Lezha
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lezha

Ky vendbanim me një rëndësi të vogël, origjina e të cilit i ka gjurmët në antikitetin e largët, ndodhet në brigjet e lumit Drin, jo larg nga grykëderdhja e tij. Në lindje të këtij vendbanimi ndodhen dy kodra të veçuara, ku në secilën prej tyre ka rrënoja të fortifikimeve të vjetra. Një pozitë e tillë gjeografike përcaktoi fimksionin e Lezhës në histori, si një port i mirëfortifikuar. Për shkak të pozitës së saj, Lezha ka qenë gjithmonë e ndarë në dy pjesë të veçanta, në qytetin e sipërm dhe të poshtëm. Pjesa e sipërme ka qenë e përqendruar në funksionet ushtarake, duke patur vetëm një popullsi të vogël civile dhe duke lulëzuar më shumë në periudha pasigurie. Qyteti i poshtëm ishte gjithashtu i fortifikuar, por jo aq shumë sa fortifikimi i kështjellës së ndodhur mbi kodër. Topografia dhe historia e Lezhës përpara pushtimit osman është përshkruar nga të tjerë dhe nuk ka nevojë për përsëritje. Vendi, së fundmi një bazë veneciane, ra në duart e osmanëve së bashku me qytetin e Krujës në vitin 1478, por midis viteve 1501 dhe 1506, ishte akoma në duart e Venedikut. Përpara largimit të tyre përfundimtar, venedikasit i shkatërruan muret e qytetit të poshtëm. Ato të qytetit të sipërm ishin lënë të shkatërroheshin shumë kohë më parë. Osmanët vendosën të rindërtonin vetëm kështjellën e sipërme, në vitin 1521/22(2), pasi ata ishin kryesisht të interesuar për ruajtjen e kufijve të tyre. Lezha u përfshi në sanxhakun e Dukagjinit(3)- duke u bërë kështu porti kryesor i këtij sanxhaku. Në shekullin e XVI, Lezha osmane fitoi një rëndësi të konsiderueshme. Kryeqyteti i sanxhakut të Dukagjinit ishte Peja (Ipek). Thuhet se në vitin 1560, Abdylbakiu, sanxhakbeu, ka banuar në Lezhë. Në gjysmën e parë të shekullit të XVI, ndoshta një dekadë e gjysmë pasi kështjella ishte rindërtuar, Mehmed Kukli Beu nga Prizreni, i njohur si sanxhakbeu i Shkodrës, Selanikut, Prizrenit dhe vendeve të tjera, bëri rrugën nga qyteti i rëndësishëm i Prizrenit për në portin e Lezhës, duke u strehuar në një varg hotelesh të vogla, të ndërtuara me shpenzimet e veta. Dy hotele ishin ndërtuar në Lezhë dhe gjashtë të tjerë përgjatë rrugës së vështirë malore të lumit Fan për në vendburimin e tij dhe pastaj duke zbritur në pjesët e sipërme të Drinit për në Prizren.

Në Lezhë, Mehmed Beu ndërtoi 50 dyqane, të cilat u bënë pjesë e zotërimeve vakf të ndërtesave të tij të rëndësishme në Prizren dhe në Zinovo. Në vitin 1533, në kështjellë përmenden 80 shtëpi turke. Qyteti i poshtëm, në burimet italiane i njohur me emrin “II Borgo”, ishte kryesisht kristian. Gjatë shekullit XVI, në bregun e pjerrët të kodrës u zhvillua një lagje me popullsi muslimane. Në vitin 1614 kjo pjesë e qytetit kishte 500 shtëpi. Në vitet ’80 të shekullit XVI, katedralja e vjetër katolike e Shën Kollit, në të cilën ndodhej varri i Skënderbeut, u shndërrua në xhami. Arsyet për shndërrimin e saj ishin të trefishta: frika e përgjithshme për afrimin e vitit apokaliptik 1000 Hixhri; zgjimi i ndjenjave antikristiane pas luftës së Lepantos dhe nevoja e thjeshtë për më shumë vende faljeje për komunitetin musliman në rritje e sipër. Gjatë shekullit XVII dhe XVIII, aktiviteti ekonomik i Lezhës u dobësua shumë. Haxhi Kallfa e ka quajtur qytetin pjesë e sanxhakut të Dukagjinit. Ai ishtë i vendosur poshtë një kështjelle në jug të zonës së Saderimës (=Zadrima), banorët e të cilës ishin shqiptarë kryengritës. Evlia Çelebiu e ka vizituar Lezhën në vitin 1072H (1661/62), në rrugën nga Tirana për në Shkodër. Ai thekson se kështj ella ishte marrë nga venedikasit në vitin 1478. Në këtë kohë, qyteti ishte një vojvodlik në sanxhakun e Dukagjinit dhe qendër e shumë prej zyrtarëve të administratës lokale. Në kështjellën e ndërtuar mbi një shkëmb të lartë, ndodheshin vetëm disa shtëpi dhe një gamizon që udhëhiqej nga një guvemator (dizdar). Ai nuk jep hollësi në lidhje me numrin e saktë të shtëpive të ndodhura në të dhe as nuk përmend ekzistencën e ndonjë xhamie. Evlia Çelebiu thjesht thotë se shtëpitë ishin të ndërtuara nëpër kopshte dhe ishin të mbuluara me tjegulla; ato ishin “shtëpi kufitare”, term me të cilin ai ka justifikuar cilësinë e dobët të tyre. Në ftindin e shekullit XVIII, xhamia e madhe e Lezhës, ish-katedralja, u rindërtua nga Sulltan Selimi III(13) dhe më pas mori emrin e tij. Në atë kohë, Lezha kishte 1000 shtëpi. Në ftindin e shekullit XIX Lezha përshkruhet si qendër e kazasë në vilajetin dhe në sanxhakun e Shkodrës, një qytet më i vogël me 5300 banorë, 80 dyqane dhe katër xhami për ditën e Premte. Në shekullin tonë (shek XX), qyteti ka mbetur i vogël, i ngjashëm me fshatiri, i mbuluar nga rrënojat e mureve të shumta të qytetit ilir mbi malin që ndodhet sipër tij.

Xhamia e kështjellës

Brenda kështjellës ndodhen rrënojat e një xhamie të ndërtuar nga Sulltan Sulejmani. Më parë mendohej se kjo xhami ishte ngritur mbi rrënojat e një katedraleje të vjetër, por studimi i Prendit provoi se një mendim i tillë nuk ishte i vërtetë, sepse në kështjellë nuk kishte patur ndonjëherë ndonjë kishë. Xhamia ka qenë një ndërtesë në formë katrore, relativisht e vogël, por me proporcione të rregullta dhe me kube. Shumica e mureve të saj ekzistojnë akoma, por kubeja është shembur. Gjatë vizitave të mia në Lezhë, në vitet 1967 dhe 1978, nuk munda të mbledh informacione më të hollësishme. Studimi i hollësishëm i xhamisë së shekullit XVI dhe i kështjellës së Sulltan Sulejmanit, mbetet akoma një gjë e dëshiruar për historinë e arkitekturës osmane në këto toka.

Xhamia Selimije

Kisha katedrale e mëparshme e Lezhës i ishte kushtuar Shën Kollit dhe ndodhej në pjesën e poshtme të qytetit. Kjo ndërtesë me stil kolonial gotik shërbeu si varr i Skënderbeut pas vitit 1468 dhe mbeti në duart e kristianëve deri në çerekun e fundit të shekullit XVI, kohë në të cilën ajo u transformua në xhami (shih më lart). Rreth viteve 1620/30 kjo xhami u braktis dhe qëndroi si rrënojë deri në fundin e shekullit XVIII, kur u rindërtua nga Sulltan Selimi III. Kjo “xhami” e shekullit XVIII, me përmasa afersisht 9 deri në 17m, nuk është gjë tjetër veç një përpjekjeje rikonstruktimi e kishës së vjetër, duke shfrytëzuar më shumë rrënojat e saj. Megjithatë, minaija e mrekullueshme, që ekzistonte akoma në vitin 1978, ishte e re. Kështu, vlera e ndërtesës për historinë e arkitekturës osmane është e papërfillshme, por për historinë shqiptare, ajo është e një rëndësie të veçantë. Një kërkim arkeologjik gjithëpërfshirës i vitit 1968, nxori në dritë mbetjet e katedrales së shekullit XV. Në qershor të vitit 1978, arkeologët shqiptarë zbuluan varrin legjendar dhe shumë të diskutuar të Skënderbeut në mes të kishës, ashtu siç e përshkruan Barleti, biografi i tij. Pak kohë pas zbulimit, një tërmet shkatërroi një numër të madh të ndërtesave të Lezhës. Midis tyre ishte edhe kisha/ xhami Selimije. Gjatë rindërtimit të qytetit u vendos të hiqeshin shtesat e mbetura osmane dhe të transformoheshin themelet e kishës së vjetër dhe varri i heroit kombëtar në një monument modem madhështor. Një punë e tillë u bë në vitet që pasuan dhe u përfundua pak përpara vitit 1983.

Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit

Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit, ku përshkruhet rikonstruktimi i kështjellës së Lezhës, është parë nga grupi austriak i kryesuar nga Von Sufflay përpara Luftës I Botërore dhe më pas ka humbur. Ai u gjet nga Frano Prendi, i vendosur në muret e fermës së njëfarë Eshref Resuli; që në atë kohë, ky mbishkrim është ruajtur në Muzeun Arkeologjik të Lezhës. Pavarësisht nga rëndësia e madhe e tij, ky tekst perandorak nuk është botuar veçse në përkthime të mangëta në shqip dhe frëngjisht. Mbishkrimi është i vendosur në një pllakë të mermertë me ngjyrë të verdhë në të bardhë, me përmasa 71 me 51cm. Ai është i shkruar nga një dorë e fortë por e papërvojë, me një numër të konsiderueshëm deformimesh dhe të metash, veçanërisht në fund të rreshtave. Gjuha e përdorur në të është një lloj i rrallë i arabishtes së bastardizuar, pa asnjë përpjekje për ndonjë formë poetike, edhe pse formulat standarde janë të përdoruara pak a shumë në mënyrë të saktë.

1.            Sulltan Sulejmani, djali i Selimit, djali i Bajazid Hanit ka ndërtuar këtë kështjellë të bekuar

2.            Zoti e përjetësoftë sundimin e tij dhe ia zgjattë jetën... me ndihmën e Dervish Muhamedit, djalit të Skurës, në periudhën................: “Fisnike (dhe) e fortë është kështjella e Sulejmanit. Viti 928 (1522).

Kronogrami përmban datën në trajtën e mëposhtme:

“Kalaja e madhe e Sulejmanit të madh”

“Dervish Mehmedi, djali i Skurës”, në turqisht: Uzgur, është padyshim një anëtar i familjes së famshme aristokrate shqiptare të Skurës dhe ndoshta është i njëjtë me Uzguroglu Mehmed Beun, ndërtuesin e xhamisë së Plumbit të Beratit.

Hamami afër Skelës

Në lagjen e vjetër të portit (Iskele) të Lezhës ekziston akoma një hamam osman shumë i vogël. Ai është përshkruar nga Valter Shtylla. Hamami përbëhet nga një sogukluk i vogël drejtkëndor, i cili është i harkuar në formë bucele, një dhomë-banjë me një kube, një dhomë tjetër shtesë me kube dhe tualeti-depilatori. Pjesa e dhomës së zhveshjes mund të ketë qenë e mbuluar me dru dhe jo e harkuar. Ky hamam nuk ekziston më. Pamja e përgjithshme e kësaj ndërtese i përket shekullit të XVI.

Një dokument zyrtar i ruajtur në regjistrat e korrepondencës së qeverisë me provincat, Muhimme Defterleri, i fillimit të vitit 1560, drejtuar guvematorit të Shkodrës dhe Kadiut të Podgoricës (sot Titogradi në Malin e Zi jugosllav), përmban një informacion interesant mbi ndërtimin e kësaj banje. Në të thuhet se copat e nevojshme të mermerit për hamamin, “i cili do të ndërtohet në Iskele të Lezhës”, duhen marrë nga rrënojat e një kishe të vjetër në Podgoricë. Një gjë e tillë me sa duket është bërë sipas praktikave osmane, që kishat, të cilat ishin ndër rrënoja dhe jashtë përdorimit për 50 vjet apo më shumë, mund të shembeshin dhe materialet e tyre përdoreshin për qëllime të tjera. Shënimi në Miihimme Defter fikson kohën e ndërtimit të hamamit të Lezhës. Një banjë me përmasa të tilla mund të ketë qenë e mjaftueshme për komunitetin e vogël musliman të Lezhës së asaj periudhe.

info@balkancultureheritage.com