Dikur një vendbanim urban i rëndësishëm, Leskoviku ndodhet në zonën malore të Shqipërisë juglindore midis Gjirokastrës dhe Korçës dhe ka qenë qendër e shumë pronarëve të pasur feudalë, të cilët kishin prona që shkonin deri në Greqinë e sotme. Ndoshta ka mundësi që në saje të ruajtjes së tyre, Leskoviku arriti të bëhej një qendër lokale e spiritualitetit islam. Në Leskovik i patën qendrat e tyre tre urdhra të rëndësishëm dervishësh: Sa’adije, degë e Hajatit të urdhrit Halvetije, teqeja e të cilit mbante datën 1211 H (1796/97) dhe urdhri bektashi, me një teqe të rëndësishme të ndërtuar në vitin 1293 H (1876) nga Zeynulabidin Baba, që radhitet midis poetëve më të rëndësishëm të shekullit të fundit P). Raportohet që, në pjesën më të madhe të historisë së tij, Leskoviku ka qenë i urdhrit bektashian. Qyteti u shkatërrua nga grekët gjatë luftrave ballkanike, u rindërtua dhe u shkatërrua përsëri nga gjermanët në Luftën II Botërore. Në Leskovikun e sotëm nuk është ruajtur asnjë monument i së kaluarës.