Kështjella e Peqinit, një drejtkëndësh 53 me 58 m, ndodhet mbi bregun verior të lumit Shkumbin, në jug të “qendrës së qytetit”. Sikurse e shohim sot, kështjella është produkt i dy periudhave të ndërtimit, secila prej tyre e ndarë në dy nënperiudha.
Kështjella origjinale mund të ketë qenë një punë që i përket kohës së Sulltan Sulejmanit, e ndërtuar për të ruajtur rrugën nga sulmet guerile të bandave të vogla malësore.
Për këtë qëllim, muret e saj relativisht të hollë (1.40m trashësi), ishin mjaft të fortë. Kështjella origjinale kishte katër kulla rrethore, nga të cilat vetëm njëra ka mbetur deri tani e pandryshuar. Dy të tjerat u rimodeluan në një periudhë më të vonë, kurse e katërta sot nuk ekziston më. Kështjella kishte dy hyrje, njërën të ndodhur përballë tjetrës, në qendër të mureve rrethuese. Muret dhe kullat ishin të ndërtuara me gurë kave dhe gurë të marrë nga lumi. Sipërfaqja jo e njëllojtë e murit ishte e suvatuar me llaç. Pas këtij konturi mbrojtës ishin ndërtuar një varg dhomash përballë murit lindor, në të dyja anët e portës. Këto dhoma ishin të vendosura tërthorazi në mur dhe të mbuluara me qemer në formë boti. Qendroija, ajo mbi hyijen, kishte një xhami të vogël pa minare. Njerëzit e moshuar në qytet akoma e kujtonin se ku kishte qenë kjo xhami, pasi ata e mbanin mend që dikur shtëpitë kishin qenë brenda mureve rrethuese. Dhomat janë të ndërtuara sipas një teknike pak të ndryshme nga ajo e mureve dhe e kullave, por periudha e ndërtimit të tyre nuk mund të jetë shumë e largët nga mbarimi i rrethimit. Ato mund t’i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XVI. Si tip, kështjella origjinale e Peqinit lidhet ngushtë me kështjellën e Prezës afër Durrësit, me atë të Elbasanit dhe atë të Sabakut në Serbi. Me siguri, këto dy të fundit mund t’i atribuohen Fatihut, ndërkohë që kështjella e Prezës i përket vitit 154O. Të gjitha muret e kështjellës së Peqinit janë punë e një lloji pa cilësi, përveç disa harqeve të dritareve dhe harqeve të dyerve, të cilat janë të bëra me kujdes me tullë dhe janë shtypur pak në sipërfaqen e mureve. Ato kanë harkun me majë me dy qendra, që është karakteristikë e shekujve XV dhe XVI. Sipas mendimit tim, ky element i ka fillesat në pjesëmarrjen e mjeshtrave të përgatitur osmanë, të cilët gjithashtu kanë bërë planimetrinë dhe ndërtimin e saj. Pjesa më e madhe e punës mund të jetë bërë nga mjeshtrat lokalë nën mbikëqyijen osmane.
I vetmi përshkrim historik i kësaj kështjelle është i Evlia Çelebiut, në vitin 1670. Meqë ai e përshkruan kështjellën ashtu sikurse ishte në formën e saj origjinale, përpara transformimeve të bëra në fundin e shekullit të XVIII, po e japim në formë të plotë.
“Kështjella ndodhet poshtë një shpati, mbi një vend të sheshtë dhe të gjerë në brigjet e lumit të Elbasanit (Shkumbin). Ajo është një kështjellë e vogël në formën e një drejtkëndëshi. I gjithë perimetri ka një sipërfaqe prej 500 hapash. Në të nuk ndodhet ndonjë hendek, por si shenjë dashurie për katër kalifet e drejtë, në katër anët e saj janë ndërtuar katër kulla të vështira për t’u sulmuar. Në anën jugore trualli është pak i pjerrët. Të gjitha themelet janë të ngritura mbi shkëmbinj. Ekziston vetëm një portë, në pjesën veriore, e cila të çon drejt qytetit të hapur. Lartësia e mureve është 12 ell (=8.16m).
“Në kështjellë ndodhet një guvemator (dizdar), një gamizon prej 70 burrash dhe pesë shahi armësh. Brenda kështjellës ndodhen 30 shtëpi të vogla dhe të shpeshta, të mbuluara me tjegulla kurse në hyrje është ndërtuar një xhami e vogël pa minare. Në një livadh në anën e majtë të kështjellës dhe ngjitur me muret ndodhet një namazgja”.
Siç dihet, Evlia ishte i shkurtër me trup. Nëse hapat e tij ishin pak më të vegjël sesa një gjysmë metri, atëherë perimetri i kështjellës siç e jep ai, është me afersi i saktë. Sot, muret janë më pak se 8m të lartë, por parapeti nuk ekziston thuajse kudo; kullat janë me të vërtetë 8 metra të larta. Në ditët e sotme nuk ekziston ndonjë hendek apo ndonjë shtëpi. Gjithashtu as xhamia nuk është më. Ajo është rrënuar kohë më parë. Vendndodhja e saj mund të shihet akoma tek hyija përballë me qytetin, ashtu sikurse ka thënë Evlia Çelebiu. Sot, kështjella ka dy porta. Porta e vogël është e thyer nëpër muret në drejtim të lumit. Nuk mund të jemi të sigurtë në lidhje me numrin e burrave të gamizonit. Shtatë në vend të 70 do të ishin më afer realitetit të shekullit XVII. Për fat, ne posedojmë një buxhet osman të të njëjtit vit, kur Evlia Çelebiut ishte në Peqin, në vitin 1080 H (1669/70), i botuar nga Barkani në vitin 1956.(19) “Kalem-i Tezkire-i)
Midis kështjellave përgjatë bregdetit shqiptar, Kal-a Kuçiiku (Departamenti i ministrit të kështjellave të vogla) i atij viti, kishte edhe “kështjellën e Peklinit”, që i përkiste Livës së Elbasanit” me gjashtë mustahafizanë (ushtarë të gamizonit), me një pagë ditore prej gjashtë akçe secili, një total prej 36 akçesh. Nuk përmendet ndonjë dizdar, por, nëse e shtojmë atë, numri arrin në shtatë në vend të 70. A nuk është e mundur që për numrin e burrave të dhënë prej tij, Evlia të ketë përdorur ndonjë burim më të vjetër, ndonjë studim të shekullit XVI, ashtu sikurse vepronte shpesh? Apo bëhet fjalë për një shkarje të penës nga ana e tij? Sidoqoftë, numri shtatë përputhet më shumë me mënyrën se si ai e jep informacionin e tij: një numër i parëndësishëm burrash dhe armësh që justifikohet me paraqitjen e dhënë më pas. Kështjella ndodhej në pjesën e brendshme dhe të sigurtë të vendit dhe si rrjedhojë nuk kishte nevojë për një garnizon të fortë. Pavarësisht nga kjo, shënimi i tij në lidhje me kushtet e sigurisë në shekullin XVII është shumë interesant.
Periudha e dytë e madhe e ndërtimit lidhet me formën që ka ndërtesa sot. Në atë periudhë, të paktën dy nga katër kullat u rindërtuan pjesërisht apo u veshën me një shtresë të re të trashë muri. Kulla që tashmë është nën rrënoja mund të ketë qenë modemizuar gjithashtu, por një gjë e tillë nuk mund të gjykohet nga ajo çfarë ka mbetur prej saj. Kulla e ndodhur në të majtë të hyijes origjinale (kulla 1), e ka majtur formën e saj origjinale rrethore. Ka mundësi që të jenë rindëituar vetëm kullat 3 dhe 4. Këto kulla të modemizuara kanë tre kate të ndryshme. Kati i parë është një lloj bodrumi i mbuluar. Në majë të tij ndodhet një platformë armësh që mund të zinte 3 armë në kullën 3 dhe 2 në kullën 2. Në këtë kat ndodhen gjithashtu disa frëngji për pushkë, të cilët kanë një formë të ndërlikuar, duke e lejuar qitësin të qëllojë në drejtime të ndryshme. Ky kat i dytë ishte i ndarë nga i treti me anë të një dyshemeje prej druri, tashmë e zhdukur. Në katin e tretë ndodhej vetëm një dhomë për qitësit, që qëllonin përmes frëngjive.
Në të njëjtën kohë me trasformimin e kullave e qoshes, porta e vjetër me drejtim nga qyteti ishte bllokuar dhe përballë saj ishte ndërtuar një kullë me gjashtë faqe. Në këtë kullë ndodheshin tre strehime të ngjashme, me qemer në formë bucele. Dy prej tyre në të dyja anët kanë frëngjij dopio. Hyrja bëhet përmes portës së vjetër. Në majë të kullës mund të ketë ekzistuar një platformë e hapur armësh. Midis fortesës së re dhe kullës 2, u ndërtua një tjetër ndërtesë e ngjashme me fortesën dhe një tjetër (kulla 6) e të njëjtit lloji, për të përforcuar mburojën e gjatë midis kullës 2 dhe kullës rrethore të rrënuar. Këto dy ndërtesa të ngjashme me fortesën kanë një hapësirë të vogël, të mbuluar, të pajisur me frëngji. Mbi to ndodheshin platforma armësh, sipas stilit të asaj kohe. Të gjitha muret e këtyre kullave dhe fortesave kanë formë të pjerrët nga jashtë për të siguruar një qëndrueshmëri më të madhe dhe për të dhënë efektin rikoshet, kur luftohej kundër topave. Forma dhe detajet kanë mbetur në disa pjesë të kështjellave të Tepelenës, Shkodrës, dhe Beratit, të rindërtuara në dekadat e fundit të shekullit XVIII, kohë në të cilën konfliktet civile ishin të papërmbajtshme. Burimet lokale kanë regjistruar luftën midis derebejve të fuqishëm të Shkodrës dhe Beratit, Bushatllinjve dhe Kurt Pashës, rreth Peqinit. Punimet në kështjellë mund të jenë bërë në atë kohë ose në periudhën e paqes që erdhi më pas (1775-1785). Këto punime u bënë në dy periudha njëra pas tjetrës, ashtu sikurse na tregojnë edhe detajet e ndërtimit të kullave të qoshes.
Në vitet ’60 të këtij shekulli, kështjella e Peqinit, pa asnjë periudhë të gjatë braktisjeje, u pastrua nga mbeturinat dhe në të u bënë disa punime restauruese dhe ruajtëse. Në të njëjtën kohë, ajo u studiua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, pjesët e zbulimeve të të cilit mund të përdoreshin për përshkrimin aktual të saj.
Namazgjaja, rreth së cilës shkroi Evlia, është ruajtur akoma. Ajo është një livadh përballë murit jugperëndimor të kështjellës. Në formën e saj të tanishme, namazgjaja nuk është gjë tjetër veçse një mur i hapur, për të cilin ne nuk kemi ndonjë interes.