Kështjella e Krujës ndodhet në një lartësi mesatare, një pllajë vezake, e cila është e rrethuar me shkëmbinj të rrëpirë thuajse në të gjitha anët. Pllaja është maksimumi 270m e gjatë dhe 150m e gjerë. Fillimisht ajo ka qenë e rrethuar plotësisht nga një mur me një gjatësi prej 800m. Gjatë tërmetit të vitit 1617u prish pjesa më e madhe e anës juglindore së bashku me shkëmbinjtë mbi të cilët ishte ndërtuar kjo pjesë.
Siç e shohim sot, kështjella është kryesisht një vepër osmane, që ka shumë mundësi t’i përkasë viteve të para të sundimit të Bajazidit II. Fakti që kështjella i përkiste periudhës osmane dhe jo asaj të Skënderbeut apo të Karl Topisë, është vërtetuar nëpërmjet një studimi të hollësishëm nga studiuesi shqiptar Stilian Adhami. Megjithatë, pavarësisht nga ky studim, ne dimë pak në lidhje me fazat e ndryshme të rikonstruktin të kësaj kështjelle. Themelet e kullës së madhe e cila rrethon hyrjen kryesore dhe muret përreth portës së dytë të kështjellës, datojnë përpara osmanëve. Kjo portë e dytë është një kalim i ngushtë, që shkon pjesërisht përmes shkëmbinjve dhe mbrohet nga dy kulla gjysmërrethore. Kjo portë ndodhet në jugperëndim të majës së pllajës, nga ku del edhe burimi i famshëm, nga i cili Kruja ka marrë emrin përkatës. Ky burim rrethohej nga një mur i veçantë, i quajtur “barbakane” Një portë e vogël në murin e “barbakanes” të çonte për në drejtim të fushës. Porta kiyesore dhe kjo portë e vogël me “barbakane” ishin dy hyrjet e vetme të kështjellës. Shkëmbinjtë e rrëpirë në të gjitha anët e tjera, nuk lejonin ndërtimin e portave të tjera.
Për shkak të vendodhjes së saj në një pllajë shkëmbore, kështjella nuk mundi të zgjerohej asnjëherë. Të gjitha riparimet apo rindërtimet mund të bëheshin vetëm nga hedhja poshtë e pjesëve të dëmtuara dhe rindërtimi i mureve të reja mbi themelet e vjetra. Ne nuk kemi informacion në lidhje me punimet që dikur mbrojtën anën e gjatë juglindore, e cila u rrëzua gjatë tërmetit të vitit 1617. E gjitha ajo çfarë shohim sot janë pjesët e ulëta të gjysmës së mureve, katër kulla dhe dy porta. Kulla që mbronte pikën më lindore të pllajës është një lloj kulle e vogël dhe e ulët në fomë rrethore. me një diametër 13m. Kjo ndërtesë është restauruar kohët e fundit. Frëngjitë janë rikonstruktuar në formë mesjetare. Në fakt. ata kanë qenë frëngji artilerie, përmes të cilëve mund të qëllohej me armë. Meqë kjo kullë rrethore i përket fazës së rikonstruktimit osman. forma që u është dhënë atyre gjatë rikonstruktimit të fundit, nuk është e rregullt. Kullat e tjera, ato përgjatë anës veriperëndimore, kanë formë si të dalë, më shumë sesa gjysmërrethore. Një nga këto kulla është transformuar më vonë në Saat Kulesi, Kulla e Sahatit të Krujës. Ndërtesa më madhështore e keshtjellës është, padyshim, porta kryesore e saj. që ndodhet përballë qytetit të sotëm. Përpara portës. ecet midis murit ndarës përballë hyijes kryesore dhe portës së ndërtesës. Pas një rrotullimi 90* përballesh me hyrjen. Ajo është një korridor 15m i gjatë, i hapur dhe i rrethuar nga të dyja anët nga dy vende të fehehta, ku mund të ruhen njerëzit dhe armët Vendi i fshehtë në juglindje të çon në një dhomë të rrallë me kube, të ndërtuar në formën e një kryqi gryk, i cili ka shërbyer si një magazinë baruti. Në vend ajo përmendet si një "burg”, që mund të ketë patur një përdorim tjetër kohët e fundit. Pamja e përgjithshme e magazinës është provinciale osmane. Ndërtesa formon një njësi të vetme me muret e portës dhe padyshim i përket të njëjtës periudhë ndërtimi. Sidoqoftë, këtu në këtë portë ka mbetur e ruajtur një pjesë e rëndësishme e ndërtesës paraosmane. Ky është themeli i një kulle të madhe rrethore që rrethon portën edhe disa pjesë të mureve, përfshirë këtu harkun, të vendosur në themel të hyrjes në drejtim të portës.
Gjatë punimeve restauruese të fundit, u rindërtua pjesa e sipërme e portës. Ndërtesa ka qenë e përshtatur në mënyrë të shkelqyer për të shërbyer si një platformë artilerie, por nuk është ruajtur ndonjë gjurmë frengjie në të.
Veprat fortifikuese të Krujës kanë më tepër karakter provincial sesa osman. Megjithatë, disa tipare të theksuara i përkasin teknikave rrethuese më të përparuara. Rondelat nuk kanë strehime të mbuluara ashtu si ato që shihen akoma sot në kështjellat e Bajazidit II në Durrës dhe afër Patras, dyja pas viteve 1500. E krahasuar me bastionet madhështore në formë rrethore të një lloji të ngjashëm, të gjetura në kështjellat e Koronit në Peloponez apo Kilid yl-Bahr në Dardanele, të dyja nga vitet ’30 të shekullit XVI, ndërtesat në Krujë duket se janë më primitive. Në fakt, ato lidhen më tepër me arkitekturën e gjerë ndonëse të sofistikuar të fortesave në kohën e Fatihut sesa me ndërtesat e mëvonshme. Ndërtesat e mëdha të Fatihut u dalluan nga planimetria dhe muret e mëdha të tyre, ato të Bajazidit II me anë të një sistemi të punuar me kujdes, rondela me strehime, të cilat zunë vendin e kullave të mëdha të kohëve të mëparshme. Nëse osmanët e shembën kështjellën e Krujës menjëherë pas pushtimit të vitit 1478, atëherë ata mund ta kenë rindërtuar atë vetëm pas një kohe shumë të shkurtër. Fatkeqësisht, në lidhje me rindërtimin e kësaj kështjelle, nuk është sjellë akoma në dritë asnjë material me burim osman. Për këtë çështje nuk na ofron informacion as burimi ynë i zakonshëm informativ dhe i hollësishëm, Evlia Çelebiu. Në bazë të tipareve arkitekturorc të përmendura më sipër, do t'ia atribuoja rindërtimin e keshtjelles së Krujës dy dekadave të para pas vitit 1478, pra viteve të fundit të Fatihut që kështjella i përkiste periudhës osmane dhe jo asaj të Skënderbeut apo të Karl Topisë, është vërtetuar nëpërmjet një studimi të hollësishëm nga studiuesi shqiptar Stilian Adhami <26). Megjithatë, pavarësisht nga ky studim, ne dimë pak në lidhje me fazat e ndryshme të rikonstruktimit të kësaj kështjelle. Themelet e kullës së madhe e cila rrethon hyijen kryesore dhe muret përreth portës së dytë të kështjellës, datojnë përpara osmanëve. Kjo portë e dytë është një kalim i ngushtë, që shkon pjesërisht përmes shkëmbinjve dhe mbrohet nga dy kulla gjysmërrethore. Kjo portë ndodhet në jugperëndim të majës së pllajës, nga ku del edhe burimi i famshëm, nga i cili Kruja ka marrë emrin përkatës. Ky burim rrethohej nga një mur i veçantë, i quajtur “barbakane”. Një portë e vogël në murin e “barbakanes” të çonte për në drejtim të fiishës. Porta kryesore dhe kjo portë e vogël me “barbakane” ishin dy hyrjet e vetme të keshtjejlës. Shkëmbinjtë e rrëpirë në të gjitha anët e tjera, nuk lejonin ndërtimin e portave të tjera.
Për shkak të vendodhjes së saj në një pllajë shkëmbore, kështjella nuk mundi të zgjerohej asnjëherë. Të gjitha riparimet apo rindërtimet mund të bëheshin vetëm nga hedhja poshtë e pjesëve të dëmtuara dhe rindërtimi i mureve të reja mbi themelet e vjetra. Ne nuk kemi informacion në lidhje me punimet që dikur mbrojtën anën e gjatë juglindore, e cila u rrëzua gjatë tërmetit të vitit 1617. E gjitha ajo çfarë shohim sot janë pjesët e ulëta të gjysmës së mureve, katër kulla dhe dy porta. Kulla që mbronte pikën më lindore të pllajës është një lloj kulle e vogël dhe e ulët në fomë rrethore, me një diametër 13m. Kjo ndërtesë është restauruar kohët e fundit. Frëngjitë janë rikonstruktuar në formë mesjetare. Në fakt, ata kanë qenë frëngji artilerie, përmes të cilëve mund të qëllohej me armë. Meqë kjo kullë rrethore i përket fazës së rikonstruktimit osman, forma që u është dhënë atyre gjatë rikonstruktimit të fundit, nuk është e rregullt.(27) Kullat e tjera, ato përgjatë anës veriperëndimore, kanë formë si të dalë, më shumë sesa gjysmërrethore Një nga këto kulla është transformuar më vonë në Sa’at Kulesi, Kulla e Sahatit të Krujës. Ndërtesa më madhështore e kështjellës është, padyshim, porta kryesore e saj qe ndodhet përballë qytetit të sotëm. Përpara portës, ecet midis murit ndarës përballë hyrjes kryesore dhe portës së ndërtesës. Pas një rrotullimi 90°, përballesh me hyrjen. Ajo është një korridor 15m i gjatë, i hapur dhe i rrethuar nga të dyja anët nga dy vende të fshehta, ku mund të ruhen njerëzit dhe armët. Vendi i fshehtë në juglindje të çon në një dhomë të rrallë me kube, të ndërtuar në formën e një kryqi grek, i cili ka shërbyer si një magazinë baruti. Në vend, ajo përmendet si një “burg”, që mund të ketë patur një përdorim tjetër kohët e fundit. Pamja e përgjithshme e magazinës është provinciale osmane. Ndërtesa formon një njësi të vetme me muret e portës dhe padyshim i përket të njëjtës periudhë ndërtimi. Sidoqoftë, këtu në këtë portë ka mbetur e ruajtur një pjesë e rëndësishme e ndërtesës paraosmane. Ky është themeli i një kulle të madhe rrethore që rrethon portën edhe disa pjesë të mureve, përfshirë këtu harkun, të vendosur në themel të hyrjes në drejtim të portës.
Gjatë punimeve restauruese të fundit, u rindërtua pjesa e sipërme e portës. Ndërtesa ka qenë e përshtatur në mënyrë të shkëlqyer për të shërbyer si një platformë artilerie, por nuk është ruajtur ndonjë gjurmë frëngjie në të.
Veprat fortifikuese të Krujës kanë më tëpër karakter provincial sesa osman. Megjithatë, disa tipare të theksuara i përkasin teknikave rrethuese më të përparuara. Rondelat nuk kanë strehime të mbuluara ashtu si ato që shihen akoma sot në kështjellat e Bajazidit II në Durrës dhe afer Patras, të dyja pas viteve 1500. E krahasuar me bastionet madhështore në formë rrethore të një lloji të ngjashëm, të gjetura në kështjellat e Koronit në Peloponez apo Kilid yl-Bahr në Dardanele, të dyja nga vitet ’30 të shekullit XVI, ndërtesat në Krujë duket se janë më primitive. Në fakt, ato lidhen më tepër me arkitekturën e gjerë ndonëse të sofistikuar të fortesave në kohën e Fatihut sesa me ndërtesat e mëvonshme. Ndërtesat e mëdha të Fatihut u dalluan nga planimetria dhe muret e mëdha të tyre, ato të Bajazidit II me anë të një sistemi të punuar me kujdes, rondela me strehime, të cilat zunë vendin e kullave të mëdha të kohëve të mëparshme. Nëse osmanët e shembën kështjellën e Krujës menjëherë pas pushtimit të vitit 1478, atëherë ata mund ta kenë rindërtuar atë vetëm pas një kohe shumë të shkurtër. Fatkeqësisht, në lidhje me rindërtimin e kësaj kështjelle, nuk është sjellë akoma në dritë asnjë material me burim osman. Për këtë çështje nuk na ofron informacion as burimi ynë i zakonshëm informativ dhe i hollësishëm, Evlia Çelebiu. Në bazë të tipareve arkitekturore të përmendura më sipër, do t’ia atribuoja rindërtimin e kështjellës së Krujës dy dekadave të para pas vitit 1478, pra viteve të fundit të Fatihut apo fillimit të sundimit të Bajazidit. Gjithashtu, mund të mendohet se kështjella është rindërtuar gjatë ekspeditës ushtarake të Bajazidit në Shqipëri në vitin 1492, si rezultat i dëshirës së Bajazidit për të pasur një pikë të fortë në kufirin e cënueshëm të tij në Adriatik, për të kapërcyer hendekun midis Elbasanit e Peqinit në Jug dhe Lezhës në veri. Është mirë të kujtojmë se Durrësi ka qenë bazë veneciane deri në vitin 1501.
Nuk ekziston ndonjë kundërshtim arkitekturor përsa i përket vitit 1492 si datë e rikonstruktimit osman, por janë të nevojshme më shumë të dhëna arkeologjike dhe dokumentare për ta vërtetuar këtë datë të supozuar. Duke qenë se në shekullin e XVI vendi ishte në paqe, nuk duket se ka qenë i nevojshëm ndonjë riparim i madh, pasi ndërtesa e shekullit XV mbijetoi gjatë shekujve. Udhëtarët italianë të shekullit XVI dhe XVII e quanin akoma Krujën “Piazza fortissima e inespugnabile”.