Pjesa më e madhe e mureve të qytetit të Elbasanit, zakonisht e njohur me termin “kështjellë”, është ruajtur deri në ditët e sotme. Muret përfshijnë një sipërfaqe drejtkëndore prej 308m me 348m. Katër muret rrethuese kanë qënë gjysmërrethorë. Në të katër këndet e drejtkëndëshit ndodheshin kulla të mëdha në formë rrethore. Në pikën ku bashkoheshin me njëra-tjetrën, anët ishin të drejta. Secila nga kullat e qosheve ishte e pajisur me një vend për armë dhe frëngji, të cilat mbulonin muret anësor. Kështjella kishte tri porta, të ndodhura në mes të murit jugor, perëndimor dhe lindor, në formën e një kështjelle romake, dhe të ndërtuara mbi themelet e tij. Muratura është përgjithësisht e një cilësie të ashpër, e përbërë nga gurë të thyer në drejtime të çrregullta, të zbukuruar vetëm në disa raste me tulla në forma gjeometrike apo me tulla nëforma të mira në harqet e mprehta me dy qendra, të vendosura mbi dritaret dhe frëngjijtë.
Nga 26 kullat origjinale janë majtur 8 prej tyre, dy në murin jugor dhe gjashtë në murin perëndimor. Vetëm njëra nga portat, ajo e Pazarit në anën jugore, është ruajtur në mënyrë të pjesëshme. Dy portat e tjera dhe shumica e kullave janë zhdukur në shekullin XIX, si rezultat i rrënimit të kështjellës, pas kryengritjeve të Anti-Tanzimatit.
Muret nuk janë në asnjë vend me lartësinë e tyre origjinale. Sipas Evlia Çelebiut, ata ishin të lartë 15 arshinë (10. 20m), çka duket si një lartësi e ekzagjeruar, në rast se matet nga fundi i hendekut. Ky hendek është plotësisht i mbushur nga brenda, por ka qenë, po sipas Evliasë, 50 arshinë (34m) i gjerë dhe i thellë sa gjatësia e dy burrave. Përballë murit rrethues qëndronte një mur i dytë dhe të gjitha portat ishin dykapakëshe. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm me formulimet e paraqitura nga Evlia Çelebiut. Ai jep numrin e kullave si 50 të tilla, ndërkohë që numri i vërtetë i tyre ishte vetëm 26. Perimetri i mureve ishte 1200 hapa, në vend të 2400 hapave të theksuar nga Evlia Çelebiu. Më duket se Evlia Çelebiu i ka dyfishuar të gjitha përmasat dhe numrat, në mënyrë që ta bënte kalanë e sulltanit më madhështore sesa ishte në të vërtetë, tipar ky që mund të shihet edhe në pjesë të tjera të veprës së tij. Në rast se i përgjysmojmë të gjithë numrat e tij, përveç thellësisë së hendekut, nuk do të ishim larg së vërtetës.
Pas rrënimit të fortesës në shekullin e kaluar, vendndodhja e hendekut të mëparshëm u ftindos nga shtëpitë, të ndërtuara përkundrejt pjesëve të mbetura të mureve, derisa këta të ftmdit u bënë thuajse të padukshëm. Në vitet e firndit janë bërë përpjekje për të liruar muret nga këto shtesa. Në vendet bosh janë ngritur parqe dhe kopshte. Po tentohet të çlirohet e gjithë kështjella dhe të bëhen disa punime për përforcimin dhe restaurimin përgjatë të gjithë perimetrit.
Kështjella e Elbasanit është ngritur me një shpejtësi të madhe, me qëllim që të ndërtohej një pikë e fortë për të mbikëqyrur rrugën kryesore përmes vendit, Egnaitian. Shkrimtarët e hershëm kanë theksuar faktin se Fatihu e kishte ndërtuar qytetin e tij të ri mbi themele të vjetra. Këto të fimdit mendohet të kenë qenë pjesë e veprës së re të ndërtuar. Studimet e kohëve të ftmdit të shqiptarit Karaiskaj e kanë provuar vlefshmërinë e këtyre pikëpamjeve dhe kanë sjellë në dritë materiale të rëndësishme arkeologjike nga periudha antike dhe ajo e hershme bizantine.
Si një qytet e arkitekturës ushtarake osmane, Elbasani është një shembull i mirë i fortesës së re kufitare me funksion të kufizuar. Ai i përket grupit të fortesave të vogla kufitare, jo aq shumë për shkak të përmasave, sesa për shkak të vëmendjes së paktë që i është kushtuar ndërtimit të saj. Fortifikimet janë të ulëta, në rast se krahasohen me kështjellat madhështore që ruanin Dardanelet dhe Bosforin, apo në krahasim në Yedi Kulenë në Stamboll, vepra të të njëjtit sundimtar. Megjithatë, këto ndërtimet e fiindit i përkasin një kategorie krejtësisht të ndryshme. Shumë e ngjashme me kalanë e Elbasanit, si nga struktura e përgjithshme strategjike ashtu edhe nga cilësia arkitekturore, është kështjella e Sabakut mbi Sava në Serbi. Kjo kështjellë është thuajse e të njëjtës kohë me atë të Elbasanit. Ajo është ndërtuar në vitin 1470 nga sundimtari i Shkupit, Isa Beu dhe ka të njëjtat mure të ulëta dhe kulla në formë rrethore nëpër qoshet e saj. Këto të fundit shërbenin edhe si strehime për bateritë. Të dyja fortifikimet janë projektuar për t’i përballuar rrethimit dhe bombardimit nga ana e artilerisë. Meqë në gjysmën e fundit të shekullit XV teknologjia ushtarake u përmirësua së tepërmi, tipi i kullave rrethore të kështjellës së Elbasanit dhe asaj të Sabakut nuk u përdorën më disa dekada pas ndërtimit të tyre, për t’u zëvendësuar më pas nga rondelat apo kullat sferike, të cilat përshtateshin shumë me kohën. Një shembull i hershëm i këtyre kullave është ajo e Durrësit, e ndërtuar pas vitit 1500.
Gjithashtu, Karaiskaj zbuloi se dy kullat e mureve që rrethonin hyrjen jugore, ishin produkt i një faze të dytë ndërtimi, që i ka fillesat rreth viteve 1500. Kullat kanë një platformë për armë dhe frëngjij në katin e poshtëm. Dy mbishkrimet që regjistrojnë themelimin e qytetit ishin dikur të vendosur mbi hyrjet kryesore të kështjellës. Mbishkrimi më i gjatë ishte i vendosur mbi hyrjen e pazarit, nga jashtë, por, që nga tërmeti i vitit 1920, ai është ruajtur në muzeun e qytetit. Mbishkrimi i dytë, fillimisht i vendosur mbi portën jugperëndimore, është më i shkurtër nga përmbajtja. Kjo portë u shemb në vitin 1832, por mbishkrimi u ruajt dhe, pas shumë lëvizjesh, u vendos mbi portën e brendshme të hyrjes së pazarit, ku edhe është akoma (1978). Të dyja mbishkrimet janë botuar nga Babingeri në vitin 1931 dhe nga Ayverdi në 1973. Mbishkrimet e Elbasanit, së bashku me mbishkrimin e çezmes (burimit) të Evrenos Beut në Krujë, janë shembujt më të vjetër të epigrafisë osmane të ruajtura në Shqipëri.