Burimi ynë kryesor në lidhje me këtë kështjellë tashmë të zhdukur, e cila ishte një nga ndërtesat më madhështore të ndërtuar ndonjëherë nga osmanët në brigjet shqiptare, është përshkrimi i detajuar i Evlia Çelebiut në vitin 1670/71. Konspektet e tij vërtetohen më tej nga disa skica të bëra nga italianët pas pushtimit venecian të vitit 1690 dhe nga një vizatim të saktë nga austriaku Auersbach, i cili ishte në karantinë në Vlorë në vitin 1847. Ky i ftindit u nxor në dritë nga studuesi shqiptar Apollon Baçe, i cili e botoi në studimin e tij të shkëlqyer mbi kështjellën e Vlorës. Një fragment të shkurtër nga përshkrimi i Evlia Çelebiut është dhënë nga Babingeri. Meqë ky përshkrim nuk u përkthye asnjëherë në asnjë gjuhë europiane, ne po e japim atë këtu të plotë:
“Kjo kështjellë e Vlorës ndodhet në një vend të ulët me rërë, në hyrje të gjirit të Vlorës dhe gjirit të Dukatit. Është në formë tetëkëndore, shumë e zhvilluar dhe e fortë, si kështjella (mitologjike) e Sedadit, një fortesë e vërtetë solomonike. Ata që thonë se osmanët nuk janë në gjendje të ndërtojnë fortifikime, por pa parë fortesën e Segedinit në kufirin Erlau (në Hungari), fortesa e Benderit në brigjet e Dnjestrit, në kufirin Oczakov dhe kjo kështj ellë në Avlonia, nuk e dinë se çfarë lloj fortesash është në gjendje të ndërtojë Shtëpia e Osmanit. Muret e kështjellës së Avlonias janë 20 ar°in të lartë dhe në të gjitha anët 10 ar°in të trashë. Në të tetë këndet ndodhen kulla të mëdha secila prej tyre si një mur gog dhe Magog me shtatë armë Baliemez në secilën anë. Afer këtyre armëve, në nivelin e tokës, pas portave prej hekuri, ndodhen 47 armë Baliemez, si dragonj me shtatë kokë të vëna mbi karroca, me pamje nga hyija e gjirit me qytat e drejtuara nga deti. Grykët e tyre janë të mbuluara me lloje të ndryshme mbulesash. Ato janë aq të mëdha, saqë në to mund të futet një njeri. Duke qenë në shumicën e kohës tepër të mërzitur, pushkatarët qëndronin dhe flinin pranë pushkëve të tyre. Kështjella ka gjithësej 8 qoshe dhe distanca nga njëra qoshe në tjetrën është 120 hapa. Fq 269 mungon një fjali. Sipas kësaj llogaritjeje, perimetri i kështjellës së Avlonias është 900 hapa. Brenda kështjellës ndodhet xhamia e Sulltan Sulejmanit dhe në qendër të saj ndodhet kulla e tij. Ajo (kulla) është një kullë e ndërtuar shumë mirë dhe e lartë me shtatë kate, e ndërtuar krejtësisht me gurë të prerë të mbuluar me një kapak në trajtë konike prej plumbi. Në majë ndodhet një alem (një pajisje metalike në formën e një gjysëm hëne) të shkëlqyeshme. Kjo kullë mund të ketë qenë kalaja (Iç Kale). Ajo është një kullë veçanërisht e fortë dhe e lartë, sikurse edhe Kulla e Bardhë në Selanik, meqë kjo dhe ajo në Selanik u ndërtuan të dyja nga arkitekti i Sulltan Sulejmanit, Khoxha Sinani. Në këtë kullë nuk jeton askush tjetër, përveç komandantit të fortesës. Ajo është e mbushur deri në buzë me shtresë mbi shtresë municioni dhe materiale të tjera lufte. Rreth kullës, brenda mureve të fortesës ndodhen 300 shtëpi të ngushta dhe të dendura të mbulura me çati me tjegulla, por pa kopshte, vreshta apo oborre. Edhe pse rrugët kryesore janë të gjera, shtëpitë janë shumë të ulëta dhe me modele të vjetra, të bëra prej qerpiçi. Nuk ka ndonjë gjë tjetër, përveç një dyqani ushqimor (treg, pazar). Nuk ka as han, as hamam dhe as imaret. Kështjella ka dy hytje (porta). Dhomat afer këtyre portave janë të mbushura deri në majë me lloje të ndryshme armësh. Rojet janë të pranishëm ditën dhe natën. Njëra nga portat është me pamje nga Lindja, kurse tjetra nga Perëndimi. Hendeku rreth mureve është 50 hapa i gjerë, i mbushur me ujë deti dhe është moçalor. Përballë me portat ndodhen ura lëvizëse, ose të ngritshme. Çdo natë ato tërhiqen lart dhe lidhen me zinxhir tek portat, sikur të ishin mburojat e tyre”.
Këtij përshkrimi të pasur dhe të detajuar mund t’i shtohet edhe një gjë tjetër, që hendeku që rrethon muret e kështjellës, nuk ka qenë pjesë e planimetrisë fillestare. Ai u bë rreth 12 vjet pasi ishte ndërtuar kështjella (për datën e saktë shih më tej). Regjistri M. M 55 në B. B. A. në Stamboll, një koleksion të dhëna për projektet e ndërtesave të qeverisë osmane nga gjysma e shekullit XVI, në faqen 33, ka një raport për gërmimin e hendekut rreth kështjellës së Avlonias, i cili daton në vitin 957 H (A.D. 1550). Ekziston një mospërputhje midis dimensioneve të kështjellës, të dhëna nga burime të ndiyshme. Në mënyrë të veçantë, masat e dhëna nga Evlia Çelebiu nuk duhet të merren fjalë për fjalë, por duhen interpretuar dhe kuptuar në kontekst. Koroneli ka theksuar se njëra anë kishte përmasat 60 hapa venecianë (105m.). Matja e 120 hapave të Evlias të kësaj ane japin 90m. Auerscbach ka theksuar se diametri i kështjellës ishte 205m.. Një tetëkëndësh prej 90m ka një diametër prej 233m; kështu, ajo çfarë mund të thuhet me siguri është se secila prej anëve ishte afërsisht 100 m e gjatë. Mospërputhja mund të jetë shkaktuar nga një pikënisje e ndryshme; një autor ka përfshirë në këtë llogaritjen e tij kullat, kurse tjetri vetëm muret rrethuese. E gjithë zona e rrethuar me mure mund të ketë qenë midis 3.5 dhe 4 hektarë.
Evlia Çelebiu e jep lartësinë e mureve 13.60m., dhe mund të ketë nënkuptuar lartësinë e kullës qendrore. Llogaritja e tij e trashësisë së mureve gjithashtu nuk është e saktë. Megjithatë, muret ishin shumë të trashë dhe të fortë dhe, sipas mendimit të Garzonit, mund të përballonin një sulm të zgjatur nga një distancë e shkurtër. Numri i armëve të dhëna nga Evlia Çelebiu (103) është sigurisht i ekzagjeruar: kur venedikasit e morën në dorë kështjellën ata gjetën vetëm katër apo pesë armë në secilën prej kullave të mëdha dhe një në secilën prej 16 kullave më të vogla, kullave drejtkëndore pra, një total prej 56 armësh. Planimetritë venecian e dhe ajo e Auersbach përshkruajnë një mur të jashtëm të ulët, përballë murit kryesor rrethues. Hendeku ishte sigurisht më i ngushtë sesa 37.5m siç e ka përshkruar Evlia: Italianët flasin për një “Piccola Fossa”; Evlia ëshë i saktë në lidhje me këtë front të dytë mbrojtjeje, “falsabrage: (fauses braye) të burimeve italiane. Është gjithashtu interesante të theksohet se numri i shtëpive, si 300 në raportin e Evlias, është dhënë nga Garzoni dhe Cont Vemeda si 150. Është pak e vështirë që numri i shtëpive të jetë përgjysmuar brenda 20 viteve, midis vizitës së Evlias dhe pushtimit venecian. Një gjë e tillë sugjeron se Evlia e ka dyfishuar numrin për ta bërë që të duket më impresionant, një zakon të cilit ai i rikthehej herë pas here.
Evlia Çelebiu ka theksuar se gurët e kështjellës së rrënuar të Jengjeçit, në veri të Vlorës, afer Svëmecit, u sollën në Vlorë një e nga një dhe u përdorën për ndërtesën e re. Jengjeçi ishte një fortesë antike e Treportit.
Skemat (hartat) e Lokatelit dhe Koronelit tregojnë se kështjella ndodhej shumë afër bregut. Mund të vrojtohet gjithashtu se hendeku dhe gropa e vogël e rrethonin kështjellën vetëm në anën nga toka, në gjashtë anët e ekspozuara ndaj ndonjë sulmi nga ndonjë forcë që operon nga toka. Kulla e lartë rrethore ndodhej 50m pas murit rrethues, në drejtim të detit. Ajo ishte projektuar për t’i dhënë mbrojtësit avantazhin mbi suhnin ndaj anijeve.
Nuk ekziston ndonjë marrëveshje në lidhje me faktin se kush mund ta ketë ndërtuar këtë kështjellë dhe kur. Në gjysmën e shekullit XIX, Von Hahn mendonte se ajo ishte ndërtuar sipas traditës së arkitekturës turke por Karl Patsch, duke shkruar gjysmë shekulli më vonë, ia atribuoi atë venecianëve, ashtu siç bëri edhe Von Sufflay në vitin 1924. Von Sufflay ka shtuar se ajo datonte në shekullin XIII dhe ishte ndërtuar me ndihmën e mjeshtrave italianë. Bodo Ebhardi, një specialist në arkitekturën mesjetare ushtarake, mendonte gjithashtu se kështjella e Vlorës ishte në themel një ndërtesë mesjetare e ndërtuar nga venecianët, dhe sipas mendimit të tij, frëngjijtë për armët ishin modifikime turke ndaj ndërtesës së vjetër. Ebhard e lidhi në mënyrë të saktë kullën e famshme të Vlorës me ato të Thesalonikit (Selanikut) dhe Mododnit (Methoni), por meqë ai i datoi këto ndërtesa shumë herët, ai gaboi me ndërtesën e Vlorës. Vetëm përshkrimi i Evlias do të ishte një e dhënë e mjaftueshme për pranimin e osmanëve si ndërtues të kështjellës së Vlorës dhe shënimet e tij janë vërtetuar nga dy përshkrimet e mësipërme. Në vitin 1496 fisniku (kalorësi) Cologne Arnold van Harff kaloi në Vlorë dhe shkroi: “Në të majtë të këtij limani (të Sazanit), në sterë, shtrihet një fshat shumë i bukur dhe i madh i quajtur Vlorë, i cili ka rreth 2000 shtëpi. Mbi këtë fshat ndodhet kështjella e Kanos (Kaninës)...”. Harff nuk përmend ndonjë kështjellë në Vlorë. Në përshkrimin e bregdetit shqiptar nga Piri Reis, në vitin 1521, Vlora quhet gjithashtu një “fshat i madh”, por as këtu nuk përmendet ndonjë kështjellë, e cila mund te ketë qenë një pikë referimi e rëndësishme për marinarët. Në fakt, kështjella e Vlorës është në mënyrë të dukshme osmane dhe nuk ka ndonjë dyshim në lidhje me një fakt të tillë. Lloji të cilit i përket ajo është një nga krijimet më karakteristike të arkitekturës ushtarake osmane, që është përdorur deri në gjysmën e shekullit XVI kur pëiparimet e bëra në taktikat ushtarake kërkonin lloje të tjera ndërtesash mbrojtëse.
Elementi i një kulle të vetme dhe të fortë si boshtin e një sistemi mbrojtës dihet tashmë se ka ekzistuar në vitin 1445 në kështjellën e Tumu Magurele, ura kryesore osmane në Vllahi, përballë Nikopojës mbi Danub kiyeqytetit të sanxhakut të Bullgarisë veriore.. Elementi i një muri të ulët përballë frontit kryesor mbrojtës shihet në kështjellën e Smederevos në Serbi, të ndërtuar në ndërtesat e jashtme, sipas një mbishkrimi të ruajtur në vitin 884 H . (1479/80). Një prototip më i plotë i ndërtesës në Vlorë është kështjella relativisht e vogël e Bortsit, në hyije të portit të Modonit në Peloponezin e Jugut, ndërtuar midi viteve 1500 dhe 1528. Këtu ne shohim të njëjtin lloj të rrethimit tëtëkëndor me një kullë të madhe në mes. Edhe më afer Vlorës ndodhet Kulla e Bardhë e Selanikut, e ndërtuar, sipas kërkimeve të mia, në vitin 942 H (1535/36); në fillim të shekullit tonë kjo kullë e kishte akoma rrethimin e saj tetëkëndor. Kulla është rrethore dhe ka frëngjij për armë kudo dhe në disa kate. Një kullë e madhe e vetme si bosht kryesor mbrojtjeje është përdorur gjithashtu në kështjellën e Prevezës në Epirin grek, që ka shumë mundësi të datojë nga vitet e fimdit të sundimit të Sulltan Sulejmanit. Përdorimi i kullave katrore, e cila është projektuar pak përtej mureve rrethuese, e gjejnë homologun e tyre në ato të kështjellës së Hlatit në brigjet e liqenit Van në Anadollin lindor, e rindërtuar me urdhër të Sulejmanit në vitin 1554. Arkitekt Sinani ishte përgjegjës për këtë vepër. Megjithatë, kështjella e Vlorës ua kaloi të gjithë atyre që u përmendën nga madhësia dhe perfeksioni i formës gjeometrike. Evlia ishte padyshim i saktë, kur ai e krahasoi Vlorën me Benderin. Kjo e fiindit është një drejtkëndësh shumë i madh me mure me rrethim dyfish dhe e fortifikuar, me kulla të shumta në largësi të rregullta me njëra-tjetrën. Edhe pse forma e saj është e ndryshme me atë të kështjellës së Vlorës, ajo mund te këtë dhënë përshtypje të ngjashme me veprat shqiptare. Benderi është ndërtuar nga Sulejmani gjatë ekspeditës ushtarake moldaviane kundër Petru Rares në vitin 945 H (1538/39) dhe gjithashtu i atribohet edhe Sinanit. Kështjella e Szegetit mbi Teis në fiishën hungareze nuk është ruajtur për të shërbyer si krahsim. Ne kemi vetëm disa skica të vjetra, të cilat e përshkruajnë atë si një drejtkëndësh të rregullt, forma e të cilit ishte përcaktuar nga ndërtesat e mëparshme dhe nga terreni.
Data e ndërtimit të kështjellës së Vlorës nuk është e vështirë për t’u përcaktuar. Sulltan Sulejmani ka qëndruar në Vlorë gjatë ekspeditës ushtarake të Korfuzit, duke ndj enjur nj ë muaj në këtë qytet, nga 13 korriku deri më 18 gusht 1537. Në atë kohë, ai mund të ketë urdhëruar për të ndërtuar kështjellën në një vend të përshtatshëm, një kështjellë e cila ka pasur funksion të dyfishtë si liman dhe kantier detar, që ishte aktiv gjatë shekullit XVI dhe duke shërbyer gjithashtu edhe si fortesë kundër malësorëve shqiptarë të padisiplinuar. Nga biografitë e Sinanit, dihet se arkitekti i madh mori pjesë në ekspeditën ushtarake të Korfuzit, por megjithatë, as kështjella e Vlorës, as kulla e bardhë e Thesolinikit dhe as ndonjë tjetër nga ndërtesat e tij ushtarake, nuk pënnenden në listat e ndryshme të veprave të tij. Sidoqoftë, ne e dimë se ai ishte shumë aktiv si inxhinier gjatë rrethimit të Vanit në vitin 1533. Thuajse në të njëjtin vit kur u ndërtua kështjella e Vlorës, ai ndërtoi kështjellën e Benderit. Dy vjet pas ndërtimit të kështjellës së Vlorës ai u emërua si arkitekt mbretëror. Nuk është asgjë më e logjikshme sesa të arrijmë në përfimdimin se ai tashmë i kishte treguar aftësitë e tij në arkitekturë gjatë ndërtimit të kështjellave të përmendura. Kështu, viti 1537 dhe vitet më pas duhen pranuar si periudha e ndërtimit të kështejllës së Vlorës. Në lidhje me këtë fakt, gjejmë përsëri të dhëna shtesë në veprën e Evliasë: ai ka shkruar se xhamia që sulltani kishte ndërtuar në kështjellë mbante një mbishkrim me vitin 949 H (1542/43). Pra, xhamia kishte filluar të ndërtohej pasi kishte përfimduar kështjella. Mbishkrimi nxjerr në pah një tjetër detaj interesant. Në të thuhet se (Halvetije) Sheh Jakub Efendiu (për të cilin bëhet me dije se ka propaganduar “Rrugën e izolimit” në Shqipërinë e Jugut në dekadën e tretë të shekullit XVI) ka ndërtuar një mesxhid në këtë vend, një faltore e cila u shndërrua më vonë në xhami të faljes së ditës së Premte nga ana e Sulejmanit. Ka shumë mundësi që vendi i përmendur në këtë mbishkrim të korrespondojë me vendin ku ndodhej Halveti Zavije e Jakub Efendiut. Përshkrimi i xhamisë i dhënë nga Evlia Çelebiu paraqitet më poshtë:
“Nga të gjitha (xhamitë e Vlorës), xhamia e Sulltan Sulejmanit është një xhami e mbuluar me plumb, me një kube prej guri dhe me minare të shkatërruar. Ajo është një ndërtesë e bukur. Sipër hyrjes që ndodhet me drejtim nga Kibla, shkruhet kjo datë:
Mbishkrimi:
Në fillim, Jakubi, shehu i të devotshmëve E bëri faltore shtëpinë e tij, për hir të Zotit, Pastaj Sulltan Sulejmani, i urti i kohës së tij, Bëri një xhami për faljes e së premtes. Zoti i bekoftë! Punë e mrekullueshme!
Hasbiu ka bërë kronogramin e kësaj ndërtese:
Gjeje dritën e së vërtetës
Viti 949 (1542/43)
Kjo është një xhami e shenjtë drite”.
Fjalët e fundit tregojnë devocionin e thellë ndaj dy ndërtuesve të saj, sulltanit të madh dhe të shenjtit, Jakub Efendiut.
Data e këtij mbishkrimi është dhënë në numra dhe është paraqitur si një kronogram. Llogaritja e tij është si vijon: Mësoje që xhamia që kemi afër është drita e Perëndisë.
Në skicën e Auersbach, të vitit 1847 mund të shihet se qendra e gravitetit të Vlorës është spostuar plotësisht në qytetin e hapur. Në kështjellë ndodheshin vetëm disa shtëpi, të vedosura rreth xhamisë. Gjysma e njërit nga muret rrethuese ishte shkatërruar krejt, e rrëzuar me qëllim për të çmontuar fortesën. Ishte ruajtur vetëm themeli i kullës së madhe. Fausse-braye është zhdukur në pjesën më të madhe të saj. Kur rrënojat u shembën përfundimisht në 1906, nuk u bë asnjë skicë. Një gërmim në të ardhmen mund të japë padyshim detaje interesante përsa i përket formës së saktë dhe përmasave të kësaj ndërtese të dikurshme madhështore dhe mund të sigurojë informacion në lidhje me ndërtesat e mëparshme në të njëjtin vend.