Letrat
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Letrat

(Njerëzve të familjes)

Unë erdha në Dyrrah për arsye se ky është edhe qytet i lirë dhe besnik ndaj meje dhe i vendosur afër Italisë. Por nëqoftëse popullsia e madhe e këtij vendi do të më shqetësojë, do të iki në një vend tjetër dhe do të shkruaj.

Ad Atticum

(Atikut)

Gëzohem që ti je i kënaqur nga ajo që ke blerë në Epir. Ti si më i mençur u rregullove me shtëpi në Buthrot. Por më beso, ky qytet i antasve, ku gjendem unë, i ngjan shumë municipit tënd.

Më përshkruaj, të lutem, Amalteun tënd: si është zbukuruar, çfarë pozicioni ka? Dërgomë po ashtu poema e tregime që ke mbledhur si dhe për vetë Amalteun. Unë dua të ndërtoj një Amaltë në pronën time në Arpin. Po të dërgoj diçka nga veprat e mia. Unë nuk kam përfunduar akoma asnjë...

Nëqoftëse ti nxiton, sidoqoftë do të më arrish, sepse unë ose do të kem sosur në Epir, ose do të kaloj pa u ngutur nëpër Kandavi.

Pra dije se Anti është për Romëni që Buthroti është për Korkyrën..

Unë do të bëj çdo gjë të mundur për të nxjerrë për çështjen e Buthrotit dekretin që ti dëshiron.

Do qielli që unë të mund të takoj Antonin për të folë për çështjen e Buthrotit

Nëqoftëse do të takoj Antonin nuk do të harroj çeshtjen e Buthrotit

Në lidhje me ankesën tënde për Buthrotin, Antoni erdhi në Misenë kur unë isha në Pompei.

Lajmësi yt më dha një letër; është e tepërt të ngulësh këmbë për Buthrotin. Kjo punë s'ka qenë as ka për të qenë për ty kaq për zemër sa për mua. Unë iu vura kësaj pune qysh në fillim si një gjëje që më shqetësonte më shumë në botë.

... Jam i magjepsur me të vërtetë për rrugën që po merr çështja e Buthrotit.

"Ciceroni, të dashurit të tij Dolabelës, konsul"

Kur unë mësova nga letrat e Atikut tonë përçapjen tënde dhe shërbimin e rëndësishëm që i ke bërë atij, dhe kur ti vetë më shkrove se bëre atë që deshëm ne, po shpejtoj të të falënderoj me letër e të të them se asgjë nuk do të më kënaqte më tepër se kjo. Vetë Atiku erdhi në Tuskul apostafat për të më folur për mirënjohjen e tij, për të më thënë se sa është prekur nga zelli që ke treguar në çështjen e Buthrotit dhe nga dashuria e veçantë e jote. Nuk mundem që të mos t'i shpreh edhe një herë ndjenjat e mija dhe të tij. Nga të gjitha provat e interesimit dhe të lidhjes me mua o Dolabelë, ti e di mirë që asgjë nuk do të më pëlqente dhe nuk do të më prekte më tepër se ajo që tregon se sa unë të dua dhe sa ti më do. Në saje tënde çështja dhe qyteti i Buthrotit do të shpëtojnë, tani kjo punë duhet vazhduar. Ata janë nën mbrojtjen tënde. Ti e di, sa herë të kam porositur; nuk mbetet veçse që të lutem që të vazhdosh mbrojtjen tënde dhe për t'i mbrojtur të ushtrosh autoritetin tënd. Nëqoftëse pranon për dashuri që ke për mua dhe nëqoftëse buthrotasit mund të mbështeten tek ti, në këtë mënyrë ti bëhesh garancia e qetësisë së tyre dhe përgjithmonë liron Atikun e mua nga një kujdes e torturë e madhe.

... Rafshin të gjitha të këqijat mbi L. Antonin, nëqoftëse është e vërtetë që ai ua do të keqen buthrotasve.

Çështja e Buthrotit nuk është e panjohur për ta, unë ua kam thënë shpesh dhe po ju kujtoj edhe njëherë.

Qëkurse u bë e njohur se tokat e Buthrotit u ishin caktuar ushtarëve, Atiku i prekur hartoi një ankesë. M'a dha mua për t'ia dhënë Cezarit. Atë ditë unë isha për darkë tek ai. Lutjen e tij ia dhashë Cezarit, i cili e pranoi dhe iu përgjegj Atikut që ajo që kërkonte ishte e drejtë, por duhej që buthrotasit të paguanin tepricën e taksës së tyre kur të vinte afati...

Pas kësaj unë u habita që jo vetëm Cezari i kishte lënë të mblidheshin ata që kërkonin toka në Buthrot, por ju kishte caktuar ju t'i dorëzonit ato... Pasi Cezari nxori një dekret në favor të buthrotasve, në të cilin vura emrin si dëshmitar bashkë me persona të tjerë të lartë, na premtoi se kur ushtarët veteranë të kenë kaluar detin do t'u jepte toka të tjera, por ai pas pak vdiq. Pastaj, sikurse e dini ju ishit të pranishëm kur një dekret i senatit ngarkonte konsujt të njiheshin me veprimet e Cezarit) çështja u shty për në 1 Korrik. Ky dekret u konfirmua me datën 2 të po atij muaji nga një ligj që i ngarkonte konsujt të njihnin atë që Cezari kishte bërë, dekretuar e vendosur. Çështja e Buthrotit iu kalua konsujve. Ata lexuan dekretin dhe shumë shkresa të nxjerra nga Cezari; konsujt si u këshilluan, vendosën në favor të buthrotasve.

info@balkancultureheritage.com