe disa rajone etnografike të Shqipërisë së veriut, të cilat edhe pse nuk janë tërësisht fise në kuptimin e ngushtë të ijalës, konsiderohen ose merren si të tilla sepse kanë një histori dhe identitet të posaçëm.

Kur dhe si u formua shoqëria fisnore shqiptare?

Duke përdorur gjenealogjitë që i dhanë atij fiset e ndryshme dhe duke krahasuar ato me të dhëna historike, Baron Nopça erdhi në përfundim se fiset shqiptare e kanë prejardhjen nga periudha 200 vjeçare mes viteve 1450 dhe 1650. Referencat e mëhershme lidhur me prejardhjen e fiseve, sidomos të Berishës, thuhet se datojnë aty nga viti 1300. Emrat e shumicës së fiseve më të mëdha, si p.sh: të Hotit, Berishës, Kastratit, Shalës, Shkrelit, Shoshit, Nikajt, Merturit, Krasniqit, Gashit, Bytyçit dhe Bobit, dalin në shesh në dokumente të shekullit XIV, në fillim përmes mbiemrave. Nopça zbuloi një kronologji të ngjarjeve të hershme të fiseve të cilat e qesin në shesh formimin dhe ngritjen e fiseve shqiptare. Ka të ngjarë që kronologjia e tij të mos jetë plotësisht e saktë, meqë shumica e ngjarjeve që përmenden ndodhen diku të mjegulluara mes historisë dhe legjendës, por mund të shërbejë edhe si udhërrëfyes për caktimin e datave të zanafillës së fiseve dhe të shoqërisë fisnore shqiptare në përgjithësi:

Stërgjyshi paraardhës i Berishës jetoi në Berishë rreth vitit 1300 Stërgjyshi paraardhës i Kelmendit rreth vitit     1400

Vendosja dhe ngulimi i Shalës rreth vitit                                     1430

Disa barinj u vendosën në Qelëz (Kabash)                                1450

Kelmendi pushton rajonin në rrethin e Gucisë                            1460

Arritja e Thaçit në kodrën e Thaçit                                               1480

Arritja e Murr Detit në Berishë                                                     1480

Can Gabeti i cili jetoi në Shllak                                                    1480

Keq Preka, stërgjyshi dhe paraardhësi i fisit të Hotit                   1520

Në Grudë vendoset refiigjati nga Suma                                       1550

Ngulimi i Merturit në malin Straziçe                                              1550

Arritja e stërgjyshit të paraardhësit të Nikajt                                 1550

Arritja e njërit prej paraardhësve të fisit Kiri                                  1550

Arritja e banorëve të tashme të Lohjes                                         1590

Zgjerimi i Merturit në malin Shllumë                                              1590

Zgjerimi i Merturit në Brisë                                                             1590

Dedli vendoset në malin Veleçik                                                     1590

Ihaçi vendoset në territorin e tashëm                                              1620

Shtrirja e fisit të Dushmanit në rajonin e Viles                               1620

Shtrirja e Shalës kah Thethi                                                            1620

Zgjerimi i Merturit kah Rraja                                                            1650

Zgjerimi i Shoshit në Prekal                                                             1650

Terheqja e Gashit drejt lindjes                                                         1660

Cila ishte arsyeja e ngritjes së fiseve shqiptare si njësi politike autonome dhe shoqërore? Historia politike e Shqipërisë në shekullin XIV dhe XV ka një sfond që mund të ofrojë disa shpjegime. Në shekullin XIV Shqipëria e veriut ishte në udhëkryqin midis tre mbretërive të njohura: Serbisë, Venedikut dhe Turqisë. Që nga viti 1343 deri në vitin 1355 i tërë rajoni ishte nën sundimin e mbretit serb Stefan Dushanit (1308-1355) të dinastisë së fuqishme të Nemanjës, i cili sundoi nga kryeqyteti i tij në Shkup. Mirëpo, familjet vendase sllave dhe shqiptare kishin rivalitete për ta marrë dhe për ta rrëmbyer pushtetin në këtë rajon. Ndër më të dalluarit ishte Balsha, i dinastisë me origjinë sllave, i cili e sundonte Zetën (Mali i Zi) dhe pjesën më të madhe të Shqipërisë së veriut pas rënies së Nemanjës (1360-1421. Në jug të zotërimeve të Balshës ishte territori i familjes Topia. Që nga viti 1359 deri në vitin 1388, Karl Topia (1388) kishte zotëruar territoret në trekëndëshin në mes të Durrësit, Krujës dhe Elbasanit dhe e kishte shpallur veten Princ i Shqipërisë (Princeps Albaniae).

Edhe familjet tjera luftonin për pushtet. Në mesin e tyre ishin edhe familja e Dukagjinit, vendlindja e të cilit gjendej në mes të Lezhës dhe lumit Fan, pastaj Zakariasi i Danies,Jonimasi nga Lezha dhe Durrësi, Spanosi i Drishtit, familja Gropa e Dibrës dhe e Ohrit dhe Pulatisi nga familja Pulati. Në vitet e fundit të shekullit XIV, bregdeti shqiptar ra nën sundimin e Republikës së Venedikut, si pjesë e të ashtuquajturës Shqipëria Venedikase (ital. Albania Veneta). Venedikasit më shumë se për ta zgjeruar territorin e tyre në brendi të Shqipërisë, interesoheshin për të bërë tregti dhe për të kontrolluar Adriatikun. Për këtë arsye ata nuk guxonin të rrezikoheshin dhe të largoheshin nga fortesat dhe nga tregjet e tyre në bregdet. Ata e pushtuan Durrësin më 1392 dhe Shkodrën më 1396, por nuk u zgjeruan më tepër. Sidoqoftë, ata nuk qenë në gjendje të mbeteshin në bregdetin shqiptar për një kohë të gjatë.

Ekspansioni i turqve osmanë në Ballkan në, pjesën e dytë të shekullit XIV, shkallë-shkallë, i shpartalloi të gjithë sundimtarët tradicionalë të shteteve dhe të familjeve sunduese. Pas ngadhënjimit në Betejën e Kosovës, në vitin 1389, turqit, pushtuan Shkodrën, më 1393 dhe Krujën, më 1415. Pas pushtimit të tyre ata themeluan Sanxhakun osman të Shqipërisë (turk. Sancak-Arnavid) duke shtrirë kërkesat e tyre përfundimtare me qëllim që të përfshinin tërë rajonin në kuadrin e Perandorisë që po zgjerohej. Familjet e dikurshme sundimtare shqiptare u shtrënguan ose t’u nënshtroheshin turqve ose të tërhiqeshin nëpër male.

Situata e këtyre dinastive vendore u trazua gjatë kohës së kryengritjes së Gjergj Kastriotit (1405-1468), i njohur edhe me emrin Skënderbeg, një pinjoll i familjes së shquar nga Dibra. Skënderbeu e përgatiti kryengritjen kundër turqve në nëntorin e vitit 1443, ndërsa në marsin e vitit tjetër e thirri në Lezhë Kuvendin e burrave dhe përfaqësuesve të familjeve më të rëndësishme të Shqipërisë së veriut, ku u vendos që të formohej një armatë e rregullt për t’i bërë rezistencë pushtimit të rrezikshëm turk. Me atë rast, Skënderbeu u zgjodh si kryekomandant i një ushtrie prej 15 000 luftëtarësh. Fill pastaj, në fund të Qershorit të vitit 1444, një ushtri e madhe turke hyri në Shqipëri, por pësoi disfatë në Dibër. Në vazhdim, edhe dy përpjekje të osmanlinjve për pushtime dështuan, duke pësuar disfatë, njëra në tetor të vitit 1445, kurse tjetra në shtator të vitit 1446. Në majin e vitit 1450, Sulltan Murati i dytë, erdhi personalisht në Krujë, duke e mbajtur të rrethuar kalanë për katër muaj e gjysmë. Ndonëse numerikisht ishin më të dobët, kryengritësit vendës ia dolën mbanë që t’u bëjnë rezistencë forcave turke dhe t’u shkaktojnë disfatë të rëndë. Ndërkaq, aleanca e familjeve dhe e klaneve shqiptare, të cilën Skënderbeu u rropat që ta përforconte në Lezhë, në marsin e vitit 1444, filloi të prishet. Familjet Dukagjini, Arianiti dhe Balsha e ndërprenë përkrahjen e tyre. Në këto rrethana përçarëse edhe komandanti i Skënderbeut Moisi Golemi dhe nipi i tij Hamzai, papritmas e braktisën atë. Më 1466, vetë Sulltan Mehmeti i dytë hyri në Shqipëri me një armatë tejet të madhe dhe e rrethoi Krujën. Mirëpo, pas dy muajsh, ai u shtrëngua që të kthehej në Turqi, duke e lënë ushtrinë e tij nën komandën e Ballaban Pashës. Në korrikun e vitin 1467, Mehmedi i dytë u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me një ushtri akoma më të madhe, i vendosur që ta gjunjëzonte Skënderbeun. Me qëllim që t’i bënte ballë Sulltanit, kryekomandanti shqiptar Skënderbeu e thirri kuvendin e krerëve shqiptarë në Lezhë, në janarin e vitit 1468. Mirëpo, më 17 janar të vitit 1468, para se të mblidhej Kuvendi i krerëve, heroi Skënderbeg vdiq, kurse rezistenca kundër turqve dhe sulltanit u shua. Shqipëria do të mbetej nën sundimin osman për katërqind e pesëdhjetë vjet.

Turqit edhe pse formuan një sanxhak të sundimit osman në Shqipëri, ata, gjatë shekujve të sundimit të tyre, nuk u vendosën masovikisht. Ata kryesisht u morën me caktimin e sundimtarëve vendorë dhe me sigurimin e ushtrisë së rregullt nëpër fortesa. Në saje të këtyre masave, pushtuesit siguronin tatimet dhe rekrutimin në ushtri të popullatës vendase. Që në fillim këto obligime shkaktuan trazira të cilat në shumë raste u paraqitën në formë të rezistencës ndaj pushtuesit.

Ndërkohë,familjet e dikurshme sunduese kishin humbur pushtetin dhe ishin shpërndarë, por megjithatë asnjë formë e vërtetë e qeverisjes nuk depërtoi dot në brendinë e maleve për t’i zëvendësuar ata. Në këtë mënyrë popullata pak a shumë kishte mbetur vetëm me hallet e veta ku çdo familje përkujdesej për veten e vet.

Nuk ka dyshim se në një situatë të tillë, sistemi fisnor që kishte qenë i ndarë në grupe të familjeve, ishte rizgjuar për të formuar njësi më të mëdha vetëmbrojtjeje. Sidoqoftë, ka të ngjarë që, vetëm pas shekullit XVIII (ose gjysmës së dytë të shekullit XVII), ne mund të flasim për fise të konsoliduara me identitet të qartë dhe me territore, së paku me të drejtën për shfrytëzimin e kullosave. Në këtë fazë kemi dokumente autentike të shekullit të XIX.

Topografia e ashpër e maleve të Shqipërisë së veriut pa pikë dyshimi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ngritjen e sistemit fisnor. Duhet të kihet parasysh se udhëtimi dhe komunikimi në shtigjet dhe monopatet e maleve të larta ishin me të vërtetë të mundimshme aq shumë sa, pothuajse, çdo luginë kishte pavarësinë e vet. Asnjë fuqi kurrë nuk ia kishte dalë mbanë që ta nënshtronte këtë rajon. Ç’është e vërteta, aq të izoluara dhe aq të paarritshme ishin malet e Shqipërisë së veriut, sa që edhe në kulmin e fuqisë së Perandorisë Osmane, ajo nuk qe e aftë që ta fiiste nën kontrollin e plotë të saj.

Këso dore, malet e Shqipërisë së veriut, për një kohë të gjatë, ndonëse ishin pa sundues politik, ato nuk ishin pa kanune. Fiset e malësorëve zhvilluan të drejtën e tyre zakonore të cilën tradicionalisht e quajtën kodi i kanunit. Ky kod i ligjeve që u përshtatej kërkesave dhe kushteve vendore, ishte i hollësishëm dhe i veçantë. Në Malësi, ky kod i ligjeve zbatohej me përpikëri dhe me të rregulloheshin pothuajse të gjitha aspektet e jetës. Edhe sot e kësaj dite ky kod respektohet mjaft, përkundër pranisë së “ligjeve shtetërore”. Varianti më i njohur i këtij kodi ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit që zbatohej mes fiseve në veri të Drinit; Kanuni i Skënderbeut, i njohur po ashtu me emrin Kanuni i Arbërisë, që zbatohej në fiset në jug të Drinit, përfshirë edhe Mirditën, dhe Kanuni i Dibrës që zbatohej në rajonin lindor të Dibrës.

Ndërkaq, këto kode u pleksën me dukurinë e cila së voni ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, me gjakmarrjen shqiptare. Do të vë në dukje se është çështje për një debat për të konstatuar se çfarë përgjegjësie kishte Kanuni për institucionalizimin e gjakmarrjes dhe përhapjen e gjakmarrjes, e cila pati si pasojë shfarosjen e pothuajse gjysmës së popullatës mashkullore para një shekulli apo ka të ngjarë që ato kanune thjeshtë kanë pasqyruar vetëm ekzistencën e mentalitetit fisnor. Pak udhëtarë të huaj të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, të cilët e vizituan Malësinë e veriut, nuk arritën ta kuptojnë këtë dukuri të shoqërisë “e cila ishte në luftë me vetveten”. Disa shkrimesh, si për kanunin ashtu edhe për pasojat e llahtarshme e të tmerrshme të gjakmarrjes së pafiind, ndonëse duken spektakolare, në këtë libër do të trajtohen vetëm shkarazi.

Sa fise kishte?

Është vështirë të përgjigjemi në këtë pyetje me saktësi sepse varet prej asaj se deri në ç’masë dhe për sa kohë disa grupe të popullatës e mbanin veten si fise dhe pranoheshin si të tilla prej grupeve të fiseve fqinjë. Identiteti fisnor nuk ishte një çështje tërësisht e qartë, meqë fiset mund të shkriheshin, të bëheshin njësh apo, me kalimin e kohës, edhe të ndaheshin. Disa fise u shuan. Fiseve të tjera, bie fjala si Maragushi, Bukëmira, Juli, Lapi, dhe Bythodosi në Malësinë e Madhe dhe Mavriqi e Gzhoba në Shalë, si dhe Fanmadhi në Mirditë u kanë mbetur vetëm emrat. Sipas legjendës, fisi Gzhoba u shpërbë sepse ata e tradhtuan dhe e vranë mikun që ishte nën mbrojtjen dhe besën e tyre. Fise të tjera u afirmuan ndërkohë dhe mbijetuan si njësi fisnore deri në shekullin XX. Kishte “fise të mëdha” dhe “fise të vogla”, me ç’rast fisi i madh kishte më së paku 100 familje.

Franc Zainer, i cili e bëri regjistrimin e parë të popullatës në Shqipëri, kur ajo ishte nën pushtimin Austro-Hungarez, gjatë viteve 1916-1918, konstatoi dhe klasifikoi 65 fise shqiptare, me ç’rast hartoi edhe një hartë shumë të saktë për shtrirjen e tyre.8Nga të 65 fiset e Zajnerit, 19 prej tyre kishin më pak se 1000 anëtarë, 21 kishin mes 1000 dhe 2000 anëtarë, 12 kishin ndërmjet 2000 dhe 3000 anëtarë, 6 kishin mes 3000 dhe 4000 anëtarë dhe 2 kishin ndërmjet 4000 dhe 5000 anëtarë. Fisi më i madh që regjistroi ai ishte fisi Zymbi (i Lumës), 11 140 anëtarë.

Në këtë libër ne sjellim informata për 70 fise të Shqipërisë së veriut, të cilat kishin identitet të qartë dhe të veçantë në një kohë ose në një tjetër. Siç do të shohë edhe vetë lexuesi, nga përmbajtja e librit, fiset në ijalë kanë qenë të bashkuara në grupe më të mëdha, të bazuar në kriteret e etnografisë dhe të gjeografisë së përgjithshme.

A ekzistojnë ende fiset shqiptare?

Kohë më parë, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha demografike. Në pjesën më të madhe të rajoneve të fiseve në veri, ku jeta ishte e rëndë dhe standardi i jetës ishte modest, ka rënë me të madhe numri i popullatës. Popullata është shpërngulur në masë në qytetet bregdetare të Shkodrës, Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa një pjesë janë shpërngulur dhe është punësuar jashtë vendit, me shpresën se do të sigurojnë një jetë më të mirë. Që nga përmbysja e diktaturës komuniste, më 1990, veçanërisht që nga rënia e papritur dhe e shkurtër e shtetit shqiptar, në 1997, fiset janë shpërndarë.

Megjithatë si ata malësorë që kanë mbetur ende në veri ose ata të cilët i kanë braktisur trojet e tyre fisnore, e mbajnë të gjallë vetëdijen e identitetit të tyre fisnor. Nuk është e rastësishme që edhe në kohën tonë mund të dëgjoni të thotë dikush se: “Unë jam Shkrel, por gruaja ime është Shalë”. Dikush tjetër kalimthi mund të deklarojë: “Ne jemi Kabash”, ose “Familja jonë është Mertur”. Ndoshta më e saktë do të ishte, sikur të thoshin: “Ne ishim Kabash... familja jonë ishte Merturi”. Kështu, ndjenjat dhe kërkimi i identitetit janë të thella. Njësoj mund të thuhet edhe për shumicën e shqiptarëve të Malësisë së veriut, ku sot identiteti ka mbetur diç më tepër se një vetëdije e zanafillës së familjeve të tyre.

info@balkancultureheritage.com